{"id":61069,"date":"2019-03-25T18:46:54","date_gmt":"2019-03-25T16:46:54","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=61069"},"modified":"2019-04-23T22:01:21","modified_gmt":"2019-04-23T22:01:21","slug":"kpk-nxjerr-ne-drite-problemet-me-figuren-dhe-pasurine-e-prokurorit-fatmir-lushi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-nxjerr-ne-drite-problemet-me-figuren-dhe-pasurine-e-prokurorit-fatmir-lushi\/2019\/03\/25\/","title":{"rendered":"KPK nxjerr n\u00eb drit\u00eb problemet me figur\u00ebn dhe pasurin\u00eb e prokurorit Fatmir Lushi"},"content":{"rendered":"<p>Drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Fierit, Fatmir Lushi u vu n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi para KPK-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb shpjeguar problemet me pasurin\u00eb q\u00eb kishin dal\u00eb nga hetimi administrativ dhe raportin e DSIK-s\u00eb q\u00eb e ka cil\u00ebsuar si t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_61070\" aria-describedby=\"caption-attachment-61070\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/lushi.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-61070\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/lushi-600x360.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"360\" data-id=\"61070\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-61070\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori, Fatmir Lushi gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK | Foto nga : BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Fierit, Fatmir Lushi u gjend p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb raporti negativ nga Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar. Sipas relacionit t\u00eb lexuar n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore pran\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit t\u00eb h\u00ebn\u00ebn, Lushi dyshohej p\u00ebr korrupsion n\u00eb dy \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Relatorja Brunilda Bekteshi, pjes\u00eb e trup\u00ebs gjykuese t\u00eb kryesuar nga Suela Zhegu dhe an\u00ebtare Xhensila Pine,\u00a0 tha gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore se sipas DSIK, Lushi kishte favorizuar persona n\u00ebn hetimin. N\u00eb nj\u00eb rast ai dyshohet se kishte vendosur pushim t\u00eb hetimeve pa kryer t\u00eb gjitha veprimet e nevojshme hetimore, nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb rast tjet\u00ebr akuzohet se kishte leht\u00ebsuar t\u00eb pandehurin p\u00ebr akuz\u00ebn e plagosjes me dashje gjat\u00eb gjykimit.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00eb u vu gjithashtu n\u00eb dukje se Lushi dhe familja e tij nuk kishin pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi me vler\u00eb 5 milion lek\u00eb n\u00eb Elbasan, nd\u00ebrsa u tha se deklarimet e prokurorit n\u00eb vite nuk kishin qen\u00eb t\u00eb sakta.<\/p>\n<p>Seanca d\u00ebgjimore zgjati thuajse 3 or\u00eb, gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs Komisioni i Pavarur i Kualifikimit d\u00ebgjoi shpjegimet e detajuara t\u00eb subjektit.\u00a0 Ky i fundit pretendoi se n\u00eb dy rastet e referuara nga DSIK nuk kishte kryer favorizim, nd\u00ebrsa theksoi se ato raporte nuk i \u201cp\u00ebrkisnin personit t\u00eb tij\u201d.<\/p>\n<p>Lushi po ashtu u p\u00ebrpoq t\u00eb shpjegonte problemet e pasuris\u00eb. Ai tha KPK-s\u00eb se vinte nga nj\u00eb familje e varf\u00ebr dhe se kishte jetuar n\u00ebn minimumin jetik. Ai ia faturoi pasakt\u00ebsit\u00eb mosshpjegimit t\u00eb qart\u00eb t\u00eb ligjit, nd\u00ebrsa pretendoi se kursimet e tij dhe t\u00eb familjes kishin qen\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb siguruar t\u00eb ardhurat p\u00ebr blerjen e nj\u00eb sht\u00ebpie t\u00eb vetme n\u00eb Elbasan.<\/p>\n<p>Fatmir Lushi ka kryer shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs p\u00ebrgjat\u00eb viteve 2006-2009. N\u00eb vitin 2009, ai \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar prokuror i Prokuroris\u00eb s\u00eb Shkodr\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2014 \u00ebsht\u00eb transferuar n\u00eb Prokurorin\u00eb e Elbasanit. N\u00eb janar t\u00eb vitit 2017, Lushi u komandua drejtues i Prokuroris\u00eb s\u00eb Fierit, detyr\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e kryen edhe aktualisht.<\/p>\n<p><strong>Raporti e DSIK<\/strong><\/p>\n<p>Seanca d\u00ebgjimore p\u00ebr Fatmir Lushin u zgjat me shpjegimet e k\u00ebtij t\u00eb fundit dhe nj\u00eb mori pyetjesh nga an\u00ebtar\u00ebt e KPK dhe v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar. N\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shk\u00ebmbimesh me relatoren Brunilda Bekteshi, Lushi u p\u00ebrpoq t\u00eb bindte Komisionin se raportet e DSIK nuk ishin t\u00eb sakta.<\/p>\n<p>Bekteshi gjat\u00eb leximit t\u00eb relacionit vuri n\u00eb dukje se pasi ishin lexuar raportet e deklasifikuara pjes\u00ebrisht dhe pasi ishin k\u00ebrkuar verifikime shtes\u00eb, KPK dhe v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar kishin lexuar raportet e plota p\u00ebr rastin, p\u00ebr t\u00eb krijuar bindjen e brendshme.\u00a0 N\u00eb raporte b\u00ebhej e qart\u00eb se Lushi nuk ishte i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb vijuar detyr\u00ebn dhe se ndaj tij mund t\u00eb b\u00ebhej presion.<\/p>\n<p>Sipas Bekteshit, Lushi kishte favorizuar nj\u00eb t\u00eb akuzuar p\u00ebr plagosje me dashje n\u00eb Shkod\u00ebr. Relatorja vuri n\u00eb dukje se q\u00ebndrimet e tij si prokuror kishin qen\u00eb kontradiktore para gjykat\u00ebs, pasi n\u00eb nj\u00eb an\u00eb u ishte m\u00ebshuar rrethanave r\u00ebnduese, dhe n\u00eb krahun tjet\u00ebr kishte k\u00ebrkuar edhe leht\u00ebsim nga gjykata.<\/p>\n<p>Bekteshi vuri n\u00eb dukje po ashtu se hetimet kishin qen\u00eb t\u00eb paplota dhe se n\u00eb dokumentacionin e mbajtur nuk p\u00ebrshkruhej pse ishte arritur n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundim apo nj\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Lushi dha detaje rreth \u00e7\u00ebshtjes. Ai ia faturoi nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mang\u00ebsive, si munges\u00ebn e arm\u00ebs s\u00eb krimit e t\u00eb ngjashme, prokurorit t\u00eb gatsh\u00ebm q\u00eb kishte marr\u00eb n\u00eb dor\u00ebzim rastin fillimisht. Ai tha se arma nuk ishte gjetur me gjith\u00eb k\u00ebrkimet e kryera nga oficeri i policis\u00eb gjyq\u00ebsore. I pyetur nga Bekteshi gjat\u00eb seanc\u00ebs ai u p\u00ebrpoq t\u00eb shpjegonte edhe q\u00ebndrimin n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Ai tha se i kishte renditur t\u00eb gjitha rrethanat sepse ato ekzistonin dhe kishte k\u00ebrkuar d\u00ebnim me 4 vjet burg, q\u00eb sipas tij ishte mesatarja p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr n\u00eb Shkod\u00ebr. Ai tha se hetimet kishin qen\u00eb t\u00eb plota dhe se nuk kishte pasur kontakt me t\u00eb akuzuar p\u00ebrpos marrjes n\u00eb pyetje.<\/p>\n<p>Raporti i dyt\u00eb ishte p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetuar n\u00eb Elbasan n\u00eb vitin 2016. Komisioni i kishte kaluar barr\u00ebn e prov\u00ebs prokurorit p\u00ebr t\u00eb shpjeguar n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast se p\u00ebrse kishte pushuar hetimet mbi nj\u00eb rast t\u00eb dyshuar falsifikimi parash.<\/p>\n<p>Nga relacioni, KPK b\u00ebri me dije se kishte v\u00ebrejtur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb mang\u00ebsish n\u00eb dosje, p\u00ebrfshi p\u00ebrgjimin e nj\u00eb numri q\u00eb nuk kishte qen\u00eb i regjistruar si numri i personit t\u00eb dyshuar, nd\u00ebrsa nuk ishte p\u00ebrgjuar numri i k\u00ebtij t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Po ashtu KPK thot\u00eb se gjeti arsyetim kontradiktor n\u00eb vendimet e nd\u00ebrmjetme. N\u00eb nj\u00eb rast thuhej se kishte \u201cdyshime t\u00eb arsyeshme\u201d, nd\u00ebrsa n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn drejtuar gjykat\u00ebs p\u00ebr pushim t\u00eb hetimeve dhe shkat\u00ebrrim t\u00eb p\u00ebrgjimeve thuhej se nuk u gjet\u00ebn prova.<\/p>\n<p>Komisioni shpjegoi se nga hetimi i thelluar kishte rezultuar q\u00eb Lushi nuk ishte interesuar p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar n\u00ebse kishte apo jo hetime t\u00eb nisura p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje nga prokurori t\u00eb tjera dhe kishte nd\u00ebrmarr\u00eb veprime, si kontroll banese, q\u00eb mund t\u00eb c\u00ebnonin k\u00ebto hetime.<\/p>\n<p>Lushi shpjegoi para Komisionit se ai s\u2019kishte pasur kontakte me personat n\u00eb hetim p\u00ebrpos marrjes n\u00eb pyetje q\u00eb ai tha se ishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb ku ndodheshin ve\u00e7 OPGj-ja q\u00eb kishte referuar \u00e7\u00ebshtjen edhe 3 OPGj t\u00eb tjer\u00eb. Ai pretendoi se hetimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast kishin qen\u00eb t\u00eb orientuara nga task-forca \u201cForca e Ligjit\u201d dhe se ishin koordinuar me k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>I pyetur se p\u00ebrse nuk kishte kryer hetime p\u00ebr verifikimin e pasurive t\u00eb personave t\u00eb dyshuar, Lushi fha shpjegime t\u00eb gjata se hetimet pasurore kryesisht d\u00ebshtonin. Ai tha se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, derisa nuk kishin provuar dot p\u00ebrfshirjen e personave n\u00ebn hetim n\u00eb veprimtari kriminale, nuk ishte par\u00eb e arsyeshme t\u00eb b\u00ebhej hetim pasuror\u00eb.<\/p>\n<p>Ai po ashtu pretendoi se natyra e hetimeve kishte qen\u00eb e till\u00eb dhe se ishte p\u00ebrpjekur t\u00eb mos b\u00ebheshin veprime t\u00eb hapura n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos pengohej hetimi i pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb personave t\u00eb dyshuar. Sipas Lushit hetimi p\u00ebrfshinte nj\u00eb s\u00ebr\u00eb vendesh dhe brenda Shqip\u00ebris\u00eb ishin disa qytete.<\/p>\n<p>Ai shpjegoi se personat q\u00eb kishte marr\u00eb n\u00eb hetimin nuk kishin qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb, por dyshohej se mund t\u00eb p\u00ebrfshiheshin n\u00eb aktivitet dhe kjo ishte arsyeja pse u mor\u00ebn n\u00eb hetim. Nd\u00ebrkoh\u00eb sipas tij numri i marr\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjim p\u00ebrdorej nga personi n\u00ebn hetim edhe pse nuk ishte i regjistruar n\u00eb emrin e tij. Ai tha se kjo dilte n\u00eb vendimin e shkurtuar t\u00eb gjykat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb autorizuar p\u00ebrgjimin dhe ishte lapsus i gjyqtarit q\u00eb nuk e kishte referuar n\u00eb vendimin e zbardhur.<\/p>\n<p><strong>Apartamenti n\u00eb Elbasan dhe kursimet<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb sa i p\u00ebrket pasuris\u00eb, KPK vuri n\u00eb dukje nj\u00eb mori problemesh t\u00eb vogla n\u00eb deklarimet periodike t\u00eb Lushit. KPK theksoi se ai nuk kishte deklaruar n\u00eb deklaratat periodike burimin e pasurive t\u00eb blera, p\u00ebrfshi rreth 400 metra tok\u00eb ar\u00eb n\u00eb Fark\u00eb.<\/p>\n<p>Lushit po ashtu iu kalua barra e prov\u00ebs p\u00ebr faktin se n\u00eb emrin e tij gjendej nj\u00eb kontrat\u00eb me OSHE p\u00ebr nj\u00eb sht\u00ebpi trekat\u00ebshe n\u00eb Sauk. Gjat\u00eb relacionit por edhe me pyetje, an\u00ebtar\u00ebt e Komisionit k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebn se pse nuk ishte deklaruar kjo banes\u00eb si sht\u00ebpi n\u00eb p\u00ebrdorim.<\/p>\n<p>Lushi shpjegoi se kishte jetuar n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e daj\u00ebs. Ai tha se kishte pasur nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb me familjen n\u00eb fjal\u00eb ndaj t\u00eb cil\u00ebs ishte borxhli, por shpjegoi se nuk e kishte konsideruar si banes\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim, pasi ai kishte jetuar aty si pjes\u00eb e familjes.<\/p>\n<p>Lushi shpjegoi kontrat\u00ebn e OSHE me p\u00ebrpjekjen p\u00ebr t\u00eb shmangur nd\u00ebrprerjen e energjis\u00eb p\u00ebr banes\u00ebn, pasi daja refuzonte t\u00eb paguante nj\u00eb detyrim nga OSHE q\u00eb e cil\u00ebsonte t\u00eb padrejt\u00eb. An\u00ebtar\u00ebt e Komisionit Brunilda Bekteshi dhe Xhensila Pine k\u00ebrkuan m\u00eb shum\u00eb shpjegime n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb.<\/p>\n<p>Bekteshi tha se kontrata e OSHE e b\u00ebr\u00eb vite m\u00eb par\u00eb dhe e fshir\u00eb vet\u00ebm pas fillimit t\u00eb hetimit administrativ, b\u00ebhej vet\u00ebm me persona q\u00eb kishin n\u00eb posedim nj\u00eb objekt. Lushi k\u00ebmb\u00ebnguli se nuk kishte investuar n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb tre kat\u00ebshe t\u00eb daj\u00ebs asnj\u00eb qindark\u00eb.<\/p>\n<p>Problem p\u00ebr Lushin megjithat\u00eb rezultoi mosdeklarimi i kursimeve n\u00eb vite dhe gjendja \u2018cash\u2019 n\u00eb sht\u00ebpi edhe kur ligji nuk ia lejonte t\u00eb kishte at\u00eb sasi. Nga relacioni del se KPK nuk ka pranuar t\u00eb njoh\u00eb si kursime t\u00eb ardhura t\u00eb tjera ve\u00e7 atyre t\u00eb deklaruara n\u00eb vite dhe kjo b\u00ebri q\u00eb prokurori t\u00eb dilte sipas relacionit me munges\u00eb t\u00eb ardhurash t\u00eb ligjshme n\u00eb shum\u00ebn 1.8 milion lek\u00eb p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me vler\u00eb 5 milion lek\u00eb n\u00eb Elbasan.<\/p>\n<p>Nga hetimi i KPK dhe nga p\u00ebrgjigjet e Lushit rezultoi se ai pretendonte q\u00eb kishe paguar vet\u00eb vet\u00ebm gjysm\u00ebn e apartamentit &#8211; shum\u00ebn prej 2.5 milion lek\u00eb. KPK megjithat\u00eb doli n\u00eb p\u00ebrfundimin se edhe prind\u00ebrit e tij q\u00eb pretendohet se kishin paguar gjysm\u00ebn tjet\u00ebr nuk kishin pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme.<\/p>\n<p>Lushi pranoi pasakt\u00ebsit\u00eb, por pretendoi se t\u00eb ardhurat e tij dhe t\u00eb bashk\u00ebshortes ishin t\u00eb ligjshme dhe i vetmi burim ishte rroga. Ai tha se kishte jetuar me v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha dhe se p\u00ebr vite me radh\u00eb bashk\u00ebjetuesja me t\u00eb cil\u00ebn kishte dy f\u00ebmij\u00eb dhe ai kishin jetuar t\u00eb ndar\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb banes\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb analiz\u00eb financiare e b\u00ebr\u00eb me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb tij nxirrte t\u00eb mundsh\u00ebm kursimin prej Lushit t\u00eb 2.7 milion lek\u00ebve. Lushi u pyet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb edhe prej v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, nd\u00ebrsa iu k\u00ebrkua t\u00eb shpjegonte n\u00ebse k\u00ebto ishin para t\u00eb kursyera apo parat\u00eb q\u00eb mund t\u00eb kurseheshin. Lushi tha se ishin parat\u00eb q\u00eb mund t\u00eb kurseheshin. Po ashtu analiza nxirrte t\u00eb mundshme q\u00eb familja e tij me bujq\u00ebsi dhe blegtori dhe pun\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb kishte kursyer 2.5 milion lek\u00eb.<\/p>\n<p>Lushi i k\u00ebrkoi KPK-s\u00eb q\u00eb t\u00eb merreshin parasysh t\u00eb ardhurat e familjes n\u00eb fshat dhe zot\u00ebrimi prej saj i bag\u00ebtive t\u00eb imta e gjedh\u00ebve, nd\u00ebrsa vuri n\u00eb dukje se i vetmi tatim p\u00ebr k\u00ebto kishte qen\u00eb tatimi p\u00ebr tok\u00ebn, t\u00eb cilin babai i tij i ndjer\u00eb e kishte paguar rregullisht. KPK vendosi t\u00eb njoftoj\u00eb vendimin p\u00ebr Lushin t\u00eb mart\u00ebn, mr 26 mars ora 13.30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Fierit, Fatmir Lushi u vu n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi para KPK-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb shpjeguar problemet me pasurin\u00eb q\u00eb kishin dal\u00eb nga hetimi administrativ dhe raportin e DSIK-s\u00eb q\u00eb e ka cil\u00ebsuar si t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":61070,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/lushi-600x360.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61069"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=61069"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61069\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":61618,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61069\/revisions\/61618"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/61070"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=61069"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=61069"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=61069"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}