{"id":62935,"date":"2019-06-17T17:51:27","date_gmt":"2019-06-17T15:51:27","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=62935"},"modified":"2019-06-17T17:51:27","modified_gmt":"2019-06-17T15:51:27","slug":"gjyqtarja-klodiana-veizi-perballet-me-pyetje-per-pasurine-para-kpk","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtarja-klodiana-veizi-perballet-me-pyetje-per-pasurine-para-kpk\/2019\/06\/17\/","title":{"rendered":"Gjyqtarja Klodiana Veizi p\u00ebrballet me pyetje p\u00ebr pasurin\u00eb para KPK"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar pranuan se pasuria e gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative Durr\u00ebs, nj\u00ebkoh\u00ebsisht an\u00ebtare z\u00ebvend\u00ebsuese e KED Klodiana Veizi rezultonte nga burime t\u00eb ligjshme, por k\u00ebrkuan shpjegime p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb veprimesh dhe disa mosdeklarime.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_63071\" aria-describedby=\"caption-attachment-63071\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-63071\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Klodiana-Veizi-600x338.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"338\" data-id=\"63071\"  style=\"display:none\"><figcaption id=\"caption-attachment-63071\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Durr\u00ebsit Klodiana Veizi. Foto BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Pasurit\u00eb e gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Durr\u00ebsit Klodiana Veizi, p\u00ebrfshi apartamentin ku ajo jetonte, rezultuan kryesisht t\u00eb lidhura me n\u00ebn\u00ebn e t\u00eb shoqit dhe t\u00eb ardhurat nga paga. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb zhvilluar t\u00eb h\u00ebn\u00ebn vuri n\u00eb dukje se nuk kishte dyshime mbi burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtyre pasurive, duke b\u00ebr\u00eb me dije se ato vinin nga trashgimia, lidhje familjare dhe kompensimi, por Veizit i ishte kaluar barr\u00eb prove mbi disa pik\u00ebpyetje dhe po ashtu i ishin v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni disa mosdeklarime n\u00eb deklaratat vjetore p\u00ebr llogari t\u00eb ILDKPKI-s\u00eb.<\/p>\n<p>Gjyqtares po ashtu iu lexuan nga relatorja nj\u00eb s\u00ebr\u00eb denoncimesh q\u00eb kryesishit ishin t\u00eb fokusuara n\u00eb vonesat e nxjerrjes s\u00eb vendimit t\u00eb zbardhur dhe zgjatjen e gjykimit.<\/p>\n<p>Veizi, q\u00eb u hetua nga nj\u00eb treshe e kryesuar nga Pamela Qirko, me an\u00ebtare Brunilda Bekteshin dhe relatore Etleda \u00c7iftja, tha para KPK se fakti q\u00eb pasurit\u00eb provoheshin se ishin me burim t\u00eb ligjsh\u00ebm rr\u00ebzonte \u201c\u00e7do dyshim rreth tyre\u201d dhe se administrimi i k\u00ebtyre pasurive kishte t\u00eb b\u00ebnte me marr\u00ebdh\u00ebnien familjare dhe b\u00ebhej n\u00eb mir\u00ebbesim. Ajo po ashtu i tha KPK se kishte nj\u00eb ngarkes\u00eb disa her\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se sa norma e parashikuar nga ish-K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb sipas saj kishte sjell\u00eb vonesat, p\u00ebr t\u00eb cilat ishte denoncuar.<\/p>\n<p>Klodiana Veizi e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 2004 si gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Vlor\u00ebs. N\u00eb vitin 2005 ajo \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar gjyqtare n\u00eb Gjykat\u00ebn e Lushnjes, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2014 ajo u zgjodh an\u00ebtare e Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Durr\u00ebsit me dekret t\u00eb presidentit t\u00eb Republik\u00ebs.<\/p>\n<p>Klodiana Veizi \u00ebsht\u00eb gjithashtu an\u00ebtare z\u00ebvend\u00ebsuese e K\u00ebshillit t\u00eb Em\u00ebrimeve n\u00eb Drejt\u00ebsi, e zgjedhur p\u00ebr vitin 2019 p\u00ebrmes shortit t\u00eb organizuar n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pik\u00ebpyetjet mbi pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vuri n\u00eb dukje se Veizit i kishte kaluar barr\u00eb prove n\u00eb lidhje me apartamentin ku ajo jetonte, i cili rezultonte n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb vjehrr\u00ebs Ana Veizi. Sipas KPK edhe pse apartamenti nuk ishte n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb gjyqtares apo bashk\u00ebshortit, vjehrra ishte cil\u00ebsuar person tjet\u00ebr i lidhur dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ishin k\u00ebrkuar shpjegime mbi burimin e ligjsh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri mungonte dokumentacioni p\u00ebr t\u00eb provuar burimin e t\u00eb ardhurave dhe se Veizi kishte sjell\u00eb p\u00ebrgjigjet e fundit dhe dokumentacion shtes\u00eb vet\u00ebm dit\u00ebn e fillimit t\u00eb seanc\u00ebs. KPK tha se dokumentacioni do t\u00eb shihej, para se t\u00eb merrej vendimi.<\/p>\n<p>Veizi sipas KPK kishte deklaruar vet\u00ebm se pasuria ishte krijuar nga kursimet e vjehrrit dhe vjehrr\u00ebs dhe nuk kishte specifikuar konkretisht shumat sipas burimeve t\u00eb caktuara. Gjat\u00eb seanc\u00ebs Veizi i tha KPK se vjehrra edhe p\u00ebr shkak t\u00eb mosh\u00ebs edhe p\u00ebr shkak t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb kaluar, nuk mbante mend t\u00eb gjitha detajet.<\/p>\n<p>Ajo kund\u00ebrshtoi formalisht faktin q\u00eb n\u00ebna e t\u00eb shoqit ishte konsideruar person tjet\u00ebr i lidhur, por shpjegoi para KPK-s\u00eb se ishte p\u00ebrpjekur t\u00eb dokumentonte pasurin\u00eb e saj. \u201cB\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr pasuri t\u00eb krijuar n\u00eb vitin 1999-2001, para se un\u00eb ta njihja An\u00ebn (vjehrr\u00ebn), para se un\u00eb t\u00eb martohesha me djalin e saj dhe para se t\u00eb filloja pun\u00eb si gjykat\u00ebse\u201d, tha nd\u00ebr t\u00eb tjera Veizi.<\/p>\n<p>Ajo shpjegoi se pasuria, n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb periferike t\u00eb kryeqytetit ishte bler\u00eb me kursimet e dy bashk\u00ebshort\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt kishin punuar si inxhinier\u00eb. Ajo vuri n\u00eb dukje se i vjerri ishte po ashtu karikaturist dhe pun\u00eb t\u00eb tij ishin publikuar edhe n\u00eb shtypin italian, ajo tha se kishin gjetur gjurm\u00eb t\u00eb l\u00ebvizjeve bankare n\u00eb ato vite, por nuk kishte marr\u00eb p\u00ebrgjigje nga posta n\u00eb lidhje me d\u00ebrgimin e karikaturave.<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm me k\u00ebt\u00eb rast asaj iu k\u00ebrkua t\u00eb shpjegonte l\u00ebvizjet n\u00eb llogarit\u00eb bankare t\u00eb t\u00eb shoqit t\u00eb shumave t\u00eb parave q\u00eb sipas vet\u00ebdeklarimit i p\u00ebrkisin n\u00ebn\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit dhe ishin p\u00ebrfituar prej nj\u00eb kompensimi. Sipas KPK kishte rezultuar se parat\u00eb 2.1 milion lek\u00eb dhe rreth 18 mij\u00eb dollar\u00eb ishin pjes\u00eb e nj\u00eb kompnsimi q\u00eb kishte marr\u00eb vjehrra e subjektit p\u00ebr p\u00ebrdorimin e pron\u00ebs s\u00eb saj p\u00ebr pun\u00eb publike.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesi Theo Jacobs, nd\u00ebrsa pranoi se burimi i k\u00ebsaj pasurie ishte \u201ci ligjsh\u00ebm\u201d dhe se nuk kishte asnj\u00eb dyshim rreth k\u00ebsaj pjese, pyeti Veizin p\u00ebr arsyet pse parat\u00eb ndodheshin n\u00eb llogarit\u00eb e t\u00eb shoqit edhe pse ato nuk ishin dhuruar apo ndar\u00eb nga n\u00ebna p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt.<\/p>\n<p>Veizi sqaroi se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie familjare. Sipas saj parat\u00eb, q\u00eb duke qen\u00eb me burim t\u00eb ligjsh\u00ebm nuk kishin pse ngjallnin dyshime, ishin ndar\u00eb n\u00eb disa banka n\u00eb vitin 2009 p\u00ebr t\u2019i siguruar llogarit\u00eb. Sipas saj nj\u00eb pjes\u00eb e parave ishin vendosur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb vjehrr\u00ebs n\u00eb llogari t\u00eb ndryshme n\u00eb disa banka, por duke qen\u00eb se ajo nuk mund t\u00eb hapte m\u00eb llogari pasi parat\u00eb e tjera do ishin mbi vler\u00ebn 2.5 milion lek\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn siguroheshin depozitat, pjesa tjet\u00ebr ishte vendosur n\u00eb llogari n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb birit.<\/p>\n<p>Ajo tha se p\u00ebr k\u00ebto pasuri dhe p\u00ebr apartamentin vjehrra ishte e gatshme t\u00eb d\u00ebshmonte, nd\u00ebrsa kishte l\u00ebshuar edhe nj\u00eb kontrat\u00eb noteriale n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn shpjegohej \u00e7do gj\u00eb. Pas nj\u00eb nd\u00ebrpreje trupi gjykues vler\u00ebsoi se nuk ishte e nevojshme marrja e d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb vjehrr\u00ebs s\u00eb gjyqtares.<\/p>\n<p>Veizit iu b\u00eb me dije po ashtu se p\u00ebr disa pasuri n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb ardhurat nga qirat\u00eb do merreshin parasysh vet\u00ebm p\u00ebr at\u00eb pjes\u00eb q\u00eb ishin paguar tatimet. Asaj iu vu n\u00eb dukje disa mosdeklarime n\u00eb koh\u00eb n\u00eb ILDKPKI t\u00eb disa aseteve, p\u00ebrfshi nj\u00eb llogari bankare n\u00eb em\u00ebr t\u00eb t\u00eb birit, ndryshimet n\u00eb llogarin\u00eb e pag\u00ebs dhe t\u00eb ngjashme. Sipas relatores nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyre pasurive ishin deklaruar disa vite m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu u vu n\u00eb dukje dyshimet se nj\u00eb makin\u00eb me vler\u00eb rreth 700 euro q\u00eb ishte n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb kunat\u00ebs, por q\u00eb p\u00ebrdorej prej saj dhe t\u00eb shoqit prej koh\u00ebsh, mund t\u00eb ishte pasuri e tyre e padeklaruar.<\/p>\n<p>Veizi nuk dha shpjegime t\u00eb holl\u00ebsishme p\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje, por tha se kishte paraqitur shpjegime me shkrim dhe prova, gj\u00eb q\u00eb u tha edhe gjat\u00eb relacionit.<\/p>\n<p><strong>Vonesa si \u00e7\u00ebshtje profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Relatorja lexoi po ashtu nj\u00eb s\u00ebr\u00eb denoncimesh ndaj gjyqtares. Shumica d\u00ebrrmuese e denoncimeve ishin b\u00ebr\u00eb me pretendimin \u201cp\u00ebr zvarritje t\u00eb gjyqit\u201d dhe p\u00ebr \u201czbardhje me vones\u00eb t\u00eb vendimit\u201d. N\u00eb disa raste KPK tha se kishte konfimuar zbardhjen e vendimit me dy apo disa dit\u00eb vones\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu sipas KPK-s\u00eb gjyqtarja kishte marr\u00eb v\u00ebrejtje p\u00ebr zbardhjen e vendimeve me vones\u00eb. Veizi u mbrojt gjat\u00eb seanc\u00ebs duke shpjeguar se punonte pran\u00eb nj\u00eb gjykate e cila p\u00ebr shkak t\u00eb trasferimeve, em\u00ebrimeve dhe l\u00ebvizjeve t\u00eb tjera kishte qen\u00eb gjithmon\u00eb me num\u00ebr gjyqtar\u00ebsh m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se sa ishte nevoja.<\/p>\n<p>Ajo tha se vet\u00ebm si relatore n\u00eb vitin 2015 kishte p\u00ebrfunduar 621 \u00e7\u00ebshtja nga mbi 700 \u00e7\u00ebshtje q\u00eb kishte pasur n\u00eb short. \u201cP\u00ebr shkak t\u00eb problemeve q\u00eb p\u00ebrmenda n\u00eb gjykat\u00eb, numri i \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb kam shqyrtuar vet\u00ebm si relatore u rrit n\u00eb vitet n\u00eb vijim\u201d, tha Veizi, duke th\u00ebn\u00eb se kishte pasur mbi 1 mij\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb vitet pasuese. Ajo tha se kjo shpjegonte edhe vonesat n\u00eb zbardhjen e vendimeve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb ajo shpjegoi se nuk kishte pasur zvarritje t\u00eb gjyqeve. Sipas saj pretendimet p\u00ebr korrupsion ishin rr\u00ebzuar nga hetimi i DSIK, nd\u00ebrsa shpjegoi se ajo synonte para se t\u00eb mbyllte \u00e7\u00ebshtje t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb hetim t\u00eb thelluar, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos rr\u00ebzoheshin nga gjykatat m\u00eb t\u00eb larta p\u00ebr munges\u00eb hetimi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa shpjegoi se nuk kishte pasur kufizime kohore p\u00ebr shqyrtimin e \u00e7\u00ebshtjeve nga ana ligjore, ajo shpjegoi se ishte \u201cn\u00eb favor t\u00eb nj\u00eb hetimi t\u00eb mir\u00eb gjyq\u00ebsor\u00eb\u201d. Sipas saj vendimet ndaj t\u00eb cilave kishte denoncime ishin konfirmuar edhe n\u00eb gjykata m\u00eb t\u00eb larta.<\/p>\n<p>KPK mori koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb shpallur vendimin, duke caktuar si dat\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dit\u00ebn e premte ora 9.00.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar pranuan se pasuria e gjyqtares s\u00eb Gjykat\u00ebs Administrative Durr\u00ebs, nj\u00ebkoh\u00ebsisht an\u00ebtare z\u00ebvend\u00ebsuese e KED Klodiana Veizi rezultonte nga burime t\u00eb ligjshme, por k\u00ebrkuan shpjegime p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb veprimesh dhe disa mosdeklarime.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":62966,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Klodiana-Veizi-600x338.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtarja Klodiana Veizi p\u00ebrballet me pyetje p\u00ebr pasurin\u00eb para KPK","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62935"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62935"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62935\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62966"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62935"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62935"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62935"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}