{"id":62950,"date":"2019-06-22T11:53:19","date_gmt":"2019-06-22T09:53:19","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=62950"},"modified":"2019-06-22T11:53:19","modified_gmt":"2019-06-22T09:53:19","slug":"kryegjyqtarja-e-gjirokastres-albina-spaha-u-penalizua-per-mungese-burimesh-te-ligjshme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kryegjyqtarja-e-gjirokastres-albina-spaha-u-penalizua-per-mungese-burimesh-te-ligjshme\/2019\/06\/22\/","title":{"rendered":"Kryegjyqtarja e Gjirokastr\u00ebs, Albina Spaha u penalizua p\u00ebr \u2018munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme\u2019"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit argumentoi se gjyqtarja Albina Spaha nuk kishte burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti si dhe p\u00ebr krijimin e depozitave bankare, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vler\u00ebsoi se pun\u00ebsimi i bashk\u00ebshortit si ekspert pran\u00eb gjykat\u00ebs nuk ishte n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin tatimor.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_61556\" aria-describedby=\"caption-attachment-61556\" style=\"width: 522px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/albina-spaha.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-61556\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/albina-spaha-522x400.jpg\" alt=\"\" width=\"522\" height=\"400\" data-id=\"61556\"  style=\"display:none\"><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-61556\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja e shkarkuar nga KPK Albina Spaha, pas vendimit t\u00eb Komisionit. Foto:BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Kryetarja e Gjykat\u00ebs s\u00eb Gjirokastr\u00ebs, Albina Spaha u shkarkua nga detyra m\u00eb 15 prill 2019. \u00a0\u00a0Vendimi i zbardhur i Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit argumenton se shkarkimi i saj u bazua te \u00a0mungesa e burimeve financiare t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti si dhe deklarimi i pamjaftuesh\u00ebm n\u00eb kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Kryegjyqtarja e Gjirokastr\u00ebs u penalizua edhe nga pun\u00ebsimi i bashk\u00ebshortit si ekspert n\u00eb Gjykat\u00ebn Administrative, i vler\u00ebsuar nga trupa gjykuese n\u00eb kund\u00ebrshtim me legjislacionin tatimor.<\/p>\n<p>Albina Spaha e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor n\u00eb vitin 1998, fillimisht si gjyqtare n\u00eb Tepelen\u00eb dhe m\u00eb pas n\u00eb Gjykat\u00ebn e Rrethit Gjyq\u00ebsor Gjirokast\u00ebr. Ajo u komandua n\u00eb krye t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Gjirokastr\u00ebs pas shkarkimit t\u00eb Guximtar Bo\u00e7it, i cili u akuzua p\u00ebr nj\u00eb skandal seksual p\u00ebr t\u00eb cilin gjykata e shpalli t\u00eb pafajsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Procesi i vetingut p\u00ebr Albina Spah\u00ebn u krye nga trupa gjykuese e kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Pamela Qirko dhe an\u00ebtare Genta Tafa Bungon. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rr\u00ebzoi raportin pozitiv t\u00eb Inspektoriatit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive, duke vendosur shkarkimin kryesisht mbi kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Mungesa e burimeve t\u00eb ligjshme<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka gjetur munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti n\u00eb Tiran\u00eb me sip\u00ebrfaqe 121,8 m2 n\u00eb Tiran\u0451 dhe me vler\u00eb 4.558.000 lek\u0451, n\u00eb bashk\u00ebpron\u00ebsi mes gjyqtares Spaha dhe bashk\u00ebshortit. P\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pasuri, KPK argumenton se ka pasur edhe mosp\u00ebrputhje mes deklarimeve periodike e asaj veting, p\u00ebrmbajtjes s\u00eb kontratave, kronologjis\u00eb t\u00eb pagesave dhe pages\u00ebn totale.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti ka pasqyruar vlera t\u00eb ndryshme p\u00ebr blerjen e k\u00ebtij apartamenti. Konkretisht, n\u00eb deklarat\u00ebn veting ka pasqyruar vler\u00ebn 4.558.000 lek\u00eb; n\u00eb deklarat\u00ebn periodike t\u00eb vitit 2007 vler\u00ebn 44.000 USD dhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb shitblerjes t\u00eb vitit 2007 p\u00ebrcaktohet \u00e7mimi 48.000 USD. Nd\u00ebrsa n\u00eb kontrat\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes t\u00eb vitit 2000 p\u00ebrcaktohet \u00e7mimi 55.300 USD,\u201d thuhet n\u00eb vendimin e KPK-s\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni n\u00ebnvizoi se gjyqtarja Spaha nuk arriti t\u00eb dokumentoj\u00eb koh\u00ebn, vler\u00ebn e paguar dhe burimet financiare p\u00ebr pagesat n\u00eb lidhje me blerjen e k\u00ebtij apartamenti, sipas kushteve t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb kontrat\u00ebn e sip\u00ebrmarrjes t\u00eb vitit 2000. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nga analiza financiare\u00a0 ka rezultuar se gjyqtarja Spaha nuk justifikon me t\u00eb ardhura nga burime t\u00eb ligjshme krijimin e gjendjes s\u00eb likuiditeve cash n\u00eb shum\u00ebn prej 700 mij\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb vitin 2005 dhe n\u00eb shum\u00ebn prej 2.3 milion\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr vitin 2006. Sipas KPK-s\u00eb, edhe gjendjet bankare t\u00eb pretenduara nga subjekti nuk p\u00ebrputhen me ato t\u00eb dokumentuara nga bankat, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nga analiza financiare \u00ebsht\u00eb konkluduar nj\u00eb balanc\u00eb negative n\u00eb vler\u00ebn prej 1.036.229 lek\u00eb p\u00ebr vitin 2005 dhe 665.994 lek\u00eb p\u00ebr vitin 2006.<\/p>\n<p>Pretendimi i gjyqtares Spaha se n\u00eb analiz\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb konsideruar vlera 1.1 milion\u00eb lek\u00eb si e ardhur e p\u00ebrfituar nga bashk\u00ebshorti p\u00ebr pun\u00ebn e kryer pran\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie p\u00ebr vitin 2006 nuk \u00ebsht\u00eb pranuar prej Komisionit me argumentimin se nuk justifikohet me dokumentacion ligjor. \u201cEdhe pas shpjegimeve, subjekti i rivler\u00ebsimit nuk arriti t\u00eb justifikoj\u00eb me dokumentacion ligjor burimet financiare t\u00eb krijimit t\u00eb shtesave n\u00eb mjete monetare n\u00eb bank\u00eb dhe cash (deklaruar) n\u00eb fund t\u00eb vitit 2006, duke rezultuar me nj\u00eb balanc\u00eb negative t\u00eb fondeve n\u00eb vler\u00ebn prej 665.994 lek\u00ebsh,\u201d citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Sipas KPK-s\u00eb, pretendimi i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit se likuidimi i apartamentit \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb deri n\u00eb vitin 2007, nuk q\u00ebndron pasi nuk ka arritur t\u00eb provoj\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e pagimit t\u00eb k\u00ebsaj shume, n\u00eb rrug\u00eb bankare apo cash, vler\u00ebn e \u00e7do k\u00ebsti dhe koh\u00ebn e pagimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb p\u00ebrllogaritjen e vler\u00ebs s\u00eb \u00e7do pasurie t\u00eb fituar nga subjekti i rivler\u00ebsimit, deri m\u00eb dat\u00eb 31 dhjetor 2001, subjekti i rivler\u00ebsimit nuk justifikoi me burime t\u00eb ligjshme shum\u00ebn prej 5.289.892 lek\u00ebsh,\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar balanc\u00eb negative edhe n\u00eb likujditetet e gjyqtares Spaha. P\u00ebr nj\u00eb depozit\u0451 n\u00eb \u201cRaiffeisen Bank\u201d n\u0451 vler\u0451n 4.944.512 lek\u0451, q\u00eb ka qen\u00eb e krijuar prej vitit 1988 n\u00eb \u201cBank\u00ebn e Kursimeve\u201d, nga hetimi \u00ebsht\u00eb gjetur se p\u00ebr periudh\u00ebn 1994 \u2013 2016, konstatohen t\u00eb ardhura n\u00eb shum\u00ebn 15.103.416 lek\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb e ndryshme nga ajo e pasqyruar nga Spaha n\u00eb deklarat\u00ebn veting, n\u00eb shum\u00ebn 22.694.771 lek\u00ebve.<\/p>\n<p>Pas analiz\u00ebs financiare Komisioni konkludoi se t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit t\u00eb gjyqtares t\u00eb pasqyruara n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cVetting\u201d t\u00eb vitit 2017, nga paga, shp\u00ebrblimet dhe dietat gjat\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij pran\u00eb dy shoq\u00ebrive, nuk p\u00ebrputhen me t\u00eb ardhurat e rezultuara n\u00eb dokumentacionin zyrtar t\u00eb siguruar gjat\u00eb hetimit administrativ. Nga analiza e dokumentacionit zyrtar t\u00eb siguruar gjat\u00eb hetimit administrativ t\u00eb kryer nga KPK, rezulton se personi i lidhur ka p\u00ebrfituar 7.591.355 lek\u00eb m\u00eb pak nga sa ka deklaruar gjyqtarja Albina Spaha n\u00eb vitin 2017.<\/p>\n<p>Komisioni ka konstatuar gjithashtu se subjekti nuk ka pasur t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb justifikuar dy depozita t\u00eb tjera bankare si dhe p\u00ebr krijimin e nj\u00eb gjendjeje cash t\u00eb mbajtur n\u00eb banes\u00eb. Komisioni vler\u00ebson si deklarim t\u00eb pasakt\u00eb edhe mospasqyrimin n\u00eb deklartat periodike t\u00eb nj\u00eb pasurie t\u00eb paluajtshme tok\u0451 bujq\u0451sore me sip\u00ebrfaqe 2.2 dynym\u00eb n\u00eb Tepelen\u00eb e p\u0451rfituar me ligjin nr. 7501 \u201cP\u00ebr tok\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, KPK nuk ka gjetur probleme p\u00ebr nj\u00eb apartament banimi me sip\u00ebrfaqe 61,2 m2 n\u00eb Tepelen\u00eb, t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 1996 nga bashk\u00ebshorti i gjyqtares Spaha para martese, n\u00eb vler\u00ebn e 680.000 lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pun\u00ebsimi i bashk\u00ebshortit <\/strong><\/p>\n<p>Verifikimi i nj\u00eb llogarie rrjedh\u00ebse n\u00eb em\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebshortit n\u00eb \u201cIntesa SanPaolo Bank\u201d ka zbuluar se gjyqtarja Albina Spaha nuk ka pasqyruar n\u00eb deklarat\u00ebn \u201cVetting\u201d t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit n\u00eb vler\u00ebn 42.500 lek\u00ebve, t\u00eb p\u00ebrfituara nga pagesa si ekspert topograf i pajtuar prej Gjykat\u00ebs Administrative t\u00eb Gjirokastr\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga hetimet e KPK-s\u00eb ka rezultuar se bashk\u00ebshorti i gjyqtares Spaha ushtron aktivitet si ekspert topograf n\u00eb gjykat\u00eb, n\u00eb shkelje t\u00eb legjislacionit tatimor, pasi ka p\u00ebrfituar t\u00eb ardhura nga ofrimi i sh\u00ebrbimit t\u00eb ekspertiz\u00ebs topografike pa u regjistruar rregullisht n\u00eb organet tatimore.<\/p>\n<p>\u201cSubjekti i rivler\u00ebsimit nuk i ka deklaruar t\u00eb ardhurat nga ekspertizat n\u00eb gjykat\u00eb gjat\u00eb vitit 2016. Si pasoj\u00eb e qasjes personale t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb kund\u00ebrshtim me dispozitat e legjislacionit tatimor, ka rezultuar krijimi i situatave n\u00eb shkelje t\u00eb k\u00ebtij legjislacioni dhe t\u00eb kodeve procedurale, lidhur me m\u00ebnyr\u00ebn e dh\u00ebnies s\u00eb sh\u00ebrbimit t\u00eb ekspertiz\u00ebs topografike n\u00eb gjykat\u00eb nga personi i lidhur,\u201d citohet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Komisioni konstaton se qasja apo q\u00ebndrimi juridik i subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit, p\u00ebr sa i p\u00ebrket ushtrimit t\u00eb aktivitetit si ekspert topograf nga bashk\u00ebshorti i gjyqtares Spaha, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb proceseve gjyq\u00ebsore, bie n\u00eb kund\u00ebrshtim me disa dispozita ligjore q\u00eb rregullojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb disiplinuese raportin mes institucionit q\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb pun\u00eb ose nj\u00eb sh\u00ebrbim nga subjekte jasht\u00eb organik\u00ebs dhe subjekteve q\u00eb ofrojn\u00eb pun\u00ebn ose sh\u00ebrbimin e k\u00ebrkuar, si edhe t\u00eb prezantimit formal t\u00eb secilit prej tyre.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioni i ka vler\u00ebsuar t\u00eb pabazuara shpjegimet e gjyqtares Spaha se bashk\u00ebshorti i saj \u00ebsht\u00eb thirrur n\u00eb t\u00eb gjitha rastet nga trupi gjykues n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur dhe vet\u00ebm pasi pal\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb dakord dhe se nuk \u00ebsht\u00eb i regjistruar n\u00eb organet tatimore pasi ai \u00ebsht\u00eb i pun\u00ebsuar dhe ekspertimin nuk e ka si aktivitet t\u00eb vazhduesh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u201cNga informacioni i dh\u00ebn\u00eb nga gjykatat dhe nga subjekti i rivler\u00ebsimit, pjes\u00ebmarrja e personit t\u00eb lidhur n\u00eb ekspertiza t\u00eb natyr\u00ebs topografike \u00ebsht\u00eb relativisht e shpesht\u00eb n\u00eb gjykata. Nga nj\u00eb v\u00ebshtrim paraprak u konstatuan disa raste t\u00eb p\u00ebrfshirjes s\u00eb personit t\u00eb lidhur n\u00eb ekspertiza t\u00eb caktuara nga trupa gjykuese t\u00eb ndryshme, n\u00eb harkun kohor 2016 \u2013 2018. Caktimi i tij si ekspert \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me vendim t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm t\u00eb gjyqtarit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes. Nga p\u00ebrmbajtja e vendimeve nuk rezulton burimi i informacionit p\u00ebr trup\u00ebn gjykuese mbi aft\u00ebsit\u00eb profesionale t\u00eb personit t\u00eb lidhur,\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim Komisioni ka konkluduar nd\u00ebr t\u00eb tjera se subjekti i rivler\u00ebsimit nuk i ka deklaruar t\u00eb ardhurat nga ekspertizat e kryera prej bashk\u00ebshortit n\u00eb gjykat\u00eb gjat\u00eb vitit 2016.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioni e ka vler\u00ebsuar pozitivisht kryetaren e Gjykat\u00ebs s\u00eb Gjirkokastr\u00ebs, Albina Spaha n\u00eb dy kriteret e tjera, at\u00eb t\u00eb past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizimit.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit argumentoi se gjyqtarja Albina Spaha nuk kishte burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti si dhe p\u00ebr krijimin e depozitave bankare, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vler\u00ebsoi se pun\u00ebsimi i bashk\u00ebshortit si ekspert pran\u00eb gjykat\u00ebs nuk ishte n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin tatimor.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":63001,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/albina-spaha-522x400.jpg","fifu_image_alt":"Kryegjyqtarja e Gjirokastr\u00ebs, Albina Spaha u penalizua p\u00ebr \u2018munges\u00eb burimesh t\u00eb ligjshme\u2019","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62950"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62950"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62950\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63001"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62950"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62950"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62950"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}