{"id":55910,"date":"2019-02-05T21:17:38","date_gmt":"2019-02-05T19:17:38","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=55910"},"modified":"2019-05-06T23:20:01","modified_gmt":"2019-05-06T23:20:01","slug":"fshehja-dhe-deklarimet-e-rreme-te-pasurise-sollen-shkarkimin-e-kryegjyqtarit-te-beratit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/fshehja-dhe-deklarimet-e-rreme-te-pasurise-sollen-shkarkimin-e-kryegjyqtarit-te-beratit\/2019\/02\/05\/","title":{"rendered":"Fshehja dhe deklarimet e rreme t\u00eb pasuris\u00eb soll\u00ebn shkarkimin e kryegjyqtarit t\u00eb Beratit"},"content":{"rendered":"<p>Agron Vavla nuk mundi t\u00eb justifikonte burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb pasurive. N\u00eb vendimin e zbardhur t\u00eb KPK rezulton se Vavla u fut n\u00eb telashe nd\u00ebrsa deklaroi nj\u00eb \u00e7mim t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb apartamentit t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe nuk deklaroi shpenzimet p\u00ebr shkollimin e t\u00eb birit.\u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_54780\" aria-describedby=\"caption-attachment-54780\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-54780\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20181219_113210-600x338.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"338\" data-id=\"54780\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-54780\" class=\"wp-caption-text\">Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Berat, Agron Vavla gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kryegjyqtari i Beratit Agron Vavla kishte porositur nj\u00eb apartament n\u00eb Qesarak t\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebr 44600 euro n\u00eb vitin 2008. Burimi i porosis\u00eb ishin kursimet dhe nj\u00eb hua 30 mij\u00eb euro prej nj\u00eb t\u00eb af\u00ebrmi. Por kontrata nuk u realizua. Vavla t\u00ebrhoqi pas parat\u00eb dhe kompania e nd\u00ebrtimit i pagoi edhe 2 mij\u00eb euro penalitet.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2015 Vavla u p\u00ebrfshi n\u00eb nj\u00eb transaksion tjet\u00ebr dhe bleu p\u00ebr 46200 euro nj\u00eb apartament n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb q\u00eb n\u00eb vendim cil\u00ebsohet si preferenciale. Vendimi i zbardhur i KPK s\u00ebfundmi tregon se Vavla bleu sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb zon\u00ebn mes Shkoll\u00ebs s\u00eb Baletit dhe Ambasad\u00ebs Amerikane n\u00eb Tiran\u00eb me nj\u00eb \u00e7mim sa gjysma e \u00e7mimit t\u00eb referenc\u00ebs.<\/p>\n<p>Vavla pretendoi se blerja ishte e justifikuar, por sipas trup\u00ebs gjykuese t\u00eb kryesuar nga Firdes Shuli, me \u00a0relatore Etleda \u00c7iftja dhe an\u00ebtar Roland Ilia argumentet e gjyqtarit t\u00eb shkarkuar nuk ishin bind\u00ebse. KPK gjeti edhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh t\u00eb tjera n\u00eb pasurin\u00eb e Vavl\u00ebs p\u00ebrfshi dyshimet se personi q\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb huan\u00eb nuk kishte mund\u00ebsi ta jepte at\u00eb, nd\u00ebrsa vler\u00ebsoi se ai ishte i shkarkuesh\u00ebm bazuar vet\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cReferuar p\u00ebr sa m\u00eb sip\u00ebr, Komisioni, arsyeton se pretendimi i paraqitur nga subjekti i rivler\u00ebsimit p\u00ebr sa i p\u00ebrket sip\u00ebrfaqes nuk q\u00ebndron, pasi apartamenti n\u00eb periferi t\u00eb Tiran\u00ebs, n\u00eb Qesarak, \u00ebsht\u00eb 127 m2 dhe i pand\u00ebrtuar, dhe ka kushtuar n\u00eb vler\u00ebn 44.625 euro nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb apartamenti i bler\u00eb nga subjekti i rivler\u00ebsimit, n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb Rr. \u201c***\u201d i cili ndodhet n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb preferuar dhe m2 t\u00eb apartament plus garazhin jan\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb sip\u00ebrfaqe 127 m2 ka kushtuar n\u00eb vler\u00ebn 46.280 euro\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e zbardhur.<\/p>\n<p>Vavla \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar gjyqtar n\u00eb vitin 1995. Pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij ai ka punuar gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Beratit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb vitin 2014 \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar kryetar gjykate. Vavla i kund\u00ebrshtoi gjetjet e Komisionit. Ai kund\u00ebrshtoi rivler\u00ebsimin vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb, nd\u00ebrsa i tha trup\u00ebs gjykuese: \u201cJu mbroni rrog\u00ebn tuaj, un\u00eb timen, do ushqej dhe un\u00eb f\u00ebmij\u00ebt\u201d. Ai pretendoi se gjetjet jan\u00eb t\u00eb pabazuara n\u00eb fakte e prova.<\/p>\n<p><strong>Problemet e apartamentit<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb s\u00ebr\u00eb transaksionesh p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb u kthyen n\u00eb problem p\u00ebr gjyqtarin e shkarkuar Agron Vavla. Vendimi i zbardhur i Komisionit tregon se Vavla u angazhua p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb vitin 2008 n\u00eb Qesarak\u00eb. KPK thot\u00eb se nga hetimet rezultuan nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh me datat e sigurimit t\u00eb t\u00eb ardhurave dhe koh\u00ebn e n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p>KPK po ashtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb vuri n\u00eb dyshim se personi q\u00eb i kishte dh\u00ebn\u00eb gjyqtarit nj\u00eb hua prej 30 mij\u00eb eurosh i kishte pasur mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb. N\u00eb vendim thuhet se Vavla d\u00ebshtoi t\u00eb provonte me dokumente se huadh\u00ebn\u00ebsi kishte pasur mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb huat\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit, ka munges\u00eb t\u00eb dokumentacionit justifikues ligjor nga personi tjet\u00ebr i lidhur, huadh\u00ebn\u00ebsi K.Sh., n\u00eb lidhje me burimin e krijimit t\u00eb shum\u00ebs prej 30.000 eurosh dh\u00ebn\u00eb hua\u201d, thuhet n\u00eb vendiin e zbardhur.<\/p>\n<p>Nga hetimi po ashtu rezultoi se huadh\u00ebn\u00ebsi, edhe pse kishte n\u00ebnshkruar nj\u00eb kontrat\u00eb huaje, nuk kishte qen\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb koh\u00ebn kur ishte n\u00ebnshkruar kontrata. Vavla pretendoi se kontrata ishte orgjinale. Ai i k\u00ebrkoi KPK t\u00eb b\u00ebnte eksperimentim t\u00eb firm\u00ebs dhe po ashtu k\u00ebmb\u00ebnguli q\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsi t\u00eb thirrej si d\u00ebshmitar\u00eb. Komisioni i refuzoi pretendimet e subjektit.<\/p>\n<p>Komisioni po ashtu shprehet se Vavla nuk mundi t\u00eb shpjegonte se si kishte bler\u00eb apartamentin me gjysm\u00ebn e \u00e7mimit t\u00eb referenc\u00ebs. Dy kontrata t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrta q\u00eb Vavla paraqiti nuk u cil\u00ebsuan t\u00eb mjaftueshme nga KPK, q\u00eb tha se n\u00eb to kishte kushte te t\u00eb tjera blerje dhe afate t\u00eb tjera pagese.<\/p>\n<p>Komisioni e llogariti apartamentin e bler\u00eb nga Vavla me \u00e7mim 780 euro p\u00ebr met\u00ebr katror\u00eb, nd\u00ebrsa ai kishte deklaruar t\u00eb \u00a0bler\u00eb me 383 euro metrin. Vavla shpjegoi diferenc\u00ebn vog\u00ebl mes \u00e7mimit t\u00eb apartamentit n\u00eb Qesarak\u00eb dhe at\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb me sip\u00ebrfaqen m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb dytit, por KPK tha se duke llogaritur garazhin dy apartamentet ishin me sip\u00ebrfaqe t\u00eb ngjashme. \u201cKomisioni, \u00e7mon se \u00e7mimi i apartamentit, bler\u00eb n\u00eb vitin 2015, i p\u00ebrfunduar, nuk mund t\u00eb jet\u00eb af\u00ebrsisht sa nj\u00eb apartament i pap\u00ebrfunduar n\u00eb Qesarak\u00eb, Tiran\u00eb, zon\u00eb periferike, si\u00e7 pretendon subjekti\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Komisioni shprehet se krijoi bindjen se subjekti i rivler\u00ebsimit ka paraqitur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb pasurin\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi duke mos provuar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e rezultatit t\u00eb Komisionit se \u00e7mimi i k\u00ebtij apartamenti \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb lir\u00eb se vlera e tregut p\u00ebr k\u00ebt\u00eb zon\u00eb. Po ashtu KPK gjeti se bazuar n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb vitit 2015 duke marr\u00eb parasysh edhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pretendimeve t\u00eb subjektit rezulton se ai ka munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme prej rreth 2.5 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Mosdeklarim i shpenzimeve p\u00ebr shkollimin e djalit <\/strong><\/p>\n<p>Hetimi i Komisionit zbuloi se Vavla nuk kishte deklaruar n\u00eb \u201cDeklarat\u00ebn Veting\u201d shpenzimet p\u00ebr shkollimin e t\u00eb birit n\u00eb SHBA. \u201cNga hetimit administrativ kryesisht u konstatua se, subjekti i rivler\u00ebsimit, nuk ka deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cVetting\u201d t\u00eb vitit 2017 shpenzimet p\u00ebr shkollimin dhe jetes\u00ebn e personit t\u00eb lidhur\/djalit t\u00eb subjektit n\u00eb SHBA si dhe sponorizimin e b\u00ebr\u00eb nga, z. L.B., n\u00eb vitin 2016\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb Vavla nuk kishte deklaruar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shpenzimesh t\u00eb kryera p\u00ebr shkollimin e t\u00eb birit dhe vet\u00ebm pas konstatimit nga KPK deklaroi shum\u0451n prej 76.020,04 USD p\u00ebr vitet 2016 dhe 2017. Si burim t\u00eb k\u00ebtyre shpenzimeve gjyqtari i shkarkuar deklaroi sposorizim nga kunati i tij n\u00eb shum\u00ebn 34.9 mij\u00eb dollar\u00eb, 8 mij\u00eb dollar\u00eb para t\u00eb marra nga Shqip\u00ebria si t\u00eb ardhura nga prind\u00ebrit e Vavlas dhe t\u00eb af\u00ebrm t\u00eb djalit. Po ashtu ai deklaroi se i biri kishte siguruar rreth 12 mij\u00eb dollar\u00eb nga pun\u00ebsimi online.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb 23 mij\u00eb dollar\u00eb ishin kredi e marr\u00eb prej nj\u00eb shtetasi amerikan n\u00eb em\u00ebr t\u00eb subjektit, e cila do t\u00eb shlyej nga djali pasi ai t\u00eb mbaronte studimet. Por KPK doli n\u00eb p\u00ebrfundimin se \u201cSubjekti rivler\u00ebsimit ka fshehur n\u00eb deklarat\u00eb \u201cVetting\u201d sponsorizimin e b\u00ebr\u00eb nga, z. L.B., n\u00eb shum\u00ebn 18.230.90 USD n\u00eb vitin 2016, duke mos e deklaruar tek detyrimet\u201d.<\/p>\n<p>Po ashtu Komisioni tha se sponsorizuesi nuk justifikoi ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimit t\u00eb krijimit t\u00eb t\u00eb ardhurave, nd\u00ebrsa munges\u00eb dokumentacioni kishte edhe p\u00ebr t\u00eb ardhurat q\u00eb pretendohej se kishte siguruar djali nga pun\u00ebsimi online.<\/p>\n<p>Pretendimi t\u00eb Vavlas se personat q\u00eb kishin ndihmuar t\u00eb birin ishin shtetas amerikan\u00eb dhe se ai nuk mund t\u00eb merrte dokumentet p\u00ebr parat\u00eb e dh\u00ebna prej tyre, u kund\u00ebrshtuan nga Komisioni. \u201cEdhe n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb prapsim, sikurse n\u00eb pik\u00ebn 5.24 , Komisioni, argumenton se pavar\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb shtet\u00ebsie ka dhuruesi apo mb\u00ebshtet\u00ebsi, sipas nenit 32, pika 4, e ligjit nr. 84\/2016, ai ka detyrimin p\u00ebr t\u00eb justifikuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimit t\u00eb krijimit t\u00eb t\u00eb ardhurave\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Probleme u gjet\u00ebn edhe sa i p\u00ebrket blerjes s\u00eb nj\u00eb makine \u00a0\u201cMercedes Benz\u201d, marka X3, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn sipas Komisionit Vavla nuk provoi \u00e7mimin e blerjes. Me munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme rezultoi edhe analiza finaciare, KPK thot\u00eb se pranoi disa prap\u00ebsime nga Vavla, por ai s\u00ebrish rezultoi se nuk kishte mjaftuesh\u00ebm t\u00eb ardhura p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb shpenzimet e pretenduara.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti i rivler\u0451simit ka munges\u0451 t\u0451 burimeve financiare t\u0451 ligjshme p\u0451r t\u0451 krijuar dy depozitat : (i) n\u00eb shum\u00ebn 3.600 euro + 320.000 lek\u00eb dhe (ii) depozit\u00ebn n\u00eb shum\u00eb prej 185.571 lek\u00ebsh, depozita t\u00eb cilat kan\u00eb sh\u00ebrbyer si burim fillestar p\u00ebr krijimin e shum\u00ebs 2.100.000 lek\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb vendim. Para t\u00eb pretenduara prej Valv\u00ebs q\u00eb i kishte pasur n\u00eb vitin 2002 nuk u mor\u00ebn parasysh nga Komisioni, pasi nuk ishin deklaruar n\u00eb vitin 2003.<\/p>\n<p>N\u00eb fund KPK gjeti se Vavla kishte kryer disa deklarime t\u00eb rreme, kishte munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme financiare dhe po ashtu kishte disa pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarime. Komisioni tha se arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se Vavla kishte fshehur detyrimet e djalit ndaj nj\u00eb personi t\u00eb tret\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 18 mij\u00eb dollar\u00eb. \u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe ka munges\u00eb t\u00eb mjeteve financiare nga burime t\u00eb ligjshme nga viti 2003 deri n\u00eb vitin 2016, n\u00eb shum\u00ebn -5.7 milion lek\u00eb, p\u00ebr t\u00eb justifikuar deklarimet e b\u00ebra nd\u00ebr vite\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e KPK q\u00eb vendosi shkarkimin e tij.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Agron Vavla nuk mundi t\u00eb justifikonte burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb pasurive. N\u00eb vendimin e zbardhur t\u00eb KPK rezulton se Vavla u fut n\u00eb telashe nd\u00ebrsa deklaroi nj\u00eb \u00e7mim t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb apartamentit t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe nuk deklaroi shpenzimet p\u00ebr shkollimin e t\u00eb birit.\u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":69607,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,5],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20181219_113210-600x338.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55910"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=55910"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55910\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62280,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/55910\/revisions\/62280"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69607"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=55910"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=55910"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=55910"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}