{"id":60421,"date":"2019-03-04T19:31:40","date_gmt":"2019-03-04T17:31:40","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=60421"},"modified":"2019-05-06T23:17:31","modified_gmt":"2019-05-06T23:17:31","slug":"marsida-xhaferllari-ballafaqohet-me-pyetje-mbi-rolin-e-inspektoriatit-te-kld","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/marsida-xhaferllari-ballafaqohet-me-pyetje-mbi-rolin-e-inspektoriatit-te-kld\/2019\/03\/04\/","title":{"rendered":"Marsida Xhaferllari ballafaqohet me pyetje mbi rolin e Inspektoriatit t\u00eb KLD"},"content":{"rendered":"<p>\u00c7\u00ebshtjet e ngritura prej v\u00ebzhguesit t\u00eb ONM mbi profesionalizmin dhe raportet e Inspektoriatit p\u00ebr vetingun u debatuan p\u00ebr gati dy or\u00eb n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me kryeinspektoren Marsida Xhaferllari.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_60424\" aria-describedby=\"caption-attachment-60424\" style=\"width: 456px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-60424\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Marsida-Xhaferllari-seanca-degjimore-1-456x400.jpg\" alt=\"\" width=\"456\" height=\"400\" data-id=\"60424\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-60424\" class=\"wp-caption-text\">Marsida Xhaferllari pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto:BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>\u00c7\u00ebshtjet e ngritura prej v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar mbi profesionalizmin dhe rolin e Inspektoriatit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb u debatuan p\u00ebr gati dy or\u00eb n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me kryeinspektoren e k\u00ebtij institucioni, Marsida Xhaferllari.<\/p>\n<p>Kandidate p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb postin e Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, por edhe p\u00ebr nj\u00eb nga vendet vakante n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, Xhaferllari u gjet sipas relacionit pa probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe at\u00eb t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs. Megjithat\u00eb, relatori i \u00e7\u00ebshtjes vuri n\u00eb dukje se Operacioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar i Monitorimit kishte ngritur disa \u00e7\u00ebshtje sa i p\u00ebrket kriterit t\u00eb profesionalizmit.<\/p>\n<p>Dosja ndaj Xhaferllarit u shqyrtuar nga nj\u00eb treshe e kryesuar prej Firdes Shulit, me an\u00ebtare Xhensila Pine dhe relator Roland Ilia.\u00a0 Ky i fundit theksoi se hetimi administrativ nuk kishte gjetur asnj\u00eb problem n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe se po ashtu nuk ishte gjetur asnj\u00eb problem n\u00eb kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Ilia megjithat\u00eb theksoi se nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Hans Kijlstra ishin paraqitur disa gjetje sa i p\u00ebrket profesionalizmit t\u00eb Xhaferllarit. Sipas relatorit, kishte paqart\u00ebsi n\u00ebse ajo kishte statusin e magjistrates, pasi nd\u00ebrkoh\u00eb kishte marr\u00eb statusin e n\u00ebpun\u00ebsit publik. Po ashtu u diskutua n\u00ebse kishte konflikt interesi p\u00ebr faktin se si ish-kryeinspektorja e K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb ajo i ishte n\u00ebnshtruar rivler\u00ebsimit profesional nga nj\u00eb prej inspektor\u00ebve vart\u00ebs.<\/p>\n<p>Relatori ngriti dyshime edhe p\u00ebr q\u00ebndrime kontradiktore t\u00eb Inspektoriatit t\u00eb drejtuar nga Xhaferllari n\u00eb vler\u00ebsimet profesionale t\u00eb disa gjyqtar\u00ebve p\u00ebr llogari t\u00eb procesit t\u00eb vettingut. Sipas Ilias, n\u00eb disa raste vonesat n\u00eb shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjeve nga gjykat\u00ebsit ishin cil\u00ebsuar problematike dhe n\u00eb raste t\u00eb tjera nuk ishin konsideruar me probleme.<\/p>\n<p>Xhaferllari kund\u00ebrshtoi nj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb dyshimet e ngritura, nd\u00ebrsa n\u00eb parantez\u00eb pretendoi se dosja e saj duhej t\u00eb ishte shqyrtuar nd\u00ebr t\u00eb parat dhe se vonesat n\u00eb shqyrtim kishin krijuar probleme proceduriale, pasi tani ajo gjykohej p\u00ebr pun\u00eb t\u00eb kryer pas fillimit t\u00eb procesit.<\/p>\n<p>Xhaferllari e ka filluar karrier\u00ebn si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Fier, ku ka sh\u00ebrbyer nga viti 1999 deri n\u00eb vitin 2007. N\u00eb periudh\u00ebn dhjetor 2007 deri n\u00eb shtator 2008, ajo ka punuar si k\u00ebshilltare e Ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb dhe nga shtatori 2008 e deri n\u00eb janar 2013, si drejtore n\u00eb Drejtorin\u00eb e Kodifikimit si dhe Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb \u00c7\u00ebshtjeve t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb. N\u00eb vitin 2013, Xhaferllari u em\u00ebruar Kryeinspektore n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, nj\u00eb post q\u00eb ajo e ka mbajtur deri z\u00ebvend\u00ebsimin e KLD-s\u00eb me K\u00ebshillin e Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 kandidatur\u00ebs p\u00ebr Inspektore t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, Xhaferllari ka kandiduar gjithashtu p\u00ebr nj\u00eb nga vakancat e hapura p\u00ebr gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese.<\/p>\n<p><strong>Relacioni mbi profesionalizmin<\/strong><\/p>\n<p>Relatimi n\u00eb lidhje me pasurit\u00eb dhe figur\u00ebn e Xhaferllarit ishte i shkurt\u00ebr. Ilia vuri n\u00eb dukje se ajo i justifikonte pasurit\u00eb dhe kishte kryer deklarim t\u00eb sakt\u00eb. Ai po ashtu theksoi se hetimi i thelluar i KPK-s\u00eb nuk kishte gjetur probleme dhe ishte n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb me raportet e ILDKPKI dhe DSIK.<\/p>\n<p>Por relatori Ilia u fokusua n\u00eb kriterin e profesionalizmit. Kryesisht duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se Xhaferllari kishte prej vitesh statusin e n\u00ebpun\u00ebsit civil dhe se p\u00ebr shkak t\u00eb shk\u00ebputjes mund t\u00eb mos kishte m\u00eb statusin e magjistratit.<\/p>\n<p>Po ashtu u theksua se kishte dyshime mbi konflikt t\u00eb mundsh\u00ebm interesi mbi vler\u00ebsimin profesional t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb saj si kryeinspektore. Sipas relatorit, ky vler\u00ebsim ishte b\u00ebr\u00eb, ashtu si edhe p\u00ebr subjektet e tjera t\u00eb rivler\u00ebsimit nga Inspektoriati q\u00eb ajo drejtonte.<\/p>\n<p>Ilia shtroi p\u00ebr diskutim po ashtu edhe faktin q\u00eb p\u00ebrtej perceptimit publik, Inspektoriati i KLD-s\u00eb si institucion ndihm\u00ebs i vetingut, kishte sjell\u00eb raporte pozitive p\u00ebr gjyqtar\u00ebt duke mos v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje t\u00eb metat.<\/p>\n<p>Relatori u fokusua edhe te nj\u00eb denoncim ndaj nj\u00eb gjykat\u00ebsi, i cili ishte trajtuar nga Inspektoriati, por q\u00eb kishte pasur vonesa. Ai gjithashtu theksoi se kishte dyshime dhe k\u00ebrkoheshin shpjegime mbi vendimin e Inspektoriatit p\u00ebr t\u00eb mos nisur procedime disiplinore ndaj an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e relacionit u fokusua edhe n\u00eb vler\u00ebsimin e raporteve mbi aft\u00ebsit\u00eb profesionale t\u00eb gjykat\u00ebsve q\u00eb Inspektoriati kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr llogari t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit. Ilia vuri n\u00eb dukje se n\u00eb disa raste kishte dyshime p\u00ebr \u201cstandarde kontradiktore\u201d.<\/p>\n<p>Ai p\u00ebrmendi me iniciale disa prej gjykat\u00ebsve t\u00eb vler\u00ebsuar nga inspektoriati dhe tha se q\u00ebndrimet ndaj tyre ishin t\u00eb ndryshme krahasimisht me gjykat\u00ebsin G.M. Ai tha se n\u00eb disa raste, tejkalimi i koh\u00ebs s\u00eb gjykimit ishte par\u00eb si problematik dhe n\u00eb raste t\u00eb tjera jo.<\/p>\n<p><strong>Mbrojtja e Xhaferllarit<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb mbrojtjes s\u00eb saj, Xhaferllari vuri n\u00eb dukje disa her\u00eb pun\u00ebn e b\u00ebr\u00eb nga institucioni q\u00eb ajo kishte drejtuar p\u00ebr llogari t\u00eb vetingut. Ajo theksoi se kishte marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb procesin e b\u00ebrjes s\u00eb ligjeve p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi dhe po ashtu vuri n\u00eb dukje se ishte \u201ckrenare p\u00ebr pun\u00ebn e b\u00ebr\u00eb nga institucioni\u201d.<\/p>\n<p>Xhaferllari tha se ata kishin kryer rivler\u00ebsimin profesional t\u00eb 110 gjyqtar\u00ebve dhe se gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj kohe, nuk kishin marr\u00eb asnj\u00eb v\u00ebrejtje apo sugjerim prej KPK-s\u00eb apo ONM-s\u00eb p\u00ebr probleme n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. Inspektoriati i KLD-s\u00eb ka kryer procesin e vler\u00ebsimit profesional t\u00eb gjykat\u00ebsve q\u00eb m\u00eb pas i jan\u00eb n\u00ebnshtruar hetimit administrativ nga KPK.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb mbrojtjes, Xhaferllari theksoi ato q\u00eb i quajti probleme proceduriale t\u00eb procesit ndaj saj, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje faktin q\u00eb po gjykohej p\u00ebr pun\u00ebn e b\u00ebr\u00eb, pas fillimit t\u00eb procesit t\u00eb vetingut. Xhaferllari k\u00ebmb\u00ebnguli se duke qen\u00eb kandidate p\u00ebr Inpektorin e Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, procesi ndaj saj duhej t\u00eb ishte mbyllur me koh\u00eb, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet se mjaft prej \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb ngritura n\u00eb seanc\u00eb nuk do t\u00eb kishin ekzistuar.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb ajo theksoi se nuk do t\u00eb mbrohej me procedur\u00eb, nd\u00ebrsa kund\u00ebrshtoi pik\u00ebpyetjet e ngritura nga relatori Ilia. Ajo tha se procesi i rivler\u00ebsimit t\u00eb saj ishte b\u00ebr\u00eb prej nj\u00eb grupi pune t\u00eb caktuar nga KLD. Ajo shpjegoi se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni Presidenc\u00ebn dhe grupin e pun\u00ebs s\u00eb ngritur pran\u00eb KLD-s\u00eb, sa i p\u00ebrket vetingut dhe ky grup pune kishte caktuar se vler\u00ebsimi profesional i saj do t\u00eb b\u00ebhej \u201cnga inspektori m\u00eb i vjet\u00ebr n\u00eb detyr\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ajo tha se g\u00ebzonte statusin e magjistrates, duke qen\u00eb se ligji i aplikuar kur ajo kishte l\u00ebn\u00eb pun\u00ebn si gjykat\u00ebse p\u00ebr nj\u00eb vend n\u00eb Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb, nuk kishte parashikime p\u00ebr humbjen e k\u00ebtij statusi.<\/p>\n<p>Pyetjes s\u00eb v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe shqet\u00ebsimit t\u00eb tij p\u00ebr shk\u00ebputjen p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb nga sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb, Xhaferllari iu p\u00ebrgjigj duke th\u00ebn\u00eb se nuk ishte shk\u00ebputur asnj\u00ebher\u00eb dhe se puna q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb kishte qen\u00eb gjithmon\u00eb e lidhur me drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb kam qen\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha krah\u00ebt e ligjit, si zbatuese gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb isha gjykat\u00ebse, si kodifikuese gjat\u00eb pun\u00ebs n\u00eb Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb dhe m\u00eb pas edhe si hartuese,\u201d tha ajo.<\/p>\n<p>Ajo kund\u00ebrshtoi gjetjen p\u00ebr q\u00ebndrime kontradiktore n\u00eb vler\u00ebsimin e gjykat\u00ebsve, nd\u00ebrsa tha se Inspektoriati nuk kishte marr\u00eb asnj\u00eb v\u00ebrejtje deri n\u00eb at\u00eb moment. Xhaferllari tha se \u00e7\u00ebshtja e marr\u00eb si etalon ishte nj\u00eb mendim shtes\u00eb i k\u00ebrkuar nga KPK dhe nuk mund t\u00eb krahasohej me vler\u00ebsimet standarde q\u00eb institucioni kishte b\u00ebr\u00eb. Ajo shpjegoi se vler\u00ebsimi i dosjeve nuk b\u00ebhej vet\u00ebm mbi kriterin e koh\u00ebs, por edhe mbi kompleksitetin e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje apo problematika t\u00eb tjera q\u00eb ajo kishte.<\/p>\n<p>Duke iu referuar nj\u00eb rasti konkret, ajo shpjegoi se megjith\u00ebse gjykat\u00ebsi kishte kaluar afatin nj\u00eb mujor t\u00eb shqyrtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, shqyrtimi i saj p\u00ebr 3 muaj e 16 dit\u00eb ishte gjykuar si jo problematik prej Inspektoriatit, p\u00ebr shkak t\u00eb specifikave t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Po ashtu ajo shpjegoi holl\u00ebsisht pse raportet e Inspektoriatit nuk dilnin me p\u00ebrfundime apo vler\u00ebsim me nota mbi gjyqtar\u00ebt, sa i p\u00ebrket profesionalizmit. Xhaferllari tha se kjo pun\u00eb i p\u00ebrkiste K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor dhe se kompetenca e Inspektoriatit ishte vet\u00ebm t\u00eb raportonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb KLGJ apo KPK n\u00eb rastin e procesit t\u00eb vetingut, t\u00eb merrnin vendimet.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb ajo kund\u00ebrshtoi pretendimin se raportet ishin pozitive, duke lexuar disa cil\u00ebsime t\u00eb cituara n\u00eb vendimet e KPK-s\u00eb, ku gjyqtar\u00ebt vler\u00ebsoheshin negativisht apo mjaftuesh\u00ebm. Ajo tha se nga 12 gjyqtar\u00eb t\u00eb hetuar edhe n\u00eb aspektin profesional, 4 ishin shkarkuar bazuar n\u00eb k\u00ebto raporte dhe se kjo ishte nj\u00eb shif\u00ebr jo e vog\u00ebl. Ajo po ashtu shpjegoi vendimin p\u00ebr t\u00eb mos proceduar an\u00ebtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, pasi sipas saj institucioni q\u00eb ajo drejtoi nuk mund t\u00eb merrte kopetenca shtes\u00eb q\u00eb nuk i ishin dh\u00ebn\u00eb nga ligji.<\/p>\n<p>Xhaferllari pranoi dhe k\u00ebrkoi ndjes\u00eb sa i p\u00ebrket vones\u00ebs s\u00eb trajtimit t\u00eb nj\u00eb ankese nga nj\u00eb qytetare, por tha se institucioni nuk kishte pasur asnj\u00ebher\u00eb staf t\u00eb plot\u00eb, nd\u00ebrsa ngarkesa kishte qen\u00eb e madhe. N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb nj\u00eb pyetjeje nga kryesuesja e trupit gjykues, Xhaferllari tha se Inspektoriati kishte d\u00ebrguar 70 gjyqtar\u00eb p\u00ebr masa, por vendimi p\u00ebr masat q\u00eb i k\u00ebrkoheshin KLD-s\u00eb merrej nga Ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Vendimi i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr Xhaferllarin do t\u00eb shpallet m\u00eb 11 mars.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00c7\u00ebshtjet e ngritura prej v\u00ebzhguesit t\u00eb ONM mbi profesionalizmin dhe raportet e Inspektoriatit p\u00ebr vetingun u debatuan p\u00ebr gati dy or\u00eb n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me kryeinspektoren Marsida Xhaferllari.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":69584,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Marsida-Xhaferllari-seanca-degjimore-1-456x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60421"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=60421"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60421\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62238,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60421\/revisions\/62238"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69584"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=60421"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=60421"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=60421"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}