{"id":62666,"date":"2019-05-05T16:46:20","date_gmt":"2019-05-05T14:46:20","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=62666"},"modified":"2019-05-09T22:51:35","modified_gmt":"2019-05-09T22:51:35","slug":"kpk-u-nda-me-dy-qendrime-mbi-statusin-e-magjistratit-per-marsida-xhaferllarin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-u-nda-me-dy-qendrime-mbi-statusin-e-magjistratit-per-marsida-xhaferllarin\/2019\/05\/05\/","title":{"rendered":"KPK u nda me dy q\u00ebndrime mbi statusin e magjistratit p\u00ebr Marsida Xhaferllarin"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi n\u00eb shumic\u00eb se kryeinspektorja e KLD-s\u00eb, Marsida Xhaferllari nuk kishte status t\u00eb magjistratit dhe se p\u00ebr t\u00eb nuk mund t\u00eb merrej nj\u00eb vendim. N\u00eb pakic\u00eb, nj\u00eb nga an\u00ebtaret e trup\u00ebs e cil\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb vendim si \u201ccenim t\u00eb siguris\u00eb juridike\u201d.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_60424\" aria-describedby=\"caption-attachment-60424\" style=\"width: 456px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Marsida-Xhaferllari-seanca-degjimore-1.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-60424 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Marsida-Xhaferllari-seanca-degjimore-1-456x400.jpg\" alt=\"\" width=\"456\" height=\"400\" data-id=\"60424\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-60424\" class=\"wp-caption-text\">Marsida Xhaferllari pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb KPK. Foto:BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kryeinspektorja e Inspektoriatit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, Marsida Xhaferllari iu n\u00ebnshtrua nj\u00eb procesi normal rivler\u00ebsimi n\u00eb t\u00eb tre kriteret, por n\u00eb vend t\u00eb vendimit, shumica n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit doli n\u00eb p\u00ebrfundimin se \u201cobjekti ishte b\u00ebr\u00eb i pamundur\u201d dhe nuk mund t\u00eb kishte nj\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb zbardhur t\u00eb publikuar s\u00eb fundmi, dy nga an\u00ebtar\u00ebt e KPK-s\u00eb arsyetuan se p\u00ebr shkak se kishte punuar jasht\u00eb gjyq\u00ebsorit, Marsida Xhaferllari e kishte humbur statusin e magjistrates n\u00eb vitin 2011. Relatori Roland Ilia dhe kryesuesja Firdes Shuli ishin t\u00eb mendimit se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ish-gjyqtarja duhej t\u2019i n\u00ebnshtrohej s\u00ebrish nj\u00eb testimi n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs.<\/p>\n<p>Kund\u00ebr k\u00ebtij q\u00ebndrimi ishte an\u00ebtarja Xhensila Pine, e cila arsyeton se vendimi \u201cpa vendim\u201d ndaj Xhaferllarit p\u00ebrb\u00ebn c\u00ebnim t\u00eb siguris\u00eb juridike dhe se ligji q\u00eb i \u00ebsht\u00eb referuar shumica, nuk kishte fuqi prapavepruese. Xhaferllari po ashtu e ka kund\u00ebrshtuar vendimin.<\/p>\n<p>Dosja ndaj Xhaferllarit u shqyrtuar nga nj\u00eb treshe e kryesuar prej Firdes Shulit, me an\u00ebtare Xhensila Pine dhe relator Roland Ilia. Kandidate p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb postin e Inspektorit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, por edhe p\u00ebr nj\u00eb nga vendet vakante n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, Xhaferllari u gjet sipas relacionit t\u00eb lexuar n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore, pa probleme n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb dhe at\u00eb t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs.<\/p>\n<p>Xhaferllari e ka filluar karrier\u00ebn si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Fier, ku ka sh\u00ebrbyer nga viti 1999 deri n\u00eb vitin 2007. N\u00eb periudh\u00ebn dhjetor 2007 deri n\u00eb shtator 2008, ajo ka punuar si k\u00ebshilltare e Ministrit t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb dhe nga shtatori 2008 e deri n\u00eb janar 2013, si drejtore n\u00eb Drejtorin\u00eb e Kodifikimit si dhe Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb \u00c7\u00ebshtjeve t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Ministrin\u00eb e Drejt\u00ebsis\u00eb. N\u00eb vitin 2013, Xhaferllari u em\u00ebruar Kryeinspektore n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, nj\u00eb post q\u00eb ajo e ka mbajtur deri z\u00ebvend\u00ebsimin e KLD-s\u00eb me K\u00ebshillin e Lart\u00eb Gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrplasja p\u00ebr statusin<\/strong><\/p>\n<p>Shumica n\u00eb KPK arsyetoi se p\u00ebr shkak t\u00eb legjislacionit, Marsida Xhaferllari e kishte humbur statusin e magjistrates dhe duhej t\u2019i n\u00ebnshtrohej s\u00ebrish testimit n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs. N\u00eb arsyetim shumica pranon se Xhaferllari \u00ebsht\u00eb shk\u00ebputur nga pozicioni si gjykat\u00ebse kur n\u00eb fuqi ishte nj\u00eb ligj, i cili i lejonte asaj t\u00eb kthehej n\u00eb \u00e7do koh\u00eb n\u00eb pun\u00ebn e m\u00ebparshme, por pretendon se kjo e drejt\u00eb humbi me hyrjen n\u00eb fuqi n\u00eb vitin 2008 t\u00eb nj\u00eb ligji t\u00eb ri p\u00ebr \u201cOrganizimin e pushtetit gjyq\u00ebsor\u201d, i cili e lejonte kthimin vet\u00ebm brenda tre viteve.<\/p>\n<p>\u201cDuke qen\u00eb se n\u00eb ligjin nr. 9877\/2008 nuk ka dispozita kalimtare n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb afat, afati b\u00ebhet i zbatuesh\u00ebm menj\u00ebher\u00eb me hyrjen n\u00eb fuqi t\u00eb ligjit. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se afati p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer jasht\u00eb strukturave t\u00eb gjyq\u00ebsorit, duke ruajtur nj\u00ebkoh\u00ebsisht statusin e gjyqtarit, p\u00ebr subjektin e rivler\u00ebsimit, ka p\u00ebrfunduar n\u00eb muajin mars t\u00eb vitit 2011.\u00a0 Si pasoj\u00eb e k\u00ebsaj, subjekti i rivler\u00ebsimit e ka humbur <em>ex lege, <\/em>statusin e gjyqtarit\u201d, thuhet n\u00eb arsyetimin e shumic\u00ebs.<\/p>\n<p>Por Xhaferllari dhe komisionerja n\u00eb pakic\u00eb, Xhensila Pine arsyetojn\u00eb se ky q\u00ebndrim c\u00ebnon sigurin\u00eb juridike. Pine shprehet n\u00eb q\u00ebndrimin e saj se p\u00ebr Xhaferllarin duhej t\u00eb aplikohej ligji i vitit 1998 p\u00ebr \u201cOrganizimin e pushtetit gjyq\u00ebsor\u201d, i cili lejonte mbajtje t\u00eb statusit pa kufizim kohor pavar\u00ebsisht pun\u00ebsimit n\u00eb institucione jasht\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.\u00a0 \u201cEfekti prapaveprues i ligjit t\u00eb ri, lidhur me afatin maksimal t\u00eb zbatuesh\u00ebm p\u00ebr ruajtjen e statusit, shkel parimin themelor t\u00eb siguris\u00eb juridike dhe krijon ndryshim p\u00ebrkeq\u00ebsues p\u00ebr t\u00eb (<em>reformatio in peius<\/em>)\u201d, arsyeton Pine.<\/p>\n<p>Por shumica e kund\u00ebrshton pretendimin se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr prapaveprim t\u00eb ligjit. Sipas dy an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb trup\u00ebs, afati tre vje\u00e7ar fillon n\u00eb momentin q\u00eb ligji i ri hyri n\u00eb fuqi dhe jo m\u00eb her\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cLidhur me k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb subjektit, trupi gjykues gjykon se zbatimi i afatit 3-vje\u00e7ar p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer jasht\u00eb gjyq\u00ebsorit, duke ruajtur statusin e gjyqtarit, fillon nga muaji mars i vitit 2008, dhe nuk ka efekt prapaveprues. Zbatimi i afatit 3-vje\u00e7ar nuk ka efekte prapavepruese\u201d, thuhet n\u00eb arsyetimin e shumic\u00ebs. \u00a0Shumica thot\u00eb se p\u00ebrndryshe nga pretendimi i Xhaferllarit, ajo duhej t\u00eb kishte marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb kufizimet q\u00eb mund t\u00eb ndodhnin sa i p\u00ebrket statusit t\u00eb saj t\u00eb \u201cnj\u00eb gjyqtari jasht\u00eb sistemit gjyq\u00ebsor\u201d.<\/p>\n<p>\u201cGjithashtu, subjekti i rivler\u00ebsimit duhej t\u00eb kishte qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb mund\u00ebsis\u00eb q\u00eb me kalimin e koh\u00ebs, ndryshimet e mundshme ligjore mund t\u00eb sillnin edhe kufizime n\u00eb sens shtr\u00ebngues\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebtij q\u00ebndrimi, Pine arsyeton se ligji i vitit 2008 \u201cDo t\u00eb kishte fuqi vet\u00ebm ndaj gjyqtar\u00ebve t\u00eb rekrutuar n\u00eb strukturat jasht\u00eb gjyq\u00ebsorit, pas hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb tij dhe nuk mund t\u00eb kishte fuqi prapavepruese ndaj gjyqtar\u00ebve t\u00eb rekrutuar n\u00eb strukturat jasht\u00eb gjyq\u00ebsorit, p\u00ebrpara hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb tij\u201d.<\/p>\n<p>Po ashtu sipas saj, Xhaferllari \u201cnuk mund t\u00eb vihej para kufizimeve q\u00eb do t\u00eb vinin duke u shtr\u00ebnguar prej ndryshueshm\u00ebris\u00eb t\u00eb ligjit, i cili p\u00ebrkeq\u00ebsonte nj\u00eb gjendje t\u00eb vendosur me nj\u00eb ligj t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>I ndar\u00eb trupi gjykues ka arsyetuar edhe mbi pozicionet q\u00eb Xhaferllari mbajti jasht\u00eb sistemit gjyq\u00ebsor. Shumica arsyeton se ajo kishte pasur pozicione q\u00eb binin ndesh me statusin e magjistratit. \u201cAjo ka sh\u00ebrbyer n\u00eb pozicione q\u00eb nuk parashikohen nga ligji mbi organizimin e gjyq\u00ebsorit nr. 9877\/2008\u201d, thuhet n\u00eb arsyetimin e shumic\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas Pines, ky argument nuk q\u00ebndron pasi Xhaferllari ishte \u201cn\u00eb kushtet kur funksionet e saj si gjyqtare \u201cngrijn\u00eb\u201d, (dhe) nuk i ka t\u00eb aplikueshme ndalimet e parashikuara p\u00ebr gjyqtarin, i cili ushtron efektivisht k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, shumica arsyetoi se Xhaferllari duhej t\u2019i n\u00ebnshtrohej testimit n\u00eb \u201cShkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs\u201d n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb KPK t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfundonte rivler\u00ebsimin e saj n\u00eb t\u00eb tre kriteret. Sipas shumic\u00ebs, pa rezultatet e testimit, KPK nuk mund t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb vler\u00ebsimin p\u00ebr aft\u00ebsit\u00eb profesionale. \u201cP\u00ebr sa koh\u00eb q\u00eb k\u00ebto rezultate nuk jan\u00eb t\u00eb disponueshme, trupi gjykues, nuk mund t\u00eb kryej\u00eb vler\u00ebsimin e aft\u00ebsive profesionale dhe nuk mund t\u00eb kryej\u00eb rivler\u00ebsimin kalimtar t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit,\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Ndryshe nga sa arsyetoi shumica, an\u00ebtarja n\u00eb pakic\u00eb, Xhensila Pine mendon se kryeinspektori n\u00eb detyr\u00eb nuk kishte pse i n\u00ebnshtrohej testimit, bazuar n\u00eb ligjin e ri p\u00ebr \u201cStatusin e gjyqtarit\u201d. \u201cNuk parashikon testimin n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs, konfirmuar kjo edhe me prov\u00ebn e depozituar nga subjekti n\u00eb njoftimin nr. *** prot., dat\u00eb 26.3.2018, t\u00eb Shkoll\u00ebs s\u00eb Magjistratur\u00ebs, p\u00ebr zhvillimin e testimit p\u00ebr inspektor\u00ebt q\u00eb nuk kan\u00eb status, n\u00eb t\u00eb cilin nuk p\u00ebrfshihet subjekti i rivler\u00ebsimit,\u201d arsyeton Pine.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi n\u00eb shumic\u00eb se kryeinspektorja e KLD-s\u00eb, Marsida Xhaferllari nuk kishte status t\u00eb magjistratit dhe se p\u00ebr t\u00eb nuk mund t\u00eb merrej nj\u00eb vendim. N\u00eb pakic\u00eb, nj\u00eb nga an\u00ebtaret e trup\u00ebs e cil\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb vendim si \u201ccenim t\u00eb siguris\u00eb juridike\u201d.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":69812,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Marsida-Xhaferllari-seanca-degjimore-1-456x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62666"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62666"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62666\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62685,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62666\/revisions\/62685"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69812"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62666"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62666"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62666"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}