{"id":62864,"date":"2019-06-06T18:24:53","date_gmt":"2019-06-06T16:24:53","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=62864"},"modified":"2019-06-06T18:24:53","modified_gmt":"2019-06-06T16:24:53","slug":"ceshtja-shullazi-dhe-huate-ngrene-pikepyejte-mbi-prokurorin-ened-nakuci","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/ceshtja-shullazi-dhe-huate-ngrene-pikepyejte-mbi-prokurorin-ened-nakuci\/2019\/06\/06\/","title":{"rendered":"&#8220;\u00c7\u00ebshtja Shullazi&#8221; dhe huat\u00eb ngren\u00eb pik\u00ebpyejte mbi prokurorin Ened Naku\u00e7i"},"content":{"rendered":"<p>Prokurori i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda Ened Naku\u00e7i u p\u00ebrball n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit me pik\u00ebpyetje mbi disa hua nga t\u00eb af\u00ebrmit dhe probleme t\u00eb profesionalizmit p\u00ebrfshir\u00eb largimin nga gjyqi ndaj Emiliano Shullazit dhe dyshimet p\u00ebr largim nga nj\u00eb vend aksidenti. Naku\u00e7i k\u00ebrkoi konfirmim n\u00eb detyr\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_62765\" aria-describedby=\"caption-attachment-62765\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ened-Nakuci.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-62765\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ened-Nakuci-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"62765\"  style=\"display:none\"><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-62765\" class=\"wp-caption-text\">Seanca d\u00ebgjimore e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit Ened Naku\u00e7i para Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit n\u00eb Tiran\u00eb m\u00eb 6 qershor 2019. Foto: Vladimir Karaj\/BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Seanca n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit ndaj Prokurorit t\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda Ened Naku\u00e7i u fokusua kryesisht n\u00eb kriterin profesional. Naku\u00e7i sipas nj\u00eb raporti t\u00eb p\u00ebrpiluar nga epror\u00ebt e tij dhe t\u00eb lexuar n\u00eb KPK \u201cbraktisi pa njoftuar\u201d \u00e7\u00ebshtjen penale ndaj Emiliano Shullazit dhe t\u00eb akuzuarve si pjes\u00eb e grupit t\u00eb tij dhe m\u00eb pas paraqiti nj\u00eb raport sh\u00ebndet\u00ebsor 45 dit\u00ebsh.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs u b\u00eb e ditur se Naku\u00e7it i ishte kaluar barra e prov\u00ebs edhe p\u00ebr dyshimet se ishte larguar nga nj\u00eb vend aksidenti. Sipas relatorit Roland Ilia ky ishte c\u00ebnim i etik\u00ebs profesionale. Prokurorit iu edhe k\u00ebrkuan prova shtes\u00eb sa i p\u00ebrket pasuris\u00eb, kryesisht p\u00ebr t\u00eb provuar burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb 3 huadh\u00ebn\u00ebsve dhe po ashtu sqarime shtes\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pages\u00eb me vler\u00eb 5600 dollar\u00eb q\u00eb ishte e paqart\u00eb n\u00ebse ishte b\u00ebr\u00eb prej tij apo prej babait.<\/p>\n<p>Naku\u00e7i n\u00eb fjal\u00ebn e tij nuk dha detaje shtes\u00eb rreth \u00e7\u00ebshtjeve p\u00ebr t\u00eb cilat i ishte kaluar barra e prov\u00ebs dhe nuk foli p\u00ebr largimin nga \u00e7\u00ebshtja ndaj Shullazit para seanc\u00ebs s\u00eb leximit t\u00eb konkluzioneve. Ai tha se kishte sjell\u00eb dokumente p\u00ebr t\u00eb provuar t\u00eb ardhurat e ligjshme t\u00eb xhaxhait, i cili i kishte dh\u00ebn\u00eb hua 5 mij\u00eb euro n\u00eb vitin 2003 dhe dokumente t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Ai kund\u00ebrshtoi se kishte braktisur vendin e aksidentit dhe tha se kishte qen\u00eb pala tjet\u00ebr q\u00eb ishte larguar, nd\u00ebrsa tha se kishte qen\u00eb ai q\u00eb kishte referuar aksidentin n\u00eb policin\u00eb rrugore.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese q\u00eb po kryen procesin e vetingut p\u00ebr Naku\u00e7in p\u00ebrb\u00ebhet nga Xhensila Pine kryesuese, Valbona Sanxhaktari an\u00ebtare dhe Roland Ilia relator.<\/p>\n<p>Ened Naku\u00e7i e ka nisur karrier\u00ebn n\u00ebsistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2000 si prokuror i Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs. N\u00eb vitin 2003, ai \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar Prokuror i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, detyr\u00eb t\u00eb cil\u00ebn vazhdon ta ushtroj\u00eb prej 16 vitesh. Naku\u00e7i \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr 25 kandidat\u00ebt q\u00eb po vazhdojn\u00eb gar\u00ebn p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me, e cila njihet m\u00eb s\u00eb shumti me akronimin e saj SPAK.<\/p>\n<p><strong>Braktisja e \u00e7\u00ebshtjes dhe problemet profesionale<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb p\u00ebrpiluar nga epror\u00ebt e Naku\u00e7it, ky i fundit akuzohej se kishte \u201cbraktisur pa njoftuar dhe pa u l\u00ebn\u00eb dosjet koleg\u00ebve\u201d \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb ngarkim t\u00eb Emiljano Shullazit dhe t\u00eb akuzuarve t\u00eb tjer\u00eb.\u00a0 Sipas relatorit Roland Ilia n\u00eb raport p\u00ebrmendet po ashtu fakti q\u00eb kjo braktisje krijoi probleme n\u00eb organizimin e Prokuroris\u00eb p\u00ebr Krimet e R\u00ebnda dhe n\u00eb shqyrtimin gjyq\u00ebsor t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja ndaj Emiljano Shullazit dhe disa t\u00eb akuzuarve t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, u fut n\u00eb konfuzion pasi nj\u00eb nga prokuroret e \u00e7\u00ebshtjes u transferua n\u00eb krye t\u00eb prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, nd\u00ebrsa Naku\u00e7i u largua p\u00ebr arsye sh\u00ebndet\u00ebsore.<\/p>\n<p>Rishortimi i \u00e7\u00ebshtjes dhe procesi i caktimit t\u00eb prokuror\u00ebve solli <a href=\"\/?p=52381\">p\u00ebrplasje mes prokuror\u00ebve<\/a> t\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Drejtueses Donika Prela dhe Prokurores s\u00eb P\u00ebrgjithshme Arta Marku. Disa prokuror\u00eb u nd\u00ebshkuan me masa disiplinore p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj p\u00ebrplasjeje. Dosja u p\u00ebrfaq\u00ebsua m\u00eb pas n\u00eb gjykat\u00eb <a href=\"\/?p=52482\">nga 4 prokuror\u00eb<\/a> dhe Shullazi dhe t\u00eb akuzuarit e tjer\u00eb u d\u00ebnuan me 55 vjet burg. Dosja po shqyrtohet n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit.<\/p>\n<p>Naku\u00e7i nuk foli gjat\u00eb shqyrtimit n\u00eb KPK rreth k\u00ebsaj pike. Relatori tha se ai kishte paraqitur q\u00ebndrimet e tij me shkrim dhe se ato do t\u00eb shqyrtoheshin.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb gjat\u00eb shqyrtimit t\u00eb kriterit t\u00eb profesionalizmit u b\u00eb me dije se Naku\u00e7it i kishte kaluar barra e prov\u00ebs edhe p\u00ebr mosfillimin e nj\u00eb hetimi pasuror ndaj disa t\u00eb akuzuarve p\u00ebr trafik narkotik\u00ebsh dhe pushimit t\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ndaj nj\u00eb grupi t\u00eb dyshuar po p\u00ebr trafik narkotik\u00ebsh.<\/p>\n<p>Sipas relatorit \u00e7\u00ebshtja e par\u00eb ishte mbajtur p\u00ebr 4 vjet n\u00eb hetim duke tejkaluar afatet e parashikuara n\u00eb Kodin e Procedur\u00ebs Penale. Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb rastin e dyt\u00eb relatori tha se nuk ishte e qart\u00eb se cilat ishin veprimet hetimore dhe si ishte vendosur pushimi i \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Po ashtu atij iu t\u00ebrhoq v\u00ebmendja p\u00ebr mosfillimin e nj\u00eb hetimi ndaj disa gjyqtar\u00ebve pas denoncimit nga nj\u00eb qytetar dhe p\u00ebr shkelje t\u00eb etik\u00ebs e p\u00ebr teprim n\u00eb cil\u00ebsimin e gjendjes mendore t\u00eb denoncuesit n\u00eb arsyetimin e pushimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Naku\u00e7i pretendoi se sa i p\u00ebrket rastit t\u00eb par\u00eb dosja ishte shqyrtuar nga prokuror\u00eb t\u00eb tjer\u00eb dhe se ai e kishte pasur at\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr 1 vit e nj\u00eb jav\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb rastin e dyt\u00eb ai tha se pushimi ishte b\u00ebr\u00eb pasi n\u00eb numrat e p\u00ebrgjuar nuk pati biseda q\u00eb mund t\u2019i implikonin t\u00eb dyshuarit, prokurori tha se pasi ishin gjetur numra t\u00eb rinj q\u00eb ishin sipas tij \u201cnumrat e pun\u00ebs\u201d s\u00eb t\u00eb dyshuarve, procedimi u hap dhe qe nj\u00eb procedim i suksessh\u00ebm.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast Naku\u00e7i u p\u00ebrball me disa pyetje nga v\u00ebzhguesi i ONM Theo Jacobs, i cili e pyeti at\u00eb n\u00ebse kishte kryer veprime t\u00eb tjera ve\u00e7 p\u00ebrgjimeve, kur ishte par\u00eb q\u00eb nga p\u00ebrgjimet nuk po kishte rezultate. Edhe pas Jacobs e p\u00ebrs\u00ebriti disa her\u00eb pyetjen, Naku\u00e7i nuk qe n\u00eb gjendje t\u00eb jepte nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb qart\u00eb se pse ishte kufizuar vet\u00ebm n\u00eb p\u00ebrgjime.<\/p>\n<p>\u201cProkurori duhet t\u00eb ket\u00eb kreativitet n\u00eb veprimet hetimore\u201d, tha Jacobs, duke i k\u00ebrkuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur Naku\u00e7it t\u00eb thoshte n\u00ebse kishte tentuar apo menduar t\u00eb kryente veprime t\u00eb tjera p\u00ebrpos p\u00ebrgjimeve. Jacobs po ashtu kritikoi Naku\u00e7in p\u00ebr mos mbajtje sh\u00ebnimesh t\u00eb veprimeve hetimore.<\/p>\n<p>Naku\u00e7i pretendoi se kjo vinte si pasoj\u00eb e ngarkes\u00ebs me mbi 50 dosje n\u00eb vit dhe sqaroi se n\u00eb hetimet proaktive prokurori drejtonte oficer\u00ebt duke biseduar apo duke marr\u00eb kontakt me ta edhe \u00e7do dit\u00eb.\u201cDuhet t\u00eb kesh nj\u00eb supermendje, p\u00ebr t\u00eb mbajtur mend detyrat q\u00eb ke l\u00ebn\u00eb\u201d, tha Jacobs, nd\u00ebrsa shtoi \u201cUn\u00eb do preferoja nj\u00eb prokuror q\u00eb mban sh\u00ebnime dhe sh\u00ebnon urdhrat verbal\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket cil\u00ebsimit jo etik t\u00eb nj\u00eb denoncuesi Naku\u00e7i tha se i ishte referuar nj\u00eb vendimi t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm gjykate. Ai po ashtu tha se denoncimi i k\u00ebtij personi ndaj gjykat\u00ebsve dhe nj\u00eb denoncim ndaj vet\u00eb Naku\u00e7it ishin ende n\u00eb proces.<\/p>\n<p>Naku\u00e7i po ashtu u p\u00ebrpoq t\u00eb sqaronte barr\u00ebn e prov\u00ebs n\u00eb lidhje me dyshimet se ai ishte larguar nga nj\u00eb vend aksidenti ku ishte p\u00ebrfshir\u00eb, q\u00eb sipas relatorit ishte c\u00ebnim i figur\u00ebs s\u00eb prokurorit, megjith\u00ebse nj\u00eb hetim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast kishte arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin q\u00eb nuk kishte vep\u00ebr penale.<\/p>\n<p>Naku\u00e7i tha se ai nuk ishte larguar nga vendi i aksidentit. Ai pretendoi se kishte l\u00ebn\u00eb makin\u00ebn n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhej nj\u00eb koleg p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb t\u00eb bij\u00ebn n\u00eb kopsht, por ishte kthyer dhe kishte njoftuar policin\u00eb rrugore. Ai pretendoi se denoncuesja ishte larguar nga vendi i aksidentit kur ai ishte kthyer.<\/p>\n<p>Problemet me pasurin\u00eb t\u00eb Naku\u00e7it nuk u diskutuan gjat\u00eb nga KPK dhe as vet\u00eb prokurori nuk u kushtoj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi kund\u00ebr argumenteve. Sipas relatorit Ilia, Naku\u00e7it i kishte kaluar barra e prov\u00ebs kryesisht mbi burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb motr\u00ebs, prind\u00ebrve t\u00eb bashk\u00ebshortes dhe xhaxhait.<\/p>\n<p>Sipas KPK motra dhe prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortes i kishin dh\u00ebn\u00eb n\u00eb vitin 2003 nga 2500 euro hua Naku\u00e7it, nd\u00ebrsa xhaxhai kishte dh\u00ebn\u00eb 5 mij\u00eb euro. Parat\u00eb ishin p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb nj\u00eb apartament 136 metra n\u00eb Tiran\u00eb. KPK tha se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ishte k\u00ebrkuar burimi i ligjsh\u00ebm i t\u00eb ardhurave t\u00eb personave q\u00eb kishin dh\u00ebn\u00eb hua dhe po ashtu dokumentim i marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb marrjes dhe kthimit pas t\u00eb k\u00ebtyre huave.<\/p>\n<p>Po ashtu Naku\u00e7it iu k\u00ebrkuar dokumentim i nj\u00eb shume t\u00eb marr\u00eb p\u00ebr nj\u00eb burs\u00eb t\u00eb financuar nga Fondacioni P\u00ebr Shoq\u00ebri t\u00eb Hapur, pasi sipas relatorit nuk ishin paraqitur dokumente. Pjesa tjet\u00ebr e pasuris\u00eb s\u00eb Naku\u00e7it nuk u gjet me probleme, por KPK vuri n\u00eb dukje se n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb dokumentimit prej prokurorit t\u00eb burimit t\u00eb huave do t\u00eb b\u00ebhej edhe analiza financiare. Vendimi p\u00ebr Naku\u00e7in jepet t\u00eb premten.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurori i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda Ened Naku\u00e7i u p\u00ebrball n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit me pik\u00ebpyetje mbi disa hua nga t\u00eb af\u00ebrmit dhe probleme t\u00eb profesionalizmit p\u00ebrfshir\u00eb largimin nga gjyqi ndaj Emiliano Shullazit dhe dyshimet p\u00ebr largim nga nj\u00eb vend aksidenti. Naku\u00e7i k\u00ebrkoi konfirmim n\u00eb detyr\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":62891,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Ened-Nakuci-533x400.jpg","fifu_image_alt":"&#8220;\u00c7\u00ebshtja Shullazi&#8221; dhe huat\u00eb ngren\u00eb pik\u00ebpyejte mbi prokurorin Ened Naku\u00e7i","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62864"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62864"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62864\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62891"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62864"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62864"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62864"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}