{"id":63003,"date":"2019-06-25T17:24:00","date_gmt":"2019-06-25T15:24:00","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=63003"},"modified":"2019-06-25T17:24:00","modified_gmt":"2019-06-25T15:24:00","slug":"hetimet-e-pushuara-dhe-problemet-me-figuren-rrezikojne-prokuroren-alketa-nushi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/hetimet-e-pushuara-dhe-problemet-me-figuren-rrezikojne-prokuroren-alketa-nushi\/2019\/06\/25\/","title":{"rendered":"Hetimet e pushuara dhe problemet me figur\u00ebn rrezikojn\u00eb prokuroren Alketa Nushi"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti pik\u00ebpyetje mbi t\u00eb tre kriteret e vetingut, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb prokurorja Alketa Nushi tha se \u201cndjehej e turp\u00ebruar nga raporti i DSIK-s\u00eb\u201d dhe se dispononte pasuri modeste.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_63387\" aria-describedby=\"caption-attachment-63387\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Alketa-Nushi.jpg\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-63387\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Alketa-Nushi-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"63387\"  style=\"display:none\"><\/a><figcaption id=\"caption-attachment-63387\" class=\"wp-caption-text\">Drejtuesja e Prokurorise se Kukesit, Alketa Nushi pas seances degjimore ne KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.<\/figcaption><\/figure>\n<p>Drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Kuk\u00ebsit, Alketa Nushi u paraqit t\u00eb enjten n\u00eb seanc\u00ebn d\u00ebgjimore p\u00ebrball\u00eb Komisionit t\u00eb Pavarur t\u00eb Kualifikimit. Treshja gjykuese e KPK-s\u00eb kryesohej nga Etleda \u00c7iftja, me relator Lulzim Hamitaj dhe an\u00ebtare Firdes Shuli, nd\u00ebrsa n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar ishte i pranish\u00ebm Theo Jacobs.<\/p>\n<p>Relatori i \u00e7\u00ebshtjes, Lulzim Hamitaj u shpreh n\u00eb fillim t\u00eb seanc\u00ebs d\u00ebgjimore se komisioni kishte vendosur p\u00ebrfundimin e rivler\u00ebsimit t\u00eb prokurores Nushi p\u00ebr t\u00eb tri kriteret, at\u00eb t\u00eb deklarimit t\u00eb pasuris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizimin.<\/p>\n<p>Raporti i ILDKPKI-s\u00eb, i lexuar n\u00eb seanc\u00eb sugjeronte q\u00eb prokurorja Nushi nuk kishte kryer deklarim t\u00eb sakt\u00eb, por kishte burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr pasurin\u00eb e saj. Nd\u00ebrkoh\u00eb, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kreu nj\u00eb hetim t\u00eb pavarur mbi kriterin e pasuris\u00eb.<\/p>\n<p>Relatori Lulzim Hamitaj tha se subjekti zot\u00ebronte pjes\u00eb takuese n\u00eb 3 sip\u00ebrfaqe toke n\u00eb Mifol t\u00eb Vlor\u00ebs si dhe nj\u00eb apartament 70 m2 t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2008 n\u00eb Kashar t\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb vler\u00ebn e 32 800 eurove. Lidhur me pron\u00ebsin\u00eb mbi tok\u00ebn, relatori Hamitaj tha se ka mosp\u00ebrputhje mes deklarimit t\u00eb vitit 2008 dhe deklarat\u00ebs \u201cveting\u201d me nj\u00eb diferenc\u00eb prej 177 metrash m\u00eb shum\u00eb n\u00eb deklarimin e fundit. Ai shtoi gjithashtu se n\u00eb vitin 2017, Nushi kishte deklaruar pjes\u00eb takuese edhe mbi nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 250 m2 truall, e cila nuk rezultonte n\u00eb deklaratat e m\u00ebparshme.<\/p>\n<p>Lidhur me apartamentin, subjekti ka deklaruar si burim nj\u00eb kredi bankare n\u00eb vler\u00ebn e 25 mij\u00eb eurove, 4 mij\u00eb euro dhurat\u00eb nga familjar\u00ebt si dhe kursimet. Hamitaj theksoi se n\u00eb vitin 2008 nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar burimi i krijimit t\u00eb apartamentit n\u00eb Kashar dhe as dhuratat n\u00eb vler\u00ebn 4000 euro.<\/p>\n<p>T\u00eb ardhurat nga biznesi i bashk\u00ebshortit, t\u00eb deklaruara n\u00eb vitin 2008 jan\u00eb b\u00ebr\u00eb gjithashtu objekt i hetimit t\u00eb KPK-s\u00eb. Relatori Hamitaj theksoi se ndryshe nga sa \u00ebsht\u00eb gjetur n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e tjera, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb rrall\u00eb sipas tij, \u00ebsht\u00eb konstatuar se vlera e t\u00eb ardhurave ka qen\u00eb m\u00eb e madhe nga ato t\u00eb deklaruara, konkretisht n\u00eb shum\u00ebn 1.8 milion\u00eb lek\u00eb.\u00a0 Lidhur me nj\u00eb makin\u00eb t\u00eb dhuruar ng\u00eb v\u00ebllai i sbujektit, ka rezultuar se nuk \u00ebsht\u00eb pasqyruar asnj\u00eb deklarim i shtimit apo pak\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb. Sipas relatorit Hamitaj, konstatohet mang\u00ebsi n\u00eb deklarimet e pasuris\u00eb t\u00eb kryera prej prokurores Alketa Nushi.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht pasakt\u00ebsive dhe mosp\u00ebrputhjeve, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi se Nushi kishte burime t\u00eb ligjshme p\u00ebr shpenzimet e kryera.<\/p>\n<p>Prokurorja Alketa Nushi deklaroi para Komisionit se mosp\u00ebrputhjet lidhur me sip\u00ebrfaqet e tok\u00ebs nuk kan\u00eb ardhur p\u00ebr shkak t\u00eb saj.<\/p>\n<p>\u201cKam qen\u00eb e mitur kur jan\u00eb fituar k\u00ebto prona dhe nuk kam pasur tag\u00ebr pron\u00ebsie mbi to. Ndryshimet nuk kan\u00eb ardhur si pasoj\u00eb e veprimeve t\u00eb mia po p\u00ebr shkak t\u00eb azhornimit. Nd\u00ebrsa trualli nuk ekzistonte dhe figuron q\u00eb prej regjistrimit t\u00eb banesave t\u00eb fshatit,\u201d shpjegoi ajo, duke shtuar se kishte dh\u00ebn\u00eb shpjegime t\u00eb holl\u00ebsishme p\u00ebr \u00e7do pron\u00eb.<\/p>\n<p>Prokurorja Nushi e quajti t\u00eb drejt\u00eb konstatimin e komisionit p\u00ebr mospasqyrimin e burimeve t\u00eb apartamentit n\u00eb Kashar n\u00eb deklarat\u00ebn e vitit 2008, duke e konsideruar at\u00eb \u201cnj\u00eb lapsus t\u00eb sajin\u201d. Por ajo pretendoi se n\u00eb raportin e KPK-s\u00eb nuk ishin pasyqruar t\u00eb ardhurat e bashk\u00ebshortit jasht\u00eb sistemit bankar dhe se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, kishte sjell\u00eb gjith\u00eb faturat dhe se k\u00ebrkonte ri\u00e7eljen e hetimit p\u00ebr t\u2019u p\u00ebfshir\u00eb edhe k\u00ebto akte n\u00eb analiz\u00ebn financiare.<\/p>\n<p>Relatori Hamitaj tha se gjith\u00eb provat dhe dokumentet e servirura s\u00eb fundmi nga prokurorja Alketa Nushi do t\u00eb vler\u00ebsoheshin nga Komisioni.<\/p>\n<p><strong>Raport negativ nga DSIK <\/strong><\/p>\n<p>Paralelisht me pasakt\u00ebsit\u00eb n\u00eb deklarimin e pasuris\u00eb, Komisioni evidentoi probleme edhe n\u00eb past\u00ebrtin\u00eb e figur\u00ebs. Relatori Hamitaj u shpreh se Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar, DSIK kishte dor\u00ebzuar dy raporte p\u00ebr prokuroren Nushi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa raporti i par\u00eb ishte pozitiv p\u00ebr t\u00eb, DSIK kishte ndryshuar konstatimin pas nj\u00eb informacioni t\u00eb ri t\u00eb marr\u00eb n\u00eb korrik 2018, duke e konsideruar at\u00eb t\u00eb pap\u00ebrshtatshme.<\/p>\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e saj, prokurorja Alketa Nushi tha se raporti i DSIK nuk kishte t\u00eb b\u00ebnte me t\u00eb dhe se ndihej e turp\u00ebruar.<\/p>\n<p>\u201cJam shum\u00eb e turp\u00ebruar nga ky raport para jush dhe familjar\u00ebve t\u00eb mi. \u00cbsht\u00eb cil\u00ebsuar kontakt i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm personi n\u00ebn hetim. Nuk ka baz\u00eb morale dhe gjith\u00e7ka duket nga pasuria q\u00eb disponoj,\u201d pohoi Nushi. Ajo shtoi se past\u00ebrtia e figur\u00ebs s\u00eb saj ishte kryer edhe m\u00eb par\u00eb dhe se kishte rezultuar pa probleme, pasi disponon leje t\u00eb p\u00ebrhershme q\u00ebndrimi n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cKy raport nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me mua. Ndihem shum\u00eb e turp\u00ebruar!\u201d, p\u00ebrfundoi drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Kuk\u00ebsit.<\/p>\n<p><strong>Dyshime p\u00ebr hetime t\u00eb paplota<\/strong><\/p>\n<p>Prokurorja Alketa Nushi ka marr\u00eb raport pozitiv nga K\u00ebshilli i Lart\u00eb i Prokuroris\u00eb si dhe vler\u00ebsime \u201cshum\u00eb mir\u00eb\u201d nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme. Por denoncimet e kryera nga publike kan\u00eb sjell\u00eb telashe t\u00eb reja p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Relatori Hamitaj vuri n\u00eb dukje standardin e dyfisht\u00eb t\u00eb ndjekur n\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb vitit 2017, kur prokurorja Nushi kishte k\u00ebrkuar \u201cdetyrim paraqitje\u201d p\u00ebr nj\u00eb prej t\u00eb proceduarve p\u00ebr vepra t\u00eb r\u00ebnda penale dhe arrest me burg p\u00ebr t\u00eb akuzuarin p\u00ebr moskall\u00ebzim krimi.<\/p>\n<p>\u201cPersoni q\u00eb ka dal\u00eb nga burgu ka ikur m\u00eb pas pa l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb,\u201d tha relatori i \u00e7\u00ebshtjes. M\u00eb pas, akuza e ngritur para gjykat\u00ebs kishte ndryshuar nga \u201cplagosje e r\u00ebnd\u00eb me dashje\u201d n\u00eb vepr\u00ebn penale t\u00eb \u201cmbajtjes pa leje t\u00eb arm\u00ebve luftarake\u201d. Hamitaj e cil\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb prokurores Nushi si \u201canomali n\u00eb cil\u00ebsimin e vepr\u00ebs penale\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNga rrethanat e ngjarjes rezuton se ishte konsumuar edhe vepra penale e prishjes s\u00eb qet\u00ebsis\u00eb publike, por se kjo akuz\u00eb nuk ishte ngritur prej prokurores. Nuk \u00ebsht\u00eb ngritur edhe akuza p\u00ebr plagosje me dashje edhe pse ka pasur t\u00eb plagosur,\u201d tha Hamitaj n\u00eb seanc\u00eb, duke shtuar se nuk ishin k\u00ebqyrur as pamjet e kamerave t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb lokaleve pran\u00eb vendit t\u00eb ngjarjes.<\/p>\n<p>Problematika jan\u00eb konstatuar edhe n\u00eb disa dosje t\u00eb tjera. K\u00ebshtu, n\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb hetimit t\u00eb kryer p\u00ebr mbajtje t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve narkotike n\u00eb vitin 2017, gjykata ka vendosur kthimin e dy akteve duke i konsideruar t\u00eb pavlefsh\u00ebm, ku rezultonte se n\u00eb nj\u00eb rast ishte mbajtur procesverbali vet\u00ebm n\u00eb pranin\u00eb e prokurores Alketa Nushi dhe n\u00eb munges\u00eb t\u00eb oficerit t\u00eb Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr problematik\u00eb q\u00eb evidentoi relatori Hamitaj ishte edhe pushimi i akuz\u00ebs s\u00eb \u201cvrasjes n\u00eb rrethana t\u00eb tjera cil\u00ebsuese e mbetur n\u00eb tentativ\u00eb\u201d ndaj dy personave n\u00eb vitin 2012 . Sipas tij, prokurorja Nushi shprehet n\u00eb dosjen hetimore se i proceduari \u00ebsht\u00eb autor i plagosjes, por sipas saj kjo ka ndodhur nga pakujdesia dhe se \u00e7\u00ebshtja duhet t\u00eb pushohet. Ky vendim ishte prishur nga drejtuesi i Prokuroris\u00eb si dhe nga Prokurori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Hamitaj pohoi se nuk ka qen\u00eb korrekt kualifikimi i vepr\u00ebs penale dhe se kishte konstatime t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb hetimit nga ana e prokurores Nushi. Komisioni vler\u00ebson se faktet, veprimet dhe mosveprimet e subjektit nuk jan\u00eb konform procedur\u00ebs penale.<\/p>\n<p>Prokurorja Alketa Nushi i mbrojti hetimet e saj para KPK-s\u00eb, nd\u00ebrsa shtoi se gjykatat e t\u00eb gjitha shkall\u00ebve kishin l\u00ebn\u00eb n\u00eb fuqi vendimin e pushimit t\u00eb hetimit n\u00eb vitin 2017.\u00a0 \u201cMendoj se kam kryer gjith\u00eb veprimet e mundshme hetimore,\u201d tha ajo, duke pranuar se mund t\u00eb ishte shtuar edhe akuza e prishjes s\u00eb qet\u00ebsis\u00eb publike.<\/p>\n<p>Lidhur me dy procedime t\u00eb verifikuara prej Komisonit, prokurorja Alketa Nushi u shpreh se ato jan\u00eb jasht\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb verifikimit. P\u00ebr caktimin e masave t\u00eb ndryshme t\u00eb siguris\u00eb, pavar\u00ebsisht veprave penale q\u00eb kishin kryer, ajo tha se \u00ebsht\u00eb marr\u00eb parasysh mosha, rrezikshm\u00ebria dhe rrethanat e \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n<p>Ajo shtoi se vendimi i gjykat\u00ebs p\u00ebr kryerjen e veprimeve t\u00eb reja hetimore nuk \u00ebsht\u00eb gjetur i drejt\u00eb, pasi nj\u00eb gjykat\u00eb tjet\u00ebr e ka rr\u00ebzuar duke pushuar hetimin p\u00ebr dy t\u00eb pandehurit, ashtu si edhe kishte k\u00ebrkuar prokurorja Nushi. Drejtuesja e Prokuroris\u00eb s\u00eb Kuk\u00ebsit shtoi se q\u00eb n\u00eb momentet e para i kishte k\u00ebrkuar oficerit t\u00eb Policis\u00eb Gjyq\u00ebsore t\u00eb sekuestronte pamjet filmike, por nuk kishte pasur kamera sigurie n\u00eb asnj\u00eb prej godinave pran\u00eb vendit ku ndodhi ngjarja.<\/p>\n<p>Ajo vler\u00ebsoi se p\u00ebr gjith\u00eb rastet e verifikuara nga KPK kishte vepruar sipas ligjit. \u201cPavar\u00ebsisht vendimeve t\u00eb gjykat\u00ebs, veprimet e mia hetimore kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb plota,\u201d u shpreh Nushi. Ajo shtoi se vendimi i gjyqtarit p\u00ebr kthimin e akteve kishte qen\u00eb i nj\u00ebansh\u00ebm, pasi m\u00eb pas ishte pranuar nga gjykata k\u00ebrkesa e prokurorit q\u00eb e kishte z\u00ebvend\u00ebsuar, p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e atij gjyqtari.<\/p>\n<p>\u201cNuk pretendoj t\u00eb jem e pagabueshme, por jam p\u00ebrpjekur t\u00eb jem korrekte,\u201d p\u00ebrfundoi ajo.<\/p>\n<p>Lidhur me problematikat e evidentuara p\u00ebr profesionalizimin, reagoi edhe v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, Theo Jacobs.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto ishin \u00e7\u00ebshtje bazike p\u00ebr nj\u00eb prokuor dhe nuk mund t\u00eb thuhet se mund t\u00eb b\u00ebj gabime,\u201d tha ai. Jacobs shtoi se n\u00eb tre \u00e7\u00ebshtje, performanca e saj profesionale vihej n\u00eb diskutim nga vendimet e gjykat\u00ebs, pasi hetimet ishin konsideruar t\u00eb paplota, nd\u00ebrsa sipas tij konstatoheshin gjithmon\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat pasakt\u00ebsi dhe q\u00ebndrime t\u00eb prokurores.<\/p>\n<p>Prokurorja Nushi k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb vler\u00ebsoheshin t\u00eb gjitha provat dhe aktet e reja q\u00eb ajo kishte depozituar pran\u00eb Komisionit p\u00ebr gjetjet e hetimit administrativ p\u00ebr t\u00eb tri kriteret.<\/p>\n<p>\u201cKam punuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb rigoroze dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin, edhe pse nuk mund t\u00eb jemi t\u00eb pagabuesh\u00ebm,\u201d p\u00ebrfundoi prokurorja Nushi, e cila k\u00ebrkoi konfirmimin e saj n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n<p>KPK njoftoi se do t\u00eb shpall\u00eb vendimin m\u00eb dat\u00eb 27 qershor, ora 09:15.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti pik\u00ebpyetje mbi t\u00eb tre kriteret e vetingut, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb prokurorja Alketa Nushi tha se \u201cndjehej e turp\u00ebruar nga raporti i DSIK-s\u00eb\u201d dhe se dispononte pasuri modeste.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":637,"featured_media":63014,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/Alketa-Nushi-533x400.jpg","fifu_image_alt":"Hetimet e pushuara dhe problemet me figur\u00ebn rrezikojn\u00eb prokuroren Alketa Nushi","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63003"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/637"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63003"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63003\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63014"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63003"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63003"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63003"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}