{"id":62164,"date":"2019-04-02T19:59:13","date_gmt":"2019-04-02T19:59:13","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=62164"},"modified":"2019-06-10T17:48:49","modified_gmt":"2019-06-10T17:48:49","slug":"kryetari-i-apelit-per-krime-te-renda-probleme-me-te-3-kriteret-e-vetingut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kryetari-i-apelit-per-krime-te-renda-probleme-me-te-3-kriteret-e-vetingut\/2019\/04\/02\/","title":{"rendered":"Kryetari i Apelit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, probleme me t\u00eb 3 kriteret e vetingut"},"content":{"rendered":"<p>Hetimi i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit ka nxjerr\u00eb n\u00eb pah probleme p\u00ebr t\u00eb tre kriteret e vetingut p\u00ebr kreun e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, Fehmi Petku.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_61253\" aria-describedby=\"caption-attachment-61253\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG_24791.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-61253\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG_24791-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"61253\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-61253\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Fehmi Petku, gjat\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore n\u00eb KPK | Foto nga : BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, Fehmi Petku u p\u00ebrball t\u00eb mart\u00ebn gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit me probleme p\u00ebr pasurin\u00eb, past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalizimin.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese e Komisionit p\u00ebrb\u00ebhej nga Genta Tafa Bungo kryesuese, Xhensila Pine relatore dhe Pamela Qirko an\u00ebtare, nd\u00ebrsa n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte e pranishme Elka Ermenkova.<\/p>\n<p>Relatorja e \u00e7\u00ebshtjes, Xhensila Pine pohoi se komisioni ka kryer rivler\u00ebsim p\u00ebr t\u00eb tre kriteret p\u00ebr gjyqtarin Petku. Si pjes\u00eb e procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, KPK ka administruar raportet e hartuara p\u00ebr subjektin nga Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesit, Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar dhe Inspektoriati i ish-K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Fehmi Petku e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1994. Ai ka punuar pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Tiran\u00ebs p\u00ebrgjat\u00eb viteve 2000-2009 dhe m\u00eb pas n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda. Prej vitit 2015, Petku \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar kryetar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb mbajtur t\u00eb mart\u00ebn, Petku i kontestoi gjetjet e relatores Pine dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb nga KPK.<\/p>\n<p><strong>Pasurit\u00eb e trash\u00ebguara<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb raportin q\u00eb Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesit, ILDKPKI ka depozituar pran\u00eb KPK-s\u00eb, ka konstatuar se gjyqtari Petku nuk ka kryer deklarim t\u00eb sakt\u00eb, nuk ka pasur burime t\u00eb ligjshme pasuie, ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe ka fshehje t\u00eb pasuris\u00eb, por nuk \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Relatorja Pine renditi pasurit\u00eb q\u00eb zot\u00ebron familja e gjyqtarit Petku, t\u00eb cilat n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe jan\u00eb deklaruar si trash\u00ebgimi nga babai i tij. Disa prej pasurive t\u00eb pasqyruara n\u00eb raportin e komisionit ishin trualli 270 m2 dhe banesa tre kate+papafingo e ndodhur n\u00eb lagjen \u201cAli Demi\u201d Tiran\u00eb &#8211; me pjes\u00eb takuese \u00bc, sip\u00ebrfaqe toke 4000 m2 e bler\u00eb n\u00eb gusht t\u00eb vitit 1996 n\u00eb shum\u00ebn e 6 milion\u00eb lek\u00ebve dhe nj\u00eb tjet\u00ebr sip\u00ebrfaqe 2000 m2 e bler\u00eb p\u00ebr 3 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, nj\u00eb trualli 1600 m2 dhe nj\u00eb ngast\u00ebr toke bujq\u00ebsore me sip\u00ebrfaqe 10,000 m2, t\u00eb gjitha me pjes\u00eb takuese \u00bc dhe t\u00eb trash\u00ebguara nga babai.<\/p>\n<p>Pine theksoi se p\u00ebr shkak se gjyqtari Petku ka deklaruar se k\u00ebto pasuri i ka p\u00ebrfituar nga trash\u00ebgimia, analiza financiare \u00ebsht\u00eb shtrir\u00eb edhe n\u00eb mund\u00ebsit\u00eb e t\u00eb atit p\u00ebr krijimin e tyre. Ajo pohoi se nga verifikimet e kryera ka rezultuar se babai i gjyqtarit Petku ka qen\u00eb administrator i nj\u00eb shoq\u00ebrie n\u00eb vitin 1994 dhe se t\u00eb ardhurat p\u00ebr at\u00eb vit kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb shum\u00ebn e 546 mij\u00eb lek\u00ebve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, sipas p\u00ebrllogaritjeve t\u00eb bazuara n\u00eb referencat e Entit t\u00eb Banesave, vlera e kostos s\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb banes\u00ebs tre kate+papafingo n\u00eb Tiran\u00eb, sipas Komisionit, ka qen\u00eb 17 milion\u00eb lek\u00eb. Komisioni ka konstatuar se t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e k\u00ebsaj banese firm\u00ebs piramidale \u201cVEFA\u201d kan\u00eb qen\u00eb 520 mij\u00eb USD. T\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga kjo shitje jan\u00eb deklaruar si burim kryesor p\u00ebr pronat e blera m\u00eb pas n\u00eb kryeqytet.<\/p>\n<p>Por, pak vite m\u00eb von\u00eb familja Petku ka arritur ta zot\u00ebroj\u00eb s\u00ebrish banes\u00ebn n\u00eb lagjen \u201cAli Demi\u201d. Babai i gjyqtarit Fehmi Petku, ka zhvilluar nj\u00eb proces gjyq\u00ebsor kund\u00ebr ish-kompanis\u00eb \u201cVEFA\u201d duke k\u00ebrkuar njohjen si pronar t\u00eb banes\u00ebs n\u00eb fjal\u00eb, me pretendimin se n\u00eb kontrat\u00ebn e shitjes, nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb parave i ka l\u00ebn\u00eb me p\u00ebrqindje, por pas falimentimit t\u00eb firm\u00ebs piramidale nuk i jan\u00eb kthyer m\u00eb. Ai ka arritur t\u00eb fitoj\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie interesi mes familjes Petku dhe kompanis\u00eb \u201cVEFA\u201d, komisioni ka konstatuar se gjyqtari Fehmi Petku ka qen\u00eb an\u00ebtar i nj\u00eb trupe gjykuese q\u00eb ka shqyrtuar nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me pal\u00eb presidentin e firm\u00ebs piramidale t\u00eb sip\u00ebrcituar, Vehbi Ali Mu\u00e7a. Relatorja e \u00e7\u00ebshtjes u shpreh se gjyqtari Petku ka qen\u00eb an\u00ebtar i k\u00ebsaj trupe gjykuese edhe pse ka pasur marr\u00ebdh\u00ebnie interesi me pal\u00ebn n\u00eb gjykim duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb ai t\u00eb ishte i nj\u00ebansh\u00ebm.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar mang\u00ebsi t\u00eb dokumentacionit edhe p\u00ebr truallin 6000 m2 n\u00eb Sauk t\u00eb Tiran\u00ebs q\u00eb zot\u00ebrohet nga familja Petku. N\u00eb k\u00ebt\u00eb truall \u00ebsht\u00eb identifikuar nga komisioni nj\u00eb objekt informal q\u00eb sipas relatores Pine, rezulton t\u00eb jet\u00eb fshehur nga gjyqtari Petku pasi nuk \u00ebsht\u00eb pasqyruar as n\u00eb deklarat\u00ebn veting dhe as n\u00eb deklarimet periodike.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr problematik\u00eb e gjetur prej komisionit \u00ebsht\u00eb edhe pamund\u00ebsia e v\u00ebrtetimit t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb nga ana e gjyqtarit p\u00ebr pjes\u00ebn takuese 1700 m2 t\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke n\u00eb Kuk\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cDuket se subjekti nuk ka burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e pasurive\u201d, u shpreh nd\u00ebr t\u00eb tjera relatorja Xhensila Pine.<\/p>\n<p><strong>Probleme me figur\u00ebn dhe profesionalizmin<\/strong><\/p>\n<p>DSIK ka raportuar pran\u00eb komisionit se jan\u00eb konstatuar kontakte t\u00eb gjyqtarit Fehmi Petku me persona me lidhje me krimin e organizuar. Nd\u00ebrkoh\u00eb jan\u00eb siguruar edhe informacione q\u00eb ngren\u00eb dyshimet p\u00ebr p\u00ebrfshirje t\u00eb gjyqtarit n\u00eb korrupsion pasiv gjat\u00eb shqyrtimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve gjyq\u00ebsore. Gjithashtu, relatorja Pine u shpreh se lidhur me t\u00eb dh\u00ebnat e konstatuara p\u00ebr djalin e gjyqtarit Petku, ky i fundit mund t\u00eb vihej n\u00ebn presion nga persona me lidhje me krimin e organizuar.<\/p>\n<p>Lidhur me profesionalizimin, Reltorja Pine u shpreh se nga verifikimi i tre dosjeve t\u00eb zgjedhura nga vet\u00eb gjyqtari Petku, rezulton se ai zot\u00ebron aft\u00ebsi t\u00eb mira t\u00eb intepretimit t\u00eb ligjit, ka njohuri t\u00eb vepr\u00ebs penale, ka aft\u00ebsi n\u00eb arsyetimin ligjor. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb 5 dosjet e shortuara ka rezultuar se nuk i kushton v\u00ebmendje arsyetimit t\u00eb vendimeve. Kat\u00ebr prej tyre i ka mbaruar brenda afatit, nd\u00ebrsa nj\u00ebr\u00ebn jasht\u00eb afatit.<\/p>\n<p>Komisioni ka gjetur se nga 25 seanca q\u00eb jan\u00eb verifikuar, vet\u00ebm 8 prej tyre kan\u00eb rezultuar produktive. Nd\u00ebrkoh\u00eb, \u00ebsht\u00eb konstatuar se gjyqtari Petku i n\u00ebnshtrohet formimit t\u00eb vazhduesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ndaj tij ka pasur dy denoncime; nj\u00eb nga shtetasi V.\u00c7. i cili nuk ka referuar shkelje ligjore dhe nga shtetasi E.A, i cili ka pretenduar se Petku ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb vendim n\u00eb vitin 2003 duke kryer shkelje, pasi nuk ka pasur dokumente ku t\u00eb bazonte vendimin.<\/p>\n<p><strong>Mbrojtja e Petkut<\/strong><\/p>\n<p>Gjyqtari Fehmi Petku i cil\u00ebsoi pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb gjetjeve t\u00eb KPK-s\u00eb t\u00eb pasakta, si p\u00ebr pasurin\u00eb ashtu edhe p\u00ebr kriteret e tjera.<\/p>\n<p>Ai sqaroi se ka deklaruar pran\u00eb ILDKPKI \u00e7do pron\u00eb, konkretisht si bashk\u00ebpronar me \u00bc pjes\u00eb takuese p\u00ebr tok\u00ebn n\u00eb Kuk\u00ebs, truallin dhe banes\u00ebn tek Ali Demi, tok\u00ebn n\u00eb Sauk dhe tre banesat q\u00eb ndodhet aty dhe \u00a0tok\u00ebn n\u00eb Vaqarr. P\u00ebr sip\u00ebrfaqen e tok\u00ebs n\u00eb Kuk\u00ebs, gjyqtari Petku sqaroi se ajo ka qen\u00eb pron\u00eb e familjes prej 100 vitesh dhe se e kishin rifituar pas vitit \u201890. Lidhur me truallin 270 m2 n\u00eb lagjen Ali Demi, Petku shpjegoi se babai i tij e kishte bler\u00eb n\u00eb vitin 1960 dhe se kishte nd\u00ebrtuar aty nj\u00eb banes\u00eb 2+1.<\/p>\n<p>M\u00eb tej ai shpjegoi rrethanat familjare gjat\u00eb sistemit komunist kur ishin internuar fillimisht n\u00eb Berat dhe m\u00eb pas n\u00eb Kuk\u00ebs. M\u00eb pas gjyqtari Petku pohoi se nga viti 1974 deri n\u00eb vitin 1991 kur kishin jetuar n\u00eb Kuk\u00ebs, familja ishte rritur n\u00eb num\u00ebr pasi djemt\u00eb po martoheshin dhe kishte lindur problemi i strehimit. Petku shtoi se n\u00eb vitin \u201990 \u00ebsht\u00eb miratuar leja e banimit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKur kemi jetuar n\u00eb Kuk\u00ebs, edhe pse m\u00ebsonim dhe t\u00eb gjith\u00eb ishim me 10-ta, ishim t\u00eb detyruar t\u00eb punonim n\u00eb pun\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, n\u00eb miniera e nd\u00ebrtim. Si pun\u00eb t\u00eb r\u00ebnda ato paguheshin m\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb ardhurat e familjes n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishin nga 35 deri n\u00eb 40 mij\u00eb lek\u00eb n\u00eb muaj\u201d, pohoi gjyqtari Petku.<\/p>\n<p>Ai shtoi se me k\u00ebto t\u00eb ardhura mund t\u00eb bliheshin troje dhe t\u00eb nd\u00ebrtohej. Petku sqaroi se n\u00eb vitin 1991 \u00ebsht\u00eb bler\u00eb nj\u00eb truall n\u00eb emrin e tij dhe nj\u00eb truall n\u00eb emrin e babait.<\/p>\n<p>Ai kontestoi m\u00eb pas gjetjet e Komisioni p\u00ebr banes\u00ebn n\u00eb lagjen Ali Demi.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni vler\u00ebson si t\u00eb ardhura vet\u00ebm pensionet e prind\u00ebrve dhe rreth 500 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb adhurua nga biznesi i babait. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb edhe t\u00eb ardhurat e pagave t\u00eb larta nd\u00ebr vite n\u00eb miniera e n\u00eb nd\u00ebrtim\u201d, theksoi gjyqtari Petku.<\/p>\n<p>Ai shtoi se p\u00ebr nd\u00ebrtimin e banes\u00ebs n\u00eb fjal\u00eb kishte kontribuar edhe nj\u00eb shoqat\u00eb q\u00eb ndihmonte t\u00eb p\u00ebrndjekurit politik n\u00eb ato vite.<\/p>\n<p>Kostoja e nd\u00ebrtimit t\u00eb k\u00ebsaj sht\u00ebpie n\u00eb vitin 1995 ka qen\u00eb 12 mij\u00eb lek\u00eb. Sipas Petkut, komisioni e ka p\u00ebrllogaritur t\u00eb p\u00ebrfunduar papafingon, por ai theksoi se kjo nuk ishte e v\u00ebrtet pasi edhe n\u00eb shitje nuk ishte p\u00ebrllogaritur dhe se edhe sot ishte ende e pap\u00ebrfunduar.<\/p>\n<p>Ai shtoi se n\u00eb vitin 1996, gjet\u00ebn nj\u00eb okazion p\u00ebr t\u00eb shitur sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb fjal\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 520 mij\u00eb USD. M\u00eb tej sqaroi se pasi ngel\u00ebn pa sht\u00ebpi nis\u00ebn t\u00eb k\u00ebrkonin mund\u00ebsi p\u00ebr strehim dhe se kishin gjetur e bler\u00eb tok\u00ebn n\u00eb Sauk ku gjenden edhe tre banesat.<\/p>\n<p>Sipas gjyqtarit Petku, toka u ble n\u00eb gusht t\u00eb atij viti dhe n\u00eb shtator nis\u00ebn nd\u00ebrtimet e banesave. Ai shpjegoi se p\u00ebr shkak t\u00eb trazirave n\u00eb vitin 1997 u nd\u00ebrpren\u00eb nd\u00ebrtimet e banesave pasi nuk p\u00ebrfitonin m\u00eb t\u00eb ardhurat nga parat\u00eb e depozituara tek firma piramidale \u201cVEFA\u201d.<\/p>\n<p>Petku i quajti t\u00eb gabuara edhe p\u00ebrllogaritjet e Komisionit p\u00ebr tok\u00ebn n\u00eb Sauk dhe banesat q\u00eb ndodhen aty. Sipas Petkut, KPK i llogarit si t\u00eb p\u00ebrfunduara n\u00eb vitin 1996 banesat, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sipas tij, nga viti 1997 deri n\u00eb vitin 2002 aty nuk \u00ebsht\u00eb punuar. Ai tregoi edhe disa fotografi p\u00ebr t\u00eb ilustruar pretendimet e tij.<\/p>\n<p>Gjyqtari pohoi se gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nj\u00eb kredi n\u00eb Bank\u00ebn Arabe dhe se ka pasur kontrata qiradh\u00ebnie p\u00ebr q\u00ebndrimin e kosovar\u00ebve n\u00eb Kuk\u00ebs. Lidhur me shitjen e nj\u00eb pasurie, Petku pretendoi se Komisioni e ka sh\u00ebnuar gabim vler\u00ebn 6 milion\u00eb lek\u00eb, pasi kjo vler\u00eb ishte 600 mij\u00eb lek\u00eb. Gjithashtu, ai p\u00ebrmendi se n\u00eb analiz\u00ebn financiare i ishte shtuar padrejt\u00ebsisht shuma 14 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr konfliktin e interesit t\u00eb konstatuar nga Komisioni p\u00ebr p\u00ebrfshirjen n\u00eb gjyqin e Vehbi Ali Mu\u00e7\u00ebs, Petku tha se ishte caktuar t\u00eb ishte an\u00ebtar i trup\u00ebs gjykuese pa d\u00ebshir\u00ebn e tij. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ai e cil\u00ebsoi p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb kryetarit t\u00eb gjykat\u00ebs k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Gjithashtu shtoi se nuk ekzistonte marr\u00ebdh\u00ebnia me k\u00ebt\u00eb pal\u00eb n\u00eb gjykim pasi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb likuidator i shum\u00ebs s\u00eb pakthyer ishte shteti dhe jo Vehbi Ali Mu\u00e7a. Petku pohoi se ai kishte qen\u00eb vet\u00ebm n\u00eb faz\u00ebn p\u00ebrgatitore dhe se m\u00eb pas nuk kishte qen\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij procesi.<\/p>\n<p>Gjyqtari Petku e quajti si nj\u00eb konstatim t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb KPK-s\u00eb gjetjen e nj\u00eb objekti informal n\u00eb tok\u00ebn n\u00eb Sauk. Por sipas tij, ky objekt nuk gjendet n\u00eb tok\u00ebn pjes\u00eb takuese t\u00eb tij dhe se v\u00ebllai q\u00eb e zot\u00ebron \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces legalizimi.<\/p>\n<p>Ai u ndal edhe n\u00eb analiz\u00ebn financiare duke theksuar se vlera e arredimit t\u00eb komisionit nuk \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb, pasi sipas tij, askush nuk i ndryshon mobiljet e sht\u00ebpis\u00eb \u00e7do vit. Sipas Petkut, vendosja e shum\u00ebs 1.8 milion\u00eb lek\u00eb si arredim p\u00ebr \u00e7do vit, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e lart\u00eb. Ai e quajti t\u00eb padrejt\u00eb diferenc\u00ebn 3.6 milion\u00eb t\u00eb pambuluar, duke theksuar se nuk jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb 4 burime financiare. Petku shpjegoi m\u00eb tej se nj\u00eb makin\u00eb e djalit t\u00eb tij e bler\u00eb n\u00eb shum\u00ebn e 14 mij\u00eb eurove, i ishte ngarkuar atij edhe pse e kishte paguar i biri dhe k\u00ebrkoi zbritjen e k\u00ebsaj shume. Gjithashtu, ai k\u00ebrkoi edhe p\u00ebrllogaritjen e nj\u00eb t\u00eb ardhure n\u00eb vler\u00ebn e 200 mij\u00eb lek\u00ebve dhe t\u00eb ardhurat e t\u00eb birit p\u00ebr nj\u00eb vit pune.<\/p>\n<p>Lidhur me konstatimin e KPK-s\u00eb p\u00ebr vendimmarrjen pa dokumente n\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb vitit 2003, gjyqtari Petku sqaroi se kishte zbatuar gjith\u00eb legjislacionin dhe rregullat p\u00ebrkat\u00ebs, mes tyre edhe nj\u00eb udh\u00ebzim t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, q\u00eb k\u00ebrkonte q\u00eb gjyqet t\u00eb kryheshin me pal\u00eb kund\u00ebrshtare. Petku theksoi se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kishte shtyr\u00eb 7 her\u00eb seancat gjyq\u00ebsore duke lajm\u00ebruar q\u00eb t\u00eb merrte pjes\u00eb edhe pala tjet\u00ebr, K\u00ebshilli i Qarkut. Por, pas mos interesimit t\u00eb institucionit edhe pas njoftimeve t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme \u00ebsht\u00eb marr\u00eb vendimi q\u00eb i \u00ebsht\u00eb njoftuar pal\u00ebs. Sipas gjyqtarit Petku, K\u00ebshilli i Qarkut nuk ka reaguar.<\/p>\n<p>\u201cDy denoncuesit jan\u00eb shprehur se nuk kan\u00eb pasur dyshime p\u00ebr korrupsion\u201d, pohoi gjyqtari Petku.<\/p>\n<p>Lidhur me konstatimet p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, gjyqtari Petku e cil\u00ebsoi flagrante sjelljen e institucionit p\u00ebrkat\u00ebs q\u00eb ka depozituar nj\u00ebher\u00eb raport ku ka konstatuar p\u00ebrshtatshm\u00ebrin\u00eb e tij dhe m\u00eb pas, ka dor\u00ebzuar raport t\u00eb ri pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb komisionit p\u00ebr plot\u00ebsimin me t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb reja.<\/p>\n<p>\u201cOse i pari \u00ebsht\u00eb i paligjsh\u00ebm, ose i dyti\u201d, pohoi gjyqtari Petku lidhur me raportet q\u00eb DSIK ka dor\u00ebzuar pran\u00eb Komisionit, nj\u00eb her\u00eb n\u00eb favor t\u00eb tij dhe nj\u00eb her\u00eb duke e cil\u00ebsuar si t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm. Ai shtoi se verifikimi i figur\u00ebs \u00ebsht\u00eb kryer jasht\u00eb afatit ligjor, pasi \u00ebsht\u00eb shtrir\u00eb para vitit 2012.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb hidhet posht\u00eb nj\u00eb pun\u00eb 25 vje\u00e7are p\u00ebr informacione konfidenciale\u201d, pyeti gjyqtari Petku, i cili shtoi se n\u00eb telefonin e tij nuk kishte as numra horrash dhe as numra politikan\u00ebsh.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebrkoj q\u00eb komisioni t\u00eb bindet se arrij nivelin e duhur p\u00ebr t\u00eb tre kriteret dhe k\u00ebrkoj konfirmimin tim n\u00eb detyr\u00eb\u201d, p\u00ebrfundoi Petku.<\/p>\n<p>Komisioni do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb dat\u00eb 9 prill, ora 09:00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Hetimi i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit ka nxjerr\u00eb n\u00eb pah probleme p\u00ebr t\u00eb tre kriteret e vetingut p\u00ebr kreun e Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, Fehmi Petku.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":62172,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG_24791-533x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62164"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62164"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62164\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62199,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62164\/revisions\/62199"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62172"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62164"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62164"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62164"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}