{"id":56290,"date":"2019-02-13T22:40:27","date_gmt":"2019-02-13T20:40:27","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=56290"},"modified":"2019-05-06T23:20:00","modified_gmt":"2019-05-06T23:20:00","slug":"kreu-i-apelit-te-tiranes-hysni-demiraj-perballet-me-akuza-dhe-proteste-ne-kpk","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kreu-i-apelit-te-tiranes-hysni-demiraj-perballet-me-akuza-dhe-proteste-ne-kpk\/2019\/02\/13\/","title":{"rendered":"Kreu i Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Hysni Demiraj p\u00ebrballet me akuza dhe protest\u00eb n\u00eb KPK"},"content":{"rendered":"<p>Hysni Demiraj u p\u00ebrball me probleme t\u00eb pasuris\u00eb, t\u00eb vendimeve gjyq\u00ebsore dhe nj\u00eb seri denoncimesh nga nj\u00eb gjyqtar i Apelit, nd\u00ebrsa replikoi me v\u00ebzhguesin e ONM-s\u00eb p\u00ebr etik\u00ebn dhe nj\u00eb borxh prej 5 milion\u00eb lek\u00ebsh, marr\u00eb nga nj\u00eb biznesmen. Demiraj tha se nuk ka shitur drejt\u00ebsi dhe nuk ka futur duart n\u00eb xhepat e shqiptar\u00ebve. \u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_56291\" aria-describedby=\"caption-attachment-56291\" style=\"width: 554px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Hysni-Demiraj-ne-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-56291\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Hysni-Demiraj-ne-KPK-554x400.jpg\" alt=\"\" width=\"554\" height=\"400\" data-id=\"56291\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-56291\" class=\"wp-caption-text\">Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Hysni Demiraj p\u00ebrball\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, Foto:LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Seanca d\u00ebgjimore me kryetarin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs, Hysni Demiraj i ofroi t\u00eb gjitha: dyshime, replika, nj\u00eb mal me denoncime nga nj\u00eb koleg gjyqtar dhe n\u00eb fund u mbyll me irritimin e tre qytetar\u00ebve t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb sall\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt e akuzuan at\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vendim t\u00eb padrejt\u00eb.<\/p>\n<p>Demiraj u paraqit i vet\u00ebm para trupit gjykues mesdit\u00ebn e s\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs, i ndihmuar nga materiale t\u00eb shumta n\u00eb format A4 mbi tavolin\u00ebn e tij. Seanca drejtohej nga Roland Ilia, relatorja Pamela Qirko dhe an\u00ebtarja Etleda \u00c7iftja, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit p\u00ebrfaq\u00ebsohej nga Theo Jacobs.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb dy or\u00ebve t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit renditi probleme me pasurin\u00eb dhe me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb vendimesh t\u00eb dh\u00ebna nga Demiraj, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ky i fundit i kund\u00ebrshtoi gjetjet dhe shprehu bindjen se b\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb 20-30 gjyqtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Hysni Demiraj e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990 si hetues dhe m\u00eb pas si prokuror n\u00eb Tropoj\u00eb. N\u00eb mesin e viteve \u201990 \u00ebsh\u00eb em\u00ebruar gjyqtar n\u00eb Gjirokast\u00ebr, detyr\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e ka kryer deri n\u00eb vitin 2009, kur u transferua n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs. Nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2016 u zgjodh kryetar i k\u00ebsaj gjykate.<\/p>\n<p>Rivler\u00ebsimi p\u00ebrfshiu rreth 22 vite t\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb Demirajt n\u00eb gjyq\u00ebsor, edhe p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb denoncimi q\u00eb kthente n\u00eb kujtes\u00eb nj\u00eb ngjarje t\u00eb vitit 1997 n\u00eb Gjirokast\u00ebr, ku Demiraj akuzohej se kishte q\u00eblluar me arm\u00eb, nd\u00ebrsa kishte mbetur i plagosur edhe nj\u00eb gjyqtar.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs u p\u00ebrmend\u00ebn gjithashtu dyshime p\u00ebr favorizimin e tij nga nj\u00eb kompani nd\u00ebrtimi n\u00eb Tiran\u00eb, e gjykuar m\u00eb pas nga Demiraj, nj\u00eb konflikt me shoferin e gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit si dhe nj\u00eb mori vendimesh gjyq\u00ebsore, t\u00eb konsideruara nga Komisioni me probleme, mes t\u00eb cilave edhe masa e siguris\u00eb p\u00ebr ish-gardist\u00ebt e ngjarjes s\u00eb 21 Janarit.<\/p>\n<p>Demiraj u p\u00ebrball gjithashtu me komente t\u00eb hidhura t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb ONM-s\u00eb, Theo Jacobs p\u00ebr etik\u00ebn e gjyqtarit lidhur me nj\u00eb borxh prej 5 milion\u00eb lek\u00ebsh marr\u00eb nga nj\u00eb biznesmen n\u00eb Gjirokast\u00ebr. Demiraj kund\u00ebrshtoi t\u00eb kishte shkelur etik\u00ebn, nd\u00ebrsa e interpretoi at\u00eb me t\u00eb drejt\u00ebn zakonore.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb jam kryetar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Tiran\u00eb dhe pas 35 vitesh pun\u00eb kam nj\u00eb gjysm\u00eb sht\u00ebpie dhe nj\u00eb post parkimi,\u201dtha Demiraj. \u201cUn\u00eb nuk kam shitur drejt\u00ebsi dhe nuk kam futur duart n\u00eb xhepat e shqiptar\u00ebve,\u201d p\u00ebrs\u00ebriti disa her\u00eb ai.<\/p>\n<p><strong>Sht\u00ebpi e bler\u00eb me hua <\/strong><\/p>\n<p>Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs zot\u00ebron sipas deklarat\u00ebs \u201cveting\u201d nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 141.4 metra katror\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e Kavaj\u00ebs, e bler\u00eb p\u00ebr 65 751 euro dhe nj\u00eb garazh prej 29.2 metra katror\u00eb me vler\u00eb 8 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Sipas relatores Qirko, kjo pasuri ka si burim t\u00eb deklaruar t\u00eb ardhurat nga pagat, nj\u00eb hua prej 5 milion\u00eb lek\u00ebsh, e marr\u00eb n\u00eb vitin 2006 si dhe nj\u00eb hua prej 30 mij\u00eb eurosh q\u00eb gjyqtari Demiraj i ka marr\u00eb t\u00eb v\u00ebllait n\u00eb vitin 2013.<\/p>\n<p>Komisioni konstatoi se \u00e7mimi i apartamentit ishte 412 euro\/m2, \u00e7ka ka ngritur dyshime p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnie preferenciale mes gjyqtarit Demiraj dhe kompanis\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit. Ky dyshim \u00ebsht\u00eb p\u00ebrforcuar edhe nga nj\u00eb kontrat\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtim garazhi, fillimisht me \u00e7mimin 12 500 euro dhe m\u00eb pas e ndryshuar n\u00eb 8 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>\u201cShuma e paguar \u00ebsht\u00eb m\u00eb e ul\u00ebt se bler\u00ebsit e tjer\u00eb,\u201d tha relatorja, duke p\u00ebrmendur se e nj\u00ebjta kompani aplikonte \u00e7mime deri n\u00eb 800 euro\/m2. \u201cSubjekti dha shpjegime dhe solli kontrata t\u00eb ngjashme, si dhe pretendoi se nuk \u00ebsht\u00eb trajtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb preferenciale. Shpjegimet dhe provat do t\u00eb trajtohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb objektive nga Komisioni,\u201d shtoi Qirko.<\/p>\n<p>Komisioni konstatoi gjithashtu se subjekti nuk kishte provuar q\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsi, q\u00eb si\u00e7 u b\u00eb me dije m\u00eb von\u00eb ishte nj\u00eb biznesmen nga Gjirokastra, kishte pasur likujditete t\u00eb mjaftueshme. Analiza financiare e KPK-s\u00eb ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se edhe v\u00ebllai i gjyqtarit nuk kishte burime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr dh\u00ebnien e borxhit prej 30 mij\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>N\u00eb deklaratat e pasuris\u00eb, gjyqtari Demiraj ka deklaruar se e ka kthyer borxhin prej 5 milion\u00eb lek\u00ebsh me k\u00ebste. Sipas Komisionit, ai nuk ka pasur burime t\u00eb mjaftueshme financiare p\u00ebr shlyerjen e k\u00ebsteve ndaj biznesmenit dhe as p\u00ebr 2 mij\u00eb euro q\u00eb deklaron se ia ka kthyer t\u00eb v\u00ebllait.<\/p>\n<p>Borxhi prej 5 milion\u00eb lek\u00ebsh zuri nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb debatit, pasi v\u00ebzhguesi i ONM-s\u00eb, Jacobs i k\u00ebrkoi Demirajt t\u00eb sqaronte marr\u00ebdh\u00ebniet me shtetasin P.K si dhe nj\u00eb opinion n\u00ebse e kishte kap\u00ebrcyer vij\u00ebn e etik\u00ebs me marrjen e 5 milion\u00eb lek\u00ebve nga nj\u00eb biznesmen.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi nj\u00eb shprehje, q\u00eb nuk e di n\u00ebse e keni ju k\u00ebtu: nuk ekziston di\u00e7ka e till\u00eb si dreka falas. A nuk mendoni se e keni vendosur veten n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb vulnerab\u00ebl n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast,\u201d pyeti Jacobs.<\/p>\n<p>Demiraj tha se e njihte biznesmenin p\u00ebr shkak t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb s\u00eb hershme q\u00eb ai kishte me familjen e bashk\u00ebshortes dhe se ai i kishte ofruar ndihm\u00eb, pa i k\u00ebrkuar borxh. Gjyqtari shtoi se n\u00eb vitin 2006 u votua an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb dhe ishte i shqet\u00ebsuar pasi nuk kishte ku t\u00eb banonte n\u00eb Tiran\u00eb. Ai shtoi se fillimisht biznesmeni e kishte k\u00ebshilluar t\u2019i merrte parat\u00eb borxh tek familja e bashk\u00ebshortes, por Demiraj i ishte p\u00ebrgjigjur se \u201caty kishte marr\u00eb gruan dhe nuk mund t\u00eb merrte gj\u00eb tjet\u00ebr\u201d.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb nes\u00ebrmen m\u00eb ka ardhur n\u00eb zyr\u00eb dhe m\u00eb ka sjell\u00eb 5 milion\u00eb lek\u00eb cash. Kontrata \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pas 3 muajsh. Nuk kam shkelur asnj\u00eb kod etik, kur nj\u00eb person i af\u00ebrm i njer\u00ebzve t\u00eb bashk\u00ebshortes dhe i imi \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb ofroj\u00eb ndihm\u00eb pa ia k\u00ebrkuar,\u201d tha Demiraj, nd\u00ebrsa shtoi se \u201ckjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, ky \u00ebsht\u00eb edhe zakoni\u201d.<\/p>\n<p>Jacobs e shtyu m\u00eb tej debatin, duke theksuar se nuk po flisnin p\u00ebr Kanunin dhe e k\u00ebshilloi Demirajn t\u00eb lexonte mbi detyrimet etike t\u00eb gjyqtarit. Ai tha gjithashtu se Demiraj kishte barr\u00ebn e prov\u00ebs, por nuk kishte dokumentuar se biznesmeni i kishte pasur parat\u00eb p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb atij borxhin.<\/p>\n<p>Gjyqtari Demiraj n\u00ebnkuptoi se Jacobs nuk e njihte t\u00eb drejt\u00ebn zakonore n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrsa k\u00ebmb\u00ebnguli se shuma ishte nj\u00eb hua e shlyer.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse un\u00eb do t\u00eb kisha 40 mij\u00eb euro, si do t\u00eb mund t\u00eb rrisja dy f\u00ebmij\u00eb n\u00eb ato kushte, n\u00eb at\u00eb sht\u00ebpi me qera q\u00eb kam jetuar,\u201d tha ai. Ai shtoi gjithashtu se kishte qen\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi financiare p\u00ebr t\u00eb kthyer pas borxhin, p\u00ebr shkak se bashk\u00ebshortja e tij kishte qen\u00eb pa pun\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKam shtrir\u00eb k\u00ebmb\u00ebt sa e kisha jorganin p\u00ebr t\u00eb paguar borxhin,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebniet me kompanin\u00eb e nd\u00ebrtimit, prej s\u00eb cil\u00ebs kishte bler\u00eb sht\u00ebpin\u00eb dhe garazhin u b\u00ebn\u00eb gjithashtu pjes\u00eb e debatit. Relatorja Qirko tha se Demiraj kishte gjykuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb vitin 2013 me pal\u00eb aksioner\u00ebt e kompanis\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit, V.D dhe M.D nd\u00ebrsa ngriti dyshime p\u00ebr q\u00ebndrimin e tij n\u00eb trup\u00ebn gjyq\u00ebsore, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb ngjash\u00ebm ishte larguar nga gjykimi.<\/p>\n<p>Demiraj u mbrojt me argumentin se kontrata e sip\u00ebrmarrjes nuk parashikohet si konflikt interesi nga Kodi i Procedur\u00ebs Civile, por u p\u00ebrball s\u00ebrish me pik\u00ebpyetjet e Jacobs.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7far\u00ebdo q\u00eb t\u00eb citoni, ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb konflikt interesi. Pas atij vendimi, garazhi q\u00eb ju keni bler\u00eb dyfishohet n\u00eb p\u00ebrmas\u00eb dhe ulet n\u00eb \u00e7mim. Aspak e zgjuar,\u201d tha v\u00ebzhguesi i ONM-s\u00eb.<\/p>\n<p>Por Demiraj e quajti k\u00ebt\u00eb nj\u00eb vulgarizim t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes dhe mohoi t\u00eb kishte p\u00ebrfituar. Ai ironizoi se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr 12 mij\u00eb euro, kur nga ana tjet\u00ebr jan\u00eb tre gjyqtar\u00eb dhe pes\u00eb pal\u00eb n\u00eb proces, nd\u00ebrsa garazhi sipas tij sot nuk shitet as 5 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p><strong>Denoncimet nga gjyqtari <\/strong><\/p>\n<p>Sipas Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, Demiraj \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, nd\u00ebrsa K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb kishte konstatuar disa mang\u00ebsi n\u00eb dosjet e analizuara.<\/p>\n<p>Por 24 denoncime t\u00eb mb\u00ebrritura n\u00eb KPK, nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb cilave nga A.M, q\u00eb u identifikua nga Demiraj si ish-kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs e rrezikojn\u00eb at\u00eb edhe n\u00eb kriterin e aft\u00ebsive profesionale.<\/p>\n<p>Sipas relatores Qirko, denoncuesi A.M ka informuar se subjekti kishte goditur me arm\u00eb n\u00eb vitin 1997 kolegun e tij me inicialet G.B, sot ish-gjyqtar.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni ka marr\u00eb n\u00eb pyetje G.B dhe subjekti ka dh\u00ebn\u00eb shpjegimet e tij n\u00eb lidhje me ngjarjen. Ai ka paraqitur gjithashtu nj\u00eb kopje t\u00eb gazet\u00ebs \u201cKoha Jon\u00eb\u201d si dhe nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor,\u201d tha Qirko, nd\u00ebrsa shtoi se shpjegimet do t\u00eb vler\u00ebsoheshin me objektivitet.<\/p>\n<p>Gjyqtari Demiraj e shpjegoi ngjarjen e ndodhur n\u00eb \u201997 n\u00eb nj\u00eb drit\u00eb tjet\u00ebr, nd\u00ebrsa tha se q\u00ebllimi i tij ishte t\u00eb lajm\u00ebronte forca shtes\u00eb t\u00eb policis\u00eb pas nj\u00eb sulmi mbi gjykat\u00ebn, ku ai ishte goditur me lev\u00eb nd\u00ebrsa nj\u00eb punonj\u00ebs policie kishte mbetur gjithashtu i plagosur. Demiraj shtoi se sulmi ndodhi pas d\u00ebnimeve t\u00eb disa personave nga Lazarati si dhe pengmarrjes s\u00eb ish-drejtorit t\u00eb policis\u00eb s\u00eb Gjirokastr\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb Gjirokast\u00ebr kemi punuar n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb \u201997, policia nuk kishte asnj\u00eb pushtet mbi Lazaratin. N\u00ebse do isha n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn situat\u00eb, 1 mij\u00eb her\u00eb do nd\u00ebrhyja\u2026,\u201d tha Demiraj.<\/p>\n<p>Por v\u00ebzhguesi i ONM-s\u00eb ngriti pik\u00ebpyetje edhe mbi k\u00ebt\u00eb ngjarje, duke e krahasuar Demirajn me aktorin amerikan t\u00eb filmave Western, Xhon Uejn, nd\u00ebrsa vuri n\u00eb dyshim trajnimin e tij p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur arm\u00eb. Reagimi i Jacobs i ngriti tonet, nd\u00ebrsa Demiraj tha se ai po fliste p\u00ebr vitin 1997 si t\u00eb ishte viti 2019.<\/p>\n<p>\u201cNgjarja nuk ka qen\u00eb p\u00ebr t\u2019u sjell\u00eb si kaubojs, por p\u00ebr t\u00eb mbrojtur jet\u00ebn time n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, sepse isha gjuatur me lev\u00eb hekuri. Pastaj u ndikova dhe emocionalisht, pasi pash\u00eb policin me kok\u00eb t\u00eb \u00e7ar\u00eb,\u201d tha Demiraj, nd\u00ebrsa shtoi se mbi 70% e gjirokastrit\u00ebve e din\u00eb se \u00e7\u2019ka ndodhur.<\/p>\n<p>Komisioni konstatoi gjithashtu se vendimi i Demirajt p\u00ebr mas\u00ebn e siguris\u00eb s\u00eb nj\u00ebrit prej gardist\u00ebve t\u00eb 21 Janarit ishte kthyer mbrapsht nga Gjykata e Lart\u00eb si dhe renditi denoncime t\u00eb tjera q\u00eb lidheshin me nj\u00eb gjyq trash\u00ebgimie, nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e trupit gjykues si dhe nj\u00eb konflikt mes tij dhe shoferit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit.<\/p>\n<p>Demiraj i cil\u00ebsoi denoncimet nga kolegu i tij gjyqtar si lajthitje, nd\u00ebrsa sqaroi se Gjykata e Lart\u00eb kishte marr\u00eb vendime t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr t\u00eb akuzuarit e 21 Janarit. \u00a0Ai tha se gjat\u00eb gjith\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij kishte zbatuar ligjin dhe kishte dh\u00ebn\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n<p>\u201cKjo sall\u00eb nuk e nx\u00eb djers\u00ebn dhe dinjitetin e k\u00ebtij gjyqtari,\u201d tha Demiraj n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, duke p\u00ebrs\u00ebritur se n\u00eb 35 vite pun\u00eb kishte vet\u00ebm nj\u00eb sht\u00ebpi dhe nj\u00eb garazh. Ai shtoi se e priste me qet\u00ebsi vendimin, por k\u00ebrkonte konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Fundi i seanc\u00ebs d\u00ebgjimore solli momente tensioni, pasi tre qytetar\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb sall\u00eb, pal\u00eb n\u00eb nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor k\u00ebrkuan fjal\u00ebn dhe e akuzuan Demirajn p\u00ebr korrupsion. Pasi u nxorr\u00ebn jasht\u00eb nga salla, nj\u00ebri prej tyre, Luan Llapaj akuzoi i irrituar p\u00ebr vendim t\u00eb padrejt\u00eb dhe at\u00eb q\u00eb ai e quajti vjedhje t\u00eb pron\u00ebs s\u00eb tyre.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Hysni Demiraj u p\u00ebrball me probleme t\u00eb pasuris\u00eb, t\u00eb vendimeve gjyq\u00ebsore dhe nj\u00eb seri denoncimesh nga nj\u00eb gjyqtar i Apelit, nd\u00ebrsa replikoi me v\u00ebzhguesin e ONM-s\u00eb p\u00ebr etik\u00ebn dhe nj\u00eb borxh prej 5 milion\u00eb lek\u00ebsh, marr\u00eb nga nj\u00eb biznesmen. Demiraj tha se nuk ka shitur drejt\u00ebsi dhe nuk ka futur duart n\u00eb xhepat e shqiptar\u00ebve. [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":69595,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Hysni-Demiraj-ne-KPK-554x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56290"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=56290"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56290\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62260,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56290\/revisions\/62260"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69595"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=56290"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=56290"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=56290"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}