{"id":56303,"date":"2019-02-14T11:38:41","date_gmt":"2019-02-14T09:38:41","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=56303"},"modified":"2019-05-06T23:20:00","modified_gmt":"2019-05-06T23:20:00","slug":"prokurori-artan-bajrami-shkarkohet-nga-detyra","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-artan-bajrami-shkarkohet-nga-detyra\/2019\/02\/14\/","title":{"rendered":"Prokurori Artan Bajrami shkarkohet nga detyra"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin p\u00ebr kreun e Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda p\u00ebr shkak t\u00eb problemeve me justifikimin e pasurive.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_56275\" aria-describedby=\"caption-attachment-56275\" style=\"width: 300px\" class=\"wp-caption alignright\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Artan-Bajrami.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-medium wp-image-56275\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Artan-Bajrami-300x225.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"225\" data-id=\"56275\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-56275\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Artan Bajrami. Foto: BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli t\u00eb enjten shkarkimin nga detyra t\u00eb drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, prokurorit Artan Bajrami. Ai u rivler\u00ebsua n\u00eb t\u00eb tri kriteret, ku p\u00ebr dy prej tyre, at\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizimin mori nota pozitive, por u gjet\u00ebn probleme n\u00eb deklarimin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Relatorja Suela Zhegu vuri n\u00eb dukje gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn se; pavar\u00ebsisht raportit pozitiv nga ILDKPKI, Bajramit i ishin gjetur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh mbi pasurit\u00eb pas hetimit t\u00eb thelluar t\u00eb KPK-s\u00eb. Zhegu theksoi se Bajrami kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb n\u00eb \u201cDeklarat\u00ebn Veting\u201d. Ai kishte deklaruar aty se nj\u00eb pages\u00eb sipas Zhegut, prej 1.5 milion\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb apartamentin 110 metra katror\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2000 ishte mbuluar nga kursimet dhe nga shitja e nj\u00eb sht\u00ebpie n\u00eb Gramsh p\u00ebr 4 mij\u00eb dollar\u00eb.<\/p>\n<p>KPK, kishte zbuluar se ky deklarim ishte i pasakt\u00eb. Nd\u00ebr t\u00eb tjera 4 mij\u00eb dollar\u00eb q\u00eb supozohej t\u00eb ishin shpenzuar n\u00eb vitin 2000, rezultonin t\u00eb ishin deklaruar kursime nga Bajrami n\u00eb vitin 2003. Relatorja vuri n\u00eb dukje se kur i ishte kaluar barra e prov\u00ebs rreth k\u00ebtij deklarimi Bajrami kishte ndryshuar at\u00eb duke i th\u00ebn\u00eb KPK-s\u00eb se parat\u00eb p\u00ebr t\u00eb paguar k\u00ebt\u00eb k\u00ebst t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb i ishin dhuruar nga baxhanaku, Llazar Angjeli, i cili \u00ebsht\u00eb biznesmen n\u00eb fush\u00ebn e hidrokarbureve dhe produkteve ushqimore. Nga relacionit doli se ai i kishte b\u00ebr\u00eb edhe dhurata t\u00eb tjera familjes s\u00eb prokurorit, p\u00ebrfshi pages\u00ebn e qiras\u00eb pas transferimit n\u00eb Tiran\u00eb dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb ndihmash t\u00eb tjera n\u00eb vler\u00eb 2.2 milion\u00eb lek\u00eb. KPK tha se personi i lidhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast kishte burim t\u00eb ligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Bajrami tha gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore se kishte nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ngusht\u00eb familjare me baxhanakun, gj\u00eb q\u00eb shpjegohej edhe nga dhuratat. Ai pohoi se n\u00eb vitin 2000, Angjeli ishte ofruar t\u00eb blinte apartamentin dhe t\u2019ia linte atij n\u00eb p\u00ebrdorim pa d\u00ebmshp\u00ebrblim. Prokurori tha se p\u00ebr shkak t\u00eb karakterit dhe dinjitetit nuk e kishte pranuar k\u00ebt\u00eb dhurat\u00eb, por kishte pranuar pages\u00ebn e k\u00ebstit p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb dhe se pjes\u00ebn tjet\u00ebr 5 milion\u00eb lek\u00eb e kishte paguar me kredi. Ai tha se kishte fatura q\u00eb sqaronin faktin se pagesa ishte b\u00ebr\u00eb prej Angjelit dhe jo prej tij dhe po ashtu pranoi pasakt\u00ebsin\u00eb duke k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb shihej si lapsus i tij.<\/p>\n<p>Prokurori pretendoi se nuk kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe as kishte synuar t\u00eb fshihte pasurin\u00eb, sipas tij, prov\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ishte fakti se ai kishte deklaruar n\u00eb vitin 2003 se shuma prej 4 mij\u00eb dollar\u00ebsh q\u00eb ishte p\u00ebrfituar nga shitja e sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb Gramsh ishte e kursyer. Ai tha se nuk mund ta kishte kursyer k\u00ebt\u00eb shum\u00eb n\u00ebse do e kishte p\u00ebrdorur at\u00eb 3 vjet m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhja financiare mes familjes Bajrami dhe asaj t\u00eb baxhanakut u p\u00ebrmend nga KPK edhe p\u00ebr p\u00ebr faktin se prokurori dhe i biri kishin p\u00ebrdorur kryesisht p\u00ebr dalje jasht\u00eb vendit, por edhe brenda Shqip\u00ebris\u00eb nj\u00eb makin\u00eb BM\u00cb X5 q\u00eb rezultonte n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb sigurimeve \u201cAN SECURITY\u201d, q\u00eb si\u00e7 doli gjat\u00eb seanc\u00ebs, drejtohej nga djali i Llazar Angjelit.<\/p>\n<p>Relatorja tha t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn se policat e sigurimit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb makin\u00eb ishin paguar nga Bajrami dhe i biri dhe n\u00ebse n\u00eb disa raste ata ishin sh\u00ebnuar aty si p\u00ebrdorues, n\u00eb raste t\u00eb tjera ishin sh\u00ebnuar si pronar\u00eb, gj\u00eb q\u00eb ngjalli dyshime p\u00ebr pasuri t\u00eb fshehur.<\/p>\n<p>Prokurori mohoi q\u00eb makina t\u00eb ishte n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij dhe t\u00eb birit. Ai sqaroi \u00e7\u00ebshtjen e policave t\u00eb sigurimit q\u00eb sipas tij kishte t\u00eb b\u00ebnte me faktin se i biri kishte punuar n\u00eb kompanin\u00eb e kush\u00ebririt t\u00eb tij. Ai tha se vet\u00eb nuk kishte pasur nevoj\u00eb p\u00ebr makin\u00eb pasi me ligj q\u00eb prej vitit 2004 ishte i pajisur me makin\u00eb dhe me shofer p\u00ebr shkak t\u00eb funksionit.<\/p>\n<p>Komisioni po ashtu e kishte gjetur si jo bind\u00ebs arsyetimin e Bajramit se pse ai nuk kishte paguar 10 mij\u00eb euro p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb Golem. Sipas relatores, nga kontrata ishte parashikuar q\u00eb vet\u00ebm 1500 euro mund t\u00eb mbaheshin deri n\u00eb p\u00ebrfundimin e apartamentit, por prokurori nuk kishte shlyer 10 mij\u00eb dollar\u00eb.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore KPK vuri n\u00eb dukje se ndaj Bajramit nuk kishte asnj\u00eb denoncim dhe se ai kishte marr\u00eb vler\u00ebsim pozitiv si nga DSIK si nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme n\u00eb kriterin profesional. Sipas KPK-s\u00eb ndaj tij nuk kishte pasur asnj\u00eb v\u00ebrejtje dhe se p\u00ebrgjith\u00ebsisht Gjykata e Apelit e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda kishte pranuar konkluzionet e akuz\u00ebs n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb ai kishte p\u00ebrfaq\u00ebsuar.<\/p>\n<p>Lexo m\u00eb shum\u00eb:<\/p>\n<p><a href=\"\/?p=56274\">KPK ngre dyshime mbi pasurin\u00eb e prokurorit Artan Bajrami<\/a><\/p>\n<p><a href=\"\/?p=56162\">Skeda e pasuris\u00eb s\u00eb deklaruar-Artan Bajrami-Prokuroria e Apelit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda<\/a><\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin p\u00ebr kreun e Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda p\u00ebr shkak t\u00eb problemeve me justifikimin e pasurive.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":69594,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Artan-Bajrami-300x225.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56303"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=56303"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56303\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62258,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56303\/revisions\/62258"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69594"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=56303"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=56303"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=56303"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}