{"id":62951,"date":"2019-06-18T11:35:11","date_gmt":"2019-06-18T09:35:11","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=62951"},"modified":"2019-06-18T11:35:11","modified_gmt":"2019-06-18T09:35:11","slug":"gjyqtares-brati-i-rrezohen-kater-kerkesa-nga-kpa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/gjyqtares-brati-i-rrezohen-kater-kerkesa-nga-kpa\/2019\/06\/18\/","title":{"rendered":"Gjyqtares Brati i rr\u00ebzohen kat\u00ebr k\u00ebrkesa nga KPA"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb &#8220;garanci procedurale&#8221;, gjyqtarja Alma Brati dhe avokati i saj b\u00ebn\u00eb k\u00ebrkesa t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme para Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit gjat\u00eb nj\u00eb seance maraton\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00ebn pasdite nd\u00ebrsa Kolegji vijoi procesin dhe p\u00ebrcaktoi dat\u00ebn p\u00ebr pretendimet p\u00ebrfundimtare m\u00eb 2 korrik.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_54548\" aria-describedby=\"caption-attachment-54548\" style=\"width: 600px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Alma_brati.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-54548\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Alma_brati-600x361.jpg\" alt=\"\" width=\"600\" height=\"361\" data-id=\"54548\"  style=\"display:none\"><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-54548\" class=\"wp-caption-text\">Gjyqtarja Alma Brati, gjat\u00eb nje seance d\u00ebgjimore n\u00eb Kolegjin e Apelimit | Foto nga : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Seanca gjyq\u00ebsore n\u00eb Kolegjin e Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit t\u00eb subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit Alma Brati filloi rreth or\u00ebs 15.30 k\u00ebt\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00eb, por pas nj\u00eb debati disaminut\u00ebsh n\u00eb lidhje me refuzimin e nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr vendim t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm t\u00eb b\u00ebr\u00eb seanc\u00ebn e kaluar, seanca u detyrua t\u00eb nd\u00ebrpritej p\u00ebr shkak se trup\u00ebs gjykuese iu desh t\u00eb t\u00ebrhiqej p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb re procedurale.<\/p>\n<p>Brati, <a href=\"\/?p=51194\">e cila arriti t\u00eb kaloj\u00eb vetingun<\/a> n\u00eb shkall\u00ebn e par\u00eb p\u00ebr shkak se pasuria e saj u konsiderua &#8220;me pasakt\u00ebsi q\u00eb nuk p\u00ebrb\u00ebnin indicie p\u00ebr dyshime&#8221;, p\u00ebrballet n\u00eb kolegjin e apelimit me k\u00ebrkes\u00ebn e Institucionit t\u00eb Komisionerit Publik, i cili beson se disa pjes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb Bratit jan\u00eb t\u00eb pambuluara me t\u00eb ardhura t\u00eb ligjshme dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, k\u00ebrkon shkarkimin e saj nga detyra.<\/p>\n<p>N\u00eb seanc\u00ebn e kaluar, Brati pati k\u00ebrkuar q\u00eb gjykata fillimisht t\u00eb shprehej p\u00ebr mjaftueshm\u00ebrin\u00eb e provave t\u00eb dor\u00ebzuar prej saj me arsyetimin se n\u00ebse k\u00ebto prova nuk do t\u00eb konsideroheshin t\u00eb mjaftueshme, ajo t\u00eb kishte t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb paraqiste prova shtes\u00eb. Gjykata e refuzoi k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs dhe kryesuesja Natasha Mulaj shpalli se provat do t\u00eb shqyrtoheshin gjat\u00eb vendimmarrjes finale.<\/p>\n<p>E pak\u00ebnaqur me vendimin, Brati dhe avokati i saj b\u00ebn\u00eb menj\u00ebher\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb tjet\u00ebr. Thelbi i k\u00ebrkes\u00ebs ishte q\u00eb nga analiza financiare e rikryer nga ana e Komisionerit publik\u00eb, t\u00eb mund t\u00eb hiqeshin ato element\u00eb q\u00eb sipas avokatit &#8220;kishin shkuar p\u00ebrtej objektit t\u00eb apelimit&#8221; duke p\u00ebrfshir\u00eb t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb &#8220;kan\u00eb r\u00ebn\u00eb n\u00eb dekadenc\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Brati p\u00ebrballet me pik\u00ebpyetje mbi burimin e nj\u00eb huaje nga nj\u00eb e af\u00ebrme e gjyqtares n\u00eb mas\u00ebn 25 mij\u00eb euro, e cila i ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti, hua t\u00eb cil\u00ebn rezulton se e ka shlyer pjes\u00ebrisht me nj\u00eb dhurat\u00eb n\u00eb mas\u00ebn 1.8 milion\u00eb lek\u00eb nga prindi. Komisioneri publik argumenton se huadh\u00ebn\u00ebsi nuk v\u00ebrtetohet t\u00eb disponoj\u00eb mjete monetare p\u00ebr huan\u00eb 25 mij\u00eb euroshe nd\u00ebrsa prindi nuk v\u00ebrtetohet t\u00eb ket\u00eb pasur burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr dhurat\u00ebn 1.8 milion\u00eb lek\u00eb. Avokati i Bratit argumentoi se llogaria financiare duhet t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb vet\u00ebm k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna dhe jo t\u00eb dh\u00ebnat e tjera.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese u p\u00ebrpoq t\u00eb vijonte me procesin e paraqitjes s\u00eb argumenteve dhe kund\u00ebrargumenteve, por Brati k\u00ebmb\u00ebnguli q\u00eb gjykata t\u00eb merrte fillimisht vendim p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn e b\u00ebr\u00eb. N\u00eb or\u00ebn 16, trupa gjykuese njoftoi se t\u00ebrhiqej p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar k\u00ebrkes\u00ebn. Rreth tridhjet\u00eb minuta m\u00eb von\u00eb, gjykata shpalli refuzimin e k\u00ebrkes\u00ebs dhe Mulaj tentoi t\u00eb vijonte edhe nj\u00eb her\u00eb procesin. Por pas nj\u00eb debati t\u00eb shkurt\u00ebr disaminut\u00ebsh, avokati i Bratit paraqiti nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb re. Ai k\u00ebrkoi q\u00eb gjykimi t\u00eb pezullohej &#8220;deri n\u00eb pritje t\u00eb nj\u00eb vendimi nga gjykata administrative p\u00ebr v\u00ebrtetim fakti&#8221;. Sipas tij, Brati i \u00ebsht\u00eb drejtuar gjykat\u00ebs p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar faktin e ekzistenc\u00ebs s\u00eb t\u00eb ardhurave t\u00eb babait p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb jet\u00ebs kur ka qen\u00eb avokat, p\u00ebr t\u00eb cilat, Brati ankohet se administrata shqiptare nuk disponon dokumentacion. Gjykata u detyrua t\u00eb t\u00ebrhiqet edhe nj\u00eb her\u00eb dhe rreth 20 minuta m\u00eb von\u00eb, njoftoi rr\u00ebzimin e k\u00ebsaj k\u00ebrkese. Sipas trup\u00ebs gjykuese, vendimi i v\u00ebrtetimit t\u00eb faktit nuk pritet t\u00eb ket\u00eb pasoja n\u00eb procesin e gjykimit.<\/p>\n<p>Refuzuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb tret\u00eb, Brati nxorri menj\u00ebher\u00eb nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb re. Avokati i saj shpalli se trupa gjykuese kishte treguar an\u00ebsi t\u00eb theksuar dhe kishte paragjykuar rezultatin e procesit me vendimmarrjet e nd\u00ebrmjetme dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ai k\u00ebrkonte ndryshimin e trupit gjykues. Por ai k\u00ebrkoi gjithashtu edhe tre dit\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr ndryshimin e trupit gjykues.<\/p>\n<p>Gjykata u t\u00ebrhoq edhe nj\u00eb her\u00eb p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar k\u00ebrkes\u00ebn. N\u00eb or\u00ebn 18.00, Mulaj shpalli se trupa gjykuese e konsideronte t\u00eb kryer k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr ndryshimin e trupit gjykues dhe se kjo k\u00ebrkes\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb shqyrtohej nga nj\u00eb trup tjet\u00ebr gjykuese, por nd\u00ebrkoh\u00eb seanca duhej t\u00eb vijonte dhe Brati duhej t\u00eb paraqiste prap\u00ebsimet ndaj pretendimeve t\u00eb Komisionerit publik.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm pas k\u00ebsaj, avokati i Bratit vijoi me leximin e kund\u00ebrargumenteve ndaj analiz\u00ebs financiare t\u00eb kryer nga Komisioneri Publik. Sipas tij, Gjykata duhet t\u00eb marr\u00eb parasysh se prind\u00ebrit e Bratit kan\u00eb punuar edhe gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb komunizmit, se i ati ka qen\u00eb hetues dhe oficer ushtarak dhe se t\u00eb ardhurat e tij do t\u00eb duhet t\u00eb llogariten si burim i dhurat\u00ebs 1.8 milion\u00eb lek\u00eb pavar\u00ebsisht se nuk disponohen dokumentacione zyrtare. Duke llogaritur t\u00eb ardhura dhe kursime q\u00eb nga vitet &#8217;60 t\u00eb shekullit t\u00eb kaluar, p\u00ebr shembull, pag\u00ebn e t\u00eb atit si prokuror n\u00eb qytete t\u00eb ndryshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si dhe duke refuzuar si t\u00eb pasakt\u00eb llogaritjen e kostos s\u00eb jetes\u00ebs s\u00eb subjektit sipas shpenzimeve mesatare mujore t\u00eb matura nga Instituti i Statistikave, avokati i Bratit doli n\u00eb konkluzionin se prind\u00ebrit e subjektit i kishin burimet e ligjshme p\u00ebr dhurat\u00ebn dhe Brati i kishte burimet e ligjshme p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti dhe nj\u00eb makine \u201cMazda\u201d me vler\u00eb 15 900 euro. Sipas avokatit t\u00eb saj, Brati ka jetuar me shpenzime prej 10 mij\u00eb lek\u00ebsh n\u00eb muaj p\u00ebr frym\u00eb dhe rrjedhimisht ka pasur mund\u00ebsi t\u00eb kursej\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb analiz\u00ebn financiare t\u00eb Bratit p\u00ebrfshihet edhe e ardhura e saj nga ish-bashk\u00ebshorti n\u00eb form\u00ebn e kontributit ushqimor p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt. Komisioneri Publik ka k\u00ebrkuar q\u00eb subjekti t\u00eb ngarkohet me barr\u00ebn e prov\u00ebs p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb ardhura, d.m.th., q\u00eb ish-bashk\u00ebshorti t\u00eb ket\u00eb dokumente justifikuese p\u00ebr parat\u00eb e dh\u00ebna n\u00eb form\u00ebn e pensionit ushqimor. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pati vendosur q\u00eb n\u00eb kuptim t\u00eb procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit, pensioni ushqimor nuk duhet t\u00eb konsiderohet si e ardhur q\u00eb duhet t\u00eb justifikohet me dokumente dhe Kolegji i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur m\u00eb par\u00eb t\u00eb mos i kaloj\u00eb barr\u00ebn e prov\u00ebs subjektit p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb ardhura.<\/p>\n<p>KPA p\u00ebrcaktoi dat\u00ebn e prezantimit t\u00eb pretendimeve p\u00ebrfundimtare m\u00eb 2 korrik ora 13.30, duke e \u00e7uar procesin drejt fundit. Procesi i Bratit n\u00eb apel nisi dhjetorin e kaluar.<\/p>\n<p>Zonja Brati ka nj\u00eb karrier\u00eb t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb pasi \u00ebsht\u00eb diplomuar n\u00eb vitin 1992. Ajo ka punuar gjyqtare n\u00eb Shkod\u00ebr deri n\u00eb vitin 2001, kur ka dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen me d\u00ebshir\u00eb t\u00eb saj nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2007 \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar Inspektore n\u00eb Inspektoratin e K\u00ebshillit t\u00eb Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb. Ajo ka punuar gjyqtare n\u00eb Durr\u00ebs dhe Tiran\u00eb q\u00eb nga viti 2010.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb &#8220;garanci procedurale&#8221;, gjyqtarja Alma Brati dhe avokati i saj b\u00ebn\u00eb k\u00ebrkesa t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme para Kolegjit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Apelimit gjat\u00eb nj\u00eb seance maraton\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00ebn pasdite nd\u00ebrsa Kolegji vijoi procesin dhe p\u00ebrcaktoi dat\u00ebn p\u00ebr pretendimet p\u00ebrfundimtare m\u00eb 2 korrik.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":62994,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Alma_brati-600x361.jpg","fifu_image_alt":"Gjyqtares Brati i rr\u00ebzohen kat\u00ebr k\u00ebrkesa nga KPA","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62951"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62951"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62951\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/62994"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62951"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62951"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62951"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}