{"id":55604,"date":"2019-01-24T16:38:49","date_gmt":"2019-01-24T14:38:49","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=55604"},"modified":"2019-05-06T23:22:33","modified_gmt":"2019-05-06T23:22:33","slug":"pasuria-e-fshehur-dhe-mungesa-profesionalizmit-i-kushtuan-karrieren-luan-dervishit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/pasuria-e-fshehur-dhe-mungesa-profesionalizmit-i-kushtuan-karrieren-luan-dervishit\/2019\/01\/24\/","title":{"rendered":"Pasuria e fshehur dhe mungesa profesionalizmit i kushtuan karrier\u00ebn Luan Dervishit"},"content":{"rendered":"<p>Vendimi i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit zbardh arsyet p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb gjyqtarit Luan Dervishi, i cili ishte kandidati i fundit p\u00ebr K\u00ebshillin t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_54068\" aria-describedby=\"caption-attachment-54068\" style=\"width: 538px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/KPK-dervishiiii.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-54068 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/KPK-dervishiiii-538x400.jpg\" alt=\"\" width=\"538\" height=\"400\" data-id=\"54068\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-54068\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari i Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Luan Dervishi dhe avokati Ardian Visha gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto: Malton Dibra\/LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Probleme t\u00eb shumta n\u00eb deklarimet e pasurive dhe mungesa e profesionalizimit kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb vendimin q\u00eb treshja gjykuese e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Firdes Shuli kryesuese, Etleda \u00c7iftja relatore dhe Pamela Qirko an\u00ebtare, kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb gjyqtarit pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Shkod\u00ebr, Luan Dervishi &#8211; vendim i cili u shpall m\u00eb dat\u00eb 26 n\u00ebntor 2018.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, komisioni ka dal\u00eb me mendim ndryshe nga ai i Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK, q\u00eb kishte rekomanduar pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e gjyqtarit Dervishi p\u00ebr vazhdimin e detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb, komisioni ka konkluduar se gjyqtari Luan Dervishi ka kryer deklarime t\u00eb pasakta, nuk ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr justifikimin e pasurive, ka kryer fshehje pasurie, ka pasur deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe ka qen\u00eb n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Gjyqtar prej vitit 1982, Luan Dervishi u p\u00ebrfshi n\u00eb list\u00ebn prioritare t\u00eb vetingut p\u00ebr shkak t\u00eb kandidimit t\u00eb tij p\u00ebr nj\u00eb post n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese. Pas publikimit t\u00eb thirrjes s\u00eb dyt\u00eb p\u00ebr K\u00ebshillin e Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, Dervishi shprehu gjithashtu interesin p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e institucionit t\u00eb ri t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Si pjes\u00eb e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, KPK ka administruar raportet e Inspektoriatit t\u00eb Lart\u00eb p\u00ebr Kontrollin dhe Deklarimin e Pasuris\u00eb dhe Konfliktit t\u00eb Interesave, ILDKPKI, Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar dhe K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb tej KPK ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb hetim administrativ t\u00eb pavarur dhe t\u00eb thelluar ndaj subjektit p\u00ebr t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit, p\u00ebrfshir\u00eb psurin\u00eb, past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p><strong>Probleme me pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb raportin q\u00eb ILDKPKI ka dor\u00ebzuar pran\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, shkruhet se\u00a0 \u00ebsht\u00eb konstatuar q\u00eb deklarimi i gjyqtarit Dervishi nuk \u00ebsht\u00eb i sakt\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin dhe ka munges\u00eb dokumentacioni justifikues ligjor. Ky raport n\u00ebnvizon se subjekti gjendet n\u00eb situat\u00ebn e konfliktit t\u00eb interesave, por ka burime financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurit\u00eb; nuk ka kryer fshehje t\u00eb pasuris\u00eb dhe nuk ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga hetimi administrativ i kryer nga Komisioni, jan\u00eb konstatuar probleme n\u00eb t\u00eb gjitha pasurit\u00eb e paluajtshme, n\u00eb likuiditetet dhe se subjekti ka fshehur shpenzimet p\u00ebr shkollimin e vajz\u00ebs n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, si dhe transferta disa mij\u00ebra dollar\u00ebshe drejt k\u00ebtij vendi.<\/p>\n<p>Lidhur me nj\u00eb truall p\u00ebr t\u00eb cilin gjyqtari Dervishi ka sqaruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cVetting\u201d se ka n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi 1\/8 pjes\u00eb t\u00eb 365 m2 truall, respektivisht 48 m2, komisioni ka konstatuar parregullsi n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrfitimit. N\u00eb deklarimin p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 2003 pran\u00eb ILDKPKI-s\u00eb , ai ka deklaruar se k\u00ebt\u00eb sip\u00ebrfaqe trualli, sipas pjes\u00ebs takuese 48 m2 e ka bler\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 2.400 USD me burim krijimi t\u00eb ardhurat nga puna e tij dhe e bashk\u00ebshortes nd\u00ebr vite, ndryshe nga sa ka deklaruar n\u00eb vitin 2017, kur ka deklaruar se e kishte dhurat\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar se Dervishi e ka fituar pron\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij trualli me an\u00eb t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb dhurimit t\u00eb dat\u00ebs 25.09.1998, v\u00ebrtetuar me an\u00eb dokumentacionit t\u00eb ardhur nga Zyra Vendore e Regjistrit t\u00eb Pasurive t\u00eb Paluajtshme Tiran\u00eb dhe nuk e ka bler\u00eb si\u00e7 dhe ai deklaron n\u00eb vitin 2003 pran\u00eb ILDKPKI-s\u00eb. \u201cGjithashtu, subjekti nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb se personat e tjer\u00eb t\u00eb lidhur\/dhuruesit e k\u00ebtij trualli kishin t\u00eb ardhura nga burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhurim t\u00eb b\u00ebr\u00eb\u201d, shkruhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb lidhje me burimin e krijimit q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb apartamenti 125 m2 dhe garazhit 40 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb deklarat\u0451n \u201cVetting\u201d t\u00eb vitit 2017, Dervishi deklaron se si burim kan\u0451 sh\u0451rbyer t\u0451 ardhurat e tij dhe t\u0451 bashk\u00ebshortes nga pun\u00ebsimi nd\u0451r vite. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u0451 n\u0451 deklarimin p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb vitin 2003, ka deklaruar si burim krijimin e t\u00eb ardhurave nga avokatia, shitjen e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Librazhd dhe shitjen e zyr\u00ebs n\u00eb Librazhd. Nd\u00ebrsa n\u00eb deklarimet e b\u00ebra n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyetjeve n\u00eb tetor 2018, ai e ka ndryshuar s\u00ebrish deklarimin, duke i p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb gjitha ato q\u00eb kishte pohuar m\u00eb par\u00eb. K\u00ebshtu, n\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2018, Dervishi ka pretenduar se si burim krijimi p\u00ebr nd\u00ebrtimin e sht\u00ebpis\u00eb 125 m2 kan\u00eb sh\u00ebrbyer t\u00eb ardhurat nga puna e tij dhe bashk\u00ebshortes nd\u00ebr vite; t\u00eb ardhurat nga avokatia; t\u00eb ardhurat nga shitja e sht\u00ebpis\u00eb dhe zyr\u00ebs n\u00eb Librazhd.<\/p>\n<p>P\u0451r t\u0451 ardhurat nga puna ka rezultuar se gjyqtari Dervishi p\u00ebr periudh\u00ebn 1993-1998 ka fituar shum\u00ebn 484.369 lek\u00eb, nd\u00ebrsa bashk\u00ebshortja ka pasur t\u00eb ardhura n\u00eb shum\u00ebn 539.621 lek\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn 1994-1998. N\u00eb total t\u00eb dy kan\u00eb shum\u00ebn prej 1.024.000 lek\u00ebsh. P\u00ebr mobilimin e apartamentit deri m\u00eb dat\u00eb 31.12.1998, ka rezultuar se Dervishi ka shpenzuar shum\u00ebn prej 120.000 lek\u00ebsh. N\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij figuron nj\u00eb depozit\u00eb kursimi me afat 12 mujor n\u00eb shum\u00ebn 897.807 lek\u00eb, n\u00eb Bank\u00ebn e Kursimeve, pa p\u00ebrcaktuar vitin se kur, si dhe burimin e k\u00ebsaj depozite, nd\u00ebrsa n\u00eb \u201cRaiffeisen Bank\u201d \u00ebsht\u00eb konstatuar se Dervishi ka depozit\u00eb n\u00eb shum\u00eb prej 959.081,38, lek\u00ebsh gjendje m\u00eb dat\u00eb 21.12.2004, shum\u00eb e cila ka kaluar nga Banka Kursimeve.<\/p>\n<p>Nga hetimi administrativ, duke krahasuar deklarat\u00ebn \u201cVetting\u201d t\u00eb vitit 2017, deklarat\u00ebn p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, n\u00eb vitin 2003 dhe p\u00ebrgjigjet e pyet\u00ebsorit n\u00eb tetor 2018, komisioni ka konstatuar mosp\u00ebrputhje deklarimesh n\u00eb lidhje me burimin q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamenti.<\/p>\n<p>Gjithashtu n\u00eb vendim thuhet se nuk ka paraqitur dokumentacion justifikues ligjor p\u00ebr t\u00eb ardhurat e siguruara nga viti 1989, kur ka filluar pun\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Librazhd, p\u00ebr periudh\u00ebn, 1989 &#8211; dhjetor 1992, me cil\u00ebsin\u00eb e kryetarit t\u00eb gjykat\u00ebs dhe se nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar koha e fillimit dhe p\u00ebrfundimit t\u00eb apartamentit t\u00eb nd\u00ebrtimit, si dhe t\u00eb shlyerjes s\u00eb \u00e7mimit t\u00eb kontraktuar.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, gjyqtari Dervishi nuk ka arritur t\u00eb dokumentoj\u00eb edhe pagimin e detyrimeve tatimore p\u00ebr t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e banes\u00ebs dhe zyr\u00ebs n\u00eb qytetin e Librazhdit, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb vitet 1997 dhe 1998, n\u00eb vler\u00ebn 42.000 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni vler\u00ebson se gjyqtari Dervishi lidhur me k\u00ebt\u00eb pasuri, ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb.\u00a0 \u201cDuke ju referuar deklarimeve t\u00eb tij n\u00eb vitin 2003 pran\u00eb ILDKPKI-s\u00eb, deklarat\u00ebs \u201cVetting\u201d dhe n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyet\u00ebsorit, ka mosp\u00ebrputhje t\u00eb deklarimeve, ka munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar blerjen e pasuris\u00eb dhe mobilimin e saj\u201d, citohet n\u00eb vendimin e komisionit.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga qiraja e k\u00ebtij apartamenti dhe garazhi n\u00eb vitin 2013, 2014 dhe 2015, n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cVetting\u201d t\u00eb vitit 2017, gjyqtari Dervishi ka deklaruar se p\u00ebr vitin 2013 ka pasur t\u00eb ardhura nga qiraja shum\u00ebn prej 550.000 lek\u00ebsh. Edhe n\u00eb deklarimin periodik t\u00eb vitit 2014 ka deklaruart\u00eb ardhura nga qiradh\u00ebnia e banes\u00ebs dhe garazheve n\u00eb shum\u00ebn 550.000 lek\u00eb. Komisioni ka konstatuar se ka munges\u00eb t\u00eb dokumentacionit justifikues ligjor p\u00ebr dh\u00ebnien me qira p\u00ebr periudh\u00ebn 1 janar 2013- 1 korrik 2014. Gjithashtu, ka evidentuar mosp\u00ebrputhje t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb p\u00ebrfituar t\u00eb qiras\u00eb referuar deklarimeve t\u00eb viteve 2014 dhe 2015 si edhe munges\u00eb dokumentacioni p\u00ebr pagimin e tatimit t\u00eb qeras\u00eb pasi nd\u00ebr vite nuk ka t\u00eb deklaruar dhe paguar tatimin mbi qiran\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar shmangien detyrimeve tatimore nga ana\u00a0 gjyqtarit Dervishi edhe n\u00eb lidhje t\u00eb ardhurat nga qiraja e tre garazheve p\u00ebr vitet 2004, 2005 dhe 2006.<\/p>\n<p>Mosp\u00ebrputhje n\u00eb deklarimet e gjyqtariut dervishi jan\u00eb konstatuar edhe n\u00eb nj\u00eb depozit\u00eb pran\u00eb \u201cCredins Bank\u201d, t\u00eb krijuar m\u00eb dat\u00eb 08 shtator 2009, gjendja e s\u00eb cil\u00ebs m\u00eb dat\u00eb 11 tetor 2016, bashk\u00eb me interesat ka qen\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 1.452.532,06 lek\u00eb. Sipas komisionit, mosp\u00ebrputhjet jan\u00eb evidentuar n\u00eb burimin e t\u00eb ardhurave p\u00ebr krijimin\u00a0 k\u00ebsaj depozite.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr pasuri q\u00eb Komisoioni ka gjetur me problem \u00ebsht\u00eb edhe nj\u0451 automjet, tip \u201cFord Focus\u201d, q\u00eb kaluar n\u00eb pron\u00ebsi n\u00eb baz\u00eb t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb shitjes, dat\u00eb 15 shkurt 2011, me shit\u00ebs \u201cAlbanian Motors Company\u201d, bler\u0451 n\u0451 shum\u0451n 13.900 euro. Si burim krijimi, gjyqtari Luan Dervishi ka deklaruar t\u00eb ardhurat nga puna e bashk\u00ebshortes dhe djalit.<\/p>\n<p>Por, komisioni ka konkluduar se gjyqtari Dervishi ka kryer deklarim t\u0451 rrem\u00eb n\u0451 lidhje me m\u0451nyr\u0451n e shlyerjes dhe burimin q\u0451 ka sh\u0451rbyer p\u0451r blerjen e k\u0451tij automjeti, se nuk ka deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cVetting\u201d huan e marr si burim i krijimit p\u00ebr automjetin, tip \u201cFord Focus\u201d, nd\u0451rkoh\u0451 q\u0451 n\u0451 deklarat\u0451n periodike vjetore t\u0451 vitit 2011, deklaron se automjetin e ka bler\u0451 me nj\u0451 pjes\u0451 nga huaja e marr\u0451.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn \u201cVetting\u201d t\u00eb vitit 2017, Dervishi ka deklaruar se ka likuiditete n\u0451 cash shum\u0451n prej 1.100.000 lek\u0451sh, gjendje deri, m\u0451 dat\u0451 31 dhjetor 2016 dhe si burim p\u0451r k\u0451t\u0451 likuiditet, ka pohuar se kjo gjendje \u0451sht\u0451 kursyer nga paga p\u00ebr vitet 2013, 2014 dhe 2015 deri m\u00eb dat\u00eb 31.12.2016. Komisioni ka konstatuar mosp\u00ebrputhje n\u0451 lidhje me burimin e krijimit midis deklarimeve n\u0451 deklarat\u00ebn \u201cVetting\u201d p\u00ebr vler\u00ebn 1.100.000 lek\u00eb, gjendje cash n\u00eb dat\u00eb 31 dhjetor 2016, me deklarimet n\u0451 deklaratat periodike vjetore, p\u0451r vitet 2013, 2014, 2015 dhe 2016.<\/p>\n<p>Lidhur me banes\u00ebn me sip\u00ebrfaqe 60 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gjyqtari Dervishi banon aktualisht, komisioni, ka arritur n\u00eb p\u0451rfundimin se ka dyshime t\u0451 arsyeshme se ai \u0451sht\u0451 p\u0451rpjekur t\u0451 fsheh\u0451 k\u00ebt\u00eb banes\u00eb, duke e regjistruar n\u0451 em\u0451r t\u0451 nj\u00eb personi tjet\u0451r t\u0451 lidhur me t\u00eb. N\u00eb vendim shkruhet se gjyqtari Luan Dervishi banon tek ky apartament prej 7 vitesh pa nd\u0451rprerje dhe pa kund\u0451rshp\u0451rblim dhe se administrator\u0451t e shoq\u0451rise sip\u0451rmarr\u0451se jan\u0451 t\u0451 nj\u0451jt\u0451 me ata q\u0451 kan\u0451 nd\u0451rtuar apartamentin tjet\u0451r me sip\u0451rfaqe prej 125 m2 dhe jan\u0451 persona q\u0451 kan\u0451 lidhje shoq\u0451rore me t\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas komisionit, vjehrra e tij jeton n\u0451 SHBA nga viti 2009 dhe nuk kishte asnj\u0451 arsye se p\u0451rse duhet t\u0451 blinte nj\u0451 pron\u0451 t\u0451 cil\u0451n nuk e jep me qira apo nuk jeton vet\u0451 aty. \u201cProkura pa afat q\u0451 n\u00ebna e bashk\u00ebshortes s\u00eb gjyqtarit ka l\u00ebshuar m\u0451 dat\u0451 8 tetor 2012, q\u00eb ta p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb at\u00eb pran\u00eb t\u00eb gjith\u00eb institucioneve administrative p\u00ebr t\u00ebrheqje, n\u00ebnshkrimin, dor\u00ebzim dhe k\u00ebrkim t\u00eb \u00e7do lloj dokumenti q\u00eb lidhet me k\u0451t\u0451 apartament, t\u00eb veproj\u00eb n\u00eb em\u00ebr e p\u00ebr llogari t\u00eb saj p\u00ebr t\u00eb lidhur dhe n\u00ebnshkruar aktin p\u00ebrfundimtar t\u00eb shitblerjes s\u00eb pron\u00ebs, ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb aplikoj\u00eb pran\u00eb ZVRPP-s\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebr regjistrimin e k\u00ebsaj prone, pran\u00eb ALUIZNI-t, t\u00eb l\u00ebshimit me qira t\u00eb pron\u00ebs duke marr\u00eb vler\u00ebn e qiras\u00eb, caktuar \u00e7mimin dhe prish\u00eb kontrat\u00ebn, nuk justifikon ligjshm\u0451rin\u0451 e krijimit t\u0451 shum\u0451s prej 30.000 eurosh q\u0451 ka bler\u0451 k\u0451t\u0451 apartament as p\u00ebr vete dhe as p\u00ebr djalin\u201d, thuhet n\u00eb vendim. Sipas komisionit, Znj. M.Sh., s\u00eb bashku me t\u00eb birin, Z. S. Sh., kan\u00eb t\u00eb regjistruar n\u00eb regjistrin e pasurive t\u00eb paluajtshme nj\u00eb sht\u00ebpi tjet\u00ebr, apartament me sip.62,16 m2 n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi, e regjistruar pran\u00eb ZVRPP-s\u00eb Tiran\u00eb, m\u00eb dat\u00eb 28 qershor 2017, nd\u0451rkoh\u0451 q\u0451 nuk justifikuan ligjshm\u00ebrin\u00eb e krijimit t\u0451 shum\u00ebs prej 30.000 eurosh.<\/p>\n<p>Objekt verifikimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe blerja e nj\u00eb autoveture nga djali i gjyqtarit n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. N\u0451 deklarat\u00ebn \u201cVetting\u201d t\u00eb vitit 2017, djali i gjyqtarit Dervishi ka deklaruar se ka bler\u0451 nj\u0451 automjet t\u0451 mark\u0451s \u201cToyota Camry\u201d, me vler\u0451 64.000 USD, me burim krijimi kredin\u0451 tek \u201cAmerican Lease\u201d Brooklyn NY USA, m\u00eb dat\u00eb 15 n\u00ebntor 2014.<\/p>\n<p>Nga hetimi KPKi ka gjetur se ai jeton dhe banon SHBA dhe se ka marr\u00eb me qira financiare (leasing) n\u00eb shum\u00ebn prej 64.000 USD24, m\u00eb dat\u00eb 15 n\u00ebntor 2014, te shoq\u0451ria \u201cAmerican Lease Brooklyn NY\u201d., t\u00eb cil\u00ebn rezulton se ka shlyer pjes\u00ebrisht, konkretisht, 2.950,34 USD, shlyer deri m\u00eb dat\u00eb 31 dhjetor 2014, 18.226,93 USD, shlyer deri m\u00eb dat\u00eb 31 dhjetor 2015; 14.854,38 USD, deri m\u00eb dat\u00eb 18 tetor 2016. Nd\u00ebrsa shuma e detyrimit e mbetur pa shlyer deri m\u00eb dat\u00eb 11 maj 2018 \u00ebsht\u00eb n\u0451 vler\u0451n 27.968,35 USD.<\/p>\n<p>Sipas komisionit, dokumentacioni i d\u00ebrguar nuk \u00ebsht\u00eb i plot\u00eb pasi p\u00ebr vitin 2009 nuk ka informacion p\u00ebr t\u00eb ardhurat; t\u00eb ardhurat e evidentuara n\u00eb deklarimet vjetore t\u00eb taksave n\u00eb USA jan\u00eb paraqitur n\u00eb vler\u00ebn bruto si dhe viti 2015 nuk \u00ebsht\u00eb dokument i plot\u00eb dhe i qart\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni, pasi ka kryer analiz\u00ebn e gjith\u00eb provave ka arritur n\u0451 p\u0451rfundimin se gjyqtari Dervishi nuk shpjegoi bindsh\u0451m burimin dhe ligjshm\u0451rin\u0451 e t\u0451 ardhurave t\u0451 djalit t\u0451 tij p\u0451r pagimin e kredis\u0451 s\u0451 blerjes s\u0451 makin\u0451s n\u0451 shum\u0451 prej 64.000 USD, sipas k\u00ebsteve t\u00eb pages\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cLidhur me shpjegimet e dh\u00ebna nga ana e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit se: personi i lidhur\/djali i tij ka punuar n\u0451 SHBA, p\u0451r disa nga sh\u0451rbimet q\u0451 ka kryer u \u0451sht\u0451 shmangur pagimit t\u0451 taksave direkt apo detyrimeve t\u0451 tjera, p\u00ebrve\u00e7 pun\u0451s s\u0451 kryer n\u0451 shoq\u0451rit\u0451 \u2026\u2026. P\u00ebr sa m\u00eb sip\u0451r, Komisioni arsyeton se subjekti i rivler\u00ebsimit e pranon dhe vet\u0451 se t\u0451 ardhurat e djalit nuk kalojn\u0451 testin e nenit D, pika 4 t\u0451 Aneksit t\u0451 Kushtetut\u0451s, n\u0451 k\u0451to kushte ato nuk konsiderohen p\u0451r efekt analize financiare si t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme\u201d, citohet n\u00eb vendimin e komisionit.<\/p>\n<p>Komisioni ka gjetur se gjyqtari Dervishi ka fshehur shpenzimet e studimeve t\u00eb vajz\u00ebs n\u00eb SHBA. K\u00ebshtu, n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cVetting\u201d t\u00eb vitit 2017, vajza e tij ka deklaruar se \u00ebsht\u00eb e pun\u0451suar n\u0451 nj\u00eb kompani duke filluar m\u00eb dat\u00eb 19 shtator 2016 me pag\u0451 mujore 3.070 USD dhe deklaron t\u0451 ardhura neto t\u00eb p\u00ebrfituara n\u00eb shum\u00ebn prej 3.000 USD.\u00a0 N\u00eb deklarimin periodik t\u00eb vitit 2016 ka deklaruar si shum\u00ebn e t\u00eb ardhurave neto, vler\u00ebn 20.800 USD me p\u00ebrshkrimin \u201ce pun\u00ebsuar si analiste e shitjeve p\u00ebr vitin 2016\u201d.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar se, nga viti 2012 &#8211; 2016, vajza e gjyqtarit Dervishi ka kryer studimet n\u00eb universitet. Sipas deklarimeve ajo ka filluar studimet e sistemit 4-vje\u00e7ar n\u00eb shkoll\u00ebn e Lart\u00eb Private -\u201cPace University \u201cNe\u00eb-York Manhattan\u201d n\u00eb SHBA dhe n\u00eb vitin 2014, \u00ebsht\u00eb transferuar n\u00eb universitetin publik,\u201dBinghamton University \u201cQyteti Binghamton\u201d, Ne\u00eb-Yok, SHBA. Nd\u00ebrkoh\u00eb, referuar dokumentacionit t\u00eb d\u00ebrguar, m\u00eb dat\u00eb 13 n\u00ebntor 2018 nga vet\u00eb gjyqtari Dervishi, vajza e tij ka p\u00ebrfituar burs\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsisht p\u00ebr periudh\u00ebn vjesht\u00eb 2012 n\u00eb vler\u00eb 7.500 USD, p\u00ebr periudh\u00ebn pranver\u00eb 2013 shum\u00ebn 7.500 USD, si dhe p\u00ebr periudh\u00ebn vjesht\u00eb 2013 shum\u00ebn 7.500 USD. N\u00eb total p\u00ebr vitin 2013 shuma e p\u00ebrfituar nga bursa ka qen\u00eb 15.000 USD.<\/p>\n<p>Komisioni, ka arritur n\u00eb konkluzionin se vajza e gjyqtarit ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb saj n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cVetting\u201d t\u00eb vitit 2017, pasi ka mosp\u00ebrputhje t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb t\u00eb ardhurave krahasuar me deklarimin e b\u00ebr\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn e interesave private, periodike vjetore 2016.<\/p>\n<p>Gjithashtu, sipas komisonit, gjyqtari Dervishi nuk provoi me dokumentacion ligjor provues pages\u00ebn e kryer pran\u00eb \u201cUniversitetit Binghamton\u201d p\u00ebr nj\u00eb semester duke l\u00ebn\u00eb n\u00eb hije shum\u00ebn e paguar p\u00ebr shkollimin e vajz\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb universitet. Sipas komisionit, gjyqtari Dervishi ka fshehur shpenzimet reale t\u00eb shkollimit t\u00eb vajz\u00ebs, ku sipas dokumentacionit rezultoi 8.721.836,651 lek\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb subjekti ka deklaruar vet\u00ebm 5.128.950 lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn \u201cVetting\u201d t\u00eb vitit 2017, gjyqtari Luan Dervishi ka ka deklaruar t\u00eb ardhurat e tij, t\u00eb bashk\u00ebshortes dhe t\u00eb djalit n\u00eb shum\u00ebn totale prej 36.848.148 lek\u00ebsh. Nd\u00ebkoh\u00eb, komisioni ka konstatuar se, t\u00eb ardhura me dokumentacion justifikues ligjor, jan\u00eb 31.672.748 lek\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr analizimin financiar t\u00eb deklarimeve nd\u00ebr vite t\u00eb sgjyqtarit t\u00eb Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Luan Dervishi, komisioni konkluduar se ai ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe jo n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin p\u00ebr sa i p\u00ebrket kursimeve t\u00eb vitit 2005, nuk ka deklaruar shtesat n\u00eb llogarin\u00eb e pag\u00ebs n\u00eb \u201cRaiffeisen Bank\u201d n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij n\u00eb vler\u00ebn 267.335 lek\u00eb, n\u00eb deklarimin periodik t\u00eb vitit 2006, ka fshehur depozitat pran\u00eb \u201cCredins Bank\u201d, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortes n\u00eb vler\u00eb totale 2.002.000 lek\u00eb, nuk ka deklaruar depozit\u00ebn n\u00eb lek\u00eb n\u00eb vler\u00eb 1.857.717 lek\u00eb pran\u00eb \u201cRaiffeisen Bank\u201d, n\u00eb vitin 2008. Gjithashtu po k\u00ebt\u00eb vit nuk ka deklaruar se nga llogaria e bashk\u00ebshortes n\u00eb USD, jan\u00eb kryer 5 transferta me jasht\u00eb n\u00eb vler\u00eb totale 19.692.25 USD, prej t\u00eb cilave shuma 13.672.25 USD ka pasur p\u00ebrfitues, znj. E. D, nd\u00ebrsa shuma 6020 USD \u00ebsht\u00eb transferuar n\u00eb llogari t\u00eb z. A. M dhe znj. D. Sh., m\u00eb dat\u00eb 4 gusht 2008, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb \u201cCredins Bank\u201d.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar se, n\u00eb deklarimin periodik t\u00eb vitit 2012, ai nuk ka deklaruar n\u00eb rubrik\u00ebn \u201cDetyrime\u201d shum\u00ebn e huas s\u00eb pashlyer t\u00eb marr\u00eb n\u00eb vitin 2011 n\u00eb vler\u00ebn 7.000 euro. Nd\u00ebrsa n\u00eb deklarimin periodik t\u00eb vitit 2013, nuk ka pasur mjete monetare p\u00ebr t\u00eb justifikuar krijimin e pasurive, shtesat n\u00eb likuiditete dhe shpenzimet e deklaruara, konkretisht pages\u00ebn e nj\u00eb huaje 500 mij\u00eb lek\u00eb, pages\u00eb studimi 1.500.000 lek\u00eb, pagesa p\u00ebr pushime 308.462 lek\u00eb dhe pagesat p\u00ebr shpenzime jetese n\u00eb shum\u00ebn 750.000 lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar n\u00eb nj\u00eb rast edhe konflikt interesi t\u00eb gjyqtarit Luan Dervishi, lidhu me aksione \u201cBono Privatizimi\u201d n\u00eb vler\u00eb 125.000 lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u0451 deklarat\u0451 \u201cVetting\u201d t\u00eb viti 2017, ai ka deklaruar pasuri \u201cbono privatizimi\u201d n\u00eb vler\u00ebn 125.000 lek\u00eb, t\u00eb p\u00ebrfituara nga bashk\u00ebshortja n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit t\u0451 privatizimit, si punonj\u00ebse e shoq\u00ebris\u00eb \u201cALBtelecom\u201d Tiran\u00eb. Si burim krijimi, gjyqtari ka deklaruar ligjin e privatizimit p\u0451r punonj\u0451sit e \u201cALBtelecom\u201d. Por komisioni, ka dal\u00eb n\u0451 konkluzionin se gjyqtari Luan Dervishi, \u0451sht\u0451 n\u0451 situat\u0451n e konfliktit t\u0451 interesit, pasi n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e gjyqtarit nuk mund t\u00eb lidh\u00eb kontrat\u00eb ose n\u00ebnkontrat\u00eb me asnj\u00eb institucion publik.<\/p>\n<p><strong>Figura, KPK vler\u00ebsim ndryshe nga DSIK<\/strong><\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar (DSIK) ka kryer kontrollin e figur\u00ebs s\u00eb gjyqtarit Luan Dervishi prej nga ka konkluduar \u201cPap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr vazhdimin e detyr\u00ebs\u201d, p\u00ebr shkak se, disponohen t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb veprime korruptive, gjat\u00eb gjykimit t\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale.<\/p>\n<p>Por, pasi komisioni ka vler\u00ebsuar gjith\u00eb provat e paraqitura nga DSIK, ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin, se gjyqtari Dervishi nuk rezulton me probleme serioze gjat\u00eb kontrollit t\u00eb figur\u00ebs pasi n\u00eb raportin e d\u00ebrguar nga ky institucion nuk p\u00ebrmban rrethanat q\u00eb merren parasysh n\u00eb konstatimin se ekziston nj\u00eb kontakt i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm me nj\u00eb person t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, komisioni ka arritur n\u00eb konkluzionin se subjekti i rivler\u00ebsimit ka nj\u00eb nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb kontrollin e figur\u00ebs dhe se t\u00eb dh\u00ebnat e DSIK nuk mund t\u00eb konsiderohen si shkak p\u00ebr shkarkimin e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p><strong>I paaft\u00eb p\u00ebr t\u00eb kryer procedura gjyq\u00ebsore<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb nd\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb ka d\u00ebmtuar pozicionin e gjyqtarit Luan Dervishi n\u00eb procesin e vler\u00ebsimit t\u00eb aft\u00ebsive profesionale ka qen\u00eb edhe shqyrtimi i dosjes penale n\u00eb ngarkim t\u00eb t\u00eb pandehurit S.M., t\u00eb cilin treshja gjykuese ku b\u00ebnte pjes\u00eb edhe ai, d\u00ebnimin me 10 vjet burg q\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb Gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Shkod\u00ebr, e kan\u00eb ulur n\u00eb 4 vjet. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr vrasjen e nj\u00eb 13-vje\u00e7ari me mjete t\u00eb forta n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2010 n\u00eb Dukagjin, nga i pandehuri S.M. s\u00eb bashku me dy persona t\u00eb tjer\u00eb. Vog\u00eblushi po kulloste bag\u00ebtit\u00eb kur u vra duke u masakruar me mjete t\u00eb forta nga tre persona, mes tyre edhe S.M., me q\u00ebllim marrjen e nj\u00eb varseje me forc\u00eb. Por, n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit Shkod\u00ebr, ndryshe nga koleg\u00ebt e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, treshja e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga gjyqtar\u00ebt M. H., F. V. dhe Luan Dervishi leht\u00ebsuan pozit\u00ebn e S.M.-s\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjykuarin S.M. e b\u00eb ndryshim i kualifikimit ligjor nga vepra penale \u201cVrasje n\u00eb rrethana t\u00eb tjera cil\u00ebsuese\u201d e kryer ndaj t\u00eb miturit n\u00eb bashk\u00ebpunim parashikuar nga neni 79\/a-25 i Kodit Penal, n\u00eb veprat penale t\u00eb \u201cSigurimit t\u00eb kushteve p\u00ebr t\u00eb kryer vrasje\u201d e \u201cMoskall\u00ebzim krimi\u201d parashikuar nga nenet 80 e 300 t\u00eb Kodit Penal, duke leht\u00ebsuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb pozit\u00ebn e t\u00eb pandehurit. Pas daljes nga burgu, i gjykuari S.M. kreu vrasjen e nj\u00eb \u00e7ifti \u00e7ek, q\u00eb kishin mb\u00ebrritur n\u00eb alpet shqiptare p\u00ebr turiz\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se komisioni ka arritur n\u0451 p\u0451rfundimin se gjyqtari Dervishi n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, nuk ka respektuar nj\u00eb vendim t\u00eb KLD-s\u00eb, pasi gjykimi ka zgjatur p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kohore prej 10 muaj e 21 dit\u00eb nga momenti i kalimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes me short, pra jasht\u00eb afatit 9 mujor t\u00eb p\u00ebrcaktuar, duke e konsideruar se nuk ka qen\u00eb i aft\u00eb t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb ngarkes\u00ebn e pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjithashtu, sipas komisionit nuk ka respektuar nenin 379 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale, sipas t\u00eb cilit marrja e vendimit nuk mund t\u00eb shtyhet, p\u00ebrve\u00e7se n\u00eb rast pamund\u00ebsie absolute dhe shtyrja vendoset nga kryetari me urdh\u00ebr t\u00eb motivuar. T\u00eb gjitha seancat gjyq\u00ebsore kan\u00eb filluar me vones\u00eb, pa u pasqyruar n\u00eb procesverbal shkaku i fillimit t\u00eb tyre me vones\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas komisionit, nga kjo praktik\u00eb e gabuar duket se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk ka aft\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb kryer procedura gjyq\u00ebsor\u00eb dhe ka sjell\u00eb p\u00ebr pasoj\u00eb uljen e transparenc\u00ebs s\u00eb zhvillimit t\u00eb gjykimeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni \u00ebsht\u00eb ndalur edhe tek ndryshimi i cil\u00ebsimit juridik t\u00eb vepr\u00ebs penale q\u00eb gjykata ka leht\u00ebsuar, duke leht\u00ebsuar pozit\u00ebn e t\u00eb pandehur, edhe pse analiza e vler\u00ebsimit t\u00eb fakteve dhe d\u00ebshmive t\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebve t\u00eb pyetur, nuk kan\u00eb diktuar treshen gjykuese p\u00ebr t\u00eb ndryshuar cil\u00ebsimin juridik t\u00eb vepr\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni konkludon se gjyqtari Dervishi ka demonstruar munges\u00eb t\u00eb aft\u00ebsive organizative t\u00eb nj\u00eb gjyqtari, por p\u00ebrfundimet e nxjerra jan\u00eb t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr t\u2019u konsideruar si shkaqe p\u00ebr shkarkimin e tij. Nd\u00ebrkoh\u00eb, \u00ebsht\u00eb vendosur t\u00eb merren n\u00eb konsiderat\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit. N\u00eb fund, komisioni ka vendosur t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra gjyqtarin e Apelit Shkod\u00ebr, Luan Dervishi p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb, ndikuar edhe nga aspekti profesional.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vendimi i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit zbardh arsyet p\u00ebr shkarkimin nga detyra t\u00eb gjyqtarit Luan Dervishi, i cili ishte kandidati i fundit p\u00ebr K\u00ebshillin t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":69610,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,5],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/KPK-dervishiiii-538x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55604"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55604"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55604\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62286,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55604\/revisions\/62286"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69610"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55604"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55604"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55604"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}