{"id":62828,"date":"2019-04-10T19:14:44","date_gmt":"2019-04-10T19:14:44","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=62828"},"modified":"2019-06-10T18:12:20","modified_gmt":"2019-06-10T18:12:20","slug":"nuk-arrin-nivel-te-besueshem-komisioneri-kerkon-shkarkimin-e-donika-preles","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/nuk-arrin-nivel-te-besueshem-komisioneri-kerkon-shkarkimin-e-donika-preles\/2019\/04\/10\/","title":{"rendered":"\u201cNuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm\u201d: Komisioneri k\u00ebrkon shkarkimin e Donika Prel\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Nga t\u00eb ardhurat e pataksuara t\u00eb bashk\u00ebshortit deri te raportimet e Drejtoris\u00eb s\u00eb Pastrimit t\u00eb Parave; Komisioneri Publik argumenton se konfirmimi n\u00eb detyr\u00eb i shefes s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda bie ndesh me vendimin e Kolegjit p\u00ebr Bashkim Dedjen apo rekomandimin e ONM-s\u00eb p\u00ebr Xhezair Zaganjorin.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_61033\" aria-describedby=\"caption-attachment-61033\" style=\"width: 504px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Donika-Prelaaaa.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-61033 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Donika-Prelaaaa-504x400.jpg\" alt=\"\" width=\"504\" height=\"400\" data-id=\"61033\" \/><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-61033\" class=\"wp-caption-text\">Drejtuesja e Prokurorise se Krimeve te Renda, Donika Prela pas konfirmimit ne KPK. Foto: LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioneri Publik, Florian Ballhysa kund\u00ebrshtoi t\u00eb enjten konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb shefes s\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Donika Prela dhe i k\u00ebrkoi Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit shkarkimin e saj.<\/p>\n<p>Sipas apelimit t\u00eb Komisionerit Publik, Prela nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm kryesisht n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb. Megjithat\u00eb, k\u00ebrkohet q\u00eb shqyrtimi n\u00eb shkall\u00ebn e dyt\u00eb t\u00eb vetingut t\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Donika Prela u konfirmua unanimisht n\u00eb detyr\u00eb m\u00eb 5 shkurt nga trupa gjykuese e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari dhe Olsi Komici.\u00a0 Por Komisioneri Publik konteston justifikimin e KPK-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhurat e pataksuara t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb prokurores Prela, duke sjell\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje precedent\u00ebt e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit q\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtin problem, u kushtuan karrier\u00ebn disa koleg\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Komisioneri rendit praktik\u00ebn e ndjekur m\u00eb par\u00eb nga Kolegji n\u00eb rastin e shkarkimit t\u00eb kreut t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Bashkim Dedja apo t\u00eb gjyqtarit Artan Lazaj. Sipas Komisionerit Publik, vendimi i KPK-s\u00eb bie gjithashtu n\u00eb kund\u00ebrshtim me rekomandimet e ONM-s\u00eb p\u00ebr kreun e Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Xhezair Zaganjori apo s\u00ebrish p\u00ebr Bashkim Dedjen.<\/p>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi se bashk\u00ebshorti i prokurores, Vangjel Prela rezultonte me taksa t\u00eb papaguara p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb t\u00eb ardhurave me vler\u00eb 2.5 milion\u00eb lek\u00eb, por ia kaloi p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fakt kompanis\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit ku ai punonte.<\/p>\n<p>Ndryshe nga KPK, Komisioneri Publik kujton nenin D t\u00eb Kushtetut\u00ebs q\u00eb p\u00ebrcakton se t\u00eb ardhurat e ligjshme jan\u00eb \u201c t\u00eb ardhurat q\u00eb jan\u00eb deklaruar dhe p\u00ebr t\u00eb cilat jan\u00eb paguar detyrimet tatimore\u201d.<\/p>\n<p>\u201cKy interpretim i p\u00ebrmbajtjes s\u00eb nenit D, pika 3 e Aneksit t\u00eb Kushtetut\u00ebs\u2026 \u00ebsht\u00eb konfirmuar tashm\u00eb edhe nga jurisprudence e Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, vendime t\u00eb dh\u00ebna mbi ankime t\u00eb Komisionerit Publik, q\u00eb n\u00eb disa raste jan\u00eb ushtruar edhe pas shqyrtimit t\u00eb rekomandimeve t\u00eb Operacionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit,\u201d thuhet n\u00eb ankim.<\/p>\n<p>P\u00ebrjashtimi i t\u00eb ardhurave t\u00eb pataksuara t\u00eb bashk\u00ebshortit e kthen analiz\u00ebn financiare t\u00eb Donika Prel\u00ebs n\u00eb nj\u00eb k\u00ebshtjell\u00eb prej r\u00ebre.<\/p>\n<p>Sipas Komisionerit Publik, ajo rezulton me munges\u00eb burimesh financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti me sip\u00ebrfaqe prej 95.6 metrash katror\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb si dhe p\u00ebr kursime n\u00eb cash, t\u00eb deklaruara si burim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik argumenton ndryshe nga KPK edhe p\u00ebr nj\u00eb hua prej 15 mij\u00eb eurosh, marr\u00eb djalit t\u00eb xhaxhait t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb saj me q\u00ebllim blerjen e apartamentit t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrm. Duke iu referuar dokumenteve n\u00eb dosje, Komisioneri argumenton se i af\u00ebrmi nuk kishte burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb. Ai arrin gjithashtu n\u00eb p\u00ebrfundimin se Prela dhe bashk\u00ebshorti i saj nuk kishin t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb shlyer k\u00ebstet e borxhit t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrm.<\/p>\n<p>Komisioneri Publik ngre dyshime edhe mbi argumentet e p\u00ebrdorura nga Prela para KPK-s\u00eb lidhur me padijenin\u00eb e t\u00eb shoqit p\u00ebr taksat e papaguara dhe padin\u00eb e b\u00ebr\u00eb ndaj kompanis\u00eb \u201cBru\u00e7i\u201d sh.p.k. Ai thot\u00eb se p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb detyrimeve tatimore, kompania ka paguar gjysm\u00ebn e pag\u00ebs me bank\u00eb dhe gjysm\u00ebn me ark\u00eb, rrethan\u00eb kjo e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb dijeni.<\/p>\n<p>\u201cFakti q\u00eb subjekti i rivler\u00ebsimit edhe gjat\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit ka n\u00ebnvizuar mospasjen dijeni t\u00eb saj dhe t\u00eb bashk\u00ebshortit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shmangie t\u00eb pagimit t\u00eb detyrimeve tatimore n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e pun\u00ebs, n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb vler\u00ebsimit etik dhe profesional, \u00ebsht\u00eb rrethan\u00eb q\u00eb r\u00ebndon pozit\u00ebn e subjektit p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb pro\u00e7esit t\u00eb rivler\u00ebsimit,\u201d thekson komisioneri Ballhysa.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebnvizojm\u00eb se n\u00eb periudh\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb, subjekti i rivler\u00ebsimit ka ushtruar detyr\u00ebn e prokurores s\u00eb seksionit Task Forc\u00eb, ku brenda juridiksionit t\u00eb veprimeve proceduriale\/hetimit t\u00eb tyre, ishte edhe hetimi i veprave penale t\u00eb sfer\u00ebs ekonomike,\u201d shton ai.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr argument q\u00eb ngre dyshime mbi besueshm\u00ebrin\u00eb e mbrojtjes s\u00eb Prel\u00ebs para KPK-s\u00eb, sipas Komisionerit Publik \u00ebsht\u00eb edhe pushimi i padis\u00eb s\u00eb ngritur nga bashk\u00ebshorti i saj ndaj ish-pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit. Duke iu referuar lajmit t\u00eb nj\u00eb portali mediatik, q\u00eb i kishte mb\u00ebrritur Komisionerit Publik edhe n\u00ebp\u00ebrmjet post\u00ebs elektronike, gati nj\u00eb muaj pas konfirmimit t\u00eb Prel\u00ebs n\u00eb detyr\u00eb, gjykata e Tiran\u00ebs ka pushuar \u00e7\u00ebshtjen me gjykimin se \u201cpadia ishte pa objekt\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 problemeve me t\u00eb ardhurat e patatuara t\u00eb bashk\u00ebshortit apo munges\u00ebs s\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti, Komisioneri Publik p\u00ebrmend edhe dy raste t\u00eb transaksioneve t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb Prel\u00ebs, t\u00eb cilat jan\u00eb raportuar nga Drejtoria e Parandalimit t\u00eb Pastrimit t\u00eb Parave.<\/p>\n<p>Rasti i par\u00eb lidhet me nj\u00eb hua prej 25 mij\u00eb eurosh, e cila nuk figuron n\u00eb deklaratat e pasuris\u00eb dhe q\u00eb u shpjegua prej Prel\u00ebs se bashk\u00ebshorti i saj kishte ndjekur me prokur\u00eb dh\u00ebnien dhe marrjen e borxhit nga persona t\u00eb tret\u00eb. Por Komisioneri Publik thot\u00eb se sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb bank\u00ebs, bashk\u00ebshorti i saj ka qen\u00eb kreditor i shum\u00ebs n\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr gati tre vjet, duke e b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb shum\u00eb subjekt t\u00eb deklarimit.<\/p>\n<p>Rasti i dyt\u00eb i raportuar nga Drejtoria e Parandalimit t\u00eb Pastrimit t\u00eb Parave n\u00eb ILDKPKI lidhet me nj\u00eb pages\u00eb prej rreth 1.7 milion\u00eb lek\u00ebsh q\u00eb Vangjel Prela kishte paguar n\u00eb Zyr\u00ebn Vendore t\u00eb Regjistrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Paluajtshme n\u00eb Durr\u00ebs p\u00ebr llogari t\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit ku kishte punuar m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNga aktet e administruara nuk provohet lidhja, shkaku ligjor dhe q\u00ebllimi i kryerjes s\u00eb transaksionit nga bashk\u00ebshorti i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit pran\u00eb ZVRPP Durr\u00ebs, n\u00eb muajin prill t\u00eb vitit 2013, periudh\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn bashk\u00ebshorti i subjektit ka qen\u00eb i pun\u00ebsuar pran\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb marr\u00ebdheniet e pun\u00ebsimit me shoq\u00ebrin\u00eb \u201c***\u201d sh.p.k., ishin nd\u00ebrprer\u00eb prej n\u00ebntorit t\u00eb vitit 2016,\u201d thuhet n\u00eb ankim.<\/p>\n<p>Bazuar mbi argumentet e m\u00ebsip\u00ebrme, Komisioneri Publik vler\u00ebson se p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb, Donika Prela ndodhet n\u00eb kushtet e deklarimit t\u00eb pasakt\u00eb, t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm dhe jo n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin.<\/p>\n<p>Komisioneri ka cekur gjithashtu edhe kriterin e aft\u00ebsive profesionale, lidhur me \u201cdy standardet e ndryshme t\u00eb hetimit\u201d nga Prela p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cdrejtimit t\u00eb automjetit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb parregullt\u201d, ku nj\u00ebri prej t\u00eb akuzuarve \u00ebsht\u00eb proceduar n\u00eb kushtet e \u201carrestit me burg\u201d dhe tjetri n\u00eb gjendje t\u00eb lir\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht me gjetjet nga raporti i vler\u00ebsimit profesional, Komisioni ka hetuar edhe raste t\u00eb denoncimeve nga publiku dhe media, p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb marr\u00eb q\u00ebndrimi i subjektit, administruar edhe gjetjet e ONM-s\u00eb dhe p\u00ebrfundimisht, Komisioni ka pranuar t\u00eb konkludoj\u00eb nga sa \u00ebsht\u00eb argumentuar nga subjekti i rivler\u00ebsimit dhe rezultatet e hetimit t\u00eb kryer p\u00ebr denoncimet e publikut.<\/p>\n<p>Duke k\u00ebrkuar shqyrtim p\u00ebr t\u00eb tre kriteret e rivler\u00ebsimit n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit, komisioneri Ballhysa vler\u00ebson se Donika Prela nuk arrin nivel t\u00eb besuesh\u00ebm p\u00ebr konfirmin n\u00eb detyr\u00eb, duke k\u00ebrkuar ndryshimin e vendimit t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra t\u00eb Donika Prel\u00ebs.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga t\u00eb ardhurat e pataksuara t\u00eb bashk\u00ebshortit deri te raportimet e Drejtoris\u00eb s\u00eb Pastrimit t\u00eb Parave; Komisioneri Publik argumenton se konfirmimi n\u00eb detyr\u00eb i shefes s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda bie ndesh me vendimin e Kolegjit p\u00ebr Bashkim Dedjen apo rekomandimin e ONM-s\u00eb p\u00ebr Xhezair Zaganjorin.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":69827,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[7,2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Donika-Prelaaaa-504x400.jpg","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62828"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62828"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62828\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62839,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62828\/revisions\/62839"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/69827"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62828"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62828"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62828"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}