{"id":60970,"date":"2019-03-21T17:14:48","date_gmt":"2019-03-21T15:14:48","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=60970"},"modified":"2019-04-23T22:01:21","modified_gmt":"2019-04-23T22:01:21","slug":"kryeprokurori-i-lushnjes-clirim-shahini-probleme-me-pasurine-dhe-figuren","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kryeprokurori-i-lushnjes-clirim-shahini-probleme-me-pasurine-dhe-figuren\/2019\/03\/21\/","title":{"rendered":"Kryeprokurori i Lushnjes, \u00c7lirim Shahini probleme me pasurin\u00eb dhe figur\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Drejtuesi i Prokuroris\u00eb pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Lushnje, \u00c7lirim Shahini u p\u00ebrball t\u00eb enjten gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit me probleme me pasurin\u00eb dhe past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_60971\" aria-describedby=\"caption-attachment-60971\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/clirim-shahini.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-60971\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/clirim-shahini-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"60971\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-60971\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori \u00c7lirim Shahini gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb KPK-s\u00eb | Foto nga : Edmond Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Trupa gjykuese e KPK-s\u00eb p\u00ebrb\u00ebhej nga Brunilda Bekteshi si kryesuese, Xhensila Pine relatore dhe Suela Zhegu an\u00ebtare, nd\u00ebrsa seanca u ndoq nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar Branko Hrvatin.<\/p>\n<p>Relatorja e \u00e7\u00ebshtjes, Xhensila Pine paraqiti nj\u00eb p\u00ebrmbledhje t\u00eb shkurt\u00ebr p\u00ebr gjetjet e konstatuara gjat\u00eb hetimit administrativ. Ajo u shpreh se n\u00eb p\u00ebrfundim, Komisioni kishte vendosur t\u00eb kryente rivler\u00ebsim vet\u00ebm p\u00ebr dy krietere, at\u00eb t\u00eb deklarimit t\u00eb pasuris\u00eb dhe past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Pine pohoi se sipas raportit t\u00eb Inspektoriatit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit e Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesit, ILDKPKI, t\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb KPK, prokurori \u00c7lirim Shahini kishte kryer deklarim t\u00eb sakt\u00eb, nuk kishte kryer fshehje t\u00eb pasuris\u00eb apo deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe se nuk gjendej n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, KPK kishte nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb hetim t\u00eb pavarur n\u00eb asetet e prokurorit Shahini dhe v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e deklarimeve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Pine u ndal n\u00eb nj\u00eb objekt dy kat\u00ebsh + papafingo n\u00eb Bashkin\u00eb e Sarand\u00ebs t\u00eb deklaruar nga prokurori Shahini, n\u00eb vler\u00ebn e 10.5 milion\u00eb lek\u00ebve. Si burim t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurive, prokurori Shahini kishte deklaruar t\u00eb ardhurat nga pagat dhe nj\u00eb hua n\u00eb vler\u00ebn e 35 mij\u00eb eurove t\u00eb marr\u00eb n\u00eb vitin 2014, me afat shlyerje 10 vjet. Nga analiza financiare Komisioni kishte konstatuar pamjaftueshm\u00ebri financiare t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb 35 mij\u00eb eurove, q\u00eb kishin sh\u00ebrbyer p\u00ebr shlyerjen e shpenzimeve p\u00ebr nd\u00ebrtimin e banes\u00ebs n\u00eb Sarand\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas relatores Pine, Shahini kishte deklaruar se papafingo nuk ishte p\u00ebrfunduar ende dhe se banesa p\u00ebrdorej nga familja. Por, komisioni ka gjetur se apartamentet q\u00eb zot\u00ebronte Shahini jepeshin me qira si sht\u00ebpi pushimi n\u00eb bregdet.<\/p>\n<p>\u201cNga hetimi \u00ebsht\u00eb konstatuar se k\u00ebto apartamente jepen me qira prej pes\u00eb vitesh\u201d, pohoi Pine e cila shtoi se kjo gj\u00eb v\u00ebrtetohej edhe me an\u00eb t\u00eb lajm\u00ebrimeve t\u00eb kryera n\u00eb faqe n\u00eb internet. Gjithashtu, Komisioni ka konstatuar mosdeklarimin n\u00eb deklaratat periodike t\u00eb nj\u00eb huaje prej 2.7 milion\u00eb lek\u00ebsh t\u00eb marr\u00eb nga nd\u00ebrtuesi i vil\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, relatorja Pine pasqyroi raportin e Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK sipas t\u00eb cilit ishte konstatuar pap\u00ebrshtatshm\u00ebria e prokurorit \u00c7lirim Shahini p\u00ebr t\u00eb vazhduar detyr\u00ebn. Kjo, pasi ishte konstatuar p\u00ebrdorimi i mjetit t\u00eb qytetarit A.D., i deklaruar fajtor p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cdh\u00ebnie ndihm\u00eb p\u00ebr kalim t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb kufirit\u201d n\u00eb Shqip\u00ebri dhe i d\u00ebnuar p\u00ebr \u201ctrafik droge\u201d n\u00eb Greqi. Sipas Pines, ndaj prokurorit Shahini ishin depozituar tre denoncime p\u00ebr shtyrje t\u00eb afateve t\u00eb hetimit dhe shkelje t\u00eb procedurave t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Kryeprokurori i Lushnj\u00ebs, \u00c7lirim Shahini deklaroi se i kishte k\u00ebrkuar KPK-s\u00eb kryerjen e rivler\u00ebsimit t\u00eb tij edhe p\u00ebr aspektin profesional. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai i k\u00ebrkoi Komisionit t\u00eb kryente nj\u00eb hetim m\u00eb t\u00eb thelluar p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb dhe past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs. Duke e cil\u00ebsuar verifikimin e ILDKPKI-s\u00eb si t\u00eb holl\u00ebsish\u00ebm, Shahini theksoi se objekti dykat\u00ebsh + papafingo ishte nd\u00ebrtuar mbi nj\u00eb objekt egzistues t\u00eb nj\u00eb t\u00eb af\u00ebrmi t\u00eb tij. Sipas Shahinit, nd\u00ebrtesa fillestare ishte nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 2001. M\u00eb tej ai sqaroi se n\u00eb deklarat\u00ebn veting kishte pasyqruar se si burim p\u00ebr nd\u00ebrtimin e dy kateve + papafingo, kishin sh\u00ebrbyer t\u00eb ardhurat familjare nd\u00ebr vite dhe huaja. Prokurori Shahini u shpreh se konstatimi i komisionit se ai kishte tentuar t\u00eb fshihte banes\u00ebn p\u00ebr periudh\u00ebn 2011-2013 ishte i pav\u00ebrtet\u00eb, duke argumentuar se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk mund ta imagjinonte se do t\u00eb kryhej procesi i vetingut.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, Shahini shpjegoi se n\u00eb gjysm\u00ebn e p\u00ebrfunduar t\u00eb papafingos ka jetuar n\u00ebna e t\u00eb af\u00ebrmit D.P. q\u00eb kishte nd\u00ebrtuar katin e par\u00eb, pasi ndaj tij ndihej borxhli. Prokurori pohoi para Komisionit se kati i par\u00eb dhe ai p\u00ebrdhes zot\u00ebrohej nga i af\u00ebrmi i tij dhe se e kishin hyrjen n\u00eb pjes\u00ebn per\u00ebndimore t\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs. Nd\u00ebrsa pjesa e tij e kishte hyrjen n\u00eb pjes\u00ebn lindore.<\/p>\n<p>Lidhur me burimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit t\u00eb bashk\u00ebshortes D.P., Shahini sqaroi se ai kishte punuar n\u00eb Greqi deri n\u00eb vitin 2000 dhe m\u00eb pas ishte vendosur n\u00eb qytetin e Sarand\u00ebs, duke shitur edhe sht\u00ebpin\u00eb q\u00eb kishte pasur n\u00eb fshat. Prokurori Shahini shtoi se D.P. i kishte dh\u00ebn\u00eb ambientet q\u00eb zot\u00ebronte n\u00eb katin e par\u00eb me qira, por kund\u00ebrshtoi gjetjen e KPK-s\u00eb se q\u00eb edhe ai vet\u00eb ti kishte dh\u00ebn\u00eb me qira apartamentet e tij p\u00ebr vite me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me burimin e investimit prej 10.5 milion\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb, prokurori Shahini shpjegoi se 5.8 milion\u00eb lek\u00eb ishin kursime nga pagat e tij e t\u00eb bashk\u00ebshortes dhe pensioni i n\u00ebn\u00ebs dhe huaja e marr\u00eb. Nd\u00ebrsa lidhur me huan\u00eb 2.7 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb marr\u00eb nga nd\u00ebrtuesi, Shahini pohoi se i kishte shlyer gjat\u00eb viteve 2015-2016. Ndryshe nga relatimi i Komisionit, prokurori Shahini u ndal m\u00eb gjer\u00ebsisht n\u00eb gjetjet e hetimit p\u00ebr rivler\u00ebsimin e tij.<\/p>\n<p>Ai pasqyroi shitjet e mjeteve q\u00eb kishte pasur n\u00eb zot\u00ebrim familja e tij. Shahini pohoi se n\u00eb vitin 2014 kishte shitur nj\u00eb autovetur\u00eb tip Benz n\u00eb vler\u00ebn e 479 mij\u00eb lek\u00ebve, t\u00eb cilin e kishte bler\u00eb n\u00eb shum\u00ebn e 140 mij\u00eb lek\u00ebve. M\u00eb pas shtoi se ve\u00e7 shum\u00ebs s\u00eb blerjes kishte shpenzuar t\u00eb tjera para p\u00ebr siguracionin, dokumentet dhe gomat q\u00eb i kishte nd\u00ebrruar mjetit. P\u00ebr makin\u00ebn e dyt\u00eb, tip Benz t\u00eb bler\u00eb n\u00eb shum\u00ebn e 1500 eurove n\u00eb vitin 2014, ai pohoi se burim i k\u00ebtyre parave ishin t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e makin\u00ebs s\u00eb par\u00eb. Edhe si burim t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr makin\u00ebn e tret\u00eb ai deklaroi se ishin t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja makin\u00ebs tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Lidhur me konstatimin p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, prokurori \u00c7lirim Shahini i k\u00ebrkoi Komisionit nj\u00eb hetim m\u00eb t\u00eb thelluar. Ai shpjegoi se e kishte marr\u00eb nj\u00eb her\u00eb mjetin e shtetasit A.D. p\u00ebr nj\u00eb udh\u00ebtim n\u00eb Greqi p\u00ebr nj\u00eb hall familjar, por theksoi se nuk kishte pasur njohje me k\u00ebt\u00eb person. Sipas Shahinit, n\u00eb vitin 2013 i kishte k\u00ebrkuar nj\u00eb miku t\u00eb tij makin\u00ebn dhe ai i kishte th\u00ebn\u00eb se nuk kishte siguracion. \u201cAi m\u00eb tha se mund t\u00eb m\u00eb gjente nj\u00eb makin\u00eb tjet\u00ebr dhe m\u00eb dha makin\u00ebn e t\u00eb njohurit t\u00eb tij A.D.\u201d, pohoi Shahini. Ai shpjegoi se nuk ka pasur njohje me k\u00ebt\u00eb shtetas dhe se nuk e dinte q\u00eb ai kishte qen\u00eb i proceduar dhe i d\u00ebnuar. Nd\u00ebrkoh\u00eb, pohoi se vet\u00ebm pasi ishte kthyer nga Greqia, e kishte p\u00ebrsh\u00ebndetur nj\u00eb her\u00eb nga larg edhe n\u00eb shenj\u00eb fal\u00ebnderimi pse i kishte p\u00ebrdorur makin\u00ebn, por se nuk kishte pasur asnj\u00eb lloj lidhje tjet\u00ebr me t\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto mendoj se jan\u00eb b\u00ebr\u00eb me keqdashje nga Sh\u00ebrbimi Informativ\u201d, tha prokurori, i cili pyeti se p\u00ebrse dosja nuk kishte mb\u00ebrritur sipas procedurave t\u00eb SHISH.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs drejtuesi i prokuroris\u00eb s\u00eb Lushnj\u00ebs, \u00c7lirim Shahini k\u00ebrkoi konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb. Vendimi do t\u00eb shpallet m\u00eb dat\u00eb 26 mars, ora 13:00<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtuesi i Prokuroris\u00eb pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Lushnje, \u00c7lirim Shahini u p\u00ebrball t\u00eb enjten gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit me probleme me pasurin\u00eb dhe past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":60971,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/clirim-shahini-533x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60970"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=60970"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60970\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":61622,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/60970\/revisions\/61622"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/60971"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=60970"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=60970"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=60970"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}