{"id":60377,"date":"2019-02-28T20:43:17","date_gmt":"2019-02-28T18:43:17","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=60377"},"modified":"2019-05-07T01:21:07","modified_gmt":"2019-05-07T01:21:07","slug":"kolegji-cenoi-besimin-te-drejtesia-me-shkarkimin-e-antoneta-sevdarit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kolegji-cenoi-besimin-te-drejtesia-me-shkarkimin-e-antoneta-sevdarit\/2019\/02\/28\/","title":{"rendered":"Kolegji c\u00ebnoi besimin te drejt\u00ebsia me shkarkimin e Antoneta Sevdarit"},"content":{"rendered":"<p>Vendimi p\u00ebr shkarkimin e prokurores Antoneta Sevdari \u00ebsht\u00eb cinik, nuk mb\u00ebshtetet n\u00eb frym\u00ebn e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi dhe zhyt n\u00eb pasiguri ata pak gjyqtar\u00eb dhe prokuror\u00eb t\u00eb pakorruptuar n\u00eb vend.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_56282\" aria-describedby=\"caption-attachment-56282\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/sevdari.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-56282\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/sevdari-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"56282\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-56282\" class=\"wp-caption-text\">KPA shqyrton ankimin ndaj prokurores Antoneta Sevdari | Foto : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit vendosi t\u00eb enjten me shumic\u00eb votash t\u00eb prish\u00eb vendimin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb prokurores Antoneta Sevdari, dhe t\u00eb shkarkoj\u00eb nga detyra an\u00ebtaren K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb p\u00ebr pamjaftueshm\u00ebri n\u00eb deklarimin e pasuris\u00eb dhe c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Vendimi i shumic\u00ebs s\u00eb trup\u00ebs gjykuese p\u00ebr shkarkimin e Sevdarit mb\u00ebshtetet n\u00eb argumentin se subjekti ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm pasurie, duke mosparaqitur dokumente p\u00ebr pagimin e taksave nga bashk\u00ebshorti i prokurores, p\u00ebr pun\u00ebn e tij si emigrant n\u00eb Greqi dhe Arabin\u00eb Saudite.<\/p>\n<p>Kryesuesi i trup\u00ebs gjyq\u00ebsore Luan Daci tha gjat\u00eb leximit t\u00eb vendimit t\u00eb shkurtuar se nd\u00ebrsa ishin rr\u00ebzuar disa nga k\u00ebrkesat e komisionerit Dariel Sina, nj\u00eb pjes\u00eb e pretendimeve t\u00eb tij ishin gjetur t\u00eb bazuara. Kolegji arsyetoi se \u201csa i takon t\u00eb ardhurave me burim emigracionin, subjekti i rivler\u00ebsimit nuk arriti t\u00eb shpjegoj\u00eb bindsh\u00ebm vler\u00ebn e sakt\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave dhe t\u00eb provoj\u00eb ligjshm\u00ebrin\u00eb e tyre\u201d.<\/p>\n<p>Kolegji po ashtu arsyetoi ndryshe nga KPK, edhe sa i p\u00ebrket kriterit t\u00eb aft\u00ebsive profesionale. Duke u bazuar kryesisht n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb vetme t\u00eb cil\u00ebn Sevdari kishte d\u00ebshtuar ta apelonte, Kolegji arsyetoi se megjith\u00ebse ajo mund t\u00eb kishte pasur arsye objektive p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb e apelimit, ajo duhet t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje q\u00eb \u00e7\u00ebshtja t\u00eb apelohej prej koleg\u00ebve.<\/p>\n<p>Teksa u ula t\u00eb shkruaja k\u00ebto pak rreshta, n\u00eb inbox m\u00eb erdhi nj\u00eb reagim nga nj\u00eb gjyqtare e Apelit, e cila shprehte d\u00ebshp\u00ebrimin dhe trishtimin e komunitetit t\u00eb jurist\u00ebve ndaj vendimin t\u00eb Kolegjit.<\/p>\n<p>\u201cSot, komuniteti i gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve q\u00eb e njohin Antonet\u00ebn, u shokuan e mbet\u00ebn pa fjal\u00eb.\u00a0 \u00cbsht\u00eb kaq e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb b\u00ebsh drejt\u00ebsi n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb, kur veting-u nuk po bind n\u00eb vendimmarrjen e saj.\u00a0 Mendoni, sa individ\u00eb ka hetuar prokuroja dhe i ka d\u00ebrguar para drejt\u00ebsis\u00eb (dhe disa prej tyre kan\u00eb qen\u00eb njer\u00ebz me p\u00ebrkrahje jo t\u00eb vog\u00ebl politike).\u00a0 Imagjinoni q\u00eb befas, k\u00ebtij funksionari t\u00eb ndersh\u00ebm dhe t\u00eb p\u00ebrkushtuar, i thuhet t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb pun\u00ebn e vet sepse minoi besimin e publikut tek drejt\u00ebsia!\u00a0 N\u00eb fakt, i vetmi besim q\u00eb ajo minoi gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb punoi ishte ndikimi i politik\u00ebs dhe njer\u00ebzve t\u00eb fuqish\u00ebm p\u00ebr nd\u00ebrhyrje tek drejt\u00ebsia.\u00a0 K\u00ebta t\u00eb fundit triumfuan dhe i imagjinoj tek qeshin me qes\u00ebndi nga vendimi q\u00eb u mor,\u201d shkruante gjyqtarja.<\/p>\n<p>Nuk kam pasur mund\u00ebsi t\u00eb njihem me zonj\u00ebn Sevdari, por si gazetar kam njohur dhe raportuar mbi pun\u00ebn e saj si prokurore n\u00eb Prokurorin\u00eb e Tiran\u00ebs, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr procedimin e saj t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes CEZ-DIA kund\u00ebr biznesmenit Kastriot Ismailaj \u2013 i d\u00ebnuar me 11 vjet burg p\u00ebr nj\u00eb nga rastet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb mashtrimit dhe korrupsionit n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e tranzicionit.<\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebt e Kolegjit mund t\u00eb ken\u00eb memorie t\u00eb shkurt\u00ebr, por vet\u00ebm para pak vitesh, ky skandal rrezikoi t\u2019u kushtonte taksapaguesve shqiptar\u00eb nj\u00eb fatur\u00eb arbitrazhi prej 140 milion\u00eb eurosh. Nuk ishte \u00e7\u00ebshtje e leht\u00eb p\u00ebr t\u2019u hetuar, sepse p\u00ebrfshinte jo vet\u00ebm interesa t\u00eb m\u00ebdha financiare, kriminale, por edhe zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtetit, q\u00eb me shum\u00eb gjas\u00eb kishin ndihmuar nj\u00eb sip\u00ebrmarrje q\u00eb zhvaste n\u00ebp\u00ebrmjet dokumenteve fiktive miliona euro nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kostoja e k\u00ebsaj vjedhje iu faturohej konsumator\u00ebve familjar\u00eb t\u00eb energjis\u00eb elektrike.<\/p>\n<p>Ishte hetimi i nd\u00ebrmarr\u00eb nga prokurorja Sevdari, me ndihm\u00ebn e studios ligjore nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb kontraktuar nga shtetit shqiptar, q\u00eb provoi se kompania e ngritur nga Kastriot Ismailaj p\u00ebr mbledhjen e borxheve ishte nj\u00eb nd\u00ebrmarrje fiktive, e ndihmuar nga administrator\u00ebt e kompanis\u00eb CEZ. Si rrjedhoj\u00eb e k\u00ebtyre gjetjeve hetimore, Ismailaj dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij shqiptar\u00eb edhe t\u00eb huaj d\u00ebshtuan n\u00eb p\u00ebrpjekjen e tyre n\u00eb arbitrazh, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb biznesmenit iu sekuestruan miliona euro n\u00eb llogarit\u00eb e tij, p\u00ebr t\u00eb cilat gjykata arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se ishin produkt i aktiviteteve t\u00eb paligjshme t\u00eb pastrimit t\u00eb parave q\u00eb shtriheshin n\u00eb disa kontinente.<\/p>\n<p>Akuza e ngritur nga Komisioneri Publik, Dariel Sina dhe e miratuar nga shumica e trup\u00ebs s\u00eb Kolegjit, se prokurorja Sevdari ka c\u00ebnuar besimin e publikut p\u00ebr shkak se bashk\u00ebshorti i saj ka zgjedhur t\u00eb siguroj\u00eb t\u00eb ardhura duke punuar emigrant n\u00eb Greqi dhe Arabin\u00eb Saudite dekada m\u00eb par\u00eb, nj\u00eb pjes\u00eb edhe para martese, jan\u00eb drit\u00ebshkurtra. Si mund t\u00eb siguroj\u00eb nj\u00eb emigrant shqiptar n\u00eb Greqi q\u00eb pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi t\u2019i paguaj\u00eb taksat kur ai nuk ka as status ligjor, aq m\u00eb pak t\u2019i imponohet ndonj\u00eb kompanie n\u00eb Arabin\u00eb Saudite \u2013 nj\u00eb vend q\u00eb \u00ebsht\u00eb bot\u00ebrisht i njohur p\u00ebr shkeljen e t\u00eb drejtat t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebrsa i p\u00ebrket profesionalizmit, Kolegji e var gjykimin e tij pas nj\u00eb fije bari. Nga nj\u00ebra an\u00eb pranon arsyet objektive p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb e apelimit dhe nga ana tjet\u00ebr, i hedh posht\u00eb duke th\u00ebn\u00eb se Sevdari duhet t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje q\u00eb \u00e7\u00ebshtja t\u00eb apelohej prej koleg\u00ebve \u2013 nj\u00eb q\u00ebndrim sa kontradiktor po aq edhe cinik.<\/p>\n<p>Vendimi i Kolegjit t\u00eb Apelimit p\u00ebr shkarkimin e Sevdarit nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb frym\u00ebn e ligjit t\u00eb vetingut dhe as n\u00eb frym\u00ebn e ndryshimeve kushtetuese p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi, t\u00eb cilat kishin p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb nxirrnin nga sistemi prokuror\u00eb dhe gjyqtar\u00eb t\u00eb korruptuar, q\u00eb kan\u00eb abuzuar me detyr\u00ebn dhe ligjin, dhe jo t\u2019i kthente an\u00ebtar\u00ebt e Kolegjit t\u00eb Apelimit n\u00eb polic\u00eb tatimor\u00eb dhe taksidar\u00eb t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk duhet t\u00eb jesh nj\u00eb jurist dhe aq m\u00eb pak an\u00ebtar i Kolegjit, p\u00ebr t\u00eb kuptuar se vendimi p\u00ebr shkarkimin e Sevdarit \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm i padrejt\u00eb, por mbase dhe i paligjsh\u00ebm. \u00cbsht\u00eb i padrejt\u00eb ndaj prokurores dhe t\u00eb singjashm\u00ebve t\u00eb saj n\u00eb sistem, t\u00eb cil\u00ebve puna e ndershme dhe e ligjshme u cil\u00ebsohet si nj\u00eb cen q\u00eb c\u00ebnon besimin e publikut te drejt\u00ebsia. \u00cbsht\u00eb i padrejt\u00eb gjithashtu ndaj taksapaguesve shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt i deleguan organeve t\u00eb vetingut vullnetin p\u00ebr t\u00eb pastruar sistemin nga korrupsioni dhe rikthyer besimin e publikut tek drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, ky vendim i Kolegjit t\u00eb Apelimit vet\u00ebm sa e thellon hendekun e mosbesimit midis shqiptar\u00ebve dhe institucioneve t\u00eb tyre kushtetuese.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vendimi p\u00ebr shkarkimin e prokurores Antoneta Sevdari \u00ebsht\u00eb cinik, nuk mb\u00ebshtetet n\u00eb frym\u00ebn e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi dhe zhyt n\u00eb pasiguri ata pak gjyqtar\u00eb dhe prokuror\u00eb t\u00eb pakorruptuar n\u00eb vend.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":69796,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,6],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/sevdari-533x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60377"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=60377"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60377\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62638,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60377\/revisions\/62638"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69796"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=60377"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=60377"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=60377"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}