{"id":61021,"date":"2019-03-21T18:46:43","date_gmt":"2019-03-21T16:46:43","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=61021"},"modified":"2019-05-06T23:17:30","modified_gmt":"2019-05-06T23:17:30","slug":"raportet-e-dsik-per-krim-dhe-korrupsion-u-perjashtuan-nga-vetingu","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/raportet-e-dsik-per-krim-dhe-korrupsion-u-perjashtuan-nga-vetingu\/2019\/03\/21\/","title":{"rendered":"Raportet e DSIK p\u00ebr \u201ckrim dhe korrupsion\u201d u p\u00ebrjashtuan nga vetingu"},"content":{"rendered":"<p>Vendimet e trupave t\u00eb vetingut p\u00ebr t\u2019i mbyllur hetimet vet\u00ebm mbi kriterin e pasuris\u00eb m\u00ebnjanuan nga shqyrtimi gjyq\u00ebsor nj\u00eb duzin\u00eb raportimesh p\u00ebr korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar-praktik\u00eb kjo e kritikuar nga ekspert\u00ebt e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_50808\" aria-describedby=\"caption-attachment-50808\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180720_104242_200718001-1_1ztvGu6.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-50808\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180720_104242_200718001-1_1ztvGu6-600x387.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"387\" data-id=\"50808\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-50808\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtar\u00ebt Lulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko, gjat\u00eb nj\u00eb seance n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, KPK | Foto : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Nj\u00eb duzin\u00eb raportesh t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK, t\u00eb cilat hedhin drit\u00eb mbi kompromentimin e figur\u00ebs s\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve u m\u00ebnjanuan nga debati gjyq\u00ebsor n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit-praktik\u00eb kjo e kritikuar nga ekspert\u00eb dhe monitorues t\u00eb procesit t\u00eb vetingut n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Raportet reflektojn\u00eb informacione t\u00eb agjencive t\u00eb inteligjenc\u00ebs p\u00ebr raste t\u00eb dyshuara korruptive apo kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me personazhe t\u00eb krimit t\u00eb organizuar, por mbet\u00ebn jasht\u00eb procesit p\u00ebr shkak t\u00eb vendimeve t\u00eb KPK-s\u00eb p\u00ebr t\u2019i mbyllur hetimet kryesisht mbi kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb shtator 2018 dhe janar 2019, DSIK deklasifikoi pjes\u00ebrisht ose plot\u00ebsisht dhjetra raporte t\u00eb subjekteve t\u00eb rivler\u00ebsimit, mes t\u00eb cilave edhe vler\u00ebsime t\u00eb \u201cpast\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs\u201d p\u00ebr gjyqtar\u00eb dhe prokuror\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb p\u00ebrballur ende me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes k\u00ebrkesave p\u00ebr t\u00eb drejt\u00eb informimi, BIRN siguroi 25 raporte \u201cpap\u00ebrshtatshm\u00ebrie\u201d t\u00eb DSIK-s\u00eb, t\u00eb cilat u p\u00ebrkasin subjekteve q\u00eb e kan\u00eb p\u00ebrfunduar procesin n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb par\u00eb.\u00a0 Dokumentet tregojn\u00eb se nd\u00ebrsa 14 raporte u b\u00ebn\u00eb pjes\u00eb e seancave d\u00ebgjimore dhe u reflektuan n\u00eb vendimet e KPK-s\u00eb, 11 raste t\u00eb tjera u lan\u00eb n\u00eb hije p\u00ebr shkak t\u00eb vendimeve p\u00ebr t\u00eb mos e b\u00ebr\u00eb kriterin e \u201cpast\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs\u201d pjes\u00eb t\u00eb vendimarrjes.<\/p>\n<p>Raportet p\u00ebr epidose t\u00eb dyshuara korruptive apo lidhjet me element\u00eb t\u00eb krimit r\u00ebndojn\u00eb mbi 5 kryetar\u00eb gjykatash, nj\u00eb gjyqtar dhe tre prokuror\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt ngec\u00ebn n\u00eb rrjet\u00ebn e vetingut p\u00ebr shkak t\u00eb d\u00ebshtimit n\u00eb dy kritere t\u00eb tjera. Pjes\u00eb e list\u00ebs \u201cs\u00eb zez\u00eb\u201d t\u00eb DSIK-s\u00eb u b\u00ebn\u00eb edhe dy ish-zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt u larguan me dor\u00ebheqje p\u00ebrpara fillimit t\u00eb procesit.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut u projektua mbi tre shtylla p\u00ebr vler\u00ebsime gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, por deri m\u00eb tani \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur kryesisht pas verifikimit pasuror, i cili \u00ebsht\u00eb testuar si mekanizmi m\u00eb efikas i komisioner\u00ebve. Mbi 90 % e rasteve t\u00eb shkarkimit u motivuan me pasurin\u00eb e pajustifikuar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vler\u00ebsimi i figur\u00ebs dhe i aft\u00ebsive profesionale vazhdon t\u00eb mbetet n\u00eb kuota t\u00eb ul\u00ebta.<\/p>\n<p><strong>Raportet e deklasifikuara \u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Procesi i vetingut nisi zyrtarisht n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2018 dhe num\u00ebron 111 vendime, 17 prej t\u00eb cilave u p\u00ebrkasin zyrtar\u00ebve t\u00eb larguar me dor\u00ebheqje. P\u00ebrgjat\u00eb nj\u00eb viti, trupat gjyq\u00ebsore t\u00eb KPK-s\u00eb kan\u00eb konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb 48 subjekte, kan\u00eb shkarkuar nga detyra 46 t\u00eb tjer\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb 18 raste jan\u00eb apeluar nga ONM apo Komisioneri Publik n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb procesit, trupat e vetingut u furnizuan me informacione nga institucionet ndihm\u00ebse, mes t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb edhe Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar. Por t\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga BIRN tregojn\u00eb se nj\u00eb pjes\u00eb e raporteve t\u00eb DSIK-s\u00eb mbet\u00ebn n\u00eb sirtar\u00ebt e Komisionit dhe nuk u verifikuan gjat\u00eb procesit, duke ngritur pik\u00ebpyetje mbi cil\u00ebsin\u00eb e hetimeve t\u00eb kryera.<\/p>\n<p>Dokumentet e siguruara nga BIRN tregojn\u00eb se DSIK ka servirur informacione p\u00ebr p\u00ebrfshirje t\u00eb dyshuar n\u00eb korrupsion apo kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme p\u00ebr kryetar\u00ebt e Gjykatave t\u00eb Apelit t\u00eb Vlor\u00ebs dhe t\u00eb Durr\u00ebsit, Alma Li\u00e7aj dhe Petrit \u00c7eno.<\/p>\n<p>Li\u00e7aj u shkarkua nga KPK m\u00eb 15 n\u00ebntor 2018 p\u00ebr problemet me pasurin\u00eb, nd\u00ebrsa Petrit \u00c7eno u shkarkua m\u00eb 27 shkurt 2019, s\u00ebrish p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin kriter.<\/p>\n<p>DSIK i ka konsideruar gjithashtu \u201ct\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm\u201d edhe kryetarin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Beratit, Agron Vavla, at\u00eb t\u00eb Shkodr\u00ebs, Arben Zefi si dhe kryetarin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Kurbinit, Alfred Gjoni.<\/p>\n<p>Vavla dhe Zefi u shkarkuan p\u00ebr problemet me pasurin\u00eb, nd\u00ebrsa Alfred Gjoni humbi vendin e pun\u00ebs edhe p\u00ebr shkak t\u00eb mang\u00ebsive profesionale.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr gjyqtar i dyshuar p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb korrupsion gjat\u00eb ushtrimit t\u00eb detyr\u00ebs nga DSIK \u00ebsht\u00eb edhe Besim Trezhnjeva. Ish-kandidat p\u00ebr K\u00ebshillin e Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor, Trezhnjeva ishte nd\u00ebr t\u00eb par\u00ebt gjyqtar\u00eb q\u00eb iu n\u00ebnshtrua vetingut vet\u00ebm p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb dhe u penalizua p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb radh\u00ebt e prokuroris\u00eb, DSIK ka konsideruar t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm Luan Kalo\u00e7in, Rovena Gashin dhe prokuroren e Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Besa Nik\u00ebhasani. Sipas raporteve t\u00eb analizuara nga BIRN, DSIK ka ngritur dyshime p\u00ebr ushtrim ndikimi t\u00eb paligjsh\u00ebm dhe kontakte me persona t\u00eb krimit t\u00eb organizuar p\u00ebr ish-prokurorin Kalo\u00e7i, nd\u00ebrsa p\u00ebr prokuroren Nik\u00ebhasani thuhet se \u00ebsht\u00eb evidentuar \u201cnj\u00eb rast i mundsh\u00ebm i p\u00ebrfshirjes n\u00eb korrupsion pasiv\u201d.<\/p>\n<p>Ndryshe nga dy prokuror\u00ebt e m\u00ebsip\u00ebrm, DSIK deklaron se nuk disponon informacione t\u00eb k\u00ebsaj natyre p\u00ebr ish-drejtoresh\u00ebn e Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme, Rovena Gashi. Megjithat\u00eb, raporti p\u00ebr t\u00eb ka qen\u00eb gjithashtu negativ p\u00ebr shkak t\u00eb informacioneve t\u00eb administruara n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb saj si \u201cperson i lidhur\u201d.<\/p>\n<p>Raportet e DSIK-s\u00eb ngrejn\u00eb dyshime edhe p\u00ebr ish-prokurorin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm, Adriatik Llalla dhe ish-an\u00ebtarin e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Besnik Imeraj, t\u00eb cil\u00ebt u larguan nga sistemi p\u00ebrmes dor\u00ebheqjeve, duke i kursyer vetes p\u00ebrballjen me vetingun.<\/p>\n<p>Sipas raporteve respektive, Llalla u konsiderua i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb transaksioneve t\u00eb tij t\u00eb pasuris\u00eb me persona me precedent\u00eb, nd\u00ebrsa Imeraj dyshohet t\u00eb ket\u00eb patur kontakte me persona t\u00eb krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>Emrat e k\u00ebtyre kontakteve mbeten t\u00eb klasifikuara \u201csekret\u201d dhe t\u00eb fshira me t\u00eb zez\u00eb n\u00eb raportet e siguruara nga BIRN.<\/p>\n<p><strong>N\u00ebnvler\u00ebsimi i figur\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Ekspert\u00eb dhe monitorues t\u00eb procesit t\u00eb vetingut n\u00eb Shqip\u00ebri e shpjegojn\u00eb dominimin absolut t\u00eb verifikimit pasuror me presionin e lart\u00eb publik p\u00ebr rezultate t\u00eb shpejta, po aq sa me cil\u00ebsit\u00eb e diskutueshme t\u00eb komisioner\u00ebve p\u00ebr t\u00eb kryer verifikime t\u00eb thelluara n\u00eb kriterin e figur\u00ebs dhe at\u00eb t\u00eb aft\u00ebsive profesionale.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ata theksojn\u00eb se p\u00ebrjashtimi i raporteve t\u00eb DSIK-s\u00eb nga debati gjyq\u00ebsor krijon nj\u00eb tjet\u00ebr hendek n\u00eb besimin e publikut si dhe hap\u00ebsira p\u00ebr subjektiviz\u00ebm n\u00eb vendimmarrjen e trupave t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>Erida Sk\u00ebndaj, drejtoresh\u00eb ekzekutive e Komitetit Shqiptar t\u00eb Helsinkit i tha BIRN se nisur nga ecuria e procesit, kalimi i barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs p\u00ebr \u201cpast\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs\u201d dhe \u201caft\u00ebsit\u00eb profesionale\u201d \u00ebsht\u00eb testuar m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb se sa ai p\u00ebr pasurin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKriteri i figur\u00ebs dhe i aft\u00ebsis\u00eb profesionale k\u00ebrkon nj\u00eb nivel shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb profesionalizmi si n\u00eb radh\u00ebt e trupave gjykues, dhe n\u00eb radh\u00ebt e personelit mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb k\u00ebtyre trupave p\u00ebr t\u00eb respektuar parimin e ligjshm\u00ebris\u00eb n\u00eb arritjen e nivelit t\u00eb provueshm\u00ebris\u00eb p\u00ebr k\u00ebto dy kritere,\u201d tha Sk\u00ebndaj p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vler\u00ebsimin tim, trupat gjykuese duhet t\u00eb jen\u00eb m\u00eb konsistente n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si e zhvillojn\u00eb procedur\u00ebn e shqyrtimit gjyq\u00ebsor, duke b\u00ebr\u00eb transparente p\u00ebr publikun p\u00ebr \u00e7do rast se p\u00ebrse raportet e DSIK nuk i n\u00ebnshtrohen debatit gjyq\u00ebsor me subjektet n\u00eb seanc\u00eb dhe rrjedhimisht nuk i n\u00ebnshtrohen edhe shqyrtimit gjyq\u00ebsor,\u201d shtoi ajo.<\/p>\n<p>Drejtori i Institutit p\u00ebr Studime Politike, Afrim Krasniqi e cil\u00ebson munges\u00ebn e verifikimeve t\u00eb thelluara p\u00ebr dy kriteret e tjera, pjes\u00eb t\u00eb hendekut ekzistues mes pritshm\u00ebrive dhe rezultateve t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>\u201cVetingu ka pasur n\u00eb thelbin e tij komponent\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe m\u00eb thelb\u00ebsor\u00eb sesa thjesht justifikimi pasuror, &#8211; integriteti, aft\u00ebsia, karriera, kurajo dhe kualifikimi, &#8211; element\u00eb q\u00eb duhej t\u2019i jepnin sistemit t\u00eb ri mb\u00ebshtetje afatgjat\u00eb publike,\u201d tha Krasniqi.<\/p>\n<p>\u201cMungesa e tyre vet\u00ebm sa e dob\u00ebson procesin dhe besimin,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Ekspert\u00ebt e intervistuar nga BIRN i konsiderojn\u00eb transparenc\u00ebn dhe besimin e publikut si element\u00eb tep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces dhe b\u00ebjn\u00eb thirrje p\u00ebr qart\u00ebsi dhe konsistenc\u00eb n\u00eb vendimet e trupave t\u00eb vetingut.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb jurisprudenc\u00ebn e deritanishme, ka munguar elaborimi i nj\u00eb linje t\u00eb qart\u00eb dhe konsistente se kur raportet e DSIK do t\u2019i shmangen k\u00ebtij debati dhe kur do t\u00eb b\u00ebhen publike (plot\u00ebsisht apo pjes\u00ebrisht). N\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim mund t\u00eb afektohet besimi i publikut n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces,\u201d argumentoi Sk\u00ebndaj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Krasniqi mendon se pas r\u00ebnies s\u00eb disa \u201ct\u00eb paprekshm\u00ebve\u201d, publiku ka filluar t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb nga procesi, mes t\u00eb cilave edhe hetime pasurore dhe p\u00ebrballje me ligjin.<\/p>\n<p>\u201cTek e fundit reforma n\u00eb drejt\u00ebsi ka vler\u00eb n\u00ebse ofron drejt\u00ebsin\u00eb e munguar, jo thjesht se ikin ca dhe vijn\u00eb ca t\u00eb tjer\u00eb. Deri tani ka ndodhur kjo e fundit, dhe drejt\u00ebsia e premtuar vijon t\u00eb jet\u00eb drejt\u00ebsi e munguar,\u201d p\u00ebrfundoi Krasniqi.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vendimet e trupave t\u00eb vetingut p\u00ebr t\u2019i mbyllur hetimet vet\u00ebm mbi kriterin e pasuris\u00eb m\u00ebnjanuan nga shqyrtimi gjyq\u00ebsor nj\u00eb duzin\u00eb raportimesh p\u00ebr korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar-praktik\u00eb kjo e kritikuar nga ekspert\u00ebt e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":69574,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,5],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180720_104242_200718001-1_1ztvGu6-600x387.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61021"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=61021"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61021\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62218,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61021\/revisions\/62218"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69574"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=61021"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=61021"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=61021"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}