{"id":56274,"date":"2019-02-13T16:34:21","date_gmt":"2019-02-13T14:34:21","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=56274"},"modified":"2019-05-06T23:20:00","modified_gmt":"2019-05-06T23:20:00","slug":"kpk-ngre-dyshime-mbi-pasurine-e-prokurorit-artan-bajrami","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-ngre-dyshime-mbi-pasurine-e-prokurorit-artan-bajrami\/2019\/02\/13\/","title":{"rendered":"KPK ngre dyshime mbi pasurin\u00eb e prokurorit Artan Bajrami"},"content":{"rendered":"<p>Drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit t\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda Artan Bajrami u p\u00ebrball n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore pran\u00eb KPK-s\u00eb me dyshimet rreth burimit t\u00eb pasuris\u00eb dhe mbi pron\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb makine. Bajrami k\u00ebrkoi t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb dhe \u201cnj\u00eb pasakt\u00ebsi t\u00eb mos p\u00ebrdorej p\u00ebr vler\u00ebsimin e gjith\u00eb karrier\u00ebs\u201d.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_56275\" aria-describedby=\"caption-attachment-56275\" style=\"width: 300px\" class=\"wp-caption alignright\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Artan-Bajrami.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-medium wp-image-56275\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Artan-Bajrami-300x225.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"225\" data-id=\"56275\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-56275\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Artan Bajrami. Foto: BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Artan Bajrami e cil\u00ebsoi nj\u00eb \u201clapsus prej neglizhenc\u00ebs\u201d deklarimin n\u00eb \u201cDeklarat\u00ebn Veting\u201d se nj\u00eb pages\u00eb sipas tij prej 1.3 milion\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti 110 metra katror\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2000, kishte si burim kursimet dhe shitjen e nj\u00eb sht\u00ebpie n\u00eb Gramsh.<\/p>\n<p>Bajrami, si\u00e7 iu vu n\u00eb dukje nga relatorja gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb zhvilluar t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn pran\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, kishte pranuar n\u00eb nj\u00eb deklarim t\u00eb m\u00ebvonsh\u00ebm se pagesa, q\u00eb sipas Komisionit ishte 1.5 milion\u00eb lek\u00eb, ishte b\u00ebr\u00eb prej baxhanakut t\u00eb tij, biznesmenit Llazar Angjeli.<\/p>\n<p>Ky deklarim i pasakt\u00eb ishte edhe fokusi kryesor i seanc\u00ebs d\u00ebgjimore p\u00ebr Bajramin, i cili prej 14 vjet\u00ebsh \u00ebsht\u00eb drejtues i Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit p\u00ebr Krimet e R\u00ebnda (PAKR). Trupa gjykuese e kryesuar nga Valbona Sanxhaktari, me relatore Suela Zhegu dhe an\u00ebtare Brunilda Bekteshi, b\u00ebri me dije se kishte hetuar prokurorin n\u00eb t\u00eb tre kriteret.<\/p>\n<p>Institucionet ndihm\u00ebse, Inspektorati i Lart\u00eb i Deklarimit e Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesit (ILDKPKI), Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar (DSIK) dhe Prokuroria e P\u00ebrgjithshme dor\u00ebzuan raporte pozitive p\u00ebr Bajramin.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, KPK n\u00eb relacion i m\u00ebshoi gjetjeve t\u00eb pasakt\u00ebsive n\u00eb deklarimin e burimit t\u00eb krijimit t\u00eb apartamentit, mospages\u00ebn e 10 mij\u00eb dollar\u00ebve p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb Golem pavar\u00ebsisht kontrat\u00ebs s\u00eb shitblerjes, dyshimeve mbi pron\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb makine BMW X5 dhe mosdeklarimin para vitit 2014 t\u00eb pronave pyll e ar\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituara nga Komisioni p\u00ebr Kthimin e Kompensimin e Pronave (KKKP).<\/p>\n<p>Bajrami pranoi para komisionit pasakt\u00ebsin\u00eb, por tha se shpresonte \u201cq\u00eb kjo pasakt\u00ebsi t\u00eb mos ndikonte n\u00eb vler\u00ebsimin e gjith\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tij\u201d. Ai tha se p\u00ebr 14 vjet ai vet\u00eb dhe institucioni q\u00eb drejtonte nuk kishin c\u00ebnuar besimin e publikut te drejt\u00ebsia dhe se nj\u00eb neglizhenc\u00eb nuk mund t\u00eb prishte statistikat e pun\u00ebs s\u00eb tij dhe institucionit. Ai k\u00ebrkoi t\u00eb konfirmohej.<\/p>\n<p><strong>Deklarimi i pasakt\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Relatorja Suela Zhegu vuri n\u00eb dukje se pavar\u00ebsisht raportit pozitiv nga ILDKPKI, Bajramit i ishin gjetur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh mbi pasurit\u00eb pas hetimit t\u00eb thelluar t\u00eb KPK-s\u00eb. Zhegu theksoi se Bajrami kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb n\u00eb \u201cDeklarat\u00ebn Veting\u201d. Ai kishte deklaruar aty se nj\u00eb pages\u00eb sipas Zhegut prej 1.5 milion\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb apartamentin 110 metra katror\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2000 ishte mbuluar nga kursimet dhe nga shitja e nj\u00eb sht\u00ebpie n\u00eb Gramsh p\u00ebr 4 mij\u00eb dollar\u00eb.<\/p>\n<p>KPK, si\u00e7 del nga relacioni, kishte zbuluar se ky deklarim ishte i pasakt\u00eb. Nd\u00ebr t\u00eb tjera 4 mij\u00eb dollar\u00eb q\u00eb supozohej t\u00eb ishin shpenzuar n\u00eb vitin 2000, rezultonin t\u00eb ishin deklaruar kursime nga Bajrami n\u00eb vitin 2003. Relatorja vuri n\u00eb dukje se kur i ishte kaluar barra e prov\u00ebs rreth k\u00ebtij deklarimi Bajrami kishte ndryshuar at\u00eb duke i th\u00ebn\u00eb KPK-s\u00eb se parat\u00eb p\u00ebr t\u00eb paguar k\u00ebt\u00eb k\u00ebst t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb i ishin dhuruar nga baxhanaku, Llazar Angjeli.<\/p>\n<p>Angjeli, biznesmen n\u00eb fush\u00ebn e hidrokarbureve dhe produkteve ushqimore, doli sipas relacionit, se kishte b\u00ebr\u00eb po ashtu edhe dhurata t\u00eb tjera familjes s\u00eb prokurorit, p\u00ebrfshi pages\u00ebn e qiras\u00eb pas transferimit n\u00eb Tiran\u00eb dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb ndihmash t\u00eb tjera n\u00eb vler\u00eb 2.2 milion\u00eb lek\u00eb. KPK tha se personi i lidhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kishte burim t\u00eb ligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Bajrami tha gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij se kishte nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ngusht\u00eb familjare me baxhanakun, gj\u00eb q\u00eb shpjegonte dhuratat. Ai po ashtu i tha KPK-s\u00eb se n\u00eb vitin 2000, Angjeli ishte ofruar t\u00eb blinte apartamentin dhe t\u2019ia linte atij n\u00eb p\u00ebrdorim pa d\u00ebmshp\u00ebrblim. Prokurori tha se p\u00ebr shkak t\u00eb karakterit dhe dinjitetit nuk e kishte pranuar k\u00ebt\u00eb dhurat\u00eb, por kishte pranuar pages\u00ebn e k\u00ebstit p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb dhe se pjes\u00ebn tjet\u00ebr 5 milion\u00eb lek\u00eb e kishte paguar me kredi.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb nuk i kisha par\u00eb as n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr 40 mij\u00eb dollar\u00eb\u201d, tha Bajrami, nd\u00ebrsa pohoi se baxhanaku ishte n\u00eb gjendje shum\u00eb t\u00eb mir\u00eb ekonomike.<\/p>\n<p>Ai tha se kishte fatura q\u00eb sqaronin faktin se pagesa ishte b\u00ebr\u00eb prej Angjelit dhe jo prej tij dhe po ashtu pranoi pasakt\u00ebsin\u00eb duke k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb shihej si lapsus i tij.<\/p>\n<p>\u201cKur u miratua kredia, u ndjeva sikur m&#8217;i kishin falur ato para\u201d, tha Bajrami duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohej se megjith\u00ebse kishte pranuar dhurata nga baxhanaku, pranimi i pages\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb sht\u00ebpin\u00eb nuk ishte i pranuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>I pyetur nga Komisionerja Bekteshi n\u00ebse kishte dokument ligjor q\u00eb provonte dhurimin, prokurori p\u00ebrs\u00ebriti dor\u00ebzimi e faturave t\u00eb pagesave t\u00eb k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb dhe b\u00ebri po ashtu nj\u00eb shpjegim t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve me baxhanakun. Ai tha se kishte dor\u00ebzuar edhe nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale t\u00eb Angjelit, q\u00eb sipas tij, nj\u00eb burr\u00eb n\u00eb mosh\u00eb 80-vje\u00e7are q\u00eb nuk kishte pse t\u00eb b\u00ebnte deklarime t\u00eb rreme.<\/p>\n<p>Prokurori pretendoi se nuk kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe as kishte synuar t\u00eb fshihte pasurin\u00eb, sipas tij, prov\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ishte fakti se ai kishte deklaruar n\u00eb vitin 2003 se shuma prej 4 mij\u00eb dollar\u00ebsh q\u00eb ishte p\u00ebrfituar nga shitja e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Gramsh ishte e kursyer. Ai tha se nuk mund ta kishte kursyer k\u00ebt\u00eb shum\u00eb n\u00ebse do e kishte p\u00ebrdorur at\u00eb 3 vjet m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Makina dhe sht\u00ebpia n\u00eb Golem<\/strong><\/p>\n<p>Lidhja financiare mes familjes Bajrami dhe asaj t\u00eb baxhanakut u p\u00ebrmend s\u00ebrish nga KPK kur u vu n\u00eb dukje se prokurori dhe i biri kishin p\u00ebrdorur kryesisht p\u00ebr dalje jasht\u00eb vendit, por edhe brenda Shqip\u00ebris\u00eb nj\u00eb makin\u00eb BMW X5 q\u00eb rezultonte n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb sigurimeve \u201cAN SECURITY\u201d, q\u00eb si\u00e7 doli gjat\u00eb seanc\u00ebs, drejtohej nga djali i Llazar Angjelit.<\/p>\n<p>Relatorja tha se policat e sigurimit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb makin\u00eb ishin paguar nga Bajrami dhe i biri dhe n\u00ebse n\u00eb disa raste ata ishin sh\u00ebnuar aty si p\u00ebrdorues, n\u00eb raste t\u00eb tjera ishin sh\u00ebnuar si pronar\u00eb, gj\u00eb q\u00eb ngjalli dyshime p\u00ebr pasuri t\u00eb fshehur.<\/p>\n<p>Prokurori mohoi q\u00eb makina t\u00eb ishte n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij dhe t\u00eb birit. Ai sqaroi \u00e7\u00ebshtjen e policave t\u00eb sigurimit q\u00eb sipas tij kishte t\u00eb b\u00ebnte me faktin se i biri kishte punuar n\u00eb kompanin\u00eb e kush\u00ebririt t\u00eb tij. Ai tha se vet\u00eb nuk kishte pasur nevoj\u00eb p\u00ebr makin\u00eb pasi me ligj q\u00eb prej vitit 2004 ishte i pajisur me makin\u00eb dhe me shofer p\u00ebr shkak t\u00eb funksionit.<\/p>\n<p>Komisioni po ashtu e kishte gjetur si jo bind\u00ebs arsyetimin e Bajramit se pse ai nuk kishte paguar 10 mij\u00eb euro p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb Golem. Sipas relatores, nga kontrata ishte parashikuar q\u00eb vet\u00ebm 1500 euro mund t\u00eb mbaheshin deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e apartamentit, por prokurori nuk kishte shlyer 10 mij\u00eb dollar\u00eb.<\/p>\n<p>Bajrami p\u00ebrs\u00ebriti n\u00eb KPK shpjegimin e tij se kjo shum\u00eb ishte mbajtur pasi apartamenti ishte ende pa hipotek\u00eb dhe madje n\u00eb proces legalizimi. Ai tha se kishte sjell\u00eb po ashtu kontrata t\u00eb tjera n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin pallat, ku pagesat nuk ishin kryer pasi nd\u00ebrtuesi nuk kishte mund\u00ebsuar pajisjen me hipotek\u00eb. Ai tha se k\u00ebsti i fundit do t\u00eb paguhej n\u00eb momentin q\u00eb merrej hipoteka.<\/p>\n<p>KPK po ashtu tha se Bajrami kishte deklaruar vet\u00ebm n\u00eb vitin 2014 kthimin e nj\u00eb prone n\u00eb fshatin e lindjes n\u00eb Gramsh. Sipas relatores b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb sip\u00ebrfaqe pylli dhe tok\u00eb ar\u00eb n\u00eb zot\u00ebrim t\u00eb familjes s\u00eb prokurorit, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ky kishte marr\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb dhe nj\u00eb pjes\u00eb i ishte njohur e drejta p\u00ebr kompensim. KPK vuri n\u00eb dukje se ajo nuk ishte deklaruar m\u00eb her\u00ebt se viti 2014 edhe pse ishte p\u00ebrfituar m\u00eb her\u00ebt. Bajrami nuk ndaloi t\u00eb jepte shpjegime rreth k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>KPK vuri n\u00eb dukje se ndaj Bajramit nuk kishte asnj\u00eb denoncim dhe se ai kishte marr\u00eb vler\u00ebsim pozitiv si nga DSIK si nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme n\u00eb kriterin profesional. Sipas KPK-s\u00eb ndaj tij nuk kishte pasur asnj\u00eb v\u00ebrejtje dhe se p\u00ebrgjith\u00ebsisht Gjykata e Apelit e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda kishte pranuar konkluzionet e akuz\u00ebs n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb ai kishte p\u00ebrfaq\u00ebsuar.<\/p>\n<p>Lexo m\u00eb shum\u00eb:<\/p>\n<p><a href=\"\/?p=56162\">Skeda e pasuris\u00eb s\u00eb deklaruar-Artan Bajrami-Prokuroria e Apelit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda<\/a><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit t\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda Artan Bajrami u p\u00ebrball n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore pran\u00eb KPK-s\u00eb me dyshimet rreth burimit t\u00eb pasuris\u00eb dhe mbi pron\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb makine. Bajrami k\u00ebrkoi t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb dhe \u201cnj\u00eb pasakt\u00ebsi t\u00eb mos p\u00ebrdorej p\u00ebr vler\u00ebsimin e gjith\u00eb karrier\u00ebs\u201d.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":69596,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Artan-Bajrami-300x225.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56274"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=56274"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56274\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62262,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56274\/revisions\/62262"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69596"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=56274"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=56274"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=56274"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}