{"id":62762,"date":"2019-05-22T12:19:12","date_gmt":"2019-05-22T10:19:12","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=62762"},"modified":"2019-05-22T12:19:12","modified_gmt":"2019-05-22T10:19:12","slug":"problemet-e-shumefishta-me-nje-karburant-sollen-shkarkimin-e-kreut-te-apelit-te-korces","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/problemet-e-shumefishta-me-nje-karburant-sollen-shkarkimin-e-kreut-te-apelit-te-korces\/2019\/05\/22\/","title":{"rendered":"Problemet e shum\u00ebfishta me nj\u00eb karburant soll\u00ebn shkarkimin e kreut t\u00eb Apelit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Vendimi i argumentuar i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr prokuroren Irma Balli ngre dyshime p\u00ebr nd\u00ebrhyrje n\u00eb dokumentet e ZRVPP n\u00eb Kor\u00e7\u00eb lidhur me nd\u00ebrtimin e tre kateve t\u00eb nj\u00eb objekti q\u00eb sh\u00ebrben edhe si karburant, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb evidentohet edhe munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_56548\" aria-describedby=\"caption-attachment-56548\" style=\"width: 529px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/irma-balli.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-56548\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/irma-balli-529x400.jpg\" alt=\"\" width=\"529\" height=\"400\" data-id=\"56548\"  style=\"display:none\"><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-56548\" class=\"wp-caption-text\">Prokurorja e Prokurorise se Apelit te Korces, Irma Balli, duke dale nga nje seance e Komisionit te Pavarur te Kualifikimit. Foto: LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Dyshimet se drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Irma Balli mund t\u00eb kishte nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb dokumentacionin tekniko-ligjor n\u00eb ZVRPP Kor\u00e7\u00eb p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar nd\u00ebrtimin e tri kateve t\u00eb nj\u00eb objekti, ndryshe nga sa ishte parashikuar n\u00eb lejen nd\u00ebrtimore, ka qen\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr arsyet q\u00eb bindi Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr shkarkimin e saj nga detyra.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb argumentuar nga trupa gjyq\u00ebsore e kryesuar nga Lulzim Hamitaj dhe me an\u00ebtar\u00eb Olsi Komicin dhe Suela Zhegun, vendimi p\u00ebr shkarkimin e Ballit u mb\u00ebshtet edhe n\u00eb deklarimin e pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb, munges\u00ebn e burime t\u00eb ligjshme si dhe balanc\u00ebn negative n\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn pes\u00eb vite t\u00eb deklarimit.<\/p>\n<p>Irma Balli e ka nisur karrier\u00ebn si prokurore n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 1999. Ajo ka punuar si prokurore e Apelit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs p\u00ebr gati 20 vjet dhe prej vitit 2016 ushtronte funksionin e drejtueses s\u00eb k\u00ebsaj prokurorie.<\/p>\n<p>KPK ka evidentuar problematika t\u00eb shumta lidhur me deklarimin e kryer nga prokurorja Balli p\u00ebr pasurin\u00eb truall me sip\u00ebrfaqe 170 m2 dhe nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb 120 m2, n\u00eb katin e par\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs kryhet shitje me pakic\u00eb karburanti dhe vajrash, ku ajo rezulton t\u00eb jet\u00eb bashk\u00ebpronare me pjes\u00eb takuese 1\/4.<\/p>\n<p>Sipas komisionit, trualli \u00ebsht\u00eb pron\u00eb e trash\u00ebguar n\u00eb favor t\u00eb babait N.R., v\u00ebllait P.R. dhe motr\u00ebs M.K.(S), t\u00eb cil\u00ebt i kan\u00eb dhuruar subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit \u00bc e k\u00ebsaj pasurie. N\u00eb vendim thuhet se nd\u00ebrtimi i objektit bazohet n\u00eb lejen e nd\u00ebrtimit dh\u00ebn\u00eb n\u00eb dat\u00eb 10 n\u00ebntor 1997, nga KRRT-ja Kor\u00e7\u00eb, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb z.N.R.<\/p>\n<p>Por nga hetimi ka rezultuar se nuk jan\u00eb pjes\u00eb e praktik\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj lejeje nd\u00ebrtimi t\u00eb ndodhur n\u00eb dosjen p\u00ebrkat\u00ebse n\u00eb Drejtorin\u00eb Rajonale t\u00eb Arkivave Shtet\u00ebrore Elbasan, planimetrit\u00eb e kateve I, II dhe III. Gjithashtu, n\u00eb vendim shkruhet se k\u00ebto dokumente jan\u00eb depozituar nga subjekti n\u00eb ZVRPP-n\u00eb Kor\u00e7\u00eb p\u00ebr regjistrimin e karburantit dhe t\u00eb nj\u00eb godine 3 kate + papafingo.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar se n\u00eb dosjen e arkivit ndodhet nj\u00eb planimetri e katit TIP, e cila nuk \u00ebsht\u00eb depozituar nga Balli n\u00eb ZVRPP-n\u00eb Kor\u00e7\u00eb. N\u00eb vendim thuhet se nga krahasimi v\u00ebrehet se planimetrit\u00eb e kateve I, II dhe III t\u00eb depozituar nga Balli n\u00eb ZVRPP-n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, t\u00eb cilat nuk ndodhen n\u00eb dosjen arkivore t\u00eb lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit, jan\u00eb produkt i planimetris\u00eb s\u00eb katit TIP, t\u00eb fotokopjuar. Komisioni ka gjetur se tek fjala \u2018TIP\u201d, p\u00ebr \u00e7do rast fotokopjimi duket se \u00ebsht\u00eb ndryshuar nga \u201cTIP\u201d n\u00eb i \u201cI-r\u00eb\u201d, i \u201cII-t\u00eb\u201d dhe i \u201cIII-t\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Komisioni nuk \u00ebsht\u00eb bindur nga deklarimet e prokurores Balli e cila ka pretenduar se kur familja e ka b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb t\u00eb pron\u00ebs dhe t\u00eb biznesit familjar, \u00ebsht\u00eb mjaftuar t\u00eb shikoj\u00eb certifikat\u00ebn e pron\u00ebsis\u00eb dhe hipotekimin e objektit, pa menduar se duhej t\u00eb kontrollonte e verifikonte skicat e planimetrit\u00eb e depozituara m\u00eb par\u00eb n\u00eb institucionet kompetente. Ajo ka theksuar se nuk mund t\u00eb mbante asnj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe aq m\u00eb pak t\u00eb jepte shpjegime lidhur me gjendjen e skicave e planimetrive t\u00eb ruajtura dhe sistemuara n\u00eb zyrat e ZVRPP-s\u00eb Kor\u00e7\u00eb, pasi ky \u00ebsht\u00eb detyrim ligjor i k\u00ebtij institucioni.<\/p>\n<p>Por pavar\u00ebsisht pretendimeve t\u00eb prokurores Balli, komisioni ka konstatuar mosp\u00ebrputhje t\u00eb dokumentacionit tekniko-ligjor t\u00eb praktik\u00ebs s\u00eb lejes s\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb karburantit, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shtetasit N.R, t\u00eb ndodhur n\u00eb Drejtorin\u00eb Rajonale t\u00eb Arkivave Shtet\u00ebrore Elbasan, me dokumentacionin e depozituar nga Balli n\u00ebp\u00ebrmjet aplikimit p\u00ebr regjistrimin fillestar m\u00eb dat\u00eb 17 korrik 2000. Sipas komisionit, dokumentacioni duhej t\u00eb ishte i nj\u00ebjt\u00eb dhe ka ngritur dyshime se ka kryer nd\u00ebrhyrje t\u00eb pajustifikuar.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong>KPK nuk e ka gjetur t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb edhe deklarimin p\u00ebr vler\u00ebn totale 5.5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb investimit fillestar t\u00eb k\u00ebsaj pasurie prej prokurores Balli dhe familjar\u00ebve t\u00eb saj. Prokurorja Irma Balli ka deklaruar se ajo dhe motra e saj kan\u00eb kontribuar me nga nj\u00eb milion lek\u00eb secila, nd\u00ebrsa babai dhe v\u00ebllai me 3.5 milion\u00eb lek\u00eb s\u00eb bashku. P\u00ebr shum\u00ebn nj\u00eb milion lek\u00eb q\u00eb ka investuar, prokurorja Balli ka deklaruar si burim t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit nga emigrimi n\u00eb Greqi. Si burim t\u00eb vler\u00ebs 3.5 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb investuar nga babai dhe v\u00ebllai, ajo ka pasqyruar kursimet e k\u00ebtij t\u00eb fundit nga emigrimi n\u00eb Greqi, kursimet e t\u00eb atit nd\u00ebr vite dhe shumat e d\u00ebrguara prej gjyshit nga Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs deri n\u00eb vitin 1962 kur ai ka nd\u00ebrruar jet\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka identifikuar mosp\u00ebrputhje edhe n\u00eb lidhje me vler\u00ebn e investimit fillestar n\u00eb objektin n\u00eb fjal\u00eb. N\u00eb vendim sqarohet se n\u00eb deklarimin periodik vjetor t\u00eb vitit 2003 \u00ebsht\u00eb pasqyruar shuma e investuar 10 milion\u00eb lek\u00eb dhe n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb 9 milion\u00eb lek\u00eb. Por, sipas komisionit, t\u00eb dyja k\u00ebto deklarime kund\u00ebrshtojn\u00eb aktin noterial t\u00eb 30 qershorit 2000, sipas s\u00eb cil\u00ebs t\u00eb kat\u00ebr bashk\u00ebpronar\u00ebt kan\u00eb investuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb, pavar\u00ebsisht se si investitor del vet\u00ebm emri i babait t\u00eb subjektit, z.N.R..<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se Balli nuk ka paraqitur asnj\u00eb dokumentacion justifikues ligjor p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar vler\u00ebn reale t\u00eb investuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri apo situacionet e punimeve sipas fazave, shoq\u00ebruar me likujdimet e pagesave. Nga hetimi administrativ ka rezultuar se n\u00eb procesverbalin e kolaudimit dat\u00ebs 7 shtator 1999 nuk ka vler\u00eb totale t\u00eb investimit t\u00eb kryer p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>KPK ka rr\u00ebzuar edhe pretendimin e prokurores Balli lidhur me burimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb investuara dhe ligjshm\u00ebrin\u00eb e tyre. N\u00eb vendim thuhet se ajo nuk arriti t\u00eb provoj\u00eb me dokumentacion justifikues ligjshm\u00ebrin\u00eb e krijimit t\u00eb t\u00eb ardhurave nga puna n\u00eb emigracion e bashk\u00ebshortit, t\u00eb deklaruara si nj\u00eb nga burimet financiare n\u00eb deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e karburantit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, komisioni ka krijuar bindjen se \u00ebsht\u00eb kryer me burime t\u00eb ligjshme financiare investimi i kryer nga nj\u00eb shoq\u00ebri n\u00eb shum\u00ebn prej 3.5 milion\u00eb eurosh p\u00ebr p\u00ebrfundimin e pik\u00ebs s\u00eb karburantit, bazuar n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb qershorit t\u00eb vitit 1998 me bashk\u00ebpronar\u00ebt e truallit. Sipas trup\u00ebs gjykuese t\u00eb KPK-s\u00eb shuma prej 3.5 milion\u00eb lek\u00ebsh \u00ebsht\u00eb investuar nga shoq\u00ebria dhe i \u00ebsht\u00eb kthyer nga ana e bashk\u00ebpronar\u00ebve t\u00eb truallit ku \u00ebsht\u00eb kryer nd\u00ebrtimi i pik\u00ebs s\u00eb shitjes s\u00eb karburanteve.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebr problematik\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb gjetur prej komisionit ka qen\u00eb edhe pamund\u00ebsia e v\u00ebrtetimit t\u00eb pages\u00ebs s\u00eb plot\u00eb t\u00eb detyrimeve tatimore mbi t\u00eb ardhurat nga qiraja e pik\u00ebs s\u00eb karburantit, sipas kontratave t\u00eb qiras\u00eb dhe t\u00eb dh\u00ebnave bankare. N\u00eb vendim thuhet se edhe vet\u00eb prokurorja Balli ka pranuar faktin q\u00eb ekzistojn\u00eb paqart\u00ebsi dhe parregullsi lidhur me pages\u00ebn e detyrimit tatimor nga shoq\u00ebrit\u00eb huamarr\u00ebse, por ajo ka pretenduar se nuk mund t\u00eb ngarkohet me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb provuar rregullsin\u00eb e veprimeve apo mosveprimeve t\u00eb shoq\u00ebrive qiramarr\u00ebse.<\/p>\n<p>Komisioni ka gjetur balanc\u00eb negative financiare p\u00ebr vitet 2003, 2011, 2012, 2013 dhe 2014, duke e vendosur subjektin edhe n\u00eb pamund\u00ebsin\u00eb e burimeve t\u00eb ligjshme si dhe pasakt\u00ebsi t\u00eb tjera n\u00eb deklarime.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb hetimit administrativ, treshja gjykuese e KPK-s\u00eb e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Lulzim Hamitaj kryesues, Olsi Komici relator dhe Suela Zhegu an\u00ebtare ka konkluduar se drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit Kor\u00e7\u00eb nuk ka arritur nj\u00eb nivel t\u00eb besuesh\u00ebm n\u00eb vler\u00ebsimin e pasuris\u00eb dhe ka vendosur shkarkimin e saj nga detyra.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vendimi i argumentuar i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit p\u00ebr prokuroren Irma Balli ngre dyshime p\u00ebr nd\u00ebrhyrje n\u00eb dokumentet e ZRVPP n\u00eb Kor\u00e7\u00eb lidhur me nd\u00ebrtimin e tre kateve t\u00eb nj\u00eb objekti q\u00eb sh\u00ebrben edhe si karburant, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb evidentohet edhe munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":62789,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/irma-balli-529x400.jpg","fifu_image_alt":"Problemet e shum\u00ebfishta me nj\u00eb karburant soll\u00ebn shkarkimin e kreut t\u00eb Apelit t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62762"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62762"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62762\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62789"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62762"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62762"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62762"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}