{"id":61181,"date":"2019-03-29T18:26:59","date_gmt":"2019-03-29T16:26:59","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/?p=61181"},"modified":"2019-04-23T22:01:21","modified_gmt":"2019-04-23T22:01:21","slug":"prokurori-ferdinand-elezi-perballet-me-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurori-ferdinand-elezi-perballet-me-vetingun\/2019\/03\/29\/","title":{"rendered":"Prokurori Ferdinand Elezi p\u00ebrballet me vetingun"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka evidentuar pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimet e pasuris\u00eb s\u00eb prokurorit, Ferdinand Elezi, nd\u00ebrkoh\u00eb ai \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar pozitivisht p\u00ebr figur\u00ebn dhe profesionalizimin.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_61182\" aria-describedby=\"caption-attachment-61182\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG_23451-1.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-61182\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG_23451-1-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"61182\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-61182\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Ferdiand Elezi, p\u00ebrball\u00eb KPK | Foto : BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit Durr\u00ebs, Ferdinand Elezi, u p\u00ebrball t\u00eb premten me procesin e vetingut n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, ku u evidentuan probleme vet\u00ebm n\u00eb deklarimin e pasuris\u00eb, nd\u00ebrsa u vler\u00ebsua me nota pozitive p\u00ebr sa i p\u00ebrket figur\u00ebs dhe profesionalizmit. Trupa gjykuese e KPK-s\u00eb p\u00ebrb\u00ebhej nga Firdes Shuli kryesuese, Lulzim Hamitaj relator dhe Olsi Komici an\u00ebtar,\u00a0 nd\u00ebrsa n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte Marie Tuma. N\u00eb \u00e7elje t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, relatori i \u00e7\u00ebshtjes, Lulzim Hamitaj deklaroi se komisioni kishte vendosur t\u00eb kryente rivler\u00ebsim n\u00eb t\u00eb tre kriteret p\u00ebr prokurorin Elezi, at\u00eb t\u00eb deklarimit t\u00eb pasuris\u00eb, t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit. Hamitaj u shpreh se Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrolli t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesit (ILDKPKI), kishte raportuar se prokurori Ferdinand Elezi kishte kryer deklarim t\u00eb sakt\u00eb dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin, nuk kishte fshehur pasurin\u00eb, nuk kishte kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe se nuk gjendej n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Hamitaj sqaroi se komisioni kreu nj\u00eb hetim t\u00eb thelluar dhe t\u00eb pavarur p\u00ebr pasurit\u00eb e administruara nga prokurori dhe personat e lidhur me t\u00eb. P\u00ebr apartamentin me sip\u00ebrfaqe 124 m2 t\u00eb\u00a0 bler\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn &#8220;Komuna e Parisit&#8221; n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2000 n\u00eb vler\u00ebn e 40 mij\u00eb dollar\u00ebve, Elezi kishte pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn vetting si burim 4 milion\u00eb lek\u00eb paguar nga buxheti i shtetit\u00a0 bazuar n\u00eb nj\u00eb kredi t\u00eb but\u00eb q\u00eb kishte p\u00ebrfituar. Nd\u00ebrsa p\u00ebr burimin e diferenc\u00ebs porkurori ka deklaruar kursimet familjare nd\u00ebr vite. Relatori Hamitaj shpjegoi se n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb p\u00ebr vitin 2003, prokurori Ferdinand Elezi kishte deklaruar si vler\u00eb t\u00eb k\u00ebtij apartamenti shum\u00ebn e 5 milion\u00eb lek\u00ebve dhe si burim t\u00eb vet\u00ebm kredin\u00eb. Komisioni e ka vler\u00ebsuar t\u00eb pasakt\u00eb deklarimin e prokurorit Elezi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri. Lidhur me zyr\u00ebn q\u00eb zot\u00ebron bashk\u00ebshortja n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit me sip\u00ebrfaqe 45 m2 t\u00eb bler\u00eb n\u00eb shum\u00ebn e 60 mij\u00eb eurove, komisioni konstatoi pasakt\u00ebsi t\u00eb datave n\u00eb kontrat\u00ebn e shitjes me ato t\u00eb regjistrimit n\u00eb Zyr\u00ebn e Regjistrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Paluajtshme. Relatori Hamitaj u shpreh se vlera 50 mij\u00eb euro figuron t\u00eb jet\u00eb likuiduar para lidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb, q\u00eb pal\u00ebs shit\u00ebse i \u00ebsht\u00eb kaluar kjo shum\u00eb m\u00eb 19 prill 2005, 18 dit\u00eb pas lidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs dhe 12 dit\u00eb pas regjistrimit n\u00eb hipotek\u00eb. N\u00eb lidhje me apartamentin me sip\u00ebrfaqe 185 m2 t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitit 2005 n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit n\u00eb shum\u00ebn e 30 mij\u00eb eurove, prokurori Elezi ka deklaruar se kjo pasuri \u00ebsht\u00eb bler\u00eb si karabina, e pa p\u00ebrfunduar. Por, komisioni konstatoi se kjo pasuri ka qen\u00eb e regjistruar kur \u00ebsht\u00eb bler\u00eb. Relatori Hamitaj theksoi se shuma me t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb bler\u00eb kjo pasuri nuk p\u00ebrkon me \u00e7mimin e tregut t\u00eb lir\u00eb ose t\u00eb referenc\u00ebs. Ai shtoi se edhe pse subjekti ka deklaruar t\u00eb ket\u00eb shpenzuar para t\u00eb tjera p\u00ebr rregullimin e k\u00ebtij apartamenti, s\u00ebrish ato nuk p\u00ebrputhen me \u00e7mimin e referenc\u00ebs. Hamitaj argumentoi se nga hetimi ka rezultuar se shoq\u00ebria tek e cila prokurori ka bler\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri, ka shitur nj\u00eb tjet\u00ebr apartament me sip\u00ebrfaqe 370 m2 dhe garazh 75 m2 me shum\u00ebn e 200 mij\u00eb eurove. Nd\u00ebrsa shtoi se subjekti dhe shoq\u00ebria kan\u00eb paraqitur para komisionit kontrata t\u00eb shitjes s\u00eb apartamenteve si karabina n\u00eb \u00e7mime t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrta me at\u00eb t\u00eb apartamentit me sip\u00ebrfaqe 185m2. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn situat\u00eb ka konstatuar komisioni edhe p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti tjet\u00ebr me sip\u00ebrfaqe 85 m2 n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit n\u00eb vitin 2007 kundrejt 4 milion\u00eb lek\u00ebve. Hamitaj tha se, subjekti ka deklaruar se k\u00ebt\u00eb pasuri e ka bler\u00eb nga motra e tij dhe se kjo e fundit e kishte bler\u00eb po n\u00eb gjendjen e karabinas\u00eb dhe se nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb ishte e pasqyruar edhe n\u00eb kontrat\u00ebn e saj. Sipas relatorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, edhe pse subjekti ka deklaruar se ka kryer shpenzime t\u00eb tjera, vlera totale e parave t\u00eb harxhuara p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament nuk p\u00ebrkon me \u00e7mimin e tregut dhe at\u00eb t\u00eb referenc\u00ebs p\u00ebr vitin 2007. Edhe p\u00ebr k\u00eb\u00eb rast, prokurori Elezi ka depozituar para komisionit kontrata t\u00eb shitjes s\u00eb apartamenteve t\u00eb tjera n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin pallat me \u00e7mime t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrta, pohoi relatori Hamitaj, i cili s\u00ebrish i q\u00ebndroi konstatimit se kishte mosp\u00ebrputhje t\u00eb vler\u00ebs me t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb bler\u00eb kjo pasuri me \u00e7mimin e tregut. Nj\u00eb tjet\u00ebr problematik\u00eb q\u00eb konstatoi relatori Hamitaj ishte edhe mosdeklarimi i pjes\u00ebs takuese1\/4 nga ana e bashk\u00ebshortes s\u00eb prokuorit Elezi, p\u00ebr nj\u00eb apartament 77.9 m2 n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit, t\u00eb privatizuar nga prind\u00ebrit e saj n\u00eb vitin 1993. Gjithashtu, nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar edhe p\u00ebrfitimi i 1 milion\u00eb lek\u00ebve nga shitja e k\u00ebtij apartamenti n\u00eb vitin 2012. Sipas relatorit Lulzim Hamitaj, subjekti ka deklaruar se apartamenti ka qen\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb babait t\u00eb saj dhe se ajo nuk kishte pasur pretendime p\u00ebr pjes\u00ebn takuese. Sipas komisionit, subjekti nuk ka deklaruar n\u00eb vitin 2004 se bashk\u00ebshortja e tij kishte pron\u00ebsi me pjes\u00eb takuese 1\/5 e k\u00ebtij apartamenti dhe as n\u00eb vitin 2012 kur kjo pasuri \u00ebsht\u00eb shitur dhe ajo zot\u00ebronte pjes\u00eb takuese \u00bc, pasi i ati kishte nd\u00ebrruar jet\u00eb. Tjet\u00ebr gjetje e Komisionit ishte deklarimi se n\u00eb vitet 2015-2017 kishte shpenzuar rreth 1.6 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr arredim, por nuk kishte deklaruar 300 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb shpenzime t\u00eb tjera. Ai shtoi se p\u00ebr k\u00ebto pasakt\u00ebsi subjekti kishte paraqitur sygjerime. N\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb ardhurave dhe shpenzimeve p\u00ebr vitet e verifikuara, komisioni ka konstatuar nj\u00eb bilanc negativ n\u00eb shum\u00ebn e 7 milion\u00eb lek\u00ebve. M\u00eb pas, relatori Hamitaj u ndal n\u00eb gjetjet p\u00ebr dy kriteret e tjera. Lidhur me past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, DSIK i ka paraqitur komisionit nj\u00eb raport me an\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit ka konstatuar p\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr vazhdimin e detyr\u00ebs, pasi nuk jan\u00eb evidentuar kontakte t\u00eb prokurorit Elezi me persona me lidhje me krimin e organizuar. Edhe p\u00ebr profesionalizimin, prokurori Ferdinand Elezi \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar pozitivisht. Prokuroria e P\u00ebrgjithshme e ka vler\u00ebsuar shum\u00eb mir\u00eb Elezin p\u00ebr vitet 2014, 2015 dhe 2016 duke evidentuar se ai zot\u00ebron aft\u00ebsi t\u00eb mira profesionale dhe organizative. Nga verifikimet e kryera prej komisionit, ka rezultuar se m\u00eb dat\u00eb 28 mars 2012 Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm ka urdh\u00ebruar nj\u00eb mas\u00eb disiplinore ndaj prokurorit Elezi dhe uljen e tij n\u00eb detyr\u00eb p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb gjasht\u00eb-mujore. Komisioni ka evidentuar se prokurori Elezi e ka ankimuar k\u00ebt\u00eb urdh\u00ebr n\u00eb gjykat\u00eb e cila ka vendosur shfuqizimin dhe fshirjen e tij nga dosja personale. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Gjykata e Lart\u00eb nuk e ka pranuar rekursin e b\u00ebr\u00eb ndaj k\u00ebtij vendimi nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme. N\u00eb dy denoncimet e kryera pran\u00eb KPK-s\u00eb ndaj prokurorit Elezi p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre dhe q\u00ebndrim tendencioz, komisioni nuk ka gjetur probleme. Vet\u00eb prokurori Ferdinand Elezi u shpreh se ishte dakord me konkluzionet e KPK-s\u00eb lidhur me past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizmit. Nd\u00ebrsa paraqiti q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb problematikave t\u00eb konstatuara nga komisioni lidhur me deklarimin e pasurive. Ai pranoi se ka pasur pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimin e tij p\u00ebr vitin 2003 lidhur me vler\u00ebn 40 mij\u00eb dollar\u00eb t\u00eb blerjes s\u00eb apartamentit 185 m2 n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit n\u00eb vitin 2000, por sipas tij kursi i dollarit n\u00eb vitin e deklarimit nuk ka qen\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb me at\u00eb t\u00eb vitit t\u00eb blerjes. &#8220;Edhe n\u00ebse kjo konsiderohet pasakt\u00ebsi, nuk ka pasur q\u00ebllim fshehje pasi kam pasur burime t\u00eb bollshme e t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb dy shumat&#8221;, u shpreh prokurori Elezi lidhur me vler\u00ebn e blerjes s\u00eb apartamentit dhe shpenzimeve p\u00ebr rregullimin. Ai shtoi se objekti i procesit t\u00eb vetingut \u00ebsht\u00eb deklarata veting dhe p\u00ebr pasakt\u00ebsit\u00eb e deklarimeve t\u00eb m\u00ebparshme pohoi se mund t\u00eb vler\u00ebsoheshin vet\u00ebm si dyshime. Lidhur me mosp\u00ebrputhjet e datave t\u00eb pagesave p\u00ebr blerjen e zyr\u00ebs noteriale, Elezi sqaroi para komisionit se kjo gj\u00eb kishte ndodhur n\u00eb kushtet e garancis\u00eb bankare p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt tha se e kishte dor\u00ebzuar si prov\u00eb. Ashtu si p\u00ebr apartamentin e bler\u00eb n\u00eb vitin 2000 ashtu edhe p\u00ebr at\u00eb t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2005 n\u00eb Durr\u00ebs, prokurori Elezi pretendoi se ishte teorik konstatimi p\u00ebr mos rakordim t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb shitjes s\u00eb tyre nga shoq\u00ebria zot\u00ebruese me \u00e7mimin e tregut. Ai tha se me t\u00eb nj\u00ebjtin \u00e7mim, ose edhe me \u00e7mim m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt jan\u00eb kryer blerje t\u00eb apartamenteve n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin pallat edhe nga subjekte t\u00eb tjera. Nd\u00ebrsa shtoi se p\u00ebr gjendjen faktik karabina t\u00eb apartamenteve, nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb rezultonte edhe nga akt-marr\u00ebveshjet. Lidhur me vler\u00ebn e shitjes s\u00eb apartamentit t\u00eb marr\u00eb p\u00ebr krahasim nga komisioni, Elezi pohoi se nuk mund t\u00eb kishte element krahasues. Sipas tij, shitja e apartamentit n\u00eb fjal\u00eb ishte kryer n\u00eb vitin 2010 dhe se kishte nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 370 m2+garazh 75 m2. P\u00ebr apartamentin e bler\u00eb n\u00eb vitin 2005, Elezi shtoi se n\u00eb vitin 2006 kishte marr\u00eb kredi n\u00eb shum\u00ebn 16 mij\u00eb euro q\u00eb sipas tij \u00ebsht\u00eb deklaruar se ka pasur si q\u00ebllim p\u00ebrfundimin e k\u00ebsaj banese. Nd\u00ebrkoh\u00eb, prokurori shtoi se shit\u00ebsja e k\u00ebtij apartamenti, motra e tij, kishte pasur p\u00ebrfitim nga vlera me t\u00eb cil\u00ebn e kishte bler\u00eb. Sipas prokurorit Elezi, \u00ebsht\u00eb e pasakt\u00eb gjetja e komisionit p\u00ebr mos rakordim t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb blerjes s\u00eb apartamentit n\u00eb vitin 2005 me \u00e7mimin e tregut. P\u00ebr pjes\u00ebn takuese t\u00eb bashk\u00ebshortes n\u00eb apartamentin 77.9 m2, ai pohoi se nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar p\u00ebr shkak t\u00eb vler\u00ebsimit t\u00eb gabuar nga ana e tij, duke sqaruar se kjo banes\u00eb nuk disponohej dhe nuk p\u00ebrdorej prej tyre. Elezi theksoi se kjo pasuri \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar nga burime t\u00eb ligjshme dhe se nuk kishte pasur asnj\u00eb q\u00ebllim p\u00ebr t&#8217;a fshehur apartamentin dhe as shum\u00ebn e 1 milion\u00eb lek\u00ebve t\u00eb siguruara nga shitja. &#8220;Konstatimi i komisionit p\u00ebr burim jo t\u00eb ligjsh\u00ebm t\u00eb rivler\u00ebsohet edhe bazuar n\u00eb raste t\u00eb ngjashme kur subjektet jan\u00eb konfirmuar n\u00eb detyr\u00eb&#8221;, k\u00ebrkoi prokurori Elezi. Ai evidentoi se ka nj\u00eb lapsus nga ana e komisionit p\u00ebr z\u00ebrin arredim apartamenti, duke shpjeguar se shpenzimet jan\u00eb kryer p\u00ebr nd\u00ebrtim dhe rregullim t\u00eb banes\u00ebs. Elezi shtoi se konstatimi i komisionit p\u00ebr shum\u00ebn e evidentuar si shpenzim n\u00eb vitet 2015-2017 \u00ebsht\u00eb i pasakt\u00eb. M\u00eb tej ai tha se edhe k\u00ebto z\u00ebra t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb analiz\u00ebn financiare si arredim e mobilim jan\u00eb t\u00eb pasakta dhe se kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtim. Elezi shtoi se gabimet n\u00eb deklarimet e gjendjeve cash kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me munges\u00ebn e kultur\u00ebs s\u00eb deklarimeve financiare dhe p\u00ebr shkak t\u00eb kujdesit t\u00eb munguar. Prokurori Elezi tha se n\u00eb analiz\u00ebn e KPK-s\u00eb nuk jan\u00eb p\u00ebrllogaritur t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat duke ndikuar n\u00eb bilancin negative t\u00eb analiz\u00ebs financiare. Sipas tij, nuk ishte p\u00ebrllogaritur si e ardhur paga e bashk\u00ebshortes p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb tre vje\u00e7are n\u00eb shum\u00ebn e 450 mij\u00eb lek\u00ebve, por ishte llogaritur si shpenzim. Elezi u ndal edhe n\u00eb p\u00ebrllogaritje e shpenzimeve p\u00ebr blerjen e tre mjeteve, q\u00eb sipas tij nuk ishte evidentuar TVSH-ja n\u00eb 19% t\u00eb vler\u00ebs q\u00eb i rikthehej bler\u00ebsit. N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb Prokurorit Elezaj, relatori i \u00e7\u00ebshtjes Lulzim Hamitaj e pyeti se p\u00ebrse i referohej garancis\u00eb bankare lidhur me procedur\u00ebn e blerjes s\u00eb zyr\u00ebs n\u00eb Durr\u00ebs. Prokurori Elezi shpjegoi se kishin qen\u00eb punonj\u00ebsit e bank\u00ebs ata t\u00eb cil\u00ebt i kishin sugjeruar q\u00eb t\u00eb dakort\u00ebsoheshin me shit\u00ebsit p\u00ebr t\u00eb vendosur si garanci objektin n\u00eb fjal\u00eb. Ai tha se ka qen\u00eb banka q\u00eb i detyroi shit\u00ebsit t\u00eb hapnin llogari bankare aty dhe se shuma nuk kalonte pa u vendosur hipoteka e pron\u00ebs. Kjo, sipas tij ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb kredia dhe regjistrimi i i pron\u00ebs jan\u00eb kryer n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dat\u00eb. M\u00eb pas, prokurori Elezi u pyet nga an\u00ebtari i trup\u00ebs gjykuese, Olsi Komici lidhur me pages\u00ebn me vones\u00eb t\u00eb tatimit t\u00eb fitimit t\u00eb p\u00ebrfituara nga t\u00eb ardhurat e siguruara nga aktivitetet dhe pronat familjare. Elezi shpjegoi se fillimisht bashk\u00ebshotja asistohej p\u00ebr kryerjen e p\u00ebrllogaritjeve financiare nga nj\u00eb person jo i specializuar dhe se n\u00eb vitin 2013 ishin njoftuar nga drejtoria e tatimeve se kishin probleme. Ai faj\u00ebsoi mos interesimin e institucioneve p\u00ebrkat\u00ebse q\u00eb prej vitit 2008 e n\u00eb vazhdim dhe shtoi se edhe pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb tyre nuk kishte patur ndonj\u00eb reagim. M\u00eb tej, Elezi shpjegoi se n\u00eb vitin 2017 tatimet kishin ngritur nj\u00eb grup pune p\u00ebr t\u00eb verifikuar t\u00eb ardhurat dhe detyrimet. &#8220;Tatimet thoshin se po kaluan pes\u00eb muaj detyrimi parashkruhet&#8221;, u shpreh nd\u00ebr t\u00eb tjera prokurori i Apelit Durr\u00ebs. Edhe v\u00ebzhguesja nd\u00ebrkomb\u00ebtare, Maria Tuma u ndal n\u00eb mospages\u00ebn e tatimeve n\u00eb koh\u00ebn e duhur p\u00ebr t\u00eb ardhurat e siguruara nga qiraja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb. Ajo e pyeti fillimisht duke i k\u00ebrkuar p\u00ebrgjigje pohuese ose mohuese lidhur me pron\u00ebsin\u00eb e apartamentit me sip\u00ebrfaqe 124 m2 n\u00eb rrug\u00ebn &#8220;Komuna e Parisit n\u00eb Tiran\u00eb&#8221;. Elezi pohoi t\u00eb ishte pronar, por v\u00ebzhguesja Tuma e pyeti se p\u00ebrse nuk i kishte deklaruar t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga qiramarrja. Elezi shpjegoi se ishte nj\u00eb rrethan\u00eb e paq\u00ebllimshme pasi mendonte se tatimet mund t\u00eb ishin paguar prej qiramarr\u00ebsit. Ai e quajti t\u00eb drejt\u00eb konstatimin e v\u00ebzhgueses nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe shtoi se l\u00ebnia me qira e apartamentit ishte pasqyruar n\u00eb kontratat e qiras\u00eb dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb kishte pasur lidhje vet\u00ebm me shoq\u00ebrin\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuese. Ai shpjegoi se aty nuk p\u00ebrfshihej shuma 10% q\u00eb duhej paguar p\u00ebr taksat. Nd\u00ebrsa pyetjes s\u00eb p\u00ebrse k\u00ebt\u00eb gj\u00eb e kreu n\u00eb vitin 2017 gjat\u00eb kryerjes s\u00eb procesit t\u00eb deklarat\u00ebs vetting, Elezi ju p\u00ebrgjigj se n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb ishte shqet\u00ebsuar p\u00ebr ndonj\u00eb parregullsi t\u00eb mundshme dhe kishte nisur t\u00eb interesohej. N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs ai k\u00ebrkoi q\u00eb burimet me t\u00eb cilat jan\u00eb krijuar pasurit\u00eb t\u00eb konsiderohen t\u00eb ligjshme si edhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. Komisioni vendosi t\u00eb shpall\u00eb vendimin me dat\u00eb 9 prill, ora 12:00<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka evidentuar pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimet e pasuris\u00eb s\u00eb prokurorit, Ferdinand Elezi, nd\u00ebrkoh\u00eb ai \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar pozitivisht p\u00ebr figur\u00ebn dhe profesionalizimin.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":61182,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG_23451-1-533x400.jpg","fifu_image_alt":"ferdinand-elezi","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61181"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=61181"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61181\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62148,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/61181\/revisions\/62148"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/61182"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=61181"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=61181"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=61181"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}