{"id":60604,"date":"2019-03-08T19:23:11","date_gmt":"2019-03-08T17:23:11","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=60604"},"modified":"2019-05-06T23:17:30","modified_gmt":"2019-05-06T23:17:30","slug":"kreu-i-gjykates-se-tropojes-perballet-me-probleme-te-pasurise-dhe-profesionalizmit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kreu-i-gjykates-se-tropojes-perballet-me-probleme-te-pasurise-dhe-profesionalizmit\/2019\/03\/08\/","title":{"rendered":"Kreu i Gjykat\u00ebs s\u00eb Tropoj\u00ebs p\u00ebrballet me probleme t\u00eb pasuris\u00eb dhe profesionalizmit"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime p\u00ebr fshehjen e nj\u00eb apartamenti si dhe nj\u00eb borxh prej 20 mij\u00eb eurosh n\u00eb em\u00ebr t\u00eb gjyqtarit Dritan Seci, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ky i fundit u mbrojt me argumentin se apartamentin e kishte kthyer mbrapsht dhe se nuk e njihte personin q\u00eb deklaronte se i ka dh\u00ebn\u00eb borxh. <!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_60605\" aria-describedby=\"caption-attachment-60605\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Dritan-Seci-dhe-avokati-i-tij-para-KPK-se.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-60605\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Dritan-Seci-dhe-avokati-i-tij-para-KPK-se-600x369.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"369\" data-id=\"60605\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-60605\" class=\"wp-caption-text\">Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Tropoj\u00ebs, Dritan Seci dhe avokati i tij para Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Foto: Edmond Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Tropoj\u00ebs, Dritan Seci u p\u00ebrball t\u00eb premten me probleme t\u00eb pasuris\u00eb dhe t\u00eb aft\u00ebsive profesionale n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese e KPK-s\u00eb kryesohej nga Roland Ilia, me relator Olsi Komicin dhe an\u00ebtare Valbona Sanxhaktarin.<\/p>\n<p>Relatori Komici tha se Inspektorati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive, ILDKPKI ka raportuar se gjyqtari Seci kishte kryer deklarim jo t\u00eb sakt\u00eb, se nuk kishte burime t\u00eb ligjshme dhe se kishte fshehje t\u00eb pasuris\u00eb. Rezultate t\u00eb ngjashme p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb duket se nxorri edhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.<\/p>\n<p>Relatori Komici shpjegoi n\u00eb seanc\u00eb se hetimi administrative kishte gjetur mosp\u00ebrputhje n\u00eb deklarime p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb vitin 2012 n\u00eb Bajram Curri dhe munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme. P\u00ebr blerjen e nj\u00eb lokali sh\u00ebrbimesh, s\u00ebrish n\u00eb qytetin e Bajram Currit si dhe t\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb Yzberisht t\u00eb Tiran\u00ebs, Komisioni nuk ka evidentuar probleme. Por nga hetimi administrativ jan\u00eb ngritur dyshime mbi aktivitetin e bashk\u00ebshortes s\u00eb Secit si farmaciste dhe t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga ky biznes vit pas viti, t\u00eb cilat jan\u00eb deklaruar disa her\u00eb m\u00eb ul\u00ebt sesa raportimi i b\u00ebr\u00eb n\u00eb zyr\u00ebn e Tatimeve t\u00eb Kuk\u00ebsit.<\/p>\n<p>Sipas relatorit Komici, gjyqtari Seci ka mosp\u00ebrputhje edhe p\u00ebr blerjen dhe shitjen e nj\u00eb automjeti, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gjat\u00eb shtat\u00eb viteve t\u00eb fundit rezultoi se ka p\u00ebrdorur makina t\u00eb t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Komisioni ka gjetur gjithashtu se Seci kishte kontata p\u00ebr pagimin e energjis\u00eb elektrike dhe t\u00eb ujit p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb rrug\u00ebn e Durr\u00ebsit, me sip\u00ebrfaqe 75 m2. Sipas relatorit, Seci ka pretenduar se e kishte p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb apartament n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb nj\u00eb mikut t\u00eb tij pa qera dhe se kishte paguar vet\u00ebm faturat e ujit dhe t\u00eb energjis\u00eb. Nga hetimi rezultoi se mes tyre \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar fillimisht nj\u00eb kontrat\u00eb shit-blerjeje, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn gjyqtari kishte paguar 4 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>Sipas Komicit, subjekti i rivler\u00ebsimit ka shpjeguar se kur ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni se kompania n\u00eb fjal\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrtonte nj\u00eb pallat tjet\u00ebr, ka hequr dor\u00eb nga blerja e k\u00ebtij apartamenti dhe se i \u00ebsht\u00eb kthyer shuma e 4 mij\u00eb eurove.<\/p>\n<p>Gjyqtari Seci ka pretenduar para Komisionit se ky apartament i \u00ebsht\u00eb shitur nj\u00eb personi tjet\u00ebr, pavar\u00ebsisht se kontratat e faturave jan\u00eb ende n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij, por Komisioni konstatoi se ai e ka fshehur k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2008.<\/p>\n<p>Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Tropoj\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur edhe me nj\u00eb tjet\u00ebr gjetje t\u00eb Komisionit, lidhur me nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale nga nj\u00eb person p\u00ebr dhurimin 20 mij\u00eb eurove p\u00ebr shpenzime familjare dhe vetjake. Relatori Komici pohoi se subjekti ka mohuar ta ket\u00eb n\u00ebnshkruar k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb dhe njohjen me personin me inicialet B.M, por KPK ka gjetur se ky shtetas kishte udh\u00ebtuar drejt Kosov\u00ebs me makin\u00ebn e p\u00ebrdorur nga Seci.<\/p>\n<p>\u201cNga kjo rrethan\u00eb krijohet bindje e arsyeshme se gjyqtari Seci ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb p\u00ebr mosnjohje me personin B.M dhe mosmarrjen e 20 mij\u00eb eurove pa kthim nga ky person,\u201d tha relatori Komici.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb konstatim, gjyqtari Dritan Seci dhe avokati i tij mbrojt\u00ebs, Ridvan Shehu u shpreh\u00ebn para Komisionit se nuk ishin n\u00eb dijeni t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb makin\u00ebs nga B.M, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn k\u00ebmb\u00ebnguli s\u00ebrish se nuk e njihte.<\/p>\n<p>Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar(DSIK) ka raportuar se nuk rezultonin informacione apo prova p\u00ebr kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme t\u00eb gjyqtarit Dritan Seci me persona t\u00eb lidhur me krimin e organizuar.<\/p>\n<p>P\u00ebr aspektin profesional, pavar\u00ebsisht raportit pozitiv t\u00eb KLD-s\u00eb q\u00eb e ka vler\u00ebsuar me aft\u00ebsi t\u00eb mira organizative, etike e profesionale, hetimi administrativ i KPK-s\u00eb ka zbuluar disa probleme. N\u00eb adres\u00eb t\u00eb gjyqtarit Seci ka pasur tre ankesa, nj\u00ebra prej t\u00eb cilave ka rezultuar pa probleme. N\u00eb nj\u00eb prej \u00e7\u00ebshtjeve ka rezultuar se gjyqtari ka ndryshuar cil\u00ebsimin e pal\u00ebve pa dh\u00ebn\u00eb shpjegim dhe pa marr\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm. N\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr rast, ka p\u00ebrfunduar shqyrtimin gjyq\u00ebsor pa njoftuar nj\u00ebr\u00ebn pale, duke i hequr t\u00eb drejt\u00ebn e ankimit.<\/p>\n<p>Relatori Olsi Komici p\u00ebrfundoi duke u shprehur se gjyqtari Seci kishte qen\u00eb bashk\u00ebpunues, por kishte refuzuar t\u00eb kryente ballafaqim lidhur me pron\u00ebsin\u00eb e apartamentit n\u00eb rrug\u00ebn e Durr\u00ebsit n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb cilin nuk e kishte deklaruar.<\/p>\n<p>P\u00ebrfaq\u00ebsuesi ligjor i gjyqtarit Seci, Ridvan Shehu u ndal shkurtimisht n\u00eb disa prej \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb paraqitura si problematike nga Komisioni. Ai u shpreh se periudha kur nuk ishte rip\u00ebrt\u00ebrir\u00eb kontrata e qiras\u00eb s\u00eb farmacis\u00eb kishte ndodhur p\u00ebr shkak t\u00eb miratimit n\u00eb heshtje t\u00eb kontrat\u00ebs ekzistuese. P\u00ebr apartamentin 75 m2 n\u00eb \u201cRrug\u00ebn e Durr\u00ebsit\u201d, avokati Shehu theksoi se subjekti ka pasur nj\u00eb kontrat\u00eb sip\u00ebrmarje t\u00eb cil\u00ebn e ka kthyer, dhe p\u00ebr shkak se at\u00eb pasuri e ka bler\u00eb dikush tjet\u00ebr, ai nuk e kishte deklaruar. Nd\u00ebrsa deklarat\u00ebn p\u00ebr dhurimin e 20 mij\u00eb eurove ai e cil\u00ebsoi si t\u00eb paligjshme, pasi nuk \u00ebsht\u00eb pranuar e n\u00ebnshkruar nga pala tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>P\u00ebr p\u00ebrdorimin e mjetit nga shtetasi B.M., vet\u00eb gjyqtari Dritan Seci shpjegoi gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb premten se kjo makin\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrdorur edhe nga persona t\u00eb tjer\u00eb, edhe nga v\u00ebllez\u00ebrit e tij.<\/p>\n<p>Relatori Komici e pyeti gjyqtarin Seci se \u00e7far\u00eb mendonte lidhur me arsyen q\u00eb mund ta ket\u00eb shtyr\u00eb shtetasin B.M. p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnshkruar nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr dhurimin e 20 mij\u00eb eurove. Gjyqtari Dritan Seci u p\u00ebrgjigj se nuk e dinte dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kishte k\u00ebrkuar ballafaqim me k\u00ebt\u00eb person.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, kryesuesi i trup\u00ebs gjykuese, Roland Ilia b\u00ebri me dije se vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 11 mars, ora 09:00<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime p\u00ebr fshehjen e nj\u00eb apartamenti si dhe nj\u00eb borxh prej 20 mij\u00eb eurosh n\u00eb em\u00ebr t\u00eb gjyqtarit Dritan Seci, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ky i fundit u mbrojt me argumentin se apartamentin e kishte kthyer mbrapsht dhe se nuk e njihte personin q\u00eb deklaronte se i ka dh\u00ebn\u00eb borxh.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":69580,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Dritan-Seci-dhe-avokati-i-tij-para-KPK-se-600x369.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60604"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=60604"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60604\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62230,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60604\/revisions\/62230"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69580"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=60604"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=60604"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=60604"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}