{"id":60760,"date":"2019-03-18T11:56:48","date_gmt":"2019-03-18T09:56:48","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=60760"},"modified":"2019-04-23T22:01:21","modified_gmt":"2019-04-23T22:01:21","slug":"ulja-e-denimit-per-vrasjen-e-dyfishte-shkarkoi-gjyqtarin-alfred-gjoni","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ulja-e-denimit-per-vrasjen-e-dyfishte-shkarkoi-gjyqtarin-alfred-gjoni\/2019\/03\/18\/","title":{"rendered":"Ulja e d\u00ebnimit p\u00ebr vrasjen e dyfisht\u00eb, shkarkoi gjyqtarin Alfred Gjoni"},"content":{"rendered":"<p>Zbutja e d\u00ebnimit ndaj t\u00eb pandehurit Gentian Doda \u2013 gjyqi i t\u00eb cilit n\u00eb Apel \u00e7oi n\u00eb burg p\u00ebr korrupsion gjykat\u00ebsin Shk\u00eblqim Miri, ishte pjes\u00eb e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs s\u00eb KPK-s\u00eb q\u00eb solli shkarkimin e kreut t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Kurbinit, Alfred Gjoni.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_60761\" aria-describedby=\"caption-attachment-60761\" style=\"width: 520px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/alfred-gjoni.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-60761 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/alfred-gjoni-520x400.jpg\" alt=\"\" width=\"520\" height=\"400\" data-id=\"60761\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-60761\" class=\"wp-caption-text\">Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Kurbinit, Alfred Gjoni, duke dal\u00eb pas nj\u00eb seance t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, | Foto : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Zbutja e d\u00ebnimit ndaj t\u00eb d\u00ebnuarit p\u00ebr 2 vrasje Gentian Doda, ishte nj\u00eb nga shkeljet mbi t\u00eb cilat u mb\u00ebshtet Komisioni i Pavarur i Kualifikimit p\u00ebr shkarkimin e gjyqtarit Alfred Gjoni.<\/p>\n<p>Gjoni, i cili ishte pjes\u00eb e trup\u00ebs gjykuese q\u00eb uli d\u00ebnimin n\u00eb Gjykat\u00ebn e Matit duke sjell\u00eb lirimin e Dod\u00ebs, u gjet me probleme t\u00eb pasuris\u00eb dhe profesionalizmit &#8211; p\u00ebrfshi arsyetimin n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe lidhjen e tij me avokatin e Dod\u00ebs, t\u00eb cilit i kishte marr\u00eb n\u00eb hua nj\u00eb makin\u00eb p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebtuar jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Trupa e gjykat\u00ebs s\u00eb Matit, me kryesues Ali Kolecin dhe an\u00ebtar\u00eb Ded Mirin dhe Alfred Gjonin ndryshoi cil\u00ebsimin e akuz\u00ebs ndaj Gentian Dod\u00ebs nga \u201cvrasje me paramendim\u201d n\u00eb \u201cplagosje me dashje me pasoj\u00eb vdekjen\u201d dhe uli d\u00ebnimin ndaj tij nga 20 vjet burg n\u00eb 8 vjet n\u00eb vitin 2016. Ky vendim u konfirmua edhe n\u00eb Apel dhe u pasua me lirimin e Dod\u00ebs me koh\u00ebn e paraburgimit.<\/p>\n<p>Ish-gjykat\u00ebsi Alfred Gjoni i cili u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit n\u00eb janar t\u00eb k\u00ebtij viti, u mbrojt duke p\u00ebrmendur faktin se vendimi ishte marr\u00eb nga nj\u00eb trup\u00eb gjykuese n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ai ishte vet\u00ebm nj\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebt dhe se vendimi ishte konfirmuar n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, duke iu referuar vendimit t\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs <a href=\"\/?p=60348\">p\u00ebr t\u00eb cilin u d\u00ebnua ish-gjykat\u00ebsi<\/a> Shk\u00eblqim Miri.<\/p>\n<p>KPK arsyetoi se Gjoni kishte pasur mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb kund\u00ebrshtonte dhe jepte arsyetim n\u00eb pakic\u00eb. Vendimit n\u00eb fjal\u00eb sipas KPK i mungonte argumenti dhe arsyetimi pse ishte ndryshuar cil\u00ebsimi i vepr\u00ebs penale. Po ashtu n\u00eb vendim thuhet se pas pyetjeve nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, vet\u00eb Gjoni e klasifikoi nj\u00eb ngjarje t\u00eb supozuar me rrethana t\u00eb ngjashme si \u201cvrasje me paramendim\u201d.<\/p>\n<p>Gjoni i cili u hetua nga KPK n\u00eb dy kritere, at\u00eb t\u00eb profesionalizmit dhe at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, kishte prej vitit 2010 q\u00eb drejtonte Gjykat\u00ebn e Kurbinit, nd\u00ebrsa kishte punuar si gjyqtar prej 20 vjet\u00ebsh. Trupa gjykuese q\u00eb hetoi subjektin u kryesua nga Etleda \u00c7iftja, me relator Roland Ilia, an\u00ebtare Firdes Shuli dhe v\u00ebzhgues nd\u00ebrkomb\u00ebtar Ferdinando Buatier de Mongeot. KPK gjeti nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shkeljesh, p\u00ebrfshi dyshime p\u00ebr nj\u00eb apartament t\u00eb fshehur n\u00eb Durr\u00ebs dhe zvarritje \u00e7\u00ebshtjesh p\u00ebr mbi dy vjet.<\/p>\n<p><strong>Vendimi p\u00ebr \u00a0Gentian Dod\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Doda ishte d\u00ebnuar n\u00eb munges\u00eb n\u00eb vitin 2001 me 20 vjet burg p\u00ebr vrasjen e dy personave n\u00eb qytetin e Burrelit dhe vendimi ishte konfirmuar n\u00eb Apel dhe Gjykata e Lart\u00eb n\u00eb vitin 2002 kishte refuzuar rekursin. Vendimi ndaj tij kryesisht ishte bazuar n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e nj\u00ebrit prej viktimave i cili vdiq n\u00eb spital dy dit\u00eb pasi u plagos nga Doda.<\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/gjykata.gov.al\/umbraco\/Surface\/SearchSurface\/GenerateAndDownloadFinalDecisionReport?caseId=36-2016-00383&amp;courtId=36\">Nga vendimi i gjykat\u00ebs s\u00eb Matit<\/a>, e cila rishikoi \u00e7\u00ebshtjen pas ekstradimit t\u00eb Dod\u00ebs nga SHBA n\u00eb vitin 2012 dhe rihapjes s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes p\u00ebr gjykim n\u00eb vitin 2016, rezulton se viktima Gazmir Dedja kishte njohur ekzekutorin. N\u00eb vendim thuhet se Doda nd\u00ebrsa udh\u00ebtonte n\u00eb makin\u00eb i thirri viktim\u00ebs n\u00eb em\u00ebr dhe m\u00eb pas q\u00eblloi ndaj tij. Dedja q\u00eb ishte shenjestra mbeti i plagosur r\u00ebnd\u00eb, nd\u00ebrsa nj\u00eb kalimtar rast\u00ebsor mbeti i vrar\u00eb prej bresh\u00ebrive. Dy dit\u00eb m\u00eb von\u00eb edhe Dedja humbi jet\u00ebn, por jo pa u treguar t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb tij &#8211; v\u00ebllait, babait dhe n\u00ebn\u00ebs, se personi q\u00eb e q\u00eblloi ishte Gentian Doda.<\/p>\n<p>Nga gjykimi i \u00e7\u00ebshtjes rezultoi se v\u00ebllai dhe babai i viktim\u00ebs ishin vrar\u00eb n\u00eb periudha t\u00eb m\u00ebvonshme dhe gjyqi u bazua n\u00eb d\u00ebshmit\u00eb q\u00eb ata kishin dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr gjykimin fillestar t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes. Gjykata citon nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb vendim se Doda kishte thirrur n\u00eb em\u00ebr viktim\u00ebn dhe m\u00eb pas kishte q\u00eblluar me bresh\u00ebri ndaj tij.<\/p>\n<p>Por gjykata thot\u00eb se pas shqyrtimit t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes vendosi t\u00eb rikualifikoj\u00eb akuz\u00ebn. Nga dokumenti onlin\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn e Matit rezulton se t\u00eb tre gjykat\u00ebsit e \u00e7\u00ebshtjes, p\u00ebrfshir\u00eb Alfred Gjonin ishin dakord me k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim. Ata e cil\u00ebsuan vrasjen e dyfisht\u00eb \u201cplagosje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb me dashje me pasoj\u00eb vdekjen\u201d dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht pranuan gjykimin e shkurtuar edhe pse \u00e7\u00ebshtja ishte gjykuar m\u00eb her\u00ebt dhe kishte shkuar deri n\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese.<\/p>\n<p>Doda nga 20 vjet u d\u00ebnua me 12 vjet burg dhe pas gjykimit t\u00eb shkurtuar n\u00eb 8 vjet. Ai u lirua nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb pas llogaritjes s\u00eb paraburgimit dhe koh\u00ebs q\u00eb kishte kaluar si i arrestuar n\u00eb SHBA deri n\u00eb momentin e ekstradimit. Vendimi i Gjonit dhe i dy gjykat\u00ebsve t\u00eb tjer\u00eb u konfirmua edhe n\u00eb Apel \u2013 vendim p\u00ebr t\u00eb cilin gjyqtari Shk\u00eblqim Miri u d\u00ebnuar me 2.6 vjet burg p\u00ebr korrupsion pasiv.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore p\u00ebrpara KPK -s\u00eb Gjoni u p\u00ebrball me vendimin e tij p\u00ebr t\u00eb ulur d\u00ebnim ndaj Dod\u00ebs. Pa p\u00ebrmendur dosjen konkrete, v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar i p\u00ebrmendi atij nj\u00eb s\u00ebr\u00eb rrethanash t\u00eb nj\u00eb ngjarje kriminale, duke k\u00ebrkuar cil\u00ebsimin e tij.<\/p>\n<p>Gjyqtari qe evaziv n\u00eb shpjegimet, ai u p\u00ebrpoq t\u00eb shmangej duke folur p\u00ebr gjakmarrjen, nd\u00ebrsa avokati i tij Ardian Visha \u201cfaj\u00ebsoi\u201d p\u00ebrkthimin. K\u00ebmb\u00ebnguljes s\u00eb kryesueses dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb ONM-s\u00eb, Gjoni iu p\u00ebrgjigj se \u201cjemi para rastit t\u00eb vrasjes me paramendim.\u201d<\/p>\n<p>N\u00eb mbrojtjen e tij p\u00ebr rastin Doda, subjekti p\u00ebrdori si argument edhe faktin se ai kishte qen\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb trupe gjykuese dhe se vendimin nuk e kishte marr\u00eb vet\u00ebm vendimin p\u00ebr uljen e d\u00ebnimit. KPK e rr\u00ebzoi k\u00ebt\u00eb pretendim nd\u00ebrsa arsyetoi se Gjoni n\u00ebse mendonte ndryshe, duhej t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb arsyetim n\u00eb pakic\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cFakti se subjekti i rivler\u00ebsimit ka qen\u00eb an\u00ebtar i trup\u00ebs gjykuese n\u00eb vendimet e konstatuara nga ana e Komisionit si jo t\u00eb argumentuara si duhet nuk e p\u00ebrjashton at\u00eb nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia pasi ai n\u00eb rolin e an\u00ebtarit kishte t\u00eb drejt\u00ebn e mendimit t\u00eb pakic\u00ebs\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb zbardhur, KPK gjeti gjat\u00eb hetimit se Gjoni ishte caktuar nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb trup\u00ebn gjykuese t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Matit. Komisioni zbuloi gjithashtu gjat\u00eb hetimit n\u00eb kriterin e pasurive, lidhje mes Gjonit dhe avokatit Ilirjan Dyzeni &#8211; i cili ishte p\u00ebrfaq\u00ebsues ligjor i Gentian Dod\u00ebs gjat\u00eb k\u00ebtij gjykimi.<\/p>\n<p>I pyetur p\u00ebr njohjen dhe marrjen hua t\u00eb nj\u00eb makine nga avokati, Gjoni u justifikua se ajo nuk ishte arsye p\u00ebr p\u00ebrjashtim. Ai i tha KPK-s\u00eb se avokatin e kishte takuar rast\u00ebsisht dhe i kishte marr\u00eb makin\u00ebn hua n\u00eb vitin 2013 vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebr nj\u00eb udh\u00ebtim n\u00eb Kosov\u00eb. Sipas tij kjo nuk ishte arsye p\u00ebrjashtues, \u201cp\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr disa vit\u00eb m\u00eb pas (2016)\u201d. Por KPK i gjeti deklarimet e subjektit mbi k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb rreme.<\/p>\n<p>KPK nuk shprehet n\u00ebse vendimi p\u00ebr Dod\u00ebn ishte shkarkues, por l\u00eb t\u00eb kuptohet se vendimarrja nuk kishte qen\u00eb e plot\u00eb. \u201cN\u00eb pjes\u00ebn arsyetuese t\u00eb vendimit, konstatohet mungesa e argumentimit t\u00eb konkluzionit q\u00eb veprimet e t\u00eb pandehurit plot\u00ebsojn\u00eb element\u00ebt e vepr\u00ebs penale t\u00eb \u201cplagosjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb me dashje\u201d..<\/p>\n<p><strong>Problemet e pasuris\u00eb dhe profesionalizmit<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shprehet n\u00eb vendim se problemet e ish-gjykat\u00ebsit Gjoni n\u00eb lidhje me profesionalizmin nuk kishin t\u00eb b\u00ebnin vetem me k\u00ebt\u00eb dosje.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb tilla mang\u00ebsi konsiderohen, zvarritja e gjykimit tej afateve ligjore, m\u00ebnyra jokorrekte e vler\u00ebsimit t\u00eb fakteve dhe provave, argumentimi jo i plot\u00eb dhe jo n\u00eb p\u00ebrputhje me dispozitat ligjore\u201d, shkruhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>KPK thot\u00eb se n\u00eb nj\u00eb rast Gjoni zvarriti p\u00ebr mbi 5 vjet nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr njohje pron\u00ebsie, q\u00eb sipas raporti t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2016 duhej t\u00eb ishte mbyllur p\u00ebr tre muaj. KPK thot\u00eb se gjeti q\u00eb \u00e7\u00ebshtja vijoi t\u00eb zvarritej edhe pas raportit t\u00eb KLD-s\u00eb deri sa Gjoni u p\u00ebrjashtua prej saj n\u00eb korrik 2018.<\/p>\n<p>Komisioni thot\u00eb se argumentet e gjykat\u00ebsit p\u00ebr ngarkes\u00eb n\u00eb lidhje me shtyrjet dhe zvarritjen nuk ishin bind\u00ebse. Sipas KPK-s\u00eb n\u00eb disa raste keqmenaxhimi ishte i qart\u00eb, pasi gjykat\u00ebsi cakonte seanca n\u00eb festa zyrtare ose n\u00eb dit\u00eb kur e dinte q\u00eb do ishte i z\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e v\u00ebzhguara, shumica e seancave gjyq\u00ebsore kan\u00eb qen\u00eb jo produktive. N\u00eb disa raste seancat jan\u00eb caktuar n\u00eb dit\u00eb festash zyrtare apo n\u00eb data ku subjekti i rivler\u00ebsimit ka pasur impenjime t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb cilat ka qen\u00eb n\u00eb dijeni m\u00eb par\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e zbardhur.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, nj\u00eb mori problemesh u gjet\u00ebn edhe n\u00eb pasurin\u00eb e gjykat\u00ebsit t\u00eb shkarkuar. Komisioni b\u00ebri me dije se p\u00ebr nj\u00eb apartament 60 m2, ai kishte munges\u00eb t\u00eb burimeve financiare t\u00eb ligjshme n\u00eb shum\u00ebn 1,1 milion lek\u00eb dhe se ka kryer \u201cdeklarim t\u00eb pasakt\u00eb dhe jo n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin n\u00eb lidhje me \u00e7mimin e blerjes s\u00eb k\u00ebtij apartamenti\u201d.<\/p>\n<p>KPK konstatoi deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe munges\u00eb burimesh edhe p\u00ebr nj\u00eb apartament 47.7 metra. N\u00eb vendim thuhet se ai i kishte dh\u00ebn\u00eb \u201cKomisionit p\u00ebrgjigje t\u00eb ndryshme dhe kontradiktore gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb lidhje me mobilimin e k\u00ebtij apartamenti\u201d.<\/p>\n<p>Munges\u00eb burimesh dhe probleme me deklarimin u b\u00ebn\u00eb me dije edhe n\u00eb lidhje me nj\u00eb hua t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga gjykat\u00ebsi. KPK gjeti gjithashtu se ai kishte fshehur posedimin dhe p\u00ebrdorimin e nj\u00eb apartamenti n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit.<\/p>\n<p>KPK konstatoi se subjekti ka b\u00ebr\u00eb deklarime t\u00eb rreme n\u00eb lidhje me nj\u00eb udh\u00ebtim n\u00eb Bruksel, deklarime t\u00eb rreme n\u00eb lidhje me gjykimin e \u00e7\u00ebshtjeve p\u00ebr nj\u00eb person me inicialet L.N dhe po ashtu p\u00ebr kontaktet e \u00e7\u00ebshtjet e gjykuara me avokatin Dyzeni.<\/p>\n<p>Gjoni i kund\u00ebrshtoi problemet e konstatura nga KPK. N\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore ai dhe avokati i tij pretenduan se apartamentin n\u00eb Durr\u00ebs e kishte p\u00ebrdorur p\u00ebr shkak t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnies me familjen pronare, por nuk e kishte n\u00eb posedim dhe pron\u00ebsi.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zbutja e d\u00ebnimit ndaj t\u00eb pandehurit Gentian Doda \u2013 gjyqi i t\u00eb cilit n\u00eb Apel \u00e7oi n\u00eb burg p\u00ebr korrupsion gjykat\u00ebsin Shk\u00eblqim Miri, ishte pjes\u00eb e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs s\u00eb KPK-s\u00eb q\u00eb solli shkarkimin e kreut t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Kurbinit, Alfred Gjoni.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":54761,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,5],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/alfred-gjoni-520x400.jpg","fifu_image_alt":"Ulja e d\u00ebnimit p\u00ebr vrasjen e dyfisht\u00eb, shkarkoi gjyqtarin Alfred Gjoni","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60760"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=60760"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60760\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":61627,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60760\/revisions\/61627"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/54761"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=60760"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=60760"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=60760"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}