{"id":62871,"date":"2019-06-12T18:07:25","date_gmt":"2019-06-12T16:07:25","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=62871"},"modified":"2019-06-12T18:07:25","modified_gmt":"2019-06-12T16:07:25","slug":"kandidati-per-spak-vladimir-mara-perballet-me-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kandidati-per-spak-vladimir-mara-perballet-me-vetingun\/2019\/06\/12\/","title":{"rendered":"Kandidati p\u00ebr SPAK, Vladimir Mara p\u00ebrballet me vetingun"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk konstatoi probleme t\u00eb dukshme n\u00eb t\u00eb tre kriteret, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pyetjet p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt me baban\u00eb dhe v\u00ebllez\u00ebrit dhe nj\u00eb makin\u00eb t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Angli e vendos\u00ebn Mar\u00ebn p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb \u201ctesti besueshm\u00ebrie\u201d.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_62944\" aria-describedby=\"caption-attachment-62944\" style=\"width: 300px\" class=\"wp-caption alignright\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Capture-Vladimir-Mara-1.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-medium wp-image-62944\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Capture-Vladimir-Mara-1-300x187.jpg\" alt=\"\" width=\"300\" height=\"187\" data-id=\"62944\"  style=\"display:none\"><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-62944\" class=\"wp-caption-text\">Prokurori i Krimeve te Renda, Vladimir Mara gjate seances degjimore.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Prokurori i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Vladimir Mara, nj\u00ebherazi kandidat p\u00ebr Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, SPAK, u ballafaqua pa probleme t\u00eb dukshme me tre kriteret e vetingut. Por pyetjet nga nj\u00eb an\u00ebtare e Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit dhe nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar e vendos\u00ebn at\u00eb p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb \u201ctesti besueshm\u00ebrie\u201d.<\/p>\n<p>Mara, i cili e ka nisur karrier\u00ebn si oficer i policis\u00eb gjyq\u00ebsore dhe punon si prokuror prej vitit 2008 u paraqit i vet\u00ebm n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore t\u00eb zhvilluar p\u00ebrgjat\u00eb nj\u00eb ore mesdit\u00ebn e s\u00eb m\u00ebrkur\u00ebs. Trupa gjykuese drejtohej nga Pamela Qirko, me relatore Alma Faskajn dhe an\u00ebtare Firdes Shulin, nd\u00ebrsa n\u00eb tavolin\u00ebn e dedikuar p\u00ebr Operacionin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Monitorimit ndodhej v\u00ebzhguesi Theo Jacobs.<\/p>\n<p>Lista e pasurive t\u00eb deklaruara nga prokurori Vladimir Mara \u00ebsht\u00eb e shkurt\u00ebr; 950 mij\u00eb lek\u00eb kursime, 200 mij\u00eb lek\u00eb depozit\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vajz\u00ebs si dhe nj\u00eb automjet me vler\u00eb 600 mij\u00eb lek\u00eb. Ai deklaron gjithashtu se ka n\u00eb p\u00ebrdorim nj\u00eb apartament brenda nj\u00eb sht\u00ebpie n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e babait, e cila \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar me kontributin e tij dhe t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve emigrant\u00eb.<\/p>\n<p>Por relatorja e \u00e7\u00ebshtjes, Alma Faskaj vuri n\u00eb dukje mosp\u00ebrputhjen me nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb vitit 2008, ku subjekti sh\u00ebnonte si pjes\u00eb takuese 25%.<\/p>\n<p>Nisur nga ky fakt, Komisioni ka hetuar mbi sakt\u00ebsin\u00eb e deklarimeve t\u00eb prokurorit Mara dhe ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimeve p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebsaj sht\u00ebpie, e vler\u00ebsuar mes 10.5 milion\u00eb dhe 12 milion\u00eb lek\u00ebve sipas \u00e7mimeve t\u00eb publikuara nga Enti Komb\u00ebtar i Banesave.<\/p>\n<p>Nga relatimi i m\u00ebtejsh\u00ebm u kuptua se sht\u00ebpia ishte nd\u00ebrtuar nga kontributet financiare t\u00eb babait t\u00eb subjektit si dhe dy v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tij, emigrant\u00eb n\u00eb Angli dhe n\u00eb Greqi, t\u00eb cil\u00ebt u kosnideruan si \u201cpersona t\u00eb lidhur\u201d. Vet\u00eb Mara kishte kontribuar 1 milion lek\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilat KPK tha se kishte burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb babait si dhe dokumente t\u00eb transfertave bankare bashk\u00eb me pagesat p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb taksave nga v\u00ebllai n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe dhe v\u00ebllai tjet\u00ebr n\u00eb Greqi,\u201d tha Faskaj. Ajo shtoi se shpjegimet e prokurorit Mara p\u00ebr kontributin e secilit prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes do t\u00eb merreshin parasysh para dh\u00ebnies s\u00eb vendimit.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e sht\u00ebpis\u00eb u rikthye n\u00eb diskutim n\u00eb pjes\u00ebn e fundit t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, kur an\u00ebtarja Firdes Shuli tha se leja e legalizimit ishte l\u00ebshuar p\u00ebr nj\u00eb sht\u00ebpi 4-kat\u00ebshe, nd\u00ebrsa nga vler\u00ebsimi rezultonte 2-kat\u00ebshe.<\/p>\n<p>Shuli e pyeti prokurorin mbi gjendjen faktike t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, n\u00ebse dy katet e tjera ishin apo jo karabina dhe sa ishte shpenzuar p\u00ebr to.<\/p>\n<p>\u201cGjendja reale \u00ebsht\u00eb ajo e vler\u00ebsuar nga eksperti. Vet\u00ebm dy kate p\u00ebrdoren p\u00ebr banim,\u201d tha shkurtimisht Mara.<\/p>\n<p>Komisioni hetoi gjithashtu burimin e nj\u00eb automjeti me vler\u00eb 600 mij\u00eb lek\u00eb; 400 mij\u00eb prej t\u00eb cilave nga d\u00ebmshp\u00ebrblimi i p\u00ebrfituar si pasoj\u00eb e nj\u00eb d\u00ebmtimi t\u00eb nj\u00eb makine t\u00eb m\u00ebparshme dhe 200 mij\u00eb lek\u00eb nga kursimet; t\u00eb cilat rezultuan t\u00eb v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>Por shtrirja e hetimit administrativ te makina e vjet\u00ebr \u201cLand Rover\u201d e importuar nga Anglia e p\u00ebrballi prokurorin Mara me pyetje mbi \u00e7mimin si dhe arsyet e mosregjistrimit t\u00eb saj n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Makina ishte bler\u00eb n\u00eb Britani nga djali i xhaxhait t\u00eb Mar\u00ebs p\u00ebr 2920 pound, nd\u00ebrsa prokurori kishte paguar p\u00ebr t\u00eb 3 mij\u00eb euro. Makina nuk ishte regjistruar n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrsa ishte p\u00ebrdorur gjat\u00eb viteve 2009-2011 nga Mara p\u00ebrmes nj\u00eb prokure.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesi Theo Jacobs vuri n\u00eb dukje diferenc\u00ebn prej rreth 400 eurosh \u00a0dhe e pyeti prokurorin n\u00ebse deklarata reflekton realitetin. Prokurori Vladimir Mara tha se vlera e deklaruar prej tij ishte absolutisht e v\u00ebrtet\u00eb dhe se djali i xhaxhait t\u00eb tij nuk merrej me tregti makinash, por e kishte b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebr ta ndihmuar si kush\u00ebri.<\/p>\n<p>Jacobs e shtyu m\u00eb tej \u00e7\u00ebshtjen dhe pyeti n\u00ebse si prokuror, Mara shihte ndonj\u00eb problem me mosregjistrimin e makin\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri dhe p\u00ebrdorimin e saj me prokur\u00eb. Prokurori Mara u p\u00ebrgjigj se porositja e nj\u00eb makine n\u00eb Angli nuk kishte qen\u00eb zgjedhja m\u00eb e mir\u00eb, duke n\u00ebnkuptuar v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb timonit n\u00eb krahun e kund\u00ebrt. Por ai k\u00ebmb\u00ebnguli se makina ishte p\u00ebrdorur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ligjore dhe se ishte regjistruar n\u00eb sistemin TIMS.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb kisha planifikuar p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb regjistrimin e makin\u00ebs, por pash\u00eb q\u00eb nuk mund ta p\u00ebrdorja at\u00eb makin\u00eb. E kam p\u00ebrdorur n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb shum\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, nuk kam pasur q\u00ebllim n\u00eb asnj\u00eb moment t\u00eb shmangia ligjin apo pages\u00ebn e dogan\u00ebs,\u201d tha Mara.<\/p>\n<p>Kandidati p\u00ebr Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me mori nj\u00eb raport pozitiv nga DSIK p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb edhe K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb ka vler\u00ebsuar aft\u00ebsit\u00eb e tij n\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>Por nisur nga burimet e hapura, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka hetuar procedurat e ekstradimit t\u00eb Nazer Seitit, i akuzuar si pjes\u00eb e grupit \u201cHabilaj\u201d; \u00e7\u00ebshtje kjo q\u00eb u pasua nga nj\u00eb debat politik n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Relatorja Alma Faskaj tha n\u00eb seanc\u00eb se KPK administroi dokumentacionin e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb ekstradimit dhe shqyrtoi q\u00ebndrimin e akuz\u00ebs; pa dh\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb konkluzion mbi q\u00ebndrimin e mbajtur nga subjekti.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb shpjegimeve t\u00eb tij, edhe prokurori Mara nuk u ndal gjat\u00eb te \u00e7\u00ebshtja \u201cSeiti\u201d. Ai tha se caktimi i mas\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb nga gjykata p\u00ebr Seitin u ishte komunikuar t\u00eb gjitha institucioneve dhe shtoi se ky fakt ishte dokumentuar si nga prokuroria, ashtu edhe nga nj\u00eb hetim administrativ i kryer p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen.<\/p>\n<p>\u201cMegjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ekstradimi, \u00e7\u00ebshtja penale ndaj tij ka vazhduar dhe aktualisht ndodhet n\u00eb gjykim,\u201dshtoi ai.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, prokurori i Krimeve t\u00eb R\u00ebnda e quajti procesin t\u00eb drejt\u00eb dhe t\u00eb thelluar. Ai shtoi se i kishte p\u00eblqyer fakti q\u00eb babai dhe v\u00ebllez\u00ebrit ishin konsideruar persona t\u00eb lidhur, ndon\u00ebse ai konsideronte se person i lidhur ishte bashk\u00ebshortja.<\/p>\n<p>\u201cPor kjo sqaroi shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb sqaroheshin n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces,\u201d tha Mara, nd\u00ebrsa k\u00ebrkoi konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Vendimi p\u00ebr t\u00eb do t\u00eb shpallet m\u00eb 14 qershor, n\u00eb or\u00ebn 9:30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk konstatoi probleme t\u00eb dukshme n\u00eb t\u00eb tre kriteret, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pyetjet p\u00ebr sht\u00ebpin\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt me baban\u00eb dhe v\u00ebllez\u00ebrit dhe nj\u00eb makin\u00eb t\u00eb bler\u00eb n\u00eb Angli e vendos\u00ebn Mar\u00ebn p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb \u201ctesti besueshm\u00ebrie\u201d.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":62894,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Capture-Vladimir-Mara-1-300x187.jpg","fifu_image_alt":"Kandidati p\u00ebr SPAK, Vladimir Mara p\u00ebrballet me vetingun","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62871"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62871"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62871\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62894"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62871"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62871"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62871"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}