{"id":62665,"date":"2019-04-28T12:06:22","date_gmt":"2019-04-28T12:06:22","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=62665"},"modified":"2019-06-10T17:43:02","modified_gmt":"2019-06-10T17:43:02","slug":"vendimi-i-kpk-drejtuesi-i-prokurorise-se-fierit-cenoi-besimin-te-drejtesia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kpk-drejtuesi-i-prokurorise-se-fierit-cenoi-besimin-te-drejtesia\/2019\/04\/28\/","title":{"rendered":"Vendimi i KPK: Drejtuesi i prokuroris\u00eb s\u00eb Fierit \u201ccenoi besimin te drejt\u00ebsia\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka verifikuar raportimet e DSIK-s\u00eb p\u00ebr dy raste t\u00eb mundshme korrupsioni dhe ka arritur n\u00eb p\u00ebrfudimin se prokurori Fatmir Lushi nuk ka kryer hetime, duke favorizuar t\u00eb pandehurit. Probleme u gjet\u00ebn edhe n\u00eb deklaratat e pasuris\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_61070\" aria-describedby=\"caption-attachment-61070\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/lushi.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-61070 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/lushi-600x360.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"360\" data-id=\"61070\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-61070\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori Fatmir Lushi gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK | Foto nga : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Ish-drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Fierit, Fatmir Lushi u gjet nga KPK me probleme serioze p\u00ebrsa i p\u00ebrket kriterit t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb. Sipas vendimit t\u00eb zbardhur nga trupa gjykuese e KPK-s\u00eb, raporti i DSIK-s\u00eb p\u00ebr dy raste t\u00eb mundshme korrupsioni u verifikua si i drejt\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNga verifikimi i dosjeve u konstatua se nuk ishin kryer veprimet e duhura hetimore, duke sjell\u00eb favorizim p\u00ebr t\u00eb pandehurit,\u201d thuhet n\u00eb vendimin e argumentuar t\u00eb KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Probleme u gjet\u00ebn edhe me pasurin\u00eb, ku p\u00ebrve\u00e7 pasakt\u00ebsive u identifikuan edhe<\/p>\n<p>deklarime t\u00eb pamjaftueshme, veprime n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin dhe pamjaftueshm\u00ebri financiare p\u00ebr krijimin e pronave.<\/p>\n<p>Fatmir Lushi ka kryer shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs p\u00ebrgjat\u00eb viteve 2006-2009. N\u00eb vitin 2009, ai \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar prokuror i Prokuroris\u00eb s\u00eb Shkodr\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2014 \u00ebsht\u00eb transferuar n\u00eb Prokurorin\u00eb e Elbasanit. N\u00eb janar t\u00eb vitit 2017, Lushi u komandua drejtues i Prokuroris\u00eb s\u00eb Fierit.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi dhe Xhensila Pine arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se ish-kreu i Prokuroris\u00eb s\u00eb Fierit dyshohet se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprime korruptive n\u00eb dy \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme, duke favorizuar t\u00eb pandehurit. KPK, ve\u00e7 raportit t\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasfikuar, DSIK, ka kryer edhe verifikim t\u00eb dosjeve penale n\u00eb fjal\u00eb duke identifikuar munges\u00eb t\u00eb kryerjes s\u00eb veprimeve hetimore nga ana e prokurorit Lushi.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e zbardhur t\u00eb KPK-s\u00eb thuhet se sipas raportit t\u00eb DSIK, disponohen t\u00eb dh\u00ebna se prokurori Fatmir Lushi ka favorizuar nj\u00eb shtetas t\u00eb proceduar penalisht p\u00ebr falsifikim dhe hedhje n\u00eb treg t\u00eb kart\u00ebmonedhave t\u00eb jasht\u00ebligjshme, kundrejt nj\u00eb shume t\u00eb caktuar parash gjat\u00eb koh\u00ebs n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ka ushtruar detyr\u00ebn e prokurorit pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Elbasan. Gjithashtu, ai dyshohet se ka favorizuar nj\u00eb person tjet\u00ebr t\u00eb akuzuar p\u00ebr \u201cplagosje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb me dashje\u201d, kundrejt nj\u00eb shume t\u00eb caktuar parash gjat\u00eb koh\u00ebs punonte si prokuror n\u00eb organin e akuz\u00ebs s\u00eb Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni nuk \u00ebsht\u00eb mjaftuar vet\u00ebm me gjetjet e DSIK, por ka kryer verifikime edhe n\u00eb dosjet gjyq\u00ebsore p\u00ebrkat\u00ebse p\u00ebr t\u00eb cilat kishte raportime p\u00ebr korrupsion. Konkretisht \u00ebsht\u00eb verifikuar \u00e7\u00ebshtja penale, q\u00eb i p\u00ebrket vendimit \u201cp\u00ebr pushimin e \u00e7\u00ebshtjes\u201d, mbi nj\u00eb procedim penal t\u00eb vitit 2016 e regjistruar n\u00eb Prokurorin\u00eb e Elbasanit n\u00eb ngarkim t\u00eb shtetasve me iniciale D.H. dhe D. \u00c7., p\u00ebr kryerjen e veprave penale; \u201ckorrupsion pasiv n\u00eb sektorin privat\u201d dhe \u201cfalsifikim i monedhave\u201d n\u00eb bashk\u00ebpunim, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn prokurori Fatmir Lushi ka vendosur pushimin e saj.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se nga verifikimi rezultoi se n\u00eb dosje nuk ishin administruar akte mbi zbatimin e autorizimeve \u201cp\u00ebr p\u00ebrgjimin\u201d dhe se nga subjekti nuk ishte nd\u00ebrmarr\u00eb asnj\u00eb veprim, q\u00eb i mund\u00ebson procedura penale, n\u00ebp\u00ebrmjet let\u00ebr porosis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb siguruar kart\u00ebmonedh\u00ebn false me cil\u00ebsin\u00eb e prov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, komisioni ka evidentuar se prokurori Lushi kishte k\u00ebrkuar p\u00ebrgjimin e nj\u00eb numri telefoni t\u00eb ndrysh\u00ebm nga ai q\u00eb identifikohej se p\u00ebrdorej nga i proceduari dhe se nuk ka arsyetuar se kur dhe si kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb faktit se ky num\u00ebr ishte i t\u00eb akuzuarit.<\/p>\n<p>\u201cRezulton se n\u00eb dosje nuk jan\u00eb administruar aktet q\u00eb provonin p\u00ebrgjimin, si dhe subjekti me k\u00ebrkes\u00ebn e tij ka k\u00ebrkuar asgj\u00ebsimin e tyre,\u201d citohet n\u00eb vendimin e KPK-s\u00eb<\/p>\n<p>Prokurorit Fatmir Lushi i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsia t\u00eb jap\u00eb q\u00ebndrimin e tij p\u00ebr k\u00ebto gjetje dhe ai i ka cil\u00ebsuar ato t\u00eb pabazuara.<\/p>\n<p>Ai ka pohuar para Komisionit se nuk i kishte par\u00eb aktet, pasi kishin vazhduar paralelisht hetime n\u00eb rrethe t\u00eb tjera nga struktura t\u00eb tjera duke argumentuar m\u00eb tej se nj\u00eb procedim penal nuk mund t\u00eb mbahet pafund\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Trupi gjykues i KPK-s\u00eb \u00e7mon se gjetjet mbi dosjen penale mb\u00ebshtesin konstatimet e DSIK-s\u00eb n\u00eb raportin e tij, mbi favorizim kundrejt shumave t\u00eb caktuara parash gjat\u00eb koh\u00ebs n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ka ushtruar detyr\u00ebn e tij si prokuror.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, trupi gjykues i KPK-s\u00eb ka konkluduar se lidhur me kriterin e figur\u00ebs, prokurori Lushi ka c\u00ebnuar besimin e publikut tek sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Munges\u00eb burimesh financiare <\/strong><\/p>\n<p>Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrolli t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesit, ILDKPKI ka gjetur pasakt\u00ebsi vet\u00ebm n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e deklarimit t\u00eb pasuris\u00eb nga ana e prokurorit Fatmir Lushi, nd\u00ebrsa KPK ka konstatuar edhe problematika t\u00eb tjera si deklarime t\u00eb pamjaftueshme e n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin dhe burime t\u00eb pamjaftueshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr apartamentin me sip\u00ebrfaqe 102.94 m\u00b2 n\u00eb Elbasan t\u00eb bler\u00eb n\u00eb 26 gusht 2013, n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi me pjes\u00eb t\u00eb barabart\u00eb me t\u00eb atin n\u00eb vler\u00ebn 5.056.412 lek\u00eb, prokurori Lushi ka deklaruar si burim krijimi p\u00ebr pjes\u00ebn n\u00eb pron\u00ebsi, kursimet nga pagat e tij dhe t\u00eb bashk\u00ebjetueses si m\u00ebsuese. Nd\u00ebrsa p\u00ebr pjes\u00ebn n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb babait si person tjet\u00ebr i lidhur, n\u00eb vendim thuhet se subjekti ka depozituar disa dokumente.<\/p>\n<p>KPK evidenton se n\u00eb raportin e ILDKPKI \u00ebsht\u00eb pasqyruar se prokurori Lushi nuk ka deklaruar burimin financiar q\u00eb ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e apartamentit me sip. 102.94 m\u00b2, n\u00eb vler\u00ebn 5.056.412 lek\u00eb, pasi n\u00eb asnj\u00eb nga deklaratat e interesave private dhe ato periodike nuk ka deklaruar kursime t\u00eb cilat kan\u00eb sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr blerjen e \u00bd pjes\u00eb t\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>Komisioni identifikon faktin se nga hetimi administrativ rezulton se edhe n\u00eb deklarat\u00ebn periodike p\u00ebr vitin 2013, subjekti nuk ka deklaruar burimin e krijimit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Hetimi i KPK ka gjetur paqart\u00ebsi n\u00eb deklaratat periodike n\u00eb lidhje me gjendjen e likuiditeteve cash. Nisur nga kjo, komisioni shprehet se i ka k\u00ebrkuar subjektit t\u00eb deklaronte gjendjen n\u00eb fund t\u00eb \u00e7do viti kalendarik, p\u00ebrsa i p\u00ebrkiste likuiditeteve n\u00eb t\u00eb holla cash, si dhe n\u00eb bank\u00eb p\u00ebr periudh\u00ebn e deklarimit 2003 &#8211; 2016, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe personat e lidhur.<\/p>\n<p>N\u00eb vendim thuhet se prokurori Lushi ka deklaruar se p\u00ebr periudh\u00ebn 2003 &#8211; tetor 2006, t\u00eb ardhurat q\u00eb ishin siguruar nga puna e tij ishin b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb ardhurave t\u00eb familjes s\u00eb origjin\u00ebs. Ai ka pretenduar se shuma totale e kursimeve t\u00eb tij dhe bashk\u00ebjetueses nga tetori i vitit 2006 deri n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2013 ishin af\u00ebrsisht n\u00eb vler\u00ebn 3.127.256 lek\u00eb dhe se me k\u00ebto para ka mbuluar blerjen e pasurive si dhe shpenzimet p\u00ebr arredimin e apartamentit.<\/p>\n<p>Analiza financiare e KPK ka konkluduar se subjekti nuk kishte pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar blerjen e gjysm\u00ebs s\u00eb apartamentit n\u00eb Elbasan, se nuk kishte deklaruar n\u00eb deklarat\u00ebn p\u00ebr vitin 2013, burimin e krijimit t\u00eb t\u00eb ardhurave nga ana e tij dhe babait. I pyetur nga komisioni, prokurori Fatmir Lushi ka shpjeguar se p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb ardhurave t\u00eb tij dhe t\u00eb bashk\u00ebjetueses nuk kishte pasur t\u00eb ardhura t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>KPK ka hetuar edhe n\u00eb lidhje me shpenzimet p\u00ebr arredimin e apartamentit duke u bazuar n\u00eb deklarimet e subjektit, ku vlera e pasqyrohet af\u00ebrsisht 1.4 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb investuara n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb barabarta, nga t\u00eb ardhurat e familjes s\u00eb tij dhe t\u00eb babait.<\/p>\n<p>Komisioni ka gjetur se subjekti nuk ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme edhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar 50 % t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb arredimit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb k\u00ebto vite. Nisur nga analiza financiare, trupi gjykues, ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se prokurori Lushi ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb lidhje me kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar gjithashtu pasakt\u00ebsi lidhur me mos pasqyrimin e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb daj\u00ebs n\u00eb p\u00ebrdorim pran\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Policis\u00eb, ku Lushi kishte lidhur edhe kontrat\u00eb me OSHEE p\u00ebr pagimin e energjis\u00eb elektrike n\u00eb vitin 2011, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb deklarimet periodike 2008-2012 e kishte deklaruar si adres\u00eb banimi.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr pasakt\u00ebsi e evidentuar gjat\u00eb hetimi administrativ ka qen\u00eb edhe mosdeklarimi i burimit t\u00eb krijimit t\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke 276 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb vler\u00ebn e 96.600 lek\u00ebve. Por nga analiza financiare ka rezultuar se ai ka pasur burime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr blerjen e k\u00ebsaj sip\u00ebrfaqe toke.<\/p>\n<p>Lidhur me kriterin e pasuris\u00eb, trupi gjykues i KPK-s\u00eb ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Fierit i caktuar p\u00ebrkoh\u00ebsisht aty ka kryer deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm, nuk ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb sakt\u00eb, ka vepruar n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin p\u00ebr sa i p\u00ebrket mbajtjes s\u00eb gjendjes cash jasht\u00eb sistemit bankar dhe se shpjegimet e tij nuk kan\u00eb qen\u00eb bind\u00ebse p\u00ebr sa i p\u00ebrket vler\u00ebs s\u00eb shpenzuar p\u00ebr pasurin\u00eb tok\u00eb-ar\u00eb me sip\u00ebrfaqe 207 m2 t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2011.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe deklarimit t\u00eb pasuris\u00eb, m\u00eb dat\u00eb 26 mars 2019, treshja gjykuese e KPK-s\u00eb e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Suela Zhegu kryesuese, Brunilda Bekteshi Relatore dhe Xhensila Pine an\u00ebtare kan\u00eb vendosur shkarkimin nga detyra t\u00eb prokurorit Fatmir Lushi.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka verifikuar raportimet e DSIK-s\u00eb p\u00ebr dy raste t\u00eb mundshme korrupsioni dhe ka arritur n\u00eb p\u00ebrfudimin se prokurori Fatmir Lushi nuk ka kryer hetime, duke favorizuar t\u00eb pandehurit. Probleme u gjet\u00ebn edhe n\u00eb deklaratat e pasuris\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":69818,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/lushi-600x360.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62665"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62665"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62665\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62697,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62665\/revisions\/62697"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69818"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62665"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62665"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62665"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}