{"id":57798,"date":"2019-02-25T20:35:45","date_gmt":"2019-02-25T18:35:45","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=57798"},"modified":"2019-05-06T23:20:00","modified_gmt":"2019-05-06T23:20:00","slug":"gjyqtari-i-el-classico-perballet-me-probleme-te-pasurise-ne-veting","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-i-el-classico-perballet-me-probleme-te-pasurise-ne-veting\/2019\/02\/25\/","title":{"rendered":"Gjyqtari i \u201cEl Classico\u201d p\u00ebrballet me probleme t\u00eb pasuris\u00eb n\u00eb veting"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit renditi nj\u00eb list\u00eb t\u00eb gjat\u00eb problemesh me pasurin\u00eb e kryetarit t\u00eb pezulluar t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Durr\u00ebsit, Petrit \u00c7eno, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tij u mbrojt\u00ebn me precedentin \u201cPrela\u201d.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_57799\" aria-describedby=\"caption-attachment-57799\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gloria-Ceno-dhe-Rafik-Gurra.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-57799\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gloria-Ceno-dhe-Rafik-Gurra-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"57799\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-57799\" class=\"wp-caption-text\">Gloria \u00c7eno, vajza dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuese e gjyqtarit Petrit \u00c7eno dhe avokati i tij, Rafik Gurra para seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me KPK.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Seanca d\u00ebgjimore p\u00ebr ish-kreun e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Durr\u00ebsit, Petrit \u00c7eno nisi me debat mes p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb tij dhe trup\u00ebs s\u00eb drejtuar nga Lulzim Hamitaj, Etleda \u00c7iftja dhe Olsi Komici t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, pas pretendimeve se pala mbrojt\u00ebse nuk ishte njohur me dosjen e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit.<\/p>\n<p>Gloria \u00c7eno, vajza dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e gjyqtarit Petrit \u00c7eno si dhe avokati Rafik Gurra deklaruan n\u00eb seanc\u00eb se ndon\u00ebse kishin b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00eb paraprake, nuk e kishin marr\u00eb dosjen e plot\u00eb t\u00eb rivler\u00ebsimit, duke e cil\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb shkelje t\u00eb gjykimit t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb barazis\u00eb s\u00eb pal\u00ebve n\u00eb proces.<\/p>\n<p>Pretendimi u kund\u00ebrshtua nga kreu i trup\u00ebs gjykuese, Hamitaj, i cili tha se subjekti ishte njoftuar m\u00eb 30 janar p\u00ebrmes emailit se kishte 10 dit\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u2019u njohur me dosjen, por nuk e kishte ushtruar k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. Si\u00e7 u b\u00eb m\u00eb pas e qart\u00eb n\u00eb seanc\u00eb, n\u00eb dit\u00ebn e dhjet\u00eb t\u00eb afatit, \u00c7eno kishte d\u00ebrguar pran\u00eb Komisionit 14 k\u00ebrkesa paraprake, pjesa d\u00ebrrmuese e s\u00eb cilave lidheshin me njohjen e dosjes.<\/p>\n<p>Petrit \u00c7eno ka nj\u00eb karrier\u00eb 28 vje\u00e7are n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb dhe prej m\u00eb shum\u00eb se 15 vitesh e ka ushtruar funksionin e tij n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit t\u00eb Durr\u00ebsit. Prej vitit 2015, ai \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim nga Prokuroria e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda s\u00eb bashku me gjyqtarit Kliton Spahiu dhe Petraq Dhimitri, t\u00eb cil\u00ebt akuzohen se kan\u00eb p\u00ebrfituar nj\u00eb udh\u00ebtim falas p\u00ebr t\u00eb par\u00eb nj\u00eb ndeshjen e futbollit mes Barcelon\u00ebs dhe Real Madrid, e njohur si derbi \u201cEl Classico\u201d.<\/p>\n<p>Relatorja Etleda \u00c7iftja tha n\u00eb seanc\u00eb se Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasuris\u00eb, ILDKPKI, kishte dor\u00ebzuar nj\u00eb raport negativ mbi burimet financiare t\u00eb gjyqtarit Petrit \u00c7eno. Gjetjet e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit shkuan n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb.<\/p>\n<p>Relatorja Etleda \u00c7iftja tha se Komisioni kishte gjetur probleme me pasurit\u00eb e paluajtshme t\u00eb familjes \u00c7eno; nj\u00eb apartament 98 m2 + garazh, nj\u00eb apartament 79 m2 n\u00eb Golem si dhe nj\u00eb apartament 144 m2 dhe nj\u00eb garazh n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Ajo konstatoi se subjekti nuk kishte paraqitur dokumente p\u00ebr t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes deri n\u00eb vitin 1997, t\u00eb cilat kishin sh\u00ebrbyer pjes\u00ebrisht si burim p\u00ebr blerjen e apartamentit t\u00eb par\u00eb si dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb mosp\u00ebrputhjesh n\u00eb deklarime p\u00ebr dy pronat e tjera t\u00eb patundshme.<\/p>\n<p>Komisioni konstatoi gjithashtu se \u00c7eno kishte pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimin e shtesave dhe pak\u00ebsimeve nd\u00ebr vite, duke pasur munges\u00eb burimesh financiare prej 3.4 milion\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Pik\u00ebpyetje u ngrit\u00ebn edhe mbi m\u00ebnyr\u00ebn e p\u00ebrfitimit nga ana e bashk\u00ebshortes s\u00eb 5775 metrave tok\u00eb n\u00eb Shkallnuer t\u00eb Durr\u00ebsit, nj\u00eb pjes\u00eb e s\u00eb cil\u00ebs iu dha m\u00eb pas nj\u00eb kompanie nd\u00ebrtimi n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb 23% t\u00eb sip\u00ebrfaqes s\u00eb nd\u00ebrtuar. Lidhur me kompanin\u00eb nd\u00ebrtuese LL.01, \u00c7iftja deklaroi se \u00c7eno kishte qen\u00eb edhe n\u00eb konflikt interesi p\u00ebr shkak se nuk kishte hequr dor\u00eb nga gjykimi i nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje ku ajo ishte pal\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cGjykata e Rrethit Gjyq\u00ebsor Durr\u00ebs kishte vendosur rr\u00ebzimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb kompanis\u00eb, nd\u00ebrsa trupa gjykuese n\u00eb Apel, ku subjekti ishte pjes\u00eb e trup\u00ebs gjykuese e pranoi k\u00ebrkes\u00ebn e kompanis\u00eb. Subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit i jan\u00eb k\u00ebrkuar shpjegime p\u00ebr mosheqjen dor\u00eb,\u201d tha \u00c7iftja.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 munges\u00ebs s\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme dhe deklaratave kontradiktore, Komisioni renditi edhe nj\u00eb list\u00eb pasurish t\u00eb padeklaruara, t\u00eb tilla si nj\u00eb tarrac\u00eb 150 metra ku m\u00eb pas ishte nd\u00ebrtuar nj\u00eb papafingo, p\u00ebrfitimin e nj\u00eb trualli nga ALUIZN-i, paqart\u00ebsin\u00eb me nj\u00eb kredi 80 mij\u00eb euro t\u00eb kaluar n\u00eb llogarin\u00eb e kompanis\u00eb minerare t\u00eb djalit t\u00eb gjyqtarit si dhe aksionet e tij n\u00eb tre kompani tregtare.<\/p>\n<p>Vajza e gjyqtarit, Gloria \u00c7eno u shfaq mosbesuese p\u00ebrball\u00eb trupit gjykues, duke e cil\u00ebsuar t\u00eb padrejt\u00eb vler\u00ebsimin e kryer t\u00eb pasuris\u00eb. N\u00eb fjal\u00ebn e saj t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebrball\u00eb Komisionit, \u00c7eno e vuri theksin te v\u00ebshtir\u00ebsia e hasur p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjigje nga institucionet shtet\u00ebrore, te mosmarrja parasysh e ndryshimeve q\u00eb ka p\u00ebsuar ligji p\u00ebr deklarimin e pasuris\u00eb si dhe te ajo q\u00eb e quajti \u201cstandard t\u00eb dyfisht\u00eb\u201d nga ana e KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb komike q\u00eb Komisioni e nxjerr zonj\u00ebn \u00c7eno nj\u00eb grua t\u00eb papun\u00eb, kur provat e sjella para jush tregojn\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn,\u201d tha Gloria \u00c7eno, duke iu referuar pamund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb dokumente nga Tatimet dhe bashkia e Durr\u00ebsit p\u00ebr aktivitetin e saj tregtar.<\/p>\n<p>Ajo sqaroi se Znj. \u00c7eno kishte punuar si agjente doganore n\u00eb vitet 1993-1996 dhe si prova p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kishte sjell\u00eb pages\u00ebn e sigurimeve shoq\u00ebrore, nj\u00eb gent-plan q\u00eb tregonte vendosjen e kiosk\u00ebs n\u00eb portin e Durr\u00ebsit, nj\u00eb llogari bankare si dhe vendimin e gjykat\u00ebs p\u00ebr themelimin e kompanis\u00eb. Ajo shtoi se nuk kishin marr\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrgjigje nga Tatimet dhe Bashkia e Durr\u00ebsit dhe shprehu pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb q\u00eb Komisioni nuk ishte investuar p\u00ebr mbledhjen e provave.<\/p>\n<p>\u00c7eno argumentoi se p\u00ebrjashtimi i 6.2 milion\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb saj nga analiza financiare ishte problemi kryesor q\u00eb e nxirrte balanc\u00ebn negative dhe duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje at\u00eb q\u00eb e quajti \u201cprecedent t\u00eb Donika Prel\u00ebs\u201d, ajo k\u00ebrkoi q\u00eb k\u00ebto t\u00eb ardhura t\u00eb merren t\u00eb mir\u00ebqena.<\/p>\n<p>Pingpongu i replikave mes p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb gjyqtarit \u00c7eno dhe trupit gjykues vazhdoi p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb seanc\u00ebs, ku Hamitaj kujtoi se Komisioni investohet p\u00ebr t\u00eb mbledhur t\u00eb dh\u00ebna, por n\u00eb fund barra e prov\u00ebs i takon subjektit. \u00a0N\u00eb nj\u00eb rast, Hamitaj kujtoi p\u00ebrcaktimin ligjor se \u201ct\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme jan\u00eb ato p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb paguar tatimet\u201d, por Gloria \u00c7eno risolli n\u00eb v\u00ebmendje nj\u00eb vendim t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb diskutuesh\u00ebm, at\u00eb t\u00eb Xhezair Zaganjorit, q\u00eb e cil\u00ebsonte evazionin fiskal t\u00eb ligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Mbrojtja e ish-kreut t\u00eb Apelit t\u00eb Durr\u00ebsit kund\u00ebrshtoi nj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb gjetjet e KPK-s\u00eb dhe k\u00ebmb\u00ebnguli q\u00eb familja ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr pasurit\u00eb e blera. Lidhur me dyshimet p\u00ebr konflikt interesi, \u00c7eno u p\u00ebrgjigj se vendimi ndaj kompanis\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit kishte qen\u00eb i nd\u00ebrmjet\u00ebm dhe jo themeli.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, avokati Rafik Gurra u ndal te hetimi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda kund\u00ebr Petrit \u00c7enos, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si absurd. Ai akuzoi Prokurorin\u00eb se \u201cnuk kishte asnj\u00eb \u00e7\u00ebshtje kund\u00ebr klientit t\u00eb tij\u201d dhe se kishte disinformuar K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, q\u00eb pezulloi m\u00eb pas nga detyra \u00c7enon.<\/p>\n<p>Duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje diferenc\u00ebn mes dy proceseve, Gurra iu rikthye gjithashtu standardeve n\u00eb KPK. \u201c\u00c7do rregull paska dhe p\u00ebrjashtimin e tij,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Gloria \u00c7eno k\u00ebrkoi nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit q\u00eb t\u00eb rishikonte rezultatet e hetimit, t\u00eb investohej p\u00ebr t\u00eb siguruar provat n\u00eb administrat\u00ebn lokale dhe q\u00ebndrore si t\u2019i vler\u00ebsonte deklaratat vjetore t\u00eb pasuris\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin e koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Pas kat\u00ebr or\u00ebve seanc\u00eb, trupa gjykuese u t\u00ebrhoq p\u00ebr vendim dhe deklaroi se do ta shpallte at\u00eb n\u00eb dat\u00ebn 27 shkurt, ora 10:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit renditi nj\u00eb list\u00eb t\u00eb gjat\u00eb problemesh me pasurin\u00eb e kryetarit t\u00eb pezulluar t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Durr\u00ebsit, Petrit \u00c7eno, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tij u mbrojt\u00ebn me precedentin \u201cPrela\u201d.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":69588,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gloria-Ceno-dhe-Rafik-Gurra-533x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57798"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=57798"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57798\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62246,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57798\/revisions\/62246"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69588"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=57798"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=57798"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=57798"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}