{"id":60940,"date":"2019-03-20T21:20:22","date_gmt":"2019-03-20T19:20:22","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=60940"},"modified":"2019-05-06T23:17:30","modified_gmt":"2019-05-06T23:17:30","slug":"kpk-rrezoi-denoncimet-kunder-kryegjyqtarit-eriol-roshi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-rrezoi-denoncimet-kunder-kryegjyqtarit-eriol-roshi\/2019\/03\/20\/","title":{"rendered":"KPK rr\u00ebzoi denoncimet kund\u00ebr kryegjyqtarit Eriol Roshi"},"content":{"rendered":"<p>Denoncimet ndaj kreut t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Tiran\u00ebs, Eriol Roshi, p\u00ebrfshi nj\u00eb denoncim publik nga nj\u00eb emision televiziv u gjet\u00ebn nga KPK t\u00eb pabazuara, duke i dh\u00ebn\u00eb atij konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. \u00a0<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_55915\" aria-describedby=\"caption-attachment-55915\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Roshi-fotooooo.png\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-55915 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Roshi-fotooooo-600x338.png\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"338\" data-id=\"55915\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-55915\" class=\"wp-caption-text\">Kryetari i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Tiran\u00ebs, Eriol Roshi pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kreu i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Tiran\u00ebs, Eriol Roshi, \u00ebsht\u00eb nga t\u00eb pakt\u00ebt kryetar\u00eb gjykatash q\u00eb i mbijetoi deri m\u00eb tani vetingut. Vendimi i zbardhur i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit tregon se Roshi pati nj\u00eb p\u00ebrballje jo t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, nd\u00ebrsa procesi i hetimit administrativ konfirmoi si t\u00eb sakta deklarimet e gjyqtarit.<\/p>\n<p>Roshi u hetua nga KPK n\u00eb t\u00eb treja kriteret dhe u vler\u00ebsua pozitivisht nga treshja q\u00eb gjykoi rastin e tij. Vendimi i zbardhur \u00ebsht\u00eb fokusuar kryesisht n\u00eb pasurin\u00eb e Roshit dhe personave t\u00eb lidhur me t\u00eb. Sipas KPK-s\u00eb, Roshi arriti t\u00eb bind\u00eb se pasuria e tij ishte e bazuar mbi t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>Trupa gjyq\u00ebsore q\u00eb hetoi rastin drejtohej nga Genta Tafa Bungo, me relatore Valbona Sanxhaktari dhe an\u00ebtar Lulzim Hamitaj. Eriol Roshi ka nj\u00eb karrier\u00eb 14 vje\u00e7are n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor dhe prej vitit 2013 drejton Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Tiran\u00ebs. Ai ka mbaruar Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs dhe ka punuar m\u00eb par\u00eb si gjyqtar n\u00eb Berat.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e zbardhur rezulton se Roshit iu k\u00ebrkuan shpjegime p\u00ebr disa prej pasurive. KPK zbuloi se ai kishte p\u00ebrfituar 1.5 milion\u00eb lek\u00eb nga shitja e nj\u00eb apartamenti 79.9 metra katror\u00eb. Roshi shpjegoi se apartamenti ishte bler\u00eb nga babai i tij me parat\u00eb e fituara nga biznesi i vog\u00ebl i familjes dhe kishte qen\u00eb d\u00ebshira e prind\u00ebrve q\u00eb ai t\u00eb merrte pjes\u00eb nga shitja e banes\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai i tha KPK-s\u00eb se nuk kishte ndihmuar n\u00eb blerjen e sht\u00ebpis\u00eb dhe Komisioni thot\u00eb se e v\u00ebrtetoi k\u00ebt\u00eb pasi faturat e pagesave t\u00eb k\u00ebsteve ishin firmosur nga babai i subjektit. Po ashtu sipas Komisionit edhe pasakt\u00ebsit\u00eb q\u00eb rezultuan n\u00eb deklarimet vjetore t\u00eb Roshit n\u00eb lidhje me k\u00ebstet e paguara u sqaruan prej tij.<\/p>\n<p>KPK po ashtu arsyetoi se babai i gjyqtarit i kishte pasur mund\u00ebsit\u00eb financiare p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb apartamentin n\u00eb fjal\u00eb. Komisioni pranoi n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb sqarime t\u00eb subjektit mbi t\u00eb ardhurat familjare, pasi Drejtoria e Tatimeve n\u00eb informacionin e saj i tha KPK-s\u00eb se nuk mund t\u00eb llogaritej marzhi i fitimit p\u00ebr biznesin e vog\u00ebl.<\/p>\n<p>Analiza financiare e kryer nga KPK ishte pozitive p\u00ebr gjyqtarin dhe sipas saj, rezulton t\u00eb kishte pasuri t\u00eb justifikuara ligj\u00ebrisht dhe pa probleme. Po ashtu, Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar nuk gjeti probleme n\u00eb figur\u00ebn e Roshit.<\/p>\n<p>Gjykat\u00ebsi po ashtu mori vler\u00ebsim pozitiv n\u00eb kriterin e aft\u00ebsive profesionale. Komisioni madje vler\u00ebsoi ve\u00e7an\u00ebrisht aft\u00ebsit\u00eb e tij menaxheriale. \u201cNumri relativisht i kufizuar i rasteve t\u00eb pazgjidhura, pa vendimmarrje, n\u00eb pritje t\u00eb gjykimit n\u00eb gjykat\u00ebn e tij, s\u00eb bashku me faktin se gjykata \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb vendos\u00eb p\u00ebr aq raste sa jan\u00eb regjistruar rishtazi n\u00eb nj\u00eb vit, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb pozitive,\u201d thuhet n\u00eb vendimin e zbardhur.<\/p>\n<p>KPK po ashtu u ndal te denoncimet ndaj gjyqtarit. Sipas Komisionit, nj\u00eb prej denoncimeve t\u00eb b\u00ebra n\u00eb media kishte t\u00eb b\u00ebnte me hedhjen e shorteve n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Faktit.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni mori mediatikisht nj\u00eb denoncim nga emisioni \u201cBoom\u201d mbi shp\u00ebrndarjen e ngarkes\u00ebs p\u00ebr kryetarin e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb z. Eriol Roshi, si dhe parregullsi n\u00eb shortet e zhvilluara p\u00ebr vitin 2017,\u201d thuhet n\u00eb vendimin e zbardhur.<\/p>\n<p>KPK shprehet se nga verifikimi i kryer prej saj \u201cnuk rezultuan problematika t\u00eb dukshme lidhur me k\u00ebt\u00eb indicie t\u00eb marr\u00eb\u201d. Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb vendimin e zbardhur Roshi pretendon se arsyet e denoncimit kishin t\u00eb b\u00ebnin me faktin se ai po shqyrtonte n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje, ku ishte pal\u00eb kompania q\u00eb zot\u00ebronte median n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb ankes\u00eb ose denoncim publik n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij emisioni, m\u00eb duhet t\u00eb sqaroj paraprakisht Komisionin e nderuar se motivet e k\u00ebtij emisioni dhe televizionit n\u00eb fjal\u00eb nuk jan\u00eb etike sa i takon denoncimit t\u00eb tyre,\u201d thuhet n\u00eb shpjegimin e Roshit.<\/p>\n<p>Sipas tij, kompania q\u00eb zot\u00ebron televizonin Ora News ku u trasmetuan dy emisione mbi shortet n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb ishte pal\u00eb padit\u00ebse n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb po gjykohej prej tij.<\/p>\n<p>Komisioni ka pranuar shpjegimet e Roshit sa i p\u00ebrket procedur\u00ebs s\u00eb hedhjes s\u00eb shortit, nd\u00ebrsa ka vler\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit p\u00ebr iniciativat e nd\u00ebrmarra \u201cp\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsuar funksionimin e k\u00ebsaj gjykate\u201d.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Denoncimet ndaj kreut t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Tiran\u00ebs, Eriol Roshi, p\u00ebrfshi nj\u00eb denoncim publik nga nj\u00eb emision televiziv u gjet\u00ebn nga KPK t\u00eb pabazuara, duke i dh\u00ebn\u00eb atij konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. \u00a0<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":69577,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Roshi-fotooooo-600x338.png","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60940"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=60940"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60940\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62224,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60940\/revisions\/62224"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69577"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=60940"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=60940"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=60940"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}