{"id":60480,"date":"2019-03-06T15:34:25","date_gmt":"2019-03-06T13:34:25","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=60480"},"modified":"2019-05-06T23:17:30","modified_gmt":"2019-05-06T23:17:30","slug":"prokurori-arqilea-koca-perballet-me-dyshimet-per-nje-kredi-te-bute","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-arqilea-koca-perballet-me-dyshimet-per-nje-kredi-te-bute\/2019\/03\/06\/","title":{"rendered":"Prokurori Arqilea Ko\u00e7a p\u00ebrballet me dyshimet p\u00ebr nj\u00eb kredi t\u00eb but\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme Arqilea Ko\u00e7a u p\u00ebrball n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit me pyetje rreth p\u00ebrfitimit t\u00eb nj\u00eb kredie t\u00eb but\u00eb dhe mosdeklarimit t\u00eb burimeve p\u00ebr pasurin\u00eb, e cila megjithat\u00eb u cil\u00ebsua e ligjshme pas hetimeve. Ko\u00e7a k\u00ebrkoi konfirmim.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_60481\" aria-describedby=\"caption-attachment-60481\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-60481\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Arqilea-Ko\u00e7a-600x340.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"340\" data-id=\"60481\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-60481\" class=\"wp-caption-text\">Seanca d\u00ebgjimore n\u00eb KPK ndaj prokurorit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme, Arqilea Ko\u00e7a. Foto:BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Nj\u00eb kredi e but\u00eb si i pastreh\u00eb e marr\u00eb n\u00eb vitin 2000 vet\u00ebm kat\u00ebr muaj para se p\u00ebrmes nj\u00eb procesi privatizimi t\u00eb p\u00ebrfitonte pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb godin\u00eb t\u00eb nj\u00eb ish-nd\u00ebrmarrje n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, vun\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi prokurorin e Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme Arqilea Ko\u00e7a, gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore.<\/p>\n<p>Ko\u00e7as, t\u00eb cilit p\u00ebrndryshe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, njoftoi se nuk i kishte gjetur probleme as n\u00eb kriterin e aft\u00ebsive profesionale dhe as n\u00eb at\u00eb t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe q\u00eb kishte t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme p\u00ebr pasurin\u00eb e tij, iu k\u00ebrkua t\u00eb jepte shpjegime rreth kredis\u00eb 5 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese, e cila hetoi rastin e tij kryesohej nga \u00a0Etleda \u00c7iftja, me an\u00ebtar Roland Ilia dhe relatore Firdes Shuli, b\u00ebri me dije se Ko\u00e7a ishte vler\u00ebsuar n\u00eb\u00a0 t\u00eb tre kriteret e vetingut. Po ashtu u tha se ndaj prokurorit nuk kishte pasur asnj\u00eb denoncim nga publiku.<\/p>\n<p>Arqilea Ko\u00e7a e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitet \u201990. Ai punon prej 15 vitesh n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme, ku ka mbajtur edhe postet drejtuese t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar, drejtoris\u00eb s\u00eb hetimit dhe t\u00eb ndjekjes penale dhe s\u00eb fundmi drejton zyr\u00ebn e Marr\u00ebdh\u00ebnieve Juridiksionale me Jasht\u00eb.<\/p>\n<p>Paralelisht me detyr\u00ebn si prokuror, Ko\u00e7a ka qen\u00eb edhe pedagog i Jasht\u00ebm n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs si dhe an\u00ebtar p\u00ebr tre vite i K\u00ebshillit t\u00eb Prokuroris\u00eb. N\u00eb vitin 2017, ai kandidoi p\u00ebr t\u2019u zgjedhur Prokuror i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i P\u00ebrkohsh\u00ebm, post i cili u fitua nga Arta Marku.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij ai k\u00ebrkoi t\u00eb konfirmohej, duke th\u00ebn\u00eb se vler\u00ebsonte hetimin e thelluar q\u00eb i ishte b\u00ebr\u00eb dhe kryesisht q\u00ebndrimin e KPK-s\u00eb p\u00ebr sa i p\u00ebrket integritetit dhe profesionalizmit. Ai u p\u00ebrpoq t\u00eb shpjegonte arsyet pse nuk kishte hequr dor\u00eb nga privatizimi i nj\u00eb banese n\u00eb Kor\u00e7\u00eb n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb kishte marr\u00eb kredin\u00eb e but\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dhe po ashtu edhe t\u00eb sqaronte situat\u00ebn e tij ekonomike n\u00eb ato vite.<\/p>\n<p><strong>Kredia e but\u00eb dhe \u201cbaraka\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Relatimi i Komisioneres Firdes Shuli vuri n\u00eb dukje se p\u00ebr prokurorin Arqilea Ko\u00e7a hetimi i thelluar i KPK-s\u00eb nuk kishte dal\u00eb n\u00eb rezultate t\u00eb ndryshme nga raportet e institucioneve ndihm\u00ebse q\u00eb kishin qen\u00eb pozitive.<\/p>\n<p>Shuli tha se si Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive e Konfliktit t\u00eb Interesit (ILDKPKI) dhe Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar (DSIK) dhe Prokuroria e P\u00ebrgjithshme kishin sjell\u00eb raporte pozitive p\u00ebr Ko\u00e7an.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb Komisioni zbuloi disa mang\u00ebsi n\u00eb raportimin e p\u00ebrvitsh\u00ebm t\u00eb pasurive nga prokurori. Sipas Shulit Ko\u00e7a nuk kishte deklaruar n\u00eb disa nga deklaratat vjetore t\u00eb pasuris\u00eb burimin e k\u00ebtyre pasurive. Po ashtu sipas KPK-s\u00eb prokurori nuk kishte deklaruar asnj\u00ebher\u00eb pron\u00ebsin\u00eb mbi \u00bc e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Delvin\u00eb, nga i cila rezultoi se kishte hequr dor\u00eb n\u00eb vitin 2011.<\/p>\n<p>Shuli megjithat\u00eb vuri n\u00eb dukje se nga hetimi i Komisionit dhe p\u00ebrgjigjet e Ko\u00e7as rezultoi q\u00eb pasurit\u00eb t\u00eb ishin me burim t\u00eb ligjsh\u00ebm dhe t\u00eb dokumentuar. Ajo theksoi se Ko\u00e7a kishte dh\u00ebn\u00eb shpjegime q\u00eb kishin p\u00ebrkuar me rezultatet e hetimit dhe se ai nuk kishte qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb mbi apartamentin e prind\u00ebrve dhe kjo tregohej nga heqja dor\u00eb q\u00eb ai kishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb vitin 2011.<\/p>\n<p>Ko\u00e7a u p\u00ebrpoq t\u00eb shpjegonte mosdeklarimin, duke th\u00ebn\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn e tij se kjo i ishte dukur formalitet dhe se ai nuk ishte n\u00eb gjendje t\u00eb ndante se cili burim prej t\u00eb ardhurave q\u00eb kishte, kishte sh\u00ebrbyer p\u00ebr krijimin e nj\u00eb pasurie t\u00eb caktuar.<\/p>\n<p>Ai tha se fakti q\u00eb hetimi kishte gjetur se burimet ishin t\u00eb ligjshme dhe t\u00eb dokumentuara tregonte se ai nuk kishte pasur p\u00ebr q\u00ebllim fshehjen e burimeve. \u201cEdhe po t\u00eb deklaroja se burimi i nj\u00eb pasurie ishte nga: t\u00eb ardhurat nga paga, kursimet dhe shitja e apartamenteve, do ishte nj\u00ebsoj\u201d, tha Ko\u00e7a duke k\u00ebmb\u00ebngulur se parat\u00eb e familjes i kishte konsideruar si nj\u00eb gj\u00eb e vetme prej nga kryheshin shpenzimet.<\/p>\n<p>Ko\u00e7a megjithat\u00eb u p\u00ebrball me dyshimet e KPK dhe pyetjet e kryesueses sa i p\u00ebrket p\u00ebrfitimit t\u00eb nj\u00eb kredie t\u00eb but\u00eb si i pastreh\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 5 milion lek\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb kur ai ishte pronar i nj\u00eb godine n\u00eb Linz\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs dhe kur kat\u00ebr muaj m\u00eb von\u00eb p\u00ebrfitoi me privatizim pjes\u00eb t\u00eb nj\u00eb ish-nd\u00ebrmarrje n\u00eb Kor\u00e7\u00eb ku kishte punuar n\u00eb fillim t\u00eb viteve 90\u2019.<\/p>\n<p>Relatorja nuk sqaroi n\u00ebse p\u00ebrfitimi i k\u00ebsaj kredie shihej apo jo si shkelje nga KPK. M\u00eb her\u00ebt n\u00eb vendime t\u00eb ngjashme KPK e ka konsideruar at\u00eb si \u201cp\u00ebrfitim t\u00eb padrejt\u00eb\u201d p\u00ebr shkak t\u00eb funksionit, sidomos kur subjekti nuk ishte n\u00eb kushtet e t\u00eb qenit i pastreh\u00eb.<\/p>\n<p>Ko\u00e7a shpjegoi se godina n\u00eb Linz\u00eb kishte qen\u00eb nj\u00eb barak\u00eb dhe kushtet n\u00eb t\u00eb ishin ekstreme dhe nuk mund t\u00eb quhej strehim. Ai tha se godina e nd\u00ebrtuar mb\u00ebshtetur pjes\u00ebrisht n\u00eb murin e avllis\u00eb s\u00eb komshiut, kishte sh\u00ebrbyer si streh\u00eb p\u00ebr familjen e tij n\u00eb kushtet kur nuk kishte asnj\u00eb mund\u00ebsi strehimi. \u201cPavar\u00ebsisht se isha prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme, nuk kishte ndonj\u00eb kujdes p\u00ebr ne nga shteti\u201d, tha Ko\u00e7a.<\/p>\n<p>Ai po ashtu shpjegoi se p\u00ebrfitimi i kredis\u00eb ishte nj\u00eb moment pas miratimit t\u00eb nj\u00eb vendimi qeverie q\u00eb nuk prekte vet\u00ebm at\u00eb, por nj\u00eb s\u00ebr\u00eb zyrtar\u00ebsh t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebrfshi koleg\u00eb t\u00eb tij prokuror\u00eb. Ai tha se privatizimi n\u00eb Kor\u00e7\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb kat\u00ebr muaj m\u00eb pas, por p\u00ebr t\u00eb ai kishte aplikuar n\u00eb fillim t\u00eb viteve 90\u2019 kur punonte atje si prokuror para apolikimit p\u00ebr kredi, por q\u00eb ishte zvarritur nga pushteti lokal i Kor\u00e7\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebmb\u00ebnguljes s\u00eb kryesueses p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb shpjegime mbi p\u00ebrfitimin e kredis\u00eb dhe m\u00eb pas t\u00eb privatizimit, Ko\u00e7a iu p\u00ebrgjigj duke th\u00ebn\u00eb se ai nuk ishte ndjer\u00eb i sigurt pas marrjes s\u00eb kredis\u00eb. \u201c\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrt\u00ebt q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kredi e but\u00eb, me interesa t\u00eb ul\u00ebta, ndryshe nga interesat q\u00eb paguanin qytetar\u00ebt, por prap\u00eb ishte nj\u00eb kredi dhe mua n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk m\u00eb jepte siguri se e kisha zgjidhur problemin e strehimit\u201d, tha Ko\u00e7a duke p\u00ebrmendur po ashtu nj\u00eb incident q\u00eb i kishte ndodhur n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb dhe pasigurin\u00eb p\u00ebr shlyerjen e kredis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Apartamentet <\/strong><\/p>\n<p>Megjithat\u00eb baraka rezultoi t\u00eb kishte qen\u00eb nj\u00eb zhgjidhje ekonomike me leverdi p\u00ebr prokurorin. KPK tha se nga hetimi kishte rezultuar se blerja e nj\u00eb toke prej 830 metrash n\u00eb Linz\u00eb kishte sh\u00ebrbyer vite m\u00eb von\u00eb, pas nj\u00eb kontrate k\u00ebmbimi me nj\u00eb kompani nd\u00ebrtimi, si burim i nj\u00eb s\u00ebr\u00eb apartamentesh dhe pasurish t\u00eb paluajtshme p\u00ebr prokurorin.<\/p>\n<p>Kryesuesja k\u00ebrkoi sqarime nga Ko\u00e7a n\u00eb lidhje me investimin 400 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb blerjen e k\u00ebsaj pasurie n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur pronari i tok\u00ebs ende nuk kishte pasur dokument pron\u00ebsie. Ko\u00e7a tha se toka n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai fillimisht kishte menduar t\u00eb nd\u00ebrtonte nj\u00eb sht\u00ebpi kur t\u00eb kishte mund\u00ebsi, kishte qen\u00eb e shit\u00ebsit me Akt Marrje Toke n\u00eb P\u00ebrdorim bazuar n\u00eb ligjin 7501 dhe se ai kishte hyr\u00eb n\u00eb marr\u00ebveshje me goj\u00eb me t\u00eb duke i besuar llafit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cSigurisht q\u00eb ishte nj\u00eb investim i pasigurt, por vendi sapo kishte hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb sistem kpatilist dhe ishte n\u00eb nj\u00eb gjendje t\u00eb till\u00eb sociale ku ende i besohej fjal\u00ebs s\u00eb dh\u00ebn\u00eb\u201d, tha Ko\u00e7a. Ai tha se nuk kishte pasur pritshm\u00ebri p\u00ebr zon\u00ebn dhe se ofrimi i nj\u00eb investitori aty kishte ndodhur disa vite m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Relatorja shpjegoi se nuk kishte gjetur asgj\u00eb t\u00eb dyshimet n\u00eb kontrat\u00ebn e k\u00ebmbimit mes shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit dhe prokurorit dhe se nuk rezultoi q\u00eb ai t\u00eb kishe pasur trajtim preferencial. Sipas relacionit Ko\u00e7a kishte marr\u00eb disa apartamente, t\u00eb cil\u00ebt kryesisht ishin dh\u00ebn\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim p\u00ebr p\u00ebrkujdesje t\u00eb t\u00eb af\u00ebrt p\u00ebrfshi vjehrr\u00ebn, nj\u00eb nip dhe nj\u00eb mik. P\u00ebr qirat\u00eb e marra sipas KPK ishin paguar tatimet.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb Ko\u00e7a shpjegoi se nj\u00eb prej k\u00ebtyre apartamenteve ishte p\u00ebrdorur prej tij si sht\u00ebpi e dyt\u00eb p\u00ebr disa vite, derisa ishte b\u00ebr\u00eb gati p\u00ebr banim. Ko\u00e7a shpjegoi po ashtu se pse nuk kishte deklaruar si pasuri k\u00ebto apartamente q\u00eb n\u00eb vitin 2009 kur i kishte marr\u00eb ato n\u00eb posedim, por vet\u00ebm n\u00eb vitin 2014 kur ato i kishin kaluar edhe juridikisht n\u00eb pron\u00ebsi.<\/p>\n<p>Prokurori tha se nuk kishte pasur asnj\u00eb synim fshehje, pasi pasurit\u00eb ishin t\u00eb ligjshme dhe se kontrata me shoq\u00ebrin\u00eb e nd\u00ebrtimit dhe \u00e7do detaj i saj e ato q\u00eb ai p\u00ebrfitonte prej saj ishin deklaruar n\u00eb deklarimet vjetore. Ai tha se nuk e kishte par\u00eb si t\u00eb rregullt deklarimin e tyre pa qen\u00eb ende t\u00eb rregjistruara n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij n\u00eb hipotek\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme Arqilea Ko\u00e7a u p\u00ebrball n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit me pyetje rreth p\u00ebrfitimit t\u00eb nj\u00eb kredie t\u00eb but\u00eb dhe mosdeklarimit t\u00eb burimeve p\u00ebr pasurin\u00eb, e cila megjithat\u00eb u cil\u00ebsua e ligjshme pas hetimeve. Ko\u00e7a k\u00ebrkoi konfirmim.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":69582,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Arqilea-Ko\u00e7a-600x340.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60480"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=60480"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60480\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62234,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60480\/revisions\/62234"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69582"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=60480"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=60480"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=60480"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}