{"id":62669,"date":"2019-05-06T18:20:03","date_gmt":"2019-05-06T16:20:03","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=62669"},"modified":"2019-05-09T22:51:35","modified_gmt":"2019-05-09T22:51:35","slug":"denoncimet-i-hapin-telashe-gjyqtarit-fuat-vjerdha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/denoncimet-i-hapin-telashe-gjyqtarit-fuat-vjerdha\/2019\/05\/06\/","title":{"rendered":"Denoncimet i hapin telashe gjyqtarit Fuat Vjerdha"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Fuat Vjerdha u p\u00ebrball n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore n\u00eb KPK-s\u00eb me disa denoncime, nd\u00ebrsa nga relatimi nuk u vun\u00eb n\u00eb dukje probleme n\u00eb kriteret e pasuris\u00eb dhe figur\u00ebs.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_61858\" aria-describedby=\"caption-attachment-61858\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Fuat-Vjerdha.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-61858 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Fuat-Vjerdha-600x387.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"387\" data-id=\"61858\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-61858\" class=\"wp-caption-text\">Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Shkod\u00ebr. Fuat Vjerdha | Foto nga : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Denoncimet mbi uljen e d\u00ebnimit t\u00eb nj\u00eb \u00e7ifti t\u00eb akuzuar p\u00ebr mashtrim n\u00eb shuma t\u00eb m\u00ebdha dhe pafaj\u00ebsia p\u00ebr dy zyrtar\u00eb t\u00eb akuzuar p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre, u duk\u00ebn si problemet kryesor\u00eb me t\u00eb cilat u p\u00ebrball gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore Fuat Vjerdha, kryetar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit n\u00eb Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>Vjerdha, sipas relatimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes ndaj tij n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, nuk kishte probleme t\u00eb m\u00ebdha sa i p\u00ebket kriterit t\u00eb pasuris\u00eb dhe u gjet pa probleme n\u00eb kriterin e figur\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb ai u p\u00ebrball me kritika p\u00ebr profesionalizimin.<\/p>\n<p>Seanca d\u00ebgjimore ndaj Vjerdh\u00ebs u kryesua nga Olsi Komici, an\u00ebtare Pamela Qirko dhe relator Lulzim Hamitaj. Ky i fundit dhe gjyqtari \u201cdebatuan\u201d n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs pasi Komisioneri k\u00ebrkoi shpjegime shtes\u00eb mbi pasurin\u00eb dhe vendimarrjen e Vjerdh\u00ebs n\u00eb rastin e denoncuar.<\/p>\n<p>Fuat Vjerdha e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor n\u00eb vitin 1994. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb, ai ka punuar si gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Shkodr\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb prill t\u00eb vitit 2005 \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar an\u00ebtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Shkod\u00ebr.<\/p>\n<p>Paralelisht me pun\u00ebn si gjyqtar, Vjerdha ka ushtruar p\u00ebr pak vite aktivitetin e m\u00ebsimdh\u00ebnies si dhe ka qen\u00eb pjes\u00eb e trup\u00ebs s\u00eb arbitrimit n\u00eb Federat\u00ebn Shqiptare t\u00eb Basketbollit. Ai drejton Gjykat\u00ebn e Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs prej vitit 2014.<\/p>\n<p><strong>Pasuria dhe past\u00ebrtia e figur\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Relatori Lulzim Hamitaj vuri n\u00eb dukje gjat\u00eb relacionit se Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe konfliktit t\u00eb Interesit nuk kishte gjetur probleme n\u00eb pasurin\u00eb e gjyqtarit Fuat Vjerdha. Hamitaj po ashtu n\u00ebnvizoi se pjesa m\u00eb e madhe e pasuris\u00eb s\u00eb subjektit kishte rezultuar e justifikuar dhe pa probleme edhe pas hetimeve t\u00eb komisionit, sidoqoft\u00eb ai shtoi se gjyqtarit i ishte kaluar barra e prov\u00ebs mbi disa \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>Relatori tha se nd\u00ebrsa pasuria kryesore e gjyqtarit ishte e lidhur me trashgimin\u00eb nga e \u00ebma n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ishte nd\u00ebrtuar nj\u00eb kompleks pallatesh, ishte e paqart\u00eb se sa sip\u00ebrfaqe kishte p\u00ebrfituar apo do t\u00eb p\u00ebrfitonte Vjerdha prej procesit i cili ende nuk ishte p\u00ebrmbyllur.<\/p>\n<p>Hamitaj iu referua nj\u00eb kontrate shk\u00ebmbimi t\u00eb vitit 2013 dhe vuri n\u00eb dukje se sip\u00ebrfaqet e p\u00ebrfituara aty dhe sip\u00ebrfaqja q\u00eb kishte deklaruar gjyqtari nuk p\u00ebrkonin. Hamitaj p\u00ebrmendi sip\u00ebrfaqen e garazhit dhe at\u00eb t\u00eb nj\u00eb nj\u00ebsie tregtare q\u00eb sipas tij posedoheshin nga gjytari, por nuk dilnin n\u00eb kontrat\u00ebn e shk\u00ebmbimit mes tij dhe kompanis\u00eb.<\/p>\n<p>Vjerdha shpjegoi se arsyet e paqart\u00ebsive kishin t\u00eb b\u00ebnin me faktin se kompania nd\u00ebrtuese ende nuk kishte p\u00ebrmbyllur kontatrat\u00ebn me pronar\u00ebt e truallit mes t\u00eb cil\u00ebve edhe n\u00ebna e tij e ndjer\u00eb. Duke iu p\u00ebrgjiur pyetjeve t\u00eb Hamitajt ai shpjegoi se ende nuk dinte se sa ishte sip\u00ebrfaqja q\u00eb ata p\u00ebrfitonin dhe se kjo pritej t\u00eb llogaritej pasi pallatet e nd\u00ebrtuara do t\u00eb koalidoheshin.<\/p>\n<p>Vjerdha tha se ai do t\u00eb p\u00ebrfitonte 20 p\u00ebr qind t\u00eb nd\u00ebrtimit n\u00eb truallin q\u00eb kishte trash\u00ebguar e \u00ebma, por vuri n\u00eb dukje se pa pasur nj\u00eb llogaritje t\u00eb plot\u00eb ai ende nuk ishte n\u00eb gjendje t\u00eb thoshte sa do t\u00eb ishte sip\u00ebrfaqja.<\/p>\n<p>I pyetur n\u00ebse kjo paqart\u00ebsi dhe pritshm\u00ebrit\u00eb p\u00ebr t\u00eb fituar sip\u00ebrfaqe shtes\u00ebn vinin pasi kompania kishte shkelur lejen e nd\u00ebrtimit Vjerdha ishte kontradiktor. Ai pranoi se kishte dyshime q\u00eb kompania mund t\u00eb kishte shfryt\u00ebzuar truall m\u00eb shum\u00eb se p\u00ebrsa kishte marr\u00eb leje shfryt\u00ebzimi, por tha se nuk mund t\u00eb thoshte \u201cq\u00eb ajo kishte kryer shkelje\u201d, pasi kjo ende ishte e paqart\u00eb.<\/p>\n<p>Barr\u00eb prove gjyqtarit iu kalua edhe p\u00ebr nj\u00eb shum\u00eb rreth 400 mij\u00eb lek\u00eb q\u00eb sipas relatorit rezultonte e pajustifikuar prej analiz\u00ebs financiare. Vjerdha tha se kjo shum\u00eb ishte nj\u00eb problem i deklarimeve t\u00eb tij n\u00eb vite. Ai sqaroi se bashk\u00eb me kursimet kishte deklaruar edhe gjendjen n\u00eb llogari bankare n\u00eb fund t\u00eb \u00e7do viti pa e ndar\u00eb si z\u00eb m\u00eb vete dhe pretendoi se n\u00ebse kjo shihej prej Komisionit situata e tij finaciare do t\u00eb rezultonte e qart\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb kriterin e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs nuk u vun\u00eb n\u00eb dukje probleme. KPK b\u00ebri me dije se Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar (DSIK) kishte sjell\u00eb nj\u00eb raport sipas t\u00eb cilit Vjerdha ishte i p\u00ebrshtatsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Pas disa denoncimeve KPK i kishte k\u00ebrkuar DSIK-s\u00eb ta rishihte raportin, por sipas relatorit p\u00ebrfundimi q\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb dhe Vjerdha u gjet pa kontakte problematike.<\/p>\n<p><strong>Denoncimet dhe profesionalizmi <\/strong><\/p>\n<p>Relatori Lulzim Hamitaj vuri n\u00eb dukje se vler\u00ebsimi profesional i Vjerdh\u00ebs p\u00ebrmbante nj\u00eb s\u00ebr\u00eb kritikash, kryesisht sa i p\u00ebrket koh\u00ebzgjatjes s\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve. Megjithat\u00eb Inspektoriati pran\u00eb ish-K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb kishte sjell\u00eb p\u00ebrgjigje pozitive sa i p\u00ebrket profesionalizmit.<\/p>\n<p>Hamitaj nga ana tjet\u00ebr theksoi se n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb t\u00eb shqyrtimit ndaj Vjerdh\u00ebs kishte pasur 14 denoncime. Nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e k\u00ebtyre denoncimeve ishin rr\u00ebzuar nga KPK si t\u00eb pabaza, por Vjerdh\u00ebs i kishte kaluar barra e prov\u00ebs p\u00ebr tre prej tyre.<\/p>\n<p>Nj\u00eb prej denoncimeve, sipas relatorit, kishte t\u00eb b\u00ebnte me uljen e d\u00ebnimit p\u00ebr nj\u00eb grua t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr \u201cmashtrim\u201d dhe pafaj\u00ebsin\u00eb e bashk\u00ebshortit t\u00eb saj. Dy bashk\u00ebshort\u00ebt ishin shpallur fajtor\u00eb dhe d\u00ebnuar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Lezh\u00eb. P\u00ebrkat\u00ebsisht bashk\u00ebshortja N.M ishte d\u00ebnuar me 8 vjet burg, nd\u00ebrsa bashk\u00ebshorti F.M me 6 vjet e 8 muaj.<\/p>\n<p>Vendimi ishte ankuar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit n\u00eb Shkod\u00ebr dhe nj\u00eb trup\u00eb gjykuese n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ishte pjes\u00eb edhe gjykat\u00ebsi, kishte vendosur t\u2019i jepte pafaj\u00ebsi bashk\u00ebshortit F.M dhe t\u00eb zbuste n\u00eb 4 vjet d\u00ebnimin p\u00ebr N.M e cila meq\u00eb kishte kryer m\u00eb shum\u00eb se gjysm\u00ebn e koh\u00ebs n\u00eb burg u la e lir\u00eb me kusht.<\/p>\n<p>Denoncuesi akuzonte Vjerdh\u00ebn dhe nj\u00eb prej gjyqtar\u00ebve t\u00eb trup\u00ebs se kishin marr\u00eb para p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim. Nd\u00ebrkoh\u00eb Hamitaj vuri n\u00eb dukje se nga dosja rezultuan disa probleme. Sipas relatorit Vjerdha dhe koleg\u00ebt e tij nuk kishin identifikuar faktin q\u00eb prokuroria nuk kishte ngritur akuz\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe se nuk kishte paraqitur t\u00eb gjitha provat.<\/p>\n<p>Hamitaj pretendoi se gjykata n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast duhej ta kishte kthyer \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebr hetime dhe t\u00eb kishte k\u00ebrkuar ndryshim t\u00eb akuz\u00ebs p\u00ebr t\u00eb shtuar vepr\u00ebn penale t\u00eb falsifikimit q\u00eb ishte e qart\u00eb se kishte ndodhur.<\/p>\n<p>Vjerdha i kund\u00ebrshtoi pretendimet e relatorit. Ai tha se bazuar n\u00eb Kodin e Procedur\u00ebs Penale Gjykata e Apelit nuk shqyrtonte m\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi dosjen, por vet\u00ebm ankes\u00ebn. Vjerdha tha se n\u00eb munges\u00eb t\u00eb t\u00eb nj\u00eb dispozite kalimtare Gjykata e Apelit n\u00eb Shkod\u00ebr kishte vendosur q\u00eb rastet q\u00eb vinin nga shkall\u00ebt m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta t\u00eb cilat ishin gjykuar bazuar mbi kodin e vjet\u00ebr, t\u00eb shqyrtoheshin bazuar n\u00eb kodin e ri.<\/p>\n<p>Ai tha se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye gjykata q\u00eb n\u00eb fillim kishte thirrur t\u00eb ishte i pranish\u00ebm si pal\u00eb edhe A.B q\u00eb ishte viktima e mashtrimit dhe denoncuesi. M\u00eb tej Vjerdha shpjegoi se pafaj\u00ebsia e bashk\u00ebshortit rezultonte e qart\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb provave q\u00eb ata kishin, nd\u00ebrsa shpjegoi se p\u00ebr N.M ishte par\u00eb nj\u00eb d\u00ebnim racional, i cili p\u00ebrputhej me d\u00ebnimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb debat me relatorin n\u00eb lidhje me arsyet sepse kishte dh\u00ebn\u00eb d\u00ebnim minimal, Vjerdha tha se trupi gjykues e kishte debatuar \u00e7\u00ebshtjen dhe se pavar\u00ebsisht mas\u00ebs s\u00eb mashtrimit u pa e arsyeshme q\u00eb gruaja e cila ishte 50 vje\u00e7e dhe kishte 4 f\u00ebmij\u00eb t\u00eb mos d\u00ebnohej m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka subjektive\u201d, tha Vjerdha duke iu p\u00ebrgjigjur k\u00ebmb\u00ebnguljes s\u00eb Hamitajt se d\u00ebnimi i ul\u00ebt ishte dh\u00ebn\u00eb pa marr\u00eb parasysh faktin q\u00eb e d\u00ebnuara nuk kishte shfaqur pendes\u00eb dhe nuk kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb rikthyer d\u00ebmin.<\/p>\n<p>Ai tha se nga historiku n\u00eb gjyq\u00ebsori shqiptar d\u00ebnime m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vep\u00ebr nuk kishte pasur as p\u00ebr krer\u00ebt e piramidave finaciare.<\/p>\n<p>\u201cAs Sudja nuk ka b\u00ebr\u00eb aq shum\u00eb burg\u201d, tha Vjerdha duke th\u00ebn\u00eb se gruaja kishte vuajtur 27 muaj burgim dhe se lirimi i saj do ndihmonte n\u00eb kthimin e detyrimit. Hamitaj vuri n\u00eb dukje se megjithat\u00eb vendimi i i marr\u00eb ndaj t\u00eb akuzuar\u00ebs nuk kishte sjell\u00eb kthim vullnetar t\u00eb d\u00ebmit dhe as ndonj\u00eb pendes\u00eb prej saj, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim arsyetimin p\u00ebr ulje d\u00ebnimi.<\/p>\n<p>Gjyqtari po ashtu i vuri n\u00eb dukje KPK-s\u00eb element\u00eb t\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebrt sipas tij n\u00eb denoncim. Ai tha se denoncuesi n\u00eb nj\u00eb let\u00ebr d\u00ebrguar atij kishte pretenduar se vendimi ishte shitur p\u00ebr \u201c1 mij\u00eb euro\u201d, nd\u00ebrsa n\u00eb denoncim i thoshte KPK-s\u00eb se gjyqtar\u00ebt kishin marr\u00eb \u201cnga 50 mij\u00eb euro\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb sa i p\u00ebrket nj\u00eb denoncimi t\u00eb dyt\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vendimarrje t\u00eb Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs q\u00eb ishte prishur nga Gjykata e Lart\u00eb, Vjerdha pranoi se mund t\u00eb kishte gabuar. Sipas relatimit tre zyrtar\u00eb lokal\u00eb t\u00eb akuzuar p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre ishin d\u00ebnuar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr, por n\u00eb Apel ndaj dy prej tyre ishte pushuar gjykimi, nd\u00ebrsa p\u00ebr t\u00eb tretin ishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi vendimi.<\/p>\n<p>Gjykata e Lart\u00eb kishte prishur vendimin e Apelit duke e cil\u00ebsuar arsyetimit t\u00eb pabazuar n\u00eb fakte dhe me arsyetim t\u00eb gabuar e me mang\u00ebsi. Gjyqtari Vjerdha pranoi se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast mund t\u00eb kishte gabuar ashtu si\u00e7 kishte sanksionuar Gjykata e Lart\u00eb. \u201cNuk dua t\u00eb zgjatem shum\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, mund t\u00eb kem gabuar. Nisur edhe nga vendimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gabim i imi\u201d, tha Vjerdha.<\/p>\n<p>Ai tha se arsyetimi i tij dhe nj\u00eb prej koleg\u00ebve n\u00eb treshen q\u00eb kishte gjykuar rastin, ishte bazuar n\u00eb faktin se edhe pse kishte shp\u00ebrdorim detyre vendimmarrja e dy zyrtar\u00ebve nuk kishte sjell\u00eb pasoja.<\/p>\n<p>N\u00eb fund Vjerdha k\u00ebrkoi t\u00eb konfirmohej. N\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb disa minuteshe ai i p\u00ebrshkroi KPK-s\u00eb karrier\u00ebn e tij dhe v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb. Ai tha se i ishte mohuar arsimi i lart\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb biografis\u00eb gjat\u00eb diktatur\u00ebs, por tha se edhe pse kishte punuar hamall dhe n\u00eb pun\u00eb t\u00eb tjera ai gjithmon\u00eb kishte lexuar.<\/p>\n<p>Vjerdha tha se kishte rifilluar shkollimin pas viteve 90\u2019 dhe ishte \u00ebndra e tij t\u00eb b\u00ebhej magjistrat. Vendimi p\u00ebr gjyqtarin jepet n\u00eb dat\u00eb 8 n\u00eb or\u00ebn 9.30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Fuat Vjerdha u p\u00ebrball n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore n\u00eb KPK-s\u00eb me disa denoncime, nd\u00ebrsa nga relatimi nuk u vun\u00eb n\u00eb dukje probleme n\u00eb kriteret e pasuris\u00eb dhe figur\u00ebs.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":62677,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Fuat-Vjerdha-600x387.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62669"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62669"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62669\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62683,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62669\/revisions\/62683"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62677"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62669"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62669"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62669"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}