{"id":60937,"date":"2019-03-20T20:57:24","date_gmt":"2019-03-20T18:57:24","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=60937"},"modified":"2019-05-07T01:21:07","modified_gmt":"2019-05-07T01:21:07","slug":"kpa-pranon-pjeserisht-dokumentet-e-gjyqtarit-faqolli-si-prova","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpa-pranon-pjeserisht-dokumentet-e-gjyqtarit-faqolli-si-prova\/2019\/03\/20\/","title":{"rendered":"KPA pranon pjes\u00ebrisht dokumentet e gjyqtarit Faqolli si prova"},"content":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Tiran\u00ebs Astrit Faqolli p\u00ebrballet me k\u00ebrkes\u00ebn e komisionerit publik p\u00ebr shkarkimin e tij nga detyra n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit pasi kishte kaluar me sukses testin e vetingut para Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_60524\" aria-describedby=\"caption-attachment-60524\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Faqolli.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-60524\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Faqolli-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"60524\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-60524\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Astrit Faqolli dhe avokati i tij n\u00eb pritje t\u00eb seanc\u00ebs n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioneri Publik, Florian Ballhysa k\u00ebrkoi shkarkimin e gjyqtarit Astrit Faqolli nga Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit n\u00eb konkluzionet p\u00ebrfundimtare t\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb seanc\u00eb dit\u00ebn e m\u00ebrkur\u00eb m\u00eb 20 mars. Faqolli dhe avokati i tij Julian M\u00ebrtiri k\u00ebrkuan koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur prap\u00ebsimet e tyre. Gjykata vendosi ta shtyj\u00eb seanc\u00ebn me nj\u00eb dit\u00eb, t\u00eb enjten n\u00eb or\u00ebn 09:30.<\/p>\n<p>Ai e ka nisur karrier\u00ebn e tij n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb si inspektor n\u00eb Inspektoriatin e K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, ku ka punuar gjat\u00eb viteve 2003-2010. N\u00eb vitin 2010, Faqolli u em\u00ebrua gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Durr\u00ebsit dhe prej vitit 2013 e ushtron detyr\u00ebn n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai kaloi me sukses testin e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit korrikun e kaluar, por Komisioneri Publik mendon se vendimi ka qen\u00eb i gabuar n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb, pasi sipas tij, t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes s\u00eb tij nga nj\u00eb farmaci t\u00eb mbyllur vite m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb seanc\u00eb pritej q\u00eb Faqolli t\u00eb paraqiste si prova dokumentacion ligjor p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar shitjen stokut t\u00eb barnave pas mbylljes s\u00eb aktivitetit t\u00eb bashk\u00ebshortes n\u00eb vitin 2003 dhe kontrat\u00ebn e shitjes s\u00eb autovetur\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb vitin 2006. Nd\u00ebrkoh\u00eb, q\u00eb gjat\u00eb seanc\u00ebs para ardh\u00ebse t\u00eb zhvilluar m\u00eb dat\u00eb 7 mars, gjykata i k\u00ebrkoi komisionerit t\u00eb p\u00ebrgatiste parashtrime lidhur me provat e paraqitura m\u00eb par\u00eb nga Faqolli.<\/p>\n<p>Trupa gjyq\u00ebsore e KPA e kryesuar nga Natasha Mulaj, me relatore Rezarta Schuetz dhe an\u00ebtar\u00eb Ina Rama, Luan Daci dhe Sokol \u00c7omo i k\u00ebrkuan gjyqtarit Faqolli q\u00eb t\u00eb paraqiste provat p\u00ebr sigurimin e t\u00eb cilave k\u00ebrkoi shtyrjen e seanc\u00ebs dy jav\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Avokati mbrojt\u00ebs Julian M\u00ebrtiri u shpreh se kishin siguruar nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale nga subjekti \u201cElba FARMAKREM\u201d, ku pasqyrohet se ka pasur shk\u00ebmbime dhe aktivitet treg\u00ebtar me farmacin\u00eb q\u00eb administrohej nga bashk\u00ebshortja e gjyqtarit Astrit Faqolli dhe se kjo mund t\u00eb provohej n\u00ebp\u00ebrmjet librave te shitjes q\u00eb kan\u00eb organet tatimore. Nd\u00ebrkoh\u00eb, sipas avokatit M\u00ebrtiri, n\u00eb deklarat\u00eb thuhet se dokumentet p\u00ebr kthimin e stokut t\u00eb barnave dhe vler\u00ebs s\u00eb shitjes s\u00eb tyre nuk jan\u00eb gjetur p\u00ebr shkak t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb q\u00eb ka kaluar dhe p\u00ebr shkak t\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb vendndodhjes s\u00eb aktivitetit. Ai shtoi se n\u00eb deklarat\u00eb thuhet se kur \u00ebsht\u00eb mbyllur aktiviteti i farmacis\u00eb s\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb gjyqtarit Faqolli, \u00ebsht\u00eb kthyer stoku i barnave dhe \u00ebsht\u00eb kryer pagesa. Sipas deklaruesit t\u00eb \u201cElba FARMAKREM\u201d, kjo kujtes\u00eb \u00ebsht\u00eb e bazuar edhe n\u00eb faktin se bashk\u00ebshortja e gjyqtarit Faqolli punon si drejtuese teknike n\u00eb k\u00ebt\u00eb subjekt. Avokati i Faqollit shtoi se drejtoria e tatim paguesve t\u00eb m\u00ebdhenj nuk u ka servirur dokumentacionin p\u00ebr transaksionet e depos farmaceutike dhe k\u00ebrkoi q\u00eb kjo gj\u00eb q\u00eb ta mund\u00ebsohej nga KPA.<\/p>\n<p>Lidhur me shitjen e makin\u00ebs n\u00eb vitin 2006, avokati i Faqollit shpjegoi se Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrolli t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesit(ILDKPKI) u ka kthyer p\u00ebrgjigje ku ka shpjeguar se kontrata nuk gjendet n\u00eb deklarimin e kryer n\u00eb vitin 2006 nga gjyqtari Faqolli, por ka shtuar se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb nuk k\u00ebrkohej nga ligji nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00ebrtiri shtoi se Drejtoria Rajonale e Transportit Rrugor Tiran\u00eb ka kthyer p\u00ebrgjigje ku shpjegon se mjeti n\u00eb fjal\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb gjyqtarit Faqolli dhe aktualisht \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb qytetarit F.S. dhe se dosja gjendet n\u00eb drejtorin\u00eb rajonale t\u00eb Elbasanit. Ai i k\u00ebrkoi koh\u00eb t\u00eb mjaftueshme kolegjit p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar sigurimin e dokumenteve t\u00eb k\u00ebsaj dosjeje n\u00eb Drejtorin\u00eb Rajonale t\u00eb Transportit Rrugor Elbasan, pasi aty mund t\u00eb gjendej edhe kontrata e shitjes s\u00eb makin\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment ka nd\u00ebrhyr\u00eb v\u00ebzhguesja nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Mia Roessingh, e cila e pyeti nd\u00ebr t\u00eb tjera gjyqtarin Faqolli n\u00ebse bashk\u00ebshortja e tij vazhdonte t\u00eb punonte n\u00eb subjektin \u201cElba FARMACREAM\u201d dhe se si ishte pun\u00ebsuar aty. Gjyqtari Astrit Faqolli shpjegoi se fillimisht bashk\u00ebshortja ka nisur pun\u00eb n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri ortake me \u201cElba FARMACREAM\u201d dhe se tani punonte tek kjo e fundit. Pyetjes tjet\u00ebr q\u00eb Roessingh i drejtoi Faqollit n\u00ebse ishte dakort q\u00eb kishte nisur t\u00eb interesohej pak von\u00eb p\u00ebr sigurimin e provave, gjyqtari ju p\u00ebrgjigj se: \u201cedhe mund t\u00eb jet\u00eb edhe von\u00eb, por ka kaluar shum\u00eb koh\u00eb dhe prandaj nuk gjenden dokumentet\u201d.<\/p>\n<p>\u201cMe sa kuptova kompania nuk mund t\u00eb jap\u00eb shifr\u00ebn e parave\u201d, konstatoi m\u00eb pas v\u00ebzhguesja nd\u00ebrkomb\u00ebtare Mia Roessingh. Faqolli u p\u00ebrgjigj se nuk e jepte dot shifr\u00ebn e sakt\u00eb pasi koha ishte e gjat\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kryesuesja e trup\u00ebs gjykuese, Natasha Mulaj i k\u00ebrkoi komisionerit Florian Ballhysa q\u00eb t\u00eb shprehej lidhur me dokumentet e depozituara nga Faqolli, ai k\u00ebrkoi nj\u00eb or\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u2019u njohur edhe me aktet e reja dhe pohoi se do t\u00eb paraqiste parashtrimet lidhur me gjith\u00eb provat.<\/p>\n<p>Pas rinisjes s\u00eb seanc\u00ebs, komisioneri theksoi se k\u00ebrkesat e mbrojtjes p\u00ebr pranimin e provave dhe ri\u00e7eljen e hetimit administrativ jan\u00eb jasht\u00eb kuadrit t\u00eb objektit t\u00eb ankimit. \u201cSjellim n\u00eb v\u00ebmendje se nuk kemi k\u00ebrkuar hetim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm n\u00eb ankimin ton\u00eb, por vler\u00ebsimin e provave t\u00eb hetimit t\u00eb kryer nga komisioni dhe shkarkimin e Faqollit, pasi vendimi i KPK-s\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i skat\u00eb\u201d, u shpreh komisioneri Ballhysa.<\/p>\n<p>Ai shtoi se aktet e praqitura n\u00eb KPA nuk jan\u00eb paraqitur m\u00eb par\u00eb prej gjyqtarit Faqolli dhe se ishte e panevojshme t\u00eb vazhdohej me tej hetimi. Komisioneri k\u00ebrkoi q\u00eb aktet e depozituara nga Faqolli t\u00eb mos merreshin si prova pasi ishin t\u00eb panevojshme.<\/p>\n<p>Lidhur me mund\u00ebsin\u00eb e kursimeve gjat\u00eb periudh\u00ebs 1994-1997 kur ka punuar si specialist, koh\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Faqolli pretendon se ka pasur 284 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb ardhura, Ballhysa arsyetoi se n\u00eb k\u00ebt\u00eb logjik\u00eb duhej t\u00eb merreshin parasysh edhe shpenzimet n\u00eb mas\u00ebn 50%. \u201cKjo shum\u00eb nuk ndikon n\u00eb mbulimin e burimeve t\u00eb ligjshme\u201d, theksoi komisioneri.<\/p>\n<p>P\u00ebr shum\u00ebn 2 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb stokut t\u00eb barnave, komisioneri u shpreh se Faqolli e ka paraqitur k\u00ebt\u00eb pretendim vet\u00ebm n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, por pa e parashtruar n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit. \u201cI t\u00ebrheqim v\u00ebmendjen trup\u00ebs se Faqolli nuk ka paraqitur pretendim n\u00eb KPK p\u00ebr 2 milion\u00eb t\u00eb ardhura nga shitja e sotkut t\u00eb barnave\u201d, theksoi nd\u00ebr t\u00eb tjera komisioneri Florian Ballhysa. Gjithashtu ai pohoi se edhe aktet e dor\u00ebzuara t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn nuk mund t\u00eb konsideroheshin si prova apo t\u00eb administroheshin.<\/p>\n<p>\u201cGjyqtari Astrit Faqolli ka qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb ankimit t\u00eb Komisionerit Publik q\u00eb prej fundit t\u00eb gushtit t\u00eb vitit t\u00eb kaluar dhe u vu n\u00eb l\u00ebvizje vet\u00ebm pas urdh\u00ebrimit t\u00eb trup\u00ebs gjykuese p\u00ebr sigurimin e dokumenteve\u201d, konstatoi Ballhysa. Komisioneri shtoi se n\u00ebse Faqolli do t\u00eb kishte pasur vullnetin, do t\u00eb kishte k\u00ebrkuar nga depoja farmaceutike, jo vet\u00ebm deklarat\u00ebn noteriale t\u00eb cil\u00ebn e cil\u00ebsoi si t\u00eb pavler\u00eb, por edhe t\u00eb dh\u00ebna konkrete p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar pretendimin e shitjes s\u00eb stokut.<\/p>\n<p>\u201cTheksojm\u00eb se gruaja \u00ebsht\u00eb drejtuese n\u00eb k\u00ebt\u00eb subjekt dhe ka pasur mund\u00ebsi t\u00eb merrte aktet. Trupa duhet t\u00eb mos e pranoj\u00eb k\u00ebt\u00eb akt si prov\u00eb se b\u00ebhet me q\u00ebllim zvarritjen e procesit\u201d, theksoi Ballhysa lidhur me deklarat\u00ebn notriale t\u00eb \u201cElba FARMAKREM\u201d.<\/p>\n<p>Ai arsyetoi m\u00eb tej se kjo shum\u00eb nuk do t\u00eb kishte ndikim, pasi nuk jan\u00eb llogaritur shpenzimet p\u00ebr hapjen e aktivitetit t\u00eb bashk\u00ebshortes s\u00eb Faqollit dhe parapagimet e kryera t\u00eb cilat jan\u00eb deklaruar nga vet\u00eb subjekti.<\/p>\n<p>Komisioneri pohoi se edhe aktet e paraqitura p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar burimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb kunatit t\u00eb Faqollit, i cili i ka dh\u00ebn\u00eb huan\u00eb prej 10 mij\u00eb euro, nuk jan\u00eb n\u00eb form\u00ebn e k\u00ebrkuar nga ligji. Sipas Ballhys\u00ebs, k\u00ebto dokumente nuk mund t\u00eb merren si prova pasi nuk jan\u00eb me vul\u00eb apostile. Gjithashtu, komisioneri konstatoi se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb hua ka mosp\u00ebrputhje mes deklarat\u00ebs s\u00eb vitit 2006 me at\u00eb \u2018vetting\u2019.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr pasurin\u00eb truall dhe godin\u00ebn 3-kat\u00ebshe t\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb Librazhd komisioneri u shpreh se gjyqtari Faqolli nuk ka pasur burime t\u00eb ligjshme. Komisioneri kontestoi edhe ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimit t\u00eb huas\u00eb 1 milion\u00eb lek\u00eb q\u00eb gjyqtari Faqolli ka marr\u00eb nga shtetasi L.R. duke shtuar dhe faktin se n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb ky i fundit kishte bler\u00eb prona n\u00eb vler\u00eb totale rreth 3.5 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cU q\u00ebndrojm\u00eb gjith\u00eb shkaqeve t\u00eb ankimit dhe vler\u00ebsojm\u00eb se aktet e paraqitura nuk duhet t\u00eb administrohen si prova pasi nuk jan\u00eb n\u00eb form\u00ebn e duhur dhe nuk jan\u00eb t\u00eb nevojshme\u201d, p\u00ebrfundoi Ballhysa.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese e KPA u t\u00ebrhoq dhe njoftoi rifillimin e seanc\u00ebs n\u00eb or\u00ebn 14:00. Pas rinisjes s\u00eb seanc\u00ebs 35 minuta me vones\u00eb, Mulaj shpalli vendimin e nd\u00ebrmjet\u00ebm se trupa gjykuese me shumic\u00eb votash kishte pranuar pjes\u00ebrisht si prova aktet e reja t\u00eb depozituara nga gjyqtari Faqolli. Nd\u00ebrkoh\u00eb, kryesuesja Natasha Mulaj njoftoi mbylljen e shqyrtimit gjyq\u00ebsor me aktet e dosjes s\u00eb KPK-s\u00eb dhe ato t\u00eb paraqitura nga Faqolli.<\/p>\n<p>M\u00eb pas trupa gjukuese u k\u00ebrkoi pal\u00ebve konkluzionet p\u00ebrfundimtare. Komisioneri Florian Ballhysa u shpreh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb se i q\u00ebndronte ankimit dhe se k\u00ebrkonte prishjen e vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb dhe shkarkimin nga detyra t\u00eb gjyqtarit Faqolli. Avokati mbrojt\u00ebsi i gjyqtarit Faqolli k\u00ebrkoj koh\u00eb p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e konkluzioneve p\u00ebrfundimtare.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjyqtari i Tiran\u00ebs Astrit Faqolli p\u00ebrballet me k\u00ebrkes\u00ebn e komisionerit publik p\u00ebr shkarkimin e tij nga detyra n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit pasi kishte kaluar me sukses testin e vetingut para Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":69792,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[6,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Gjyqtari-Faqolli-533x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60937"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=60937"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60937\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62630,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60937\/revisions\/62630"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69792"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=60937"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=60937"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=60937"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}