{"id":62874,"date":"2019-06-13T22:15:55","date_gmt":"2019-06-13T20:15:55","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=62874"},"modified":"2019-06-13T22:15:55","modified_gmt":"2019-06-13T20:15:55","slug":"gjyqtari-kastriot-selita-u-perball-ne-kpk-me-dyshime-per-konflikt-interesi-dhe-favorizim","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtari-kastriot-selita-u-perball-ne-kpk-me-dyshime-per-konflikt-interesi-dhe-favorizim\/2019\/06\/13\/","title":{"rendered":"Gjyqtari Kastriot Selita u p\u00ebrball n\u00eb KPK me dyshime p\u00ebr konflikt interesi dhe favorizim"},"content":{"rendered":"<p>Kreu i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit Kastriot Selita u p\u00ebrball gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me dyshimet e KPK p\u00ebr favorizim t\u00eb Bledar Valikajt, bashk\u00ebshortit t\u00eb deputetes s\u00eb PS Ermonela Felaj n\u00eb padin\u00eb ndaj Presidentit, dyshimet p\u00ebr konflikt interesi dhe nj\u00eb denoncim anonim nga koleg\u00ebt. Selita mohoi akuzat dhe k\u00ebrkoi konfirmim n\u00eb detyr\u00eb.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_62970\" aria-describedby=\"caption-attachment-62970\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-62970\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG_49201-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"62970\"  style=\"display:none\"><figcaption id=\"caption-attachment-62970\" class=\"wp-caption-text\">Kreu i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit Kastriot Selita gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. Foto:Edmond Hoxhaj<\/figcaption><\/figure>\n<p>Vendimi i dh\u00ebn\u00eb n\u00eb favor t\u00eb Bledar Valikajt, bashk\u00ebshortit t\u00eb deputetes s\u00eb PS Ermonela Felaj, lidhur me padin\u00eb e ngritur nga ky i fundit kund\u00ebr Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs dhe shqyrtimi i \u00e7\u00ebshtjeve ku pal\u00eb ka qen\u00eb Drejtoria e Tatimeve ku punonte bashk\u00ebshortja, u ngrit\u00ebn si dyshime nga KPK gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore ndaj Kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit Tiran\u00eb, Kastriot Selita.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb zhvilluar t\u00eb enjten n\u00eb Komisionin e Pavarur t\u00eb Kualifikimit u lexua po ashtu edhe denoncimi i nj\u00eb grupi gjyqtar\u00ebsh anonim\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, Tiran\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt pretendonin p\u00ebr lidhje t\u00eb mundshme t\u00eb gjyqtarit Selita me nj\u00eb person t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar. Por relatorja tha se pretendimet n\u00eb denoncim nuk u v\u00ebrtetuan, nd\u00ebrsa Komisioni nuk evidentoi gjat\u00eb leximit t\u00eb relacionit ndonj\u00eb problematik\u00eb lidhur me deklarimin e pasuris\u00eb s\u00eb Selit\u00ebs, megjith\u00ebse i kishte kaluar barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr disa prej pasurive.<\/p>\n<p>Selita kund\u00ebrshtoi dyshimet se kishte favorizuar Valikajn dhe u mbrojt me vendimin kontravers t\u00eb KLP q\u00eb i dha atij statusin e magjistratit. Ai e cil\u00ebsoi denoncimin nga nj\u00eb grup anonim koleg\u00ebsh si nj\u00eb \u201ctentativ\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme n\u00eb proces\u201d dhe k\u00ebrkoi t\u00eb konfirmohej n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese e KPK p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebrb\u00ebhej nga Olsi Komici kryesues, Brunilda Bekteshi relatore dhe Lulzim Hamitaj an\u00ebtar. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Hans Kijlstra. N\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, relatorja e \u00e7\u00ebshtjes, Brunilda Bekteshi u shpreh se KPK e kishte mbyllur hetimin p\u00ebr t\u00eb tri kriteret p\u00ebr gjyqtarin Selita, por pas nj\u00eb informacioni sekret t\u00eb mb\u00ebrritur pran\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK ishte rihapur s\u00ebrish hetimi q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar m\u00eb pas m\u00eb dat\u00eb 24 maj.<\/p>\n<p>Selita ka nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor. Ai ka nisur pun\u00eb n\u00eb vitin 2001 n\u00eb Durr\u00ebs e m\u00eb pas, n\u00eb vitin 2002 \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar kryetar i Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Dib\u00ebr. N\u00eb k\u00ebt\u00eb post ka sh\u00ebrbyer deri n\u00eb vitin 2010, koh\u00eb kur \u00ebsht\u00eb transferuar si gjyqtar n\u00eb Durr\u00ebs. Pas dy vitesh ai \u00ebsht\u00eb promovuar si kryetar i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit.<\/p>\n<p><strong>\u00c7\u00ebshtja Valikaj dhe denoncimi<\/strong><\/p>\n<p>KPK b\u00ebri me dije se ndaj Selit\u00ebs kishte 17 denoncime, por gjat\u00eb seanc\u00ebs u ve\u00e7ua denoncimi i kryer nga nj\u00eb grup gjyqtar\u00ebsh anonim\u00eb, q\u00eb pretendonin se gjyqtari Selita kishte vepruar n\u00eb kund\u00ebrshtim me legjislacionin n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen me pal\u00eb padit\u00ebse Bledar Valikajn, bashk\u00ebshortin e deputetes socialiste Ermonela Felaj, dhe Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs.<\/p>\n<p>Bledar Valikaj ishte pjes\u00eb e nj\u00eb liste prej 9 kandidat\u00ebsh q\u00eb ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ia propozoi Presidentit Bujar Nishani p\u00ebr dekretim si prokuror\u00eb n\u00eb n\u00ebntor 2015. K\u00ebrkesa p\u00ebr promovimin e Valikajt u rr\u00ebzua n\u00eb heshtje nga Presidenti i Republik\u00ebs, por ai e paditi Presidenc\u00ebn n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative, duke pretenduar se kishte plot\u00ebsuar kriteret dhe kishte fituar konkursin p\u00ebr t\u2019u em\u00ebruar prokuror n\u00eb Kuk\u00ebs, duke e konsideruar t\u00eb paligjsh\u00ebm q\u00ebndrimin e Presidentit.<\/p>\n<p>Pasi e fitoi gjyqin n\u00eb t\u00eb dyja shkall\u00ebt e Gjykat\u00ebs Administrative, Valikaj iu drejtua K\u00ebshillit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb me k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr ekzekutimin e vendimit gjyq\u00ebsor. KLP <a href=\"\/?p=61622\">n\u00eb nj\u00eb vendim kontravers p\u00ebr t\u00eb cilin nuk u arrit shumic\u00eb<\/a>, por u p\u00ebrdor vota e kryetarit si zhbllokuese, i dha atij statusin e magjistratit dhe m\u00eb pas e em\u00ebroi prokuror. \u00a0\u00a0Nd\u00ebrkoh\u00eb ende nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb situata n\u00ebse Valikaj do t\u2019i n\u00ebnshtrohet ose jo procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Relatorja Bekteshi tha se nga verifikimi i k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje duket sikur trupi gjykues pjes\u00eb e t\u00eb cilit ishte Selita, ka luajtur rol aktiv n\u00eb k\u00ebt\u00eb process duke u favorizuar padit\u00ebsin ndryshe nga sa parashikohet n\u00eb ligj. Sipas Bekteshit, subjekti ka shpjeguar se \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb vendimarrje n\u00eb t\u00eb drejtat kushtetuese. Ajo shtoi se gjyqtari Selita ka paraqitur si prov\u00eb edhe vendimin e K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb t\u00eb sip\u00ebr p\u00ebrmendur dhe ka theksuar se ky institucion ka vendosur t\u00eb mos kryej\u00eb rekurs.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij Selita tha se kishte vepruar n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin. \u201cN\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjen e Bledar Valikajt kemi vepruar n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin dhe kushtetut\u00ebn\u201d, tha Selita. Ai la t\u00eb kuptohej se ndryshimet ligjore b\u00ebnin q\u00eb veprimi t\u00eb dukej me probleme, duke shtuar se n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb kalimi procedurial i kopetencave nga Presidenti tek KLP dhe se gjykata nuk mund t\u00eb mos e merrte parasysh padin\u00eb.<\/p>\n<p>Duke u nisur nga i nj\u00ebjti denocnim relatorja Brunilda Bekteshi deklaroi se figura e Selit\u00ebs ishte verifikuar dy her\u00eb. N\u00eb raportin fillestar, sipas KPK, Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK, gjyqtari Kastriot Selita ka rezultuar i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb vazhduar detyr\u00ebn.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb muajin shkurt ka mb\u00ebrritur nj\u00eb denoncim anonim nga koleg\u00ebt e tij, ku pretendohej se gjyqtari Selita kishte kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me nj\u00eb person t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb trafik narkotik\u00ebsh dhe evazion fiskal.<\/p>\n<p>Bekteshi u shpreh, se edhe pas verifikimeve t\u00eb kryera nga Komisioni nuk u provuan pretendimet e denoncuesve anonim\u00eb. \u201cSubjekti ka mohuar t\u00eb ket\u00eb lidhje t\u00eb tilla\u201d, shtoi Bekteshi.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb deklarimeve q\u00eb gjyqtari Selita dha n\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs, ai u shpreh nd\u00ebr t\u00eb tjera se denoncimi i nj\u00eb grupi gjyqtar\u00ebsh anonim\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tentativ\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme n\u00eb proces. \u201cKam zbatuar gjithmon\u00eb ligjin\u201d, tha Selita, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje q\u00eb b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr denoncim anonim.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb Komisioni po ashtu b\u00ebri me dije se ka kryer hetime p\u00ebr gjendje t\u00eb konfliktit t\u00eb interesit nga ana e gjyqtarit Selita, duke qen\u00eb se n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative t\u00eb Apelit jan\u00eb shqyrtuar \u00e7\u00ebshtje me pal\u00eb strukturat tatimore ku prej vitit 2006 \u00ebsht\u00eb e pun\u00ebsuar bashk\u00ebshortja e tij, edhe si drejtuese.<\/p>\n<p>Relatorja vuri n\u00eb dukje se Komisioni kishte verifikuar 11 raste ku gjyqtari Selita mund t\u00eb kishte vepruar n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit. Sipas relatores Bekteshi, subjekti ka deklaruar se n\u00eb 6 raste nuk \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr nga gjykimi, pasi bashk\u00ebshortja nuk ka qen\u00eb drejtuese e pal\u00ebs nd\u00ebrgjygj\u00ebse n\u00eb koh\u00ebn e gjykimit dhe se nuk ka nxjerr\u00eb akte.<\/p>\n<p>Por, KPK ka konstatuar se n\u00eb nj\u00eb rast gjyqtari e ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen nga nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ku pal\u00eb nd\u00ebrgjyq\u00ebse ka qen\u00eb Drejtoria e Tatimeve, tet\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb nga shortimi dhe sipas Bekteshit duket se Selita ka qen\u00eb n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr denoncim ka shtyr\u00eb KPK t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb verifikim t\u00eb dosjeve, n\u00eb t\u00eb cilat sipas relatores u identifikuan dy vendime n\u00eb t\u00eb cilat nuk \u00ebsht\u00eb mbajtur i nj\u00ebjti q\u00ebndrim n\u00eb analiz\u00ebn ligjore nga ana e subjektit.<\/p>\n<p>Gjyqtari Selita kund\u00ebrshtoi dyshimet p\u00ebr konflikt interesi. \u201cNuk ka asnj\u00eb rast q\u00eb t\u00eb \u00e7on tek dyshimet p\u00ebr konflikt interesi\u201d, theksoi Selita. \u201cP\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebnien e pun\u00ebs tek tatimet e kam mbajtur gjithmon\u00eb parasysh k\u00ebt\u00eb fakt. N\u00eb \u00e7do rast e kam p\u00ebrjashtuar veten nga konflikti i interesit duke hequr dor\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet, kur gruaja ime ka qen\u00eb pal\u00eb n\u00eb gjykim\u201d, tha ai.<\/p>\n<p>Gjyqtari Selita u pyet, nga kryesuesi Komici, an\u00ebtari Hamitaj dhe v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar Hans Kijlstra se kur njiheshin gjyqtar\u00ebt me aktet e dosjeve t\u00eb shortuara. Selita sqaroi se p\u00ebr shkak t\u00eb ngarkes\u00ebs s\u00eb madhe q\u00eb kan\u00eb gjyqtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit, disa prej t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb duke shqyrtuar aktualisht \u00e7\u00ebshtje t\u00eb fillimit t\u00eb vitit 2016, ata njihen me vones\u00eb me aktet, por tha se kjo nuk ndikon n\u00eb konfliktin e interesit.<\/p>\n<p>\u201cE r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr konfliktin e interesit \u00ebsht\u00eb t\u00eb mos marr\u00ebsh pjes\u00eb n\u00eb gjykim. Nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me vones\u00eb t\u00eb heqjes dor\u00eb\u201d, sqaroi Selita. Ai theksoi se ka k\u00ebrkuar dor\u00ebheqjen 201 her\u00eb dhe kjo tregon se ka qen\u00eb gjithmon\u00eb i v\u00ebmendsh\u00ebm lidhur me konfliktin e interesit.<\/p>\n<p>Sipas KPK ve\u00e7 DSIK-s\u00eb q\u00eb e kishte cil\u00ebsuar t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm edhe K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb e kishte vler\u00ebsuar pozitivisht Selit\u00ebn sa i p\u00ebrket aspektit profesional.<\/p>\n<p><strong>Verifikimi i pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Sipas relatores Bekteshi, Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrolli t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesit, ILDKPKI, gjyqtari Selita ka kryer deklarim t\u00eb sakt\u00eb dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin, s\u2019ka munges\u00eb burimesh financiare, nuk ka kryer deklarim t\u00eb rrem\u00eb apo fshehje t\u00eb pasuris\u00eb e nuk gjendet n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Bekteshi pohoi se KPK kreu nj\u00eb hetim t\u00eb thelluar p\u00ebr pasurit\u00eb e pasqyruara n\u00eb deklarat\u00ebn vetting. P\u00ebr apartamentin e bler\u00eb n\u00eb vitin 2015 n\u00eb vler\u00ebn e 177 370 eurove dhe p\u00ebr mobilimin n\u00eb vler\u00ebn 21 354 euro,\u00a0 ku subjekti ka pjes\u00eb takuese 50% t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, gjyqtari Selita ka deklaruar disa burime krijimi. Relatorja Bekteshi tha se ai ka deklaruar si burim krijimi; nj\u00eb kredi 85 mij\u00eb euro, t\u00eb ardhura familjare n\u00eb vitin 2015 dhe 110 mij\u00eb euro t\u00eb bashk\u00ebshortes t\u00eb p\u00ebrfituara prej saj nga shitja e nj\u00eb sht\u00ebpie ku ka pasur pjes\u00eb takuese para se t\u00eb martohej. Nga hetimi i KPK ka rezultuar se banesa n\u00eb fjal\u00eb, nj\u00eb sht\u00ebpi dy kat\u00ebshe me truall, \u00ebsht\u00eb shitur n\u00eb vler\u00ebn e 220 mij\u00eb eurove.<\/p>\n<p>Bekteshi pohoi se nga analiza financiare, ka rezultuar se Selita ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr blerjen e apartamentit dhe arredimin e tij.\u00a0 Sipas Bekteshit, nga hetimi \u00ebsht\u00eb konkluduar se deklarimi i gjyqtarit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri, p\u00ebrputhet me hetimin administrativ t\u00eb kryer.<\/p>\n<p>Komisioni ka verifikuar edhe krijimin e pasuris\u00eb, banes\u00eb dykat\u00ebshe dhe truall, nga shitja e s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb krijuar nj\u00eb prej t\u00eb ardhurave t\u00eb p\u00ebrdorura p\u00ebr blerjen e apartamentit n\u00eb vitin 2015. KPK ka gjetur se deklarimet e subjektit p\u00ebrputheshin me rezultatet e hetimit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri dhe se bashk\u00ebshortja e tij dhe familja e saj para se t\u00eb lidhnin martes\u00eb kishin pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie.<\/p>\n<p>Komisioni konstatoi se edhe pse gjendeshin mosp\u00ebrputhje n\u00eb deklarimet e t\u00eb ardhurave t\u00eb p\u00ebrfituara nga puna e bashk\u00ebshortes n\u00eb sektorin privat, pasi ishte deklaruar paga minimale dhe pjesa tjet\u00ebr ishte paguar n\u00eb cash, nuk ka pasur probleme n\u00eb krijimin e shum\u00ebs s\u00eb 110 mij\u00eb eurove q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr blerjen e apartamentit.<\/p>\n<p>Pasuri t\u00eb tjera t\u00eb deklaruara nga gjyqtari Selita kan\u00eb qen\u00eb shtesa e apartamentit me sip\u00ebrfaqe 29.86 m2 bler\u00eb n\u00eb vler\u00ebn e 46 mij\u00eb eurove dhe nj\u00eb garazhi me sip\u00ebrfaqe 12.5 m2. Si burim p\u00ebr krijimin e k\u00ebtyre pasurive, subjekti ka deklaruar vler\u00ebn 70 mij\u00eb euro t\u00eb p\u00ebrfituar nga shitja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, bashk\u00ebshortja e Selit\u00ebs e kishte bler\u00eb k\u00ebt\u00eb apartament me sip\u00ebrfaqe 115 m2 n\u00eb vitin 2007 n\u00eb vler\u00ebn e 47 mij\u00eb eurove. Bekteshi pohoi se deklarimi i subjektit p\u00ebrputhej me rezultatet e hetimit administrativ.<\/p>\n<p>Komisoni ka verifikuar edhe nj\u00eb tjet\u00ebr apartament me sip\u00ebrfaqe 102 m2, i bler\u00eb nga bashk\u00ebshortja n\u00eb vitin 2005 n\u00eb vler\u00ebn e 30 mij\u00eb eurove \u00ebsht\u00eb shitur n\u00eb 2007-\u00ebn n\u00eb shum\u00ebn e 50 mij\u00eb eurove. Si burim t\u00eb krijimit fillestar t\u00eb k\u00ebsaj pasurie jan\u00eb deklaruar t\u00eb ardhurat nga nj\u00eb kontrat\u00eb sip\u00ebrmarrje, nj\u00eb kredi dhe hua.<\/p>\n<p>Bekteshi pohoi se subjekti ka deklaruar se kredia dhe huaja jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebt\u00ebn koh\u00eb dhe se n\u00eb thelb t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie ka qen\u00eb kredia. Komisioni ka gjetur se likujdimi i vler\u00ebs s\u00eb shitjes s\u00eb aprtamentit n\u00eb vitin 2007 \u00ebsht\u00eb kryer me dy k\u00ebste, i pari n\u00eb vler\u00ebn 20 mij\u00eb euro p\u00ebr t\u2019u parapaguar gjat\u00eb n\u00ebnshkrimit t\u00eb kontrat\u00ebs dhe pjesa tjet\u00ebr kur t\u00eb dor\u00ebzoheshin \u00e7el\u00ebsat.<\/p>\n<p>Sipas relatores Bekteshi, burimi i t\u00eb ardhurave n\u00eb vler\u00ebn 30 mij\u00eb euro nuk provohej, por subjekti ka paraqitur nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale p\u00ebr pages\u00ebn e gjith\u00eb shum\u00ebs prej 50 mij\u00eb eurosh. Me k\u00ebto t\u00eb ardhura, \u00ebsht\u00eb porositur nj\u00eb apartament tjet\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb. Komisioni ka identifikuar disa mosp\u00ebrputhje t\u00eb cilat subjekti i ka cil\u00ebsuar si lapsuse t\u00eb noteres, q\u00eb jan\u00eb pranuar edhe nga kjo e fundit.<\/p>\n<p>Bekteshi identifikoi edhe nj\u00eb rast t\u00eb blerjes s\u00eb nj\u00eb apartamenti n\u00eb vitin 2016, p\u00ebr t\u00eb cilin ONM kishte shfaqur dyshime n\u00ebse bashk\u00ebshortja e subjektit mund t\u00eb p\u00ebrfitonte nga falja tatimore. Relatorja tha se gjat\u00eb shpjegimeve subjekti e ka quajtur legjitime k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar edhe blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Gjirin e Lalzit, n\u00eb kompleksin \u201cLura\u201d me sip\u00ebrfaqe 235 m2 n\u00eb vler\u00ebn e 82 mij\u00eb eurove dhe truall rreth 950 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament jan\u00eb deklaruar si burim 35 mij\u00eb euro p\u00ebrfituara nga shitja e nj\u00eb tjet\u00ebr apartamenti n\u00eb Lezh\u00eb; 30 mij\u00eb euro kursime t\u00eb bashk\u00ebshotes t\u00eb krijuara para martese dhe t\u00eb ardhurat e fituara prej saj nga ndarja e trungut; 5000 euro nga t\u00eb ardhurat familjare; 8010 euro nga qirat\u00eb e aparatamentit; rreth 4000 euro t\u00eb ardhura familjare dhe rreth 400 mij\u00eb lek\u00eb nga shitja e makin\u00ebs s\u00eb bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr blerjen e truallit ka deklaruar si burim kursimet e tij gjat\u00eb viteve 2009-2013. Lidhur me t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e apartamentit n\u00eb Lezh\u00eb, komisioni i ka gjetur t\u00eb rregullta deklarimet e subjektit dhe se \u00ebsht\u00eb paguar tatimi i fitimit. Si burim t\u00eb blerjes s\u00eb apartamentit n\u00eb Lezh\u00eb, subjekti ka deklaruar 2.9 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituara nga pjesa takuese e apartamentit q\u00eb ka bler\u00eb n\u00eb vitin 2003 s\u00eb bashku me ish-bashk\u00ebshorten.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa lidhur me konstatimin e komisionit p\u00ebr mospages\u00ebn e tatimit t\u00eb fitimit p\u00ebr 30 mij\u00eb euro nga bashk\u00ebshortja prej shitjes s\u00eb banes\u00ebs dy kat\u00ebshe para martes\u00ebs, subjekti ka shpjeguar se ky transkasion nuk ka qen\u00eb dhurat\u00eb, por pjesa takuese dhe se \u00ebsht\u00eb paguar nj\u00ebher\u00eb tatimi n\u00eb vitin 2008, kur \u00ebsh\u00eb kryer shitja.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar se subjekti ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e nj\u00eb automjeti n\u00eb vler\u00ebn e 10 mij\u00eb eurove n\u00eb vitin 2009. Sipas Bekteshit, Selita ka deklaruar si burim t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie 900 mij\u00eb lek\u00eb t\u00eb p\u00ebrfituara nga vendimi i divorcit dhe 4000 euro dhurat\u00eb nga v\u00ebllai q\u00eb jeton dhe punon n\u00eb Itali. Dokumentet e dor\u00ebzuara p\u00ebr t\u00eb ardhurat e v\u00ebllait n\u00eb Itali kan\u00eb qen\u00eb bind\u00ebse sipas Komisionit, q\u00eb ka konstatuar se ka pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr t\u00eb kryer dhurimin. KPK do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb dat\u00eb 18 qershor, ora 09:30.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kreu i Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Apelit Kastriot Selita u p\u00ebrball gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore me dyshimet e KPK p\u00ebr favorizim t\u00eb Bledar Valikajt, bashk\u00ebshortit t\u00eb deputetes s\u00eb PS Ermonela Felaj n\u00eb padin\u00eb ndaj Presidentit, dyshimet p\u00ebr konflikt interesi dhe nj\u00eb denoncim anonim nga koleg\u00ebt. Selita mohoi akuzat dhe k\u00ebrkoi konfirmim n\u00eb detyr\u00eb.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":62900,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG_49201-533x400.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtari Kastriot Selita u p\u00ebrball n\u00eb KPK me dyshime p\u00ebr konflikt interesi dhe favorizim","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62874"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62874"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62874\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62900"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62874"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62874"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62874"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}