{"id":60886,"date":"2019-03-19T19:57:37","date_gmt":"2019-03-19T17:57:37","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=60886"},"modified":"2019-05-06T23:17:30","modified_gmt":"2019-05-06T23:17:30","slug":"kryetari-i-gjykates-se-permetit-pashk-gjaci-me-probleme-ne-te-tri-kriteret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kryetari-i-gjykates-se-permetit-pashk-gjaci-me-probleme-ne-te-tri-kriteret\/2019\/03\/19\/","title":{"rendered":"Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb P\u00ebrmetit Pashk Gjaci me probleme n\u00eb t\u00eb tri kriteret"},"content":{"rendered":"<p>Mungesa e dokumentacionit p\u00ebr pasuri t\u00eb v\u00ebna nga gjyqtari n\u00eb Mirdit\u00eb, La\u00e7 e Velipoj\u00eb si dhe t\u00eb ardhurat e tij si avokat para nisjes s\u00eb detyr\u00ebs si gjyqtar ngrit\u00ebn pik\u00ebpyetje para komisionit t\u00eb pavarur t\u00eb kualifikimit nd\u00ebrsa gjyqtari k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb duke argumentuar se pasuria e tij ishte rrjedhoj\u00eb e investimit t\u00eb suksessh\u00ebm n\u00eb prona t\u00eb patundshme.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_60887\" aria-describedby=\"caption-attachment-60887\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Pashk-Gjaci.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-60887\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Pashk-Gjaci-600x384.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"384\" data-id=\"60887\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-60887\" class=\"wp-caption-text\">Valbona Sanxhaktari, Olsi Komici, Roland Ilia, gjat\u00eb nj\u00eb seance t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur te Kualifikimit p\u00ebr subjektin e rivler\u00ebsimit Pashk Gjaci, kryetar i Gjykat\u00ebs s\u00eb P\u00ebrmetit n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 19 mars 2019. Foto: Malton Dibra\/LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor P\u00ebrmet, Pashk Gjaci u p\u00ebrball t\u00eb h\u00ebn\u00ebn p\u00ebr dy or\u00eb e gjysm\u00eb gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me gjetjet e Komisonit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Olsi Komici kryesues, Valbona Sanxhaktari relatore dhe Roland Ilia an\u00ebtar. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte e pranishme Mia Rosing. Relatorja Sanxhaktari evidentoi problematikat q\u00eb komisioni kishte konstatuar n\u00eb pamund\u00ebsin\u00eb e gjyqtarit p\u00ebr dokumentimin ligjor t\u00eb pasurive q\u00eb zot\u00ebron dhe burimit t\u00eb krijimit t\u00eb tyre. Gjithashtu probleme u konstatuan edhe n\u00eb past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmin e gjyqtarit Gjaci, i cili pranoi se provat q\u00eb kishte dor\u00ebzuar nuk jan\u00eb n\u00eb form\u00ebn e duhur ligjore nd\u00ebrsa argumentoi se pasurin\u00eb e tij e kishte v\u00ebn\u00eb si produkt i investimeve t\u00eb suksesshme n\u00eb prona t\u00eb patundshme.<\/p>\n<p>Gjaci ka punuar si avokat p\u00ebr nj\u00eb dekad\u00eb deri n\u00eb vitin 2010 kur u em\u00ebrua kryetar i gjykat\u00ebs s\u00eb P\u00ebrmetit, nd\u00ebrsa t\u00eb ardhurat e tij t\u00eb vet\u00ebdeklaruara vijn\u00eb nga puna si avokat, nga paga si gjyqtar, nga paga e bashk\u00ebshortes si dhe nga fitimet nga pronat e patundshme. [<a href=\"\/?p=60764\">Link<\/a>]<\/p>\n<p><strong>Pasurit\u00eb pa dokumente ligjore<\/strong><\/p>\n<p>Relatorja Valbona Sanxhaktari u shpreh se komisioni ka kryer nj\u00eb hetim t\u00eb pavarur p\u00ebr t\u00eb tri kriteret, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, past\u00ebrtit\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizimit.<\/p>\n<p>Sipas raportit t\u00eb Inspektoratit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit dhe Kontrolli t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesit(ILDKPKI), t\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb KPK, Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb P\u00ebrmetit, Pashk Gjaci ka kryer deklarim t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, ka burime t\u00eb ligjshme, por ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb e fshehje pasurie. Nd\u00ebrkoh\u00eb ILDKPKI nuk e ka gjetur gjyqtarin n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Sanxhaktari u shpreh se lidhur me nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb 21 m2 n\u00eb Fan t\u00eb Mirdit\u00ebs t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 1995, me vler\u00eb t\u00eb deklaruar 2800 lek\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb pasqyruar burimi t\u00eb ardhurave. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga verifikimi ka rezultuar se kjo nd\u00ebrtes\u00eb \u00ebsht\u00eb bler\u00eb p\u00ebr 12,800 lek\u00eb dhe se nga rivler\u00ebsimi i kryer n\u00eb vitin 2011, \u00ebsht\u00eb konkluduar se vlera e k\u00ebsaj nd\u00ebrtese 700 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa nd\u00ebrtesa tjet\u00ebr, po n\u00eb Fan, me sip\u00ebrfaqe 300 m2 dhe truall 320 m2 e privatizuar n\u00eb vitin 1995 n\u00eb vler\u00ebn e 163,800 lek\u00ebve, \u00ebsht\u00eb rivler\u00ebsuar 9 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2011. Sanxhaktari u shpreh se jan\u00eb konstatuar probleme n\u00eb deklarimet e k\u00ebsaj pasurie. Komisioni ka evidentuar si pron\u00eb t\u00eb gjyqtarit edhe nj\u00eb sip\u00ebrfaqe tok\u00eb 2406 m2 n\u00eb lagjen nr.5 n\u00eb La\u00e7, me vler\u00eb 1.7 milion\u00eb lek\u00eb. Sipas Sanxhaktarit, kjo pron\u00eb rezulton t\u00eb jet\u00eb ndar\u00eb n\u00eb vitin 2011. Si burim t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, gjyqtari Gjaci ka deklaruar t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga puna si avokat n\u00eb vitin 2009.<\/p>\n<p>Komisioni ka konkluduar se gjyqtari Gjaci nuk ka paraqitur dokumentacion p\u00ebr burime t\u00eb ligjshme t\u00eb babait, q\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar si kontribuues n\u00eb 50% t\u00eb k\u00ebsaj pasurie. Sanxhaktari sqaroi se subjekti ka deklaruar se i ati ishte n\u00eb pension dhe punonte nj\u00ebkoh\u00ebsisht, por nuk ka mundur t&#8217;i v\u00ebrtetoj\u00eb me dokumente ligjore k\u00ebto t\u00eb ardhura.<\/p>\n<p>Sipas Sanxhaktarit jan\u00eb evidentuar pasakt\u00ebsi dhe p\u00ebr deklarimin e pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb 1\/3 t\u00eb nj\u00eb banese tre kat\u00ebshe dhe nj\u00eb trualli 500 m2 n\u00eb qytetin e La\u00e7it, n\u00eb vler\u00ebn e 11.5 milion\u00eb lek\u00ebve. Banesa \u00ebsht\u00eb deklaruar se \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 2007 dhe rezulton t\u00eb jet\u00eb pajisur me certifikat\u00eb pron\u00ebsie n\u00eb vitin 2011. K\u00ebshtu, nga verifikimi ka rezultuar se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shesh nd\u00ebrtimi \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb leje edhe n\u00eb vitin 1997 n\u00eb favor t\u00eb babit t\u00eb gjyqtarit Gjaci. Nd\u00ebrkoh\u00eb, \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb s\u00ebrish leje nd\u00ebrtimi n\u00eb vitin 2002. Sanxhaktari shpjegoi se t\u00eb gjitha veprimet jan\u00eb kryer nga gjyqtari Gjaci, por nuk ka dokumentacion p\u00ebr kalimin e pron\u00ebs nga i ati tek ai.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarat\u00ebn e par\u00eb t\u00eb kryer n\u00eb vitin 2010, rezulton q\u00eb gjyqtari Gjaci t\u00eb ket\u00eb deklaruar se zot\u00ebronte nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn e nd\u00ebrtes\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb deklarat\u00ebn veting rezulton pronar i vet\u00ebm. Sanxhaktari shtoi se, pavar\u00ebsisht se leja e nd\u00ebrtimit ka qen\u00eb p\u00ebr nj\u00eb sip\u00ebrfaqe 192 m2, nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar nj\u00eb sip\u00ebrfaqe totale e nd\u00ebrtes\u00ebs. Ajo theksoi se nga hetimi i komisionit \u00ebsht\u00eb konkluduar se ve\u00e7 blerjes s\u00eb tok\u00ebs nga babai n\u00eb vitin 2003, t\u00eb gjitha veprimet jan\u00eb kryer nga gjyqtari Pashk Gjaci.<\/p>\n<p>Sipas Sanxhaktarit, edhe pse subjekti ka dor\u00ebzuar lejen e nd\u00ebrtimit t\u00eb vitit \u201997 t\u00eb nxjerr\u00eb nga i ati, nuk ka pasur dokumentacion ligjor t\u00eb plot\u00eb. Gjithashtu, gjyqtari Gjaci nuk ka paraqitur pran\u00eb komisionit\u00a0 dokumente ligjore as p\u00ebr mund\u00ebsit\u00eb paguese dhe t\u00eb ardhurat e babait dhe v\u00ebllait.<\/p>\n<p>P\u00ebr sip\u00ebrfaqen tok\u00eb-ar\u00eb t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Velipoj\u00eb n\u00eb vitin 2014 n\u00eb vler\u00ebn e 1.4 milion\u00eb lek\u00ebve komisioni ka konstatuar se \u00ebsht\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb gjyqtarit Gjaci. Sipas Sanxhaktarit, t\u00eb gjitha veprimet p\u00ebr ndarjen e tok\u00ebs kan\u00eb qen\u00eb fiktiv dhe nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb kaluar gjysma e ngastr\u00ebs n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb v\u00ebllait.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr pron\u00eb q\u00eb rezulton q\u00eb gjyqtari Gjaci ta ket\u00eb pasqyruar vet\u00ebm n\u00eb deklarat\u00ebn vettng \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ngast\u00ebr tok\u00eb-ar\u00eb me sip\u00ebrfaqe 600 m2. Kjo pasuri q\u00eb gjendet n\u00eb Fan t\u00eb Mirdit\u00ebs \u00ebsht\u00eb deklaruar si e trash\u00ebguar.<\/p>\n<p>Relatorja sqaroi se p\u00ebr makin\u00ebn e llojit Isuzu t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2008 n\u00eb vler\u00ebn e 350 mij\u00eb lek\u00ebve, gjyqtari Gjaci ka deklaruar se ka kontribuar edhe v\u00ebllai i tij. Nd\u00ebrsa p\u00ebr autovetur\u00ebn tip Benz t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2011 n\u00eb shum\u00ebn 692 mij\u00eb lek\u00eb, si burim jan\u00eb deklaruar t\u00eb ardhurat nga puna si avokat.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr pasuri e pa luajtshme q\u00eb ka deklaruar gjyqtari Gjaci \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb apartament 2+1 n\u00eb La\u00e7. Gjithashtu, ka deklaruar edhe nj\u00eb depozit\u00eb bankare n\u00eb shum\u00ebn e 3 milion\u00eb lek\u00ebve p\u00ebr t\u00eb cilat ka sqaruar se i ka shpenzuar kryesisht p\u00ebr shkollim.\u00a0 Sipas Sanxhaktarit, n\u00eb deklarat\u00ebn veting, Gjaci ka pasqyruar t\u00eb ardhurat n\u00eb shum\u00ebn e 16 milion\u00eb lek\u00ebve q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb xhiron vjetore, por jo fitimin neto. Ajo shtoi se komisioni ka konstatuar se xhiroja vjetore ishte 13 milion\u00eb dhe jo 16 milion\u00eb sa ishte deklaruar prej Gjacit.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti pretendon se t\u00eb ardhurat nga puna si avokat jan\u00eb ato t\u00eb deklaruara prej tij, por ai nuk paraqiti dokumente ligjor\u00eb p\u00ebr ta provuar at\u00eb shum\u00eb\u201d, theksoi Sanxhaktari. Sipas komisionit, t\u00eb ardhurat nuk justifikojn\u00eb shpenzimet, p\u00ebrfshi dhe ato p\u00ebr vil\u00ebn 3 kat\u00ebshe.<\/p>\n<p><strong>Probleme me figur\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Sipas raportit t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar (DSIK), ndaj gjyqtarit pash Gjaci \u00ebsht\u00eb regjistruar nj\u00eb procedim penal p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre nga Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Gjirokast\u00ebr, e cila ka vendosur t\u00eb pushoj\u00eb hetimin n\u00eb vitin 2015. Sipas Sanxhaktarit, subjekti ka shpjeguar para komisionit se procedimi penal i nisur ndaj tij \u00ebsht\u00eb pushuar me argumentin se fakti penal nuk q\u00ebndron. Nd\u00ebrkoh\u00eb, komisioni ka kryer hetim edhe p\u00ebr nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor n\u00eb P\u00ebrmet q\u00eb nuk ishte publikuar n\u00eb faqen elektronike t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb P\u00ebrmetit, q\u00eb m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb gjetur i publikuar nga Gjykata e Gjirokastr\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas informacioneve q\u00eb ka siguruar komisioni, vendimi i vitit 2017 p\u00ebr t\u00eb cilin \u00ebsht\u00eb kryer kall\u00ebzimi penal ndaj gjyqtarit kishte t\u00eb b\u00ebnte me nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr prodhimin dhe shitjen e narkotik\u00ebve. Hetimi i komisionit ka konstatuar se p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur k\u00ebt\u00eb shqyrtim gjyq\u00ebsor \u00ebsht\u00eb caktuar nj\u00eb treshe gjykuese nga nj\u00eb tjet\u00ebr gjykat\u00eb. Komisioni ka konstatuar si problematike mospublikimin e k\u00ebtij vendimi.<\/p>\n<p>Relatorja Sanxhaktari u shpreh se n\u00eb raportin e DISK thuhej se veprimet e gjyqtarit Gjaci cenonin figur\u00ebn, integritetin e besueshm\u00ebrin\u00eb e tij dhe b\u00ebjn\u00eb subjekt ndikimi nga krimi i organizuar\u201d. P\u00ebr k\u00ebto arsye, DSIK ka k\u00ebrkuar pap\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e gjyqtarit Pashk Gjaci p\u00ebr vazhdimin e detyr\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Denoncimet e qytetar\u00ebve r\u00ebndojn\u00eb pozit\u00ebn profesionale<\/strong><\/p>\n<p>Sipas relatores Sanxhaktari, n\u00eb raportin e K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb(KLD) nuk jan\u00eb konstatuar mang\u00ebsi thelb\u00ebsore p\u00ebr profesionalizimin e gjyqtarit Pash Gjaci, por vet\u00ebm mang\u00ebsi procedurale. Ndaj tij jan\u00eb kryer 6 ankesa gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pran\u00eb komisionit kan\u00eb mb\u00ebrritur tre denoncime.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej denoncimeve me objekt kund\u00ebrshtimin e vendimit t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga gjyqtari Gjaci n\u00eb vitin 2013 q\u00eb \u00ebsht\u00eb rr\u00ebzuar nga Apeli q\u00eb ka konsideruar se subjekti rivler\u00ebsimit kishte cenuar procedurat dhe pa an\u00ebsin\u00eb e procesit. Sipas komisionit ky vendim cenon imazhin e gjyqtarit.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb denoncim, Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb i ka drejtuar KLD-s\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr pushimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarit. KLD ka vler\u00ebsuar se nuk ishin kushtet p\u00ebr vazhdimin e procedimit disiplinor.<\/p>\n<p>Sanxhaktari u shpreh se gjyqtari Gjaci \u00ebsht\u00eb denoncuar n\u00eb media p\u00ebr marrjen me forc\u00eb t\u00eb nj\u00eb prone n\u00eb vitin 2011 n\u00eb Lezh\u00eb. Qytetari P.Gj. ka kryer kall\u00ebzim penal p\u00ebr shkat\u00ebrrim prone dhe ka pasur d\u00ebshmi se gjyqtari ka qen\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb shkat\u00ebrrimin\u00a0 pron\u00ebs. Procedimi ka nisur vet\u00ebm p\u00ebr baban\u00eb e gjyqtarit. Subjekti ka k\u00ebrkuar thirrjen e 3 d\u00ebshmitar\u00ebve, por kjo gj\u00eb \u00ebsht\u00eb refuzuar nga komisioni p\u00ebr shkak se faktet jan\u00eb t\u00eb dokumentuara n\u00eb dosjen e procedimit.<\/p>\n<p><strong>Gjyqtari pranon se s\u2019ka dokumente ligjor\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb P\u00ebrmetit, Pashk Gjaci pranoi para komisionit se provat q\u00eb ai ka depozituar lidhur me pasurit\u00eb nuk jan\u00eb n\u00eb form\u00ebn e duhur ligjore. Po ai u mbrojt duke pohuar se pasurit\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb subjekt i deklarimit q\u00eb prej vitit 2010 dhe jo n\u00eb vitin 2003 pasi ka qen\u00eb lapsus deklarimi i vitit 2003. Ai shtoi se n\u00eb koh\u00ebn kur s\u00eb bashku me familjar\u00ebt kan\u00eb kryer transaksionet p\u00ebr blerjen dhe nd\u00ebrtimin e pronave nuk e dinte se do t\u00eb dilte para komisionit. Gjyqtari Gjaci sqaroi se kur ka punuar si avokat nuk ka pasur nj\u00eb lib\u00ebr p\u00ebr dokumentimin e t\u00eb ardhurave.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb ILDKPKI m\u00eb than\u00eb se nuk mund t\u00eb deklaroja nj\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe nga xhiroja vjetore\u201d, pohoi ai. M\u00eb tej, gjyqtari Gjaci pretendoi se xhiroja e vitit 2010 si avokat nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb shum\u00ebn totale t\u00eb t\u00eb ardhurave nga ky profesion.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, relatorja Valbona Sanxhaktari i b\u00ebri me dije gjyqtarit Gjaci se edhe pse ai kishte k\u00ebrkuar p\u00ebrfshirjen e t\u00eb ardhurave si avokat n\u00eb vitin 2010, nuk kishte depozituar asnj\u00eb dokument ligjor dhe se rezulton q\u00eb ai t\u00eb ket\u00eb pasur zero aktivitet n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr t\u00eb ardhurat si avokat i referohem xhiros mesatare, por nuk kam dokumente\u201d, u shpreh ai.<\/p>\n<p>P\u00ebr pron\u00ebn 21 m2 ai pohoi se deklarimi i vler\u00ebs 2800 lek\u00eb ka qen\u00eb nj\u00eb lapsus, pasi vlera e v\u00ebrtet\u00eb ishte 12 800 lek\u00eb. Nd\u00ebrsa si burim t\u00eb blerjes s\u00eb k\u00ebsaj pasurie ai deklaroi letrat me vler\u00eb t\u00eb n\u00ebn\u00ebs dhe t\u00eb ardhurat nga puna si avokat.<\/p>\n<p>P\u00ebr konstatimin p\u00ebr fshehje pasurie lidhur me nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb ekzistuese n\u00eb vendin ku \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar vila tre-kat\u00ebshe, gjyqtari Gjaci deklaroi se nuk ishte faji i babait t\u00eb tij pse institucionet shtet\u00ebrore nuk dispononin dokumentet p\u00ebrkat\u00ebse. Sipas tij, kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb kujdessh\u00ebm n\u00eb blerjet e pronave pasi nuk donin t\u00eb kishin konflikte. P\u00ebr truallin 500 m2 ku gjendet vila tre-kat\u00ebshe, gjyqtari Gjaci pohoi se kjo pron\u00eb \u00ebsht\u00eb bler\u00eb privatisht para se babai t\u00eb merrte lejen e nd\u00ebrtimit n\u00eb vitin 1997.<\/p>\n<p>Gjaci theksoi se p\u00ebr nd\u00ebrtimin e vil\u00ebs kan\u00eb kontribuar i ati, v\u00ebllai dhe ai vet\u00eb. Ai shtoi se q\u00eb prej largimit nga puna n\u00eb vitin 1999 kan\u00eb punuar s\u00eb bashku edhe fizikisht p\u00ebr nd\u00ebrtimin e vil\u00ebs. Ai shtoi se jo t\u00eb gjitha nd\u00ebrtimet ishin kryer nga firma nd\u00ebrtuese, edhe pse t\u00eb gjitha shpenzimet ishin pasqyruar aty.<\/p>\n<p>P\u00ebr pron\u00ebn tok\u00eb-ar\u00eb 4000 m2 q\u00eb sipas azhornimit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktuar 3800 m2, gjyqtari Gjaci pohoi se transaksioni \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb vitin 2005, por se regjistrimi \u00ebsht\u00eb kryer m\u00eb von\u00eb pasi \u00ebsht\u00eb penguar nga institucionet p\u00ebrkat\u00ebse. P\u00ebr t\u00eb atin ai shpjgoi se edhe pasi ka dal\u00eb n\u00eb pension t\u00eb parakohsh\u00ebm ka punuar n\u00eb nd\u00ebrtim. Gjithashtu u shpreh se i v\u00ebllai jeton dhe punon q\u00eb prej vitit 1996 n\u00eb Itali dhe se \u00ebsht\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebs n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit. Gjaci theksoi se kjo gj\u00eb mund t\u00eb verifikohet mjaft leht\u00eb online n\u00eb institucionet p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb shtetit Italian.<\/p>\n<p>\u201cNuk kam bler\u00eb apo shtuar pasuri q\u00eb prej dit\u00ebs q\u00eb nisa pun\u00eb si gjyqtar\u201d, u shpreh Gjaci.<\/p>\n<p>P\u00ebr pron\u00ebn n\u00eb Lezh\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn jan\u00eb edhe n\u00eb konflikt, gjyqtari u shpreh se pala tjet\u00ebr e ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb presion gjykat\u00ebn q\u00eb t\u00eb dal\u00eb me nj\u00eb vendim edhe pse kan\u00eb kaluar 10 vite. Nd\u00ebrsa lidhur me denoncimet e kryera n\u00eb media se ai kishte qen\u00eb pjes\u00eb e dhunuesve ndaj pal\u00ebs tjet\u00ebr, gjyqtari e mohoi nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Ai pretendoi se edhe konstatimet e DSIK-s\u00eb nuk q\u00ebndronin dhe se kishte qen\u00eb gjyqtar vet\u00ebm n\u00eb seanc\u00ebn paraprake dhe se ai vendim nuk lejohet t\u00eb publikohet<\/p>\n<p>Gjyqtari kund\u00ebrshtoi m\u00eb tej konkludimin se marzhi i fitimit t\u00eb nj\u00eb avokati ishte 60%. Sipas tij, avokati harxhonte vet\u00ebm let\u00ebr dhe boj\u00eb dhe se marzhi i fitimit ishte 90-95% t\u00eb gjith\u00eb xhiros.<\/p>\n<p>\u201cDua t\u00eb shpjegoj q\u00ebndrimin tim subjektiv se nuk kam b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb shkelje\u201d, pohoi ai.<\/p>\n<p>Gjaci k\u00ebmb\u00ebnguli se vila tre-kat\u00ebshe ishte n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb t\u00eb atit, t\u00eb v\u00ebllait dhe t\u00eb tij\u00ebn dhe se ishte nd\u00ebrtuar me shpenzimet e t\u00eb gjith\u00ebve me marr\u00ebveshje. \u201cS\u2019kam inventar. Nuk e dija se do vija para komisionit kur kam b\u00ebr\u00eb marr\u00ebveshjen\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Kryesuesi trup\u00ebs gjykuese, Olsi Komisi konstatoi se n\u00eb vitin 2011 \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb hipotek\u00eb trualli dhe vila tre-kat\u00ebshe n\u00eb emrin e gjyqtarit Gjaci. Nd\u00ebrkoh\u00eb, sipas Komicit nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb firmosur dokument ligjor p\u00ebr t\u00eb kaluar truallin n\u00eb emrin e tij. Sipas Komicit, i vetmi dokument \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb tregon blerjen e truallit nga ana e babait t\u00eb gjyqtarit Gjaci. Ky i fundit shpjegoi se jan\u00eb kryer t\u00eb gjitha shpenzimet nga i ati pasi gjendej larg, por se shpenzimet ishin t\u00eb tijat. Gjyqtari Gjaci shpjegoi se nuk i kishte dh\u00ebn\u00eb babait prokuror\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimi por vet\u00ebm autorizim.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb shpjegimeve t\u00eb tij, gjyqtari Pashk Gjaci deklaroi se kishte shfryt\u00ebzuar gjithmon\u00eb momentet e tregut. K\u00ebshtu, ai u shpreh se tok\u00ebn e bler\u00eb n\u00eb Velipoj\u00eb n\u00eb vler\u00ebn e 400 mij\u00eb lek\u00ebve, e cila \u00ebsht\u00eb tok\u00eb ar\u00eb dhe pran\u00eb detit, k\u00ebrkon ta cil\u00ebsoj\u00eb truall. Ai tregoi nj\u00eb tjet\u00ebr rast kur kishte bler\u00eb nj\u00eb apartament p\u00ebr 1 milion\u00eb lek\u00eb nga nj\u00eb person q\u00eb luante bixhoz t\u00eb cilin e kishte shitur m\u00eb pas p\u00ebr 2.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs gjyqtari Gjaci k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 21 mars ora 09:00<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mungesa e dokumentacionit p\u00ebr pasuri t\u00eb v\u00ebna nga gjyqtari n\u00eb Mirdit\u00eb, La\u00e7 e Velipoj\u00eb si dhe t\u00eb ardhurat e tij si avokat para nisjes s\u00eb detyr\u00ebs si gjyqtar ngrit\u00ebn pik\u00ebpyetje para komisionit t\u00eb pavarur t\u00eb kualifikimit nd\u00ebrsa gjyqtari k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb duke argumentuar se pasuria e tij ishte rrjedhoj\u00eb e investimit t\u00eb suksessh\u00ebm n\u00eb [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":69578,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Pashk-Gjaci-600x384.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60886"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=60886"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60886\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62226,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60886\/revisions\/62226"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69578"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=60886"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=60886"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=60886"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}