{"id":55546,"date":"2019-01-22T20:31:11","date_gmt":"2019-01-22T18:31:11","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=55546"},"modified":"2019-05-06T23:22:33","modified_gmt":"2019-05-06T23:22:33","slug":"vendimi-i-zbardhur-kryegjyqtari-i-korces-admir-belishta-u-rrezua-ne-te-3-kriteret-e-vetingut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-zbardhur-kryegjyqtari-i-korces-admir-belishta-u-rrezua-ne-te-3-kriteret-e-vetingut\/2019\/01\/22\/","title":{"rendered":"Vendimi i zbardhur, kryegjyqtari i Kor\u00e7\u00ebs  Admir Belishta u rr\u00ebzua n\u00eb t\u00eb 3 kriteret e vetingut"},"content":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrtimi pa leje n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur kishte dh\u00ebn\u00eb d\u00ebnime me burg p\u00ebr \u201cnd\u00ebrtim t\u00eb paligjsh\u00ebm\u201d, mosdor\u00ebzimi n\u00eb afat nj\u00eb Apelimi n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr vrasje, akuzat p\u00ebr korrupsion dhe problemet me pasurin\u00eb \u00e7uan n\u00eb shkarkimin nga KPK t\u00eb Admir Belisht\u00ebs. Gjyqtari kund\u00ebrshtoi gjetjet e Komisionit.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_54764\" aria-describedby=\"caption-attachment-54764\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-54764\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Belishta-seanca-degjimore-600x325.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"325\" data-id=\"54764\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-54764\" class=\"wp-caption-text\">Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore ndaj kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs Admir Belishta. Foto:Vladimir Karaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Vrasja e nj\u00eb 17-vje\u00e7ari n\u00eb Kor\u00e7\u00eb n\u00eb vitin 2015 dhe d\u00ebnimi i autorit 15-vje\u00e7ar\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb me 6 vjet burg, pavar\u00ebsisht pretendimeve t\u00eb familjes s\u00eb viktim\u00ebs, u rikthye p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrndjekur kreun e shkarkuar t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs Admir Belishta.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb raportin e Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar (DSIK) sipas t\u00eb cil\u00ebs Belishta ishte i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm. N\u00eb vendimin e zbardhur Komisioni i Pavarur i Kualifikimit citohet se dyshohej\u00a0 \u201cse subjekti i rivler\u00ebsimit mund t\u00eb ket\u00eb favorizuar nj\u00eb shtetas t\u00eb mitur, i gjykuar p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb vrasjes\u201d.<\/p>\n<p>Hetimet e KPK-s\u00eb n\u00eb kriterin e aft\u00ebsive profesionale n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje zbuluan se apelimi i prokuroris\u00eb dhe nj\u00eb t\u00eb af\u00ebrmi t\u00eb viktim\u00ebs kund\u00ebr vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Faktit Kor\u00e7\u00eb, ishin \u201charruar\u201d n\u00eb kancelarin\u00eb e k\u00ebsaj gjykate dhe u refuzuan m\u00eb pas nga Gjykata e Apelit p\u00ebrshkak t\u00eb tejkalimit t\u00eb afateve me disa muaj.\u00a0 \u201cKomisioni konstatoi se duket sikur gjenden veprime fiktive n\u00eb dosjen penale nr. (***), t\u00eb vitit 2015 n\u00eb ngarkim t\u00eb t\u00eb pandehurit A.F.\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e zbardhur [<a href=\"http:\/\/kpk.al\/wp-content\/uploads\/2019\/01\/Vendim-Admir-Belishta.pdf\">Vendimi<\/a>].<\/p>\n<p>Belishta i cili kryesoi trupin gjykues n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast dhe ishte nj\u00ebkoh\u00ebsisht kryetar i gjykat\u00ebs q\u00eb duhej sipas komisionit t\u00eb kujdesej p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e pun\u00ebs aty, u mbrojt duke th\u00ebn\u00eb se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr \u201cgabim njer\u00ebzor\u201d. Sipas tij kryesekretarja kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb ngat\u00ebrres\u00eb dhe ndaj saj ishte nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb v\u00ebrejtje.<\/p>\n<p>Por Komisioni nuk u bind prej k\u00ebtij arsyetimi, duke u shprehur se nd\u00ebrhyrja n\u00eb rregjistrin e gjykat\u00ebs duhej t\u00eb ishte hetuar dhe se vendimi n\u00ebse ishte gabim njer\u00ebzor nuk i takonte Belisht\u00ebs, por hetimit. KPK thot\u00eb se gabimi ishte i r\u00ebnd\u00eb aq sa pengoi prokurorin\u00eb t\u00eb b\u00ebnte apelim duke e shkelur \u201ct\u00eb drejt\u00ebn kushtetuese t\u00eb ankimit\u201d dhe nuk mund t\u00eb kalohej me nj\u00eb v\u00ebrejtje.<\/p>\n<p>Treshja e KPK q\u00eb gjykoi Belisht\u00ebn e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Genta Tafa (Bungo) e an\u00ebtar Lulzim Hamitaj, pretendon n\u00eb vendimin e arsyetuar se kishte gjetur probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, profesionalizmit, nd\u00ebrsa edhe pse nuk ka shpjegime t\u00eb detajuara raporti i DSIK-s\u00eb p\u00ebr pap\u00ebrshtatshm\u00ebri \u00ebsht\u00eb konfirmuar edhe nga Komisioni.<\/p>\n<p>Belishta ka kund\u00ebrshtuar gjetjet si\u00e7 rezulton edhe n\u00eb vendim e zbardhur duke dh\u00ebn\u00eb argumente t\u00eb ndryshme nga ato t\u00eb shtruara prej Komisionit, por n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve treshja gjykuese ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se argumentet e tij nuk ishin bind\u00ebse.<\/p>\n<p><strong>Mosdeklarime dhe munges\u00eb t\u00eb ardhurash<\/strong><\/p>\n<p>Analiza financiare e b\u00ebr\u00eb prej KPK-s\u00eb gjeti n\u00eb fund se Belisht\u00ebs i mungonin burimet e ligjshme p\u00ebr rreth 2.8 milion lek\u00eb p\u00ebr pes\u00eb vite (2009, 2011, 2012, 2013, 2014). Komisioni thot\u00eb n\u00eb arsyetim se gjykat\u00ebsi i shkarkuar ishte gjetur me munges\u00eb burimesh financiare sa i p\u00ebrket blerjes s\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb vitin 2009.<\/p>\n<p>KPK arsyeton se kishte pranuar disa nga prap\u00ebsimet e Belisht\u00ebs duke pranuar trash\u00ebgimin e 1.4 milion lek\u00ebve nga prind\u00ebrit megjith\u00ebse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjykat\u00ebsi i shkarkuar nuk kishte sjell\u00eb dokument, po ashtu jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb edhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pretendimesh t\u00eb tjera dhe ka pjes\u00ebtuar n\u00eb disa vite koston e mobilimit, por s\u00ebrish ai ka rezultuar me munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme n\u00eb rreth 800 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Probleme jo t\u00eb vogla gjykat\u00ebsit i dol\u00ebn me nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb n\u00eb fshatin e lindjes. Komisioni gjeti nj\u00eb s\u00ebr\u00eb parregullsish sa i p\u00ebrket nd\u00ebrtimit t\u00eb saj dhe po ashtu ngriti dyshime mbi m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrfitimit t\u00eb pron\u00ebs, koston e nd\u00ebrtimit e nj\u00eb s\u00ebr\u00eb \u00e7\u00ebshtjesh t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Pretendimi i Belisht\u00ebs se \u201cT\u00eb gjitha veprimet e kryera p\u00ebr regjistrimin jan\u00eb ligjore dhe se k\u00ebt\u00eb fakt e kan\u00eb konfirmuar dhe organet p\u00ebrkat\u00ebse n\u00eb shkresat d\u00ebrguar jush, t\u00eb cilat jan\u00eb cituar n\u00eb relacion\u201d, nuk u gjet bind\u00ebs prej Komisionit.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e zbardhur thuhet se Belishta \u201cka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb n\u00eb lidhje me m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrfitimit t\u00eb truallit prej 470 m\u00b2, ku ka nd\u00ebrtuar sht\u00ebpin\u00eb\u201d. Po ashtu sipas Komisionit kreu i Gjykat\u00ebs s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs kishte b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrtim t\u00eb paligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>KPK i gjeti jo bind\u00ebse pretendimet e Belisht\u00ebs se nd\u00ebrtimi ishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb nj\u00eb truall q\u00eb i p\u00ebrkiste familjes s\u00eb tij dhe ai kishte k\u00ebrkuar leje nd\u00ebrtimi me goj\u00eb nga organet kopetente, por lejet n\u00eb vitin 2013 ishin bllokuar.<\/p>\n<p>Komisioni tha se n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb kishte kryer nj\u00eb nd\u00ebrtim pa leje n\u00eb fshatin e lindjes, Belishta kishte dh\u00ebn\u00eb disa vendime d\u00ebnimi me gjob\u00eb e burgim p\u00ebr persona t\u00eb akuzuar p\u00ebr nd\u00ebrtim t\u00eb paligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendimet e tij si gjyqtar (2014-2016), subjekti Admir Belishta ka vendosur d\u00ebnimin me gjob\u00eb\/ burgim ndaj shtetasve, q\u00eb kan\u00eb konsumuar element\u00ebt e vepr\u00ebs penale t\u00eb nd\u00ebrtimit pa leje, sipas vendimeve respektive\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e zbardhur.<\/p>\n<p>Komisioni m\u00eb pas citon arsyetimin e Belisht\u00ebs n\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb till\u00eb. \u201cKonsumi i k\u00ebsaj vepre penale nga t\u00eb pandehurit, ka c\u00ebnuar marr\u00ebdh\u00ebniet juridike t\u00eb vendosura n\u00eb territorin e shtetit shqiptar&#8230; Nga ana objektive kjo vep\u00ebr \u00ebsht\u00eb konsumuar me veprime aktive kriminale\u201d, citohet nj\u00eb pjes\u00eb e arsyetimit t\u00eb Belisht\u00ebs n\u00eb nj\u00eb vendim d\u00ebnimi p\u00ebr akuz\u00ebn e \u201cnd\u00ebrtimit t\u00eb paligjsh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPas hetimit dhe shqyrtimit, Komisioni konstaton se subjekti ka demonstruar q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme n\u00eb veprimtarin\u00eb e tij si magjistrat dhe n\u00eb veprimtarin\u00eb e tij jasht\u00eb k\u00ebtij funksioni\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e zbardhur, nd\u00ebrsa vihet n\u00eb dukje se Belishta nuk dha shpjegime p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pik\u00eb as n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera KPK shtoi se pretendimet e gjyqtarit t\u00eb shkarkuar u rr\u00ebzuan pas shqyrtimit t\u00eb dokumentacionit. P\u00ebrndryshe nga pretendimi i tij p\u00ebr p\u00ebrfitim t\u00eb tok\u00ebs ku ishte b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrtimi n\u00eb vitin 1990, rezultoi se ajo ishte p\u00ebrfituar vet\u00ebm n\u00eb vitin 2014, me vendim t\u00eb komun\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cPra, duket mjaft qart\u00eb q\u00eb subjekti q\u00ebllimisht nuk e ka deklarur nd\u00ebrtimin pa leje n\u00eb vitin 2013, pasi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ai ende nuk kishte titullin e pron\u00ebsis\u00eb p\u00ebr truallin ku kishte b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrtimin pa leje, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk mund ta legalizonte nd\u00ebrtes\u00ebn e tij\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e KPK. Megjithat\u00eb dyshimet p\u00ebr ndikim t\u00eb paligjsh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb nuk u v\u00ebrtetuan.<\/p>\n<p>Probleme Belisht\u00ebs po ashtu iu gjet\u00ebn edhe n\u00eb lidhje me blerjen e nj\u00eb makine p\u00ebr 500 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2013. KPK tha se gjeti q\u00eb makina ishte bler\u00eb n\u00eb vitin 2010 p\u00ebr 15 mij\u00eb euro dhe ishte shitur vet\u00ebm tre vjet m\u00eb von\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb mjaft m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt. Makina, sipas KPK-s\u00eb, ishte rregjistruar me t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb ndryshme nga ato q\u00eb kishte n\u00eb kontrat\u00ebn e shit-blerjes, duke krijuar dyshime p\u00ebr nj\u00eb \u00e7mim fiktiv.<\/p>\n<p>KPK u shpreh se Belishta nuk e kalonte kriterin e deklarimit t\u00eb pasurive. Ai u gjet me munges\u00eb burimesh, deklarim t\u00eb pasakt\u00eb, mosdeklarim burimi dhe po ashtu u konkludua se kishte c\u00ebnuar figur\u00ebn e magjistratit \u201cduke mos respektuar legjislacionin n\u00eb fuqi n\u00eb fush\u00ebn e nd\u00ebrtimeve\u201d.<\/p>\n<p><strong>Pap\u00ebrshtatshm\u00ebria dhe mang\u00ebsit\u00eb profesionale<\/strong><\/p>\n<p>Admir Belishta mori nj\u00eb vler\u00ebsim pozitiv prej K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb sa i p\u00ebrket profesionalizmit. Vendimet e tij rezultonin t\u00eb arsyetuara mir\u00eb sipas k\u00ebtij raporti. \u201cVendimet gjyq\u00ebsore t\u00eb hartuara prej subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit Admir Belishta jan\u00eb t\u00eb qarta, t\u00eb plota dhe t\u00eb kuptueshme\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e zbardhur t\u00eb KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Por raporti i DSIK-s\u00eb q\u00eb ngriti nj\u00eb s\u00ebr\u00eb dyshimesh rreth figur\u00ebs s\u00eb gjykat\u00ebsit t\u00eb shkarkuar e shtyu KPK-n\u00eb t\u00eb hetoj\u00eb n\u00eb dosjet p\u00ebr t\u00eb cilat ai dyshohej. Nga vendimi i zbardhur kuptohet se KPK pasi kishte gjetur si t\u00eb \u201cplot\u00eb dhe t\u00eb besuesh\u00ebm\u201d raportin p\u00ebr pap\u00ebrshtatshm\u00ebri t\u00eb l\u00ebshuar nga DSIK, k\u00ebrkoi dosjet p\u00ebr t\u00eb cilat gjykat\u00ebsi akuzohej.<\/p>\n<p>Vendimi i zbardhur nuk ka shum\u00eb t\u00eb dh\u00ebna rreth raportit t\u00eb DSIK-s\u00eb, por rezulton se ai u lidh me kriterin e profesionalizmit nga Komisioni.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu KPK citon se Belishta akuzohej se mund t\u00eb kishte \u201ck\u00ebrc\u00ebnuar dhe fyer\u201d nj\u00eb koleg gjyqtar. Nga shpjegimet e Belisht\u00ebs rezulton se personi n\u00eb fjal\u00eb ishte ndar\u00eb nga jeta. Belishta pretendoi se ngjarja nuk kishte ndodhur.<\/p>\n<p>Por n\u00eb raport po ashtu pretendohet se ai kishte k\u00ebrkuar dhe marr\u00eb rryshfet p\u00ebr disa nga \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb kishte gjykuar. \u201cA.B mund t\u2019i ket\u00eb k\u00ebrkuar nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb konsiderueshme parash nj\u00eb shtetasi\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e zbardhur n\u00eb lidhje me nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ndaj disa personave t\u00eb akuzuar p\u00ebr kontraband\u00eb.<\/p>\n<p>Vendimi i gjyqtarit t\u00eb shkarkuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ishte rr\u00ebzuar n\u00eb Apel, por Belishta argumentoi se ishte vendimi i Apelit ai me probleme. \u201cI q\u00ebndroj bindjes s\u00eb krijuar, tej \u00e7do lloj dyshimi t\u00eb arsyesh\u00ebm, se vendimi bazohej n\u00eb prova t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme p\u00ebr faj\u00ebsin\u00eb dhe se vler\u00ebsimi ndryshe nga Gjykata e Apelit i provave, p\u00ebrve\u00e7 se m\u00eb jep t\u00eb drejt\u00ebn ta respektoj vendimmarrjen e nj\u00eb shkalle m\u00eb t\u00eb lart\u00eb si jurist, nuk m\u00eb jep t\u00eb drejt\u00ebn ta pranoj n\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb e k\u00ebsaj vendimmarrje\u201d, argumentoi Belishta.<\/p>\n<p>Sipas tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast gjetja fajtor\u00eb e personit q\u00eb b\u00ebnte kontraband\u00ebn b\u00ebnte me faj edhe doganier\u00ebt, pasi i nj\u00ebjti person kishte kaluar pa b\u00ebr\u00eb zhdoganim mbi 12 her\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur n\u00eb turn ishte i nj\u00ebjti punonj\u00ebs i dogan\u00ebs. Megjithat\u00eb KPK thot\u00eb se q\u00ebndrimet e tij edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast\u00a0 nuk u gjet\u00ebn bind\u00ebse.<\/p>\n<p>KPK po ashtu gjeti probleme n\u00eb vendimin e rr\u00ebzuar n\u00eb Apel p\u00ebr lirimin para kohe t\u00eb nj\u00eb t\u00eb d\u00ebnuari p\u00ebr \u201cprodhim e shitje narkotik\u00ebsh\u201d. Komisioni arsyetoi se Belishta n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kishte favorizuar t\u00eb d\u00ebnuarin.<\/p>\n<p>\u201cMosmarrja parasysh e provave, keqinterpretimi i kritereve t\u00eb p\u00ebrcaktuar qart\u00ebsisht n\u00eb dispozitat ligjore penale e kan\u00eb \u00e7uar gjykat\u00ebn n\u00eb marrjen e nj\u00eb vendimi, q\u00eb \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar nga gjykata e shkall\u00ebs m\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Komisioni vler\u00ebson se subjekti e ka favorizuar t\u00eb d\u00ebnuarin, duke interpretuar faktet dhe rrethanat me q\u00ebllim leht\u00ebsimin e pozit\u00ebs s\u00eb tij\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e arsyetuar.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb problemi kryesor p\u00ebr Belisht\u00ebn rezultoi nga d\u00ebnimi me 6 vjet, pas zbritjes s\u00eb 1\/3 nga gjykimi i shkurtuar, i nj\u00eb 15 vje\u00e7ari t\u00eb gjetur fajtor\u00eb p\u00ebr vrasjen e nj\u00eb bashk\u00ebmoshatari.\u00a0 Belishta argumentoi se vendimi ishte marr\u00eb n\u00eb unison nga treshja q\u00eb gjykoi rastin t\u00eb cil\u00ebn ai e kishte kryesuar, por KPK u fokusua te mosregjistrimi n\u00eb koh\u00eb i Apelit nga prokurororia.<\/p>\n<p>Vendimi i zbardhur tregon se Belishta u mbrojt duke pretenduar se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gabim njer\u00ebzor t\u00eb kryesekretares ndaj t\u00eb cil\u00ebs kishte dh\u00ebn\u00eb v\u00ebrejtje. \u201cPra, gjykata e n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast un\u00eb si titullar, kemi q\u00ebn\u00eb t\u00eb impenjuar maksimalisht q\u00eb kjo \u00e7\u00ebshtje t\u00eb shqyrtohej, duke iu shpjeguar arsyet e k\u00ebtij gabimi\u201d, citohet Belishta n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Por Komisioni doli n\u00eb p\u00ebrfundimin se pavar\u00ebsisht pretendimit t\u00eb tij p\u00ebr nj\u00eb gabim njer\u00ebzor, t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga kryesekretarja, me cil\u00ebsin\u00eb e kryetarit t\u00eb k\u00ebsaj gjykate,\u00a0 Belishta ka patur detyrimin ligjor t\u00eb kujdeset p\u00ebr respektimin e afateve. \u201cSubjekti ka pretenduar p\u00ebr impenjim maksimal, pa dokumentuar asnj\u00eb element t\u00eb k\u00ebtij impenjimi. T\u00ebrheqja e v\u00ebrejtjes ndaj kryesekretares nuk mund t\u00eb konsiderohet e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb zbuluar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe riparuar gjendjen e krijuar pa sjell\u00eb pasoja\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>KPK thot\u00eb se Belishta duhej t\u00eb kishte referuar \u00e7\u00ebshtjen q\u00eb t\u00eb hetohej n\u00ebse v\u00ebrtet b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr gabim njer\u00ebzor apo n\u00ebse ishim para \u201cfalsifikimit t\u00eb flet\u00ebs s\u00eb regjistrit\u201d. \u00a0M\u00eb tej aty thuhet se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast si kryetar gjykate \u201csubjekti ka treguar munges\u00eb aft\u00ebsish n\u00eb administrimin e institucionit q\u00eb ka drejtuar\u201d.<\/p>\n<p>Komisioni del n\u00eb p\u00ebrfundimin se veprimet e Belisht\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kishin \u201cc\u00ebnuar t\u00eb drejt\u00ebn kushtetuese t\u00eb ankimit\u201d. \u201cArsyetimi i tij p\u00ebr nj\u00eb gabim njer\u00ebzor nuk ka arritur t\u00eb bind\u00eb as Gjykat\u00ebn e Apelit Kor\u00e7\u00eb, e cila ka rr\u00ebzuar k\u00ebrkes\u00ebn e prokuroris\u00eb, si t\u00eb paraqitur jasht\u00eb afatit ligjor\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e zbardhur.<\/p>\n<p>N\u00eb fund KPK vendosi shkarkimin e Belisht\u00ebs. \u201cSubjekti ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr kriterin e kontrollit t\u00eb pasuris\u00eb; subjekti rezulton i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm n\u00eb lidhje me kriterin e kontrollit t\u00eb figur\u00ebs; Duke kryer nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb t\u00eb tri kritereve, mbi t\u00eb cilat mb\u00ebshtetet procesi i rivler\u00ebsimit t\u00eb gjyqtarit, Komisioni konkludon, gjithashtu, se subjekti Admir Belishta, me veprimet\/mosveprimet e tij, ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e KPK-s\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrtimi pa leje n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur kishte dh\u00ebn\u00eb d\u00ebnime me burg p\u00ebr \u201cnd\u00ebrtim t\u00eb paligjsh\u00ebm\u201d, mosdor\u00ebzimi n\u00eb afat nj\u00eb Apelimi n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr vrasje, akuzat p\u00ebr korrupsion dhe problemet me pasurin\u00eb \u00e7uan n\u00eb shkarkimin nga KPK t\u00eb Admir Belisht\u00ebs. Gjyqtari kund\u00ebrshtoi gjetjet e Komisionit.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":69612,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,5],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Belishta-seanca-degjimore-600x325.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55546"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55546"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55546\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62290,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55546\/revisions\/62290"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69612"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55546"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55546"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55546"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}