{"id":55663,"date":"2019-01-27T19:48:51","date_gmt":"2019-01-27T17:48:51","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=55663"},"modified":"2019-04-23T22:01:21","modified_gmt":"2019-04-23T22:01:21","slug":"kpk-beri-nje-sy-qorr-gjate-rivleresimit-te-prokurorit-besnik-cani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-beri-nje-sy-qorr-gjate-rivleresimit-te-prokurorit-besnik-cani\/2019\/01\/27\/","title":{"rendered":"KPK b\u00ebri nj\u00eb sy qorr gjat\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb prokurorit Besnik Cani"},"content":{"rendered":"<p>Trupa gjyq\u00ebsore me relator Lulzim Hamitaj nuk \u00ebsht\u00eb shprehur qart\u00eb p\u00ebr list\u00ebn e gjat\u00eb t\u00eb shkeljeve etike, profesionale dhe deklarimeve t\u00eb pasakta mbi pasurin\u00eb t\u00eb prokurorit Besnik Cani \u2013 i cili u zgjodh an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, duke c\u00ebnuar sipas ONM-s\u00eb besimin e publikut te drejt\u00ebsia. \u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_55666\" aria-describedby=\"caption-attachment-55666\" style=\"width: 535px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20181123_173250_231118009-4_IMW2NNB.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-55666 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20181123_173250_231118009-4_IMW2NNB-535x400.jpg\" alt=\"\" width=\"535\" height=\"400\" data-id=\"55666\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-55666\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Besnik Cani, gjat\u00eb nj\u00eb seance t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, &#8221; Foto : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Me dat\u00eb 27 n\u00ebntor Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i udh\u00ebhequr nga Olsi Komici, me relator Lulzim Hamitaj dhe an\u00ebtare Brunilda Bekteshi, votoi unanimisht p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb Besnik Canit \u2013 me funksion prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Elbasan, por i komanduar n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme si k\u00ebshilltar i Arta Markut.<\/p>\n<p>Procesi i rivler\u00ebsimit ndaj Canit kishte filluar m\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi n\u00eb n\u00ebntor 2017, p\u00ebr shkak t\u00eb kandidimit t\u00eb tij si an\u00ebtar t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, nj\u00eb nga institucionet e reja t\u00eb Reform\u00ebs ne Drejt\u00ebsi &#8211; pjes\u00eb e t\u00eb cilit Cani u p\u00ebrzgjodh nga radh\u00ebt e prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe pse KPK ka vendosur ta rikonfirmoj\u00eb Canin n\u00eb detyr\u00ebn e prokurorit, hetimi administrativ dhe denoncimet e shumta q\u00eb kan\u00eb ardhur kund\u00ebr tij n\u00eb Komision, kan\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb pah nj\u00eb list\u00eb t\u00eb gjat\u00eb shkeljes n\u00eb 2 nga 3 kriteret e vetingut &#8211; pasurin\u00eb dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, kjo list\u00eb e gjat\u00eb shkeljesh nuk e ka penguar konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit, pasi ato jan\u00eb justifikuar nga Komisioni me an\u00eb t\u00eb aplikimit t\u00eb parimit t\u00eb proporcionalitetit \u00a0dhe duke ja transferuar p\u00ebr inspektim K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb \u2013 organit kolegjiali ku Cani \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb an\u00ebtar.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i KPK-s\u00eb ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se subjekti ka arritur nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr sa i p\u00ebrket deklarimit t\u00eb pasuris\u00eb, nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb kontrollin e figur\u00ebs dhe nj\u00eb nivel \u2018s\u00eb paku minimal kualifikues\u2019 n\u00eb vler\u00ebsimin e aft\u00ebsive profesionale.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, vendimi i KPK-s\u00eb \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar nga Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit, ONM, i cili i ka rekomanduar Komisionerit Publik ankimimin e vendimit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb subjektit n\u00eb Kolegjin e Apelimit, pasi sipas tyre Cani \u00ebsht\u00eb konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet interpretimit t\u00eb gabuar t\u00eb ligjit t\u00eb vetingut nga KPK.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb nga q\u00ebllimet e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb rikonfirmimi i besimit t\u00eb publikut n\u00eb institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb,\u201d shprehet ONM.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb pik\u00ebpamjen ton\u00eb \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb konfirmohet n\u00eb detyr\u00eb nj\u00eb subjekt kur nuk jan\u00eb vler\u00ebsuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rregullt disa \u00e7\u00ebshtje q\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb besimin e publikut,\u201d shtoi ajo.<\/p>\n<p><strong>Hetime t\u00eb thelluara dhe tendencioze<\/strong><\/p>\n<p>Besnik Cani e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb Prokurori n\u00eb vitin 2003, i em\u00ebruar fillimisht n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs. P\u00ebrgjat\u00eb 15 viteve, ai ka drejtuar prokurorit\u00eb e Fierit, Shkodr\u00ebs dhe Elbasanit dhe s\u00eb fundmi \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar n\u00eb kabinetin e Prokurorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm. Cani ka qen\u00eb m\u00eb par\u00eb edhe an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit me p\u00ebrpar\u00ebsi, p\u00ebr shkak t\u00eb kandidimit t\u00eb tij n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb shortuar me 30 n\u00ebntor 2011.<\/p>\n<p>Me dat\u00eb 20 korrik 2018, trupi gjykues ka vendosur ta mbyll\u00eb hetimin vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb dhe ka njoftuar subjektin p\u00ebr rezultatet. Por, pasi shqyrtoi shpjegimet, dokumentacionin e depozituar dhe k\u00ebrkesat e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, trupi gjykues m\u00eb dat\u00eb 7 gusht 2018, vendosi rihapjen e hetimit mbi t\u00eb tri kriteret e rivler\u00ebsimit. M\u00eb dat\u00eb 15 n\u00ebntor KPK ka mbyllur hetimet p\u00ebr t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb procesit t\u00eb hetimit administrativ, Cani ka ngritur dy her\u00eb akuza ndaj relatorit Lulzim Hamitaj duke k\u00ebrkuar p\u00ebrjashtimin e tij nga \u00e7\u00ebshtja.<\/p>\n<p>\u201cKy komisioner po zhvillon hetime t\u00eb thelluara dhe tendencioze, me q\u00ebllim shkarkimin tim nga detyra,\u201d i shkruan Cani KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cEdhe pse nuk e njoh dhe nuk kam pasur asnj\u00eb takim apo problem me z. Hamitaj, ai ndoshta \u00ebsht\u00eb i influencuar nga njer\u00ebz q\u00eb m\u00eb duan t\u00eb keqen, dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb nuk mund t\u00eb jet\u00eb objektiv dhe i paansh\u00ebm n\u00eb rivler\u00ebsimin tim,\u201d shprehet ai, duke shtuar se Hamitaj nuk \u00ebsht\u00eb i besuesh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Probleme me pasurin\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>Si pjes\u00eb t\u00eb hetimit ndaj prokurorit Besnik Cani, KPK ka administruar raportet e dor\u00ebzuara n\u00eb Komision nga ILDKPKI, DSIK dhe Prokuroria e P\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p>N\u00eb raportin e dor\u00ebzuar n\u00eb KPK, Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasuris\u00eb dhe Konfliktit t\u00eb Interesit shprehet se subjekti ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb sakt\u00eb dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin, ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr ta justifikuar pasurin\u00eb, nuk ka fshehje pasurie, nuk ka deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe nuk gjendet n\u00eb situat\u00ebn e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej raportit t\u00eb ILDKPKI, KPK ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb hetim t\u00eb thelluar administrativ p\u00ebr verifikimin e v\u00ebrtet\u00ebsis\u00eb s\u00eb deklarimeve n\u00eb lidhje me gjendjen pasurore t\u00eb subjektit dhe personave t\u00eb lidhur; n\u00eb verifikimin e burimeve t\u00eb krijimit t\u00eb t\u00eb ardhurave dhe shpenzimeve, me q\u00ebllim evidentimin e munges\u00ebs s\u00eb mundshme, t\u00eb burimeve t\u00eb mjaftueshme financiare p\u00ebr t\u00eb justifikuar pasurit\u00eb; n\u00eb evidentimin e ndonj\u00eb fshehjeje t\u00eb mundshme t\u00eb sendeve n\u00eb pron\u00ebsi ose p\u00ebrdorim; n\u00eb evidentimin e ekzistenc\u00ebs s\u00eb mundshme t\u00eb deklarimeve t\u00eb rreme apo t\u00eb ndonj\u00eb konflikti t\u00eb interesave.<\/p>\n<p>Ky hetim \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 117 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, nj\u00eb truall me sip\u00ebrfaqe 633 m2 dhe nd\u00ebrtes\u00eb prej 112 m2, n\u00eb Paskuqan, Tiran\u00eb;\u00a0 truall me sip\u00ebrfaqe 363 m2 n\u00eb Paskuqan , nj\u00eb garazh me sip\u00ebrfaqe18.7 m2 dhe nj\u00eb autovetur\u00eb Mercedez Benz t\u00eb vitit 2006.<\/p>\n<figure id=\"attachment_55668\" aria-describedby=\"caption-attachment-55668\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20181123_173250_231118007-2_VbZvmVJ.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-55668 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20181123_173250_231118007-2_VbZvmVJ-600x390.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"390\" data-id=\"55668\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-55668\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Besnik Cani, gjat\u00eb nj\u00eb seance t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, &#8221; Foto : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Subjekti i rivler\u00ebsimit ka deklaruar n\u00eb deklarat\u00eb \u2018veting\u2019 truallin 633.9 m2 n\u00eb Paskuqan dhe nj\u00eb banes\u00eb private 100 m2, t\u00eb legalizuara nga ALUIZNI n\u00eb vitin 2008 dhe t\u00eb nd\u00ebrtuara me kursime nga emigracioni n\u00eb vitin 1993-1994. Cani ka deklaruar se kostoja e nd\u00ebrtimit t\u00eb banes\u00ebs ka qen\u00eb rreth 700 mij\u00eb lek\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn i mungon dokumentacioni.<\/p>\n<p>Komisioni\u00a0 ka konstatuar pasakt\u00ebsi dhe mosp\u00ebrputhje n\u00eb lidhje me deklarimet e ndryshme t\u00eb paraqitura nga subjekti n\u00eb deklaratat periodike si dhe n\u00eb formular\u00ebt e ALUIZNI-t, p\u00ebr sa u p\u00ebrket sip\u00ebrfaqeve t\u00eb truallit dhe t\u00eb banes\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtuar mbi t\u00eb; nd\u00ebrkoh\u00eb deklarimi i tok\u00ebs \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb ILDKPKI vet\u00ebm n\u00eb vitin 2008. Sipas Canit nd\u00ebrtesa n\u00eb Paskuqan \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar me krah\u00eb pun\u00eb falas nga t\u00eb af\u00ebrmit, nd\u00ebrkoh\u00eb mosp\u00ebrputhjet i ka justifikuar me faktin q\u00eb toka nuk ka qen\u00eb n\u00ebn pron\u00ebsi.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn e saj juridike, KPK shprehet se subjekti ka b\u00ebr\u00eb deklarime t\u00eb pasakta p\u00ebr sip\u00ebrfaqen e banes\u00ebs dhe tok\u00ebs dhe nuk ka dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb prov\u00eb p\u00ebr shpenzimet e kryera p\u00ebr banes\u00ebn. Megjithat\u00eb, sipas KPK-s\u00eb nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm pasi kjo do t\u00eb binte ndesh me parimin e proporcionalitetit.<\/p>\n<p>KPK ka hetuar edhe apartamentin me sip\u00ebrfaqe 117 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb bler\u00eb me kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrje n\u00eb vitin 2005 me vler\u00eb 69 mij\u00eb euro dhe pages\u00eb paraprake 21 mij\u00eb euro.\u00a0 Lidhur me burimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb k\u00ebsaj pagese, n\u00eb shum\u00ebn prej 21 mij\u00eb eurosh, subjekti ka deklaruar se ka p\u00ebrdorur, ve\u00e7 t\u00eb tjerash, edhe shum\u00ebn prej 3.500 USD, t\u00eb mbartura nga viti 2004, por q\u00eb nuk ka qen\u00eb e deklaruar si gjendje n\u00eb vitin 2004. Gjithashtu, deklarohet t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr pages\u00ebn e vler\u00ebs 21 mij\u00eb euro, edhe nj\u00eb hua prej 6 mij\u00eb eurosh e marr\u00eb nga z. P. T. \u2013 banues n\u00eb Greqi.<\/p>\n<p>P\u00ebr mosdeklarimin e shum\u00ebs 3500 USD n\u00eb vitin 2004 subjekti ka faj\u00ebsuar munges\u00ebn e eksperienc\u00ebs n\u00eb deklarim, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka kund\u00ebrshtuar metodologjin\u00eb dhe veprimet p\u00ebrllogarit\u00ebse t\u00eb kryera n\u00eb analiz\u00ebn financiare, pasi, sipas tij, i jan\u00eb konsideruar shpenzime jetike shum\u00eb m\u00eb t\u00eb larta sesa familja e tij ka pasur n\u00eb realitet. N\u00eb arsyetimin ligjor n\u00eb lidhje me faktet, Komisioni ka deklaruar se huaja \u00ebsht\u00eb konfirmuar nga t\u00eb af\u00ebrmit dhe nd\u00ebrkoh\u00eb mosdeklarimi i 3,500 USD n\u00eb vitin 2004 nuk ka sjell\u00eb pasoja.<\/p>\n<p>Analiza financiare e subjektit ka zbuluar gjithashtu probleme, pasi n\u00eb disa vite ai ka pasur munges\u00eb burimesh financiare. Subjekti ka nj\u00eb rezultat negative n\u00eb 5 vite me nj\u00eb vler\u00eb prej 819 mij\u00eb lek\u00eb. \u00a0N\u00eb lidhje me munges\u00ebn e burimeve financiare, si\u00e7 u tha edhe m\u00eb lart, subjekti i rivler\u00ebsimit ka kund\u00ebrshtuar metodologjin\u00eb dhe veprimet p\u00ebrllogarit\u00ebse t\u00eb kryera n\u00eb analiz\u00ebn financiare, pasi, sipas tij, jan\u00eb konsideruar shpenzime jetike t\u00eb larta.<\/p>\n<p>Edhe pse nuk i ka pranuar t\u00eb gjitha shpjegimet e subjektit, n\u00eb vler\u00ebsimin juridik n\u00eb lidhje me problematikat e analiz\u00ebs financiare, Komisioni \u00e7mon se pasakt\u00ebsit\u00eb dhe mungesat e burimeve financiare nuk jan\u00eb n\u00eb nivelin q\u00eb t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb shkarkimin e tij, p\u00ebr shkak t\u00eb parimit t\u00eb proporcionalitetit.<\/p>\n<p><strong>Aft\u00ebsit\u00eb profesionale<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr sa i p\u00ebrket aft\u00ebsive profesionale, nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb KPK nj\u00eb raport, sipas t\u00eb cilit Grupi i Pun\u00ebs \u00a0ka konkluduar se subjekti \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar shum\u00eb mir\u00eb p\u00ebr aft\u00ebsit\u00eb profesionale, organizative, integritetin, etik\u00ebn dhe angazhimin profesional.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn nga \u00e7\u00ebshtjet e shortuara dhe t\u00eb vler\u00ebsuara nga Grupi i Pun\u00ebs, Komisioni ka konstatuar disa problematika t\u00eb cilat nuk jan\u00eb evidentuar n\u00eb raport. \u00c7\u00ebshtja n\u00eb fjal\u00eb lidhet me kanosjen e nj\u00eb prokurori dhe \u00ebsht\u00eb hetuar gjat\u00eb koh\u00ebs kur Besnik Cani ka drejtuar prokurorin\u00eb e Elbasanit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimeve, prokurori i \u00e7\u00ebshtjes, Xh. S, ka vendosur d\u00ebrgimin p\u00ebr gjykim t\u00eb dosjes, vendim ky q\u00eb \u00ebsht\u00eb shfuqizuar nga Cani, i cili ka vendosur pushimin e saj. Arsyetimi i Canit p\u00ebr pushimin e \u00e7\u00ebshtjes nuk e ka bindur Komisionin. Sipas KPK-s\u00eb cil\u00ebsimi i vepr\u00ebs penale nga subjekti ka qen\u00eb i gabuar, kjo dosje ka pasur mang\u00ebsi profesionale dhe nj\u00eb hetim jo t\u00eb thelluar si dhe aplikim t\u00eb baz\u00ebs s\u00eb gabuar ligjore.<\/p>\n<p>Megjith\u00eb, gjetjet negative p\u00ebr subjektin nga rivler\u00ebsimi i k\u00ebsaj dosje penale, KPK ka vendosur t\u2019ia transferoj\u00eb vendimmarrjen p\u00ebr t\u00eb organit kompetent p\u00ebr inspektimin e shkeljeve disiplinore, KLP-s\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Etika profesionale <\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb aspektin e etik\u00ebs, Komisioni ka analizuar dy rrethana q\u00eb kan\u00eb krijuar dyshime mbi q\u00ebndrimin, qasjen dhe sjelljen e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit. E para \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb e lidhur midis subjektit dhe kompanis\u00eb Kastrati Sh.p.k dhe e dyta lidhet me p\u00ebrftimin e statusit t\u00eb familjes s\u00eb pastreh\u00eb nga K\u00ebshilli Bashkiak Fier.<\/p>\n<p>Subjekti ka lidhur me 27 janar 2016 nj\u00eb kontrat\u00eb me Kastrati Sh.p.k, duke dh\u00ebn\u00eb me qira truallin n\u00eb Paskuqan me sip\u00ebrfaqe rreth 1000 m2 p\u00ebr 25 vjet, n\u00eb t\u00eb cilin ndodheshin 2 godina. Sipas kontrat\u00ebs, Kastrati Sh.p.k do t\u00eb nd\u00ebrtonte me shpenzimet e saj nj\u00eb pik\u00eb karburanti, nga e cila subjekti do t\u00eb p\u00ebrfitonte 5 lek\u00eb p\u00ebr \u00e7do lit\u00ebr t\u00eb shitur. Subjekti p\u00ebrfiton gjithashtu 50 % t\u00eb qiras\u00eb mujore, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb 50% shkon p\u00ebr t\u00eb paguar kostot e nd\u00ebrtimit t\u00eb objektit. N\u00ebp\u00ebrmjet amendimit t\u00eb kontrat\u00ebs me 1 prill 2017, Kastrati Sh.p.k heq dor\u00eb nga administrimi i lavazhit dhe bar kafes\u00eb n\u00eb pik\u00ebn e karburantit, duke ia kaluar k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb subjektit.<\/p>\n<p>Nga hetimet e KPK-s\u00eb ka rezultuar se stacioni i shitjes s\u00eb karburantit administrohej nga Kastrati Sh.p.k, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb bar kafeja dhe lavazhi nga nj\u00eb kompani e regjistruar n\u00eb emrin e E.C- djalit t\u00eb subjektit me mosh\u00eb 18 vje\u00e7. Sipas tatimeve ky aktivitet ka pasur nj\u00eb qarkullim prej 4.4 milion\u00eb lek\u00eb dhe nj\u00eb fitim prej 1.5 milion\u00eb lek\u00eb. Nga shitja e karburantit subjekti ka p\u00ebrfituar 2.4 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2017 dhe 946 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn janar-qershor 2018, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00eb shum\u00eb e barabart\u00eb me fitimet ka shkuar p\u00ebr rimbursimin e investimit.<\/p>\n<figure id=\"attachment_55670\" aria-describedby=\"caption-attachment-55670\" style=\"width: 513px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20181123_173250_231118010-5_jnW10W3.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-55670\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20181123_173250_231118010-5_jnW10W3-513x400.jpg\" alt=\"\" width=\"513\" height=\"400\" data-id=\"55670\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-55670\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Besnik Cani, gjat\u00eb nj\u00eb seance t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, &#8221; Foto : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnia midis subjektit dhe kompanis\u00eb Kastrati Sh.p.k, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb form\u00eb pjes\u00ebmarrje \u2018de fakto\u2019 n\u00eb shoq\u00ebri dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak e papajtueshme me profesionin e prokurorit. \u00a0Gjithashtu, kjo rrethan\u00eb komplekse mund t\u00eb jet\u00eb shkak p\u00ebr c\u00ebnimin e etik\u00ebs profesionale dhe p\u00ebr humbjen e besimit t\u00eb publikut tek figura e nj\u00eb prokurori t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse, KPK \u00e7mon se kontrata midis subjektit dhe Kastrati Sh.p.k mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb konflikt interesi dhe shkak p\u00ebr pap\u00ebrshtatshm\u00ebri, e transferon gjithashtu k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje pran\u00eb KLP-s\u00eb, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ashtuquajturit parimi proporcionalitetit.<\/p>\n<p>Situata e dyt\u00eb e hetuar nga KPK n\u00eb lidhje me etik\u00ebn profesionale t\u00eb subjektit lidhet me akuzat p\u00ebr p\u00ebrfitimin e statusit si i pastreh\u00eb nga K\u00ebshilli Bashkiak Fier, p\u00ebr marrjen e nj\u00eb kredie t\u00eb but\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb ish kreu i bashkis\u00eb Fier dhe disa k\u00ebshilltar\u00eb vendor kan\u00eb qen\u00eb n\u00ebn hetim p\u00ebr mashtrim me kredit\u00eb e buta.<\/p>\n<p>Hetimet e Komisionit kan\u00eb zbuluar se bashk\u00ebshortja e subjektit ka aplikuar dhe ka p\u00ebrfituar statusin e familjes s\u00eb pastreh\u00eb. KPK ka shprehur dyshime n\u00ebse familja e prokurorit Cani i p\u00ebrmbushte kushtet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb status, por ajo nuk ka marr\u00eb kredi t\u00eb but\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet tij. Subjekti ka pretenduar se aplikimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nga e shoqja pa dijenin\u00eb e tij dhe se ky aplikim nuk ka pasur ndikim mbi procedimin ndaj kryebashkiakut t\u00eb regjistruar n\u00eb prokurori.<\/p>\n<p>N\u00eb arsyetimin e saj ligjor mbi k\u00ebt\u00eb rrethan\u00eb, KPK \u00ebsht\u00eb shprehur\u00a0 se fakti q\u00eb bashk\u00ebshortja ka aplikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme, krijon dyshimin e arsyesh\u00ebm s\u00eb ka p\u00ebrdorur pozicionin e bashk\u00ebshortit si drejtues i Prokuroris\u00eb Fier p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar privilegje \u2013 nj\u00eb veprim q\u00eb c\u00ebnon figur\u00ebn e magjistratit dhe besimin e publikut mbi sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb. Por edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, Komisioni ka vendosur t\u2019ia kaloj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen organit kompetent p\u00ebr inspektim t\u00eb shkeljeve disiplinore.<\/p>\n<p>Ndaj subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb KPK ka pasur 8 denoncime nga qytetar\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, nj\u00ebri nga t\u00eb cil\u00ebt lidhet me q\u00ebndrimin q\u00eb Cani ka mbajtur ndaj ish kryebashkiakut t\u00eb Fierit. Referuar dokumentacionit n\u00eb dosjen penale, KPK shprehet se rezulton se subjekti ka qen\u00eb drejtues i organit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Fier, n\u00eb faz\u00ebn e par\u00eb t\u00eb hetimeve n\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb fjal\u00eb, dhe deri n\u00eb momentin q\u00eb Cani ka mbuluar k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb, rezulton q\u00eb n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje kishte pasur vet\u00ebm nj\u00eb vendim mosfillimi \u2013 t\u00eb miratuar nga vet\u00eb subjekti \u2013 dhe m\u00eb von\u00eb t\u00eb shfuqizuar nga gjykata. KPK shprehet se p\u00ebrtej \u2018pasivitetit dhe munges\u00ebs s\u00eb efikasiteti hetimor\u2019 nuk konstaton prova p\u00ebr ndikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb dosje.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm, me dy rastet e etik\u00ebs profesionale, Komisioni vendos t\u2019ia delegoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen organit kompetent disiplinor. Nj\u00eb vendim t\u00eb ngjash\u00ebm \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga KPK edhe p\u00ebr denoncim p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb vitit 2006 n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs t\u00eb hetuar nga subjekti.<\/p>\n<p><strong>ONM kund\u00ebr Komisionit <\/strong><\/p>\n<p>Vendimi i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurorit Besnik Cani \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar nga Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit. ONM i rekomandoi me 25 janar Komisionerit Publik q\u00eb ta apeloj\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi vendimin e konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb subjektit, p\u00ebrfshir\u00eb transferimin e kat\u00ebr element\u00ebve t\u00eb saj tek organi kompetent disiplinor.<\/p>\n<p>Sipas ONM-s\u00eb nj\u00eb shqyrtim i drejt\u00eb i t\u00eb gjitha detajeve t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes duhet t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb shkarkimin e Canit p\u00ebr shkak se ai v\u00eb n\u00eb rrezik besimin e publikut mbi sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe e ka t\u00eb pamundur q\u00eb ti p\u00ebrmir\u00ebsoj t\u00eb metat e tij n\u00ebp\u00ebrmjet trajnimit.<\/p>\n<p>ONM n\u00ebnvizon q\u00eb subjekti \u00ebsht\u00eb konfirmuar nga KPK n\u00ebp\u00ebrmjet interpretimit t\u00eb gabuar t\u00eb disa neneve t\u00eb ligjit t\u00eb vetingut dhe i k\u00ebrkon Komisionerit Publik t\u00eb ankimoj\u00eb vendimin e Komisionit. Gjithashtu ONM i rekomandon Komisionerit Publik q\u00eb n\u00eb ankim t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb Kolegjit t\u00eb Apelimit t\u00eb shqyrtoj\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e transferimit t\u00eb disa dosjeve tek organi kompetent disiplinor, pasi shqyrtimi i k\u00ebtij aspekti do t\u00eb ket\u00eb ndikim t\u00eb madh n\u00eb vler\u00ebsimin e subjektit.<\/p>\n<p>\u201cMegjith\u00eb opinionin e ONM-s\u00eb t\u00eb dat\u00ebs 25 tetor, dhe megjith\u00ebse KPK ka pranuar se de fakto ekzistonte nj\u00eb kontrat\u00eb komerciale ose partneritet civil midis subjektit dhe Kastrati Sh.p.k, KPK d\u00ebshtoi t\u00eb shprehej mbi pajtueshm\u00ebrin\u00eb e saj me detyrat etike t\u00eb nj\u00eb prokurori sipas legjislacionit p\u00ebrkat\u00ebs,\u201d shkruan ONM.<\/p>\n<p>\u201cONM beson q\u00eb kjo kontrat\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me detyrimet etike t\u00eb nj\u00eb prokurori,\u201d shton ajo.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e konfirmimit t\u00eb prokurorit Cani, KPK vendos q\u00eb t\u2019i transferoj\u00eb organit kompetent disiplinor dy \u00e7\u00ebshtjet etik\u00ebs profesionale \u2013 kontrat\u00ebn me Kastrati Sh.p.k dhe statusin e familjes s\u00eb pastreh\u00eb, si dhe vler\u00ebsimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje nga Prokuroria e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb dhe nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje nga Prokuroria e Rrethit Gjyq\u00ebsor Elbasan.<\/p>\n<p>Sipas ONM-s\u00eb k\u00ebto transferime nuk i heqin KPK-s\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb rivler\u00ebsuar subjektin dhe n\u00eb rastin konkret Komisioni nuk \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb p\u00ebr arsyet e transferimit.<\/p>\n<p>ONM shprehet gjithashtu kund\u00ebr p\u00ebrdorimit t\u00eb parimit t\u00eb proporcionalitetit nga KPK, duke n\u00ebnvizuar se procesi i vetingut mb\u00ebshtet n\u00eb vler\u00ebsimin gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs. Sipas rekomandimit t\u00eb ONM-s\u00eb edhe vler\u00ebsimi nga Komisioni i nj\u00eb deklarate noteriale si prov\u00eb mbetet problematik, pasi kjo e fundit v\u00ebrteton deklaratat e nj\u00eb personi p\u00ebrpara noterit dhe jo fakte t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Gjithashtu, ONM shprehet se gjat\u00eb aplikimit t\u00eb parimit t\u00eb proporcionalitetit p\u00ebr analiz\u00ebn financiare, KPK pretendon se ka \u201cmbajtur nj\u00eb pozicion t\u00eb ngjash\u00ebm n\u00eb disa vendime t\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb Komisionit.\u2019 Kjo referenc\u00eb nuk sqarohet n\u00eb vendimin e KPK-s\u00eb dhe si rrjedhim mbetet e paqart\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas ONM-s subjekti ka c\u00ebnuar besimin e publikut te drejt\u00ebsia dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye duhet shkarkuar.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb nga q\u00ebllimet e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb rikonfirmimi i besimit t\u00eb publikut n\u00eb institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb,\u201d shprehet ONM.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb pik\u00ebpamjen ton\u00eb \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb konfirmohet n\u00eb detyr\u00eb nj\u00eb subjekt kur nuk jan\u00eb vler\u00ebsuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rregullt disa \u00e7\u00ebshtje q\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb besimin e publikut,\u201d p\u00ebrfundoi ajo.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Trupa gjyq\u00ebsore me relator Lulzim Hamitaj nuk \u00ebsht\u00eb shprehur qart\u00eb p\u00ebr list\u00ebn e gjat\u00eb t\u00eb shkeljeve etike, profesionale dhe deklarimeve t\u00eb pasakta mbi pasurin\u00eb t\u00eb prokurorit Besnik Cani \u2013 i cili u zgjodh an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, duke c\u00ebnuar sipas ONM-s\u00eb besimin e publikut te drejt\u00ebsia. \u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":55664,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,5],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20181123_173250_231118009-4_IMW2NNB-535x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55663"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55663"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55663\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":61638,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55663\/revisions\/61638"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/55664"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55663"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55663"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55663"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}