{"id":62938,"date":"2019-06-18T20:39:17","date_gmt":"2019-06-18T18:39:17","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=62938"},"modified":"2019-06-18T20:42:40","modified_gmt":"2019-06-18T18:42:40","slug":"prokurorja-manjola-kajana-kandidate-per-spak-perballet-me-vetingun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/prokurorja-manjola-kajana-kandidate-per-spak-perballet-me-vetingun\/2019\/06\/18\/","title":{"rendered":"Prokurorja Manjola Kajana, kandidate p\u00ebr SPAK, p\u00ebrballet me vetingun"},"content":{"rendered":"<p>Prokurorja e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Manjola Kajana, pati nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb leht\u00eb d\u00ebgjimore para Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Kajan\u00ebs nuk iu vun\u00eb n\u00eb dukje probleme t\u00eb pasuris\u00eb, figur\u00ebs dhe profesionalizmit, por iu k\u00ebrkuan shpjegime p\u00ebr pushimin e hetimeve rreth nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr akuza t\u00eb korrupsionit.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_63112\" aria-describedby=\"caption-attachment-63112\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-63112\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG_51581-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"63112\"  style=\"display:none\"><figcaption id=\"caption-attachment-63112\" class=\"wp-caption-text\">Prokurorja e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Manjola Kajana. Foto:BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Ndalimi i p\u00ebrgjimeve dhe m\u00eb pas pushimi i hetimeve n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me t\u00eb akuzuar p\u00ebr korrupsion u duk si gjetja kryesore e KPK-s\u00eb gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore t\u00eb rivler\u00ebsimit p\u00ebr prokuroren e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda Manjola Kajana.<\/p>\n<p>Kajana nga ana e saj arsyetoi se p\u00ebrgjimet ishin ndaluar pasi nj\u00eb s\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekjesh stimuluese t\u00eb kontrolluara nuk dhan\u00eb efekt, duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur t\u00eb provohej korrupsioni.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb sipas relacionit t\u00eb lexuar gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore q\u00eb u mbajt t\u00eb mart\u00ebn nuk u vun\u00eb n\u00eb dukje probleme t\u00eb tjera n\u00eb asnj\u00eb prej tre kritereve t\u00eb rivler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese q\u00eb shqyrtoi \u00e7\u00ebshtjen e Kajanas p\u00ebrb\u00ebhej nga Olsi Komici kryesues, Brunilda Bekteshi relatore dhe Lulzim Hamitaj an\u00ebtar. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebshguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Hans Kijlstra.<\/p>\n<p>Prokurorja Manjola Kajana e ka nisur karrier\u00ebn e saj profesionale n\u00eb vitin 2008 n\u00eb Prokurorin\u00eb pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb, m\u00eb pas n\u00eb vitin 2009 \u00ebsht\u00eb transferuar n\u00eb prokurorin\u00eb e Fierit dhe n\u00eb qershor t\u00eb 2014-\u00ebs n\u00eb at\u00eb t\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda ku edhe vazhdon aktualisht. Ajo kandidon p\u00ebr nj\u00eb vend n\u00eb Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, SPAK.<\/p>\n<p><strong>Verifikimi i dosjeve<\/strong><\/p>\n<p>Relatorja e \u00e7\u00ebshtjes, Brunilda Bekteshi sqaroi se prokurorja Kajana u rivler\u00ebsua n\u00eb t\u00eb tri kriteret, at\u00eb t\u00eb pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe p\u00ebr profesionalizimin.<\/p>\n<p>Bekteshi, pohoi se nga verifikimi i pes\u00eb dosjeve t\u00eb shortuara dhe tre t\u00eb p\u00ebrzgjedhura nga vet\u00eb subjekti, ka rezultuar se prokurorja Kajana tregon aft\u00ebsi n\u00eb interpretimin e ligjit, p\u00ebrballon ngarkes\u00ebn dhe shfaq etik\u00eb profesionale. Sipas Bekteshit, ndaj Kajan\u00ebs nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb ankesa. Nd\u00ebrkoh\u00eb, dy kall\u00ebzime t\u00eb kryera ndaj saj n\u00eb Prokurorin\u00eb e Durr\u00ebsit n\u00eb vitin 2018 kan\u00eb rezultuar pa prova e fakte dhe nuk ka nisur hetimi.<\/p>\n<p>Bekteshi evidentoi megjithat\u00eb nj\u00eb vendim pushim t\u00eb kryer n\u00eb vitin 2014 nga prokurorja Kajana p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje korrupsioni. Komisioni e ka konsideruar t\u00eb pa plot\u00eb hetimin e kryer nga Kajana, duke konsideruar se nuk i ka kryer gjith\u00eb veprimet e mundshme hetimore dhe se ka nd\u00ebprer\u00eb p\u00ebrgjimet. Bekteshi sqaroi se prokurorja Kajana ka shpjeguar se nuk mund t\u00eb arrihej t\u00eb provohej korrupsioni edhe pas veprimeve situmuluese dhe prandaj ishin nd\u00ebrprer\u00eb hetimet.<\/p>\n<p>Lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, prokurorja Kajana ju p\u00ebrgjigj edhe pyetjeve t\u00eb an\u00ebtarit t\u00eb trup\u00ebs gjykuese t\u00eb KPK-s\u00eb, Lulzim Hamitaj. Ajo sqaroi se duke qen\u00eb se, pas kryerjes s\u00eb p\u00ebrgjimeve dhe metodave hetimore stimuluese nuk ishte arritur t\u00eb siguroheshin prova q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetohej korrupsioni dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ishte vendosur nd\u00ebrprerja e p\u00ebrgjimeve duke kryer veprime hetimore t\u00eb hapura.<\/p>\n<p>E pyetur lidhur me mos p\u00ebrgjimin e nj\u00eb personi tjet\u00ebr t\u00eb dyshuar, Kajana shpjegoi se k\u00ebto rrethana kishin dal\u00eb kur p\u00ebrgjimet ishin ndaluar dhe se pas kryerjes s\u00eb veprimeve hetimore t\u00eb hapura ishin pyetur disa persona t\u00eb dyshuar, k\u00ebshtu q\u00eb nuk kishte m\u00eb sekret n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje.<\/p>\n<p>N\u00eb lidhje me p\u00ebrgjimet relatorja Bekteshi e pyeti Kajan\u00ebn se p\u00ebrse ishin asgjesuar nj\u00eb pjes\u00eb e p\u00ebrgjimeve dhe nj\u00eb pjes\u00eb jo. Kajana shpjegoi se p\u00ebrgjimet ambientale ishte \u00e7muar t\u00eb mbahen, nd\u00ebrsa ato telefonike jan\u00eb asgjesuar me vendim gjykate pasi ishte ngarkuar serveri qendror n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p><strong>Verifikimi i pasurive<\/strong><\/p>\n<p>Sipas raportit t\u00eb dor\u00ebzuar n\u00eb KPK nga Inspektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrolli t\u00eb Pasurive e Konfliktit t\u00eb Interesit, ILDKPKI, prokurorja Kajana ka kryer deklarim t\u00eb sakt\u00eb, nuk ka pasur munges\u00eb burimeve financiare, nuk ka kryer fshehje t\u00eb pasuris\u00eb apo deklarim t\u00eb rrem\u00eb dhe nuk gjendet n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioni ka kryer verifikime t\u00eb m\u00ebtejshme mbi deklarimet e pasurive t\u00eb prokurores Kajana.<\/p>\n<p>P\u00ebr apartamentin 110.11 m2 bler\u00eb n\u00eb vitin 2013 n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb vler\u00ebn e 43 100 eurove, Kajana ka deklaruar si burim t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie, t\u00eb ardhurat nga pagat e saj e t\u00eb bashk\u00ebshortit dhe pjes\u00ebrisht nj\u00eb kredi.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar se shleyrja do t\u00eb kryhej n\u00eb tri k\u00ebste, i pari para noteres dhe dy k\u00ebste t\u00eb tjera n\u00eb bank\u00eb. Relatorja Bekteshi u shpreh se prokurorja Kajana ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr shlyerjen e k\u00ebsteve t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb apartamentit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, lidhur me kursimet e bashk\u00ebshortit n\u00eb vitet 2013-2014 t\u00eb deklaruara si t\u00eb ardhura neto nga puna si konsulent privat n\u00eb vler\u00ebn e rreth 700 mij\u00eb lek\u00ebve, komisioni ka gjetur se likujdimi ishte kryer n\u00eb bank\u00eb, por pa u paguar kontributet p\u00ebrkat\u00ebse. Bekteshi sqaroi se subjekti ka shpjeguar se bashk\u00ebshk\u00ebshorti i saj ka m\u00ebsuar se nuk i ishin paguar kontributet prej pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit n\u00eb janar t\u00eb vitit 2019.<\/p>\n<p>Sipas Bekteshit, kredia e p\u00ebrfituar n\u00eb Bank\u00ebn Komb\u00ebtare Tregtare, dega Fier nga bashk\u00ebshort\u00ebt Kajana kishte qen\u00eb leht\u00ebsuesue. Relatorja sqaroi bashk\u00ebshorti i prokurores figuronte n\u00eb listat e personave t\u00eb pastreh\u00eb n\u00eb qytetin e Fierit ku konfirmohej se jetonin prej vitit 2010. Por, nga verifikimet Komisioni ka gjetur se subjekti ka kryer nj\u00eb kontrat\u00eb tjet\u00ebr lidhur me kredin\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb shlyer n\u00eb vitin 2014, si normale, pa elemente leht\u00ebsuese.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebshorti i prokuores Kajana ka rezultuar t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb bashk\u00ebpronar i nj\u00eb apartamenti n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shitur n\u00eb vitin 2012. Komisioni ka konstatuar se ky apartament ishte p\u00ebrfituar nga vjehrri i prokurores Kajana n\u00eb vitin 1996 nga privatizimi.<\/p>\n<p>Sipas relatores Bekteshi, Komisioni vler\u00ebson se bashk\u00ebshorti i prokurores Kajana ka pasur t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitonte kredi t\u00eb but\u00eb, pasi zot\u00ebronte vet\u00ebm nj\u00eb sip\u00ebrfaqe 40 m2 q\u00eb ishte posht\u00eb normave t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb legjislacionin p\u00ebrkat\u00ebs. \u201cTheksojm\u00eb se kredia e but\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituar, por paguar si kredi normale\u201d, pohoi Bekteshi.<\/p>\n<p>Komisioni ka gjetur se vjehrri i subjektit ka pasur burime t\u00eb mjaftueshme financiare p\u00ebr pages\u00ebn e e apartamentit n\u00eb Durr\u00ebs. Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebr t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga shitja e k\u00ebtij apartamenti n\u00eb vitin 2012 n\u00eb vler\u00ebn 1.7 milion\u00eb lek\u00eb, prokurorja Kajana ka deklaruar se ato jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr arredimin e apertamentit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Bekteshi pohoi se p\u00ebr blerjen e nj\u00eb autoveture tip \u201cVolks\u00ebagen Passat\u201d n\u00eb shum\u00ebn e 450 mij\u00eb lek\u00ebve, prokurorja Kajana ka deklaruar si burim krijimi pagat e saj e t\u00eb bashk\u00ebshortit dhe t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituar nga shitja e nj\u00eb makine tjet\u00ebr n\u00eb vitin 2009 n\u00eb vler\u00ebn 120 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni i ka vler\u00ebsuar t\u00eb sakta deklarimet e prokurores Kajana dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me gjetjet e hetimit administrativ. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk u evidentuan problematika n\u00eb deklarimet p\u00ebr likujditetet. Bekteshi pohoi se subjekti ka deklaruar edhe pasurit\u00eb e vjehrrit t\u00eb saj n\u00eb Kavaj\u00eb, tok\u00eb-ar\u00eb t\u00eb trash\u00ebguara nga babai i tij dhe 40 mij\u00eb lek\u00eb kursime cash me burim pensionin. Edhe k\u00ebto deklarime jan\u00eb gjetur t\u00eb sakta prej Komisionit.<\/p>\n<p>Kajana u vler\u00ebsua positivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs, si prej Drejtoris\u00eb s\u00eb Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar ashtu edhe prej verifikimeve t\u00eb KPK-s\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, Kajana k\u00ebrkoi konfirmin e saj n\u00eb detyr\u00eb. KPK do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb dat\u00eb 19 qershor, ora 09:15.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokurorja e Krimeve t\u00eb R\u00ebnda, Manjola Kajana, pati nj\u00eb seanc\u00eb t\u00eb leht\u00eb d\u00ebgjimore para Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Kajan\u00ebs nuk iu vun\u00eb n\u00eb dukje probleme t\u00eb pasuris\u00eb, figur\u00ebs dhe profesionalizmit, por iu k\u00ebrkuan shpjegime p\u00ebr pushimin e hetimeve rreth nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje p\u00ebr akuza t\u00eb korrupsionit.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":62968,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG_51581-533x400.jpg","fifu_image_alt":"Prokurorja Manjola Kajana, kandidate p\u00ebr SPAK, p\u00ebrballet me vetingun","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62938"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62938"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62938\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62968"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62938"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62938"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62938"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}