{"id":62823,"date":"2019-04-07T14:51:43","date_gmt":"2019-04-07T14:51:43","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=62823"},"modified":"2019-06-10T18:12:20","modified_gmt":"2019-06-10T18:12:20","slug":"gjyqtari-hysni-demiraj-u-gjet-nga-kpk-ne-konflikt-te-hapur-interesi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-hysni-demiraj-u-gjet-nga-kpk-ne-konflikt-te-hapur-interesi\/2019\/04\/07\/","title":{"rendered":"Gjyqtari Hysni Demiraj u gjet nga KPK n\u00eb \u201ckonflikt t\u00eb hapur interesi\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Ish-kreu i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit n\u00eb Tiran\u00eb Hysni Demiraj u gjet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit n\u00eb dy raste t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit, p\u00ebrfshi nj\u00eb vendim n\u00eb favor t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb kompanis\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebs bleu sht\u00ebpin\u00eb. Sipas vendimit t\u00eb zbardhur p\u00ebr shkarkimin e tij 2 komisioner\u00eb dhan\u00eb dor\u00ebheqjen nga \u00e7\u00ebshtja. Demiraj kund\u00ebrshtoi gjetjet e KPK.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_56369\" aria-describedby=\"caption-attachment-56369\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-56369\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Demiraj-pas-vendimit-600x393.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"393\" data-id=\"56369\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-56369\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Hysni Demiraj pas shpalljes s\u00eb vendimit t\u00eb KPK-s\u00eb. Foto:BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Konflikti i interesit rezulton t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb tema kryesore e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb vettingut ndaj kreut t\u00eb shkarkuar t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit n\u00eb Tiran\u00eb Hysni Demiraj. Vendimi i zbardhur i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit tregon se vet\u00eb hetimi i gjykat\u00ebsit tashm\u00eb t\u00eb shkarkuar pati nj\u00eb s\u00ebr\u00eb peripecish, nd\u00ebrsa dy komisioner\u00eb dhan\u00eb dor\u00ebheqjen p\u00ebr shkak t\u00eb \u201ckonfliktit t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb interesit\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e zbardhur rezulton se Demiraj u penalizuar p\u00ebr mos heqjen dor\u00eb nga shqyrtimi i nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjes me pal\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb kompanis\u00eb ku ai kishte bler\u00eb sht\u00ebpi dhe i nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ndaj nj\u00ebrit prej gardist\u00ebve t\u00eb akuzuar p\u00ebr vrasjet e 21 janarit me t\u00eb cilin rezultoi sipas nj\u00eb denoncimi t\u00eb kishte pasur njohje. \u00a0Po ashtu e dyshuar p\u00ebr konflikt interesi ishte dhe shqyrtimi i nj\u00eb padie t\u00eb ardhur nga Kruja.<\/p>\n<p>N\u00eb fund KPK arsyeton se \u201cSubjekti ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm p\u00ebr kriterin e kontrollit t\u00eb pasuris\u00eb, rezulton i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm nga vler\u00ebsimi i aft\u00ebsive profesionale si edhe nga vler\u00ebsimi t\u00ebr\u00ebsor\u201d. N\u00eb vendimin e zbardhur citohet se ai kishte c\u00ebnuar paan\u00ebsin\u00eb dhe besimin e publikut te drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb po ashtu edhe trupa gjykuese q\u00eb hetoi Demiraj pati probleme. Nga vendimi i zbardhur rezulton se megjith\u00ebse pas shortimit asnj\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebt nuk vuri n\u00eb dukje konflikt t\u00eb mundsh\u00ebm interesi, dy prej tyre dhan\u00eb dor\u00ebheqjen.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja ndaj Demirajt u p\u00ebrfundua nga nj\u00eb trup\u00eb gjykuese me kryesues Roland Ilia, relatore Pamela Qirko dhe an\u00ebtare Etleda \u00c7iftja, nd\u00ebrsa nga ajo u t\u00ebrhoq\u00ebn relatorja Firdes Shuli dhe z\u00ebvend\u00ebsuesi i saj Olsi Komici.<\/p>\n<p>Hysni Demiraj e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990 si hetues dhe m\u00eb pas si prokuror n\u00eb Tropoj\u00eb. N\u00eb mesin e viteve \u201990 \u00ebsh\u00eb em\u00ebruar gjyqtar n\u00eb Gjirokast\u00ebr, detyr\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e ka kryer deri n\u00eb vitin 2009, kur u transferua n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs. N\u00eb vitin 2016 u zgjodh kryetar i k\u00ebsaj gjykate, drejtimi i t\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar me konflikt me an\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb trup\u00ebs gjykuese, nj\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebve me inicialet A.M. rezultoi nj\u00eb nga denoncuesit e tij kryesor ndaj tij.<\/p>\n<p><strong>Ndryshimet e trup\u00ebs gjykuese<\/strong><\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb zbardhur shorti p\u00ebr t\u00eb filluar procesin e vettingut ndaj Demirajt u hodh n\u00eb janar t\u00eb vitit q\u00eb shkoi. N\u00eb vendim nuk thuhet se cila ishte trupa gjykuese q\u00eb u shortua, por sakt\u00ebsohet se asnj\u00eb prej an\u00ebtar\u00ebve nuk kishte konflikt interesi.<\/p>\n<p>\u201cU caktua me mir\u00ebkuptim kryesuesi, z. Roland Ilia, u deklarua mospasja e konfliktit t\u00eb interesit nga asnj\u00eb an\u00ebtar\u00eb i k\u00ebtij trupi, si dhe u vendos fillimi i hetimit administrativ, me q\u00ebllim kryerjen e procedurave t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr subjektin Hysni Demiraj\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e zbardhur t\u00eb KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Procesi i hetimit duket se ka vijuar normalisht deri n\u00eb shtator 2018 kur nj\u00eb gjyqtar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Tiran\u00eb, i identifikuar nga komisioni me inicialet A.M. b\u00ebn denoncim ndaj kolegut Demiraj. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb q\u00eb protokollohet denoncimi relatorja Firdes Shuli b\u00ebn k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr dor\u00ebheqje p\u00ebr shkak \u201ct\u00eb konfliktit t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb interesit\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e zbardhur nuk jepen shpjegime rreth k\u00ebsaj situate. Aty rezulton se rolin e relatorit pas Shulit e ka marr\u00eb Olsi Komici, i cili po ashtu ka k\u00ebrkuar dor\u00ebheqjen vet\u00ebm nj\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb. Komici u z\u00ebvend\u00ebsua nga Pamela Qirko, e cila p\u00ebrfundoi hetimin si relatore.<\/p>\n<p><strong>Konflikti i interesit<\/strong><\/p>\n<p>Hetimi ndaj Demirajt si\u00e7 del nga vendimi nisi me nj\u00eb raport negativ nga Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Iformacionit t\u00eb Klasifikuar (DSIK). Ajo e cil\u00ebsoi gjyqtarin e shkarkuar t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm. Por n\u00eb vendimin e zbardhur KPK arriti n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb ndrysh\u00ebm duke e cil\u00ebsuar at\u00eb t\u00eb besuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb ky konstatim nuk duket se ndryshoi shum\u00eb n\u00eb fatin e \u00e7\u00ebshtjes. Komisioni nd\u00ebrsa konstatoi se Demiraj nuk kishte kontakte me krimin e organizuar gjeti at\u00eb t\u00eb c\u00ebnuesh\u00ebm sa i p\u00ebrket profesionalizmit dhe pasuris\u00eb duke rr\u00ebzuar raportin pozitiv t\u00eb ILDKPKI.<\/p>\n<p>Pasuria e vetme e paluajtshme n\u00eb em\u00ebr t\u00eb gjyqtarit sipas KPK-s\u00eb rezultoi me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh. Komisioni gjeti se apartamenti 141 metra katror\u00eb dhe dhe garazh 29 metra katror\u00eb ishin p\u00ebrfituar me \u00e7mim preferencial dhe se gjykat\u00ebsi nuk qe n\u00eb gjendje t\u00eb justifikonte me burime t\u00eb ligjshme krijimin e k\u00ebsaj pasurie dhe as t\u00eb provonte aft\u00ebsin\u00eb e tij p\u00ebr t\u00eb paguar dy hua t\u00eb marra p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Nga hetimi Komisioni gjeti se Demiraj kishte bler\u00eb pasurin\u00eb me nj\u00eb \u00e7mim 412 euro p\u00ebr met\u00ebr katror\u00eb, nd\u00ebrsa kontrata t\u00eb tjera n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn godin\u00eb rezultuan t\u00eb gjitha m\u00eb t\u00eb shtrejta. KPK po ashtu gjeti se ndryshe nga sa kishte deklaruar n\u00eb vitin 2010 Demiraj kishte p\u00ebrfituar nj\u00eb sip\u00ebrfaqe m\u00eb t\u00eb madhe garazhi, nd\u00ebrsa \u00e7mimi i paguar kishte qen\u00eb m\u00eb i ul\u00ebt se ai i deklaruar fillimisht.<\/p>\n<p>Komisioni pretendon n\u00eb vendimin e zbardhur se k\u00ebto ulje jan\u00eb p\u00ebrfituar n\u00eb vitin 2013 kur p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit kishin nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit Tiran\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Demiraj ishte gjykat\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga hetimi KPK thot\u00eb se gjeti q\u00eb \u00e7\u00ebshtja u zgjidh n\u00eb favor t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb kompanis\u00eb, ndryshe nga sa ishte vendosur n\u00eb Gjykat\u00ebn e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb. \u201cSubjekti ka finalizuar p\u00ebrfitimin e pasuris\u00eb s\u00eb tij n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2013, nd\u00ebrsa ka gjykuar dhe \u00ebsht\u00eb shprehur me vendim gjyq\u00ebsor n\u00eb shkurt t\u00eb po k\u00ebtij viti, n\u00eb favor t\u00eb nj\u00ebr\u00ebs prej pal\u00ebve nd\u00ebrgjyq\u00ebse, q\u00eb n\u00eb linj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtimore\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e zbardhur.<\/p>\n<p>Demiraj e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb gjetje. Ai pretendoi se nuk kishte gjykuar \u00e7\u00ebshtje me pal\u00eb kompanin\u00eb, por pranoi se kishte gjykuar \u00e7\u00ebshtje me pal\u00eb t\u00eb paditur p\u00ebrfaq\u00ebsuesen e saj. Ai pretendoi po ashtu se \u00e7mimi nuk ishte preferencial se n\u00eb at\u00eb pallat kishte kontrata t\u00eb ngjashme, por KPK thot\u00eb se ai\u00a0 nuk solli kopje t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>KPK arsyetoi se \u201cPaan\u00ebsia e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendimmarrje \u00ebsht\u00eb cenuar\u201d. N\u00eb vendimin e zbardhur pasi ka hetuar gjith\u00eb dosjen Komisioni arrin n\u00eb p\u00ebrfundimin se \u201cn\u00eb \u00e7\u00ebshtjen objekt gjykimi subjekti i rivler\u00ebsimit ka gjykuar duke qen\u00eb n\u00eb konflikt t\u00eb hapur interesi, p\u00ebrforcuar kjo me faktin se ai ka qen\u00eb ende debitor n\u00eb shlyerjen e plot\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb tij, apartament dhe garazh, ndaj nj\u00ebr\u00ebs prej pal\u00ebve t\u00eb paditura, shtetasve D\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn pati edhe protesta ndaj tij, Demiraj i kund\u00ebrshtoi gjetjet e KPK-s\u00eb. \u201cUn\u00eb jam kryetar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Tiran\u00eb dhe pas 35 vitesh pun\u00eb kam nj\u00eb gjysm\u00eb sht\u00ebpie dhe nj\u00eb post parkimi,\u201d tha Demiraj. \u201cUn\u00eb nuk kam shitur drejt\u00ebsi dhe nuk kam futur duart n\u00eb xhepat e shqiptar\u00ebve,\u201d p\u00ebrs\u00ebriti disa her\u00eb ai.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb KPK nuk qe e k\u00ebtij mendimi. Komisioni theksoi se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast pala tjet\u00ebr nuk kishte qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb k\u00ebtij konflikti interesi dhe nuk ka pasur mund\u00ebsi t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb p\u00ebrjashtimin e tij, nd\u00ebrsa theksohet se kishte dyshim t\u00eb arsyesh\u00ebm se pas k\u00ebtij vendimi Demiraj \u201cka p\u00ebrfituar pasurin\u00eb garazh n\u00eb sip\u00ebrfaqe m\u00eb t\u00eb madhe si dhe me \u00e7mim preferencial\u201d.<\/p>\n<p>Lirimi i nj\u00ebrit prej t\u00eb arrestuarve p\u00ebr 21 janarin i denoncuar nga gjykat\u00ebsi A.M po ashtu u pa si nj\u00eb konflikt i mundsh\u00ebm interesi. Denocuesi i shkroi Komisionit se nj\u00eb prej gardist\u00ebve i arrestuar me akuz\u00ebn e vrasjes gjat\u00eb protest\u00ebs s\u00eb opozit\u00ebs m\u00eb 21 janar, kur kat\u00ebr protestues humb\u00ebn jet\u00ebn dhe dhjetra t\u00eb tjer\u00eb u plagos\u00ebn, u la i lir\u00eb nga Demiraj p\u00ebr shkak t\u00eb njohjes q\u00eb kishte me k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00ebri prej t\u00eb pandehurve \u00ebsht\u00eb liruar nga ky gjyqtar dhe Gjykata e Lart\u00eb e riktheu p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb burg. Korrupsioni ishte aq i hapur, sa ky i pandehur kishte qen\u00eb shofer i Prokuroris\u00eb Tropoj\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur z. Hysni Demiraj ka qen\u00eb Oficer i Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore. Gjykimi \u00ebsht\u00eb qart\u00eb i hapur n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin dhe n\u00eb konflikt t\u00eb plot\u00eb t\u00eb interesit\u201d, citohet denoncimi n\u00eb vendimin e KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb k\u00ebtij denoncimi rezultoi vendimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb q\u00eb e gjeti at\u00eb t\u00eb marr\u00eb n\u00eb zbatim t\u00eb gabuar t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale. \u201cGjykata e Apelit duket se i ka m\u00ebshuar themelit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, nd\u00ebrsa \u00e7\u00ebshtja i takonte thjesht dhe vet\u00ebm caktimit t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb sigurimit personal\u201d, thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje civile n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Demiraj ka qen\u00eb pjes\u00eb po ashtu u hetua me dyshimi e konfliktit t\u00eb interesit. Komisioni gjeti se trupa gjykuese ku ishte an\u00ebtar Demiraj kishte vijuar gjykimin e \u00e7\u00ebshtjes edhe pas njoftimit se nj\u00eb prej palev\u00eb kishte vdekur dhe se d\u00ebshmia e trash\u00ebgimis\u00eb nuk ishte hapur. Komisioni arsyeton se \u00e7\u00ebshtja duhej t\u00eb ishte pezulluar deri n\u00eb hapjen e d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb, por Gjykata e Apelit Tiran\u00eb ka vijuar shqyrtimi e saj duke u bazuar n\u00eb certifikatat e gjendjes civile.<\/p>\n<p>I pyetur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje Demiraj duket se c\u00ebnoi m\u00eb shum\u00eb pozicionin e tij, nd\u00ebrsa i paraqiti KPK-s\u00eb deklarat\u00ebn e nj\u00ebr\u00ebs prej pal\u00ebve nd\u00ebrgjyq\u00ebsuese q\u00eb pretendonte se \u00e7\u00ebshtja ishte zgjidhur me pajtim.<\/p>\n<p>\u201cKomisioni, \u00e7mon se deklarata e marr\u00eb (n\u00eb vitin 2018) pik\u00ebrisht pal\u00ebs n\u00eb gjykim (pavar\u00ebsisht p\u00ebrfundimit t\u00eb procesit gjyq\u00ebsor), p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn edhe trajtohet shkelja e kryer, nisur nga funksioni q\u00eb subjekti ushtron, krijon bindjen e nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me pal\u00ebn gjat\u00eb dhe pas gjykimit, fakt i cili r\u00ebndon pozit\u00ebn e nj\u00eb funksioni t\u00eb till\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb arsyetimin e KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Probleme t\u00eb tjera t\u00eb pasuris\u00eb dhe profesionalizmit<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa konflikti i interesit duke se vulosi fatin e Demiraj gjat\u00eb gjykimit t\u00eb KPK, ai u penalizua edhe nga nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh t\u00eb profesionalizmit dhe t\u00eb pasuris\u00eb. Komisioni gjeti se ai kishte qen\u00eb n\u00eb pamund\u00ebsi finaciare p\u00ebr t\u00eb shlyer detyrimet e lindura prej blerjes s\u00eb sht\u00ebpis\u00eb n\u00eb vitin 2007.<\/p>\n<p>Analiza finaciare gjeti at\u00eb me rreth 750 mij\u00eb lek\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb paguar nj\u00eb hua 5 milion lek\u00eb t\u00eb marr\u00eb nga nj\u00eb person i tret\u00eb edhe pse KPK pranoi t\u00eb mos llogariste pages\u00eb interesash. Komisioni q\u00eb hetoi huan\u00eb e marr\u00eb gjeti se dh\u00ebn\u00ebsi i saj edhe pse kishte para n\u00eb bank\u00eb nuk i kishte p\u00ebrdorur ato p\u00ebr k\u00ebt\u00eb hua dhe nuk ishte n\u00eb gjendje t\u00eb d\u00ebshmonte burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb parave q\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb borxh Demirajt. Po ashtu u vu n\u00eb dyshim edhe faktin se huaja q\u00eb ishte marr\u00eb me interesa ishte paguar pa to.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb arsyet e lartp\u00ebrmendura, Komisioni, ka krijuar bindjen se subjekti edhe n\u00eb marrjen e k\u00ebsaj huaje \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie pasurore preferenciale dhe se me veprimet\/sjelljen e tij ka cenuar r\u00ebnd\u00eb etik\u00ebn e gjyqtarit, duke cenuar besimin e publikut te sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e zbardhur.<\/p>\n<p>Po ashtu KPK gjeti se v\u00ebllai i subjektit nuk kishte pasur burim t\u00eb ligjsh\u00ebm t\u00eb pasurive p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb hua 30 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2013. \u201cP\u00ebrkundrazi, Komisioni, ka argumentuar se nuk provohet burimi i ligjsh\u00ebm i krijimit t\u00eb shum\u00ebs 32.000 euro, shum\u00eb kjo e pretenduar se ka sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr huan e dh\u00ebn\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb vendimin e zbardhur. \u00a0KPK gjeti edhe se Demiraj nuk kishte pasur mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb shlyer huan\u00eb e marr\u00eb nga v\u00ebllai.<\/p>\n<p>Probleme u gjet\u00ebn edhe n\u00eb shqyrtimin e kriterit profesional p\u00ebrfshi mosdokumentimin audio t\u00eb seancave gjyq\u00ebsore. Sipas Komisionit seancat gjyq\u00ebsore jan\u00eb zhvilluar n\u00eb sall\u00eb gjykimi, \u201cpor nuk \u00ebsht\u00eb konstatuar n\u00eb asnj\u00eb rast q\u00eb ato t\u00eb jen\u00eb dokumentuar me regjistrim audio, n\u00eb funksion t\u00eb transparenc\u00ebs dhe solemnitetit\u201d.<\/p>\n<p>KPK po ashtu vuri n\u00eb dukje se ishin gjetur raste kur nuk tregohej e drejta e ankimit p\u00ebr pal\u00ebn n\u00eb proces gjyq\u00ebsor, mungonin akte p\u00ebr kalimin e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb seanc\u00eb dhe probleme t\u00eb ngjashme q\u00eb sipas Komisionit \u201cjan\u00eb evidente dhe kan\u00eb rezultuar t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura n\u00eb pes\u00eb dosje t\u00eb kontrolluara\u201d.<\/p>\n<p>Komisioni thot\u00eb se Demiraj n\u00eb parashtrimet e tij ka pranuar se \u201cn\u00eb raste t\u00eb pakta \u00ebsht\u00eb cenuar cil\u00ebsia e arsyetimit t\u00eb vendimit\u201d dhe se \u201cnuk jan\u00eb p\u00ebrdorur t\u00eb gjitha rekordet e gjuh\u00ebs shqipe, pasi drejtshkrimi i sakt\u00eb dhe p\u00ebrdorimi i duhur i shenjave t\u00eb pik\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkes\u00eb themelore p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar shkrim cil\u00ebsor\u201d, por kund\u00ebrshtoi n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi gjetjet e Komisionit.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-kreu i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit n\u00eb Tiran\u00eb Hysni Demiraj u gjet nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit n\u00eb dy raste t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit, p\u00ebrfshi nj\u00eb vendim n\u00eb favor t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb kompanis\u00eb prej t\u00eb cil\u00ebs bleu sht\u00ebpin\u00eb. Sipas vendimit t\u00eb zbardhur p\u00ebr shkarkimin e tij 2 komisioner\u00eb dhan\u00eb dor\u00ebheqjen nga \u00e7\u00ebshtja. Demiraj kund\u00ebrshtoi gjetjet [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":69829,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13,5],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Demiraj-pas-vendimit-600x393.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62823"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62823"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62823\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62847,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62823\/revisions\/62847"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69829"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62823"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62823"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62823"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}