{"id":55568,"date":"2019-01-23T16:29:37","date_gmt":"2019-01-23T14:29:37","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=55568"},"modified":"2019-04-23T23:57:10","modified_gmt":"2019-04-23T23:57:10","slug":"seanca-ne-kolegj-gjyqtari-artan-lazaj-ankohet-per-njeanshmeri-te-kpk-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/seanca-ne-kolegj-gjyqtari-artan-lazaj-ankohet-per-njeanshmeri-te-kpk-se\/2019\/01\/23\/","title":{"rendered":"Seanca n\u00eb Kolegj, gjyqtari Artan Lazaj ankohet p\u00ebr nj\u00ebanshm\u00ebri t\u00eb KPK-s\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit d\u00ebgjoi pretendimet e gjykat\u00ebsit t\u00eb shkarkuar t\u00eb Tiran\u00ebs, Artan Lazaj kund\u00ebr vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur. Lazaj pretendoi se kryesuesja e trupit gjykues kishte treguar nj\u00ebanshm\u00ebri dhe se regjistrimi audio i seanc\u00ebs d\u00ebgjimore ishte fshir\u00eb pjes\u00ebrisht.\u00a0\u00a0 \u00a0\u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_55569\" aria-describedby=\"caption-attachment-55569\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Artan-Lazaj-KPA.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-55569\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Artan-Lazaj-KPA-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"55569\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-55569\" class=\"wp-caption-text\">Artan Lazaj n\u00eb seanc\u00ebn e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit. Foto: V.Karaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit d\u00ebgjoi t\u00eb mart\u00ebn n\u00eb seanc\u00eb publike pretendimet e gjyqtarit t\u00eb shkarkuar nga KPK, Artan Lazaj. Seanca zgjati rreth nj\u00eb or\u00eb e 30 minuta dhe u fokusua kryesisht n\u00eb ankimin e Lazajt rreth procedur\u00ebs s\u00eb ndjekur nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit p\u00ebr t\u00eb vendosur mbi nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr p\u00ebrjashtim t\u00eb kryesueses s\u00eb trup\u00ebs, Brunilda Bekteshi.<\/p>\n<p>Avokati i Lazajt, Sokol Hazizaj dhe ai vet\u00eb than\u00eb se q\u00ebndrimi i komisioneres Bekteshi gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore kishte qen\u00eb i nj\u00ebansh\u00ebm. Avokati Hazizaj pretendoi se vendimi p\u00ebr t\u00eb prap\u00ebsuar k\u00ebrkes\u00ebn e Lazajt duke mos ia kaluar at\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr trupe gjykuese kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm t\u00eb gjith\u00eb komisioner\u00ebt, nd\u00ebrsa k\u00ebrkoi \u201cpavlefshm\u00ebri absolute t\u00eb vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit\u201d. Ai e cil\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb vendim nj\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, q\u00eb sipas tij c\u00ebnon subjektin e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit pranoi m\u00eb 16 janar kalimin p\u00ebr shqyrtim n\u00eb seanc\u00eb publike t\u00eb ankimit t\u00eb Artan Lazaj kund\u00ebr vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb, e cila vendosi shkarkimin e tij n\u00eb korrik t\u00eb vitit t\u00eb kaluar. Ankimi i Lazajt, i cili para shkarkimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ishte gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs, \u00ebsht\u00eb i pari p\u00ebr t\u00eb cilin KPA vendosi kalimin n\u00eb seanc\u00eb publike. Trupa e KPA q\u00eb po gjykon rastin kryesohet nga Sokol \u00c7omo, relatore Albana Shtylla dhe an\u00ebtar\u00ebt Natasha Mulaj, Ardian Hajdari e Rezarta Schuetz.<\/p>\n<p>KPA, e cila \u00ebsht\u00eb shkalla e fundit e ankimit p\u00ebr procesin e rivler\u00ebsimit njoftoi se vendimi p\u00ebr t\u00eb kaluar \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb seanc\u00eb publike u mor p\u00ebr shqyrtimin e procedur\u00ebs s\u00eb ndjekur nga Komisioni p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Lazajt p\u00ebr p\u00ebrjashtim t\u00eb komisioneres Brunilda Bekteshi.<\/p>\n<p><strong>Lexo edhe:<\/strong><\/p>\n<ul>\n<li><a href=\"\/vetingu\/?p=50288\">KPK e akuzon p\u00ebr deklarim t\u00eb rrem\u00eb, por Lazaj vazhdon luft\u00ebn p\u00ebr konfirmim<\/a><\/li>\n<li><a href=\"\/vetingu\/?p=50208\">Skeda e pasuris\u00eb s\u00eb deklaruar-Artan Lazaj-gjyqtar i Gjykat\u00ebs Tiran\u00eb<\/a><\/li>\n<li><a href=\"\/vetingu\/?p=51963\">Shkarkimi i Artan Lazaj, KPK gjeti \u201cfshehje pasurie dhe deklarime t\u00eb rreme\u201d<\/a><\/li>\n<\/ul>\n<p><strong>Seanca n\u00eb Kolegj<\/strong><\/p>\n<p>Lazaj dhe avokati i tij akuzuan Bekteshin se kishte qen\u00eb e nj\u00ebanshme. Ata soll\u00ebn n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb trup\u00ebs gjykuese se k\u00ebrkesa e tyre p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e saj bazohej n\u00eb nj\u00eb \u2018incident\u201d t\u00eb vitit 2016, kur Bekteshi si avokate kishte k\u00ebrkuar p\u00ebrjashtimin e Lazajt nga nj\u00eb trup\u00eb gjykuese p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ndaj Operatorit t\u00eb Shp\u00ebrndarjes s\u00eb Energjis\u00eb (OSHE). \u201cAt\u00ebher\u00eb \u00e7\u00ebshtja iu kalua nj\u00eb trupe tjet\u00ebr q\u00eb vendosi kund\u00ebr p\u00ebrjashtimit,\u201d tha avokati.<\/p>\n<p>Duke e cil\u00ebsuar vendimin e KPK-s\u00eb nj\u00eb shkelje t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Civile dhe duke akuzuar komisioneren Bekteshin se kishte krijuar \u201cshqet\u00ebsim p\u00ebr subjektin\u201d dhe se kishte nd\u00ebrhyr\u00eb \u201cderi n\u00eb shpesht\u00ebsi\u201c apo kishte dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje \u201cpa iu b\u00ebr\u00eb pyetje\u201d, avokati u p\u00ebrpoq t\u00eb argumentonte se vendimi i KPK-s\u00eb ishte i pavlefsh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb shkeljes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb procedurave. \u201cNe nuk jemi k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb garantuar p\u00ebrjet\u00ebsin\u00eb e t\u00eb qenit n\u00eb detyr\u00eb, ne jemi k\u00ebtu t\u00eb garantojm\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsin\u00eb e t\u00eb qenit n\u00eb liri\u201d, tha Hazizaj.<\/p>\n<p>Pasi iu k\u00ebrkua prej kryesuesit t\u00eb seanc\u00ebs Sokol \u00c7omo t\u2019i q\u00ebndronte ankimit dhe pyetjeve t\u00eb b\u00ebra nga KPA, avokati tha se synonte t\u00eb \u201ckrijonte frym\u00eb\u201d, nd\u00ebrsa cil\u00ebsoi shkeljen e procedur\u00ebs si shkelje t\u00eb liris\u00eb s\u00eb subjektit. Vet\u00eb Lazaj shtoi se seanca d\u00ebgjimore ndaj tij kishte qen\u00eb e nj\u00ebanshme p\u00ebr shkak t\u00eb nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb kryesueses. Lazaj pretendoi se nj\u00eb pjes\u00eb e CD (rregjistrimit audio) ishte fshir\u00eb, nd\u00ebrsa tha se kishte k\u00ebrkuar fjal\u00ebn n\u00eb seanc\u00eb dhe nuk i ishte dh\u00ebn\u00eb. Ai k\u00ebrkoi prishje t\u00eb vendimit dhe rivler\u00ebsim nga KPA n\u00eb t\u00eb tre kriteret.<\/p>\n<p>Pasi u t\u00ebrhoq 30 minuta p\u00ebr konsultim, kryesuesi \u00c7omo njoftoi se KPA kishte vendosur ta p\u00ebrfundonte gjykimin e ankimimit me materialet e marra n\u00eb dor\u00ebzim nga KPK dhe ankuesi. Nuk u b\u00eb e qart\u00eb n\u00ebse Kolegji do t\u00eb rivler\u00ebsonte Lazajn n\u00eb dy kriteret e tjera, t\u00eb cilat nuk ishin shqyrtuar nga KPK. \u00c7omo k\u00ebrkoi nga Lazaj t\u00eb paraqiste konkluzionet dhe pasi ai k\u00ebrkoi koh\u00eb, seanca tjet\u00ebr u caktua m\u00eb 28 janar.<\/p>\n<p><strong>Vendimi i KPK<\/strong><\/p>\n<p>Lazaj u shkarkua nga KPK n\u00eb korrik t\u00eb k\u00ebtij viti n\u00eb nj\u00eb proces q\u00eb u shty pas nj\u00eb s\u00ebr\u00eb k\u00ebrkesash proceduriale prej tij dhe avokatit t\u00eb tij. N\u00eb vendimin e zbardhur, Komisioni u shpreh se k\u00ebrkesat p\u00ebr zgjerim t\u00eb hetimit, p\u00ebrjashtim t\u00eb trupit gjykues dhe m\u00eb pas p\u00ebrjashtim t\u00eb komisioneres Bekteshi ishin p\u00ebrpjekje p\u00ebr zvarritjen e procesit.<\/p>\n<p>Nga vendimi i zbardhur i KPK-s\u00eb [<a href=\"http:\/\/kpk.al\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/Vendim-Artan-Lazaj.pdf\">Vendimi<\/a>] rezulton se kjo e fundit vendosi t\u00eb prap\u00ebsonte\u00a0 k\u00ebrkes\u00ebn e tret\u00eb p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e Bekteshit duke mos ia kaluar p\u00ebr shqyrtim nj\u00eb trupi tjet\u00ebr gjykues, pasi k\u00ebrkesa \u201crezultonte qartazi e vonuar dhe n\u00eb mosrespektim t\u00eb pik\u00ebs 3 t\u00eb nenit 27 t\u00eb ligjit nr. 84\/2016, si dhe e papranueshme, pasi nuk bazohej mbi fakte t\u00eb reja\u201d. KPK arsyetoi se ngjarja p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Lazaj ankohej kishte ndodhur n\u00eb vitin 2016 dhe ai kishte pasur koh\u00eb ta ngrinte k\u00ebt\u00eb pretendim m\u00eb her\u00ebt.<\/p>\n<p>KPK e shkarkoi Lazajn p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh n\u00eb kriterin e deklarimit t\u00eb pasuris\u00eb. N\u00eb vendimin e arsyetuar thuhet se Lazaj kishte b\u00ebr\u00eb deklarime t\u00eb rreme, kontrata fiktive, kishte pamjaftueshm\u00ebri burimesh t\u00eb ligjshme dhe kishte deklaruar pasuri q\u00eb i kishte shitur, nd\u00ebrsa thuhet se dha \u201cp\u00ebrgjigje t\u00eb pav\u00ebrteta\u201d edhe gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore.<\/p>\n<p>Lazaj u mbrojt gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dhe n\u00eb p\u00ebrgjigjet p\u00ebr KPK kryesisht duke pranuar\u00a0 \u201cka b\u00ebr\u00eb gabime t\u00eb shumta, por q\u00eb ato jan\u00eb harresa, neglizhenca ose pasakt\u00ebsi, nuk jan\u00eb veprime t\u00eb q\u00ebllimshme dhe nuk kan\u00eb pasur si objektiv apo pasoj\u00eb fshehjen e pasuris\u00eb\u201d. N\u00eb nj\u00eb rast ai tha se arsyet e mosdeklarimit t\u00eb nj\u00eb pasurie q\u00eb i takonte bashk\u00ebshortes kishte qen\u00eb e drejta zakonore, sipas t\u00eb cil\u00ebs \u201cgruaja e martuar nuk kishte pjes\u00eb takuese n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e prind\u00ebrve\u201d.<\/p>\n<p>Vendimi i zbardhur i KPK rendit 17 shkelje, duke filluar nga mosdeklarimi i 4.9 milion\u00eb lek\u00ebve t\u00eb shpenzuara n\u00eb vitin 2009 dhe 50.000 eurove n\u00eb vitin 2010 n\u00eb favor t\u00eb nj\u00eb kompanie nd\u00ebrtimi.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit d\u00ebgjoi pretendimet e gjykat\u00ebsit t\u00eb shkarkuar t\u00eb Tiran\u00ebs, Artan Lazaj kund\u00ebr vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur. Lazaj pretendoi se kryesuesja e trupit gjykues kishte treguar nj\u00ebanshm\u00ebri dhe se regjistrimi audio i seanc\u00ebs d\u00ebgjimore ishte fshir\u00eb pjes\u00ebrisht.\u00a0\u00a0 \u00a0\u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":55569,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[6,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Artan-Lazaj-KPA-533x400.jpg","fifu_image_alt":"Seanca n\u00eb Kolegj, gjyqtari Artan Lazaj ankohet p\u00ebr nj\u00ebanshm\u00ebri t\u00eb KPK-s\u00eb","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55568"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55568"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55568\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":61640,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55568\/revisions\/61640"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/55569"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55568"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55568"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55568"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}