{"id":62826,"date":"2019-04-11T18:42:40","date_gmt":"2019-04-11T18:42:40","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=62826"},"modified":"2019-06-10T18:12:20","modified_gmt":"2019-06-10T18:12:20","slug":"problemet-me-pasurine-vune-ne-veshtiresi-kryegjyqtaren-e-gjirokastres","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/problemet-me-pasurine-vune-ne-veshtiresi-kryegjyqtaren-e-gjirokastres\/2019\/04\/11\/","title":{"rendered":"Problemet me pasurin\u00eb vun\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi kryegjyqtaren e Gjirokastr\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Albina Spaha, kryetare e Gjykat\u00ebs s\u00eb Gjirokastr\u00ebs u p\u00ebrball me dyshime p\u00ebr burimin e pasuris\u00eb gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore pran\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Spaha k\u00ebrkoi t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_61501\" aria-describedby=\"caption-attachment-61501\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-61501\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-3093-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"61501\" \/><figcaption id=\"caption-attachment-61501\" class=\"wp-caption-text\">Albina Spaha, kryetare e Gjykat\u00ebs s\u00eb Gjirokastr\u00ebs gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore pran\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Foto:BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kryegjyqtarja e Gjirokastr\u00ebs Albina Spaha u p\u00ebrball me nj\u00eb s\u00ebr\u00eb dyshimesh mbi burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb pasurive t\u00eb saj. N\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore pran\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit t\u00eb enjten u vu n\u00eb dukje se ajo nuk kishte burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb dhe kursimet nd\u00ebr vite. KPK po ashtu gjeti disa shuma n\u00eb llogari bankare q\u00eb sipas relatores nuk ishin deklaruar dhe nga analiza financiare rezultoi nj\u00eb bilanc negativ prej 6.3 milion lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Spaha u mbrojt duke pranuar disa prej gabimeve q\u00eb i cil\u00ebsoi si pakujdesi, nd\u00ebrsa u p\u00ebrpoq t\u00eb argumentonte se t\u00eb ardhura t\u00eb bashk\u00ebshortit q\u00eb nuk ishin njohur nga KPK ishin t\u00eb ligjshme duke faj\u00ebsuar kompanit\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilat ai kishte punuar se nuk kishin paguar tatimet p\u00ebr pagat e plota.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore u vu n\u00eb dukje se ajo nuk kishte probleme n\u00eb kriterin e figur\u00ebs dhe u vler\u00ebsua pozitivisht n\u00eb kriterin e profesionalizmit. KPK nuk u shpreh p\u00ebr 5 denoncime q\u00eb kishte marr\u00eb por tha se do i shpjegonte n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese q\u00eb po kryen procesin e vetingut p\u00ebr t\u00eb, p\u00ebrb\u00ebhet nga Xhensila Pine, Genta Tafa Bungo dhe Pamela Qirko. Albina Spaha e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor n\u00eb vitin 1998 n\u00eb Gjykat\u00ebn e Tepelen\u00ebs dhe n\u00eb vitin 2008 \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Gjirokast\u00ebr. N\u00eb tetor 2016, Spaha u komandua kryetare e Gjykat\u00ebs s\u00eb Gjirokastr\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Problemet e apartamentit<\/strong><\/p>\n<p>Relatorja e \u00e7\u00ebshtjes Pamela Qirko vuri n\u00eb dukje se megjith\u00eb raportin pozitiv t\u00eb ILDKPKI-s\u00eb, hetimi i KPK-s\u00eb kishte gjetur probleme n\u00eb pasurit\u00eb e Spahas. Sipas Qirkos vlera e nj\u00eb apartamenti t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitin 2007 ishte e ndryshme n\u00eb deklarata t\u00eb ndryshme\u00a0 duke variuar nga 44 mij\u00eb, 48 mij\u00eb dhe 55.3 mij\u00eb dollar\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu ajo vuri n\u00eb dyshim koh\u00ebn kur apartamenti ishte marr\u00eb n\u00eb dor\u00ebzim nga familja e gjyqtares dhe koh\u00ebn kur ishin kryer pagesat. \u00a0Sipas relatores Spaha nuk kishte burime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr\u00a0 t\u00eb justifikuar blerjen e k\u00ebtij apartamenti.<\/p>\n<p>Spaha shpjegoi se ndryshimi i vler\u00ebs kishte t\u00eb b\u00ebnte me ndryshimin e projektit fillestar dhe zvog\u00eblimin e sip\u00ebrfaqes q\u00eb ata do t\u00eb blinin. Ajo po ashtu shpjegoi se apartamenti ishte bler\u00eb me para n\u00eb dor\u00eb dhe pagesa ishte kryer e gjitha n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb para n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb shit-blerjes n\u00eb vitin 2007.<\/p>\n<p>E pyetur nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit Mia Roessingh se ku ishin mbajtur 44 mij\u00eb dollar\u00ebt q\u00eb ishin deklaruar si kursime t\u00eb familjes Spaha tha se i kishte pasur ato n\u00eb sht\u00ebpi. Po ashtu n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyetjeve t\u00eb Roessingh se pse nuk kishte nj\u00eb dokument q\u00eb provonte pages\u00ebn, ajo shpjegoi se kjo kishte t\u00eb b\u00ebnte me marr\u00ebdh\u00ebnien shum\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb me shit\u00ebsin, nj\u00eb mik i vjet\u00ebr u bashk\u00ebshortit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb kultur\u00ebn ton\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb e till\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie familjare dhe miq\u00ebsore nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme, madje do thoja se formalizimi do ishte fyes\u201d, tha Spaha, duke shpjeguar se mes bashk\u00ebshortit dhe shokut marr\u00ebdh\u00ebniet ishin ende shum\u00eb t\u00eb mira.<\/p>\n<p>Relatorja tha se Spah\u00ebs i ishte kaluar edhe p\u00ebr nj\u00eb qiramarr\u00ebs t\u00eb apartamentin. Sipas relatores personi q\u00eb kishte marr\u00eb me qira apartamentin n\u00eb Tiran\u00eb nuk kishte burime p\u00ebr t\u00eb paguar qiran\u00eb prej 60 mij\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>Spaha e kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb kalim prove. Ajo tha se personi n\u00eb fjal\u00eb kishte parat\u00eb dhe kishte paguar rregullisht qiran\u00eb cash, por shpjegoi se kjo ishte marr\u00ebdh\u00ebnie qiradh\u00ebnie dhe se ajo nuk mund t\u00eb mbante p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb ardhurat e personit q\u00eb e kishte marr\u00eb me qira apartamentin p\u00ebr 2 vjet.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb i b\u00ebri p\u00ebrshtypje trup\u00ebs gjykuese ishte fakti se Spaha tha se blerja nuk ishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb nevoj\u00ebs dhe fakti q\u00eb apartamenti nuk ishte p\u00ebrdorur p\u00ebr shum\u00eb vite duke qen\u00eb nj\u00eb investim i ngrir\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni po ashtu i kaloi barr\u00ebn e prov\u00ebs subjektit p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb Tepelen\u00eb i cili edhe pse ishte bler\u00eb n\u00eb vitin 1996 ishte rregjistruar vet\u00ebm 15 vjet m\u00eb von\u00eb dhe pa paguar penalitete n\u00eb hipotek\u00eb.<\/p>\n<p>Spaha shpjegoi se apartamenti nuk ishte rregjistruar p\u00ebrshkak se nuk kishte qen\u00eb si nevoj\u00eb, ajo shpjegoi se pagesa e kamatvonesave p\u00ebr rregjistrimin e von\u00eb ishte shmangur pasi kjo kishte qen\u00eb politik\u00eb e Zyr\u00ebs s\u00eb Rregjistrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Paluajtshme dhe vuri n\u00eb dispozicion edhe udh\u00ebzimin e ZVRPP qendrore p\u00ebr zyrat lokale p\u00ebr banesat ku p\u00ebrfshihej edhe sht\u00ebpia e saj.<\/p>\n<p><strong>Analiza financiare<\/strong><\/p>\n<p>Relatorja nd\u00ebrkoh\u00eb vuri n\u00eb dukje edhe problemet me kursimet e Spahas. T\u00eb pakt\u00ebn dy llogari me shuma 42 mij\u00eb lek\u00eb dhe 83 mij\u00eb lek\u00eb si llogari page t\u00eb bashk\u00ebshortit nuk ishin deklaruar. Gjyqtarja pranoi mosdeklarimet, por tha se ato ishin pakujdesi.<\/p>\n<p>E padeklaruar ishte edhe pjesa takuese n\u00eb banes\u00ebn e prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortit, por Spaha pretendoi se ajo ishte nd\u00ebrtuar nga prind\u00ebrit e tij dhe nuk ishte konsideruar asnj\u00ebher\u00eb se kishin pjes\u00eb n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb relatorja vuri n\u00eb dukje se ishin gjetur munges\u00eb burimesh p\u00ebr t\u00eb justifikuar nj\u00eb s\u00ebr\u00eb kursimesh dhe t\u00eb ardhurash. KPK tha se kishte llogaritur se t\u00eb ardhurat e ligjshme t\u00eb gjyqtares p\u00ebr vitet 1994 deri n\u00eb 2016 ishin 14.7 milion, nd\u00ebrsa ajo kishte deklaruar 22 milion lek\u00eb t\u00eb ardhura.<\/p>\n<p>Relatorja tha se t\u00eb ardhurat ishin llogaritur bazuar n\u00eb dokumentet zyrtare nga tatimet dhe kishin rezultuar t\u00eb ndryshme nga deklarimet e subjektit.\u00a0 Sipas analiz\u00ebs finaciare bilanci i gjykat\u00ebses rezultoi negativ me 6.3 milion, nd\u00ebrsa u gjet\u00ebn bilance negative p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb vitesh.<\/p>\n<p>Spaha i kund\u00ebrshtoi k\u00ebto gjetje duke k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshiheshin n\u00eb analiz\u00eb t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit sipas asaj q\u00eb ajo kishte deklaruar. E gjendur n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb ngjashme me magjistrat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb Spaha faj\u00ebsoi kompanit\u00eb e nd\u00ebrtimit q\u00eb kishin pun\u00ebsuar t\u00eb shoqin q\u00eb nuk kishin paguar sigurime dhe tatime p\u00ebr rroga t\u00eb plota.<\/p>\n<p>Ajo tha se bazuar n\u00eb Kodin e Pun\u00ebs pagesat deri von\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb jo p\u00ebrmes sistemit bankar dhe tha se kompanit\u00eb nuk i kishin v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion list\u00ebpagesat. Spaha k\u00ebmb\u00ebnguli se bashk\u00ebshorti ishte paguar m\u00eb shum\u00eb, ajo tha se kishte kontrata t\u00eb pun\u00ebs q\u00eb p\u00ebrcaktonin rroga disa her\u00eb m\u00eb t\u00eb larta se ato p\u00ebr t\u00eb cilat ishin paguar tatimet dhe se pozicioni i tij si drejtues kantieri ishte mjaft m\u00eb i paguar se sa ajo q\u00eb ishte deklaruar.<\/p>\n<p>Spaha tha se nuk ishte p\u00ebrgjegj\u00ebsi e saj dhe e bashk\u00ebshortit q\u00eb t\u00eb paguanin tatimet, por e pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsve, duke k\u00ebrkuar t\u00eb mos mbahej p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Ajo pretendoi se me p\u00ebrfshirjen \u00eb k\u00ebtyre shumave bilanci i saj do t\u00eb rezultonte pozitiv.<\/p>\n<p>Spaha po ashtu kundrshtoi bilancet negative n\u00eb dy vite duke k\u00ebrkuar q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhurat e jetes\u00ebs t\u00eb p\u00ebrfshiheshin shpenzimet p\u00ebr shkollimin e djalit n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb private me konvikt n\u00eb Tiran\u00eb dhe ato t\u00eb transpotit t\u00eb saj. Duke iu referuar INSTAT ajo tha se k\u00ebto shpenzime nuk llogariteshin m\u00eb vete.<\/p>\n<p>Spaha k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb nd\u00ebrsa tha gjat\u00eb shpjegimeve se kishte punuar me integritet dhe se \u201ckjo \u00ebsht\u00eb e vetmja gj\u00eb q\u00eb di t\u00eb b\u00ebj\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Albina Spaha, kryetare e Gjykat\u00ebs s\u00eb Gjirokastr\u00ebs u p\u00ebrball me dyshime p\u00ebr burimin e pasuris\u00eb gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore pran\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Spaha k\u00ebrkoi t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":69824,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-3093-533x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62826"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62826"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62826\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62838,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62826\/revisions\/62838"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69824"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62826"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62826"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62826"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}