{"id":62763,"date":"2019-05-23T13:33:16","date_gmt":"2019-05-23T11:33:16","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=62763"},"modified":"2019-05-23T13:33:16","modified_gmt":"2019-05-23T11:33:16","slug":"shkelja-e-etikes-dhe-deklarimet-e-rreme-te-vellait-emigrant-penalizuan-edison-ademin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/shkelja-e-etikes-dhe-deklarimet-e-rreme-te-vellait-emigrant-penalizuan-edison-ademin\/2019\/05\/23\/","title":{"rendered":"Shkelja e etik\u00ebs dhe deklarimet e rreme t\u00eb v\u00ebllait emigrant penalizuan Edison Ademin"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i shkarkuar i Prokuroris\u00eb s\u00eb Sarand\u00ebs, Edison Ademi u gjet nga KPK me probleme t\u00eb etik\u00ebs n\u00eb kriterin e aft\u00ebsive profesionale, nd\u00ebrsa u penalizua edhe p\u00ebr mosdeklarimin dhe deklarim t\u00eb rrem\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb nga ana e v\u00ebllait t\u00eb tij, i konsideruar si person i lidhur.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_61384\" aria-describedby=\"caption-attachment-61384\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/JJGJ7782_Moment.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-61384 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/JJGJ7782_Moment-600x338.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"338\" data-id=\"61384\"  style=\"display:none\"><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-61384\" class=\"wp-caption-text\">Shkarkimi nga KPK i Prokurorit t\u00eb Sarand\u00ebs Edison Ademi. Foto : BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Ish-kreu i Prokuroris\u00eb s\u00eb Sarand\u00ebs reagoi emocionalisht n\u00eb momentin q\u00eb iu njoftua shkarkimi nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Edison Ademi doli nga salla duke k\u00ebrc\u00ebnuar an\u00ebtar\u00ebt e treshes q\u00eb hetoi \u00e7\u00ebshtjen ndaj tij, duke pretenduar se \u201cdo t\u2019i fuste n\u00eb burg\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e zbardhur, KPK shprehet se p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtij momenti t\u00eb cilin e cil\u00ebson shkelje t\u00eb etik\u00ebs profesionale, Ademi kishte qen\u00eb korrekt dhe kishte bashk\u00ebpunuar plot\u00ebsisht me Komisionin. Megjithat\u00eb sipas vendimit, rasti n\u00eb fjal\u00eb nuk ishte i vetmi moment q\u00eb Ademi rezultoi n\u00eb shkelje t\u00eb etik\u00ebs profesionale, q\u00eb sh\u00ebrbeu si nj\u00eb nga arsyet p\u00ebr shkarkimin e tij.<\/p>\n<p>Komisioni thot\u00eb n\u00eb vendim se q\u00ebndrimet e Ademit n\u00eb lidhje me njohjen e dy personave p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt i kishte kaluar barra e prov\u00ebs n\u00eb kriterin e profesionalizmit, ishin kontradiktore dhe n\u00eb shkelje t\u00eb etik\u00ebs profesionale.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb momentin e p\u00ebrgjigjes s\u00eb pyetjes gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit (n\u00eb pyet\u00ebsorin e dat\u00ebs 06.03.2019), subjekti e njihte shtetasin F. D, por ka deklaruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb prer\u00eb q\u00eb nuk e njihte, pra, nj\u00eb fakt q\u00eb vjen n\u00eb kund\u00ebrshtim me realitetin,\u201d thuhet n\u00eb vendimin e KPK.<\/p>\n<p>Shkelje t\u00eb etik\u00ebs profesionale KPK gjeti edhe n\u00eb mosprishjen e nj\u00eb kontrate qiraje p\u00ebr nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke me ish-Komun\u00ebn Qend\u00ebr Vlor\u00eb.<\/p>\n<p>Problem p\u00ebr Ademin rezultoi edhe deklarimi i pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. Sipas Komisionit ai \u201cka kryer deklarime t\u00eb pasakta e t\u00eb pamjaftueshme n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cVetting\u201d; ka deklarim t\u00eb rrem\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cVetting\u201d p\u00ebr shkak t\u00eb mosdeklarimit t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb v\u00ebllait z. A.A n\u00eb emigracion,\u201d thuhet n\u00eb konkluzionet e arritura nga KPK. Po ashtu ai nuk justifikoi me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme shum\u00ebn prej 2.473.568 lek\u00ebsh\u201d<\/p>\n<p>Ademi i kund\u00ebrshtoi gjetjet e Komisionit. Ai pretendon, si\u00e7 citohet n\u00eb vendim, se edhe pse e njihte m\u00eb her\u00ebt nj\u00eb nga personat q\u00eb kshte ndjekur penalisht, kjo nuk kishte ndikuar n\u00eb pun\u00ebn e tij. \u201cJemi shtet i vog\u00ebl dhe qyteti gjithashtu, ndaj nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7udi dhe \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr normale q\u00eb t\u00eb shqyrtosh raste t\u00eb personave q\u00eb njeh. \u2026 njohja, por shpesh dhe m\u00eb tep\u00ebr, \u00ebsht\u00eb tregues se zbaton ligjin pa dallim,\u201d shprehet Ademi.<\/p>\n<p>Ai po ashtu kund\u00ebrshtoi versionin e KPK-s\u00eb sa i p\u00ebrket tok\u00ebs s\u00eb marr\u00eb me qira nga komuna dhe gjithashtu pretendoi se nuk kishte probleme t\u00eb pasuris\u00eb, nd\u00ebrsa e quajti alogjik pretendimin e KPK se v\u00ebllai i tij kishte kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn vetting, gj\u00eb q\u00eb sipas Komisionit e ngarkonte edhe at\u00eb m\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi. Ai po ashtu, nd\u00ebrsa nuk solli sipas Komisionit dokumente p\u00ebr t\u00eb provuar se t\u00eb ardhurat e t\u00eb v\u00ebllait ishin t\u00eb ligjshme, pretendoi se \u201cinformacionet e rezervuara n\u00eb vendet e Evrop\u00ebs nuk disponohen leht\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ademi u hetua nga treshja e kryesuar nga Genta Tafa (Bungo), Firdes Shuli relatore dhe Lulzim Hamitaj an\u00ebtar, e cila vendosi shkarkimin e tij bazuar n\u00eb dy prej kritereve at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb dhe at\u00eb t\u00eb aft\u00ebsive profesionale.<\/p>\n<p><strong>Problemet me pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mori nga Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesit (ILDKPKI) nj\u00eb raport negativ p\u00ebr ish-prokurorin Edison Ademi. ILDKPKI pretendoi se kishte \u201ckonstatuar mosdeklarimin e t\u00eb ardhurave t\u00eb t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, z. A. A, n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cVetting\u201d, deklaruar nd\u00ebr vite n\u00eb shum\u00ebn totale, rreth 31.000 GBP dhe 550.000 lek\u00eb, duke e konsideruar deklarimin e subjektit, deklarim t\u00eb rrem\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Po ashtu, Inspektoriati pretendoi se Ademi kishte fshehur nj\u00eb makin\u00eb, ishte n\u00eb konflikt interesi dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh t\u00eb ngjashme. Komisioni nd\u00ebrsa rr\u00ebzoi disa nga pretendimet e ILDKPKI, gjeti t\u00eb bazuar pretendimin e Inspektoriatit se Ademi kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb n\u00eb \u201cdeklarat\u00ebn vetting\u201d.<\/p>\n<p>Komisioni arsyetoi nd\u00ebr t\u00eb tjera se edhe pse nuk ishte vet\u00eb, prokurori i shkarkuar, ai q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb deklarimin e rrem\u00eb, por ai mbahej nj\u00ebsoj p\u00ebrgjegj\u00ebs. \u201cEdhe pse deklarimi i rrem\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb kryer nga ana e shtetasit A. A, Komisioni vler\u00ebson, se edhe subjekti i rivler\u00ebsimit ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi ligjore p\u00ebr shkak t\u00eb mosplot\u00ebsimit me v\u00ebrtet\u00ebsi t\u00eb deklarat\u00ebs \u201cVetting\u201d, n\u00eb p\u00ebrputhje me detyrimet e parashikuara n\u00eb ligjin nr. 84\/2016\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e zbardhur.<\/p>\n<p>Ademi sipas KPK-s\u00eb pretendoi se i v\u00ebllai kishte deklaruar vet\u00ebm p\u00ebr pasurit\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri dhe jo p\u00ebr ato n\u00eb Britani. \u201cT\u00eb ardhurat e paraqitura nga v\u00ebllai im jan\u00eb deklaruar prej emigracionit dhe jo nga aktiviteti i shtetasit shqiptar jasht\u00eb shtetit, im v\u00eblla \u00ebsht\u00eb shqiptar vet\u00ebm brenda kufirit, tej atij \u00ebsht\u00eb shtetas anglez\u201d, citohet Ademi nga KPK.<\/p>\n<p>Ai po ashtu u shpreh se nuk ishte e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb i v\u00ebllai kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrem\u00eb apo fshehje pasurie \u201csepse nuk p\u00ebrmendet asgj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e rreme apo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e fshehur, nd\u00ebrsa interpretimi ligjor \u00ebsht\u00eb alogjik\u201d.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb Komisioni q\u00eb duket se \u00ebsht\u00eb fokusuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb arriti n\u00eb t\u00eb tjera p\u00ebrfundime. Sipas KPK-s\u00eb ligji parashikon \u201cdetyrimin e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, p\u00ebr deklarimin e pasurive, burimit t\u00eb krijimit t\u00eb tyre dhe t\u00eb t\u00eb drejtave reale mbi to, p\u00ebr vete, bashk\u00ebshortin\/en, bashk\u00ebjetuesin\/en, f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb mosh\u00eb madhore dhe p\u00ebr \u00e7do person t\u00eb p\u00ebrmendur n\u00eb certifikat\u00ebn familjare, pa p\u00ebrjashtuar ata q\u00eb jan\u00eb banues n\u00eb shtete t\u00eb huaja. Nd\u00ebrsa, autorizimi, q\u00eb sipas k\u00ebsaj shtojce duhet t\u00eb plot\u00ebsojn\u00eb k\u00ebta persona, p\u00ebrfshin pasurit\u00eb dhe interesat privat\u00eb t\u00eb tyre brenda dhe jasht\u00eb vendit\u201d.<\/p>\n<p>Komisioni gjeti se Ademi nuk kishte deklaruar n\u00eb vitin 2004 nj\u00eb shum\u00eb prej 8 mij\u00eb paund\u00ebsh q\u00eb i v\u00ebllai ia kishte trasferuar n\u00eb llogari bankare dhe e konsideroi k\u00ebt\u00eb si fshehje.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb po n\u00eb lidhje me pasurit\u00eb Komisioni k\u00ebrkoi nga Ademi q\u00eb t\u00eb provonte burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb t\u00eb v\u00ebllait, i cili sipas deklaratave periodike i kishte dhuruar ish-prokurorit rreth 31 mij\u00eb paund.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb Ademi mundi t\u00eb provonte me dokumente t\u00eb ligjshme dhe me vul\u00eb apostile t\u00eb ardhurat e t\u00eb v\u00ebllait vet\u00ebm p\u00ebr vitin 2016, por nga ana tjet\u00ebr d\u00ebrgesat me vler\u00eb rreth 25 mij\u00eb paund p\u00ebr periudh\u00ebn 2004-2014 nuk u mor\u00ebn n\u00eb konsiderat\u00eb si t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme, duke ndikuar negativisht n\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb tij.<\/p>\n<p>KPK tha se Ademi nuk provoi me dokumente se pasuria e t\u00eb v\u00ebllait dhe parat\u00eb q\u00eb ai kishte d\u00ebrguar ishin nga burim i ligjsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb cilin ishin paguar tatimet. Nd\u00ebrsa n\u00eb vendim thuhet se ky i fundit pretendoi q\u00eb kishte pasur t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb siguronte dokumente nga Britania e Madhe, p\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb s\u00ebr\u00eb veprimesh bankare q\u00eb KPK thot\u00eb se ishin n\u00eb shuma t\u00eb pap\u00ebrfilshme dhe q\u00eb nuk provonin t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn e barr\u00ebs s\u00eb prov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Shkeljet e etik\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa nuk ka gjetur probleme n\u00eb dosjet e shqyrtuara nga Ademi, KPK gjeti se ai ishte n\u00eb tre raste n\u00eb shkelje t\u00eb etik\u00ebs profesionale. Komisioni vler\u00ebsoi se t\u00eb tre k\u00ebto shkelje p\u00ebrb\u00ebnin \u201cc\u00ebnim t\u00eb besimit t\u00eb publikut te drejt\u00ebsia\u201d.<\/p>\n<p>Komisioni thot\u00eb se fillimisht Ademi nuk qe i sinqert\u00eb me trup\u00ebn gjykuese kur u pyet p\u00ebr njohjen me nj\u00eb person me inicialet F.D t\u00eb cilin e kishte proceduar penalisht p\u00ebr \u201carm\u00ebmbajtje pa leje\u201d. Ademi si\u00e7 del nga vendimi nuk ka pranuar se njihet nj\u00eb person me k\u00ebt\u00eb em\u00ebr n\u00eb nj\u00eb prej pyet\u00ebsor\u00ebve t\u00eb KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, kur i ka kaluar barra e prov\u00ebs ai ka pretenduar se personin n\u00eb fjal\u00eb e njihte me emra t\u00eb tjer\u00eb dhe se kishin qen\u00eb banor\u00eb t\u00eb nj\u00eb lagjeje n\u00eb Vlor\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb ai refuzoi q\u00eb kjo njohje t\u00eb kishte ndikuar n\u00eb ndjekjen penale.<\/p>\n<p>Komisioni i gjeti kontradiktore k\u00ebto shpjegime. KPK tha se procedimi penal q\u00eb prokurori kishte hetuar dhe d\u00ebrguar n\u00eb gjyq ishte rregjistruar me emrin F.D dhe arsyetoi se p\u00ebrgjigja fillestare e prokurorit se nuk e njihte personin me k\u00ebto emra kishte qen\u00eb e pav\u00ebrtet\u00eb. Po ashtu, KPK thot\u00eb se kishte t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr nj\u00eb bised\u00eb mes prokurorit dhe F.D disa muaj para se ky i fundit t\u00eb akuzohej p\u00ebr arm\u00ebmbajtje pa leje.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm KPK vler\u00ebsoi njohjen me nj\u00eb person me t\u00eb cilin prokurori kishte udh\u00ebtuar p\u00ebr n\u00eb Kosov\u00eb. Sipas Komisionit, Ademi u p\u00ebrpoq t\u00eb shmangte pohimin p\u00ebr njohjen me k\u00ebt\u00eb person. \u201cEdhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, Komisioni vler\u00ebson se q\u00ebndrimet kontradiktore\u00a0 t\u00eb subjektit, n\u00eb lidhje me njohjen me shtetasin E. M, nuk jan\u00eb n\u00eb etik\u00ebn e nj\u00eb prokurori\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e zbardhur.<\/p>\n<p>Ademi pretendoi se ai nuk mund t\u00eb ngarkohej me shkelje t\u00eb etik\u00ebs p\u00ebr asnj\u00eb nga rastet. Ai pretendoi se kishte hetuar drejt \u00e7\u00ebshtjen me personin q\u00eb njihte dhe tha se nuk kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen pasi nuk e shihte veten n\u00eb konflikt interesi. KPK nga ana tjet\u00ebr arsyetoi se vendimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhej ta kishte marr\u00eb eprori i tij dhe jo vet\u00eb Ademi.<\/p>\n<p>Po ashtu p\u00ebr rastin e dyt\u00eb ish-prokurori pretendoiu se \u201cnuk ka pasur asnj\u00eb lloj marr\u00ebdh\u00ebnie interesi, pune, biznesi, ortak\u00ebri etj., me k\u00ebt\u00eb person dhe as nuk e kujtoj kur ka qen\u00eb kontakti i fundit, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr un\u00eb e kam koh\u00ebn e kufizuar q\u00eb t\u00eb l\u00ebviz e takoj njer\u00ebz dhe k\u00ebto lloj kontaktesh i mbeten vet\u00ebm rast\u00ebsis\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Kjo megjithat\u00eb nuk e shp\u00ebtoi at\u00eb nga fakti q\u00eb ishte shmangur pohimit t\u00eb njohjes me t\u00eb n\u00eb nj\u00eb prej pyet\u00ebsor\u00ebve t\u00eb Komisionit.<\/p>\n<p>KPK po ashtu e cil\u00ebsoi shkelje t\u00eb etik\u00ebs faktin q\u00eb Ademi nuk kishte prishur pas ndryshimit t\u00eb ligjit nj\u00eb kontrat\u00eb me ish-Komun\u00ebn Qend\u00ebr Vlor\u00eb p\u00ebr qiramarrjen e nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke prej 5 mij\u00eb metrash katrro\u00eb n\u00eb Nart\u00eb.<\/p>\n<p>Mbrojtja e Ademit se kontrata ishte n\u00ebnshkruar n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur ligji e lejonte dhe se toka realisht nuk kishte prodhuar ndonj\u00eb p\u00ebrfitim p\u00ebr t\u00eb, nuk u cil\u00ebsua bind\u00ebse nga KPK. Komisioni nd\u00ebrsa pranoi se ai nuk ishte n\u00eb konflikt interesi, pasi ligji nuk kishte fuqi prapavepruese, arsyetoi se me ndryshimin e ligjit i cili nuk lejonte m\u00eb q\u00eb prokurori t\u00eb b\u00ebnte kontrata me institucione publike duhej ta kishte prishur at\u00eb.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i shkarkuar i Prokuroris\u00eb s\u00eb Sarand\u00ebs, Edison Ademi u gjet nga KPK me probleme t\u00eb etik\u00ebs n\u00eb kriterin e aft\u00ebsive profesionale, nd\u00ebrsa u penalizua edhe p\u00ebr mosdeklarimin dhe deklarim t\u00eb rrem\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb nga ana e v\u00ebllait t\u00eb tij, i konsideruar si person i lidhur.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":62791,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/JJGJ7782_Moment-600x338.jpg","fifu_image_alt":"Shkelja e etik\u00ebs dhe deklarimet e rreme t\u00eb v\u00ebllait emigrant penalizuan Edison Ademin","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62763"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62763"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62763\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62791"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62763"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62763"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62763"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}