{"id":55514,"date":"2019-01-21T15:29:45","date_gmt":"2019-01-21T13:29:45","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=55514"},"modified":"2019-05-06T23:22:33","modified_gmt":"2019-05-06T23:22:33","slug":"prokurori-altin-binaj-perballet-me-dyshime-per-pamjaftueshmeri-te-pasurise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-altin-binaj-perballet-me-dyshime-per-pamjaftueshmeri-te-pasurise\/2019\/01\/21\/","title":{"rendered":"Prokurori Altin Binaj p\u00ebrballet me dyshime p\u00ebr pamjaftueshm\u00ebri t\u00eb pasuris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs Altin Binaj u gjet sipas relacionit me munges\u00eb t\u00eb ardhurash p\u00ebr vitet 2008, 2011 dhe 2013. Ai u vler\u00ebsua pozitivisht n\u00eb dy kriteret e tjera. Binaj kund\u00ebrshtoi gjetjet e KPK mbi pasurin\u00eb dhe k\u00ebrkoi t\u00eb konfirmohej.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_55515\" aria-describedby=\"caption-attachment-55515\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-55515\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-0431-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"55515\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-55515\" class=\"wp-caption-text\">Seanca d\u00ebgjimore ndaj drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit Altin Binaj. Foto: BIRN.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Pagesa 15 mij\u00eb euro p\u00ebr nj\u00eb zyr\u00ebn e avokatis\u00eb s\u00eb bashk\u00ebshortes, nj\u00eb pages\u00eb e 600 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr arredimin e nj\u00eb sht\u00ebpie n\u00eb Orikum dhe shpenzime t\u00eb shkollimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve n\u00eb vitin 2011, u cil\u00ebsuan si probleme gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK p\u00ebr Altin Binajn, drejtues n\u00eb Prokurorin\u00eb e Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>Relatorja Xhensila Pine, e cila shqyrtoi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn \u00e7\u00ebshtjen e Binajt s\u00ebbashku me kryesuesen Genta Tafa (Bungo) dhe an\u00ebtaren Pamela Qirko, nuk u ndal n\u00eb detaje. Pine p\u00ebrmendi se Binaj ishte gjetur n\u00eb pamjaftueshm\u00ebri financiare p\u00ebr tre vite:2008, 2011 dhe 2013, nd\u00ebrsa tha se ai ishte vler\u00ebsuar pozitivisht n\u00eb dy kriteret e tjera.<\/p>\n<p>Binaj nga ana e tij mbajti nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb gjat\u00eb para Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit gjat\u00eb t\u00eb cil\u00ebs pretendoi se gjetjet p\u00ebr t\u00eb tre vitet nuk q\u00ebndronin. Prokurori tha se t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb vit ajo q\u00eb rezultonte si pamjaftueshm\u00ebri e tij, vinte si pasoj\u00eb e raporteve kontradiktore dhe t\u00eb pasakta nga Drejtoria e Tatimeve.<\/p>\n<p>Binaj e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb institucionin e Prokuroris\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb mesin e viteve \u201890. Ai ka mbajtur postin e zv.drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Vlor\u00ebs si dhe ka drejtuar prokurorit\u00eb e Fierit dhe t\u00eb Durr\u00ebsit gjat\u00eb viteve 2008-2013. N\u00eb vitin 2013, prokurori Altin Binaj u em\u00ebrua n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme, ku kryesoi drejtorin\u00eb e hetimit t\u00eb korrupsionit. Prej vitit 2016, Binaj drejton Prokurorin\u00eb e Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Rivler\u00ebsimi nga Komisioni<\/strong><\/p>\n<p>Relacioni i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit sa i p\u00ebrket Altin Binajt ishte mjaft i thjeshtuar. Relatorja Pine vuri n\u00eb dukje sa i p\u00ebrket kriterit t\u00eb pasuris\u00eb se drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs, zot\u00ebronte nj\u00eb apartament n\u00eb Vlor\u00eb dhe nj\u00eb n\u00eb Orikum.<\/p>\n<p>Ajo nuk vuri n\u00eb dukje probleme sa i p\u00ebrket apartamentit t\u00eb par\u00eb t\u00eb subjektit, nd\u00ebrsa sa i p\u00ebrket apartamentit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2013 u theksua se kishte pamjaftueshm\u00ebri burimesh p\u00ebr arredimin e k\u00ebtij apartamenti.<\/p>\n<p>Relatorja po ashtu theksoi se nga analiza financiare e b\u00ebr\u00eb prej KPK-s\u00eb kishte rezultuar se Binaj kishte munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar shpenzimet e b\u00ebra n\u00eb vitet 2008, 2011 dhe 2013. Pine nuk dha detaje p\u00ebr vler\u00ebn e pamjaftueshm\u00ebris\u00eb dhe po ashtu nuk p\u00ebrmendi shpenzimet q\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebto vite.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb relacion u theksua se Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar (DSIK) ashtu si Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive e Konfliktit t\u00eb Interesit, kishin dor\u00ebzuar raport pozitiv p\u00ebr Binajn. Pozitivisht ishte edhe raporti i Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme sa i p\u00ebrket aft\u00ebsive profesionale t\u00eb prokurorit.<\/p>\n<p>N\u00eb relacion u vu n\u00eb dukje se ndaj Binajt kishte dy denoncime, por relatorja theksoi se n\u00eb k\u00ebto denoncime nuk \u201ckishte indicie e t\u00eb dh\u00ebna\u201d q\u00eb mund t\u00eb merreshin parasysh n\u00eb rivler\u00ebsimin e \u00a0prokurorit.<\/p>\n<p><strong>Argumentet e Binajt<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe nga relacioni vet\u00eb prokurori u ndal gjat\u00eb kryesisht n\u00eb tre vitet q\u00eb u cil\u00ebsuan me probleme nga relacioni. Duke b\u00ebr\u00eb referenca p\u00ebr q\u00ebndrimet me shkrim q\u00eb i kishte d\u00ebrguar KPK-s\u00eb, Binaj tha se n\u00eb t\u00eb tre k\u00ebto vite t\u00eb ardhurat e familjes s\u00eb tij kishin qen\u00eb t\u00eb mjaftueshme.<\/p>\n<p>Binaj tha se p\u00ebr vitin 2008 pamjaftueshm\u00ebria kishte t\u00eb b\u00ebnte me shpenzimin 15 mij\u00eb euro p\u00ebr zyr\u00ebn e avokatis\u00eb s\u00eb bashk\u00ebshortes. Ai sqaroi se ata i kishin pasur k\u00ebto t\u00eb ardhura dhe vuri n\u00eb dukje faktin se rreth fitimeve q\u00eb bashk\u00ebshortja kishte pasur nga puna si avokate tatimet kishin dh\u00ebn\u00eb raporte kontradiktore dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb merreshin parasysh deklarimt vjetore t\u00eb tij dhe bashk\u00ebshortes, nd\u00ebrsa tha se kishte sjell\u00eb si prova edhe vendime gjyq\u00ebsore p\u00ebr t\u00eb cilat e shoqja kishte punuar si avokate.<\/p>\n<p>Binaj iu referua precedent\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut dhe k\u00ebrkoi q\u00eb kondratiktat dhe gabimet e tatimeve t\u00eb konsideroheshin n\u00eb favor t\u00eb tij, pasi ishin b\u00ebr\u00eb nga nj\u00eb institucion shtet\u00ebror.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket shpenzimeve n\u00eb vitin 2011 Binaj tha se ato ishin b\u00ebr\u00eb me para t\u00eb t\u00ebrhequra m\u00eb her\u00ebt prej tij nga llogaria bankare e pag\u00ebs. Binaj tha se kishte t\u00ebrhequr rreth 1.2 milion n\u00eb vitin 2010, por k\u00ebto para nuk ishin p\u00ebrdorur p\u00ebr q\u00ebllimin q\u00eb ishin t\u00ebrhequr n\u00eb at\u00eb koh\u00eb dhe m\u00eb pas ishin p\u00ebrdorur p\u00ebr nevojat e tjera t\u00eb familjes.<\/p>\n<p>Ai theksoi se sa i p\u00ebrket vitit 2013 dhe barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs p\u00ebr pamjaftueshm\u00ebri n\u00eb shum\u00ebn prej 600 mij\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr mobilimin e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Orikum, kishte nj\u00eb lapsus ose keqkuptim prej Komisionit. Binaj tha se nuk kishte deklaruar se shpenzimet e mobilimit 600 mij\u00eb lek\u00eb ishin kryer t\u00eb gjitha n\u00eb vitin 2013. N\u00eb seanc\u00eb ai tha se nd\u00ebrsa e kishte pasur t\u00eb pamundur t\u00eb gjente fatura p\u00ebr k\u00ebto shpenzime ato ishin kryer \u201cp\u00ebr disa vite me rradh\u00eb sipas nevojave q\u00eb ishin paraqitur n\u00eb sht\u00ebpi\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs duke r\u00ebn\u00eb dakord me pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb relacionit sa i p\u00ebrket past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit, Binaj k\u00ebrkoi t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs Altin Binaj u gjet sipas relacionit me munges\u00eb t\u00eb ardhurash p\u00ebr vitet 2008, 2011 dhe 2013. Ai u vler\u00ebsua pozitivisht n\u00eb dy kriteret e tjera. Binaj kund\u00ebrshtoi gjetjet e KPK mbi pasurin\u00eb dhe k\u00ebrkoi t\u00eb konfirmohej.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":69613,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-0431-533x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55514"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55514"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55514\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62294,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55514\/revisions\/62294"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69613"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55514"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55514"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55514"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}