{"id":62869,"date":"2019-06-07T20:25:50","date_gmt":"2019-06-07T18:25:50","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=62869"},"modified":"2019-06-11T11:03:56","modified_gmt":"2019-06-11T09:03:56","slug":"pas-rihapjes-se-hetimeve-fuat-vjerdha-perballet-me-lehtesimin-e-akuzes-per-sokol-mjacaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/pas-rihapjes-se-hetimeve-fuat-vjerdha-perballet-me-lehtesimin-e-akuzes-per-sokol-mjacaj\/2019\/06\/07\/","title":{"rendered":"Pas rihapjes s\u00eb hetimeve, Fuat Vjerdha p\u00ebrballet me leht\u00ebsimin e akuz\u00ebs p\u00ebr Sokol Mjacaj"},"content":{"rendered":"<p>I paraqitur n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb dyt\u00eb d\u00ebgjimore Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Shkod\u00ebr, gjyqtari Fuat Vjerdha, u p\u00ebrball me pyetje p\u00ebr leht\u00ebsimin e akuz\u00ebs s\u00eb par\u00eb ndaj Sokol Mjacaj, i cili disa vite m\u00eb pas u d\u00ebnua p\u00ebr vrasjen e dy turist\u00ebve. Atij po ashtu iu b\u00ebn\u00eb pyetje shtes\u00eb p\u00ebr pasurin\u00eb dhe u vu p\u00ebrball\u00eb disa denoncimeve t\u00eb reja.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_61858\" aria-describedby=\"caption-attachment-61858\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-61858\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Fuat-Vjerdha-600x387.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"387\" data-id=\"61858\"  style=\"display:none\"><figcaption id=\"caption-attachment-61858\" class=\"wp-caption-text\">Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Shkod\u00ebr. Fuat Vjerdha | Foto nga : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Shkod\u00ebr, gjyqtari Fuat Vjerdha, u rip\u00ebrball t\u00eb premten me Komisionin e \u00a0Pavarur t\u00eb Kualifikimit (KPK), pas rihapjes s\u00eb hetimeve p\u00ebr disa konstatime t\u00eb reja dhe denoncime nga publiku lidhur me aspektin profesional dhe kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Treshja gjykuese KPK e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Olsi Komici kryesues, Lulzim Hamitaj relator dhe Pamela Qirko an\u00ebtare, si edhe v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar Ferdinando Buatier, n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs i drejtuan s\u00ebrish pyetje gjyqtarit Vjerdha lidhur me gjetjet e reja.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr to KPK vuri theksin te gjykimi i par\u00eb ndaj Sokol Mjacaj, gjykim i cili nuk i ishte p\u00ebrmendur Vjerdh\u00ebs n\u00eb seanc\u00ebn e par\u00eb d\u00ebgjimore edhe pse i ishte p\u00ebrmendur kolegut t\u00eb tij Luan Dervishi.<\/p>\n<p><strong>Problemet me profesionalizimin<\/strong><\/p>\n<p>Ashtu si ish-kolegu i tij, gjyqtari Luan Dervishi i cili u shkarkua nga KPK, Vjerdha u pyet lidhur me ndryshimin e cil\u00ebsimit t\u00eb akuz\u00ebs s\u00eb Sokol Mjacajt, i d\u00ebnuar n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunim n\u00eb vrasjen e t\u00eb miturit 13-vje\u00e7ar A.L. n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2010.<\/p>\n<p>Relatori Hamitaj pohoi se \u00e7\u00ebshtja penale n\u00eb ngarkim t\u00eb Sokol Mjacajt dhe dy personave t\u00eb tjer\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt i njohur bot\u00ebrisht. Ai theksoi se Apeli e kishte ndryshuar d\u00ebnimin e Mjacajt nga 10 vjet burg q\u00eb kishte vendosur shkalla e par\u00eb, n\u00eb 4 vjet heqje lirie. Nd\u00ebrkoh\u00eb, sipas komisionit, pak koh\u00eb pasi ky shtetas ka dal\u00eb nga burgu, ai ekzekutoi dy turist\u00eb \u00e7ek\u00eb n\u00eb Prekal t\u00eb Dukagjinit.<\/p>\n<p>Relatori Lulzim Hamitaj p\u00ebrmendi edhe rap ortin e inspektimit t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb trup\u00ebs s\u00eb Apelit Shkod\u00ebr p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb fjal\u00eb. Sipas komisionit, n\u00eb raportin e Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb thuhet se \u201cGjykata e Apelit Shkod\u00ebr, duke ndryshuar cil\u00ebsimin e vepr\u00ebs penale n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kodin e Procedur\u00ebs penale, ka leht\u00ebsuar pozit\u00ebn e S.M.\u201d<\/p>\n<p>Sipas relatorit Hamitaj, Gjykata e Apelit Shkod\u00ebr ka ndryshuar cil\u00ebsimin e akuz\u00ebs duke argumentuar se Sokol Mjacaj ka siguruar kushtet, por se nuk e dinte se \u00e7far\u00eb do t\u00eb kryenin dy personat e tjer\u00eb t\u00eb cil\u00ebt i kishte ndihmuar p\u00ebr t\u2019u nxjerr\u00eb n\u00eb takim viktim\u00ebn. Gjithashtu, komisioni konstaton se Vjerdha s\u00eb bashku me nj\u00eb koleg, n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kodin e Procedur\u00ebs Penale ka shtyr\u00eb vendimin dhe pa urdh\u00ebr t\u00eb motivuar nga kryetari i gjykat\u00ebs. Sipas komisionit, nga rezultatet e inspektimit duken mang\u00ebsi profeisonale duke shkelur Kodin e Etik\u00ebs dhe Kodin e Procedur\u00ebs Penale. Hamtiaj u shpreh se k\u00ebto shkelje i kan\u00eb sjell\u00eb favorizimin Mjacajt.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, gjyqtari Fuat Vjerdha sqaroi se kishin vendosur t\u00eb pranonin provat e reja p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb ngarkim t\u00eb Mjacajt dhe dy t\u00eb pandehurve t\u00eb tjer\u00eb pasi Gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb nuk i kishte marr\u00eb parasysh. \u201cKemi vendosur t\u00eb pranojm\u00eb provat se Gjykata e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb nuk i kishte pranuar. Jan\u00eb pyetur d\u00ebshmitar\u00ebt dhe i pandehuri. U dha nj\u00eb tablo e re e ngjarjes dhe u p\u00ebrs\u00ebrit shqyrtimi gjyq\u00ebsor\u201d, pohoi ai, duke shtuar se gjith\u00e7ka u b\u00eb publike dhe se media ishte e pranishme gjat\u00eb gjith\u00eb procesit.<\/p>\n<p>Duke e cil\u00ebsuar si nj\u00eb process model, Vjerdha shtoi se ngjarja kishte ndodhur pasi viktima nuk kishte pranuar t\u2019u tregonte se ku gjendeshin parcelat me drog\u00eb. Vjerdha ngulmoi se Sokol Mjacaj nuk kishte qen\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor vrasje, pasi nuk e ka ditur. Nd\u00ebrkoh\u00eb Vjerdha shtoi se pas daljes nga burgu dhe vrasjes s\u00eb dy turist\u00ebve \u00e7ek\u00eb, Mjacaj ishte d\u00ebnuar me burgim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm dhe se n\u00eb trup\u00ebn gjykuese n\u00eb Apel b\u00ebnte pjes\u00eb edhe ai.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim q\u00eb gjyqtari Vjerdha kishte mbajtur gjat\u00eb shqyrtimit t\u00eb k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtje, u pyet n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs nga relatori i \u00e7\u00ebshtjes, Lulzim Hamitaj. Ai e pyeti lidhur me bindjen e brendshme q\u00eb kishte krijuar p\u00ebr pozicionin e Mjacajt n\u00eb k\u00ebt\u00eb ngjarje duke cil\u00ebsuar se ky I pandehur nuk kishte dijeni p\u00ebr vrasjen, por vet\u00ebm sa e kishte nxjerr\u00eb n\u00eb takim. \u201cNe na \u00ebsht\u00eb krijuar bindja. Ne mund ta kemi r\u00ebnduar pozit\u00ebn e tij, por jo ta kemi favorizuar. P\u00ebr vrasjen jam i bindur q\u00eb nuk e ka e ditur q\u00eb do t\u00eb kryhej\u201d, deklaroi nd\u00ebr t\u00eb tjera gjyqtari Vjerdha.<\/p>\n<p>M\u00eb tej kreu i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Shkod\u00ebr shtoi se, \u00e7\u00ebshtja mori p\u00ebrmasa t\u00eb tilla se u tha se n\u00ebse nuk do kishin ndryshuar vendimin, ai do kishte qen\u00eb n\u00eb burg dhe nuk do t\u2019i kishte vrar\u00eb dy turist\u00ebt \u00e7ek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNuk kemi shkelje proceduriale. Kjo \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb gjykuar edhe n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lart\u00eb\u201d, pohoi Vjerdha, i cili p\u00ebrmendi q\u00ebndrimin e komisionit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr kolegun e tij Luan Dervishi. Gjyqtari Fuat Vjerdha k\u00ebrkoi q\u00eb k\u00ebto konstatime t\u00eb KPK-s\u00eb, ashtu si n\u00eb vendimin p\u00ebr Dervishin, t\u00eb mos quheshin shkak p\u00ebr shkarkimin nga detyra.<\/p>\n<p><strong>Denoncime t\u00eb reja<\/strong><\/p>\n<p>Relatori Hamitaj renditi edhe dy denoncime t\u00eb tjera nga publiku. Nj\u00eb nga avokati R.LL. p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale t\u00eb vitit 2007, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Apeli kishte l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi vendimin e Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr d\u00ebnimin e dy shtetasve me 23 vite burgim.<\/p>\n<p>N\u00eb denoncim thuhej se d\u00ebnimi ishte bazuar vet\u00ebm t\u00eb deklarimet fillestare t\u00eb t\u00eb plagosurit dhe se nuk ishin marr\u00eb parasysh th\u00ebniet e tij para gjykat\u00ebs. Sipas komisionit, n\u00eb deklairmet e dh\u00ebna para oficerit t\u00eb policis\u00eb gjyq\u00ebsore, i plagosuri ishte shprehur se kishte njohur dy prej autor\u00ebve, por kur kishte dh\u00ebn\u00eb deklarime n\u00eb Gjykat\u00ebn e Apelit Shkod\u00ebr, kishte pohuar t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Gjykata e Apelit, edhe pse i kishte k\u00ebrkuar vet\u00eb q\u00eb ai t\u00eb jepte deklarime lidhur me ngjarjen, nuk i kishte cil\u00ebsuar ato t\u00eb besueshme. Vjerdha pohoi se i q\u00ebndronte arsyetimit t\u00eb vendimmarrjes, duke shpjeguar se dy familjet n\u00eb konflikt kishin arritur marr\u00ebveshje p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb deklarime t\u00eb rreme q\u00eb t\u2019i shp\u00ebtonin d\u00ebnimit.<\/p>\n<p>I pyetur edhe nga v\u00ebshguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Ferdinando Buatier, lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, n\u00ebse kishin pasur dyshime se t\u00eb pandehurit mund t\u00eb kishin paguar ose kanosur p\u00ebr d\u00ebshmi false, gjyqtari Vjerdha pohoi se edhe i plagosuri, ishte n\u00ebn procedim penal dhe se i interesonte t\u00eb bashk\u00ebpunonte me kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij. \u201cKrijuam bindjen se kishin r\u00ebn\u00eb dakort dhe se donin t\u00eb mbronin nj\u00ebri-tjetrin kundrejt shtetit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, q\u00eb ishte edhe babai i nj\u00eb prej t\u00eb pandehurve, kishte th\u00ebn\u00eb se djali i tij e kishte plagosur d\u00ebshmitarin\u201d, pohoi Vjerdha.<\/p>\n<p>Denoncimi tjet\u00ebr kishte t\u00eb b\u00ebnte me nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje civile, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Gjykata e Apelit Shkod\u00ebr kishte\u00a0 konkluduar t\u00eb merrte n\u00eb shqyrtim prova t\u00eb reja. Sipas denoncuesit, gjyqtari Vjerdha i kishte k\u00ebrkuar t\u00eb paditurit q\u00eb t\u00eb sillte nj\u00eb prov\u00eb t\u00eb re dhe se pas administrimit t\u00eb saj gjyqi ishte p\u00ebrmbysur n\u00eb disfavor t\u00eb tij.<\/p>\n<p>I pyetur nga relatori Hamitaj lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, Vjerdha u shpreh se nuk ishte n\u00eb natyr\u00ebn e tij t\u00eb orientonte pal\u00ebt. Nd\u00ebrkoh\u00eb, pyetjes s\u00eb an\u00ebtares s\u00eb trup\u00ebs s\u00eb KPK-s\u00eb, Pamela Qirko, lidhur me disa denoncime p\u00ebr kontakte me pal\u00ebt nd\u00ebrgjygj\u00ebse, gjyqtari Vjerdha u shpreh se kjo gj\u00eb nuk ishte e v\u00ebrtet\u00eb dhe se denoncues ishin personat e d\u00ebnuar prej tij. \u201cJan\u00eb t\u00eb pav\u00ebrteta denoncimet. Nuk ngat\u00ebrroj mir\u00ebsjelljen me etik\u00ebn\u201d, tha Vjerdha.<\/p>\n<p><strong>Verifikimet shtes\u00eb p\u00ebr pasurin\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar se gjyqtari Fuat Vjerdha ka deklaruar n\u00eb 2016-\u00ebn 1.58 milion\u00eb lek\u00eb gjendje cash n\u00eb sht\u00ebpi dhe 2.7 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb llogari bankare. Nd\u00ebrsa n\u00eb deklarat\u00ebn vetting ka pasqyruar gjendje cash n\u00eb sht\u00ebpi vet\u00ebm 200 mij\u00eb lek\u00eb dhe shpenzimet sh\u00ebndet\u00ebsore. Sipas relatorit Hamitaj, n\u00eb total, gjendja cash dhe depozitat bankare jan\u00eb rreth 4.6 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Hamitaj sqaroi se pas zbritjes s\u00eb shpenzimeve p\u00ebr s\u00ebmundjen dhe gjendjes cash t\u00eb deklaruar n\u00eb vler\u00ebn e 200 mij\u00eb lek\u00ebve, midis vlerave t\u00eb pasqyruara n\u00eb deklaratat periodike krahasuar me at\u00eb vetting rezulton nj\u00eb diferenc\u00eb negative n\u00eb shum\u00ebn e 1.6 milion\u00eb lek\u00ebve.<\/p>\n<p>Gjyqtari Fuat Vjerdha pohoi se kishte 3.4 milion\u00eb lek\u00eb nga kursimet e tij dhe se shpenzimet i kishte paraqitur me shkrim. \u201cSi djal\u00eb i vet\u00ebm kam jetuar n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e prind\u00ebrve t\u00eb mij. Edhe ILDKPKI m\u00eb ka k\u00ebrkuar shpjegime dhe u kam th\u00ebn\u00eb se jetoj me prind\u00ebrit. Nuk kemi asgj\u00eb t\u00eb ndar\u00eb. N\u00eb vitin 2016, babai depozitoi 6 mij\u00eb USD dhe 600 mij\u00eb lek\u00eb. Babai ka shpenzuar 1000 euro p\u00ebr nj\u00eb kondiconer dhe p\u00ebr nd\u00ebrtimin e oborrit t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb reth 135 mij\u00eb lek\u00eb\u201d, pohoi gjyqtari Vjerdha. Ai shtoi se mosdeklarimi i 1.6 milion\u00eb lek\u00ebve \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shkak se kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb depozitat e babait t\u00eb tij q\u00eb mbajn\u00eb datat e vitit 2016.<\/p>\n<p>I pyetur nga relatori Hamitaj n\u00ebse kishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb deklarime edhe t\u00eb ardhurat e babait, Vjerdha u p\u00ebrgjigj se n\u00eb \u00e7do deklarim kishte pasqyruar mund\u00ebsit\u00eb e tij t\u00eb kursimit. Duke sqaruar se babai i tij kishte pasuri t\u00eb trash\u00ebguar dhe nj\u00eb dyqan n\u00eb Shkod\u00ebr, ai pohoi se t\u00eb ardhurat e t\u00eb atit ishin pasqyruar n\u00eb deklaratat vjetore.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb zhvilluar m\u00eb dat\u00eb 6 maj, kreu i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Fuat Vjerdha u p\u00ebrball me disa denoncime, nd\u00ebrsa nga relatimi nuk u vun\u00eb n\u00eb dukje probleme n\u00eb kriteret e pasuris\u00eb dhe figur\u00ebs. Edhe pse komisioni njoftoi gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore se vendimi do t\u00eb shpallej m\u00eb dat\u00eb 8 maj, KPK njoftoi m\u00eb pas rihapjen e hetimeve.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb zhvilluar t\u00eb premten, gjyqtari Fuat Vjerdha k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb. KPK do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb dat\u00eb 10 qershor, ora 09:15.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>I paraqitur n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb dyt\u00eb d\u00ebgjimore Kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Shkod\u00ebr, gjyqtari Fuat Vjerdha, u p\u00ebrball me pyetje p\u00ebr leht\u00ebsimin e akuz\u00ebs s\u00eb par\u00eb ndaj Sokol Mjacaj, i cili disa vite m\u00eb pas u d\u00ebnua p\u00ebr vrasjen e dy turist\u00ebve. Atij po ashtu iu b\u00ebn\u00eb pyetje shtes\u00eb p\u00ebr pasurin\u00eb dhe u vu [&hellip;]<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":62929,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Fuat-Vjerdha-600x387.jpg","fifu_image_alt":"Pas rihapjes s\u00eb hetimeve, Fuat Vjerdha p\u00ebrballet me leht\u00ebsimin e akuz\u00ebs p\u00ebr Sokol Mjacaj","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62869"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62869"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62869\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62929"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62869"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62869"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62869"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}