{"id":56281,"date":"2019-02-13T18:11:28","date_gmt":"2019-02-13T16:11:28","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=56281"},"modified":"2019-05-07T01:21:08","modified_gmt":"2019-05-07T01:21:08","slug":"kolegji-shqyrton-ankimin-kunder-anetares-te-klp-se-antoneta-sevdari","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-shqyrton-ankimin-kunder-anetares-te-klp-se-antoneta-sevdari\/2019\/02\/13\/","title":{"rendered":"Kolegji shqyrton ankimin kund\u00ebr an\u00ebtares t\u00eb KLP-s\u00eb Antoneta Sevdari"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Apelimit d\u00ebgjoi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn parashtrimet e komisionerit publik dhe mbrojtjes, p\u00ebr ankimin e vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurores Antoneta Sevdari.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_56282\" aria-describedby=\"caption-attachment-56282\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/sevdari.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-56282\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/sevdari-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"56282\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-56282\" class=\"wp-caption-text\">KPA shqyrton ankimin ndaj prokurores Antoneta Sevdari | Foto : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Trupa gjykuese e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Luan Daci kryesues, Sokol \u00c7omo relator dhe an\u00ebtar\u00ebt Ardian Hajdari, Ina Rama dhe Rezarta Schuetz, nisi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn shqyrtimin e ankimit t\u00eb Komisionerit Publik ndaj vendimit t\u00eb Komsionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurores Antoneta Sevdari &#8211; aktualisht an\u00ebtare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioneri Dariel Sina k\u00ebrkoi rihapjen e hetimeve duke pretenduar KPK nuk ka kryer hetim t\u00eb plot\u00eb, nd\u00ebrsa prokurorja Sevdari e cil\u00ebsoi t\u00eb plot\u00eb vendimin e KPK-s\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, trupa gjykuese e KPA-s\u00eb i njohu pal\u00ebt me nj\u00eb denoncim t\u00eb ri t\u00eb adresuar ndaj an\u00ebtares s\u00eb KLP-s\u00eb.<\/p>\n<p>Sevdari e ka filluar karrier\u00ebn si prokurore n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Durr\u00ebs n\u00eb vitin 2002 dhe n\u00eb vitin 2013 ajo \u00ebsht\u00eb transferuar n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb, ku ka qen\u00eb pjes\u00eb e task-forc\u00ebs kund\u00ebr krimit ekonomik dhe korrupsionit. Ajo u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb nga KPK me 18 korrik.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik, Dariel Sina theksoi se e \u00e7mon t\u00eb pa plot\u00eb hetimin e KPK-s\u00eb p\u00ebr pasurin\u00eb dhe aspektin profesional t\u00eb prokurores dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht an\u00ebtares s\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb, Antoneta Sevdari.<\/p>\n<p>Lidhur me pasurin\u00eb e paluajtshme &#8211; tok\u00eb ar\u00eb dhe banes\u00eb, n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me bashk\u00ebshortin, Sina shpjegoi se jan\u00eb deklaruar si burim i krijimit t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga emigracioni deri n\u00eb vitin 2003. P\u00ebr t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga bashk\u00ebshorti i Sevdarit n\u00eb emigrim, komisioneri n\u00ebnvizoi se pran\u00eb KPK-s\u00eb jan\u00eb dor\u00ebzuar akte vet\u00ebm p\u00ebr tre muaj, por q\u00eb nuk provojn\u00eb pun\u00ebsimin e tij n\u00eb Greqi. Sipas Sin\u00ebs, deklarimi p\u00ebr rreth 3 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb siguruara nga emigracioni n\u00eb Greqi, duhet t\u00eb shoq\u00ebrohet me dokumentacion ligjor. Ai shtoi se nuk \u00ebsht\u00eb depozituar asnj\u00eb kontrat\u00eb p\u00ebr pun\u00ebsimin e tij jasht\u00eb shtetit. Komsioneri theksoi se nuk ka ndonj\u00eb dokumentacion ligjor edhe p\u00ebr transferimin e k\u00ebtyre shumave t\u00eb parave.<\/p>\n<p>Sina u ndal edhe n\u00eb deklarimet e kryera p\u00ebr nj\u00eb apartament 101 m2 n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb prokurores t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2011. Sipas Sin\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb aset nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar burimi i krijimit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb KPK ka gjetur se bashk\u00ebshort\u00ebt kishin t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri. Komisioneri Publik e vler\u00ebson t\u00eb mang\u00ebt hetimin e KPK-s\u00eb p\u00ebr burimin financiar t\u00eb apartamentit 101 m2.\u00a0 Sina k\u00ebrkoi rihapjen e hetimeve p\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve financiare q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr krijimin e k\u00ebtyre pasurive.<\/p>\n<p>Gjithashtu, ai deklaroi se gjat\u00eb procesit t\u00eb hetimit administrativ n\u00eb KPK nuk ishte kryer hetim i plot\u00eb edhe lidhur me deklarimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb bashk\u00ebshortit Sevdari t\u00eb siguruara n\u00eb Arabin\u00eb Saudite n\u00eb vitin 2003 &#8211; ku ka deklaruar se \u00ebsht\u00eb paguar me 12 mij\u00eb euro p\u00ebr pun\u00ebn si gjeomet\u00ebr.<\/p>\n<p>Edhe lidhur me t\u00eb ardhura t\u00eb tjera n\u00eb vler\u00ebn e rreth 20 mij\u00eb dollar\u00ebve t\u00eb deklaruara se jan\u00eb p\u00ebrfituar nga puna e bashk\u00ebshortit t\u00eb prokurores Sevdari n\u00eb Arabin\u00eb Saudite n\u00eb vitin 2006, komsioneri ka vler\u00ebsuar se nuk ka dokumentacion p\u00ebr t\u2019u konsideruar si burim i ligjsh\u00ebm dhe se nuk jan\u00eb paguar detyrimet tatimore.<\/p>\n<p>Komsioneri evidentoi se edhe lidhur me fitimet nga biznesi i bashk\u00ebshortit t\u00eb Sevdarit n\u00eb vler\u00ebn e rreth 3.2\u00a0 milion\u00eb lek\u00ebve, KPK nuk ka hetuar p\u00ebr pagimin\u00a0 detyrimeve tatimore. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Sina u shpreh se autoritetet tatimore kan\u00eb deklaruar t\u00eb dh\u00ebna kontradiktore, kur n\u00eb nj\u00eb rast jan\u00eb shprehur se bashk\u00ebshorti Sevdarit nuk ka shlyer asnj\u00eb detyrim, nd\u00ebrsa me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb shkrese tjet\u00ebr ka sqaruar se nuk \u00ebsht\u00eb objekt tatimi.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjitha konstatimet e sip\u00ebrcituara, komsioneri i k\u00ebrkoi trup\u00ebs gjykuese t\u00eb KPA q\u00eb t\u00eb ri \u00e7el\u00eb hetimet.<\/p>\n<p>Lidhur me aft\u00ebsit\u00eb profesionale, komisioneri Sina u shpreh se prokurorja Sevdari nuk ka ankimuar vendimin e gjykat\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb zyrtar q\u00eb kishte hetuar, me pretendimin se priste zbardhjen e vendimit dhe kishte nj\u00eb familjar t\u00eb s\u00ebmur\u00eb. Sina e vler\u00ebsoi si munges\u00eb t\u00eb arsyetimit ligjor dhe t\u00eb aft\u00ebsive organizative p\u00ebr p\u00ebrballimin e pun\u00ebs. Komsioneri k\u00ebrkoi q\u00eb kjo t\u00eb trajtohet s\u00eb bashku me denoncimet e kryera ndaj saj.<\/p>\n<p>\u201cHetimi i komisionit ka munguar p\u00ebr disa nga 10 denoncimet e kryera. Vet\u00ebm p\u00ebr 4 prej tyre ka k\u00ebrkuar dokumentet. Provat dhe hetimi i komisionit jan\u00eb t\u00eb pamjaftueshme,\u201d u shpreh nd\u00ebr t\u00eb tjera komisioneri Sina. N\u00eb p\u00ebrfundim ai i k\u00ebrkoi kolegjit q\u00eb t\u00eb ri\u00e7el\u00eb hetimin p\u00ebr pasurin\u00eb dhe aspektin profesional dhe t\u00eb ndryshoj\u00eb ose l\u00ebr\u00eb n\u00eb fuqi vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr prokuroren Sevdari.<\/p>\n<p>An\u00ebtarja e KLP-s\u00eb, Antoneta Sevdari u shpreh para trup\u00ebs gjykuese t\u00eb KPA se nuk ishte dakord me shkaqet e evidentuara nga komisioneri dhe se hetimi i kryer nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ishte i plot\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb parashtrimet e saj, Sevdari theksoi se pretendimet e komisionerit p\u00ebr tok\u00ebn ar\u00eb dhe sht\u00ebpin\u00eb e nd\u00ebrtuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb sip\u00ebrfaqe nuk q\u00ebndronte, duke argumentuar se legjislacioni p\u00ebr procesin e vetingut ka si q\u00ebllim t\u00eb verifikoj\u00eb pasurit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha nga sa mund t\u00eb krijoheshin, ose kur nuk jan\u00eb deklaruar. Ajo pohoi se pasurit\u00eb e krijuara m\u00eb par\u00eb nga personat e lidhur nuk duhet t\u00eb jen\u00eb objekt i hetimit. \u201cAto jan\u00eb krijuar n\u00eb periudh\u00ebn 2001-2003 nga bashk\u00ebshorti. Un\u00eb n\u00eb vitin 2003 jam em\u00ebruar si prokurore dhe n\u00eb vitin 2004 kam kryer deklarimin e par\u00eb. N\u00eb deklarat\u00ebn \u2018veting\u2019 dhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb vitit 2004, burimet jan\u00eb deklaruar t\u00eb nj\u00ebjta, nga puna e bashk\u00ebshortit n\u00eb emigracion\u201d, pohoi nd\u00ebr t\u00eb tjera Sevdari. Ajo shtoi se n\u00eb gjith\u00eb deklarimet \u00ebsht\u00eb pasqyruar se toka ar\u00eb dhe sht\u00ebpia jan\u00eb krijuar nga kursimet e bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>Sevdari u shpreh se kan\u00eb paraqitur dokumente q\u00eb bashk\u00ebshorti ka punuar n\u00eb Greqi nga viti 1997 deri n\u00eb vitin 2000, ku ve\u00e7 pullave t\u00eb sigurimit kan\u00eb depozituar edhe k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr leje q\u00ebndrimi.<\/p>\n<p>Prokurorja Sevdari sqaroi para trup\u00ebs gjykuese t\u00eb KPA se bashk\u00ebshorti i saj n\u00eb vitin 2003 ka punuar n\u00eb Arabin\u00eb Saudite dhe ka p\u00ebrfituar 12 mij\u00eb euro. Kjo gj\u00eb sipas saj provohet nga vulat e vendosura n\u00eb pasaport\u00eb n\u00eb pikat kufitare dhe disa foto q\u00eb tregojn\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb n\u00eb t\u00eb cilat kryente pun\u00ebn n\u00eb Arabin\u00eb Saudite. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Sevdari u shpreh se shoq\u00ebria q\u00eb e ka pun\u00ebsuar ka konfirmuar pun\u00ebsimin p\u00ebr pes\u00eb muaj, por nuk ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion kontrat\u00ebn p\u00ebr shkak se koha ka qen\u00eb mjaft e gjat\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb gjetur. Lidhur me mos pages\u00ebn n\u00eb bank\u00eb, ajo u shpreh se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk ka qen\u00eb e detyrueshme. Lidhur me detyrimet tatimore, prokurorja Sevdari u shpreh se ato duhej t\u2019i paguante kompania q\u00eb kishte pun\u00ebsuar bashk\u00ebshortin. Ajo hodhi posht\u00eb edhe pretendimin tjet\u00ebr t\u00eb komisionerit lidhur me pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimin e dy pagesave t\u00eb kryera n\u00eb vitin 2006 n\u00eb vler\u00ebn e rreth 20 mij\u00eb dollar\u00ebve s\u00eb bashku, p\u00ebr llogari t\u00eb bashk\u00ebshortit p\u00ebr pun\u00ebn e kryer n\u00eb Arabin\u00eb Saudite si gjeomet\u00ebr. Sevdari shtoi se kan\u00eb gjetur disa dokumente n\u00eb gjuh\u00ebn arabe q\u00eb jan\u00eb l\u00ebshuar p\u00ebr llogari t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb saj nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb leht\u00ebsi n\u00eb kryerjen e matjeve t\u00eb rrug\u00ebve.<\/p>\n<p>Prokurorja Sevdari theksoi se n\u00eb vitin 2006, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb legjislacionit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm, bashk\u00ebshorti i saj nuk kishte detyrimin t\u00eb deklaronte t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara jasht\u00eb shtetit, duke shtuar se kjo ishte b\u00ebr\u00eb e detyrueshme vet\u00ebm prej vitit 2012.<\/p>\n<p>Lidhur me ligjshm\u00ebrin\u00eb e 3 milion\u00eb e 175 mij\u00eb lek\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfituara nga bashk\u00ebshorti nga biznesi i tij n\u00eb vitin 2011, Sevdari deklaroi se komisioni ka marr\u00eb dokumente nga tatimet p\u00ebr tatimin e plot\u00eb t\u00eb paguar. Nd\u00ebrsa p\u00ebr t\u00eb ardhurat n\u00eb vitin 2016, Sevdari shpjegoi se deklarimet nga organi tatimor nuk jan\u00eb kontradiktore. Sipas saj, p\u00ebr shkak t\u00eb ndryshimeve ligjore t\u00eb ndodhura n\u00eb vitin 2015, biznesi i vog\u00ebl ku p\u00ebrshihet edhe aktiviteti i bashk\u00ebshortit t\u00eb saj &#8211; me xhiro vjetore deri n\u00eb 5 milion\u00eb lek\u00eb, nuk duhej t\u00eb paguante tatim fitimi.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se kur komisioni ka marr\u00eb nj\u00eb shkres\u00eb se bashk\u00ebshorti ka pasur detyrime t\u00eb TVSH-s\u00eb, po jo t\u00eb tatimit mbi fitim. Mund t\u00eb ndodhi q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb aft\u00ebsi paguese t\u00eb TVSH-s\u00eb, por ti paguaj\u00eb muajin tjet\u00ebr. Kam raportin e TVSH-s\u00eb q\u00eb i ka paguar gjith\u00eb detyrimet tatimore\u201d, u shpreh Sevdari. Ajo deklaroi se pasurit\u00eb jan\u00eb krijuar vet\u00ebm me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr aft\u00ebsit\u00eb profesionale, Sevdari pretendoi se KPK ka kryer hetim t\u00eb plot\u00eb. P\u00ebr 10 denoncimet p\u00ebr t\u00eb cila komisioneri publik pretendon se nuk \u00ebsht\u00eb kryer hetim, ajo pohoi se jan\u00eb kryer gjith\u00eb verifikimet q\u00eb mund t\u00eb ishin shkak. Prokurorja Sevdari nuk fshehu krenarin\u00eb q\u00eb ndiente p\u00ebr nj\u00eb nga dosjet q\u00eb kishte hetuar, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn i pandehuri e kishte denoncuar.<\/p>\n<p>\u201cDy ankesa jan\u00eb paraqitur nga Kastriot Ismailaj. Komisioni ka administruar gjith\u00eb dosjen me 35 fashikuj. Kjo dosje \u00ebsht\u00eb p\u00ebrzgjedhur nga un\u00eb p\u00ebr rivler\u00ebsimin profesional. Ky person \u00ebsht\u00eb marr i pandehur p\u00ebr vepra t\u00eb r\u00ebnda penale dhe jan\u00eb konfiskuar 5 milion\u00eb euro. Kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb e rrall\u00eb dhe Shqip\u00ebria mburret me nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet e mija. Mua m\u00eb b\u00ebn\u00eb krenare! Fakti q\u00eb \u00ebsht\u00eb pushuar m\u00eb par\u00eb, tregon angazhimin tim n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje\u201d, pohoi nd\u00ebr t\u00eb tjera Sevdari.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb denoncim tjet\u00ebr, Sevdari pohoi se \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb pushuar n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb par\u00eb, por Apeli i ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb denoncuesit. Ajo sqaroi se kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen nga kjo \u00e7\u00ebshtje dhe se prokurori tjet\u00ebr e ka akuzuar p\u00ebr kall\u00ebzim t\u00eb rrem\u00eb denoncuesin. P\u00ebr denoncuesin Mehmet Dauti, Sevdari shpjegoi se ai \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar nga gjykata. \u201cAi pretendon se i kam ngritur akuz\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb, pasi ai ka qen\u00eb denoncues. Ai ankohet p\u00ebr thelbin e akuz\u00ebs dhe komisioni nuk i b\u00ebn\u00eb k\u00ebto verifikime. Denoncimi i tij nuk \u00ebsht\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb. Ai ka shkuar i pandehur s\u00eb bashku me 50 persona t\u00eb tjer\u00eb dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje jan\u00eb konfiskuar 2 milion\u00eb euro\u201d, pohoi Sevdari. Nd\u00ebrsa p\u00ebr apelimin e vendimit p\u00ebr Genci Zik\u00ebn, ajo u shpreh se ishte kujdesur p\u00ebr mbes\u00ebn e s\u00ebmur\u00eb, e cila e kishte edhe t\u00eb atin t\u00eb s\u00ebmur\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb dhe se kjo mund ti ndodhte kujtdo.<\/p>\n<p>Prokurorja Sevdari pohoi se e kishte mbaruar magjistratur\u00ebn me rezultate t\u00eb larta dhe k\u00ebrkoi l\u00ebnien n\u00eb fuqi t\u00eb vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb parashtrimeve, kryesuesi i trup\u00ebs gjykuese t\u00eb KPA-s\u00eb, Luan Daci u b\u00ebri me dije t\u00eb dyja pal\u00ebve se kishte mb\u00ebrritur nj\u00eb denoncim i ri nga qytetari Aleksand\u00ebr Marku q\u00eb ka qen\u00eb i hetuar nga prokurorja Antoneta Sevdari. P\u00ebr tu dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi pal\u00ebve p\u00ebr tu njohur me k\u00ebt\u00eb denoncim, kolegji vendosi t\u00eb shtyj\u00eb seanc\u00ebn m\u00eb dat\u00eb 19 shkurt.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Apelimit d\u00ebgjoi t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn parashtrimet e komisionerit publik dhe mbrojtjes, p\u00ebr ankimin e vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurores Antoneta Sevdari.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":69801,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[6,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/sevdari-533x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56281"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=56281"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56281\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62646,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56281\/revisions\/62646"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69801"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=56281"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=56281"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=56281"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}