{"id":62822,"date":"2019-04-05T17:55:49","date_gmt":"2019-04-05T17:55:49","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=62822"},"modified":"2019-06-10T18:12:20","modified_gmt":"2019-06-10T18:12:20","slug":"drejtuesi-i-prokurorise-se-sarandes-perballet-me-pikepyetje-mbi-pasurine-dhe-etiken","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/drejtuesi-i-prokurorise-se-sarandes-perballet-me-pikepyetje-mbi-pasurine-dhe-etiken\/2019\/04\/05\/","title":{"rendered":"Drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Sarand\u00ebs p\u00ebrballet me pik\u00ebpyetje mbi pasurin\u00eb dhe etik\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi munges\u00eb burimesh financiare dhe dy raste t\u00eb mundshme t\u00eb shkeljes s\u00eb etik\u00ebs, por kreu i Prokuroris\u00eb s\u00eb Sarand\u00ebs i kund\u00ebrshtoi gjetjet dhe e cil\u00ebsoi procesin t\u00eb c\u00ebnuar p\u00ebr shkak t\u00eb hetimit vet\u00ebm p\u00ebr dy kritere.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_61329\" aria-describedby=\"caption-attachment-61329\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Edison-Ademi-1.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-61329\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Edison-Ademi-1-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"61329\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-61329\" class=\"wp-caption-text\">Drejtuesi i Prokurorise se Sarandes, Edison Ademi para Komisionit te Pavarur te Kualifikimit. Foto: Edmond Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Sarand\u00ebs, Edison Ademi u p\u00ebrball t\u00eb premten me Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, ku gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u evidentuan probleme t\u00eb pasuris\u00eb dhe t\u00eb etik\u00ebs profesionale. Prokurori Edison Ademi e kund\u00ebrshtoi procedur\u00ebn e hetimit administrativ t\u00eb kryer vet\u00ebm p\u00ebr dy kriteret, duke pretenduar se n\u00eb k\u00ebto kushte ishte paracaktuar shkarkimi i tij nga detyra.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese e KPK-s\u00eb p\u00ebrb\u00ebhej nga Genta Tafa Bungo n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e kryesueses, Firdes Shuli relatore dhe Lulzim Hamitaj an\u00ebtar. Nd\u00ebrsa n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm John Leonardo.<\/p>\n<p><strong>Problemet me pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Hetimi administrativ p\u00ebr Edison Ademin ka nisur p\u00ebr t\u00eb tre kriteret, por trupa gjykuese ka vendosur ta mbyll\u00eb at\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr pasurin\u00eb dhe aft\u00ebsit\u00eb profesionale. Sipas relatores Firdes Shuli, raporti i Inspektoriatit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasuris\u00eb, ILDKPKI e klasifikonte prokurorin Ademi me deklarim t\u00eb pasakt\u00eb, fshehje pasurie dhe se gjendej n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Problemi i pari lidhej me nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 130 m2 n\u00eb Vlor\u00eb, t\u00eb prenotuar n\u00eb vitin 2003 dhe t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2012 n\u00eb vler\u00ebn 45 mij\u00eb dollar\u00ebve, me burim shum\u00ebn e p\u00ebrfituar nga shitja e apartamentit t\u00eb prind\u00ebrve n\u00eb vler\u00ebn e 2.5 milion\u00eb lek\u00ebve si dhe nj\u00eb kredi n\u00eb vler\u00ebn e 30 mij\u00eb eurove.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb konstatuar pasakt\u00ebsi n\u00eb deklarimet e viteve 2003, 2004 dhe 2012 si dhe u evidentuan paqart\u00ebsi edhe p\u00ebr nj\u00eb apartament ku subjekti ka jetuar n\u00eb vitin 2003,\u201d tha relatorja Shuli.<\/p>\n<p>Komisioni ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se Ademi ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb lagjen \u201c1 Maji\u201d n\u00eb Vlor\u00eb n\u00eb vitin 2002, por ka mosp\u00ebrputhje mes shumave t\u00eb deklaruara p\u00ebr mobilimin e saj.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb kryerjes s\u00eb analiz\u00ebs financiare, komisioni ka konstatuar pa probleme k\u00ebmbimin e nj\u00eb mjeti tip BENZ t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2004 me nj\u00eb makin\u00eb tjet\u00ebr. Por sipas KPK-s\u00eb, prokurori Ademi nuk ka pasur mund\u00ebsi t\u00eb blej\u00eb makin\u00eb n\u00eb shum\u00ebn e 800 mij\u00eb lek\u00ebve n\u00eb vitin 2012. P\u00ebr nj\u00eb makin\u00eb tjet\u00ebr tip \u201cOpel\u201d t\u00eb deklaruar nga prokurori Ademi\u00a0 se \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb shum\u00ebn e 250 mij\u00eb lek\u00ebve ka rezultuar se kostot kishin qen\u00eb 1 500 euro p\u00ebr blerjen dhe 150 mij\u00eb lek\u00eb p\u00ebr dogan\u00ebn dhe pajisjen me dokumentet e tjera. Sipas komisionit, edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb makin\u00eb prokurori Ademi nuk ka pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr ta bler\u00eb.<\/p>\n<p>Relatorja Shuli theksoi se p\u00ebr deklarimet periodike t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb p\u00ebrfituara nga v\u00ebllai n\u00eb emigracion n\u00eb shum\u00ebn 34 mij\u00eb paund p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016, subjekti i rivler\u00ebsimit nuk paraqiti prova p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar ligjshm\u00ebrin\u00eb e tyre p\u00ebr vitet 2003-2015.<\/p>\n<p>Analiza financiare e ka nxjerr\u00eb drejtuesin e prokuroris\u00eb s\u00eb Sarand\u00ebs me munges\u00eb burimesh prej 3 milion\u00eb lek\u00ebsh. Ademi e ka kund\u00ebrshtuar analiz\u00ebn financiare dhe sipas relatores, ka paraqitur dokumentacion me vul\u00eb apostike p\u00ebr t\u00eb ardhurat e v\u00ebllait n\u00eb vitin 2016.<\/p>\n<p>Komisioni gjeti probleme edhe n\u00eb marrjen me qira p\u00ebr 99 vite t\u00eb nj\u00eb ngastre toke-shtet me sip\u00ebrfaqe 5000 m2 n\u00eb Nart\u00eb nga prokurori Ademi. Relatorja Shuli sqaroi se pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb akt-qiramarrje, ILDKPKI ka konstatuar konfliktin e interesit. KPK ka verifikuar procedurat prej nga \u00ebsht\u00eb konstatuar se k\u00ebrkesa \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb maj 2012 dhe nj\u00eb muaj m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb lidhur kontrata e qiramarrjes. Nd\u00ebrkoh\u00eb, sipas komisionit, n\u00eb vitin 2014 \u00ebsht\u00eb miratuar nj\u00eb ligj q\u00eb, ve\u00e7 t\u00eb tjer\u00ebve, ndalon edhe prokuror\u00ebt e gjyqtar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb lidhur kontrata t\u00eb tilla. Relatorja Shuli pohoi se subjekti vazhdon ta ket\u00eb ende t\u00eb lidhur k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Profesionalizimi, probleme n\u00eb etik\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrvecc problemeve me pasurin\u00eb, relatorja Shuli renditi dy raste t\u00eb shkeljes s\u00eb etik\u00ebs nga ana e subjektit. Sipas saj, Edison Ademi ka komunikuar n\u00eb telefon me nj\u00eb person, t\u00eb cilin e kishte hetuar p\u00ebr arm\u00ebmbajtje pa leje dhe ka l\u00ebn\u00eb takim me t\u00eb, nd\u00ebrsa rasti i dyt\u00eb lidhej me kalimin me makin\u00ebn e nj\u00eb personi me precedent\u00eb penal\u00eb n\u00eb pik\u00ebn kufitare t\u00eb Morin\u00ebs n\u00eb vitin 2014.<\/p>\n<p>Sipas relatores, n\u00eb rastin e par\u00eb dukej se prokurori kishte marr\u00eb n\u00eb duar cc\u00ebshtjen e nj\u00eb personi q\u00eb e njihte dhe p\u00ebr t\u00eb cilin duhej t\u00eb hiqte dor\u00eb. P\u00ebr rastin e dyt\u00eb, prokurori Ademi i ka th\u00ebn\u00eb trup\u00ebs gjykuese se ky person mund t\u00eb jet\u00eb nga Fieri, por se nuk ka ndonj\u00eb lidhje me t\u00eb. \u201cDuket se subjekti nuk e ka th\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn\u201d, tha relatorja Shuli edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast.<\/p>\n<p><strong>Kund\u00ebrshtit\u00eb ndaj KPK-s\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>Drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Sarand\u00ebs i kund\u00ebrshtoi gjetjen e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb k\u00ebrkesash, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pretendoi se nj\u00eb person i hetuar prej tij p\u00ebr trafik narkotik\u00ebsh dhe q\u00eb \u201ckishte t\u00eb af\u00ebrm n\u00eb KPK\u201d ishte betuar q\u00eb do ta shkat\u00ebrronte pasi nuk kishte marr\u00eb dot pafaj\u00ebsi.<\/p>\n<p>Ademi tha gjithashtu se nuk ishte i qart\u00eb n\u00ebse ishte respektuar hedhja e shortit apo n\u00ebse v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar kishte qen\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb procesin e rivler\u00ebsimit t\u00eb tij, pasi nuk kishte asnj\u00eb dokument q\u00eb t\u2019i v\u00ebrtetonte k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb k\u00ebrkoi shpalljen t\u00eb pavlefsh\u00ebm t\u00eb raportit t\u00eb ILDKPKI, marrjen n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr dosjen e plot\u00eb, rihapjen e hetimeve p\u00ebr pasurin\u00eb, thirrjen e ekspert\u00ebve t\u00eb ILDKPKI dhe rihapjen e hetimit p\u00ebr figur\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cMosp\u00ebrfshirja e kriterit t\u00eb tret\u00eb c\u00ebnon procesin, pasi m\u00eb \u00ebsht\u00eb hequr e drejta t\u00eb k\u00ebrkoj konfirmimin. K\u00ebrkoj bashkimin e tri kritereve,\u201d theksoi nd\u00ebr t\u00eb tjera prokurori Ademi. Ai shtoi se nuk kishte asnj\u00eb akt q\u00eb ONM t\u00eb ket\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb proces, edhe pse sipas tij jan\u00eb garanci e procesit. M\u00eb tej prokurori Ademi e cil\u00ebsoi raportin e ILDKPKI si t\u00eb paligjsh\u00ebm dhe se publikimet e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb tij e t\u00eb familjar\u00ebve prej k\u00ebtij institucioni p\u00ebrb\u00ebnin rrezik.<\/p>\n<p>Ai tha se nuk kishte fshehur asnj\u00eb pasuri dhe sqaroi gjetjen p\u00ebr mospages\u00ebn e makin\u00ebs me t\u00eb cil\u00ebn kishte kryer kontrat\u00eb-shitblerje me t\u00eb v\u00ebllan\u00eb. Ademi tha se v\u00ebllai ia kishte falur makin\u00ebn tip Benz, t\u00eb cil\u00ebn m\u00eb pas e kishte nd\u00ebrruar me nj\u00eb autovetur\u00eb m\u00eb ekonomike.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebrkesat e paraqitura nga prokurori Edison Ademi, trupa gjykuese u t\u00ebrhoq p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim. Pas rikthimit t\u00eb trup\u00ebs, kryesuesja Bungo pohoi se kishin vendosur t\u00eb refuzojn\u00eb k\u00ebrkesat nr.10 dhe nr.11 p\u00ebr thirrjen ekspert\u00ebve t\u00eb ILDKPKI, pasi ata e kan\u00eb shprehur q\u00ebndrimin e tyre. Nd\u00ebrkoh\u00eb, KPK ka vendosur t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb edhe k\u00ebrkesat nga 1 deri n\u00eb 9 dhe t\u00eb 12-\u00ebn, duke konsideruar se nuk plot\u00ebsonin kushtet ligjore. Bungo sqaroi se ky vendim mund t\u00eb ankohej s\u00eb bashku me vendimin p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>Prokurori Ademi tha se nuk kishte asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb fshehur dhe se ndjehej i befasuar me gjetjen e deklarimit t\u00eb rrem\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhurat e v\u00ebllait nga emigracioni, duke pohuar se i kishte deklaruar gjithmon\u00eb. Ademi u ndal edhe n\u00eb konstatimin p\u00ebr konflikt interesi lidhur me marrjen me qira n\u00eb 5000 m2 tok\u00eb bujq\u00ebsore n\u00eb Nart\u00eb. Ai pohoi se toka ishte marr\u00eb me qira n\u00eb vitin 2012 dhe se ligji i ri i vitit 2014 nuk kishte fuqi prapavepruese. Gjithashtu, drejtuesi i prokuroris\u00eb s\u00eb Sarand\u00ebs shpjegoi se nuk kishte pasur asnj\u00eb lloj interesi apo p\u00ebrfitimi nga marrja e k\u00ebsaj sip\u00ebrfaqe toke me qira, por se gjith\u00e7ka e kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb atin q\u00eb kishte nostalgji p\u00ebr tok\u00ebn q\u00eb i kishin marr\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me gjetjet e Komisionit p\u00ebr etik\u00ebn, ai sqaroi se telefonata q\u00eb pretendohej nga KPK ishte kryer disa muaj para se t\u00eb hetonte personin n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb kam k\u00ebrkuar d\u00ebnimin e k\u00ebtij personi dhe nuk e kam favorizuar,\u201d tha ai.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr personin me t\u00eb cilin kishte udh\u00ebtuar drejt Kosov\u00ebs, prokurori Ademi shpjegoi se mund t\u00eb kishin lidhje familjare t\u00eb larg\u00ebta dhe se mund t\u00eb kishin udh\u00ebtuar bashk\u00eb me sugjerim t\u00eb babait t\u00eb tij, por se nuk kishte kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me k\u00ebt\u00eb person dhe se nuk mbante p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebnte ai. \u00a0Edhe relatorja e \u00e7\u00ebshtjes Firdes Shuli pohoi se nuk ishin konstatuar lidhje t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me k\u00ebta dy persona.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, prokurori Edison Ademi e cil\u00ebsoi procesin si t\u00eb lodhsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebt. Ai tha se n\u00eb rreth 21 vite pun\u00eb nuk ka pasur kontestime apo pretendime nga publiku dhe k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni vendosi t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb dat\u00eb 9 prill ora 09:15.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi munges\u00eb burimesh financiare dhe dy raste t\u00eb mundshme t\u00eb shkeljes s\u00eb etik\u00ebs, por kreu i Prokuroris\u00eb s\u00eb Sarand\u00ebs i kund\u00ebrshtoi gjetjet dhe e cil\u00ebsoi procesin t\u00eb c\u00ebnuar p\u00ebr shkak t\u00eb hetimit vet\u00ebm p\u00ebr dy kritere.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":69831,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Edison-Ademi-1-533x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62822"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62822"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62822\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62844,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62822\/revisions\/62844"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69831"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62822"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62822"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62822"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}