{"id":55543,"date":"2019-01-22T20:07:02","date_gmt":"2019-01-22T18:07:02","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=55543"},"modified":"2019-05-06T23:22:33","modified_gmt":"2019-05-06T23:22:33","slug":"donika-prela-perballet-me-pikepyetje-mbi-te-ardhurat-dhe-shitblerjet-e-apartamenteve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/donika-prela-perballet-me-pikepyetje-mbi-te-ardhurat-dhe-shitblerjet-e-apartamenteve\/2019\/01\/22\/","title":{"rendered":"Donika Prela p\u00ebrballet me pik\u00ebpyetje mbi t\u00eb ardhurat dhe shitblerjet e apartamenteve"},"content":{"rendered":"<p>Drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Donika Prela replikoi edhe me v\u00ebzhguesin e ONM-s\u00eb, Theo Jacobs, i cili ngriti dyshime p\u00ebr mospagimin e taksave nga bashk\u00ebshorti, por ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se ky \u00ebsht\u00eb detyrim i kompanis\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebse dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_55544\" aria-describedby=\"caption-attachment-55544\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prela-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-55544\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prela-KPK-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"55544\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-55544\" class=\"wp-caption-text\">Drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Donika Prela n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Drejtuesja e komanduar e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Donika Prela u p\u00ebrball me pik\u00ebpyetje mbi t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit dhe transaksionet me pasurit\u00eb e paluajtshme n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit t\u00eb mart\u00ebn. Prela u mbrojt me dokumente shtes\u00eb si dhe me argumentin se detyrimet tatimore t\u00eb bashk\u00ebshortit ishin p\u00ebrgjegj\u00ebsi e pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit.<\/p>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kreu gjithashtu verifikime p\u00ebr dy apartamente t\u00eb blera n\u00ebn \u00e7mimin e tregut si dhe nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke prej 1 mij\u00eb metrash katror\u00eb n\u00eb Petrel\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs, me \u00e7mim q\u00eb dukej gjithashtu favorizues.<\/p>\n<p>Por gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u sqarua se apartamentet, nj\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe nj\u00eb i dyt\u00eb n\u00eb Durr\u00ebs ishin bler\u00eb nga kompania ku bashk\u00ebshorti i prokurores punonte si inxhinier nd\u00ebrtimi, nd\u00ebrsa toka n\u00eb Petrel\u00eb ishte brenda \u00e7mimit t\u00eb referenc\u00ebs s\u00eb p\u00ebrcaktuar me vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave.<\/p>\n<p>Drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda \u00a0u ngarkua me barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr burimet financiare t\u00eb nj\u00eb t\u00eb af\u00ebrmi t\u00eb bashk\u00ebshortit, i cili u kishte dh\u00ebn\u00eb 15 mij\u00eb euro hua p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb vitin 2007 si dhe dha sqarime mbi denoncimin e nj\u00eb qytetari lidhur me apartamentin ku banon aktualisht, i bler\u00eb p\u00ebr 110 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2018.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr t\u00eb u krye nga trupa gjykuese e drejtuar nga Roland Ilia, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe an\u00ebtar Olsi Komicin. \u00a0Gjat\u00eb hetimit administrativ ajo mori not\u00eb pozitive nga DSIK p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs. Nd\u00ebrsa p\u00ebr kriterin e aft\u00ebsive profesionale, trupi gjykues ka n\u00eb dosje edhe verifikimet e kryera nga Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit mbi vendimarrjen e Prel\u00ebs si drejtuese e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen \u201cShullazi\u201d.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, Prela u p\u00ebrball me komente t\u00eb hidhura nga v\u00ebzhguesi i Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit, Theo Jacobs, i cili e krahasoi dosjen e saj t\u00eb vetingut me shijen e keqe t\u00eb nj\u00eb ila\u00e7i t\u00eb kap\u00ebrdir\u00eb pa uj\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes, por q\u00eb kalon n\u00eb koh\u00ebn e drek\u00ebs.<\/p>\n<p>Me shije t\u00eb keqe ai n\u00ebnkuptoi mospages\u00ebn e tatimit mbi t\u00eb ardhurat nga bashk\u00ebshorti i Prel\u00ebs dhe ngriti dyshime p\u00ebr nj\u00eb dakord\u00ebsi mes tij dhe pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit, p\u00ebr t\u2019ia hedhur sistemit.<\/p>\n<p>\u201cTaksat nuk jan\u00eb paguar. N\u00eb versionin tuaj ju e paraqit\u00ebt bashk\u00ebshortin n\u00eb rolin e viktim\u00ebs, por m\u00eb duket se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ka pasur nj\u00eb marr\u00ebveshje,\u201d tha Jacobs, duke iu referuar asaj q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri njihet si pagesa me \u201cdy bordero\u201d.<\/p>\n<p>Prokurorja Prela u p\u00ebrgjigj se ajo dhe bashk\u00ebshorti i saj kishin jetuar n\u00eb Shqip\u00ebri dhe jo n\u00eb ndonj\u00eb vend t\u00eb BE-s\u00eb, ku marr\u00ebdh\u00ebniet e pun\u00ebs fillojn\u00eb dhe mbarojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>\u201cBashk\u00ebshorti im ka n\u00ebnshkruar nj\u00eb kontrat\u00eb dhe i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbajtur detyrimeve t\u00eb saj. Legjislacioni shqiptar ngarkon me p\u00ebrgjegj\u00ebsi pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsin p\u00ebr detyrimet dhe nuk ka asnj\u00eb dispozit\u00eb q\u00eb tregon se tatimi n\u00eb burim mund t\u00eb paguhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb vullnetare,\u201d tha Prela.<\/p>\n<p>\u201cNe nuk mund t\u00eb ngarkohemi me p\u00ebrgjegj\u00ebsi nga mosveprimet e nj\u00eb personi t\u00eb tret\u00eb, i cili nuk varet nga vullneti yn\u00eb,\u201d shtoi ajo.<\/p>\n<p><strong>Problemi i t\u00eb ardhurave <\/strong><\/p>\n<p>Donika Prela ka kryer studimet p\u00ebr drejt\u00ebsi n\u00eb vitet 1995-1999 si dhe Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs n\u00eb vitet 1999-2002. Ajo ka punuar si prokurore pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit prej m\u00eb shum\u00eb se 15 vitesh, ku ka drejtuar edhe Task-Forc\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar apo seksionin p\u00ebr hetimin e krimit ekonomik-financiar. N\u00eb maj 2018, Prela u komandua n\u00eb krye t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, detyr\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e mban aktualisht.<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebniet e pun\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortit si inxhinier nd\u00ebrtimi n\u00eb kompanin\u00eb \u201cBru\u00e7i\u201d sh.p.k gjat\u00eb viteve 2003-2011 si dhe mospagimi i taksave apo pagesat e pjesshme t\u00eb tyre dominuan seanc\u00ebn d\u00ebgjimore t\u00eb Prel\u00ebs, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti pyetje se deri n\u00eb \u00e7\u2019mas\u00eb t\u00eb ardhurat familjare mund t\u00eb justifikonin pasurit\u00eb e blera.<\/p>\n<p>Sipas relatores Valbona Sanxhaktari, pagesat e bashk\u00ebshortit n\u00eb vitet 2003-2005 jan\u00eb b\u00ebr\u00eb cash dhe nuk jan\u00eb paguar sigurimet dhe tatimi n\u00eb burim, n\u00eb vitet 2005-2008 jan\u00eb paguar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pjesshme dhe gjat\u00eb viteve 2010-2011 ka s\u00ebrish detyrime t\u00eb papaguara.<\/p>\n<p>Drejtuesja e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda i kund\u00ebrshtoi gjetjet e KPK-s\u00eb p\u00ebr vitet 2003-2005 dhe dor\u00ebzoi dokumente t\u00eb siguruara s\u00eb fundmi n\u00eb arkiv\u00ebn e Lundr\u00ebs, q\u00eb sipas saj v\u00ebrtetojn\u00eb pagesat e sigurimeve nga kompania e nd\u00ebrtimit \u201cBru\u00e7i\u201d sh.p.k. Ajo pranoi mospages\u00ebn e detyrimeve p\u00ebr periudh\u00ebn shtator 2010-dhjetor 2011, por tha se ajo dhe bashk\u00ebshorti ishin pal\u00eb e c\u00ebnuar dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kishin hapur edhe nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor me kompanin\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKy nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem vet\u00ebm i bashk\u00ebshortit tim. Mbi 250 mij\u00eb punonj\u00ebsve n\u00eb Shqip\u00ebri nuk u jan\u00eb paguar detyrimet dhe mes list\u00ebs s\u00eb debitor\u00ebve jan\u00eb edhe Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb, Ministria e Mbrojtjes, drejtoria e Doganave apo disa ministri t\u00eb tjera,\u201d tha Prela n\u00eb seanc\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb Komisionit 48 faqe me list\u00eb-pagesat e kompanis\u00eb \u201cBru\u00e7i\u201d p\u00ebr vitet 2005-2008, ku i shoqi rezulton t\u00eb jet\u00eb paguar me 50 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj si dhe k\u00ebrkoi llogaritjen e t\u00eb ardhurave t\u00eb deklaruara.<\/p>\n<p>\u201cPuna e tij \u00ebsht\u00eb e ligjshme dhe e ndershme, sipas legjislacionit n\u00eb fuqi. Bashk\u00ebshorti ka punuar, ka firmosur, ka hartuar dokumente dhe mbik\u00ebqyrur punime. Nuk mund t\u00eb ngarkohemi ne me p\u00ebrgjegj\u00ebsi nga mosveprimet e nj\u00eb personi t\u00eb tret\u00eb,\u201d tha ajo, duke iu referuar kompanis\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p><strong>Pasurit\u00eb e paluajtshme <\/strong><\/p>\n<p>Prokurorja Donika Prela dhe bashk\u00ebshorti i saj e kan\u00eb bler\u00eb apartamentin e tyre t\u00eb par\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2007, p\u00ebr 31 200 euro. Sipas relatores Sanxhaktari, \u00e7mimi i blerjes ka qen\u00eb 300 euro p\u00ebr met\u00ebr katror, por vlera e ul\u00ebt n\u00eb krahasim me tregun \u00ebsht\u00eb shpjeguar me marr\u00ebdh\u00ebnien e posa\u00e7me t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb prokurores Prela me kompanin\u00eb e nd\u00ebrtimit ku ai punonte si inxhinier.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb marr\u00eb deklarimet e kompanis\u00eb Bru\u00e7i, e cila ka th\u00ebn\u00eb se Vangjel Prela ka punuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb kompani dhe p\u00ebr shkak t\u00eb kontributit t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb aplikuar ky \u00e7mim. Kompania ka th\u00ebn\u00eb se kjo politik\u00eb ndiqej edhe p\u00ebr punonj\u00ebs t\u00eb tjer\u00eb dhe ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion 3 kontrata t\u00eb tjera me \u00e7mime t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrta,\u201d tha Sanxhaktari.<\/p>\n<p>Subjektit iu k\u00ebrkuan gjithashtu shpjegime p\u00ebr kush\u00ebririn e bashk\u00ebshortit, i cili u kishte dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb hua prej 15 mij\u00eb eurosh p\u00ebr blerjen e apartamentit. Ndon\u00ebse Komisioni ngriti dyshime se mungonin provat, Prela tha se kishte dor\u00ebzuar dokumente q\u00eb tregonin se ai kishte t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr huan\u00eb e dh\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 apartamentit n\u00eb m\u00ebsip\u00ebrm, familja Prela ka bler\u00eb nj\u00eb apartament t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb plazhin e Durr\u00ebsit n\u00eb vitin 2014 p\u00ebr 1.4 milion\u00eb lek\u00eb dhe e ka shitur at\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vit p\u00ebr 4 milion\u00eb lek\u00eb. Por edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, nd\u00ebrtues ishte kompania \u201cBru\u00e7i\u201d, e cila konfirmoi se kishte aplikuar \u00e7mim t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb kontributit t\u00eb Zotit Prela n\u00eb kompani.<\/p>\n<p>Prokurorja Prela dhe bashk\u00ebshorti i saj zot\u00ebrojn\u00eb edhe 1 mij\u00eb metra katror\u00eb tok\u00eb n\u00eb Petrel\u00eb, e bler\u00eb p\u00ebr 350 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2013. Sipas relatores, \u00e7mimi dukej n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb posht\u00eb vler\u00ebs s\u00eb tregut.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti sqaroi se \u00e7mimi i shitjes s\u00eb tok\u00ebs ka qen\u00eb ky, pasi toka ndodhej rreth 3 kilometra larg rrug\u00ebs dhe pran\u00eb saj nuk ndodhej asnj\u00eb kompleks rezidencial apo tregtar. Ajo tha se me shit\u00ebsit nuk kishte pasur asnj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie tjet\u00ebr ve\u00e7 k\u00ebsaj dhe se paraqiti dokumente dhe foto ajrore t\u00eb sip\u00ebrfaqes,\u201d tha relatorja Sanxhaktari.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb procesit t\u00eb vetingut, Komisioni i ka dor\u00ebzuar subjektit nj\u00eb formular shtes\u00eb p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebnuar n\u00ebse kishte pasur ndryshime t\u00eb pasuris\u00eb pas dat\u00ebs s\u00eb plot\u00ebsimit t\u00eb deklarat\u00ebs \u201cveting\u201d. Zonja Prela, sipas relatores s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes ka deklaruar se e kishte shitur apartamentin n\u00eb rrug\u00ebn \u201cBajram Curri\u201d t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2007 p\u00ebr 80 mij\u00eb euro dhe kishte bler\u00eb nj\u00eb apartament banimi n\u00eb rrug\u00ebn \u201cTefta Tashko Ko\u00e7o\u201d p\u00ebr 110 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Kjo pron\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe pjes\u00eb e nj\u00eb denoncimi t\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit pas mbylljes s\u00eb hetimit administrativ p\u00ebr Prel\u00ebn, i cili ngrinte dyshime se prokurorja kishte hyr\u00eb n\u00eb transaksione me kompanin\u00eb LIM-EM n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit, p\u00ebr shkak se ajo \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces hetimi p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet tregtare me ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.<\/p>\n<p>Prokurorja Donika Prela e cil\u00ebsoi denoncimin si dashakeq dhe disinformues dhe deklaroi n\u00eb seanc\u00eb se apartamentin e kishte bler\u00eb nga shtetasi me inicialet F.H, rreth 4 vjet pasi ky i fundit i kishte shlyer t\u00eb gjitha detyrimet ndaj kompanis\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>\u201cF.H ka bler\u00eb pes\u00eb apartamente dhe 3 vendparkime makinash, t\u00eb cilat jan\u00eb likujduar t\u00eb gjitha n\u00eb vitet 2014-2015. Ne e kemi bler\u00eb apartamentin 4 vjet pasi pronari i kishte shlyer \u00e7do detyrim firm\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtimit,\u201d tha Prela n\u00eb seanc\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se kishte sjell\u00eb si prov\u00eb 4 kontrata shit-blerjeje t\u00eb banor\u00ebve t\u00eb pallatit me kompanin\u00eb e nd\u00ebrtimit, q\u00eb sipas saj tregojn\u00eb se apartamentet jan\u00eb bler\u00eb me vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt sesa \u00e7mimi q\u00eb ajo dhe bashk\u00ebshorti i kan\u00eb paguar shtetasit F.H.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb saj, Prela i dor\u00ebzoi trupit gjykues 37 faqe me shpjegime si dhe dokumente t\u00eb reja mbi t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit si dhe t\u00eb ardhurat e t\u00eb af\u00ebrmit huadh\u00ebn\u00ebs si dhe i k\u00ebrkoi Komisionit konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Kryetari i trupit gjykues, Roland Ilia tha se p\u00ebr shkak t\u00eb dokumentacionit voluminoz, seanca e radh\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb 29 janar, ora 10.00.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Donika Prela replikoi edhe me v\u00ebzhguesin e ONM-s\u00eb, Theo Jacobs, i cili ngriti dyshime p\u00ebr mospagimin e taksave nga bashk\u00ebshorti, por ajo k\u00ebmb\u00ebnguli se ky \u00ebsht\u00eb detyrim i kompanis\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebse dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":55544,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Prela-KPK-533x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55543"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55543"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55543\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62292,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55543\/revisions\/62292"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/55544"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55543"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55543"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55543"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}