{"id":56544,"date":"2019-02-18T21:06:03","date_gmt":"2019-02-18T19:06:03","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=56544"},"modified":"2019-05-06T23:20:00","modified_gmt":"2019-05-06T23:20:00","slug":"kpk-gjen-probleme-ne-pasurine-dhe-profesionalizimin-e-prokurorit-dritan-peka","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-gjen-probleme-ne-pasurine-dhe-profesionalizimin-e-prokurorit-dritan-peka\/2019\/02\/18\/","title":{"rendered":"KPK gjen probleme n\u00eb pasurin\u00eb dhe profesionalizimin e prokurorit, Dritan Peka"},"content":{"rendered":"<p>Hetimi administrativ i KPK-s\u00eb ka ngritur pik\u00ebpyetje mbi pasurit\u00eb t\u00eb luajtshme dhe t\u00eb paluajtshme t\u00eb kreut t\u00eb prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit, Dritan Peka.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_56542\" aria-describedby=\"caption-attachment-56542\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Dritan-Peka.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-56542\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Dritan-Peka-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"56542\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-56542\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Drtian Peka gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK, dat\u00eb 18.02.2019 | Foto: LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mbajti t\u00eb h\u00ebn\u00ebn seanc\u00ebn d\u00ebgjimore p\u00ebr drejtuesin e Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit n\u00eb Tiran\u00eb, Dritan Peka. Trupa gjykuese q\u00eb po kryen procesin e vetingut t\u00eb prokurorit p\u00ebrb\u00ebhet nga Roland Ilia, Olsi Komici dhe Lulzim Hamitaj.<\/p>\n<p>Dritan Peka e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitin 1997. Ai ka punuar si prokuror i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs deri n\u00eb vitin 2008, kur \u00ebsht\u00eb promovuar si prokuror i Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs. Ai \u00ebsht\u00eb drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs prej vitit 2015.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK, Peka u asistua nga avokati, Besnik \u00c7erekja. V\u00ebzhgues nd\u00ebrkomb\u00ebtar gjat\u00eb k\u00ebsaj seance d\u00ebgjimore ishte Znj. Elka Ermenkova. Prokurori Dritan Peka \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar p\u00ebr t\u00eb trija kriteret e vetingut, p\u00ebrfshir\u00eb past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, pasurin\u00eb dhe profesionalizmin.<\/p>\n<p>Relatori i \u00e7\u00ebshtjes, Lulzim Hamitaj pasqyroi raportin e v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb dokumentacionit nga Inspektorati i Lart\u00eb i Deklarimit e Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesit (ILDKPKI), sipas t\u00eb cilit prokurori Dritan Peka kishte kryer deklarim t\u00eb sakt\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin, ka pasur burime t\u00eb ligjshme, nuk ka kryer fshehje t\u00eb pasuris\u00eb apo deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe se nuk ka konflikt interesi.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Hamitaj deklaroi se hetimi i KPK-s\u00eb i kishte kaluar prokurorit barr\u00ebn e prov\u00ebs mbi dyshime p\u00ebr kontrata fiktive, p\u00ebrdorimin e pap\u00ebrshtatsh\u00ebm t\u00eb parave t\u00eb p\u00ebrfituara nga nj\u00eb kredi e but\u00eb dhe blerjen e nj\u00eb makine me \u00e7mim fiktiv.<\/p>\n<p>KPK konstatoi gjithashtu probleme edhe n\u00eb aspektin profesional, duke n\u00ebnvizuar se Peka &#8211; n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit Tiran\u00eb, nuk kishte marr\u00eb masa ndaj nj\u00eb prokurori p\u00ebr mos ushtrimin e rekursi. Komisioni ngriti dyshime edhe p\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb e em\u00ebrimit t\u00eb nj\u00eb punonj\u00ebsi t\u00eb administrat\u00ebs i cili m\u00eb pas rezultonte t\u00eb mos kishte qen\u00eb n\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kohore disa mujore.<\/p>\n<p>Peka i kund\u00ebrshtoi gjetjet e KPK-s\u00eb dhe k\u00ebrkoin rikonfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pasurit\u00eb e Pek\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni ka kryer nj\u00eb hetim t\u00eb pavarur administrativ t\u00eb asetve t\u00eb prokurorit Dritan Peka, nga ku ka rezultuar se n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb familjes s\u00eb tij figurojn\u00eb dy apartamente. Sipas relatorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, \u00e7ifti Peka zot\u00ebron nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb me sip\u00ebrfaqe 94.6 m2 t\u00eb bler\u00eb p\u00ebr 49 mij\u00eb e 440 dollar\u00eb amerikan\u00eb. Po ashtu, zot\u00ebrojn\u00eb edhe nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 59 m2 n\u00eb Orikum, Vlor\u00eb t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 20 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, prokurori Peka rezulton bashk\u00ebpronar edhe n\u00eb nj\u00eb apartament tjet\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb me sip\u00ebrfaqe 71 m2 me pjes\u00eb takuese 25%. Ky apartament \u00ebsht\u00eb privatizuar nga familja\u00a0 tij n\u00eb vitin 1993 n\u00eb vler\u00ebn 10 047 lek\u00eb. Tjet\u00ebr pasuri q\u00eb zot\u00ebron prokurori Peka \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb automjet tip BM\u00cb, bler\u00eb n\u00eb shum\u00ebn e 980 mij\u00eb lek\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebr blerjen e apartamentit 94.6 m2 \u00ebsht\u00eb deklaruar si burim nj\u00eb kredi dhe t\u00eb ardhura nga pagat. Komisioni ka gjetur se m\u00eb dat\u00eb 14 qershor 2010 \u00ebsht\u00eb shlyer shuma e apartamentit jasht\u00eb zyr\u00ebs s\u00eb noterit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, banka ka kryer deklarat\u00eb t\u00eb noterizuar p\u00ebr shlyerje t\u00eb shum\u00ebs s\u00eb 28 mij\u00eb eurove. Sipas komisionit, \u00ebsht\u00eb konstatuar se jan\u00eb kryer dy mandate pagese, nj\u00eb n\u00eb vler\u00ebn e 20 mij\u00eb eurove dhe nj\u00eb 12 mij\u00eb euro. Certifikata e pron\u00ebsis\u00eb ka rezultuar t\u00eb jet\u00eb l\u00ebshuar m\u00eb dat\u00eb 30 maj 2012. Relatori Hamitaj u shpreh se jan\u00eb gjetur mosp\u00ebrputhje me datat e mandate-pagesave 20 mij\u00eb euro e 12 mij\u00eb euro dhe kredis\u00eb s\u00eb marr\u00eb n\u00eb vler\u00ebn e 28 mij\u00eb eurove. Sipas komisionit, prokurori Peka nuk ka pasur mund\u00ebsi paguese dhe ka mos p\u00ebrputhje t\u00eb deklarimeve t\u00eb tij me ato t\u00eb administrator\u00ebve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb ka kryer shitjen.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr apartamentin e bler\u00eb n\u00eb Orikum m\u00eb dat\u00eb 17 dhjetor 2011 n\u00eb vler\u00ebn e 20 mij\u00eb eurove, prokurori Peka ka deklaruar si burim nj\u00eb kredi dhe t\u00eb ardhurat nga paga. \u00c7mimi prej 20 mij\u00eb euro ka rezultuar t\u00eb jet\u00eb likujduar rreth nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, me lidhjen e kontrat\u00ebs. Si dokument justifikues t\u00eb burimit financiar \u00ebsht\u00eb depozituar edhe kontrata e kredis\u00eb s\u00eb but\u00eb prej 5 milion\u00eb lek\u00ebsh, q\u00eb bashk\u00ebshortja e prokurorit Peka e ka p\u00ebrfituar p\u00ebr strehim. Relatori Hamitaj pohoi se shuma e kredis\u00eb 5 milion\u00eb lek\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdorej p\u00ebr shlyerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb. Kredia \u00ebsht\u00eb marr\u00eb m\u00eb 8 korrik t\u00eb vitit 2010 dhe si garanci hipotekore \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb apartamenti n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb familjes Peka, ku drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpronar me pjes\u00eb takuese 25%.<\/p>\n<p>Hamitaj pohoi se kontrata p\u00ebr kredin\u00eb e but\u00eb ishte p\u00ebrfituar pas nj\u00eb k\u00ebrkese t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb Pek\u00ebs drejtuar kryeministrit n\u00eb vitin 2010 p\u00ebr tu trajtuar me strehim. Por, n\u00eb kontrat\u00eb \u00ebsht\u00eb parashikuar se k\u00ebrkuesi dhe p\u00ebrfituesi i kredis\u00eb s\u00eb but\u00eb nuk do t\u00eb kishin t\u00eb drejta p\u00ebr pron\u00ebsi t\u00eb tjera n\u00eb qytetin ku jetonin. Komisioni ka gjetur se \u00e7ifti Peka kishte nj\u00eb apartament n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vet\u00eb drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebpronar me pjes\u00eb takuese 25% edhe n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr apartament n\u00eb kryeqytet.<\/p>\n<p>Pas p\u00ebrfitimit t\u00eb kredis\u00eb, shuma prej 5 milion\u00eb lek\u00ebsh i ka kaluar nj\u00eb shoq\u00ebrie p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti 100 m2 n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vler\u00ebn e 3 mij\u00eb eurove. P\u00ebr pjes\u00ebn e pambuluar nga kredia p\u00ebr vler\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb, prokurori Peka ka deklaruar nj\u00eb hua prej 15 mij\u00eb eurosh q\u00eb e kishte marr nga nj\u00eb miku i tij, t\u00eb cil\u00ebn e kishte paguar p\u00ebr k\u00ebstin e par\u00eb. Por, kontrata p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamenti \u00ebsht\u00eb revokuar dhe shoq\u00ebria i ka kthyer parat\u00eb e paguara. M\u00eb pas ka rezultuar se bashk\u00ebshort\u00ebt Peka i kan\u00eb p\u00ebrdorur parat\u00eb e kredis\u00eb s\u00eb but\u00eb p\u00ebr t\u00eb arreduar apartamentin ekzistues n\u00eb Tiran\u00eb dhe p\u00ebr blerjen e apartamentit tjet\u00ebr n\u00eb Orikum. Sipas komisionit kredia \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb mosp\u00ebrputhje me ligjin. Relatori i \u00e7\u00ebshtjes u shpreh se k\u00ebto veprime kan\u00eb ngritur dyshime p\u00ebr fiktivitet t\u00eb kontratave pasi nuk ka qen\u00eb nevoja p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti tjet\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka gjetur probleme edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti tip BMW, n\u00eb vitin 2013 n\u00eb vler\u00ebn e 980 mij\u00eb lek\u00ebve. Sipas komisionit, makina rezulton t\u00eb jet\u00eb bler\u00eb n\u00eb Gjermani m\u00eb 28 n\u00ebntor 2013 nga shtetasi S.M. me vler\u00eb totale 2 milion\u00eb e 379 mij\u00eb lek\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, q\u00eb i \u00ebsht\u00eb shitur Pek\u00ebs vet\u00ebm pak dit\u00eb m\u00eb von\u00eb n\u00eb vler\u00ebn e 980 mij\u00eb lek\u00ebve. Relatori Hamitaj pohoi se p\u00ebr diferenc\u00ebn, prokurori Peka kishte shpjeguar se makina kishte pasur defekt dhe p\u00ebr ta rregulluar duhej t\u00eb paguhej nj\u00eb kosto tjet\u00ebr. Po ashtu, edhe shtetasi S.M. ka deklaruar p\u00ebr komisionin se mjeti ishte bler\u00eb me defekt n\u00eb Gjermani. Ai ka shpjeguar se kostoja e mjetit bashk\u00eb me pages\u00ebn p\u00ebr transportin dhe dogan\u00ebn kishte kapur vler\u00ebn e rreth 10 mij\u00eb eurove dhe jo 14 mij\u00eb euro ashtu si i rezulton KPK-s\u00eb. Ai ka shtuar se do t\u00eb merrte mbrapsht parat\u00eb q\u00eb ishin mbi vler\u00ebn e mjetit. Relatori Hamitaj u shpreh se jan\u00eb konstatuar mosp\u00ebrputhje mes deklarimeve t\u00eb prokurorit Peka dhe shtetasit S.M. q\u00eb i ka shitur mjetin. Gjithashtu ai shtoi se \u00ebsht\u00eb konstatuar munges\u00eb dokumentacioni p\u00ebr pages\u00ebn e makin\u00ebs dhe ngriti dyshime p\u00ebr fiktivitet lidhur me \u00e7mimin e blerjes s\u00eb k\u00ebtij mjeti.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb financiare, komisioni ka gjetur gjithashtu edhe mang\u00ebsi burimesh p\u00ebr shpenzimet e kryera nga prokurori Peka gjat\u00eb viteve 2005, 2006 dhe 2009. Hamitaj shtoi se subjekti i rivler\u00ebsimit e ka cil\u00ebsuar jo real k\u00ebt\u00eb konstatim.<\/p>\n<p><strong>Ankesat e publikut zbulojn\u00eb probleme me profesionalizimin<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni ka zbuluar probleme edhe n\u00eb profesionalizmin e prokurorit Dritan Peka. K\u00ebshtu, sipas raportit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme, ka pasur ankes\u00eb nga tre shtetas ndaj Pek\u00ebs t\u00eb cil\u00ebt pretendonin se nuk ka ushtruar rekurs n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb lidhur me nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Grupi i pun\u00ebs s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme ka dal\u00eb n\u00eb konkluzionin se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit Tiran\u00eb, Dritan Peka, ka vepruar n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin dhe se duhej t\u00eb kishte mbajtur q\u00ebndrim, pavar\u00ebsisht veprimeve t\u00eb prokurorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes i cili nuk kishte kryer rekursin.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, komisioni ka shqyrtuar 4 denoncime nga publiku ndaj Pek\u00ebs. Relatori Hamitaj pohoi se nj\u00eb denoncuese e akuzon Pek\u00ebn p\u00ebr q\u00ebndrim t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm dhe pa aft\u00ebsi p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn nuk \u00ebsht\u00eb ushtruar rekurs. Komisioni ka konkluduar se nuk rezulton t\u00eb jen\u00eb kryer veprime nga pakurori i \u00e7\u00ebshtjes dhe Drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Pretendimi i nj\u00eb tjet\u00ebr denoncuesi i cili \u00ebsht\u00eb ankuar p\u00ebr lidhje t\u00eb prokurorit me krimin e organizuar ka rezultuar t\u00eb jet\u00eb i pav\u00ebrtet\u00eb. Nj\u00eb tjet\u00ebr denoncim ka mb\u00ebrritur pran\u00eb ONM-s\u00eb, ku pretendohej p\u00ebr shkelje n\u00eb em\u00ebrimin e nj\u00eb punonj\u00ebsi t\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit Tiran\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb denoncim \u00ebsht\u00eb pretenduar se em\u00ebrimi \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, pasi i pun\u00ebsuari nuk kishte shkollimin e duhur p\u00ebr at\u00eb vend pune. Nd\u00ebrkoh\u00eb, hetimi i komisionit ka gjetur se personi n\u00eb fjal\u00eb kishte kryer m\u00eb shum\u00eb lej\u00eb nga sa i takonte dhe se kancelaria e Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit Tiran\u00eb nuk kishte pranuar t\u00eb firmoste list\u00eb-prezencat p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kohore kur specialisti n\u00eb fjal\u00eb nuk gjendej n\u00eb pun\u00eb. Sipas relatorit Hamitaj, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje ka pasur edhe auditim nga Prokuroria\u00a0 P\u00ebrgjithshme e cila e ka referuar rastin n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs, por kjo e fundit nuk ka nisur procedim me argumentimin se shkeljet ishin administrative.\u00a0 I \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar edhe Ministris\u00eb s\u00eb Financave t\u00eb kryej\u00eb auditim, e cila ka refuzuar me argumentin se ishte kryer nj\u00eb auditim i m\u00ebparsh\u00ebm nga organi qendror i akuz\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Hamitajt, kancelaria e Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit Tiran\u00eb ka pretenduar para komisionit se i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar verbalisht nga drejtuesi q\u00eb t\u00eb kryej\u00eb pages\u00ebn e specialistit n\u00eb fjal\u00eb, por se nuk e ka pranuar nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Komisioni ka vler\u00ebsuar se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast prokurori Peka nuk ka marr\u00eb masat p\u00ebr personin p\u00ebrgjegj\u00ebs dhe se dyshohet t\u00eb ket\u00eb pasur urdh\u00ebra verbal prej tij, q\u00eb ngren\u00eb dyshime t\u00eb arsyeshme p\u00ebr shkelje t\u00eb rregullave t\u00eb detyr\u00ebs. Gjithashtu, komisioni ka konstatuar n\u00eb disa raste deklarata kontradiktore t\u00eb Pek\u00ebs, u shpreh Hamitaj.<\/p>\n<p>Ndryshe nga problemet e konstatuara p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizimin, prokurori Peka \u00ebsht\u00eb konsideruar i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr vazhdimin e detyr\u00ebs nga ana e Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, pasi nuk jan\u00eb gjetur kontakte t\u00eb tij me persona me lidhje me krimin e organizuar.<\/p>\n<p><strong>Peka kund\u00ebrshton gjetjet e Komisionit<\/strong><\/p>\n<p>Drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit Tiran\u00eb, i cili u paraqit t\u00eb h\u00ebn\u00ebn gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me p\u00ebrfaq\u00ebsues ligjor, i kund\u00ebrshtoi gjetjet e komisionit p\u00ebr pasurin\u00eb dhe profesionalizimin. Peka i cili n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn koh\u00ebs u mbrojt vet\u00eb, u shpreh se lidhur me paqart\u00ebsit\u00eb e mandat-pagesave p\u00ebr 28 mij\u00eb euro, ato kan\u00eb qen\u00eb s\u00eb bashku 32 mij\u00eb USD. Ai u shpreh se ajo \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb vler\u00eb e paguar dhe se faturat i kishte k\u00ebrkuar p\u00ebr t\u2019u mbrojtur, por se at\u00ebher\u00eb datat nuk kishin qen\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb. Gjithashtu, Peka theksoi se nuk ka mosp\u00ebrputhje t\u00eb deklarimeve t\u00eb tij me administrator\u00ebt e shoq\u00ebris\u00eb ku ka bler\u00eb apartamentin.<\/p>\n<p>P\u00ebr huan\u00eb 15 mij\u00eb euro, Peka u shpreh se ato i\u2019a ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb shok i tij i f\u00ebmij\u00ebris\u00eb i cili jeton n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe se e ka shlyer k\u00ebt\u00eb hua. Prokuori Peka pohoi se miku i tij ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb noterizuar n\u00eb SHBA, por se nuk zot\u00ebronte dokumentacion tjet\u00ebr p\u00ebr k\u00ebt\u00eb hua.<\/p>\n<p>Lidhur me mosp\u00ebrdorimin e huas\u00eb s\u00eb but\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb, ai pohoi para komisionit se kishte konstatuar pak\u00ebnaq\u00ebsi p\u00ebr planimetrin\u00eb dhe cil\u00ebsin\u00eb e punimeve dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kishin prishur kontrat\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cKredia e but\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin. Bashk\u00ebshortja nuk ka aplikuar si e pastreh\u00eb, por p\u00ebr strehim sipas legjislacionit p\u00ebrkat\u00ebs. Pron\u00ebsia e \u00bc s\u00eb apartamentit t\u00eb prind\u00ebrve nuk mund t\u00eb konsiderohet si banes\u00eb strehimi p\u00ebr familjen. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr apartamentin tjet\u00ebr kam qen\u00eb porosit\u00ebs, por nuk kemi qen\u00eb pronar\u00eb. Bashk\u00ebshortja ka aplikuar p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb apartament t\u00eb sigurt p\u00ebr familjen\u201d, u shpreh nd\u00ebr t\u00eb tjera prokurori Peka. Ai shpjegoi m\u00eb tej se p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb legjislacionit p\u00ebr kthimin mbrapsht t\u00eb kredis\u00eb e kishin p\u00ebrdorur at\u00eb p\u00ebr arredim dhe blerjen e apartamentit n\u00eb Orikum.<\/p>\n<p>Prokurori Peka pohoi se p\u00ebr makin\u00ebn kishte shpjeguar se ishte me difekt dhe se vlera me t\u00eb cil\u00ebn e kishte bler\u00eb ishte ajo reale. P\u00ebr analiz\u00ebn financiare p\u00ebr vitet 2005, 2006, ai tha se kishte kryer edhe ai nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb tij\u00ebn nga ku shpenzimet i rezultonin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta.<\/p>\n<p>Profesionalizmin, prokurori Peka e mbrojti me ngarkes\u00ebn e madhe q\u00eb ka funksioni q\u00eb ushtron si drejtues i Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit Tiran\u00eb. \u201cJan\u00eb 20 mij\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb menaxhuara prej meje, ve\u00e7 atyre q\u00eb kam p\u00ebrfaq\u00ebsuar\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>P\u00ebr mos ushtrimin e rekursit, ai theksoi se nuk ka qen\u00eb prokurori i k\u00ebsaj dosjeje dhe se kishte pasur debat me prokurorin e \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.\u00a0 Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebr pun\u00ebsimin e nj\u00eb punonj\u00ebsi t\u00eb administrat\u00ebs, Peka pohoi se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pozicion pune mb\u00ebshtet\u00ebs p\u00ebr t\u00eb cilin nuk kishte procedur\u00eb prokurimi apo konkurrimi. Lidhur me mos paraqitjen e k\u00ebtij punonj\u00ebsi n\u00eb pun\u00eb ai shtoi se auditi nuk kishte konstatuar shkelje n\u00eb list\u00eb-prezenca.<\/p>\n<p>Pyetjes se relatorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes Lulzim Hamitaj, se cili ishte q\u00ebndrimi i tij p\u00ebr mos ushtrimin e rekursit, Peka ju p\u00ebrgjigj se p\u00ebr shkak t\u00eb ngarkes\u00ebs nuk mund t\u00eb fokusohej vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Ai pohoi se prokurori i \u00e7\u00ebshtjes e kishte njoftuar me shkrim se do ta kryente rekursin, po m\u00eb von\u00eb nuk e kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Peka sqaroi se nuk mund t\u00eb niste proces disiplinor ndaj prokuorit vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Relatori Hamitaj e pyeti Pek\u00ebn edhe lidhur me procedur\u00ebn e marrjes n\u00eb pun\u00eb t\u00eb nj\u00eb punonj\u00ebsi i cili p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb kohe nuk kishte qen\u00eb n\u00eb detyr\u00eb. Prokurori Peka u shpreh se nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb rregullore q\u00eb t\u00eb merrej miratim nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme dhe se kjo procedur\u00eb ishte kryer nga kancelaria. P\u00ebr munges\u00ebn e k\u00ebtij punonj\u00ebsi n\u00eb detyr\u00eb Peka pohoi se, p\u00ebr shkak t\u00eb pozicionit nuk mund t\u00eb kishte kontakt me gjith\u00eb punonj\u00ebsit e administrat\u00ebs, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, n\u00eb magazin\u00eb jan\u00eb kryer veprime hyrje-dalje q\u00eb v\u00ebrtetonin se ai kishte qen\u00eb n\u00eb pun\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai theksoi se ishte detyr\u00eb e kancelares q\u00eb t\u00eb kryente list\u00eb-prezencat dhe t\u00eb verifikonte se cili prej punonj\u00ebsve t\u00eb administrat\u00ebs ishte ose jo n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, prokurori Peka k\u00ebrkoi konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb dat\u00eb 21 shkurt 2019, ora 10:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Hetimi administrativ i KPK-s\u00eb ka ngritur pik\u00ebpyetje mbi pasurit\u00eb t\u00eb luajtshme dhe t\u00eb paluajtshme t\u00eb kreut t\u00eb prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit, Dritan Peka.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":69591,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Dritan-Peka-533x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56544"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=56544"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56544\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62252,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56544\/revisions\/62252"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69591"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=56544"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=56544"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=56544"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}