{"id":62955,"date":"2019-06-21T20:32:23","date_gmt":"2019-06-21T18:32:23","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=62955"},"modified":"2019-06-21T20:32:23","modified_gmt":"2019-06-21T18:32:23","slug":"vendimi-i-kpa-ish-gjyqtari-admir-thanza-deshtoi-ne-testin-e-integritetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/vendimi-i-kpa-ish-gjyqtari-admir-thanza-deshtoi-ne-testin-e-integritetit\/2019\/06\/21\/","title":{"rendered":"Vendimi i KPA: Ish-gjyqtari Admir Thanza d\u00ebshtoi n\u00eb \u201ctestin e integritetit\u201d"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb vendimin e zbardhur p\u00ebr ish-gjyqtarin Admir Thanza, Kolegji cil\u00ebsoi si c\u00ebnime t\u00eb r\u00ebnda mosdeklarimin e d\u00ebnimit, at\u00eb t\u00eb procedimit penal dhe konfliktin e interesit. KPA arsyetoi edhe p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e KPK p\u00ebr t\u00eb hetuar kontrata me \u00e7mime t\u00eb ul\u00ebta mes subjekteve dhe t\u00eb tret\u00ebve.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_50491\" aria-describedby=\"caption-attachment-50491\" style=\"width: 558px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180710_121431_10071801-1_U2Oc4gY.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-50491\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180710_121431_10071801-1_U2Oc4gY-558x400.jpg\" alt=\"\" width=\"558\" height=\"400\" data-id=\"50491\"  style=\"display:none\"><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-50491\" class=\"wp-caption-text\">Ish-Gjyqtari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Admir Thanza, gjat\u00eb nj\u00eb seance t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur te Kualifikimit, KPK, | Foto nnga : LSA<\/figcaption><\/figure>\n<p>Duke gjetur t\u00eb sakt\u00eb dhe t\u00eb provuar gjith\u00e7ka ishte vendosur m\u00eb her\u00ebt nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit la n\u00eb fuqi n\u00eb prill t\u00eb k\u00ebtij viti shkarkimin e ish-gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Admir Thanza.<\/p>\n<p>Thanza, i cili u gjet se nuk kishte plot\u00ebsuar sakt\u00eb formularin e vet\u00ebdeklarimit p\u00ebr dekriminalizimin dhe <a href=\"\/?p=62606\">u d\u00ebnua s\u00eb fundmi nga gjykata<\/a> me 9 muaj burg t\u00eb konvertuar n\u00eb 18 muaj sh\u00ebrbim prove, kishte apeluar vendimin e Komisionit duke preteduar nd\u00ebr t\u00eb tjera \u201cproces t\u00eb parregullt\u201d dhe \u201cgjykim t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e zbardhur t\u00eb Kolegjit b\u00ebhet me dije se t\u00eb gjitha pretendimet e Thanz\u00ebs ishin rr\u00ebzuar si t\u00eb pabazuara. Trupa q\u00eb gjykoi rastin kryesuar nga Rezarta Schuetz, Ardian Hajdari relator dhe an\u00ebtar\u00eb Ina Rama, Luan Daci, Natasha Mulaj, arsyetoi nd\u00ebr t\u00eb tjera\u00a0 se Thanza kishte cenuar besimin e publikut te drejt\u00ebsia, kishte fshehur gjendjen e tij gjyq\u00ebsore dhe kishte qen\u00eb n\u00eb konflikt interesi.<\/p>\n<p>Kolegji gjeti t\u00eb bazuara po ashtu <a href=\"\/?p=52353\">edhe gjetjet e KPK sa i p\u00ebrket pasuris\u00eb s\u00eb Thanz\u00ebs<\/a>, duke theksuar kryesisht blerjen prej tij t\u00eb nj\u00eb apartamenti me \u00e7mim m\u00eb t\u00eb lir\u00eb dhe nj\u00eb dhurim garazhi, gj\u00eb q\u00eb e vuri at\u00eb n\u00eb konflikt interesi vite m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Q\u00ebndrimet e Kolegjit mbi konfliktin e interesit dhe etik\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Kolegji i Posa\u00e7\u00ebm i Apelimit u ka kushtuar r\u00ebnd\u00ebsi disa prej pretendimeve t\u00eb Thanz\u00ebs n\u00eb lidhje me konfliktin e interesit, etik\u00ebn dhe profesionalizmin. KPA ashtu si Komisioni m\u00eb her\u00ebt i ka gjetur mosdeklarimet prej ish-gjyqtarit t\u00eb nj\u00eb d\u00ebnimi n\u00eb Itali, nj\u00eb procedimi penal n\u00eb Shqip\u00ebri, kontaktin me nj\u00eb person t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm, mosdeklarimin e nj\u00eb dhurate dhe mos heqjen dor\u00eb nga nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje me pal\u00eb dhuruesin, si shkelje t\u00eb r\u00ebnda q\u00eb cenonin besimin e publikut te drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>Sipas KPA, Thanza ka pretenduar se d\u00ebnimi n\u00eb Itali kishte ndodhur 19 vjet m\u00eb par\u00eb dhe KPK kishte marr\u00eb n\u00eb shqyrtim at\u00eb edhe pse ishte jasht\u00eb afatit kushtetues. Sipas ish-gjyqtarit, vendimi \u201c\u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb subjektive, t\u00eb nj\u00ebanshme, q\u00ebllimisht r\u00ebnduese dhe diskriminuese, rrjedhoj\u00eb e nj\u00eb interpretimi dhe zbatimi t\u00eb gabuar t\u00eb dispozitave specifike kushtetuese dhe ligjore duke afektuar n\u00eb thelb vendimmarrjen e Komisionit dhe duke prodhuar dh\u00ebnien e nj\u00eb vendimi t\u00eb padrejt\u00eb, p\u00ebr sa i p\u00ebrket shkarkimit t\u00eb tij\u201d.<\/p>\n<p>Por ky pretendim u rr\u00ebzua nga Kolegji. KPA shprehet se Thanza kishte sh\u00ebrbyer si gjyqtar n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb sistemit dhe se duke mos e deklaruar k\u00ebt\u00eb ngjarje, at\u00ebher\u00eb kur ajo kishte ndodhur dhe n\u00eb vijim ai kishte cenuar besimin e publikut te drejt\u00ebsia.<\/p>\n<p>\u201cVendimi i d\u00ebnimit penal t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb ndaj tij, edhe pse p\u00ebrreth 19 vite m\u00eb par\u00eb, kur subjekti kryente detyr\u00ebn e kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Shkod\u00ebr, cenon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb besimin e publikut te drejt\u00ebsia\u201d, shprehet KPA.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese arsyeton se prej koh\u00ebs kur ky d\u00ebnim ka ndodhur e n\u00eb vijim gjithmon\u00eb ligjet e Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr funksionimin e sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb kan\u00eb pasur t\u00eb ndaluar q\u00ebndrimin gjyqtar duke pasur nj\u00eb d\u00ebnim penal.<\/p>\n<p>\u201c(Ligji) Ka parashikuar si nj\u00eb nd\u00ebr kushtet themelore p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen dhe q\u00ebndrimin n\u00eb detyr\u00eb t\u00eb magjistrat\u00ebve edhe munges\u00ebn e nj\u00eb d\u00ebnimi penal t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb\u201d, thuhet n\u00eb arsyetim.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese e KPA vijon m\u00eb tej duke th\u00ebn\u00eb se edhe n\u00ebse merreshin t\u00eb mir\u00ebqena rrethanat q\u00eb sipas pretendimit t\u00eb subjektit, e shtyn\u00eb t\u00eb pranoj\u00eb vepr\u00ebn penale p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn u d\u00ebnua, ai kishte p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb ruante integritetin personal dhe minimalisht duhej ta kishte raportuar at\u00eb n\u00eb K\u00ebshillin e Lart\u00eb t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb tutje KPA citon \u201cParimet t\u00eb Bangalores\u201d sipas t\u00eb cilave: \u201cGjyqtari duhet gjithmon\u00eb: t\u00eb mos kryej\u00eb mashtrim, t\u00eb mos g\u00ebnjej\u00eb dhe t\u00eb mos falsifikoj\u00eb; t\u00eb jet\u00eb i virtytsh\u00ebm n\u00eb sjellje dhe karakter. Nuk ka shkall\u00eb integriteti. Integriteti n\u00eb gjyq\u00ebsor \u00ebsht\u00eb\u00a0 nevoj\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>I par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim, Thanza u penalizua edhe p\u00ebr mosdeklarim t\u00eb procedimit penal nisur ndaj tij e m\u00eb pas t\u00eb pushuar nga Prokuoria e P\u00ebrgjithshme dhe kontaktin me nj\u00eb grua, q\u00eb bashk\u00eb me t\u00eb u hetua p\u00ebr korrupsion. KPA arsyetoi se pretendimet e ish-gjyqtarit se ligji nuk i k\u00ebrkonte t\u00eb deklaronte k\u00ebt\u00eb rast si kontakt t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm, pasi takimet me zonj\u00ebn n\u00eb fjal\u00eb kishin ndodhur para se ndaj saj t\u00eb nisnin hetimet, nuk ishte argument i mjaftuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>KPA arsyetoi nd\u00ebr t\u00eb tjera se ai kishte qen\u00eb i detyruar t\u00eb deklaronte k\u00ebt\u00eb rast. Sipas Kolegjit q\u00ebllimi i legjislatorit p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vet\u00ebdeklarim t\u00eb detajuar n\u00eb lidhje me figur\u00ebn ishte \u201ctestimi i integritetit\u201d. \u201cLegjislatori me an\u00eb t\u00eb k\u00ebtij formulimi ka pasur p\u00ebr q\u00ebllim t\u00eb testoj\u00eb integritetin moral, q\u00ebndrimin e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb raport me v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e fakteve\u201d, shprehet KPA. Kolegji thot\u00eb se deklarimi nuk do e kishte penalizuar Thanz\u00ebn, por do e kishte leht\u00ebsuar at\u00eb, nd\u00ebrsa mosdeklarimi \u201ce ngarkon subjektin me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e fshehjes s\u00eb nj\u00eb fakti dhe t\u00eb plot\u00ebsimit t\u00eb pasakt\u00eb dhe t\u00eb pav\u00ebrtet\u00eb t\u00eb deklarat\u00ebs p\u00ebr kontrollin e figur\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Si i pav\u00ebrtet\u00eb u trajtua nga Kolegji edhe pretendimi i Thanz\u00ebs se nuk kishte qen\u00eb n\u00eb konflikt interesi dhe se nuk e konsideronte dhurat\u00eb garazhin, por si nj\u00eb kontrat\u00eb t\u00eb simuluar p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar rregjistrimin e nj\u00eb prone t\u00eb bler\u00eb m\u00eb her\u00ebt. Po ashtu u vler\u00ebsua edhe q\u00ebndrimi i tij se \u00e7\u00ebshtja q\u00eb kishte gjykuar, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn pal\u00eb e interesuar ishte edhe kompania e nd\u00ebrtimit q\u00eb i kishte shitur apartamentin dhe garazhin, nuk ishte \u00e7\u00ebshtje themeli, por kopetencash.<\/p>\n<p>KPA arsyetoi se asnj\u00eb nga argumentet e Thanz\u00ebs nuk q\u00ebndronin. Sipas Kolegjit Gjykata e Lart\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb me dije se \u00e7\u00ebshtja ishte themeli dhe se Thanza ishte relator i saj.<\/p>\n<p>Sipas Kolegjit konflikti ishte i qart\u00eb, qoft\u00eb edhe p\u00ebr faktin se shoq\u00ebria n\u00eb fjal\u00eb kishte qen\u00eb e gatshme p\u00ebr ta ndihmuar subjektin p\u00ebr t\u00eb kryer \u201cnj\u00eb veprim juridik t\u00eb simuluar\u201d (kontrat\u00ebn e dhurimit) dhe se i kishte shitur nj\u00eb apartament me \u00e7mim m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se kostoja e nd\u00ebrtimit. KPA shprehet se provohej \u201cnj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieje t\u00eb vazhdueshme t\u00eb mir\u00eb mes pal\u00ebve, e cila ka ndikuar n\u00eb vendimmarrjen e subjektit t\u00eb rivler\u00ebsimit\u201d.<\/p>\n<p><strong>KPA konfirmon gjetjet e KPK p\u00ebr pasurin\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Kolegji ka arsyetuar se t\u00eb gjitha gjetjet e Komisionit mbi pasurin\u00eb e Thanz\u00ebs q\u00ebndronin. Ai ka rr\u00ebzuar fillimisht pretendimet e subjektit se disa pasuri q\u00eb i kishte shitur nuk duhej t\u00eb ishin kontrolluar dhe se kishte pasur q\u00ebndrim t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm n\u00eb kontrollin e tyre.<\/p>\n<p>M\u00eb tej Kolegji merr nj\u00eb q\u00ebndrim q\u00eb mund t\u00eb ndikoj\u00eb edhe n\u00eb vendime t\u00eb tjera t\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit, sa i p\u00ebrket kontratave preferenciale t\u00eb n\u00ebnshkruara nga subjektet e rivler\u00ebsimit me \u00e7mime q\u00eb rezultojn\u00eb n\u00ebn kosto apo m\u00eb t\u00eb lira se \u00e7mimet e tregut.<\/p>\n<p>Thanza pretendoi se KPK nuk mund t\u00eb analizonte \u201cmarr\u00ebdh\u00ebnien juridike konsensuale mes individit dhe shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese\u201d, pasi kontrata ishte \u201cakt autentik ligjor, p\u00ebr sa i p\u00ebrket vullnetit, q\u00ebllimit dhe m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb lidhjes s\u00eb saj dhe ka fuqin\u00eb e ligjit p\u00ebr pal\u00ebt q\u00eb e kan\u00eb n\u00ebnshkruar at\u00eb (neni 690 i Kodit Civil)\u201d.<\/p>\n<p>Por sipas KPA, ky pretendim vlen vet\u00ebm p\u00ebr pal\u00ebt q\u00eb kan\u00eb n\u00ebnshkruar kontrat\u00ebn dhe jo p\u00ebr t\u00eb tret\u00ebt. \u201cKjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ka fuqin\u00eb e ligjit dhe \u00ebsht\u00eb e padiskutueshme edhe p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt nuk jan\u00eb pal\u00eb n\u00eb kontrat\u00eb,\u201d arsyeton Kolegji. Po ashtu KPA arsyeton se ajo nuk do t\u00eb thoshte \u201cse \u00e7mimet e parashikuara nga pal\u00ebt jan\u00eb reale\u201d.<\/p>\n<p>Kolegji arsyeton se ishte nj\u00eb fakt i njohur q\u00eb \u00e7mimet e shitblerjeve n\u00eb kontrata ishin vendosur me marr\u00ebveshje t\u00eb pal\u00ebve, shpesh p\u00ebr t\u00eb shmangur pages\u00ebn e tatimeve nga shit\u00ebsi i pasuris\u00eb s\u00eb paluajtshme. \u201cAnaliza e marr\u00ebdh\u00ebnies juridike mes subjektit dhe shoq\u00ebris\u00eb nd\u00ebrtuese \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb nga Komisioni, p\u00ebr faktin e \u00e7mimit n\u00ebn kosto t\u00eb shitblerjes s\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb paluajtshme, objekt i marr\u00ebdh\u00ebnies juridike\u201d, thuhet n\u00eb arsyetim.<\/p>\n<p>KPA po ashtu rezulton se gjeti t\u00eb drejt\u00eb analiz\u00ebn finaciare q\u00eb i ishte b\u00ebr\u00eb Thanz\u00ebs nga KPK dhe vler\u00ebsoi ngjash\u00ebm me Komisionin t\u00eb gjitha gjetjet sa i p\u00ebrket pasurive. Sipas Kolegjit deklarimet e Thanz\u00ebs sa i p\u00ebrket pasuris\u00eb kishin qen\u00eb t\u00eb pamjaftueshme.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb vendimin e zbardhur p\u00ebr ish-gjyqtarin Admir Thanza, Kolegji cil\u00ebsoi si c\u00ebnime t\u00eb r\u00ebnda mosdeklarimin e d\u00ebnimit, at\u00eb t\u00eb procedimit penal dhe konfliktin e interesit. KPA arsyetoi edhe p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e KPK p\u00ebr t\u00eb hetuar kontrata me \u00e7mime t\u00eb ul\u00ebta mes subjekteve dhe t\u00eb tret\u00ebve.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":63000,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[13],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/20180710_121431_10071801-1_U2Oc4gY-558x400.jpg","fifu_image_alt":"Vendimi i KPA: Ish-gjyqtari Admir Thanza d\u00ebshtoi n\u00eb \u201ctestin e integritetit\u201d","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62955"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=62955"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/62955\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63000"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=62955"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=62955"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=62955"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}