{"id":62872,"date":"2019-06-12T19:03:57","date_gmt":"2019-06-12T17:03:57","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=62872"},"modified":"2019-06-12T19:03:57","modified_gmt":"2019-06-12T17:03:57","slug":"gjyqtarit-idriz-mulkurti-nuk-i-dalin-llogarite-me-pasurine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarit-idriz-mulkurti-nuk-i-dalin-llogarite-me-pasurine\/2019\/06\/12\/","title":{"rendered":"Gjyqtarit Idriz Mulkurti nuk i dalin llogarit\u00eb me pasurin\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme p\u00ebr k\u00ebstin 20 mij\u00eb euro t\u00eb nj\u00eb apartamenti si dhe shkollimin e t\u00eb birit n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb avokati i gjyqtarit t\u00eb Apelit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda kontestoi trupin gjykues dhe analiz\u00ebn financiare.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_62948\" aria-describedby=\"caption-attachment-62948\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Sokol-Hazizaj-KPK.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-62948\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Sokol-Hazizaj-KPK-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"62948\"  style=\"display:none\"><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-62948\" class=\"wp-caption-text\">Avokati Sokol Hazizaj para Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Gjyqtari i Apelit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, Idriz Mulkurti mungoi n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore t\u00eb zhvilluar t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit, ku u konstatuan disa probleme me pasurin\u00eb.<\/p>\n<p>Ai u mbrojt nga avokati Sokol Hazizaj, p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb trupe t\u00eb drejtuar nga Lulzim Hamitaj. Me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe an\u00ebtare Genta Tafa Bungon. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte Hans Kijlstra.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs, avokati Hazizaj pretendoi papajtueshm\u00ebrin\u00eb si trup\u00eb hetimore dhe gjyq\u00ebsore t\u00eb komisionit, p\u00ebr t\u00eb garantuar paanshm\u00ebrin\u00eb. Ai tha se konstatonte se n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, komisioni ka k\u00ebshilluar nj\u00ebsin\u00eb e hetimit dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht do t\u00eb duhet t\u00eb gjykoj\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKa munges\u00eb paan\u00ebsie kur nj\u00eb trup\u00eb gjyq\u00ebsore b\u00ebn hetim. Do t\u2019ju k\u00ebrkoja n\u00ebse keni t\u00eb nj\u00ebjtin opinion me mua?,\u201d tha avokati Hazizaj.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb avokatit Hazizaj, kryesuesi i trup\u00ebs gjykuese t\u00eb KPK-s\u00eb, Lulzim Hamitaj tha se nuk mund t\u00eb zhvillonin nj\u00eb debat p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pretendim n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb momenti t\u00eb rikualifikojm\u00eb pozit\u00ebn ton\u00eb. N\u00ebse keni nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb me shkrim ne t\u00ebrhiqemi ta shqyrtojm\u00eb,\u201dtha Hamitaj.<\/p>\n<p>Relatorja e \u00e7\u00ebshtjes, Valbona Sanxhaktari tha se gjyqtari Idriz Mulkurti ishte rivler\u00ebsuar n\u00eb t\u00eb tri kriteret; p\u00ebr deklarimin e pasuris\u00eb, kontrollin e figur\u00ebs dhe profesionalizimin.<\/p>\n<p>Sipas Sanxhaktarit, Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesit, ILDKPKI ka konstatuar se gjyqtari Mulkurti nuk kishte kryer deklarim t\u00eb sakt\u00eb, nuk kishte burime t\u00eb ligjshme, kishte fshehur pasurin\u00eb dhe kishte kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb, por se nuk gjendet n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Hetimi i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit duket se konfirmoi t\u00eb nj\u00ebjtin rezultat p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 84 m2 n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb porositur n\u00eb vitin 2006 n\u00eb vler\u00ebn e 50 600 eurove, gjyqtari Mulkurti ka deklaruar si burim t\u00eb krijimit; nj\u00eb milion lek\u00eb kursime dhe 5 milion\u00eb lek\u00eb kredi. Relatorja Sanxhaktari pohoi se subjekti ka deklaruar q\u00eb pagesat p\u00ebr shlyrjen e vler\u00ebs s\u00eb apartamentit i ka kryer n\u00eb dy k\u00ebste gjat\u00eb vitit 2006, ku fillimisht ka paguar 20 600 euro.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebstin e par\u00eb, komisioni ka konstatuar se gjyqtari Mulkurti nuk ka patur mund\u00ebsi kursimi t\u00eb vler\u00ebs 20 600 euro dhe se nuk ka pasur burime t\u00eb ligjshme t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj shume. Gjithashtu, u identifikua fakti se \u00a0pasqyrimi i kursimeve n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cvetting\u201d me ato periodike nuk p\u00ebrputhen.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb shpjegimeve t\u00eb dh\u00ebna para Komisionit, gjyqtari Mulkurti ka pohuar se p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar pages\u00ebn e k\u00ebstit t\u00eb par\u00eb, ve\u00e7 kursimeve ka marr\u00eb edhe nj\u00eb hua n\u00eb shum\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb gusht t\u00eb vitit 2006, pa interes, t\u00eb cil\u00ebn e ka shlyer n\u00eb dhjetor t\u00eb po atij viti.<\/p>\n<p>Relatorja Sanxhaktari sqaroi se Komisioni ka refuzuar t\u00eb administroj\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e huadh\u00ebn\u00ebsit, pasi ka pranuar dhe administruar si prov\u00eb deklarat\u00ebn noteriale.<\/p>\n<p>P\u00ebr blerjen e nj\u00eb garazhi me sip\u00ebrfaqe 22 m2 n\u00eb vitin 2010 n\u00eb vler\u00ebn e 14 mij\u00eb eurove, gjyqtari Mulkurti ka pohuar para Komisionit se burim i krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie ishte qiraja e marr\u00eb parapagim n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb p\u00ebr apartamentin q\u00eb zot\u00ebron n\u00eb qytetin Bajram Curri.<\/p>\n<p>Relatorja Sanxhaktari u shpreh se subjekti ka pretenduar se ia ka dh\u00ebn\u00eb apartamentin me qira nj\u00eb shoq\u00ebrie p\u00ebr 300 euro n\u00eb muaj p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb tre-vje\u00e7are, duke marr\u00eb si parapagim shum\u00ebn 10 800 euro.<\/p>\n<p>Ai ka pretenduar se qiramarr\u00ebsi ka qen\u00eb menaxher i nj\u00eb shoq\u00ebrie q\u00eb do t\u00eb zhvillonte aktivitet n\u00eb at\u00eb zon\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cLidhur me \u00e7mimin e lart\u00eb t\u00eb qiras\u00eb mujore, subjekti ka shpjeguar p\u00ebr Komisionin se kishte kryer investime p\u00ebr rikonstruksionin dhe arredimin e apartamentit, por nuk ka deklaruar shpenzime p\u00ebr k\u00ebto investime,\u201d v\u00ebrejti Sanxhaktari.<\/p>\n<p>Relatorja Shanxhaktari theksoi se gjyqtari Mulkurti e ka lidhur kontat\u00ebn e qiras\u00eb personalisht me personin p\u00ebr t\u00eb cilin pretendohet se ka qen\u00eb administrator i shoq\u00ebris\u00eb dhe jo me kompanin\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioni ka zbuluar se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, personi n\u00eb fjal\u00eb nuk ka qen\u00eb administrator i shoq\u00ebris\u00eb dhe se n\u00eb Qendr\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Bizneseve nuk figuron ndonj\u00eb adres\u00eb e apartamentit n\u00eb fjal\u00eb n\u00eb Bajram Curri.<\/p>\n<p>Komisioni e ka cil\u00ebsuar si t\u00eb rrem\u00eb deklarimin e subjektit se qiramarr\u00ebsi do ta p\u00ebrdorte apartamentin p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb, pasi n\u00eb kontrat\u00eb figuron q\u00eb t\u00eb jet\u00eb sh\u00ebnuar se do t\u00eb p\u00ebrdorej p\u00ebr banim.<\/p>\n<p>Sanxhaktari renditi edhe disa pasuri t\u00eb tjera q\u00eb zotrohen nga familja Mulkurti, nj\u00eb automjet tip Benz t\u00eb bler\u00eb n\u00eb janar t\u00eb vitit 2010 n\u00eb vler\u00ebn e 5000 eurove, ku si burim jan\u00eb deklaruar kursimet nd\u00ebr vite. Gjithashtu Mulkurti zot\u00ebron pasurit\u00eb tok\u00eb-ar\u00eb me sip\u00ebrfaqe 4400 m2 dhe 2600 m2 n\u00eb Tropoj\u00eb me pjes\u00eb takuese 50%, t\u00eb trash\u00ebguara nga e \u00ebma dhe rreth 6000 m2 n\u00eb fshatin Luz t\u00eb Tropoj\u00ebs, t\u00eb dhuruar nga motra.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, avokati Sokol Hazizaj ka nd\u00ebrhyr\u00eb duke k\u00ebrkuar q\u00eb Komisioni t\u00eb relatoj\u00eb m\u00eb shkurt gjetjet, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar nga kryesuesi i trup\u00ebs s\u00eb KPK-s\u00eb, Lulzim Hamitaj, i cili sqaroi se duke qen\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb publike, n\u00eb interes t\u00eb publikut, do t\u00eb pasqyroheshin gjith\u00eb gjetjet dhe konstatimet e hetimit administrativ.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, relatorja e \u00e7\u00ebshtjes, u ndal n\u00eb konstatimin e nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke-ar\u00eb n\u00eb Hidrovor-Hamallaj n\u00eb Sukth t\u00eb Durr\u00ebsit, ku gjyqtari Mulkurti rezulton trash\u00ebgimtar.<\/p>\n<p>Sanxhaktari pohoi se kjo trash\u00ebgimi nuk ishte pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cvetting\u201d dhe se konsiderohej si fshehje e pasurie.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, toka ishte p\u00ebrfituar me akt trash\u00ebgimie, nd\u00ebsa subjekti ka shpjeguar se nuk e kishte deklaruar pasi nuk ishte pronar i ligjsh\u00ebm dhe se nuk kishte t\u00eb drejta ligjore mbi k\u00ebt\u00eb pasuri. Komisioni e konstaton t\u00eb padrejt\u00eb q\u00ebndrimin e gjyqtarit Mulkurti, duke theksuar se kjo pasuri duhej t\u00eb ishte deklaruar.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar edhe mospages\u00ebn e qiras\u00eb p\u00ebr nj\u00eb apartament n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vitet 2005-2006. N\u00eb analiz\u00ebn financiare p\u00ebr periudh\u00ebn 2003-2016, KPK ka konstatuar munges\u00eb t\u00eb ardhurash.<\/p>\n<p>Relatorja ka shtuar m\u00eb pas se vajza e gjyqtarit ndjek studimet n\u00eb Tiran\u00eb, nd\u00ebrsa djali n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe. Komisoni ka gjetur se gjyqtari Mulkurti nuk ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr kryerjen e nj\u00eb pagese 1.5 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr tarif\u00ebn e universitetit ku studion i biri n\u00eb Britani, q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 11 500 paund. Edhe pse ai ka deklaruar se djali jeton tek t\u00eb af\u00ebrmit dhe nuk ka shpenzime jetese, Komisioni ka konstatuar munges\u00eb t\u00eb ardhurash t\u00eb ligjshme p\u00ebr pages\u00ebn e tarif\u00ebs s\u00eb universitetit.<\/p>\n<p>Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb relatimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi ligjor i gjyqtarit Mulkurti, avokati Sokol Hazizaj e pyeti trup\u00ebn gjykuese t\u00eb KPK, n\u00ebse i konsideronte t\u00eb sakta deklaratat noteriale, pasi nuk ishte kishte pranuar pyetja e d\u00ebshmitar\u00ebve. Kryesuesi Lulzim Hamitaj iu p\u00ebrgjigj se i pranonin si prova dhe se ato do t\u00eb vler\u00ebsoheshin nj\u00ebherazi para vendimit.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, avokati Hazizaj rishpjegoi se, lidhur me pasurin\u00eb tok\u00eb-ar\u00eb me sip\u00ebrfaqe 1000 m2 n\u00eb Hidrovor, gjyqtari Mulkurti nuk ishte pronar i ligjsh\u00ebm dhe p\u00ebrderisa ligji kishte k\u00ebrkuar pasurit\u00eb e ligjshme, nuk e kishte pasyqruar. Ai tha se deklarata noteriale mes n\u00ebn\u00ebs dhe f\u00ebmij\u00ebve p\u00ebr ndarjen e k\u00ebsaj pasurie \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb shuheshin konfliktet e mundshme n\u00eb t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Avokati pretendoi gjithashtu se subjekti ka pasur fuqi paguese p\u00ebr tarif\u00ebn e studimeve t\u00eb djalit t\u00eb tij, pasi n\u00ebse ndryshonte p\u00ebrllogaritja e udh\u00ebtimeve nga viti 2013 deri n\u00eb vitin 2015, do t\u00eb kishte nj\u00eb reazultat tjet\u00ebr analiza financiare.<\/p>\n<p>\u201cE k\u00ebrkojm\u00eb konfirmimin n\u00eb detyr\u00eb, pasi n\u00ebse b\u00ebhet nj\u00eb analiz\u00eb e p\u00ebrgjithshme financiare, konstatoj se shuma e t\u00eb ardhurave nga qiraja dhe pagat e kalon vler\u00ebn e shpenzimeve,\u201d pohoi Hazizaj.<\/p>\n<p>M\u00eb pas, an\u00ebtarja e trup\u00ebs gjykuese, Genta Tafa(Bungo) e pyeti avokatin Hazizaj n\u00ebse n\u00ebna e subjektit e kishte zot\u00ebruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ligjshme pasurin\u00eb tok\u00eb-ar\u00eb n\u00eb Hidrovor dhe se mbi \u00e7far\u00eb baz\u00eb e kishte p\u00ebrfituar.<\/p>\n<p>\u201cMbi baz\u00ebn e asgj\u00ebje!\u201d, u p\u00ebrgjigj shkurt ai.<\/p>\n<p>Kryesuesi Hamitaj ngriti pik\u00ebpyetje se p\u00ebrse kur udh\u00ebtimet kryheshin me makin\u00ebn e subjektit shpenzimet ndaheshin, nd\u00ebrsa kur udh\u00ebtonin me makin\u00ebn e dikujt tjet\u00ebr, gjyqtari Mulkurti nuk paguante.<\/p>\n<p>Duke e cil\u00ebsuar si nj\u00eb pyetje t\u00eb men\u00e7ur, avokati Hazizaj tha se kjo duhej par\u00eb rast pas rasti dhe se ka njer\u00ebz q\u00eb duan t\u2019i ndajn\u00eb shpenzimet, e t\u00eb tjer\u00eb jo.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Hans Kijlstra iu rikthye s\u00ebrish situat\u00ebs s\u00eb pasuris\u00eb tok\u00eb-ar\u00eb me sip\u00ebrfaqe 1000 m2 n\u00eb Hidrovor, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn avokati Hazizaj shpjegoi s\u00ebrish se subjekti nuk e kishte deklaruar se nuk ka t\u00eb drejt\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb pron\u00eb. Ai shtoi se edhe e \u00ebma e gjyqtarit Mulkurti nuk ka ligj\u00ebrisht nj\u00eb pasuri t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK dhe KPK nuk kan\u00eb gjetur probleme p\u00ebr figur\u00ebn, duke e cil\u00ebsuar gjyqtarin\u00a0 Idriz Mulkurti si t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr vazhdimin e detyr\u00ebs lidhur me k\u00ebt\u00eb kriter. Edhe p\u00ebr profesionalizimin ai \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar pozitivisht duke u cil\u00ebsuar si \u201cmesatar\u201d. N\u00eb dy denoncimet e kryera nga publiku, komisioni nuk ka gjetur indicie p\u00ebr hetim.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, avokati Sokol Hazizaj tha se u q\u00ebndronte th\u00ebnieve t\u00eb gjyqtarit Idriz Mulkurti dhe k\u00ebrkoi konfirmimin e tij n\u00eb detyr\u00eb. KPK do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb dat\u00eb 14 qershor, ora 11:30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme p\u00ebr k\u00ebstin 20 mij\u00eb euro t\u00eb nj\u00eb apartamenti si dhe shkollimin e t\u00eb birit n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb avokati i gjyqtarit t\u00eb Apelit p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda kontestoi trupin gjykues dhe analiz\u00ebn financiare.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":62895,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Sokol-Hazizaj-KPK-533x400.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarit Idriz Mulkurti nuk i dalin llogarit\u00eb me pasurin\u00eb","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62872"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62872"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62872\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62895"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62872"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62872"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62872"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}