{"id":57218,"date":"2019-02-19T20:30:36","date_gmt":"2019-02-19T18:30:36","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=57218"},"modified":"2019-05-07T01:21:08","modified_gmt":"2019-05-07T01:21:08","slug":"kolegji-i-apelimit-vendos-moshapjen-e-hetimeve-ndaj-sevdarit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-i-apelimit-vendos-moshapjen-e-hetimeve-ndaj-sevdarit\/2019\/02\/19\/","title":{"rendered":"Kolegji i Apelimit vendos moshapjen e hetimeve ndaj Sevdarit"},"content":{"rendered":"<p>Kolegji i Apelimit refuzoi k\u00ebrkes\u00ebn e Komisionerit Publik p\u00ebr rihapjen e hetimeve ndaj prokurores Antoneta Sevdari, duke vendosur mbyllen e shqyrtimit gjyq\u00ebsor n\u00eb ankimin kund\u00ebr vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_56282\" aria-describedby=\"caption-attachment-56282\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/sevdari.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-56282\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/sevdari-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"56282\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-56282\" class=\"wp-caption-text\">KPA shqyrton ankimin ndaj prokurores Antoneta Sevdari | Foto : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit vendosi t\u00eb mart\u00ebn mbylljen e shqyrtimit gjyq\u00ebsor ndaj prokurores Antoneta Sevdari, duke i dh\u00ebn\u00eb deri t\u00eb h\u00ebn\u00ebn Komisionerit Publik p\u00ebr q\u00ebndrimin p\u00ebrfundimtar n\u00eb lidhje me ankimin e tij ndaj vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb p\u00ebr konfirmimin e subjektit n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Ankimi i Komisionerit Dariel Sina n\u00eb Kolegjin e Apelimit po shqyrtohet nga trupa gjyq\u00ebsore e udh\u00ebhequr nga Luan Daci, Sokol \u00c7omo relator dhe an\u00ebtar\u00ebt Ardian Hajdari, Ina Rama dhe Rezarta Schuetz.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs t\u00eb s\u00eb mart\u00ebs, Kolegji i dha mund\u00ebsi prokurores Sevdari t\u00eb shprehej mbi nj\u00eb denoncim t\u00eb ardhur n\u00eb gjykat\u00eb pas shqyrtim administrativ n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, komisioneri Sina insistoi q\u00eb Kolegji t\u00eb hape hetimin gjyq\u00ebsor ndaj prokurores, duke n\u00ebnvizuar se Komisioni i Pavarur i Kualifikimi nuk kishte shqyrtuar plot\u00ebsisht ose pjes\u00ebrisht 10 denoncime. Sina b\u00ebri gjithashtu disa prap\u00ebsime n\u00eb lidhje me t\u00eb ardhurat e ligjshme t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb prokurores Sevdari, n\u00eb Greqi dhe n\u00eb Arabin\u00eb Saudite.<\/p>\n<p>Antoneta Sevdari e ka filluar karrier\u00ebn si prokurore n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Durr\u00ebs n\u00eb vitin 2002 dhe n\u00eb vitin 2013 ajo \u00ebsht\u00eb transferuar n\u00eb Prokurorin\u00eb e Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb, ku ka qen\u00eb pjes\u00eb e task-forc\u00ebs kund\u00ebr krimit ekonomik dhe korrupsionit.<\/p>\n<p>Ajo u konfirmua n\u00eb detyr\u00eb nga KPK me 18 korrik dhe njihet p\u00ebr pun\u00ebn e saj n\u00eb prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs p\u00ebr procedimin e \u00e7\u00ebshtjes CEZ-DIA kund\u00ebr biznesmenit, <a href=\"\/?p=46920\">Kastriot Ismailaj<\/a> \u2013 i d\u00ebnuar me 11 vjet burg p\u00ebr nj\u00eb nga rastet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb mashtrimit dhe korrupsionit n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e tranzicionit.<\/p>\n<p>Pas konfirmimit n\u00eb detyr\u00eb nga KPK Sevdari u p\u00ebrzgjodh si an\u00ebtare e K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Denoncime n\u00eb Kolegj<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs t\u00eb s\u00eb mart\u00ebs prokurorja Antoneta Sevdari, ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime p\u00ebrpara trup\u00ebs gjykuese t\u00eb Kolegjit t\u00eb Apelimit n\u00eb lidhje me nj\u00eb denoncim t\u00eb ardhur nga shtetasi Aleksand\u00ebr Kolmarku \u2013 i proceduar penalisht nga prokurorja Sevdari n\u00eb vitin 2013 p\u00ebr falsifikim dokumentesh, n\u00eb favor t\u00eb nj\u00eb biznesmeni t\u00eb d\u00ebnuar n\u00eb Itali p\u00ebr disa vepra penale.<\/p>\n<p>Kolmarku \u00ebsht\u00eb ankuar n\u00eb Kolegjin e Apelimit p\u00ebr procedimin e ngritur ndaj tij nga prokurorja Sevdari dhe mas\u00ebn e siguris\u00eb. Kolmarku \u00ebsht\u00eb proceduar penalisht p\u00ebr falsifikim t\u00eb dokumenteve m\u00eb shum\u00eb se nj\u00ebher\u00eb, n\u00eb favor t\u00eb shtetasit Gjergj Tushaj. Tushaj k\u00ebrkohej n\u00eb vitin 2012 p\u00ebr ekstradim nga autoritet italiane, pasi ishte d\u00ebnuar n\u00eb vitin 1999 nga gjykata e Monz\u00ebs n\u00eb Itali me 7 vjet e 8 muaj burgim, p\u00ebr \u201crr\u00ebmbim personi, dhun\u00eb seksuale dhe shfryt\u00ebzim prostitucioni.\u201d<\/p>\n<p>Tushaj ka k\u00ebrkuar rishikimin e k\u00ebtij vendimi n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit Brescia, duke pretenduar se n\u00eb periudh\u00ebn gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs pretendohet se ai ka kryer krimet p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar, ai ka qen\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Gjykata e Brescia-s ka d\u00ebrguar nj\u00eb let\u00ebrporosi n\u00eb Shqip\u00ebri, e cila \u00ebsht\u00eb \u00e7uar n\u00eb Prokurorin\u00eb e Lezh\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb verifikuar nga denoncuesi Aleksand Kolmarku, i cili \u00ebsht\u00eb akuzuar se n\u00ebp\u00ebrmjet falsifikimit t\u00eb dokumenteve ka ndihmuar mb\u00ebshtetjen e alibis\u00eb s\u00eb Tushaj-t.<\/p>\n<p>Kolmarku dhe Tushaj jan\u00eb akuzuar nga Prokuroja Sevdari p\u00ebr falsifikim dokumentesh, por akuza \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs. Edhe pse \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb \u00e7uar n\u00eb Apel dhe n\u00eb <a href=\"http:\/\/gjykataelarte.gov.al\/gjl_ceshtje_detaje.php?caseId_sel=2015-04411&amp;ln=Lng1&amp;uni=20170225012013662496473359223386\">Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb<\/a>, rekursi ndaj Kolmarkut dhe Tushajt nuk \u00ebsht\u00eb pranuar dhe ato jan\u00eb shpallur p\u00ebrfundimisht t\u00eb pafajsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs n\u00eb Kolegjin e Apelimit, prokurorja Sevdari u shpreh se faktet tregonin se denoncimi nuk q\u00ebndronte dhe se sipas ligjit, Kolegji nuk mund t\u00eb shprehej mbi thelbin e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb gjykuar.<\/p>\n<p>\u201cAkuza e ngritur nga ana ime kund\u00ebr t\u00eb pandehurit Aleksand\u00ebr Kolmarku ishte n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin dhe mb\u00ebshtetej n\u00eb dyshime t\u00eb arsyeshme,\u201d tha Sevdari, duke n\u00ebnvizuar se i pandehuri akuzohej se i kishte falsifikuar 3 her\u00eb aktet p\u00ebr t\u00eb shmangur d\u00ebnimin e Tushaj-t n\u00eb Itali. \u201cDenoncimi i shtetasit Kolmarku nuk p\u00ebrmban asnj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb q\u00eb mund t\u00eb sjell\u00eb ndryshimin e vler\u00ebsimit tim p\u00ebr aft\u00ebsin\u00eb profesionale,\u201d shtoi Sevdari.<\/p>\n<p>I pyetur nga kryesuesi i seanc\u00ebs, komsioneri Sina u shpreh se do ta lente n\u00eb \u00e7mimin e Kolegjit vler\u00ebsimin e k\u00ebtij denoncimi. Nd\u00ebrkoh\u00eb Sina k\u00ebrkoi gjithashtu nga Kolegji t\u00eb rihetonte 10 denoncimet e b\u00ebra n\u00eb KPK ndaj Sevdarit, duke pretenduar se ato ishin hetuar nga Komisioni vet\u00ebm pjes\u00ebrisht.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, komisioneri nuk ishte i qart\u00eb kur u sfidua nga relatori Sokolo \u00c7omo, t\u00eb p\u00ebrcaktonte se cili nga denoncimet e ardhura n\u00eb KPK nuk ishte hetuar plot\u00ebsisht.<\/p>\n<p><strong>\u2018Kriminalizimi\u2019 i remitancave <\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb dy dekadave t\u00eb fundit remitancat e kthyera n\u00eb Shqip\u00ebri nga emigrant\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb nj\u00eb nga shtyllat e mb\u00ebshtetjes t\u00eb familjeve shqiptare, duke luajtur gjithashtu nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb zhvillimin ekonomik t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, p\u00ebr gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt q\u00eb po kalojn\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit, remitancat e t\u00eb af\u00ebrmeve dhe personave t\u00eb lidhur nga emigracioni po kthehen n\u00eb nj\u00eb makth, pasi p\u00ebr shkak t\u00eb emigrimit t\u00eb paligjsh\u00ebm ato nuk mund t\u00eb dokumentohen me pages\u00ebn e taksave.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e shpallur p\u00ebr shkarkimin e kreut t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Bashkim Dedja, Kolegji \u00ebsht\u00eb shprehur se \u201cremitancat jo gjithmon\u00eb tregojn\u00eb se jan\u00eb t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb qoft\u00ebse do t\u00eb ndiqet ky precedent edhe prokurorja Sevdari mund t\u00eb ket\u00eb probleme n\u00eb lidhje me justifikim e t\u00eb ardhurave t\u00eb gjeneruara nga i shoqi n\u00eb Greqi n\u00eb vitet 1997-2000 &#8211; p\u00ebrpara se ajo t\u00eb martohej dhe t\u00eb ardhurat e tij nga pun\u00ebsimi i\u00a0 m\u00ebvonsh\u00ebm n\u00eb Arabin\u00eb Saudite.<\/p>\n<p>Komisioneri Sina i kund\u00ebrshtoi parashtrimet e b\u00ebra gjat\u00ebs seanc\u00ebs s\u00eb kaluar nga subjekti n\u00eb lidhje me t\u00eb ardhurat e siguruara nga bashk\u00ebshorti si emigrant n\u00eb Greqi, t\u00eb cilat kan\u00eb sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb banese n\u00eb Tiran\u00eb. Gjithashtu, pagesa e taksave u ngrit si problem nga komsioneri Sina edhe p\u00ebr 12,000 euro t\u00eb deklaruara nga bashk\u00ebshorti i subjektit nga puna si gjeomet\u00ebr n\u00eb Arabin\u00eb Saudite n\u00eb vitin 2003 dhe 20,000 USD t\u00eb p\u00ebrfituara n\u00eb vitin 2006.<\/p>\n<p>Sina insistoi se t\u00eb ardhurat jasht\u00eb territorit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb duhet t\u00eb ishin deklaruar n\u00eb tatim taksa dhe duhet t\u00eb ishin taksuar me 10 % \u00ebn Shqip\u00ebri ose n\u00eb vendin e origjin\u00ebs. Ai ngriti dyshime edhe mbi pages\u00ebn e tatim-fitimit nga bashk\u00ebshorti i subjektit n\u00eb vitin 2010, si dhe t\u00eb taksave bashkiake.<\/p>\n<p>Sevdari i tha Kolegjit se p\u00ebr t\u00eb ardhurat n\u00eb Greqi t\u00eb bashk\u00ebshortit kishte si prov\u00eb vet\u00ebm vulat n\u00eb pasaport\u00eb. Nd\u00ebrsa, p\u00ebr t\u00eb ardhurat n\u00eb Arabin\u00eb Saudite ajo nuk mund t\u00eb shprehej mbi pages\u00ebn e taksave nga kompanit\u00eb q\u00eb ai kishte punuar.<\/p>\n<p>P\u00ebr pages\u00ebn e taksave p\u00ebr t\u00eb ardhurat e siguruara nga bashk\u00ebshorti jasht\u00eb shtetit, Sevdarit i k\u00ebrkoi llogari edhe relatori i \u00e7\u00ebshtjes Sokol \u00c7omo, i cili e pyeti prokuroren mbi p\u00ebrpjekjet q\u00eb kjo e fundit kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb siguruar t\u00eb dh\u00ebna.<\/p>\n<p>Sevdari i justifikua se nj\u00ebrit nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit n\u00eb Arabin\u00eb Saudite i mungonte dokumentacioni, nd\u00ebrsa nj\u00eb tjet\u00ebr kishte vdekur. P\u00ebr t\u00eb ardhurat nga Greqia ajo deklaroi se bashk\u00ebshorti i ka sjell\u00eb dorazi.<\/p>\n<p>Pas pyetjeve t\u00eb relatorit trupa gjykuese u t\u00ebrhoq p\u00ebr vendim dhe pas disa or\u00ebsh n\u00eb dhom\u00eb k\u00ebshillimi vendosi me vendim t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm p\u00ebr mbylljen e hetimit gjyq\u00ebsor. Seanca e radh\u00ebs do t\u00eb mbahet me 25 shkurt.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kolegji i Apelimit refuzoi k\u00ebrkes\u00ebn e Komisionerit Publik p\u00ebr rihapjen e hetimeve ndaj prokurores Antoneta Sevdari, duke vendosur mbyllen e shqyrtimit gjyq\u00ebsor n\u00eb ankimin kund\u00ebr vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":69798,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[6,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/sevdari-533x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57218"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=57218"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57218\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62642,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57218\/revisions\/62642"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69798"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=57218"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=57218"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=57218"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}