{"id":62942,"date":"2019-06-19T14:32:25","date_gmt":"2019-06-19T14:32:25","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=62942"},"modified":"2020-01-05T09:47:58","modified_gmt":"2020-01-05T09:47:58","slug":"pamundesia-financiare-telashe-ne-veting-per-gjyqtarin-gurali-brahimllari","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/pamundesia-financiare-telashe-ne-veting-per-gjyqtarin-gurali-brahimllari\/2019\/06\/19\/","title":{"rendered":"Pamund\u00ebsia financiare; telashe n\u00eb veting p\u00ebr gjyqtarin Gurali Brahimllari"},"content":{"rendered":"<p>Hetimi administrativ i KPK-s\u00eb ka evidentuar probleme mbi deklarimin e pasuris\u00eb s\u00eb gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, Gurali Brahimllari.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_63171\" aria-describedby=\"caption-attachment-63171\" style=\"width: 561px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20190618_181936__I1B3381-4_FHGXoLg.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"wp-image-63171 size-large\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20190618_181936__I1B3381-4_FHGXoLg-561x400.jpg\" alt=\"\" width=\"561\" height=\"400\" data-id=\"63171\"  style=\"display:none\"><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-63171\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtari Gurali Brahimllari n\u00eb KPK | Foto nga LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mbajti t\u00eb mart\u00ebn seanc\u00ebn d\u00ebgjimore si pjes\u00eb t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit kalimtar t\u00eb gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, Gurali Brahimllari. Subjekti i vler\u00ebsuar nga KPK p\u00ebr t\u00eb tre kritetret e rivler\u00ebsimit, p\u00ebrfshir\u00eb pasurin\u00eb, past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe profesionalzimin.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, p\u00ebr kriterin e pasuris\u00eb Komisioni evidentoi pamund\u00ebsi financiare t\u00eb gjyqtarit Gurali Brahimllari p\u00ebr pages\u00ebn e disa k\u00ebsteve p\u00ebr nj\u00eb apartament dhe munges\u00eb t\u00eb burimeve t\u00eb ligjshme t\u00eb huadh\u00ebn\u00ebsve. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Brahimllari u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr figur\u00ebn dhe profesionalizimin.<\/p>\n<p>Gurali Brahimllari e ka filluar karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1995 si ndihm\u00ebs\/gjyqtar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Ku\u00e7ov\u00ebs. N\u00eb vitet 1998-2001 ai ka kryer studimet n\u00eb Shkoll\u00ebn e Magjistratur\u00ebs dhe m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar n\u00eb Gjykat\u00ebn e Fierit.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese e KPK-s\u00eb p\u00ebrb\u00ebhej nga Roland Ilia kryesues, Brunilda Bekteshi relatore dhe Genta Tafa Bungo an\u00ebtare. N\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Branko Hrvatin.<\/p>\n<p>Sipas raportit t\u00eb Inspektoriatit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive e Konfliktit t\u00eb Interesit, ILDKPKI, gjyqtari Brahimllari nuk ka kryer deklarim t\u00eb sakt\u00eb, nuk ka dokumentacion p\u00ebr justifikimin e pasurive p\u00ebr periudh\u00ebn para vitit 2003, por nuk ka pasur fshehje t\u00eb pasurive, deklarim t\u00eb rrem\u00eb apo t\u00eb gjendet n\u00eb kushtet e konfliktit t\u00eb interesit. Hetimi I KPK-s\u00eb ka konkluduar n\u00eb konstatime t\u00eb ndryshme lidhur me disa prej gjetjeve t\u00eb ILDKPKI-s\u00eb.<\/p>\n<p>Relatorja Brunilda Bekteshi pohoi se p\u00ebr apartamentin 36 m2 t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vler\u00ebn 1.5 milion\u00eb lek\u00eb Brahimllari ka deklaruar si burim shitjen e \u00bd s\u00eb apartamentit t\u00eb bashk\u00ebshortes n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb n\u00eb shum\u00ebn 400 mij\u00eb lek\u00eb, t\u00eb ardhurat po t\u00eb bashk\u00ebshortes nga aktiviteti i saj si stomatologe dhe pagat e tij.<\/p>\n<p>Bekteshi tha se apartamenti 36 m2 p\u00ebrb\u00ebhej nga sip\u00ebrfaqja fillestare 20 m2 dhe shtesa 16 m2 e nd\u00ebrtuar n\u00eb vitin 1998. Sipas saj, LIDKPKI ka konstatuar se vlera e shpenzimeve p\u00ebr shtes\u00ebn ka qen\u00eb m\u00eb e ul\u00ebt nga ajo e deklaruar. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ILDKPKI ka konstatuar se nuk arrihej t\u00eb provohej me dokumentacion ligjor shitja e apartamentit ku bashk\u00ebshortja kishte qen\u00eb bashk\u00ebpronare me pjes\u00eb takuese 1\/2. Por, relatorja Bekteshi theksoi se pas verifikimeve t\u00eb kryera, Komisioni ka konstatuar se shitja ishte kryer n\u00eb vitin 1998.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar se p\u00ebr fitimet e bashk\u00ebshortes s\u00eb gjyqtarit Brahimllari nga viti 1994 deri n\u00eb vitin 1998 ka vet\u00ebm t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr qarkullimin financiar, nd\u00ebrsa n\u00eb vitet e m\u00ebvonshme identifikohet fitimi neto. P\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb rezultat mbi vlerwn e fitimit neto, Komsioni ka k\u00ebrkuar asistenc\u00ebn e Urdhrit t\u00eb Stomatologut lidhur me marzhin e fitimit t\u00eb nj\u00eb stomatologu p\u00ebr periudh\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb. Megjithat\u00eb, p\u00ebrgjigja e Urdhrit t\u00eb Stomatologut &#8211; q\u00eb e ka p\u00ebrcaktuar marzhin e fatimit 85% t\u00eb xhiros totale, nuk ka qen\u00eb bind\u00ebse p\u00ebr Komisionin, i cili ka konsideruar marzhe t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Bekteshi tha se nga analiza financiare p\u00ebr apartamentin 36 m2 ka rezultuar nj\u00eb balanc\u00eb negative rreth -500 mij\u00eb lek\u00eb. Por, sipas saj, Komisioni ka pranuar si t\u00eb drejta konkluzionet e subjektit p\u00ebr nj\u00eb balanc\u00eb negative 200 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr nj\u00eb apartament tjet\u00ebr me sip\u00ebrfaqe 116 m2 me vler\u00eb 3 milion\u00eb lek\u00eb, subjekti ka deklaruar edhe 1 milion\u00eb lek\u00eb shpenzime p\u00ebr mobilimin. Sipas Bekteshit, si burim p\u00ebr krijimin e k\u00ebsaj pasurie, gjyqtari Brahimllari ka deklaruar 4 milion\u00eb lek\u00eb nga t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes nga aktiviteti i saj si stomatologe gjat\u00eb viteve 1999-2000 dhe shitja e apartamentit n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni ka p\u00ebrllogaritur marzhin e fitimit nga aktiviteti i bashk\u00ebshortes p\u00ebr k\u00ebto dy vite nga ka konstatuar se subjekti nuk ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr krijimin e rreth 770 mij\u00eb lek\u00ebve.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr pasuri e verifikuar prej Komisionit \u00ebsht\u00eb klinika dentare me sip\u00ebrfaqe 78.6 m2 e bler\u00eb p\u00ebr 93 mij\u00eb euro, e financuar me k\u00ebste n\u00eb vitet 2004-2005, regjistruar n\u00eb vitin 2012. Relatorja Bekteshi pohoi se gjyqtari Brahimllari ka deklaruar si burim t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebsaj pasurie likujdimin e disa depozitave me vlera; 1.7 milion\u00eb lek\u00eb, 2 milion\u00eb dhe 1.5 milion\u00eb lek\u00eb, nj\u00eb kredi 50 mij\u00eb euro nga Alpha Bank dhe pagat e tij e fitimet e bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se konfirmohet kjo pasuri, por ka gjetur se nj\u00eb depozit\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn veting.<\/p>\n<p>KPK ka evidentuar se depozita 1.5 milion\u00eb lek\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr m\u00eb 30 mars 2005, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur pagesa e k\u00ebsteve kishte p\u00ebrfunduar n\u00eb fund t\u00eb vitit 2004. Bekteshi u shpreh se subjekti ka shpjeguar se me k\u00ebt\u00eb shum\u00eb, bashk\u00ebshortja ka bler\u00eb nj\u00eb pajisje dentare 15 mij\u00eb euro p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar fatura. KPK ka hetuar krijimin e 1.5 milion\u00eb lek\u00ebve dhe ka konstatuar se subjekti e kishte deklaruar n\u00eb vitin 2003 si t\u00eb ardhur nga shitja e klinik\u00ebs n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Bekteshit, p\u00ebr apartamentin + garazh + papafingo me sip\u00ebrfaqe 250 m2 t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2008 n\u00eb vler\u00ebn e 160 mij\u00eb eurove, subjekti ka deklaruar\u00a0 si burim krijimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pasuri pagat e tij dhe fitimet e bashk\u00ebshortes, mbetje t\u00eb 4 milion\u00eb lek\u00ebve nga shitja e klinik\u00ebs n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb dhe kredi n\u00eb vler\u00ebn e 75 mij\u00eb eurove. Ai ka deklaruar gjithashtu edhe disa hua t\u00eb marra nga familjar\u00ebt e tij. Relatorja Bekteshi tha se gjyqtari Brahimllari, ka deklaruar se ka marr\u00eb hua 19 mij\u00eb euro nga v\u00ebllai i bashk\u00ebshortes q\u00eb jeton e punon n\u00eb Greqi, 10 mij\u00eb euro nga nj\u00eb prej v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tij dhe 2 milion\u00eb nga v\u00ebllai tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Komisioni ka gjetur se nuk p\u00ebrputhen deklarimet e subjektit p\u00ebr huat\u00eb dhe i ka k\u00ebrkuar shpjegime. Brekteshi pohoi se Brahimllari ka shpjeguar se k\u00ebto hua i kan\u00eb shlyer me t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes dhe pagat e tij. Komisioni v\u00ebren se duket sikur subjekti nuk ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr pages\u00ebn e k\u00ebsteve.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, gjyqtari Brahimllari ka depozituar pran\u00eb komisionit deklarat\u00eb noteriale t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese p\u00ebr shlyerjen e k\u00ebsteve. Komisioni ka hetuar p\u00ebr huan\u00eb 19 mij\u00eb euro t\u00eb marr\u00eb nga kunati, prej nga ka rezultuar se t\u00eb ardhurat e k\u00ebtij t\u00eb fundit gjat\u00eb kat\u00ebr viteve kan\u00eb qen\u00eb 23 mij\u00eb euro dhe se nuk ka pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr dh\u00ebnien e huas\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr huan\u00eb 2 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga v\u00ebllai i tij, Komisioni ka gjetur se ai ka pasur mund\u00ebsi financiare &#8211; duke qen\u00eb administrator i nj\u00eb firme dhe kishte kursime n\u00eb bank\u00eb. Bekteshi pohoi se nga hetimi komisioni ka konstatuar se kompania q\u00eb administronte i v\u00ebllai ka nisur t\u00eb ket\u00eb fitim q\u00eb prej vitit 2001, por se ka nisur t\u00eb shp\u00ebrndaj\u00eb dividend n\u00eb vitin 2009, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb huaja \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb vitin 2008. Ajo shtoi se nga verifikimet duket sikur i v\u00ebllai nuk ka pasur burime, por shuma \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr nga llogaria e shoq\u00ebris\u00eb. Komisioni ka hetuar edhe lidhur me shlyerjen e huas\u00eb. Sipas Bekteshit, subjekti ka depozituar nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale se kishte shlyer dy k\u00ebste, por nuk ka pasqyruar burimin e t\u00eb ardhurave q\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer p\u00ebr likuidimin e huas\u00eb. Sipas komisionit, duket se ai nuk ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr 1 milion\u00eb lek\u00eb nga huaja q\u00eb i ka marr\u00eb t\u00eb v\u00ebllait, por Brahimllari ka shpjeguar se parat\u00eb ishin gjendje cash.<\/p>\n<p>P\u00ebr shlyerjen e huas\u00eb 19 mij\u00eb euro marr\u00eb nga v\u00ebllai i bashk\u00ebshortes, subjekti ka deklaruar t\u00eb ardhurat nga shitja e klinik\u00ebs n\u00eb Ku\u00e7ov\u00eb prej nga jan\u00eb p\u00ebrfituar 4 milion\u00eb lek\u00eb. Por, komisioni ka hetuar edhe ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimit t\u00eb krijimit t\u00eb klinik\u00ebs nga ku ka gjetur se kjo pron\u00eb \u00ebsht\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 1995 n\u00eb shum\u00ebn e rreth 630 mij\u00eb lek\u00ebve. Bekteshi deklaroi se poseduesit e k\u00ebsaj prone se nuk kan\u00eb pasur mund\u00ebsi financiare p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb k\u00ebt\u00eb pasuri n\u00eb vitin 1995.<\/p>\n<p>Komisioni ka gjetur se subjekti nuk ka pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr shlyerjen e huave n\u00eb vitin 2010. Edhe p\u00ebr huan\u00eb e marr\u00eb nga v\u00ebllai n\u00eb vitin 2009 n\u00eb vler\u00ebn 10 mij\u00eb euro, komisioni ka gjetur se ai nuk ka pasur mund\u00ebsi p\u00ebr dh\u00ebnien e k\u00ebsaj shume pasi kishte shp\u00ebrndar\u00eb vet\u00ebm 1 milion lek\u00eb dividend. Bekteshi tha se v\u00ebllai i gjyqtarit nuk kishte burime t\u00eb ligjshme dhe se huat\u00eb kan\u00eb rezultuar t\u00eb jen\u00eb marr\u00eb pas pagimit t\u00eb k\u00ebsteve.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se subjekti ka pasur munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme p\u00ebr shlyerjen e k\u00ebsteve dhe shpenzimet e tjera t\u00eb kryera n\u00eb vitin 2004, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Brahimllari ka shpjeguar se me huat\u00eb ka shlyer kredit\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton gjithashtu se subjekti nuk kishte pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr shlyerjen e k\u00ebsteve dhe huave gjat\u00eb periudh\u00ebs 2008-2016 si edhe nuk kishte dokumentacion justifikues.<\/p>\n<p>Pasqyrimi i pasurive t\u00eb bashk\u00ebshortes n\u00eb deklarat\u00ebn veting, konkretisht p\u00ebr astetet e subjektit person fizik, nj\u00eb depozit\u00eb n\u00eb BKT, nj\u00eb automjet tip Audi t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2014 dhe pajisjet e klinik\u00ebs, nuk ka rezultuar t\u00eb ket\u00eb dyshime p\u00ebr krijimin e tyre.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, gjyqtari Gurali Brahimllari u vler\u00ebsua pozitivisht p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs dhe aspektin profesional. Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DISK, e ka vler\u00ebsuar Brahimllarin t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr vazhdimin e detyr\u00ebs, konkluziuon q\u00eb \u00ebsht\u00eb gjetur i drejt\u00eb edhe nga KPK. Edhe p\u00ebr aft\u00ebsit\u00eb profesionale, Komisioni nuk ka v\u00ebrejtur problematika n\u00eb 8 dosjet e verifikuara dhe dy denoncime t\u00eb kryera nga publiku kan\u00eb rezultuar t\u00eb pabazuara n\u00eb fakte.<\/p>\n<p>Pas p\u00ebrfundimit t\u00eb relatimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes nga Bekteshi, gjyqtari Gurali Brahimllari shprehu rezerva mbi disa prej gjetjeve t\u00eb Komisionit lidhur me rivler\u00ebsimin e kriterit t\u00eb pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKam drejtuar seanca penale problematike dhe jam p\u00ebrpjekur t\u00eb shmang emocionet. Por k\u00ebtu ka emocione q\u00eb prekin jo vet\u00ebm mua, por edhe familjar\u00ebt. Po prisja t\u00eb gjeja reflektim t\u00eb trup\u00ebs mbi provat q\u00eb kam dor\u00ebzuar\u201d, pohoi Brahimllari.<\/p>\n<p>Ai theksoi se ishte i gatsh\u00ebm t\u00eb shpjegonte \u00e7do detaj p\u00ebr pasurin\u00eb q\u00eb sipas tij rrjedh nga burime t\u00eb ligjshme.<\/p>\n<p>\u201cNuk kam shfryt\u00ebzuar funksionin p\u00ebr kredi t\u00eb but\u00eb dhe nuk kam pasur asnj\u00eb dhurat\u00eb apo trash\u00ebgimi. Pasuria ime ka si burim pun\u00ebn e bashk\u00ebshortes p\u00ebr 32 vjet si stomatologe dhe pun\u00ebn time p\u00ebr 36 vjet n\u00eb administrat\u00eb dhe n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb. N\u00eb vitet 1994-1995 n\u00eb Shqip\u00ebri g\u00eblonte nj\u00eb informalitet i thell\u00eb, por ne kemi zgjedhur t\u00eb nxjerrim leje, edhe pse n\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk isha pjes\u00eb e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsie. P\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb gjyqtar konkurrova n\u00eb mosh\u00ebn 38 vje\u00e7are dhe fitova magjistratur\u00ebn\u201d, deklaroi nd\u00ebr t\u00eb tjera gjyqtari Gurali Brahimllari.<\/p>\n<p>Ai pretendoi se KPK nuk ka marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb gjith\u00eb provat e dor\u00ebzuara p\u00ebr t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortes. M\u00eb tej, ai pohoi se p\u00ebr vitet 1995-1996-1997 jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuara fitimet dhe se kishte gjetur dokumente origjinale t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb shit-blerjes s\u00eb klinik\u00ebs edhe pse kishte kaluar nj\u00eb koh\u00eb e gjat\u00eb. Gjyqtari Brahimllari shtoi se e vler\u00ebsonte p\u00ebrllogaritjen e KPK-s\u00eb, por pohoi se nuk ishte marr\u00eb parasysh krejt\u00ebsisht k\u00ebrkesa e tij p\u00ebr t\u2019u vler\u00ebsuar provat me objektivitet.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, gjyqtari Brahimllari u ndal tek t\u00eb ardhurat e kunatit t\u00eb tij n\u00eb Greqi. Gjyqtari theksoi se nj\u00eb z\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm financiar n\u00eb t\u00eb ardhurat e familjes s\u00eb kunatit ishin edhe ato t\u00eb p\u00ebrfituara nga puna e bashk\u00ebshortes s\u00eb tij edhe pse ajo kishte punuar pa u deklaruar pasi ishte mund\u00ebsia e vetme p\u00ebr t\u00eb n\u00eb shtetin fqinj.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore, Brahimllari e fal\u00ebnderoi Komisionin q\u00eb kishte arritur n\u00eb konkluzione t\u00eb ndryshme nga ILDKPKI lidhur me pasurin\u00eb dhe tha se priste nj\u00eb konfirmim n\u00eb detyr\u00ebn e tij.<\/p>\n<p>KPK do t\u00eb shpall\u00eb vendimin me dat\u00eb 21 qershor, ora 10:15.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Hetimi administrativ i KPK-s\u00eb ka evidentuar probleme mbi deklarimin e pasuris\u00eb s\u00eb gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, Gurali Brahimllari.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":62972,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[5],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20190618_181936__I1B3381-4_FHGXoLg-561x400.jpg","fifu_image_alt":"Pamund\u00ebsia financiare; telashe n\u00eb veting p\u00ebr gjyqtarin Gurali Brahimllari","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62942"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62942"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62942\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":63643,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62942\/revisions\/63643"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62972"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62942"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62942"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62942"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}