{"id":63008,"date":"2019-06-27T15:22:07","date_gmt":"2019-06-27T13:22:07","guid":{"rendered":"https:\/\/www.reporter.al\/vetingu\/?p=63008"},"modified":"2019-06-27T15:22:07","modified_gmt":"2019-06-27T13:22:07","slug":"kpk-pikepyetje-mbi-pasurine-e-prokurorit-artan-madani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/kpk-pikepyetje-mbi-pasurine-e-prokurorit-artan-madani\/2019\/06\/27\/","title":{"rendered":"KPK pik\u00ebpyetje mbi pasurin\u00eb e prokurorit Artan Madani"},"content":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rr\u00ebzoi nj\u00eb raport negativ t\u00eb DSIK p\u00ebr drejtuesin e Prokuroris\u00eb s\u00eb Kavaj\u00ebs Artan Madani, por relatimi n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore u fokusua mbi dyshimin p\u00ebr munges\u00eb burimesh financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti dhe pasurin\u00eb e babait t\u00eb prokurorit.<!--more--><\/p>\n<figure id=\"attachment_63481\" aria-describedby=\"caption-attachment-63481\" style=\"width: 533px\" class=\"wp-caption aligncenter\"><img decoding=\"async\" loading=\"lazy\" class=\"size-large wp-image-63481\" src=\"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-6428-533x400.jpg\" alt=\"\" width=\"533\" height=\"400\" data-id=\"63481\"  style=\"display:none\"><figcaption id=\"caption-attachment-63481\" class=\"wp-caption-text\">Drejtuesi i Prokuroris\u00eb s\u00eb Kavaj\u00ebs Artan Madani (djathtas) dhe avokati i tij pas seanc\u00ebs d\u00ebgjimore. Foto:BIRN<\/figcaption><\/figure>\n<p>Blerja e nj\u00eb apartamenti n\u00eb fillim t\u00eb viteve 2000, q\u00eb fokusi i seanc\u00ebs d\u00ebgjimore ndaj drejtuesit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Kavaj\u00ebs Artan Madani. Madani i cili u hetua nga KPK n\u00eb t\u00eb tre kriteret rezultoi pa probleme sa i p\u00ebrket figur\u00ebs dhe aft\u00ebsive profesionale, por gjat\u00eb seanc\u00ebs s\u00eb t\u00eb enjtes relatorja tha se atij i ishte kaluar barra e prov\u00ebs mbi disa paqart\u00ebsi dhe probleme mbi pasurit\u00eb.<\/p>\n<p>Shpjegime p\u00ebr pasurin\u00eb iu k\u00ebrkuan Madanit edhe n\u00eb fund t\u00eb procesit kryesisht n\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pyetjesh nga v\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar Ferdinando Buatier. Prokurori i cili u paraqit n\u00eb seanc\u00eb me avokat, shpjegoi se apartamenti q\u00eb ishte pasuria e tij e vetme, ishte krijuar mbi burime t\u00eb ligjshme, ai b\u00ebri nj\u00eb historik t\u00eb gjendjes familjare dhe marr\u00ebdh\u00ebnieve me t\u00eb af\u00ebrmit q\u00eb kishin ndihmuar n\u00eb nd\u00ebrtimin e apartamentit.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese q\u00eb kreu procesin e vetingut p\u00ebr Madanin p\u00ebrb\u00ebhet nga Etleda \u00c7iftja kryesues, Genta Tafa Bungo an\u00ebtare dhe Pamela Qirko relatore.<\/p>\n<p>Artan Madani e ka nisur karrier\u00ebn n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb vitin 1994. Ai ka punuar si prokuror n\u00eb Durr\u00ebs, ka drejtuar prokurorin\u00eb e Lezh\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb rikthyer s\u00ebrish si prokuror n\u00eb Prokurorin\u00eb e Durr\u00ebsit. N\u00eb vitin 2014, Madani \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar n\u00eb Prokurorin\u00eb e Kavaj\u00ebs ku \u00ebsht\u00eb promovuar m\u00eb pas si drejtues i k\u00ebsaj prokurorie.<\/p>\n<p><strong>Rivler\u00ebsimi i pasuris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Relatorja Qirko b\u00ebri me dije se Inpektoriati i Lart\u00eb i Deklarimit dhe Kontrollit t\u00eb Pasurive dhe Konfliktit t\u00eb Interesave (ILDKPKI) kishte gjetur se Madani kishte b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb pasakt\u00eb t\u00eb pasurive. Qirko vuri n\u00eb dukje se pas k\u00ebtij konstatimi KPK kishte kryer hetime kryesisht mbi nj\u00eb apartament dhe nj\u00eb garazh t\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitin 2001 n\u00eb Durr\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb deklaruar prej 5.5 milion lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Komisioni vuri n\u00eb dukje se kontrata e shitblerjes p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament ishte n\u00ebnshkruar m\u00eb von\u00eb. Sipas KPK Madani kishte deklaruar se apartamenti ishte bler\u00eb n\u00eb fakt n\u00eb vler\u00ebn 1.7 milion lek\u00eb karabina me nj\u00eb kontrat\u00eb verbale n\u00eb vitin 2001. Pagesa p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb dy k\u00ebste vitin 2001 dhe 2002.<\/p>\n<p>Pjesa tjet\u00ebr e vler\u00ebs s\u00eb tij ishin shpenzimet e kryera prej vet\u00eb Madanit p\u00ebr ta b\u00ebra apartamentin funksional deri n\u00eb vitin 2003. KPK ngriti dyshime mbi k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, nd\u00ebrsa theksoi se pallati kishte pasur leje shfryt\u00ebzimi dhe kolaudim dhe ishte cil\u00ebsuar si i banuesh\u00ebm q\u00eb n\u00eb vitin 2000 sipas dokumenteve edhe nga Zyra Vendore e Rregjistrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Paluajtshme dhe q\u00eb tregonte se kishte qen\u00eb i banuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Po ashtu Komisioni tha se nuk kishte dokumentacion provues p\u00ebr shpenzimet e kryera prej vet\u00eb Madanit rreth 2.8 milion lek\u00eb. Pik\u00ebpyetje po ashtu u ngrit\u00ebn edhe mbi burimin e t\u00eb ardhurave p\u00ebr k\u00ebt\u00eb apartament. Sipas deklarimeve t\u00eb Madanit, 1 milion lek\u00eb ishin dhurat\u00eb nga vjehrri, 300 mij\u00eb lek\u00eb punimi ishin b\u00ebr\u00eb nga v\u00ebllai i bashk\u00ebshortes. Babai i tij i kishte dh\u00ebn\u00eb 1.5 milion lek\u00eb me burim shitjen e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt dhe pjesa tjet\u00ebr ishte mbuluar nga kursimet e tij.<\/p>\n<p>Relatorja vuri n\u00eb dukje se bazuar n\u00eb k\u00ebto deklarime dhe provueshm\u00ebrin\u00eb e tyre analiza financiare kishte gjetur se Madani nuk kishte pasur burime p\u00ebr t\u00eb krijuar k\u00ebt\u00eb pasuri. Qirko tha se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb atij i ishte kaluar barra e prov\u00ebs.<\/p>\n<p>Madani gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, ritheksoi se apartamenti ishte bler\u00eb karabina apo i pap\u00ebrfunduar. Ai tha se inxhiner\u00ebt i kishin th\u00ebn\u00eb q\u00eb punimet n\u00eb at\u00eb faz\u00eb quheshin 40 p\u00ebr qind t\u00eb p\u00ebrfunduara. Ai i vuri n\u00eb dispozicion KPK dokumente t\u00eb reja q\u00eb sipas tij provonin deklarimet e b\u00ebra p\u00ebr apartamentin dhe garazhin.<\/p>\n<p>Ai tha se pallati kishte pasur probleme me dokumentacionin. Sipas tij kontrata ishte formalizuar vet\u00ebm n\u00eb vitin 2004 dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye n\u00eb k\u00ebt\u00eb vit ai kishte deklaruar at\u00eb, por duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb deklarim t\u00eb p\u00ebrmbledhur. \u201cVlera prej 5.5 milion \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbledhje e gjith\u00eb shpenzimit t\u00eb kryer\u201d, tha Madani, duke shpjeguar se formulari i par\u00eb i vet\u00ebdeklarimit nuk k\u00ebrkonte specifikime.<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesi nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb k\u00ebrkoi nga Madani sqarime mbi koh\u00ebn kur ai kishte marr\u00eb n\u00eb dor\u00ebzim objektin, arsyet pse kishte paguar para pa pasur nj\u00eb kontrat\u00eb duke par\u00eb edhe problemet me dokumentacionin q\u00eb kishin rezultuar m\u00eb von\u00eb dhe shpenzimin konkret t\u00eb kryer nga v\u00ebllai i bashk\u00ebshortes.<\/p>\n<p>Madani shpjegoi kronologjin\u00eb e hyrjes n\u00eb apartament dhe theksoi se pagesat n\u00eb dy k\u00ebste ishin b\u00ebr\u00eb n\u00eb mir\u00ebbesim dhe se n\u00eb at\u00eb moment nuk kishte dyshime p\u00ebr korrekt\u00ebsin\u00eb e kompanis\u00eb s\u00eb nd\u00ebrtimit. Ai tha se kunati nuk i kishte dh\u00ebn\u00eb para n\u00eb dor\u00eb, por ishte ofruar t\u00eb ndihmonte dhe kishte paguar p\u00ebr dyert e brendshme dhe punime n\u00eb ankesin e sht\u00ebpis\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me barr\u00ebn e prov\u00ebs mbi mund\u00ebsit\u00eb financiare t\u00eb babait, Madani tregoi se si kishte ardhur familja n\u00eb Durr\u00ebs nga Bajram Curri. Sht\u00ebpin\u00eb e nd\u00ebrtuar n\u00eb Xhafzotaj, shitjen e saj dhe blerjen prej babait t\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi tjet\u00ebr n\u00eb nj\u00eb nga pronat e vjehrrit t\u00eb tij dhe t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb tjera financiare mbi t\u00eb atin. Ai u pyet mbi disa depozita t\u00eb babait n\u00eb nj\u00eb firm\u00eb piramidale.<\/p>\n<p>Madani tha se i ati kishte pasur nj\u00eb depozit\u00eb n\u00eb firm\u00ebn \u201cGjallica\u201d dhe kishte t\u00ebrhequr para falimentimit t\u00eb saj nj\u00eb sasi t\u00eb ardhurash. Ai megjithat\u00eb pranoi se kishin dokument vet\u00ebm p\u00ebr depozitimin e nj\u00eb shume. Ai tha se nj\u00eb shum\u00eb tjet\u00ebr m\u00eb e vog\u00ebl, ishte depozituar te Populli, por pranoi se nuk kishte dokumentacion p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Pyetje Madanit iu b\u00ebn\u00eb edhe mbi nj\u00eb makin\u00eb Ford n\u00eb p\u00ebrdorim dhe dyshimet se makina q\u00eb ishte p\u00ebrdorur nga ai 26 her\u00eb p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb jasht vendit ishte n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb tij. Madani vuri n\u00eb dukje se kishte pasur t\u00eb ardhura p\u00ebr ta bler\u00eb makin\u00ebn dhe skishte pse e linte at\u00eb n\u00eb nj\u00eb em\u00ebr tjet\u00ebr. Ai shpjegoi se daljet jasht\u00eb vendit ishin n\u00eb fakt udh\u00ebtime p\u00ebr n\u00eb Tropoj\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Madanit b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr dalje nga Kuk\u00ebsi dhe hyrje n\u00eb Tropoj\u00eb brenda pak or\u00ebsh, nd\u00ebrsa theksoi se nj\u00eb udh\u00ebtim i till\u00eb rezultonte n\u00eb 2 dalje dhe dy hyrje. Ai tha se p\u00ebrndryshe n\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim n\u00eb Itali kishte p\u00ebrdorur makin\u00ebn e vjehrrit.<\/p>\n<p>Madani pranoi mosdeklarimin e nj\u00eb llogarie 350 mij\u00eb lek\u00eb nga bashk\u00ebshortja, por tha se ajo kishet qen\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb saj 100 p\u00ebr qind dhe nuk kishte qen\u00eb detyrim ta deklaronte. Ai shpjegoi se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr para t\u00eb fituara nga paga e saj dhe p\u00ebr dhurime nga familja para martese. Ai shpjegoi se m\u00ebtej deklarimi i k\u00ebsaj shume ishte harruar.<\/p>\n<p>Pretendimit t\u00eb KPK se sipas analiz\u00ebs financiare Madani nuk kishte pasur burime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr kursimet n\u00eb vite sipas deklarimeve n\u00eb ILDKPKI, ai iu p\u00ebrgjigje me nj\u00eb analiz\u00eb financiare nga nj\u00eb ekspert kontab\u00ebl sipas t\u00eb cil\u00ebs kishte rezultuar me bilanc pozitiv.<\/p>\n<p><strong>Vler\u00ebsimi i figur\u00ebs dhe profesionalizmi<\/strong><\/p>\n<p>Sipas relatores Drejtoria e Sigurimit t\u00eb Informacionit t\u00eb Klasifikuar (DSIK) kishte sjell\u00eb fillimisht nj\u00eb raport pozitiv p\u00ebr Madanin. Raporti vinte n\u00eb dukje se ai kishte plot\u00ebsuar korrekt\u00ebsisht formularin dhe se nuk kishte informacion p\u00ebr kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme.<\/p>\n<p>Relatoja vuri n\u00eb dukje se n\u00eb deklarimin e Madanit p\u00ebrmendej fakti q\u00eb v\u00ebllai i tij ishte d\u00ebnuar me 11 muaj burg n\u00eb Itali. Sipas relatores KPK nisur nga ky informacion kishte zhvilluar hetimet e saj. Ajo kishte marr\u00eb prej ONM t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb plota p\u00ebr d\u00ebnimin dhe i kishte k\u00ebrkuar DSIK t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb drit\u00ebn e k\u00ebtyre t\u00eb dh\u00ebnave.<\/p>\n<p>DSIK sipas raportit n\u00eb vler\u00ebsimin e dyt\u00eb kishte p\u00ebrmbysur t\u00eb parin, duke e cil\u00ebsuar Madanin t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm. Duke pretenduar se ve\u00e7 d\u00ebnimit me 11 muaj v\u00ebllai i Madanit kishte edhe d\u00ebnime t\u00eb tjera n\u00eb Itali deri n\u00eb vitin 2007, dhe d\u00ebnime me nj\u00eb identitet tjet\u00ebr dhe se k\u00ebto d\u00ebnime nuk ishin deklaruar nga prokurori.<\/p>\n<p>Por Komisioni vuri n\u00eb dukje se prej hetimeve t\u00eb kryera nga KPK raporti i dor\u00ebzuar nga DSIK rezultoi i \u201cpabazuar n\u00eb prova dhe ligj\u201d. KPK tha se d\u00ebnimet e tjera t\u00eb pretenduara nuk u gjet\u00ebn t\u00eb v\u00ebrteta dhe se d\u00ebnimi i par\u00eb prej 11 muajsh, i deklaruar prej Madanit nuk p\u00ebrfshihej n\u00eb koh\u00ebn e d\u00ebnimit n\u00eb veprat q\u00eb gjykoheshin prej Gjykat\u00ebs s\u00eb Krimeve t\u00eb R\u00ebnda dhe q\u00eb mund t\u00eb \u00e7onin n\u00eb pap\u00ebrshtatshm\u00ebri.<\/p>\n<p>Madani cil\u00ebsoi korrekt hetimin e KPK n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb. Ai tha se \u201cd\u00ebnimin e v\u00ebllait e kishin vuajtur familjarisht\u201d, por shtoi se nuk kishte pasur d\u00ebnim tjet\u00ebr dhe as kontakte t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>Vler\u00ebsimi profesional p\u00ebr Madanin ishte pozitiv. Relatorja vuri n\u00eb dukje se nga dosjet e shqyrtuara nuk kishte dyshime p\u00ebr munges\u00eb aft\u00ebsish profesionale. Pes\u00eb denoncime ndaj tij nuk u gjet\u00ebn me prova. Vet\u00eb Madani p\u00ebrmendi denoncimet nj\u00ebri pas tjetrit, duke sqaruar se me nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tyre ai nuk kishte pasur t\u00eb b\u00ebnte si prokuror.<\/p>\n<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on the_content --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on the_content -->","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Pavarur i Kualifikimit rr\u00ebzoi nj\u00eb raport negativ t\u00eb DSIK p\u00ebr drejtuesin e Prokuroris\u00eb s\u00eb Kavaj\u00ebs Artan Madani, por relatimi n\u00eb seanc\u00eb d\u00ebgjimore u fokusua mbi dyshimin p\u00ebr munges\u00eb burimesh financiare p\u00ebr blerjen e nj\u00eb apartamenti dhe pasurin\u00eb e babait t\u00eb prokurorit.<!-- AddThis Advanced Settings generic via filter on get_the_excerpt --><!-- AddThis Share Buttons generic via filter on get_the_excerpt --><\/p>\n","protected":false},"author":97,"featured_media":63015,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":[],"categories":[2],"tags":[],"fifu_image_url":"https:\/\/www.reporter.al\/wp-content\/uploads\/IMG-6428-533x400.jpg","fifu_image_alt":"KPK pik\u00ebpyetje mbi pasurin\u00eb e prokurorit Artan Madani","_links":{"self":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63008"}],"collection":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/users\/97"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=63008"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/63008\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63015"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=63008"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=63008"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/reporter.al\/vetingu\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=63008"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}