{"id":60392,"date":"2019-03-01T19:19:27","date_gmt":"2019-03-01T17:19:27","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=60392"},"modified":"2019-05-06T23:17:31","modified_gmt":"2019-05-06T23:17:31","slug":"arben-zefi-dha-doreheqjen-pasi-u-shkarkua-nga-kpk-per-probleme-te-pasurise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/arben-zefi-dha-doreheqjen-pasi-u-shkarkua-nga-kpk-per-probleme-te-pasurise\/2019\/03\/01\/","title":{"rendered":"Arben Zefi dha dor\u00ebheqjen pasi u shkarkua nga KPK  p\u00ebr probleme t\u00eb pasuris\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Arben Zefi, ish-drejtues i Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkodr\u00ebs u gjet me nj\u00eb mori problemesh t\u00eb pasuris\u00eb, p\u00ebrfshi asete t\u00eb padeklaruara dhe pron\u00ebsi mbi nj\u00eb makin\u00eb e cila rezultoi e vjedhur.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_55249\" aria-describedby=\"caption-attachment-55249\" style=\"width: 545px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/arben-zefi.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-55249\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/arben-zefi-545x400.jpg\" alt=\"\" width=\"545\" height=\"400\" data-id=\"55249\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-55249\" class=\"wp-caption-text\">Kryetari i Gjykat\u00ebs se Shkodr\u00ebs, Arben Zefi, duke dal\u00eb pas nj\u00eb seance t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK, | Foto nga: LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Disa or\u00eb pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kishte marr\u00eb vendimin p\u00ebr ta shkarkuar p\u00ebr deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe p\u00ebr c\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia Arben Zefi, deri n\u00eb at\u00eb moment drejtues i Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkodr\u00ebs, i dor\u00ebzoi Komisionit nj\u00eb dor\u00ebheqje.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb Arben Zefi, me detyr\u00eb gjyqtar n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, Gjykata e Rrethit Gjyq\u00ebsor Shkod\u00ebr, dhe Kryetar i k\u00ebsaj gjykate, paraqes para Jush dor\u00ebheqjen nga detyra e Gjyqtarit n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb. Tiran\u00eb, m\u00eb dat\u00eb 10 janar 2019\u201d, citohet n\u00eb vendimin e zbardhur t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit (KPK) letra e dor\u00ebheqjes s\u00eb Zefit.<\/p>\n<p>Treshja q\u00eb gjykoi rastin Firdes Shuli kryesuese, Roland Ilia relator dhe Etleda \u00c7iftja an\u00ebtare vendos\u00ebn t\u00eb mos e merrnin parasysh k\u00ebt\u00eb dor\u00ebzim. KPK shprehet n\u00eb vendim se akti kishte ndodhur pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore dhe madje pasi trupa kishte marr\u00eb vendimin dhe se praktikisht duhej nj\u00eb muaj q\u00eb ai t\u00eb hynte n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Dor\u00ebheqja e Zefit del nga vendimi i zbardhur si akti i fundit i ish-gjyqtarit i cili nd\u00ebrkoh\u00eb ishte i qart\u00eb se nuk mund t\u00eb kalonte procesin p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb morie problemesh n\u00eb pasurin\u00eb e tij, p\u00ebrfshi pasuri t\u00eb padeklaruara dhe komfliktin e interesit me nj\u00eb kompani ndaj t\u00eb cil\u00ebs kishte gjykuar nd\u00ebrsa kishte nj\u00eb kontrat\u00eb.<\/p>\n<p>Arben Zefi kishte filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1994. Ai ka punuar prej m\u00eb shum\u00eb se 15 vitesh si gjyqtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Shkod\u00ebr dhe prej vitit 2014 \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar kryetar i k\u00ebsaj gjykate.<\/p>\n<p><strong>Pasurit\u00eb me probleme<\/strong><\/p>\n<p>Vendimi i zbardhur i KPK l\u00eb t\u00eb kuptohet se Zefi kishte dor\u00ebzuar nj\u00eb formular jo t\u00eb plot\u00eb pran\u00eb KPK-s\u00eb. Ai kishte marr\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim pozitiv nga Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive, por KPK-s\u00eb i rezultoi se nuk kishte deklaruar disa her\u00eb burimin e pasurive, nd\u00ebrsa sqarimet e m\u00ebvonshme e komplikuan m\u00eb shum\u00eb se sa e p\u00ebrmir\u00ebsuan situat\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>Nj\u00eb apartament 132,8 m2 n\u00eb Shkod\u00ebr ishte problemi i par\u00eb n\u00eb pasurit\u00eb e gjyqtarit t\u00eb shkarkuar. KPK thot\u00eb se ai nuk kishte deklaruar \u201cburimin e t\u00eb ardhurave p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamenti\u201d. Pas kalimit t\u00eb barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs Zefi ka pretenduar se sht\u00ebpia ishte bler\u00eb me para nga kursimet dhe t\u00eb ardhurat nga shitja e nj\u00eb apartamenti t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb Komisioni nuk e gjeti t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb k\u00ebt\u00eb pohim. Nisur nga nj\u00eb kontrat\u00eb shitblerje n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn thuhej se Zefi kishte shlyer totalisht shit\u00ebsin n\u00eb dat\u00ebn 27 mars 2005, nd\u00ebrsa apartamenti i par\u00eb ishte shitur vet\u00ebm n\u00eb korrik t\u00eb atij viti. KPK nuk i pranoi arsyetimet e Zefit duke i konsideruar ato t\u00eb paplota, nd\u00ebrsa iu referua kontrat\u00ebs dhe po ashtu edhe regjistrimit t\u00eb pasuris\u00eb n\u00eb Zyr\u00ebn Vendore t\u00eb Regjistrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Paluajtshme Shkod\u00ebr (ZVRPP) i cili po ashtu kishte ndodhur para shitjes p\u00ebr 1.9 milion lek\u00eb t\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>KPK n\u00eb fund p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament arsyetoi se ai kishte kryer \u201cdeklarim t\u00eb pasakt\u00eb\u201d dhe ka \u201cmunges\u00eb t\u00eb burimeve\u201d. \u00a0Sipas vendimit t\u00eb zbardhur rezultoi se Zefit i mungonin rreth 1.6 milion lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament.<\/p>\n<p>Sqarimet e Zefit n\u00eb lidhje me parat\u00eb e fituara nga apartamenti i shitur n\u00eb vitin 2005 rezultuan nd\u00ebrkoh\u00eb problematike n\u00eb vijim. KPK hetoi pasurin\u00eb dhe gjeti se ajo ishte p\u00ebrfituar nga Enti Komb\u00ebtar i Banesave (EKB) p\u00ebr shkak t\u00eb statusit si i pastreh\u00eb, por q\u00eb nga hetimi rezultoi se ai nuk mund t\u00eb justifikonte p\u00ebrfitimin e k\u00ebsaj sht\u00ebpie.<\/p>\n<p>KPK gjeti se n\u00eb vitin 2001 kur \u00ebsht\u00eb bler\u00eb apartamenti Zefi kishte depozituar n\u00eb EKB nj\u00eb certifikat\u00eb familjare n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodheshin motrat e tij dhe v\u00ebllez\u00ebrit. Deklarimi i numri t\u00eb shtuar an\u00ebtar\u00ebsh i kishte mund\u00ebsuar atij p\u00ebrfitimin e nj\u00eb shume prej 800 mij\u00eb lek\u00ebsh. Vet\u00eb Zefi pranoi para KPK-s\u00eb se motrat e tij nuk kishin qen\u00eb pjes\u00eb e trungut familjar prej vitesh. \u201cMotra L.Z. \u00ebsht\u00eb ndar\u00eb nga familja p\u00ebr shkak t\u00eb martes\u00ebs n\u00eb vitin 1987\u201d, thuhet n\u00eb shpjegimet e tij, ku del po ashtu se edhe motra tjet\u00ebr nuk kishte qen\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb pjes\u00eb e familjes dhe po ashtu se familja kishte pasur n\u00eb fakt nj\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb Lezh\u00eb t\u00eb bler\u00eb m\u00eb her\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cMb\u00ebshtetur n\u00eb deklarimet e m\u00ebsip\u00ebrme t\u00eb vet\u00eb subjektit, rezulton se familjar\u00ebt e tij t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb llogaritjen e Entit Komb\u00ebtar t\u00eb Banesave nuk kan\u00eb qen\u00eb an\u00ebtar t\u00eb familjes s\u00eb tij dhe rrjedhimisht ato nuk mund t\u00eb p\u00ebrfshiheshin n\u00eb llogaritjen e shum\u00ebs q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfitonte subjekti i rivler\u00ebsimit n\u00eb zbatim t\u00eb ligjit nr. 8030\u201d, thuhet n\u00eb arsyetimin e KPK.<\/p>\n<p>Komisioni e cil\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb si p\u00ebrfitim \u201cn\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin\u201d dhe b\u00ebn me dije se Zefi nuk mundi t\u00eb jepte shpjegime sqaruese. Po ashtu n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb KPK thot\u00eb se nuk mori nga ish-gjyqtari dokumentacion provues p\u00ebr t\u00eb treguar destinacionin e shum\u00ebs 1.9 milion t\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e apartamentit n\u00eb vitin 2005 dhe se kjo shum\u00eb nuk ishte deklaruar n\u00eb \u201cDeklarat\u00ebn Veting\u201d. \u201c\u00cbsht\u00eb e paqart\u00eb se p\u00ebr \u00e7far\u00eb jan\u00eb p\u00ebrdorur parat\u00eb e p\u00ebrfituar nga shitja e k\u00ebtij apartamenti duke e v\u00ebn\u00eb subjektin e rivler\u00ebsimit n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Problematike p\u00ebr Zefin rezultuan po ashtu makinat q\u00eb ai kishte n\u00eb p\u00ebrdorim apo n\u00eb posedim. Sipas vendimit t\u00eb zbardhur nj\u00eb prej makinave u sekuestrua nga policia sepse rezultoi e vjedhur. Makina ishte marr\u00eb nga Zefi fillimisht n\u00eb p\u00ebrdorim dhe m\u00eb pas n\u00eb pron\u00ebsi p\u00ebrmes nj\u00eb akti q\u00eb rezultoi i falsifikuar nga nj\u00eb hetim penal ndaj v\u00ebllait t\u00eb tij.<\/p>\n<p>N\u00eb dosje p\u00ebrfshihet edhe nj\u00eb d\u00ebshmi e vet\u00eb Zefit p\u00ebr llogari t\u00eb procedimit penal ndaj t\u00eb v\u00ebllait, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai pranon se i v\u00ebllai \u201cka kryer veprime jo t\u00eb ligjshme dhe tani q\u00eb jam njohur me dosjen e targimit t\u00eb mjetit konstatoj se ka akte t\u00eb cilat nuk jan\u00eb reale pra jan\u00eb t\u00eb falsifikuara\u201d.<\/p>\n<p>KPK gjeti se p\u00ebr makin\u00ebn nj\u00eb BM\u00cb kishte po ashtu deklarime t\u00eb pasakta p\u00ebr vitin e blerjes dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh t\u00eb tjera. Nj\u00eb makin\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb bashk\u00ebshortes rezultoi po ashtu problematike dhe e me deklarim t\u00eb paplot\u00eb e t\u00eb pasakt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Konflikti i interesit dhe transferta 100 mij\u00eb dollar\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Analiza financiare e likuiditeteve rezultoi po ashtu problematike p\u00ebr Zefin. Sipas vendimit t\u00eb zbardhur t\u00eb KPK-s\u00eb ish-gjykat\u00ebsi i kishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim t\u00eb v\u00ebllait kart\u00ebn e debitit n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn hidhej rroga e tij. Komisioni nuk pranoi justifikimin e Zefit se parat\u00eb e t\u00ebrhequr prej k\u00ebtij t\u00eb fundit n\u00eb Itali ishin rimbursuar nga e motra.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb Komisioni gjeti se Zefi nuk kishte deklaruar se n\u00eb gusht 2007 kishte marr\u00eb n\u00eb llogarin\u00eb e tij bankare nj\u00eb shum\u00eb prej 100 mij\u00eb dollar\u00ebsh. Zefi i tha trup\u00ebs q\u00eb e hetoi se kjo shum\u00eb ishte hedhur n\u00eb llogari nga miku i tij biznesmen n\u00eb Kanada dhe se ishte marr\u00eb po prej tij, por KPK tha se nuk kishte asnj\u00eb dokument q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetonte k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni shprehet se \u201cnuk ka asnj\u00eb dokument p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar se \u00e7far\u00eb ka b\u00ebr\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit me k\u00ebt\u00eb shum\u00eb\u201d.\u00a0 KPK thot\u00eb se pas shqyrtimit arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Zefi ishte \u201cn\u00eb kushtet e mosdeklarimit t\u00eb shum\u00ebs 100.000 USD n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cVetting\u201d dhe deklarimit t\u00eb pamjaftueshme p\u00ebr destinacionin e k\u00ebsaj shume\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb problem p\u00ebr Zefin rezultoi edhe destinacioni i nj\u00eb shume 50 mij\u00eb euro. Nga deklarimet rezultoi se Zefi kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb me nj\u00eb kompani p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb dyt\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtimet q\u00eb ajo do t\u00eb kryente.<\/p>\n<p>KPK thot\u00eb se dh\u00ebnia e k\u00ebsaj shume nuk ishte deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cVetting\u201d dhe se po ashtu ai kishte \u201cmunges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar t\u00eb ardhurat p\u00ebr dh\u00ebnien e shum\u00ebs 50.000 euro\u201d.<\/p>\n<p>Pretendimi i Zefit se kontrata nuk ishte p\u00ebrmbyllur dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk kishte pasur detyrim ta deklaronte e se do e deklaronte kur ajo t\u00eb mbyllej dhe ai t\u00eb p\u00ebrfitonte prej saj, nuk u quajt bind\u00ebs nga KPK. Komisioni vuri n\u00eb dukje se kjo nuk ishte deklaruar as n\u00eb deklaratat vjetore n\u00eb vitin 2010 dhe as n\u00eb vitin 2007 kur pretendohej se ishte kryer pagesa.<\/p>\n<p>Komisioni q\u00eb hetoi k\u00ebt\u00eb rast gjeti se gjyqtari kishte marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb shqyrtimin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb kjo kompani kishte n\u00eb Gjykat\u00ebn e Shkodr\u00ebs. Nga t\u00eb dh\u00ebnat e p\u00ebrmendura n\u00eb vendimin e zbardhur rezulton se kompania kishte ngritur padi \u201cPavlefshm\u00ebri e titullit ekzekutiv, fatur\u00eb energjie\u201d.<\/p>\n<p>KPK thot\u00eb se shpjegimet e Zefit se pse nuk kishte hequr dor\u00eb nga shqyrtimi i k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje nuk ishin bind\u00ebse aq m\u00eb shum\u00eb q\u00eb ai vet\u00eb n\u00eb deklarim kishte pretenduar marr\u00ebdh\u00ebnie shoq\u00ebrore me ortak\u00eb t\u00eb kompanis\u00eb. \u201cN\u00eb k\u00ebto kushte, Komisioni, \u00e7mon se subjekti ka cenuar figur\u00ebn e gjyqtarit, duke ushtruar veprimtarin\u00eb e tij n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb ai ka cenuar besimin e publikut te nj\u00eb drejt\u00ebsi e pavarur dhe e paanshme\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Zefit iu gjet\u00ebn probleme edhe sa i p\u00ebrket mosdeklarimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb pasurive q\u00eb e shoqja kishte trash\u00ebguar dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb mosdeklarimesh t\u00eb sakta t\u00eb llogarive bankare e t\u00eb ngjashme, p\u00ebrfshi edhe depozita bankare.<\/p>\n<p>KPK thot\u00eb se po ashtu nga analiza financiare Zefi nuk kishte qen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb mbulonte shpenzimet e kryera. Nd\u00ebrkoh\u00eb nj\u00eb raport i DSIK q\u00eb e nxorri at\u00eb t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm dhe q\u00eb pretendonte se ai kishte marr\u00eb para p\u00ebr t\u00eb liruar nj\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar, nuk u v\u00ebrtetua prej KPK.<\/p>\n<p>Komisioni tha se gjetjet e Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar nuk ishin t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb shkarkuar Zefin, por q\u00eb kishin ndikuar n\u00eb vler\u00ebsimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm. N\u00eb fund Komisioni shkarkoi Zefin p\u00ebr \u201cc\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia\u201d dhe p\u00ebr \u201cdeklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb\u201d.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Arben Zefi, ish-drejtues i Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkodr\u00ebs u gjet me nj\u00eb mori problemesh t\u00eb pasuris\u00eb, p\u00ebrfshi asete t\u00eb padeklaruara dhe pron\u00ebsi mbi nj\u00eb makin\u00eb e cila rezultoi e vjedhur.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":69586,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/arben-zefi-545x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60392"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=60392"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60392\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62242,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60392\/revisions\/62242"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69586"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=60392"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=60392"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=60392"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}